Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX Empty
MesazhTitulli: KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX   KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX EmptySun Mar 30, 2008 1:52 pm

Dr. Ramiz Zekaj

“Kishte shqiptar muslimanë që, posa kryqëzoheshin, vraponin në ndonjë lumë dhe i fërkonin ato pjesë të trupit, te cilat ua kishte prekë Popi dhe i fërkonin aq shumë me rërë gjersa u dilte gjaku”


Vendosja administratës ushtarake nga qeveria serbe kishte për qëllim, nga njëra anë, sigurimin e shtetit serbomalazez, kurse nga ana tjetër, dëbimin në masë të shqiptarëve prej trojeve të tyre autoktone me anë të shtypjes së vazhdueshme dhe të zbatimit të masakrave të përgjakshme mbi popullsinë e pafajshme.

Prej shtypit të kohës bëhej e ditur se në Ponoshec të Rekës së Gjakovës, malazezet kanë mbytur e vrarë 165 veta, në mes të cilëve gjendeshin edhe gra e fëmijë.
Malazezët, pasi e kanë mbaruar këtë vandalizëm, “familjet që kanë mbetur të shkreta i kanë përzënë jashtë kufirit”

Me anë të ndërrimit të detyruar të emrave të njerëzve, të vendbanimeve të tyre e të përkatësisë fetare dhe duke përdorur për këtë qëllim mjetet më të egra, pushtuesit serbo-malazez u përpoqën që të krijonin një gjendje të padurueshme për popullsinë shqiptare. Në radhët e këtyre pushtuesve përfshiheshin, përveç ushtarëve edhe nëpunës civilë, çetnikë, popë ortodoksë e të tjerë. Të gjithë së bashku u vunë në lëvizje dhe duke përdorur terrorin e detyronin popullsinë shqiptare të rrethit të Pejës e të Gjakovës të kaloj në fenë ortodokse përkatësisht të sllavizohej.

Sipas të dhënave nga burimet arkivore me 10 mars 1913, në Lugun e Baranit, 68 familje shqiptare të konfensionit musliman u kthyen në fenë ortodokse.

Ndërkaq, në fshatrat e rrethit të Pejës: Brestë, Novosellë, Treboviç, Dubovë, Drenoc, Lloqan, Carrabeg, Leshan, Dredhëz, Petriq, Zajmovë, Prelep, Jabllanicë, Krushevë, Isniq, Strellc, Raushiq, Gllogjan e Kriticë u konvertua në fenë ortodokse tërë popullsia shqiptare e konfensionit musliman.

Familjeve shqiptare, në radhë të parë meshkujve, u ndërroheshin emrat me ceremony nga prifternjet ortodoksë apo nga kumbarët e caktuar prej ushtrisë malazeze. Ky pagëzim i përgjithshëm i popullsisë shqiptare u bë kryesisht në Plavë, Guci e vise tjera…. Në këtë process konvertimi Ukshini u bë Vukashin, Rama-Rade, Selimi-Sime, Tahiri-Tihomir, Ramadani-Radivoj, Sadiku-Dika, Bajrami-Bllagoj, Shefqeti-Shqepan, Milaimi-Millorad etj. Ky akt u ruajt edhe në kënget e podgorit:

Haj medet për Lug t`Baranit
N`kamë u çue Savë Llazari
Don shqiptarët me i shkombtarizue. .
Për pa u gri, për pa u coptue.
Shqiptarë jemi, s`kemi fenë me e ndrrue.
Haj medet, shpatën n`qafë ja ka nue
Deri në tokë gjaku i ka shkue
Mos u çartë Hazir, fenë duhet me e ndrrue!
Hazir Alia trim koka qillue
Përpjet gishtin e ka que
Du me u gri e me u coptue
Tybe n`Zotin fenë s`muj me e nrrue
Na shqiptar jemi qillue
Vorret e t`parëve smumë m`i turpnue


Popullata shqiptare muslimane e mbetur nën pushtimin serbomalazez ose atë grek, pas Luftës Ballkanike, u privua nga organizimi i mëtejshëm arsimor i besimit në gjuhën shqipe dhe institucionet arsimore kulturore të tij. Personalitete të tij. Personalitete të shquara të kulturës islame shqiptare, hoxhollarë të përmendur, ylema të ditur, çamë, kosovarë e dibranë etj., u detyruan të marrin rrugën e mërgimit ose t`i nënshtrohen ndjekjeve antinjerëzore: vrasjeve, burgimeve, bastisjeve, diskriminimeve, grabitjeve, etj.
Një pjesë tjetër u detyrua të konvertojë.

Terrori malazez mbi popullatën shqiptare në Dukagjin e sidomos akti i dhunës, që u ushtrua mbi popullatën e Lugut të Baranit për ndërrimin e fesë, s`ishte tjetqr veç një përpjekje për realizimin e programit serb sipas Naçertanjës se Grashaninit për shkombtarizimin e shqiptarëve, përkatësisht për kolonizimin e Kosovës.
Ky akt si dhe krimet e papara të Sav Batarës në rajonin e Dukagjinit, bënë bujë të madhe në qarqet ndërkombëtare.
Shtypi austro-hungarez, ai Italian dhe turk i kushtuan vëmendje të madhe akteve malazeze në Dukagjin, si dhe rezistencës së shqiptarëve për të mos ndërruar fenë.
Ndërrimi i fesë nga ajo muslimane në ortodokse slave nënkuptonte sllavizmin e plotë të shqiptarëve

Veprimet apo skena trishtuese të shoqëruara me krime, që ranë mbi shqiptarër e të gjitha moshave e gjinive gjatë fundit të shekullit XIX e fillim të shekullit XX, nuk arritën të thyejnë qëndresen e tyre për të mbajtur kombësinë e fenë e tyre!

Këngëtari popullor e përshkruan këeshtu këtë qëndresë:

Krisi pushka e dajaku,
Rrugët e shehrit i mbuloj gjaku
Sali Bajraktari u bërtet
Ou, bini vllazen n`shahadet
Edhe një gisht cone pëerpjetë
Në çdo fshat burrat janë besatue
Me u gri e me u copëtue.
E kurrë fenë mos më ndërrue

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX Empty
MesazhTitulli: Re: KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX   KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX EmptySat Apr 26, 2008 12:37 am

i nderuar Xhavo_ , perpjekje per asimilim te kombit shqiptar, duke perdore fenë si mjet,ka pas gjithmone .
secili pushtues , qofte ai turk ,aofte ai sllav , qofte ai romak etj etj , kane bere perpjekje te medha per asimilim te ketij kombi duke pretenduar qe me nderrimin e fese do te nderrojne edhe gjakun e shqiptarit .

Populli yne meriton levdatat me te medha ne kete drejtim ,sepse pa marr parasyshe ketyre perpjekjeve te pushtuesve me radhe , mbi te gjitha ne masen derrmuese diti te ruaj identitetin e vete kombetar .

Nderrimi i fese me dhune , nuk pershkruhet ne asnjerin liber te shenjte ,qe eshte i lejuar dhe kjo paraqet nje padrejtesi te madhe dhe ne njefar forme ia humb kuptimin edhe vete te "besuarit" .Mirepo kjo duhet te kuptohet se qellim i tyre-pushtuesve ,ka qene t'i hasmoj shqiptaret mese vete ,duke perdore fene .Fatmiresisht , kjo perpjekje gjithehere ka deshtuar .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhavo_
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
xhavo_


Male
Numri i postimeve : 782
Registration date : 20/03/2008

KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX Empty
MesazhTitulli: Re: KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX   KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX EmptyFri Jan 16, 2009 12:40 am

Vite me parë janë xhiruar filma dhe drama te ndryshme ne lidhje me kete temë, mirpo tani politikat e caktuara po perpiqen t'i shuajn apo t'i heshtin këto fakte historike:

https://www.youtube.com/watch?v=kpIPOspObq4&feature=email
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX Empty
MesazhTitulli: Re: KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX   KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne bijtë e shekullit të ri
» BOTA
» 100 datat më të rëndësishme të Shekullit të kaluar!
» Mendimi Shkencor Gjate Shekujve .
» A është UÇK-ja ushtria më e suksesshme e shekullit ne botë?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: