|
| Njëqind poezitë më të mira të shqipes | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:00 am | |
| Ju ftoj të gjithëve të sillni në këtë temë ato poezi që mendoni se meritojnë të hyjnë në “Njëqind poezitë më të mira të shqipes” për të gjitha kohrat. Po e nis postimin me më të rrallën midis tyre, atë që prej krijimit vazhdon ti ngrejë shqiptarët në këmbë, | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:01 am | |
| Asdreni
Betimi mi flamur
Rreth flamurit të përbashkuar Me një dëshir’ e një qëllim, Të gjith’ atij duk’ iu betuar Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ay largohet Që është lindur tradhëtor, Kush është burrë nuk frikohet, Po vdes, po vdes si një dëshmor!
Në dorë armët do t’i mbajmë Të mprojmë atdhenë më çdo kënt, Të drejtat tona ne s’i ndajmë; Këtu armiqtë s’kanë vënt. Se Zoti vetë e tha me gojë Që kombe shuhen përmbi dhe, Po Shqipëria do të rrojë; Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj’ e shenjtë, Te ty betonemi këtu, Për Shqipërin’ atdhen’ e shtrenjtë, Për nder’ edhe lavdimn’ e tu. Trim, burrë quhet dhe nderohet Atdheut kush iu bë theror; Për jet’ ay do të kujtohet Mi dhet mi dhet si një shenjtor! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: JEPNI PËR NËNËN Mon Mar 31, 2008 4:03 am | |
| FAN STILIAN NOLI
-Poezi kushtuar Mëmës së shtrenjtë Shqipëri
Ç'thot' ajo e ve e gjorë, -Mbretëreshë pa kurorë- Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar, Shpirt e zëmër përvëluar; Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë, Nënës mos ia bëni varrë!" Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n'Amerikë. Qan e lutet Nën' e mjerë, Kërkon vatrën edhe nderë, Do lirinë dhe atdhenë, Si ç'e pat me Skënderbenë, Bijt' e besës thërret pranë. Kur i thirri dhe s'i vanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë. Cilët jan' ata tiranë Që të pren' e që të vranë Që të therrë bij e bija, Dhe t'u-nxi, t'u-mbyll shtëpija? Derthni plumba, o Shqiptarë, Gjakn' e Nënës për të marrë, Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë. Cilët bij të trathëtuan Dhe të doqnë dhe të shuan Dhe të lan', o Shkab' e ngratë Pa fole, pa zog, pa shpatë? Këta qena, o shok' i mbytni, Mbushni gjyle që t'i shtypni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë. Sa kërkon e sa të duhen? Burrat nga detyra s'ndruhen! Trim i mirë do të japë, S'kursen jetën as paratë; Hithni, hithni tok dollarë, Të mos mbetemi të sharë. Mbahu, Nëno, mos kij frikë. Se ke djemtë n'Amerikë. Do të ndihim pa kursyer Për ty, Nëna jon' e vyer, Që me drit' e nder të thuresh Dhe me bijt' e tu të mburesh. Cila Nënë lyp paranë? Cilët bij me shpirt s'i dhanë? Mbahu, Nëno, mos kij frikë, Se ke djemtë n'Amerikë. Armë dhe fishekë mblithni, Qesen edhe shpirtin hithni: Për lirin' e vëndit t'onë, Sot -se nesër është vonë- Jepni, Nënën të shpëtoni, Komb e vatra të nderoni. Mbahu, Nëno, mos kij frikë Se ke djemtë n'Amerikë.
_____________
Boston, Moti 1917
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:06 am | |
| O moj Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas qenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati, Me varza t’bukura e me djelm t’ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina, Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!
Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ke qenë për luftë e n’luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë, I ka shti dridhen gjithë Rumelisë; Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t’bardhë gjithmonë asht nda!
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe, Shkon bota sipri, me kambë, të shklet E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule, E s’të ka mbetun as em’n as besë; Vet e ke prishun për faqe t’zezë!
Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra, Ndër nji qind çeta jeni shpërnda; Ca thonë kam fe ca thonë kam din; Njeni: jam turk, tjetri: latin Do thonë: Jam grek, shkje - disa tjerë, Por jemi vllazen t’gjith more t’mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër, Me ju turpnue me grue e motër, E për sa pare qi do t’fitoni, Besën e t’parëve t’gjith e harroni, Baheni robt e njerit t’huej, Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!
Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqypnia me faqe n’dhe! E s’i ka mbetun as bukë as mish, As zjarm në votër, as dritë, as pishë; As gjak në faqe, as nder ndër shokë, Por asht rrëzue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M’ata sy t’bukur q’dini me qa, Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë, Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder; Ka mbet e vejë si grue pa burrë, Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë Ket fare trimneshë, qi sot asht mekë? Ketë nanë të dashtun a do ta lamë, Qi njeri i huej ta shklasë me kam?
Nuk, nuk! Këtë marre askush s’e do Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro! Para se t’hupet kështu Shqypnia, Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë, Gjithkund l’shon dielli vapë dhe rreze, Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë Kush mos na e preki, se desim t’tanë Të desim si burrat që vdiqnë motit Edhe mos marrohna përpara Zotit.
Vaso Pasha, 1878 | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:07 am | |
| Recital i Malcorit
O' si nuk kam nji grusht të fortë t'i bije mu në zemer malit që s'bëzanë, ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët - n'agoni të përdridhet si vigan i vramë,
Unë - lugat! Si hij'e trazueme, trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit, endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme dhe me klithma të paknaquna t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse për dite mbi lëkure të tij, në lojë varrimtare, kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë... Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.
Mali hesht - dhe në heshtje qeshë. E unë vuej - dhe në vuejtje vdes!
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qeshë? Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm! Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshëm... E unë të kënaqem, të kënaqem tu u qesh. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Migjeni | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:08 am | |
| Bageti e Bujqesia - Naim Frasheri
O malet' e Shqipërisë e ju o lisat' e gjatë! Fushat e gjëra me lule, q'u kam ndër mënt dit' e natë! Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pylle të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë që mbani ju e ushqeni, O vendëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni. .................................................. ..................... Kur dëgjon zëthin e s'ëmës qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë, Edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë, E ta trëmbin, ajy s'kthehet, po shkon në mes si shigjetë, Ashtu dhe zëmëra ime më le këtu tek jam mua, Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua. Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë, Tek mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m'erë, Ku i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtija, Ku mërzen cjapi me zile, atje i kam ment e mija. Atje lint diell' i qeshur edhe hëna e gëzuar, Fat' i bardh' e mirësija në atë vënt janë mbluar; Nat'atje'shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë, Në pyjet' e gjelbëruar, atje rrinë perënditë .................................................. ................. Vashë bukurosh'e bariut! që vjen me llërë përveshur, Me zemërë të dëfryer e me buzëzë të qeshur, Me dy shqerëza ndër duar, të bukura si dhe vetë, Në sythit tënt e shoh gazë, që s'e kam gjetur ndë jetë. Dashi sysk e me këmborë, q'e ke manar, po të vjen pas, Dhe qeni me bes' i larmë të ndjek me dëshir' e me gas. Dashç Perëndinë, pa më thua, a mos na pe bagëtinë? - Pash' atje pas më të gdhirë,... ja atje përtej tek vinë .................................................. ................................... O! sa bukuri ka tufa! Sa gas bije bagëtija! Vinë posi mblet' e plotë! I bekoftë Perëndija! Nëpër shesh' e nër bregore janë përhapurë shqerrat, E kecërit nëpër rripat dhe në gjethet e në ferrat; Sa me vrap e me gas bredhin edhe lozin shok me shok, Aty përhapenë me nxit aty mblidhenë prapë tok, Edhe prapë tufë-tufë përhapenë duke bredhur, Duke ikur me vrap shumë, duke lojtur, duke hedhur. Nxitojn' e s'lodhenë kurrë edhe, kur i merr urija, Secili futet në tufë, suletë ne mëm' e tija, Posa gjen mëmën e dashur edhe me vrap i hyn në gji, Rri më gjunjë dhe zë sisën e qumështin e ëmbël pi; Pa e ëma me mall shumë, ndo dhi qoftë a ndo dele, Bir' e vetëm e merr në gji me gas e me përkëdhele. .................................................. ............................. Sa të mirazë ke dhënë, Zot i math e i vërtetë! E ç'nom të bekuar vure për çdo gjë q'është në jetë!
.................................................. ............................ Qielli sa ësht' i kthiellt e sa është sbukuruar! E dielli sa ndrin bukur mbi lulet të lulëzuar! Gjithë këto lule ç'janë, që u ngjallë menjëherë? Ngaha qielli ke xbritur? Ver', o e bukura verë! Çdo lulezë ka me vehte një emër e një fytyrë, Një bukuri, një mirësi, një shtat, nj'erë e një ngjyrë, Si dhe çdo dru e çdo pemë, edhe çdo bar e çdo fletë; Sa është e bukur faq' e dheut! S'të zë syri gjë të metë. Gjithë kjo bukuri vallë nga dheu të ketë mbleruar, A me të matht të ti' Zoti pej parajs'e ka dërguar?
.................................................. ........................... Gjithë këto farë lulesh e këtë të bukur erë, Këtë mblerim, këto gjyrë vallë nga ç'vent'i kesh nxjerrë! O sa e madhe bukuri! As më thua ku e more! O bukuroshe, t'u bëfsha, ngaha gjiri yt e nxore? Apo me dorët të bukur e more nga gjir'i Zotit, Nga qielli, nga parajsa, nga prehër' e plotë i motit? Kudo shkel këmbëza jote, gëzohet vendi e mbleron, Tekdo heth sythit e qeshur, bukuri' atje lulëzon! .................................................. ......................... Pa lodhur e pa këputur, pa djersë e pa mundime, Njeriu i gjorë në jetë nukë gjen dot as thërrime, Si të punosh dit' e natë e të bësh ç'duhenë gjithë, Ahere kërko nga Zoti të t'apë bukëz' e drithë.
Njeri, puno, mos psho kurrë dhe lark nga makutërija, Zëmërnë kije të gjerë, mos ki keq, pa t'ep Perndija. Puna ka duk e uratë, Zot'i math e ka bekuar, Njerinë mi faqet të dheut e dërgoi për të punuar. .................................................. .......................... Qysh rroit mblet' e uruar dhe ven' e vin e lëçijnë, Ca huallinë ndërtojnë, ca nëpër lule shëndijnë. O ç'punë me mënt punojnë, sa bukur e bëjn' e mirë! N'apin dyllëtë, q'ep dritë, dhe mjaltë fjesht' ëmbëlsirë. Dhe punëtorët' e mirë m'atë mëndyrë punojnë, Edhe gjithë njerëzija me mundimt t'atyre shkojnë; Njëri mih, jatëri lëron, njëri mbjell, jatëri prashit, Kush t'harr, kush korr, kush mbledh duaj, kush shin, kush sharton, kush krasit, Një bën pluar' e sëpatën, një parmendën, një shtëpinë, Një pret e qep, një merr e ep, një mbath, një shikon mullinë, Çdo njeri një farë pune bën në mest të shoqërisë, Kjo ësht' udh' e Perëndisë, ky ë nom i gjithësisë. Edh' ajo miza përdhese, ç'i duhetë për të ngrënë, Eshtë rrahur e përpjekur e me kohëz' e ka vënë. Ka një punë të punonjë si çdo gjë q'është në jetë, Kshu e ka thënë me kohë Zot'i math e i vërtetë. .................................................. ........................ Eshtë nj'udhëtar i gjorë, që ka mbetur në dëborë, I kanë ngrirë të mjerit vesh' e goj, e këmb' e dorë; Ngrihet i zot'i shtëpisë edhe të huajthin e merr, E vë në kryet të vatrës me njerëzi, me të math nder, Posa e shohënë që vjen, i ngrihen gjithë fëmija, Se të huajnë më derë na e dërgon Perëndia, Pa i bëjnë zjarr e ngrohet edh'e mbajnë me të mirë, I sjellin shtresë të flerë edhe të ngrën' e të pirë. Kështu të huajt' e miqtë njeriu q'është i uruar I pret me krahëror hapur e i përcjell të gëzuar. .................................................. ...................... Nga kjo baltë të kam bërë, rri këtu, më paç uratë, Mos u loth e mos psho kurrë, po përpiqu dit' e natë, Sheh si punon gjithësija? Ashtu të punosh edhe ti, Të mos rrish kurrë pa punë e të vësh duartë në gji. Mos u bëj i lik e i keq, i paudh' e i pabesë, I rrem, i ndyrë, i dëmshim, i rënduar e pa shpresë, Mërgohu nga të këqijat, pej çdo farë ligësije, Pej nakari, pej lakmimi, pej vjedhjeje, pej marrëzije, Mos vra, mos merr tek s'ke vënë, edhe ki nom dashurinë, Bes' e fe ki urtësinë, të drejtënë, mirësinë. Në bëfsh mirë, liksht s'gjen kurrë, po, në bëfsh liksht, mos prit mirë, Ki dëshirë për të mirë dhe në zemërë mëshirë, Ji i but', i urt', i vyer e mos u bëj kurrë makut, I egër e i mërzitur dh'i mahnitur si madut, Mos ju afro dhelpërisë, po së drejtësë iu nis pas; Në dëgjofsh fjalët' e mija, do të jesh gjithënjë në gas. .................................................. ................................... Nga gjithë ç'pat gjithësia, të kam dhënë dhe ty pjesë, Në u bëfsh si them, i mirë, emr'i math do të të mbesë. Të kam dhënë mënt të mësosh, të vërtetën me të ta shohç, Dhe zëmër' e vetëdijë, të mir' e të drejtën ta njohç, Do të të lë dhe nevojën, udhën të të tregonjë, Të të ndihnjë më çdo punë, të të psonj' e të të zgjonjë. Gjithë të mirat që janë, këtu në dhet i kam mbuluar, Po gjësendi në shesh s'nxjerr dot pa dirsur e pa munduar. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:09 am | |
| Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET
GJUHA SHQYPE
1. Porsi kanga e zogut t'veres, Qi vallzon n'blerim të Prillit; Porsi i ambli flladi i erës, Qi lmon gjit e drandofillit: Porsi vala e bregut t'detit, Porsi gjâma e rrfés zhgjetare, Porsi ushtima e nji termetit, Njashtû â gjuha e jonë shqyptare. 2. Ah! po; â, ambël fiala e sajë, Porsi gjumi m'nji kerthí, Porsi drita plot uzdajë, Porsi gazi i pa mashtrí; Edhè ndihet tu kumbue, Porsi fleta e Kerubimit, Ka'i bjen qiellvet tue fluturue N't'zjartat valle t'ameshimit. 3. Prá, mallkue njaj bir Shqyptari, Qi ketë gjuhë të Perendís, Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s'i a lên ai fmís; Edhè atij i u thaftë, po, goja, Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja, Flet e t'veten lên mbas dore. 4. Në gjuhë shqype nanat t'ona Shì prej djepit na kanë thânun, Se âsht nji Zot, qi do t'a dona: Njatë, qi jetën na ka dhânun; Edhè shqyp na thanë se Zoti Per Shqyptarë Shqypnín e fali, se sá t'enden stina e moti, Do t'a gzojn kta djalë mbas djali. 5. Shqyp na vetë, po pik' mâ para, N'agim t'jetës kúr kemi shkue Tue ndjekë flutra neper ara, Shqyp mâ s'pari kemi kndue: Kemi kndue, po armët besnike, Qi flakue kanë n'dorë t'Shqyptarvet, Kah kanë dekë per besë jetike, Kah kanë dekë kta per dhé t'Parvet. 6. Në këtë gjuhë edhè njaj Leka, Qi 'i rruzllim mbretnín s'i a xûni, Qi kah bijte ai, shkelte deka. Shekllit mbarë ligjë t'randë i vûni; Në këtë gjuhë edhè Kastriota U pat folë njatyne ushtrive, Qi sa t'ndrisë e diellit rrota, Kanë me kênë ndera e trimnive. 7. Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini, Gegë e Toskë, malcí e qyteta, Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini, Mos t'a lini sá t'jetë jeta, Por per tê gjithmonë punoni; Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej, Fisi i juej, vendi e zakoni Kanë me u mbajtë larg kambet s'huej. 8. Nper gjuhë shqype bota mbarë Ka me u njohtë se ç'fis ju kini, Ka me u njohtë jú per Shqyptarë: Trima n'zà sikurse jini. Prandej, prá, n'e doni fisin, Mali, bregu edhè Malcija Prej njaj goje sod t'brohrisin: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnija!
Gjergj Fishta - MRIZI I ZANAVET
SHQYPNIJA
1. Edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! 2. Fusha t' gjâna e kodra t' blera, Zijes s' mnershme larg kû âsht droja, Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera, Si t' Parrizit t' larmet shtroja. 3. Nen nji qiellë perherë t' kullueme, N' rreze e n' dritë pershkue unjí, Bjeshkë e male të blerueme Si vigâj shtiellen n' ajrí. 4. Ke ato bjeshkë e ke ato male Kroje t' kjarta e t' cemta gurra, Tue rrëmbye nper mriza hale, Gurgullojn nper rrâjë e curra. 5. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Léjn mande' ata djelm si Zâna, Armët e t' cillvet, p'rherë besnike, Janë permendë nder fise t' tana. 6. Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji dielli: Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë, Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli. 7. Oh! Po, e din i prûjtë anmiku, Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit, Rijtun gjakut kah çeliku N' dorë t' ktij shndritë per vend t' të Parit. 8. Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë mûjtë me pá Se sa forca e pafrigueshme N' turr t' Shqyptarit pît ka rá. 9. Dridhet toka e gjimon deti, Ndezen malet flakë e shkndija, Ka' i frigueshëm, si termeti, Atje rrmben kû e thrret Lirija. 10. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhen dete e male; Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin, Turrin ferri s' mund t' i a ndale. 11. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní, Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí, Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë. 12. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit, Qi zanát ka besë e fé, Per Lirí, per fron të Mbretit Me dhânë jeten ka bâ bé. 13. Sy per sy, po, kqyr anmikun; Perse djemt, qi ti ke ushqyue, S' i ka pá, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s' i ka thye, 14. Kaq të bukur, kaq të hieshme Perendija t' fali i Amshueshem, Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme: N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshem. 15. Po, edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! 16. Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirí Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:11 am | |
| Mitrush Kuteli
Balta shqipëtare
Të dua, baltë shqipëtare! Të dua: egërsisht! dëshpërimisht! – Si ujku pyllin, si vala valën, si balta baltën!
Se gjer mbi gju jam brenda teje; se lerë kam këtu: Si Baba E Gjyshi.
Të dua, Baltë Shqipëtare! e gjer mbi bel e përmbi bel jam brenda teje – e s’dal dot, Se s’dua!
Se ti më lidh e më mban: Me mjaltë e me pelin!
Se vdekur ka, këtu, dhe Nëna, Dhe Baba, e Gjysh-strëgjyshi!
Të dua, Baltë shqipëtare, magjistare, e embël si vetë vdekja!
Se thellë jam këtu, brenda teje: gjer mbi gju gjer mbi bel e gjer mbi krye.
Dhe dua fort të dehem të prehem (ah, që tani!) Brenda teje.
Të të pushtoj i dëshpëruar; të të shtrëngoj, të më shtrëngosh: egërsisht! dëshpërimisht! e të më tretësh si gjysh-strëgjyshnë e si po tret ah! Zemër-madhë e flokë-bardhë e trup-zhuriturin Babanë!
Të dua Baltë shqipëtare, magjistare: ti mjalt e ëmbël, - pelin e hidhur. Të dua: egërsisht, dëshpërimisht, si ujku pyllin, si vala valën si balta baltën! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:14 am | |
| Ali Asllani
Vajza shqiptare
I Kush të ka dërguar, hëna apo djelli? Pa më thuaj, të lutem, sa pate ka qjelli? Nëpër ato pate, madhëri e artë, Ka të tilla shtate, si të zotris’ sate?
Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur, Apo sjell melhemin zemrës së goditur? Në je ndonjë valë, kush ësht’ ai mall, Që të ndez e derdhe e utrin’ mbi zall?
Në je ndonjë çupë, do të mbaj mbi sup, Do të ngjesh në zemër, do të pi me kup’! Në je ndonjë lule, e ku do keç mbirë, Si mundet e bënet lulja kaq e mirë?
Në se je sorkadhe, lumthi kush ka çapa, Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa! Kush të paska rritur, kush të ka selitur? Trupi i yt i bukur si flori i situr!
Në je ndonjë xhinde, xhinde e arratisur, Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur? Ku është ai pyll, ku është ai mur ku ti vete fute dhe qëllon me gur?
II Kush të ka dërguar, Hëna apo Djelli? Pa më thuaj, të lutem, sa yje ka qjelli? Ka të tilla pyje nëpër ata yje? Ka të tilla xhinde nëpër ata pyje?
Qofshi të ërgjënda, ka të tilla xhinde? Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde? Desha që ta dija ku është ylli yt, Desha që ta dija ku ësht’ pylli yt!
Në je ndonjë dritëz, dritëz perëndie, Lum kush të ka afër, kurse nata bie; Në je ndonjë hije, hije hyjënore, Kthema zemrën time, zemrën që ma more!
Në je ndonjë erë, një veri në ver’, Nga se po të digjet trupi ylyver? Në je ndonjë ëndërr, shum’ të lutem shum’, Në të dasht’ qejfi të të shoh në gjum’!
Në je xhevahire, nga se ku je dukur? Nga se xhevahiri rri në kuti futur? Në je ndonjë flutur, kush të ka qëndisur? Kush është ajo dorë, që të ka stolisur?
Pa le ta dëgjojmë një herë e dy herë, fol, moj dallëndyshe, që këndon mbi derë! Fol moj dallëndyshe, se sa më vjen mirë, Mos je ndonjë vajzë nga një vend i lirë?
- Un’ jam një arbreshe, rroj këtu në rrëza, Një gjak e një gjuhë kemi me thëllza; Pullumb e sorkadhe jemi farë e fis, Kemi dhe shqiponjën gjyshen e shtëpisë!
Çdo të mira kemi, djelli si ar Derdhet përmbi neve nga çdo vënd më par’, Lul’ e vëndit tënë katër stinat çel Edhe erë e bukur na deh e na vel!
A e more vesh kush më ka qëndisur? Është dritë e djellit që më ka stolisur, Është drtië e djellit, është dritë e hënës, Më shum’ nga të gjithë është sisë e nënës! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:15 am | |
| Ali Asllani
Hakërrim
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, Nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllin një egërsirë! Pra, o burra, hani, pini, hani pini or’ e ças, Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, Të pabrek’ ju gjeti dreka, milioner’ ju gjeti darka! Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe, Gjersa populli bujar t’ju pergjigjet: peqe, lepe!
Ai rron per zotrinë tuaj, pun’e tija, djers’ e ballit, Ësht’ kafshit pë gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit! Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri, Dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini e rrëmbeni, është kohë e çakejvet; Hani, pini e rrëmbeni, është bot’ e maskarenjvet; Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole, Ekselenca dhe shkëlqesa, tutti quanti come vuole!
Nënshkrim’ i zotris suaj nëpër banka vlen milon, Ju shkëlqen në kraharuar dekorata ”Grand Cordon”! Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’ Gjith’me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’ Dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’, Në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Cordon i zotris’ sate, që në gji të kan’ vendosur, Ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur; Dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’, Ësht’ trikëmbëshi që përdita varet kombi ne litar! Dhe zotrote kurulldise, diç u bëre e pandeh, Kundër burrit të vertetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde, Mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde. Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh, Të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet Dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet! Koha dridhet e perdridhet, prej gradimit katër shkallë Nuk do mbetet gjë në dorë veçse vul’ e zez’ në ballë!
Mirpo ju që s’keni patur as nevoj’ as gjë të keqe, Më përpara nga të gjithë, ju i that’ armikut: “Peqe”! Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët, Sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët! As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet... Teksa fshat’ i varfër digjet... kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira, Ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira! Ç’na pa syri, ç’na pa syri!... Hunda juaj ku nuk hyri: Te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar, Dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’ Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vëndi Që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dëndi!
Në se kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe, Dylli bënet si të duash, kukuvajk’ dhe dallandyshe... Kukuvajka gjith’ me lajka, nesër silleni bujar, Nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera Kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera Ja, ja, grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve, Koha është e maskarenjve, por Atdheu i shqiptarëve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metalikut Fshini sofrat e kujdoj’, puthni këmbën e armikut! Që ta kesh armikun mik e pandehni mënçuri, Mjafton bërja pasanik, pasanik dhe bej i ri, Dhe u bëtë pasanikë, me pallate, me vetura, kurse burrat më fisnikë japin shpirtin në tortura!
Vendi qënka sofr' e qorrit, vlen për gojë e për lëfytë, Bëni sikur veni vetull’, shoku shokut kreni sytë... Dhe për një kërkoni pesë, po me mir' njëzet e pesë Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po nje dit’ që nis e vrëret do mbaroj me bubullimë, Ky i sotmi, zër' i errët, bënet vetëtimë dhe i bije rrufeja pasuris' dhe, kësi lloj, Nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm nje kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’ Nuk ësht’ yti, nuk ësht’imi, është i kombit arbëror, Ësht’ i syrit në lot mekur, ësht’ i vëndit djegur, pjekur. Ju do thoni si të doni…po e drejta dërmon hekur! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:17 am | |
| Vaj Andon Zako Çajupi
Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë, lotet që kam derdhur s'më janë dhe tharë! Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë, që kur më ke lënë dhe s'të shoh në jetë! Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë? S'të vjen keq për mua? S'te vjen mall për djalë? 0 ëngjëll i bukur, mos mëno në botë, kthehu të të shomë, të na mbeten lotë. S'rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve? Motet që rrojtëm bashkë, s'më urreve. Atje tek rri janë qipariz' e varre. .. Kthehu të të shomë, mos na le për fare! Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë, kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë; E ke lenë foshnje, tani u bë burrë, s'arrite ta rritje, s'të ka parë kurrë! Për ty shumë herë çoç do të më thotë. po s'mund t'i përgjigjem, se më mbytin lotë: Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë, duke psherëtitur te zot' i vërtetë. 0 zot i vërtetë, s't'erdhi keq për djalë, kur i more mëmën dhe më le të gjallë? Të më keshe marrë, do të qe më mirë dhe të rronte mëma, të rriste të birë. Me se rrojnë foshnjat? Ç'i rrit çilimitë? Dashuria e mëmës dhe përkëdhelitë. 0 zot, të jam falë, mos më le të mjerë, dërgom' Evgjeninë ta shoh dhe një herë! «Pse s'kuvëndon mirë, more punëbardhë, cili vdiq njëherë dhe prapë ka ardhë? Gjith' humbasën gruan, mëmën e babanë, po ata që mbetën si ti nukë qanë: të vdekurin lotët s'e bien në jetë, po lutu dhe falu të rriç djalën vetë. Doje drit, o qiell, more dritën time dhe më mbushe jetën plot me hidhërime! Tani rroj pa shpresë, ndaj s'dua të rroj, se dhe perendine tani s'e besoj!
Fshati im Andon Zako Çajupi
Maletë me gurë, fushat me bar shumë, aratë me grurë, më tutje një lumë.
Fshati për karshi me kish' e me varre, rrotull ca shtëpi të vogëla fare.
Ujëtë të ftohtë, era pun' e madhe, bilbili ia thotë, gratë si sorrkadhe.
Burrat nën hie, lozin, kuvendojnë, pika që s'u bie, se nga gratë rrojnë!
Gratë venë nd'arë, dhe në vreshta gratë, gruaja korr barë, punon dit' e natë.
Gratë në të shirë, në të vjela gratë, ikinë pa gdhirë, kthenenë me natë.
Gruaja për burrë digjetë në diell, punon es'rri kurrë as ditën e diel.
0 moj shqipëtarkë, që vet' e nget qetë, edhe drek' e darkë kthehesh e bën vetë;
Moj e mjera grua, C'e do burrë zinë që ftohet në krua dhe ti mban shtëpinë!.
Besa-besë Andon Zako Çajupi
Gjithë vendetë gëzojnë, ti, Shqipëri, pse pushon? Gjithë njerëzit këndojnë, ti, shqiptar, pse rënkon? Gjithë duanë lirinë dhe pa të njeriu s'rron;
ti, shqipëtar, Shqipërinë në zgjedhë si e duron?
Zgjohuni, o shqipëtarë, erdhi dita për liri! Zini luftë me barbarë, përpiqi për Shqipëri!
Të krishter' e myslimanë, të tërë një sua kemi; gegë, toskë, dibranë, gjithë shqipëtarë jemi.
Mblidhuni te bëjmë benë, të gjithë dorë për dorë: Të duamë mëmëdhenë, edhe malet me dëborë.
Që ditën që u shkeli robëria dhe gjer sot nukë bën më bar Dhëmbeli dhe Tomori qan me lot.
Male me krye në qieli, si duroni robërinë? Ju që shihni drit' e diell, pse s'ndrini dhe Shqipërinë?
Ku janë vaftet e parë, që kini dhënë yrnek? Ku jini, o shqipëtarë, pse s'dëgjohet një dyfek?
Apo humbi trimëria, apo s'doni mëmëdhenë? A u shua Shqipëria, që ka pjellë Skënderbenë?
Pse rrini lidhur me lak? Pse shpëtoni vënd' tuaj? apo s'u mbeti më gjak, se e derdhtë për të huaj?
Mirri pushkëtë në duar edhe bëni besa-besë:
Shqipëria do shpëtuar, kokë turku të mos mbese!
Roberia Andon Zako Çajupi
E dashura memedhe, te dua dhe kshtu si je! Po kur te te shoh te lire do te te dua me mire.
Qani pyje, fusha, gure, qani male me debore! Shqiperia mbet e gjore dhe nuke sheh drite kurre; nje mjegull e keq’ e shkrete e ka mbuluar perjete!
Nje gazep, nje erresire, vetetit edhe gjemon! Rrojme me zemer te ngrire, nga frika kerkush s’gézon! Njerzit kurre s’kendojne dhe bilbilete vajtojne!
Qiameti, shkretetira! Zogu vete ze folene, njeriu le memedhene, se mbreteron egersira! Per Shqiperi desherojme se ne vend te huaj rrojme.
Roberine si duron, o moj Shqiperi e mjere? Shpetove vende te tjere, vete nen zgjedhe rron! Shqipetare beni bene te leftoni per atdhene.
E dashura memedhe, te dua dhe keshtu si je! Po kur te te shoh te lire, do te te dua me mire! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:18 am | |
| Migjeni
Lutje
Të lutem, o perëndi, për një simfoni me tinguj t'argjantë e akorde t'artë.
Të lutem, o perëndi, për një simfoni - plot dashuni të nxehtë si tu vasha gjitë kur vlojnë ndijesitë.
Të lutem, o perëndi për një simfoni të dëfrej në lumni t'u u përkundë n'ani të bukur t'andrrimeve të kaitër, ku të fantazmeve buzët më tërheqin zjarrtë e më digjen syt e flaktë.
Të lutem, o perëndi, për një simfoni - e kurr, e kurr ma mos të zgjohemi.
Kanga e Rinisë
Rini, thueja kangës ma të bukur që di! Thueja kangës sate që të vlon në gji. Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull... Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu... Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi Kumbi i zanit te përplaset për qiellë dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell. Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote! Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
Kanga e të burgosunit
Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë edhe shof diellin sa një pare serme - aq larg asht qielli nga e emja gropë.
E kjo gropë e eme e ka emrin burg. E dini se burgu nuk asht për dëfrim. Prandaj burg' i em asht shum i ultë dhe më bani palmuç dhe më mbyti në trishtim.
Hekrat e kryqzuem dhe ndërgjegj' e eme, dy anmiq të betuem, luftojnë dit' e natë; por hekr' i fortë e mund ndërgjegjen teme dhe në dëshprim përplasem si një qen i ngratë.
E kur nata vjen dhe xhixhillojnë hyjt gëzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnë syt', por t'u sjellmen mbrapa shof dritën e smutë edhe hijën teme tu' u zgjatë në murt
si një kërcnim ligji, posi një dajak. Dhe atëher tërbohem dhe urrej pa masë dritën, hijën, vetën, muret edhe hekrat edhe e ndjej vetën lua të ndryem në kafas.
Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë dhe zemra e eme ndien po aq të breme në mes të katër murve sii në një gropë.
Vetmia
Më plak mërzitja që vetmiamë sjell; përbuzja, urrejtja të gjith sendet m'i mbështjell që kam shumë anmiq të liq në këto sende pa shpirt, Nuk flasin. As sy s'kanë. Po mue më bahet se aty janë vetëm që të më plasin zemrën. Së paku, të më shajnë: I mallkuem! Së paku, të anë tallin: I uruem! Së paku, të më këndojnë: -I yni zot! Ose të më thonë: - Jeton kot! Të flasin, të flasin se fjalë due në kët vetmi me ndigjue. Ose të më tregojnë historinë e tyne, autobiografinë: ndoshta ty do gjej gjasim mejeten tcme pa tingllim që në vetmi po e kaloj - dhe s'po dij a rroj e s'rroj. Sendet heshtin. - sa të pamëshirë! Më bajnë dhe mue të hesht me pahirë, pse gojë s'kanë dhe nuk flasin, aty janë vetëm të më plasin zemrën teme që po vuen dhe në mërzi vetveten truen
Poema e Mjerimit
Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shefftyra të zbeta edhe sy tëjeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanëjetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesendi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin - janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e maje, flamujt e një shprese të shkymë dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa; kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini dridhet posi flaka e mekun qirini nën tavan të tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë, e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s'e don, por vetëm mallkon. Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fënnin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet; don ta msojë t'i iki grushtit q'i kërcnohet, atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit dhe fetyrën e fëmis e mblon hij' e vdekjes, një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes. Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë tu' i vlue djersa në gjoks edhe në ballë, tue u zhigatun deri në gjujë në baltë e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë. Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh në ditë - vetëm: lekë tre-katër dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme, buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme, trupin pënnendore e një tregtis së ndytë, që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë; dhe për at shërbim ka për të marrë do franga ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim -jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme, por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë, mund që të len kujtim ditën e dikurshme kur pullaz' i shtëpis u shemb edhe ra nga kalbsin' e kohës, nga pesha e qiellit, kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit, ish zan' i njeriut që vdiste nën tra. Kështu nën kambë të randë të zotit t'egërsuem - thotë prifti - vdes ai që çon jetë të dhunuem. Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash mbushet got' e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën. Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën në fyt për me harrue nandhetenand' halle. E gota e turbull, gota satanike tu' e ledhatue e pickon si gjarpni - dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike. Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina dhe bajnë tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gëzim, por ka vetëm dhimba, dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh, që t'apin litarin të shkojsh fill' e të varesh ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshirë. Por don vetëm të drejt! Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë, të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak tu' ia lëshue lypsiti një grosh të holl' në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj. Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:19 am | |
| Anës Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur dhe katosur Po vajtoj pa fund, pa shpresë, Anës Elbës, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti Vaj-vatani e mjer-mileti Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur?
Se ç'e shëmpnë derbederët, Mercenarët dhe Bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës!
Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall' as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç' u-mpaka, Se ç' u-çora, se ç' u-mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, Endërroj pa fund, pa shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
Dhe një zë vëngon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet Beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta, Dhe kudo gjëmon trumbeta: Ngrehuni dhe bjeruni, Korrini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim Më bën djal' e më bën trim, Më jep forc' e më jep shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë Që do kthehemi një herë Pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur Brohoras me bes' e shpresë Anës Elbës, anës Spree-së.
'Fan S Noli' | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:24 am | |
| TRATHËTORËTË
Shokë, kemi ne mest tënë Shum' armik' e trathëtorë! Popo! mos u qoftë thënë! Veç që s'kanë gjë në dorë.
Harruanë mëmëdhenë Dh' e lanë kombinë tënë E një tjatërë na gjenë! Popo! mos u qofte thënë!
Lanë zonjën e lëvduar E zunë një kurvë shtrigë, Të ndyr' e të mallëkuar, Të fëlliqur e të ligë.
Lanë mëmën të xhveshur Dhe mundohenë për botë, Pa dhe bota duke qeshur U thotë: mundohi kotë!
Qysh u bënë Efialtë E nuk e njohin të mirën, Uthullën pandehin mjaltë Edhe dritë errësirën!
Buk' e mëmëdheut zëntë Tradhëtorët e pabesë! Dhe Zoti dërrmën u dhëntë, Kurrë mos paçinë pjesë!
Miqt' armiq i kanë bërë, Armikëtë miq i zunë, Qysh janë fyell të tërë! Ç'është kjo e madhe punë!
Fajn' e math kur do ta njohin Njerëzit e mallëkuar? Dritënë pse nuk e shohin, Apo janë të verbuar?
Janë së gjithash të marrë Dhe të liq me të vërtetë, Mëmëdheut bëjnë varrë, Po do të bienë vetë,
Se mbretëron e vërteta, S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë T'ish ashtu, qe prishur jeta, S'kish mbetur gjë e vërtetë.
Ata turpinë fitojnë, Nderr' e tyre posht' e hedhin Dhe armikëtë gëzojnë E në errësirët bredhin.
Nuk është kurrë haruar Dh'e mira dh'e lig' e shkretë, Të gjitha janë paguar, S'ka mbeturë gjë në jetë.
Lerini, pa do ta gjëjnë, Të vërtetën do ta njohin, Se tani s'e dinë c'bëjnë, Janë të verbër e s'shohin.
O, popo ç'turp kanë marrë! Janë bërë tradhëtorë Dhe s'janë më shqipëtarë, Se nga kombi hoqnë dorë.
Me të huajnë u bënë, Me armikn' e Shqipërisë, S'duanë gjuhënë tënë Armikët' e Perëndisë!
Ndjej, o Zot, se nukë dinë Se ç'bëjnë, janë mahnitur, Rrahin të prishin shtëpinë Pun' e lig' edh' e mërzitur.
Të gjorët janë në gjumë, Të vërtetënë s'e dinë, Do të mundohenë shumë, Pasdaj mënttë do t'u vinë.
Vëllazërin' e harrojnë Dhe kombin e mëmëdhenë, Dhe armikëtë dëgjojnë Edhe s'dinë se ku venë.
Hiqni dorë, hiqni dorë! Mblithni mëntt' e tupërohi, Mos u bëni trathëtorë, Se pasdaj do të pendohi.
Naim Frasheri | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:24 am | |
| Ali Asllani:
Hakmarrja
qe nga Korca gjer te Shkodra mbreteron nje erresire, neper fusha,neper kodra,vershellne nje egersire! Pra,o burra ,hani e pini,hanipini or'e cas, per cakallin,nat' e erret,eshte ras'e deli ras'!
Hani,pini dhe rrembeni,mbushni xhepe,mbushni arka, te pabrek ju gjeti dreka,milioner' ju gjeti darka! Hani,pini e rrembeni,mbushni arka ,mbushni xhepe, gjersa populli bujar t'ju pergjigjet peqe,lepe!(urdhero,siurdheron)
Ai rron per zoterine tuaj,pun' e tija,djers'e ballit, esht' kafshit per gojen tuaj.Rrofte goja e cakallit! Shyqyr zotit,s'ka me mire,lumturi dhe bukuri, dhe vjen e ju qan hallin,varni buz' dhe turi!
Hani pini dhe rrembeni,eshte koha e cakenjevet; hani,pini dhe rrembeni,esht' bot' e maskarenjevet; Hani,pini,vidhni,mblidhni gjith'aksione,monopole. ekselenca dhe shkelqesa,tutti quanti come vuole!
Nenshkrim i zoteris suaj neper banka vlen milion, ju shkelqen ne kraharuar dekorata,''Grand Cordon" Dhe kerkoni me ballhapur (!) komb i varfer t'ju therres' gjith' me emrin tingellonjes:Ekselenca e Shkelqes' dhe te quheni perhera luftetar' e patriot', ne ka zot dhe do duroj',posht ky zot,ky palo zot!
Grand Cordon i zotris' sate,qe ne gji te kan'vendosur esht'peshtyma e gjakosur e atdheut te veremosur; dhe kolltuku ku ke hipur,duke hequr nderin zvarr', esht' trikembeshi qe perdita varet kombi ne litar! Dhe zotrote kurulldise,dic u bere e pandeh, kunder burrit te vertete ze e vjell e ze leh!
E na tunde,na lekunde,neper salla shkon e shkunde, mbasi dora e armikut ty me shok' te heq per hunde. Rrofte miku yt i huaj,qe per dita los e qesh, te gradoi kater shkalle,pse i the dy fjal' ne vesh!
Koha dridhet e perdridhet ,do vij' dita qe do zgjidhet dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht'do hidhet! Koha dridhet e perdridhet ,prej gradimit kater shkalle nuk do mbetet gje ne dore vecse vul'e zeze' ne balle
Mirpo ju qe s'keni patur as nevoj' as gje te keqe, me perpara nga te gjithe,ju i that' armikut ''Peqe!" Qe te zinit nje kolltuk,aq u ulet u perkulet, sa ne pragun e armikut vajtet si kopil u ngulet! As ju hahet,as ju pihet,vetem titulli ju kihet... Teksa fshat' i varfer digjet...kryekurva krihet!
Sidomos ju dredharake,jume zemra aq te nxira, ju dinake,ju shushunja,ju gjahtar' ne erresira! C'na pa syri ,c'na pa syri!...hunda juaj ku nuk hyri: te i miri,te i ligu,te spiuni me i ndyri!
dallavera neper zyra,dallavera ne pazar, dallavera me te huaj,dallavera me shqipter' Vetem,vetem dallavera,dhe ne dem te ketij vendi qe ju rriti,qe ju ngriti,qe ju ngopi,qe ju dendi!
Nese kombi vete mbare,neser ju veproni ndryshe, dylli benet si te duash,kukuvajk' dhe dallandyshe... kukuvajkea gjith' me lajka,neser silleni bujar, nene dore e nene maska,shkoni jepni nje kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me te tilla dallavera kukuvajka do pertypi zoge e zoga si perhera... Ja ,ja grushti do te bjeri perrmbi krye te zuzareve, koha eshtee maskarenjeve,po Atdheu i shqiptareve!
Edhe ju te roberuar,rob ne dor'te metelikut(te pareve.shenim i imi) fshihni sofrat e kujtdoj'puthni kembet e armikut! qe ta kesh armikun mik e pandehni mencuri, mjafton berja pasanik,pasanik dhe bej i ri, dhe u bete pasanike,me pallate,me vetura kurse burrat me fisnike japin shpirtin ne tortura!
vendi qenka sofr'e qorrit,vlen per goj' e per lefyte,(fyti.shenimi im) beni sikur veni vetull'shoku shokut kreni syte(nxirni syte) Dhe per nje kerkoni pese,po me mir' njezet e pese. Le te rroje batakciu dhe i miri te vdese!
Per nje dit' qe nis e vertete do mbaroj'me bubullime, ky i sotmi,zer' i erret ,benet vetetime dhe i bije rrufeja pasuris' dhe ,kesi lloj, nuk ju mbetet gje ne dore,vetem nje kafshit' per goj'!
A e dini qe fitimi brenda kater vjet mizor' nuk esht' yti nuk esht' imi,eshte i kombit arberor, esht' i syrit ne lot mekur,esht' i vendit djegur pjekur, ju do thoni si te doni...po e drejta dermon hekur! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:25 am | |
| BOTA E DRITARES SIME
Ferit Ramadani
Nëpër muzgje dhe agime Lidhet bota e dritares sime!
Lidhet bota e dritares sime Nyja-nyja mendimet mbesin në kokë T’i shpaloj kanë mbetë pak gëzime Halle t’mëdha e mbërthyen këtë tokë.
Dhe në radhë vijnë rreze agimi Me gjallërinë e jetës ndër buzë, Mbesin pas kujtime trishtimi Që shkrumosin shpirtëra në shpuzë.
Por, sa vjen flaka bëhet më e madhe Dritares sime drita i bijë shkrumb, Diku buzë malit, në livadhe: - Djemtë e Kosovës goditem me plumb!
Dhe kështu kalojnë kohërat në radhë Përmes dritares sime si në ekran, Të kërrusura i mban krahët një dardhë Që iu rrit trupi në tufan !
Por, ne shqiptarët nga drunjtë rrijmë ndryshe Edhepse diellin e duam sa ata E nis përrallën për vogëlushin një gjyshe Dhe unë Kosovës i them : Mos harro!
Vijnë e shkojnë ushtri gjer në dhëmbë armatosur Këmbët e tyre rëndë – rëndë trokëllijnë Mbi trupin tënd Kosovë e gjakosur Filiza të reja jetë do të ripërtrijnë !
Se ne nga drurët u dalluam Shkoj e m’u lidh një fjalë në fyt E di ! Ne në shekuj na shartuan Të mos i ngjajë trungut ai fryt!
Po ç’dreq fryt do të lindë ? E dini se trungu ynë i ka rrënjët thellë ! Edhe milijona shartime - s’do ta bindë Filizin e ri një ujk nga një shpellë!
Se qëndruam krenarë të pa thyer Unikë për nderin, besën, lavdinë Dritarja ime shpesh më ka kthyer Në mendime të thella për njerinë !
Tek bëhet dreq i mallkuar , tiran Dhe s’ngopet me gjak shqiptari kurrë Përmes dritares sime Kosova ngrit Projekt themelin - për një urë !
Urë tek marshojnë ushtri urtësishë Me uniformë të blertë ! Oh! Ç’gëzime ! Kosova ime e Pavarësisë Nga muzgjet del për në agime!
Dhe tjetër botë shfaqet përmes tufanit Poshtë skemat e sërbit kral ! Bacë Ademi tribun i vatanit, Drenica Heroike i thotë : Ndal !
***
Pas nesh poetët do ta kenë fatin Me pendë në dorë të shkatërronjë kufinjtë Pastaj , të ndalen dikund për frymëzimin Të shkruajnë : Për grurin, misërin ,ulinjtë !
Do të shkruajnë për Kosovën nën roje Gusinë, Pollogun, e Janinën e pushtuar Pastaj, tri pika vazhdojnë për këto troje Për agim të ri të bleruar !
Dhe në shpirtë të botës le të rritet Ndërgjegja e vrarë e së vërtetës liri Për Trungun e prerë le të shfaqen filmat E Kalit të Trojës shpirt Zi!
Ndoshta dikush do të fishkëllojë për ndërrimin E skenës në skenë nga tradhëtitë Pastaj të tallet pë zerin e kushtrimit Me të që nga Pajtimi u shembën armiqësitë !
Atëherë vërtetë do të lindë një fryt I Trungut të madh : Pavarësia ! Mbase mund të ngriten sërish : Naimi, Noli, Samiu Të shkruajnë për fatin që ka brezëria !
Dhe Gjergji ynë jehonë ndër shekuj Që shembi frone e grada sulltanësh gjakatarë Në botën e dritares sime flamurin, Ia ngrit Atdheut të prerë e të ndarë !
Turren brezat, token bashkohen ! Mbulesa e Flamurit u jep dritë ! Nën të s’hyjnë ata që praptohen Të ndarë nga At Dheu duan rritë ! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:26 am | |
| PËR SA LEGJENDA FLET HISTORIA
FERIT RAMADANI
Bardh Dedja – dy gështrinj i ngriti : - Ju lutem ma jepni fjalën !, tha. - Unë plak jam! Fjala i rrëshqiti, Por, them ç’përjetova, tregoj ç’kam pa !
Kur iku turku isha shtatëvjeçar Na than : Liria vjen në këtë anë! - Vallë! Ç’ kohë katile ! Ç’barrë ! - Mbushën bunarët ! Sa djem që vranë !
Sa nëna i veshën në të zeza! Gjithë toka mbajti zi! Mbi oxhakë shtëpishë këndoj qyqja! Mbi çdo gjë padronët sërb shtrinë krali !
Dhe silleshin anekënd, sorrollateshin : - Ne jemi të përjetshëm këtuparë ! - Në deshi në jetë të shfaqeni, Mos thuani kurrë – jam shqiptarë !
Në shkollë gjuhën sërbe , cirilikën, Me kamxhik në dorë mësuesët zotrinj, Imponuan brezat – që lirikën, Ta mësojnë shpirtërisht për arinjtë !
Për car Dushanët, për Karagjorgjët, Kushedi për sa Vukë – lugetër, Ç’të bënim ne – të shtypurit nga turku Sërish na doli një hall tjetër !
Dhe vitet kalonin nëpër kriza, tmerre Ne përballë torturës, përballë robërisë, Në pastë dikund ferr ! Mbi ferre , Qe jeta nën thundër të Sërbisë !
Sikur gjermanit i tham të vinte Dhe erdhi ai një ditë prilli ! Por, ne sërish e dinim ai s’rrinte me sllavët Në vëllazërim tek ylli !
Por, ç’të bëjsh, nganjëherë revolucioni Sjell ndryshim në strukturë ! Ju mbase e dini , ma mirë gjykoni, S’ndryshohet shpirti me një pëlhurë !
S’ndryshohet zemra e të pabesit Përse në kapuq ngjit yllin e lirisë ! Ai mundet çdoherë dhe mëngjesit T’ia presë rrezet e rritës , ngrohtësisë !
Dhe, ne në brigada për çlirim të kombit Në male lart, përballë armikut pritëm, Kush qe armiku – pesë vjet përgjakjesh Lart e më lart flamurin e ngritëm !
Përse e mbante Kërçova, Gostivari, Tetova Në ballë të çetës – Flamurin e grisur ! Po ç’dreq që erdhën komisarët të flasin Për bashkim të kurdisur !
Dhe, ne i deshëm komisarët, i besuam, Imerin, Nexhatin, Hamdi Demën me shumë shokë, Por, Xhemë Hasën e Mefailët e Zajazit kurrë s’i harrojmë E derdhën gjakun , ranë për këtë tokë.
Mbase komisarët flisnin për bashkimin Ballkani – pastaj do të ndajë drejtësinë ! Kështu dhe satrapi Tempo tha, sa herë që urimin E ngriti me çetat për lirinë !
Ai Tempo i zi, tok me kara Maçulat Që prenë pas shpine çdo trim shqiptarë, Për të coptuar burrat, që mbajnë kësulat Mbi sy – me shkabën e Gjergjit të parë !
Dhe shpallën fitoren sllavët e vëllazëruar Parollë për jetën – patën barazinë ! Kosova, Pollogu, Pellagonia e uruar Sërish mbi shpinë e panë robërinë !
Robërinë moderne të vëllazërim bashkimit Të vetëqeverisjes katile të Titos monark, Që preu befasisht ndjenjat e çlirimit Sllav të bëjë shqiptarin qysh në të nënës bark !
Në vallen shfarosëse Rankoviqët prinin Çdo mëngjes të pijnë gjak shqiptari, Në Goli Otok, Gradishkë, n’Idrizovë - binin Të urtit e shqipes nga sllav tradhëtari !
Sa mijëra e mijëra u prenë, u grinë Në emër të gabimit , në revolucion, Sa mijëra e mijëra për lirinë I vunë në kurthat e fjalës : Agon…!
Por dita afrohej të agojë mëngjesi Titon palaço e pritën në Prishtinë ! Bacë Ademi – Feniks liridoni, Nga burgjet e rënda e ngriste rininë !
Dhe i than njëzëri, shpirtrisht jehuan : - Palaço ! Mos na i vra shkrimtarët ! Por, palaço i kishte ushtruar këlyshët, Në erë çdo gjurme u ranë zagarët !
E mbyllën Zeqirin, e vranë Rexhepin Një fjalë t’mos flitet për Seferin ! Për Abidin Hysenin, Idajetin, Kadriun, Ganiun, Sherifin, Ismetin, Xhaferrin ! Po Gërvallën që lindi Jusufin, Bardhoshin, E hiqet nga plagët në hijet e zezonës, Kadriu i Zekajve i priu në Evropë Shkëndijës që zgjoj tingij të jehonës !
Dhe token mërgimtarët larg At Dheut ! Dhe lotët si grushta nga sytë u dalin, Dhe për Teutën, Për Sulltanën e Qafës Dhe për Abdylin, për Micin, Qemalin !
Bëjnë be ! E lidhen pas besës! Se do të prijnë pas fjalës së Naimit! O do të jemi të tillë ne të shpresës! O ngritemi nga varri i zgjimit !
*** *** ***
Dhe ngritet Pollogu, Pellagonia Në Partinë shqiptare – opozitë prijnë! Unë Bardh Dedja nga vitet e mia Përgëzoj drejtimin – për Pavarësinë !
Pavarësinë e tokës, të qyteteve, Manastirin hero për aktivitet, Ku shkronjat e shqipes – matanë deteve Të shkruajnë lavdinë për gjakun e vet ! Për Skenderin legjendë, Abdylin, Micin Hej !Për sa legjenda të flasë historia ! Që të munden brezat të japin Kushtrimin : - Perandorë ! Jashtë nga Iliria !
*** Bardh Dedja – plaku mjekërr bardhë Që kaloj në robëri tërë jetën, E ndali rrëfimin u hoq më një anë. Në Kuvend njëzëri gjatë e përshëndetën ! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:31 am | |
| Naim Frasheri
Fjalet e Qiririt
Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë.
Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mir' e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s'e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem Dhe kurrë s'dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t'u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtin tuaj, Mos më kini për të huaj, M'është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi,
Se ma k'ënda t'u bënj mirë, Të mos mbeti n'errësirë. Jakëni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini,
Në shpirt kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn' e kretë Për atë zotn' e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimt të tija të vete te perëndia. Unë dua njerëzinë, Mirësin' e urtësinë.
Në bëhi shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri-tjetërin në doni, Të paudhë mos punoni.
O zëmëra fluturake, Qasju pakë kësaj flake! Mase krahët t'i përvëlon, Po dhe shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar. Kam qënë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë.
Gjithë tuajt' i kam parë, Mëm' e at' e fis e farë, Si tani gjithë i kam ndër mënt, Që rrininë më këtë vënt.
Edhe sot nër ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unë si ju jam ndruar E jam përzjer' e ndryshuar,
Pa jam bërë shumë herë Zjar e uj' e balt' e erë. Jam një shkëndijë pej qielli dhe një drudhëzë pej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj, Edhe brënda në det qëndronj, Shumë herë fle në baltë, Diku ndodhem dhe në mjaltë
Bënem qëngj e kec i pirë, Lul' e bar e gjeth i mbirë. Dua shumë fjalë t'u them, Po trëmbem mos i bënj ujem. E ku shkruhenë në kartë Fjalët' e gjuhësë zjarrtë? | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:32 am | |
| ELEGJI PËR HASAN RAMADANIN
(vrarë me 7 gusht në përleshje me policinë serbe)
A mjaftojnë dy pika lot Për t'i dhënë lamtumiren burrit A mjaftojnë vajtimet tona Si shenjë përshëndetje e fundit?
A mjafton t'i puthet balli Të lavdërohet për qëndresë A mjafton t'i shkohet tek varrri Me një tufë lulesh buqetë?
A bënë të përgjumurit ta varrosin të vdekurin A qëndron vaji më lart se kënga A bën mbi dhe të qëndroj vaji A bën në dhe të varroset kënga?
A bënë t'i thuhet: jemi me ty Derisa ai s'këndoi me ne A bën t'i thuhet : fli i qetë Derisa edhe ne flemë mbi dhe?
Të vijmë në varrim apo të mos vijmë Na ke vënë në dyshim,bal Dimë se do deshe më parë të ngjallemi. Të ikim nga i gjalli varrë.
Ti që s'deshe turp në jetë Ti nuk do as të turpëruarit te varri Ti që s'deshe vdekje në jetë Ti edhe tani je më i gjallë se i gjalli.
Ti në jetë s'deshe " durimin " Edhe me vdekjen tregove mospajtim Por kur u ndodhe mes të dyjave Zgjodhe vdekjen pa ngurrim.
Me jetën tënde u lidhe me Kosovën Me vdekjen tënde u bëre nyje me të I dhe zemrën që ajo ta fali I more këngën që ajo ta dha.
Për ty s'pati amnesti Për ty s'pat ditë pranvere Ujku për ty mbeti ujk Nga farsa ti s'u gënjeve
I the Kosovës s'shpëton dot Prej kthetrave të ujkut me butësi Pushkën në dorë shtërngove fort Këngës së zogjëve u dhe fuqi
Ata që të vijnë sot te varri Të thurin vargje, të këndojnë lavdi Krekosen para trupit tënd Nuk kanë turp, nuk kanë burrëri
Thonë: the rrofshim ne të gjallët Ndërsa ti ngrije lart të vdekurit Thonë: the ju lumtë, vazhdoni E ti me vdekjen ua këpute jetën.
Thonë për ty posa u ktheve nga mërgimi Kurse ti nga atdheu kurrë s'u ndave, bal Përpiqen që atë që s'e deshe gjatë jetës Ta lidhin me ty tani që s'je gjallë.
Ta kanë frikën, prandaj kështu veprojnë Se jeta jote qe e mprehtë si shpata Se ideali yt qe i kundërt me të tyrin Se s'ishe për " paqe" ishe për shtërgata.
Me vdekjen tënde përpiqen ta mbajnë jetën Mundohet të të bëjnë të tyrin Por vdekja jote është edhe më e tmerrshme se shpata Vdekja jote ua nxjerr fytyrën.
Gjallë sa ishe u munduan të të harrojnë Të vdekur mundohen të të përfitojnë Por ti i vdekur e i gjallë një je I madhërishëm i gjallë, i madhërishëm nën dhe
Do të vijë një ditë, do të jesh prap ndër ne Kur këngën fuqishëm do ta këndojmë Pushka jote do të jetë në ballë Amaneti yt - realitet i gjallë
Mjaft më luajtëm me lojën e vdekjes Mjaft më i thamë vetes durim Për liri s'duhet pritur ditën Për liri duhet veç kushtrim
Kushtrim lufte je mbi dhe, Hasan Me jetën dhe vdekjen që bëre Kushtrim lufte do të mbetesh përjetë Me jehonën e këngës sate.
Bahri FAZLIU 08.08. 1994. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:37 am | |
| E VRANËT ISHTE AJO DITË
1. E vranët ishte ajo ditë, si sot,pa shi Veçse s' ishte gusht, por ishte nëntor Me përtesë ecte kortezhi drejt varrit Dhembje e madhe zihej në krahror.
2. Asnjeri s' ngutej. S' mund të pajtoheshim që s' do ta shihnim më Lotët rridhnin faqeve të zbehta S' ndihej asnjë zë.
3. E vranët ishte ajo ditë Heshtjen prishte vetëm zhurma e vajit Ishte vaj edhe më i vranët se dita Kortezhi ecte ngadalë drejt varrit.
4. Përtonim por megjithatë ecnim Oh! Pse ecnim, pse nuk ndaleshim në vend? Për të zgjatur së paku takimin e fundit.
5. Për t' a shuar mallin, t' vetmin melhem Ecte kortezhi. I vdekuri shtrihej gjatë në tabut Dhëmbët i kishte të shtërnguar Flokët të shpupuritur, ballin e zbehtë.
6. Në ballë dukej shenja që kishte lënë plumbi i gjaksorit Kur e kishte goditur nga larg Ai ishte rrëzuar atëherë Por s' ishte dorzuar.
7. E vranët ishte ajo ditë Dëshmori çohej në varr Ecte kortezhi me lot në sy Dhembja barazohej me një mal.
8. Ç' thoshin duart e tij në pozicion lufte E kuptuan të gjithë: Shokët, miqtë, njerzit e tjerë E kuptoi edhe moti i lig.
9. Nëna vështirë e kishte pritur lajmin e zi Më keq s' do ta ndjente as sëpatën mbi trup Dhëmbët kishte shtrënguar, lotët kishte ndalur Kishte filluar monologun e saj të pafund.
10. Ishte po ky monolog që e bënte në kortezh I fliste birit të saj që tani më s' e kishte E kujtonte, e dëshironte, e përshëndeste, e porosiste...
11. Të "zjarrta" plot dhembje, ishin këto fjalë Ato s' ishin fjalë, ishin vet jeta Ishte shndrruar jeta në fjalë Tani kur djalin ia kishte rrëmbyer vdekja.
12. Fjalët që përmbajnë një jetë nuk mund të shqiptohen vetëm përshpëriten, kënga për dëshmorin nuk krijohet, ajo vetëm këndohet.
13. Atë ditë e vranët ishte koha Por më të vranët ishin njerzit E dija se për mua po niset një jetë e re Me brenga e shqetsime për ty atdhe.
Bahri Fazliu | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Mon Mar 31, 2008 4:39 am | |
| REVOLES
Eh revole,revole Mikja dhe armikja ime Të urrej shumë Sepse dua njerzimin Paqen, Dashurinë, Lirinë Të dua shumë Sepse dua njerËzimin Paqen, Dashurinë, Lirinë Revole,të urrej aq sa edhe të dua Revole,do të të vras Me dorën tënde Per urrejtjen Për dashurinë. Bahri Fazliu. | |
| | | Jorgo S. TELO V.I.P
Numri i postimeve : 394 Registration date : 12/04/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Sat Apr 19, 2008 4:25 pm | |
| Nga poema : "NENE SHQIPERI E D. Agollit Per te qene i sinqerte tek poezite me te mira te shekullit qe sapo lame pas, do te rendisja mjaft nga poezite e Ditero Agollit e vecanerisht perqindjen dermuese te poemes obelisk "NENE SHQIPERI", te cilen ne njerin nga forumet shqip te internetit e degjova te deklamuar prej zerit te nje artisti. DUHET SHUME KOHE E MUND PER T'I HEDHUR KETUATO STROFA E VARGJE BRILANTE PER "HALLEMADHEN SHEKULLORE"... Kaq tani per tani. PRANOJ TE DISKUTOHET KU MENDIM PESONAL... Jorgo Telo GJIROKASTER-SHQIPERI
Edituar për herë të fundit nga Jorgo S. TELO në Sat Apr 19, 2008 4:31 pm, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : KORRIGJIM GABIMESH TE SHPEJTA) | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Wed Jun 04, 2008 10:29 pm | |
| Shqypnia
Edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! Fusha t' gjâna e kodra t' blera, Zijes s' mnershme larg kû âsht droja, Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera, Si t' Parrizit t' larmet shtroja. Nen nji qiellë perherë t' kullueme, N' rreze e n' dritë pershkue unjí, Bjeshkë e male të blerueme Si vigâj shtiellen n' ajrí. Ke ato bjeshkë e ke ato male Kroje t' kjarta e t' cemta gurra, Tue rrëmbye nper mriza hale, Gurgullojn nper rrâjë e curra. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Léjn mande' ata djelm si Zâna, Armët e t' cillvet, p'rherë besnike, Janë permendë nder fise t' tana. Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji dielli: Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë, Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli. Oh! Po, e din i prûjtë anmiku, Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit, Rijtun gjakut kah çeliku N' dorë t' ktij shndritë per vend t' të Parit. Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë mûjtë me pá Se sa forca e pafrigueshme N' turr t' Shqyptarit pît ka rá. Dridhet toka e gjimon deti, Ndezen malet flakë e shkndija, Ka' i frigueshëm, si termeti, Atje rrmben kû e thrret Lirija. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhen dete e male; Mbretent fjalen s' mund t' i a shkelin, Turrin ferri s' mund t' i a ndale. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní, Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí, Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit, Qi zanát ka besë e fé, Per Lirí, per fron të Mbretit Me dhânë jeten ka bâ bé. Sy per sy, po, kqyr anmikun; Perse djemt, qi ti ke ushqyue, S' i ka pá, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s' i ka thye, Kaq të bukur, kaq të hieshme Perendija t' fali i Amshueshem, Sá 'dhe deka âsht per tý e shieshme: N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshem. Po, edhè hâna do t' a dije, Edhè dielli do t' két pá, Se per qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirí Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Wed Jun 04, 2008 10:29 pm | |
| SHQYPNIJA E LIRE (1921)
Jo, po'a s´desht djalli Shqypni? Jo,po a s´desht hasmi shqyptare? Qe,pra,sod po ka Shqypni; Qe,pra,sod po ka shqyptare. Jo,po:ka Shqypni,per Zotin! Ka Shqyptare,qi n´qark agzotin Ata e bajn p´r´i kurgjasend. Ç ´merr prej kreshtet s´Velecikut E der poshte ne Kep te Shtiellit, P´r´inad t´djallit e t´anmikut, Sod,si shkrue kje m´liber t´qiellit; -Shkrue me gisht t´nji Perendije- Flamri kuq e zi lshon hije: Ane e kand Shqypni a ky venc. Po, por neser,me ndihme t´zotit, Do ta bajm prap Shqypni t´lir prej Prevezet m´Leqe t´Hotit, Prej Tivarit m´Monastir: Edhe Flamuri i Shqypnis´, Si flake mnijet t´Perendise´, Do t´valvitet m´Kacanik. M´Kacanik,po,do t´valvitet Kuq e zi Flamuri i Shqyptarvet, Perse toka,shqyp ku flitet, Ajo vete asht,qi prej t´Parvet Trashigimi na e kemi pase: Mbrende i huaj,jo,ma s´do t´shklase, Pose atehere ,kur vjen per mik. Jo,po:na sod ktu sundojm; Ktu s´hece fjala e tjeter kuej; Gjall Lirin´na nuk e lshojm, S´njohim mbret as krajl te huej. Zoti n´qiell e na mbi toke: Me gjithkend vllazen e shoke, Por seicilli m´cak te vet. Prande i huej,nánderr m´e pa Se vjen kurr e shklet nder ne, Drue se keq kishte me i ra; Pse shqyptaret kane ba nji be- Be te madhe ata kane ba: Per Shqypni ne lufte me rra, Me rra n´lufte me krajl e mbret, E kur bjen ne lufte shqyptari Lidhe me bese ai ndermjet veti, E din hasmi se aty pari Shungullon toka e gjimon deti: Se bijn krenat fushes s´mejdanit, Si ato kokrrat e bastanit: Shkulma-shkulma gjaku rrmben. Edhe,besa pra,Shqypnija Trup ne kambe ajo na asht cue; Asht dynde fusha edhe malcija, Kane njeshe armet e jane shterngue -Zemren flak,synin si zhgjeta- Hovin deka s´mund t´ua them. Kqyr Evropa n´mend habitun, Edhe bese nuk don me xanun, Se kta djelmn n´Shqypni jane rritun, Se kta besen e kane dhanun, Gjall ke shpia mos me kthye, Nji here hasmin per pa e thue, Per pa e shty perdhuni m´cak Po,por na,me arsye m´njane dore, E me pushke ne tjetren ngrehe; Pa fuqi nje komb s´ka Ore E as nder t´gjalle s´ka pse me u njehe: N´rrashte perdhuni kem´m´ia shiti, Se i pa vu Shqypnis´kufi, Prap Ballkat do t´lahen m´gjak. Ka nji Zot,qi pre´Empirit, Me sy t´drejte e t´shquet perore, Vren mbi fise t´rodit t´nirit Qi edhe t´ligshin s´e lshon dore: Qi ma t´fortin n´mend harlisun, Rrebte m´furi i Lumi tue krisun, Per nen kambe t´ligshin ia shtron. Ky,po,uje shkallmes s´Shqyptarit Ka me i dhanun n´lum t´Parrizit Qi sa here per dhe te Parit As per dhune pleqnises`Parrizit Ta vringlloje nder moshe te reja, T´i ndrise n´dore,si njajo rrfeja, Qi per mnere qiellvet veton. M´kambe,pra nipa t´Gjergj Kastrijotit, Me lidhe bese e armet me njeshe! Kem´nji Atdhe de na n´dite t´sodit; Kem´Shqypnin´na Regjineshe, Per Shqypni na te jetojme; Gjall Shqypnin´na mos ta lshojme: N´mend ta kem´per jete e mot. Por,ndodhi se vjen dita, Qi me faj Shqypnin e darni, Qi e Lirise u erret drita Edhe m´t´hueje Atdhene e mvarni As per pare as marri tjera, Si nder kohe,qi shkuen,atehera, U marrofte i Madhi Zot! | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes Wed Jun 04, 2008 10:30 pm | |
| ATDHEUT (1902)
N´ty mendoj kur agon dita, Kur bylbyli mallshem kndon, N´ty mendoj kur soset dita, Terri boten kur e mblon. Vec se ty te shoh un n´anderr, Vec se ty,cuet,t´kam n´mendim; Nder t´veshtira ti m´je qanderr, Per ty i lehte m´vjen cdo ndeshkim. Tjera brigje,fusha e zalle Un kam pa,larg tue ba shtek; E pergjova tjera valle, N´tjera lule syu m´u rrek Por nji fushe ma e bleret nuk shtrohet, Por nji mal ma bukur s´rri, Ma i kulluet nji lum s´dikohet Moj Shqypni,porsi i ke ti. N´ty ma i bukur lulzon prilli, Jane ma t´kandshme stine e mot; N´ty bylbyli pa le dielli Kndon ma ambel t´Madhit Zot. Pa ty lules s´m´i vjen era, Pa ty pema frut nuk m´bjen: Mue pa ty nuk m´del prendvera, Pa ty dielli nuk m´shkelxen. Dersa t´mundem me ligjrue E sa gjall me fryme un jam, Kurr,Shqypni,s´kam me t´harrue. Edhe n´vorr me t´permende kam. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Njëqind poezitë më të mira të shqipes | |
| |
| | | | Njëqind poezitë më të mira të shqipes | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |