|
| Njëqind poezitë më të mira të shqipes | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Wed Jun 04, 2008 10:31 pm | |
| Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET
GJUHA SHQYPE
1. Porsi kanga e zogut t'veres, Qi vallzon n'blerim të Prillit; Porsi i ambli flladi i erës, Qi lmon gjit e drandofillit: Porsi vala e bregut t'detit, Porsi gjâma e rrfés zhgjetare, Porsi ushtima e nji termetit, Njashtû â gjuha e jonë shqyptare. 2. Ah! po; â, ambël fiala e sajë, Porsi gjumi m'nji kerthí, Porsi drita plot uzdajë, Porsi gazi i pa mashtrí; Edhè ndihet tu kumbue, Porsi fleta e Kerubimit, Ka'i bjen qiellvet tue fluturue N't'zjartat valle t'ameshimit. 3. Prá, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketë gjuhë të Perendís, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lên ai fmís; Edhè atij i u thaftë, po, goja, Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja, Flet e t'veten lên mbas dore. 4. Në gjuhë shqype nanat t'ona Shì prej djepit na kanë thânun, Se âsht nji Zot, qi do t'a dona: Njatë, qi jetën na ka dhânun; Edhè shqyp na thanë se Zoti Per Shqyptarë Shqypnín e fali, se sá t'enden stina e moti, Do t'a gzojn kta djalë mbas djali. 5. Shqyp na vetë, po pik' mâ para, N'agim t'jetës kúr kemi shkue Tue ndjekë flutra neper ara, Shqyp mâ s'pari kemi kndue: Kemi kndue, po armët besnike, Qi flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet, Kah kanë dekë per besë jetike, Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet. 6. Në këtë gjuhë edhè njaj Leka, Qi 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni, Qi kah bijte ai, shkelte deka. Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni; Në këtë gjuhë edhè Kastriota U pat folë njatyne ushtrive, Qi sa t'ndrisë e diellit rrota, Kanë me kênë ndera e trimnive. 7. Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini, Gegë e Toskë, malcí e qyteta, Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini, Mos t'a lini sá t'jetë jeta, Por per tê gjithmonë punoni; Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej, Fisi i juej, vendi e zakoni Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej. 8. Nper gjuhë shqype bota mbarë Ka me u njohtë se ç'fis ju kini, Ka me u njohtë jú per Shqyptarë: Trima n'zà sikurse jini. Prandej, prá, n'e doni fisin, Mali, bregu edhè Malcija Prej njaj goje sod t'brohrisin: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Wed Jun 04, 2008 10:32 pm | |
| Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET
SHQYPNIJA
1. Edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! 2. Fusha t' gjâna e kodra t' blera, Zijes s' mnershme larg kû âsht droja, Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera, Si t' Parrizit t' larmet shtroja. 3. Nen nji qiellë perherë t' kullueme, N' rreze e n' dritë pershkue unjí, Bjeshkë e male të blerueme Si vigâj shtiellen n' ajrí. 4. Ke ato bjeshkë e ke ato male Kroje t' kjarta e t' cemta gurra, Tue rrëmbye nper mriza hale, Gurgullojn nper rrâjë e curra. 5. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Léjn mande' ata djelm si Zâna, Armët e t' cillvet, p'rherë besnike, Janë permendë nder fise t' tana. 6. Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji dielli: Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë, Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli. 7. Oh! Po, e din i prûjtë anmiku, Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit, Rijtun gjakut kah çeliku N' dorë t' ktij shndritë per vend t' të Parit. 8. Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë mûjtë me pá Se sa forca e pafrigueshme N' turr t' Shqyptarit pît ka rá. 9. Dridhet toka e gjimon deti, Ndezen malet flakë e shkndija, Ka' i frigueshëm, si termeti, Atje rrmben kû e thrret Lirija. 10. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhen dete e male; Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin, Turrin ferri s' mund t' i a ndale. 11. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní, Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí, Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë. 12. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit, Qi zanát ka besë e fé, Per Lirí, per fron të Mbretit Me dhânë jeten ka bâ bé. 13. Sy per sy, po, kqyr anmikun; Perse djemt, qi ti ke ushqyue, S' i ka pá, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s' i ka thye, 14. Kaq të bukur, kaq të hieshme Perendija t' fali i Amshueshem, Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme: N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshem. 15. Po, edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! 16. Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirí Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Wed Jun 04, 2008 10:47 pm | |
| Mitrush KuteliLETRA E FUNDIT SIME SHOQE
Kaq afër jemi, por kaqë larg Të lutem mos më prit- Na ndajnë terre rreth e qark Dhe yll për mua s’ndrit.
Përse ta lidhësh fatin tënd Me një pafat si unë, Kur di se emri im u shëmb Me dhunë e me përdhunë?
Pra hidhe hapin guximtar Ndaj jetës së gëzuar. Dhe më harro këtu, në varr, Të vdekur pa mbuluar.
Se unë pres, përças po pres Një udhë fort të gjatë Dhe një të martë, në mëngjes, Do hidhem nëpër natë.
Nëpër një natë që s’ka mbarim Po qetësi për jetë: Pushim...harrim...pushim...pushim... Në prehjen e vërtetë. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Wed Jun 04, 2008 11:03 pm | |
| KUR TE JESH MERZITUR SHUME Ketu s' do te jem, do jem larguar; Ne toke i tretur si te tjeret, Ne kafenene e preferuar Nuk do me shohin kamarieret.
Dhe neper udhet ku kam ecur, S'do ndihet kolla ime e thate, Mbi varrin tim do te rrije i heshtur Nje qiparis si murg i ngrate.
Ti do trishtohesh atehere, Se s'do me kesh ne dhome gjalle, Dhe, kur ne xham te fryje ere, Do qash me eren dalengadale.
Po kur te jesh merzitur shume. Ne raft te librave kerkome, Atje do te jem i fshehur une, Ne ndonje varg a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh Dhe une do zbres, do vij pas teje; Ti si dikur me mall do qeshesh, Si nje blerim pas nje rrekeje.
D.Agolli | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Wed Jun 04, 2008 11:04 pm | |
| Kristal
Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej si të harroj une dalëngadal si vdes tek une kujtimi yt si vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj poshtë e lartë një vend ku ty të të lëshoj nje strofë a notë, a një brilant ku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s'të pranoftë asnjë varr asnjë mermer, a morg kristal mos duhet vallë prapë të të mbart gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.
Në s'gjetsha hon ku të të hedh do gjej një fushë a një lulnajë ku butësisht porsi polen gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.
Të të mashtroj ndoshta kështu dhe të të puth të ik pa kthim dhe nuk do dine as ne askush harim ish ky a s'ish harim.
I. Kadare
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Wed Jun 04, 2008 11:06 pm | |
| Nga Ismail Kadare
"MALL"
Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.
Edhe m'u duk pak e çuditshme Si erdh' kjo vjeshtë, ky mëngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekë Dhe shirat pa ylber në mes.
Dhe thënia e vjetër e Heraklitit Seç m'u kujtua sot për dreq: "Të zgjuarit janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit, veç".
Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq, Që dot s'po zgjohemi ne vallë?... Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Wed Jun 04, 2008 11:09 pm | |
| Ismail Kadare
TË HUAJ JEMI
Të huaj jemi ne prej kohësh Ç’ish për t’u thënë është thënë. Si gurët që zënë vend në tokë Një jetë vend ne kemi zënë.
Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur Të gjitha rrugët edhe shtigjet Si dy qytete mesjetarë Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natën kur i lodhur truri Portat i Mbyll me qetësi, Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda Një shteg që vetëm ti e di.
Futesh dhe si n’rrugica parqesh Shetit mes cirkonvolucionesh. Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur, Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.
Po kur mëngjesi zë ofrohet Nis shqetësohesh edhe ti. Dhe heshturazi del përjashta Nga shtegu që veç ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prap jeta Dhe ne të dy si dhe më parë Më ftohtë rrimë e të pamposhtur Si dy qytete mesjetarë.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes | |
| |
| | | | Njëqind poezitë më të mira të shqipes | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |