|
| Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . | |
| | Autori | Mesazh |
---|
...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Sun Aug 29, 2010 1:14 am | |
| Duke ju referuar Enciklopedise Britanike
Mendimi shkencor, pa dyshim,çdoherë ka inicuar progres, të cilin njerëzimi e ka realizuar në epoka të ndryshme të historisë së tij. Njeriu, duke shfrytëzuar metodat eksperimentale, qysh në fillim të historisë së tij, ka arritur të gjejë rrugën, me të cilën ka arritur deri te e vërteta shkencore, e cila përfshin shkencat natyrore themelore: kimi, fizikë, matematikë, astronomi, gjeologji, biologji si dhe aplikimin e shkencës në mjekësi, bujqësi, teknikë, farmaci, veterinari etj. Shumë historianë, të cilët miren me historinë e shkencës dhe kulturës, tregojnë vetëm për dy periudhaeriudha Greke dhe Periudha e Renesansës Evropiane duke mos përfillur plotësisht rrjedhat kulturore të popujve lindorë, të cilat i kanë paraprirë Periudhës Greke të zhvillimit të mendimit shkencor (Kinez, Sumer, Asir, Babilon, Fenikas si dhe kultura dhe civilizimi i egjiptasve të vjetër). Kështu shumica prej tyre Periudhën e Aleksandrisë ia bashkangjesin asaj Greke. Aleksandria ka qenë prijëse për disa shekuj me radhë në mendimin shkencor. Është e vërtetë se ajo ka qenë vazhdim i Periudhës Greke, por në tokën egjiptase me qendër në Aleksandri, me universitet të vjetër, me bibliotekë të pasur dhe muze të mëdha. Gjëja e tretë, të cilën dëshirojmë të theksojmë dhe e cila i përket historisë së shkencës dhe mendimit shkencor është mospërfillja e rolit të shkencëtarve arabë, të cilët në Periudhën Islame kanë përkthyer në gjuhën arabe,kanë përparuar, pasuruar dhe zgjeruar shumë shkenca dhe të mbërrimet kulturore të popujve perëndimorë dhe të popujve të tjerë. Veprat e shkencëtarëve arabë kanë qenë literaturë themelore në universitetet evropiane deri në fund të shek. XVII. Shumë historianë, të cilët shikojnë gjërat objektivisht dhe i japin mirënjohje shkencëtarëve arabë dhe pohojnë se pa ta shkencëtarët e Renesansës Evropiane do të ishin të detyruar të fillojnë prej nga kanë filluar këta, e me këtë edhe karvani i zgjimit kulturor do të vonohej disa shekuj. Në këtë pjesë do të tentojmë të tregojmë epokat e ndryshme shkencore, para se të tregojmë se çka kanë kontribuar shkencëtarët arabë në fushën e shkencave natyrore. | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Sun Aug 29, 2010 10:56 am | |
| mendimi shkencor fillon me lindjen e njerezimit edhe vazhdon nder etapa te ndryshme te zhvillimite te vet por zanafilla e pare e shkences fillon ne europe te greket e vjeter pastaj vazhdon me lulezimin e islamizmit dhe prape kthehet ne europe Por europianet duke pare perfitimet e shkences investojne ne te edhe sot e kesaj dite se e vetmja per te pasur monopolin ne bote ne teknologji dhe industri tjera eshte inovacioni shkencor per kete arsye edhe mireqeniia e europianeve eshte me emira ne bote .prandaj egsiston edhe G8 kto tete shtete jane industria e tere teknologjise boterore. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Mon Aug 30, 2010 12:51 am | |
| mendimet shkencore gjer me tani kan qen vetum komerciale, jo diq nte vertet reale dhe te bazuara aspekte shkencore. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Mon Aug 30, 2010 12:57 am | |
| 1. PERIUDHA MË E VJETËR
Disa historianë konsiderojnë se njohuritë shkencore kanë filluar qysh nga epoka e gurit, kur njeriu para 400.000 vjetësh ka bërë armë dhe vegla prej guri me formë të caktuar, që është një dëshmi se të menduarit mbi formën dhe përdorimin i ka paraprirë formimit të tyre. Pa dyshim se njeriu i parë në tentimet e tij ka dështuar, bile shumë herë. Ato janë forma primitive të provave e të eksperimenteve, në të cilat ai ka gabuar dhe i ka përmirësuar gabimet e veta deri,sa më në fund,ka gjetur rrugën për zgjidhjen e problemeve të veta të përditshme, e me te edhe rrugën kah shkenca dhe e vërteta shkencore. Kështu, njeriu para më tepër se 30.000 vjetësh ka ditur për vizatim, ndërsa para 15.000 vjetësh ka filluar të merret me bujqësi dhe në këtë mënyrë prej vjeljes së frutave të gatshme ka kaluar në prodhues, dhe ka prodhuar më tepër se sa ka qenë e nevojshme për jetë. Me kalimin e kohës ka mësuar kohën më të mirë për mbjellje dhe korrje. Këtë e ka lidhur me orët e punës dhe të pushimit, ditën dhe natën, lëvizjen e diellit,të hënës dhe të trupave të tjerë qiellorë. Me zhvillimin më të shpejtë të kulturës dhe të civilizimit njerëzor vjen deri te shfaqja e jetës në bashkësi dhe atëherë, njeriu prej kohës së gurit kalon në kohën e metalit (bronzës, hekurit). Me zhvillimin më të shpejtë të kulturës dhe afarizmit të ndërlikuar ka ardhur deri te zhvillimi i tregëtisë,te përdorimi i numrave dhe në përdorimin e letrës së "gozhduar". Në bazë të këtyre u formuan civilizime dhe kultura të larta buzë lumenjve dhe në luginën e Nilit në Egjipt, në meslumenjve (Mesopotami) te asirët,te babilonasit,te sumerët dhe pas meslumenjve te indusët (Indi) dhe te kinezët. Në këto vende ka shkëlqyer shkenca dhe mjeshtria: astronomia, matematika, minerologjia, teknika, mjekësia, balsamimi etj. Mendimi shkencor,në këtë periudhë më të vjetër,i ka dhuruar njerëzimit shumë forma komoditeti dhe luksi, të cilët kanë qenë të panjohura për njerëzimin në fillim të historisë së saj. Atëherë njeriu, u vendos në banesa, ndërtoi tempuj (falëtore) dhe varreza, u mor me mjekësi, prodhoi letrën, qelqin, ngjyrën dhe tesha, përgatiste aroma dhe barëra dhe në fund shpiku shkrimin dhe me te, ka shënuar diturinë e vet në papirus dhe në mure të tempujve me hieroglife te egjiptasit e vjetër, ndërsa te asirët dhe babilonët në pllakën e argjilit me letër të "gozhduar" | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Mon Aug 30, 2010 10:33 pm | |
| Zbulimi i pare qe njihet eshte zbulimi i zjarrit.pastaj i tehut nga guri sepate shtiza e keshtu me radhe . | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Mon Aug 30, 2010 10:39 pm | |
| 2. PERIUDHA GREKE
Të arriturat shkencore të popujve lindorë kanë kaluar te grekët dhe, nga shekulli i VII p.e.r., shkëlqen kultura dhe shkenca greke. Shumë shkencëtarë grekë filluan të merren me shkencë dhe filozofi, duke dhënë supozime dhe teori të ndryshme. Më të shkëlqyeshmit në mesin e tyre ishin: Talesi i Miletit (rreth 640-546 p.e.r. njëri prej "shtatë dijetarëve" të cilin Aristoteli e emërton si themelues të filozofisë natyrore,të fizikës dhe themelues të shkollës filozofike të Miletit. Ai ka mësuar se uji është arhe dmth. burim i çdo gjëje ekzistuese; Anaksimandri i Miletit (rreth 610-546 p.e.r. filozof grek, nxënës i Talesit,I cili për burim dhe strehim të çdo gjëje e ka marrë apeiron-in dmth. ajo që është e pacaktuar,e padefinuar,e pafund); Anaksimeni i Miletit, (585-528 p.e.r. filozof grek, nxënës i shkollës së Miletit, ka mësuar se ajri është arhe, dmth. burim i çdo gjëje që ekziston); Hipokrati (460-377 p.e.r.) mjek grek, njëkohësisht mjeku më i madh i kohës antike, në kohën e Perikleut ka udhëhequr shkollën në ujëdhesën Kos, me veprimtarinë e vet ka përfshirë më së miri diturinë mjekësore të kohës së vet dhe ka qenë inicues i shërimit klinik. Teoria e tij bazohet në ndryshimin e lëngjeve trupore. Njëra ndër teoritë kryesore të tij është shërimi i vet fuqisë së natyrës. Etika e tij është themel i betimit me të cilin e betohen mjekët, (Betimi i Hipokratit); Pitagora nga Somosa (shek. VI p.e.r.) filozof grek dhe matematicient, themelues i shkollës, i cili ka mësuar se numri është thelbi dhe principi i çdo gjëje që ekziston dhe se bota është sistem harmonik i numrave dhe marrëdhënieve të tyre. Teorema e Pitagorës, tabela e shumëzimit dhe sistemi dekad është nxitur nga kjo shkollë, Demokriti (460-370 p.e.r.) filozof grek, ka ndërtuar sistemin atomistik të filozofisë së natyrës,se ekziston vetëm atomi dhe hapësira e zbrazët,se shpirti është ndërtuar prej "atomeve më të zgjedhura (elegant, delikat) të zjarrit",se pamja është pasqyrim mekanik i kushtëzuar me figura, të cilën kjo e kushtëzon, i përshkruhen fragmente mbi jetën korekte, i cili përmban elemente të etikës eudajmonistike, drejtimi filozofik, i cili gëzimin dhe lumturinë e konsideron motiv kryesor, shkakun dhe qëllimin e të gjitha aspiratave tona; Sokrati (470-399 p.e.r.) filozof grek, mësimi i tij shënon preorientimin e filozofisë nga kosmologjike-ontologjike kah antropologjike-etike të pyetjeve, filozofinë e tij e karakterizon metoda e posaçme: pas konfirmimit të kundërthënieve dhe të panevojshmërisë me kuptime dhe bindje të zakonshme konstatohet mungesa e diturisë dhe pas provave sistematike dhe me ndihmën e analizave të shumta, shembujve (indukcioni) bashkëbiseduesi të bindet vetë dhe të vijë deri te e vërteta, kuptimi në formë të definicionit të shprehjes së diturisë, e cila sipas paragjykimit në formë të paqartë dhe në ndërdije ka ekzistuar më parë; Platoni (427-347 p.e.r.) filozof grek, nxënës i Sokratit dhe mësues i Aristotelit. Filozofija e tij bazohet në teorinë e formës, sipas së cilës ndryshimet individuale të gjërave të botës së ndjenjave janë imitim i papërsosur i formave transcedente dhe formave të përgjithshme të pandryshuara (ideja) e kuptueshme vetëm e kontenplacionit të shpirtit. Njohja është kuptim i pavdekshmërisë së shpirtit në botën e formës, Aristoteli (384-322 p.e.r.) filozof grek, mësues i Aleksandrit të Madhë të Maqedonisë, themelues i shkollës peripatetike (Likej). Së bashku me Platonin është filozofi më eminent i shekullit të vjetër. Ka mësuar se ontike është primare, ajo është individuale (supstanca), që është bashkimi i materies dhe formës, me ç'rast forma është çdoherë prezente në materie si mundësi dhe tendencë e saj. Materia dhe forma janë ketëgori relative, me ç'rast bota është sistëm i hierarkisë dhe teologjisë, në maje të së cilës është një formë e vetme e pastër, iniciator i pëlëvizshëm i çdo gjëje që lëviz - Zoti. Logjikën e ka themeluar në mësimin e tri principeve të mendimit të shëndosh; principi i identitetit,i kundërthënies dhe eliminimi i të tretës. Në etikë ka përfaqësuar audajmonizmin racional dhe në te ka themeluar doktrinën mbi virtytin (vlerën) intelektual dhe virtytet e karakterit. Kjo e dyta është përmbajtja racionale e arsyeshmërisë në mes të dy ekstremeve. Emrat e këtyre filozofëve edhe sot e kësaj ditë dëgjohen dhe përmenden. Mendimi shkencor në këtë periudhë greke i ka dhuruar njerëzimit më shumë se cila do periudhë tjetër para kësaj si në lëminë e filozofisë dhe të shkencës,ashtu edhe në teori dhe ligje, të cilat njerëzimi më parë nuk i ka njohur. Kështu njerëzimi u njohtua me ligjet e kimisë,me teorinë e elementeve, dhe të numrave,me teorinë atomistike të Demokrtitit,me teorinë e Hipokratit në mjekësi,me teorin e Pitagorës në matematikë, me teorin e Platonit në gjeometri,anatomi, biologji dhe minerologji, duke marrë nga mësuesi i parë, Aristoteli, më shumë se prej cilitdo tjetër. Shkenca greke zotëronte dhe Athina mburrej me Akademinë e Platonit dhe me Liken e Aristotelit. Kultura dhe shkenca greke dominonte edhe në vendet fqinje, të cilët dikur kanë pasur kulturë të zhvilluar, por që s‘ka qenë e fortë e të durojë mendimin shkencor të vrullshëm grek. Kjo është shkas për shumë historianë që periudhën greke ta marin si fillim të vërtetë të mendimit shkencor, edhe pse është e qartë se kultura dhe shkenca greke nuk ka mundur papritmas të paraqitet në këtë nivel, duke mos shfrytëzuar kulturat, të cilat kanë paraprirë. Historikisht janë vërtetuar kontaktet dhe lidhjet e shkencëtarëve grek me shkencëtarët egjiptasë në brigjet e Nilit dhe me babilonasit në Mesopotami. Nuk ka dyshim se mendimi shkencor në periudhën greke ka bërë kërcim të madhë dhe i ka dhuruar njerëzimit komoditët shpirtëror dhe kulturë materiale. Kjo periudhë e artë e civilizimit dhe kulturës greke, fatëkeqësisht ndërpritet me vdekjen e Aleksandrit të Maqedonisë, mbret i Maqedonisë dhe djali i Filipit II dhe Olipisë, njëri prej udhëheqësve më të mëdhenj botëror, nxënës i Aristotelit. Me ndihmën e tij ka ardhur deri te paraqitja dhe zgjerimi i kulturës helene në Lindje, e cila ka qenë përzierje e kulturës greke dhe asaj të Lindjes së Afërt. Pasi që Aleksandrin nuk ka pasur kush ta trashëgojë, udhëheqësit e tij (dijadosët) filluan luftën mes vete për pushtet. Në këtë luftë pësuan shumë shkencëtarë,ndërsa shumica kanë qenë të detyruar që ta lëshojnë Greqinë. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Wed Sep 01, 2010 1:29 am | |
| 3. PERIUDHA E ALEKSANDRISE
Një numër i madh shkencëtarësh grekë emigruan pas Ptolomeut në Aleksandri të Egjiptit. Ptolomeu ishte adhurues i shkencës dhe mbrojtjes i shkencëtarëve. Për këtë arsye nuk është për t'u çuditur që një numër i madh i shkencëtarëve e lëshoi Athinën dhe shkoi në Aleksandri ku e themeluan Universitetin e Aleksandrisë qysh në shek. III p.e.r.dhe kështu krijuan kulturën dhe civilizimin e lartë. Në këtë mënyrë ata e bartën qendrën e krijimit të shkencës dhe të kulturës prej Athinës në Aleksandri. Universitetin e themeloi Ptolomeu,kurse Stratoni plot 20 vjet e udhëhoqi Universitetin dhe në fund përsëri kthehet në Athinë dhe vazhdon punën në Like edhe 8 vjet Universiteti i Aleksandrisë nuk ka pasur vetëm institutin, por ka pasur edhe bibliotekën me mijra vëllime si dhe muzeun me laboratorium, kopshtin zoologjik dhe kopshtin botanik. Kështu Aleksandria bëhet prijatare e rilindjes kulturore dhe ishte dritë e shkencës për disa shekuj me radhë. Mendimi shkencor në këtë kohë ua dhuroi njerëzimit, kulturën, të cilën më parë nuk e ka pasur. Kjo u bë me ndihmën e disa shkencëtarëve si: Ptolomeu, Arhimedi, Galeni, Dioskoridi, Oribasios, Berklis, Theon dhe vajza e tij Hypatija. Këta kanë lënë shumë vepra shkencore. Mjafton të theksojë vetëm Ptolomejun (Claudius Ptolomej, astronom grek, matematicient dhe gjeograf, përfaqësues i shkollës së Aleksandrisë, krijues i sistemit botëror,të bazuar në teorinë gjeocentrike - Toka paraqet pikën e caktuar të palëvizshme,pra është qendra e sistemit diellor, planeteve, yjeve dhe të kometave, të cilët sillen rreth saj. Ky sistem vlente deri te koha e Kopernikut, i cili vërtetoi rrotullimin e dyfishtë të planetëve: rreth aksit të vet dhe rreth Diellit vepra e tij ‘’Almagest’’ në astronomi, e dyta në gjeografi, e treta në optikë).Ta përkujtojmë Euklidin dhe veprën e tij të shquar ‘’Elementet e gjeometrisë’’, Galeni dhe vepra e tij në mjekësi, Dioskoridi dhe vepra e tij në botanikë, Theonea dhe vepra e tij në matematikë, Oribasiosa dhe vepra e tij në mjekësi dhe shumë të tjera. Këto vepra ishin literaturë kryesore, e cila është përkthyer, studiuar dhe analizuar gjatë shekujve mesjetar. Universiteti i Aleksandrisë ishte qendër e krijimtarisë aktive intenzive shkencore. Shencëtarët në këtë Universitet i kanë plotësuar dhe përparuar shumë njohuri shkencore. Për fat të keq, biblioteka e Aleksandrisë është djegur shumë herë. Bibliotekën e ka djegur Julia Cezari gjatë ikjes, ose atë e ka djegur masa e popullit, e cila ka detyruar për të ikur, ndërsa Mark Antonio,ia dhuroi Kleopatrës 200.000 vëllime nga biblioteka e Azisë së Vogël që ta kompenzoj këtë humbje të madhe. Biblioteka e Aleksandrisë edhe pas kësaj pësoi disa djegie dhe, në fund,njëra prej tyre e shkatërroi plotësisht. Për shkak të konfrontimit në mes të krishterëve dhe idhujtarëve, shkencëtarët për herë të dytë ishin të detyruar të emigrojnë. Rruga ata i çonte tash kah Lindja ku një kohë ndejtën në Edesë, pastaj vazhduan kah drita, e cila shkëlqente nga Lindja Arabe, kah Bagdadi, kryeqyteti i Abasitëve. Njerëzimi ka shkuar pas mendimit shkencor, sepse ajo i ofronte rehati dhe kulturë. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Fri Sep 03, 2010 10:29 pm | |
| 4. PERIUDHA ISLAME
Islami i ka dhënë nxitim të madh shkencës. Mrekullia më e madhe e Islamit është Kur'ani, ndërsa ajeti i parë është Ikre (lexo, mëso, studio). Në shumë ajete të Kur'anit islami kërkon që të mendohet për mbretërinë e qiellit dhe Tokës,për kozmosin dhe për qeniet e gjalla në të, si dhe prej çka janë krijuar? Ajetet e Kur'anit bëjnë qartë dallimin në mes të atyre që dinë dhe të atyre që nuk dinë,atyre që i kanë kontribuar shkencës dhe që nuk i kanë kontribuar. I dërguari i Zotit xh.xh. Muhammedi a.s. i ka dhënë përparësi mbledhjes shkencore, ndaj mbledhjes për shkak të dhikrit. Ai ka ndarë njerëzit në tri kategori: alimët, nxënësit dhe njerëz të tjerë të zakonshëm. Ai i ka dhënë detyrë çdo myslimani që ta kërkojë shkencën ose dijen prej djepit deri në varr, të kërkoj shkencën edhe në Kinën e largët. Ai ka bërë krahasimin në mes të ngjyrës së lapsit të shkencëtarit dhe gjakut të shehidit, duke i dhënë përparësi çdo herë të parit. Ai ka thënë se një hap në rrugën e shkencës është më mirë se njëqind marshime ushtarake. Ka shumë ajete dhe hadithe, (është e pamundur të numërohen tëgjita) që stimulojnë fort kërkimin e shkencës. Për këtë arsye kur janë rregulluar marrëdhëniet brenda Shtetit Islam, i cili territorialisht shtrihej prej Kinës në lindje e deri në Francë në perëndim, shkencëtarët islamë menjëherë filluan veprimtarinë përkthyese në të gjithë lëmenjtë e shkencës. Ata kanë përkthyer vepra nga kultura e grekëve, romakëve, nga kultura e Persisë, Indisë, Kopte, Arameje dhe nga gjuha hinduse. Kanë përkthyer me mijëra libra dhe kanë themeluar shumë biblioteka. Kalifët dhe Emirët, me bujari, i kanë ndihmuar shkencëtarët në veprimtarinë e tyre. Kalifi Harun ar-Reshid ka marrë haraqin në libra, ndërsa kalifi Al-Me'mun peshën e veprës së përkthyer e ka paguar me ari. Para se u themeluan shkollat, oborri i kalifit, shtëpia e shkencëtarit, bibliotekat, xhamitë dhe mesxhidet kanë luajtur rolin e universitetit, të cilat i vizitonin studentët nga të gjitha vendet e botës. Çdo kush që kërkonte shkencën në atë kohë, gjente vendin ku përfitohet dituria,gjente mësuesin para të cilit ka mësuar dhe mjetet materiale me të cilat ka qenë e siguruar ekzistenca e tij gjatë shkollimit. Kështu xhamitë: Al-Mensur në Bagdad, Al-Emevi në Damask, Al-Azhar në Kajro, Al-Kajrevan në Tunis, Al-Karavijin në Marok, Kutuba në Endeluzi (Andaluzi-Spanjë), xhamia e madhe në San, Bejt al-Hikmet në Bagdad, Dar al-Ilm në Mosulu, biblioteka Ibn Sevar në Basra, Ibn ash-Shatir në Siri dhe Dar al-Hikmet në Kajro kanë qenë vatër të shkencës dhe të mendimit shkencor, institute në nivel më të lartë, të cilët kanë punuar në kuadër të kalifëve dhe mbretërive të disa oborreve mbretërore si këto: Al-Me'mun, Nizam al-Mulk, Nureddin Zenki, Al-Hakim bi Emirill-llahi, Sallahuddin Ejub dhe shumë të tjerë, të cilët zënë vend më të lartë kur është fjala për shkencë, për veprimtari shkencore dhe për përkrahjen, të cilën njerëzit eminentë ia kanë dhënë. Në këtë rreth të shëndoshë shkencor, në një atmosferë të mendimit të lirë dhe të kërkimit shkencor, lindi një numër i madh shkencëtarësh, të cilët mund të numërohen në kapacitetet më të mëdha të të gjitha kohërave. Gjuha arabe ishte gjuhë e shkencës, me të janë shkruar shumë vepra, të cilat janë lexuar në të gjitha vendet e Shtetit Islam. Aktiviteti i përkthimit shkëlqente, përjetoi lulëzim të madh dhe pastaj erdhi periudha e krijimit origjinal në lëmenjtë e ndryshëm shkencorë. Janë përkthyer shumë vepra shkencore, ndërsa me kohë u krijuan edhe vepra origjinale. Mendimin shkencor e kanë pasuruar me teori të reja,mirpo shikimet dhe mendimet e tyre, fatkeqësisht, i janë atribuar të tjerëve. Ata kanë folur për evolucionin,për krijimin dhe zhvillimin e jetës si dhe ndikimin e mjedisit në qeniet e gjalla. Rreth këtyre disa shekuj para Lamarkut dhe Darvinit, kanë shkruar Ibn Miskavej, Ihvan as-Safa dhe Ibn Haldun. Kanë caktuar ligjin e përgjithshëm të gravitetit dhe kanë precizuar kuptimet themelore të mekanikës: shpejtësinë, peshën dhe hapësirën edhe pse këto më vonë i janë përshkruar Njutnit. Është vërtetuar se për këto kanë shkurar Al-Hazin e shumë të tjerë me qindra vjet para Njutnit. Ibn al-Nefis disa shekuj para Herfit ka sqaruar qarkullimin e vogël të gjakut, ndërsa Ibn al-Hejsem natyrën e dritës, shpejtësinë dhe ligjin e thyrjes së saj shumë më herët se shkencëtarët evropianë. Përveç këtyre, shkencëtarët arabo-islam kanë matur gjatësinë e meridianit të Tokës, kanë regjistuar barasditën pranverore dhe vjeshtore, kanë caktuar dimensionet e planeteve dhe largësinë ndërmjet tyre para Galileit, Keplerit dhe Kopernikut. Dukshëm e kanë përparuar edhe astronominë. Njohjet astronomike kanë plotësuar dhe kanë zgjeruar Al-Bettani, Al-Fergani, Al-Kindi, Al-Havarizmi, As-Sufi e shumë të tjerë. Al-Havarizmi ndër të parët ka përdorur numrat në matematikë, në vend të llogaritjes shkrimore (me shkrim). Ai ka caktuar dy seri të numrave: e para është njohur me emrin si numra indianë, e dyta është e njohur me emrin gabare, ose numra arabë. Seria e parë e numrave përdoret dendur në lindjen arabe, ndërsa e dyta përdoret në pjesën perëndimore arabe dhe në Evropë. Al-Havarizmi gjithashtu ka sistematizuar diturinë e shpërndarë deri atëherë nga matematika, duke ia vënë themelet e aritmetikës dhe të algjebrës. Shkencëtarët arabë gjithashtu kanë shkruar një numër të madh veprash nga biologjia, mineralogjia, astronomia, matematika, kimia, farmacia, trigonometria, gjeometria, mjekësia, muzika etj. Është e pamundur të ceken të gjitha meritat, që kanë dhënë për përparimin e shkencës dhe të mendimit shkencor si p.sh. Ibn al-Hejsem, Al-Bejruni, Al-Kindi, Al-Gafiku, Al-Bagdadi, Al-Kazvini, Ibn Miskavejh, Al-Gjahiz, Gjabir ibn Hajjan, Ibn an-Nefis, Ibn al-Bejtar, Davud al-Antaki, Al-Makidisi, Al-Bettani, Al-Fergani, Al-Idrisi, Ibn Magjid, Ad-Dejnuri, As-Sufi, Ibn Hamza, Ibn Junus, Ar-Razi, Al-Gjeldeki, Al-Havarizmi, Musa Ibn Shakir etj. Veprat e këtyre shkencëtarëve kanë qenë literaturë themelore në universitetet evropiane deri në fund të shek. XVII. Shumë historianë perëndimorë i japin mirënjohje shkencëtarëve islam për meritat që kanë për kulturën e njerëzimit. "Ne evropianët" thotë Cagori "mendojmë se kemi dhënë dhe kemi vërtetuar shumë teori, shikime dhe mendime, por në fund prapë konstatohet se arabët në to na kanë kaluar (lënë mbrapa). Popujt arabo-islame kanë bartur flamurin e rilindjes kulturore disa shekuj me radhë, në kohën kur Evropa ka qenë në detin e errësirës. Mendimi shkencor në periudhën islame i dhuroi njerëzimit shumë forma të rehatisë, kulturës, mirëqenies, duke ua dhurar mësuesin Al-Farabi dhe Ibn Sina". Sikur të kishte vazhduar zgjerimin e saj ky zgjim i përgjithshëm shkencor, renesansa evropiane me të cilën Evropa sot mburret, do të ishte vepër e popujve islam. Por Bagdadi ra para sulmit të mongolëve dhe tatarëve, më vonë të Turqisë dhe kolonizmit të Evropës perëndimore ... dhe Evropa u zgjua | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Sat Sep 04, 2010 11:26 pm | |
| 5. PERIUDHA E RENESANSËS EVROPIANE
Në kohën kur civilizimi dhe kultura arabe, në periudhën islame, filloi të dobësohet dhe të zhduket, Evropën e kaploi vala e re e zgjimit kulturor. Evropianët kanë pranuar të arriturat arabe në fushën e shkencës dhe të kulturës. Shekulli XIII është periudha e përkthimit nga gjuha arabe në atë latine dhe njëkosisht zënja fillë e universiteteve të Paristi, Oksfordit, Kembrixhit, univeristeteve në Itali dhe në vendet tjera evropiane. Një numër i madh i shkencëtarëve dhe profesorëve universitarë kanë ndikuar fuqishëm në zgjimin e mendimit shkencor evropian. Në mesin e tyre vend të posaçëm zënë Robert Grost, Albert Megnus, Roxher Bekon etj, gjatë shekullit XIV dhe XV. Pasojnë edhe zbulimet e mëdha gjeografike kështu që Vasko de Gama lundron rreth Afrikës dhe arrin deri te arkipelagu i Malezisë. Kapiteni i anijes në këtë rrugë ishte Ibn Mexhid. Kristofor Kolombo duke kërkuar rrugën për në Indi arriti në Amerikë. Zbulimi i shtypit kah gjysma e shek. XV paraqet kthësë në zgjimin kulturor të Evropës. Atëherë bëhet ringjallja e kulturës dhe e civilizimit grek dhe arabo-islam. Shumë vepra greke dhe arabo-islame në lëmenjtë e ndryshëm shkencorë janë publikuar dhe kështu janë përhapur. Emrat më të shkëlqyeshëm të renesansës evropiane janë: Frensis Bekon, Rene Dekart, Isak Njutn, Johan Kepler, Nikolla Kopernik, Galileo Galileu, Gjordano Bruno, Antoan Lavuazije, Lui Paster, Robert Koh, Çarlls Robert Darvin, Zhan Batist de Mone Lamark, Zhorzh Kivje, Xhon Dalton etj., të cilët kanë ndikuar fort në zhvillimin e shkencës dhe të mendimit shkencor në periudhën e zgjimit të Evropës. Me zbulimin e mikroskopit bëhet revolucion edhe në shkencat biologjike (Anton von Levenhuk). Me themelimin e universiteteve dhe institucioneve të tjera shkencore, hapen horizonte të reja të njohjes. U bë ndarja e shkencave natyrore, ndaj ishte i pamundur arsimimi i gjithanshëm i njeriut sikur më parë. Në vend të arsimimit encikolopedik u kalua në specializime në disa lëmenj të shkencave. Të gjitha këto nxitën zbulime të rëndësishme, të cilat së shpejti njeriun e shpiejnë në kohën atomike dhe raketore. | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Mon Sep 13, 2010 10:44 pm | |
| 6.PERIUDHA E RE
Nuk është aspak lehtë të caktohet kufiri ndërmjet periudhës së renesansës evropiane dhe kohës së re. Shumica mendojnë se koha e re në të vërtetë është vazhdim i periudhës së renesansës. Mendimi shkencor, me shpejtësi të madhe, ka shtyrë njeriun përpara. Ai duke vënë në shërbim fuqinë e avullit të ujit, shumë shpejt sundoi mbi elektricitetin, ndërsa me thyerjen (zbërthimin) e atomit, njeriu kërceu në kohën atomike dhe raketore dhe, më në fund, me anije kozmike filloi pushtimin e gjithësisë. Përparimi i teknikës i kontriboi edhe përparimit të ekonomisë, radioteknikës dhe televizionit. Ne sot, me përpikëri, flasim për strukturën e atomit, për viruset dhe për bakreriet, duke u mbështetur në mikroskopin elektronik, i cili zmadhon me qindra mijëra herë, lansojmë raketa disa fazëshe, ndaj kësaj apo asaj planete me shpejtësi mbi 70.000 km/h, ndërsa udhëtimi për në Hënë me përdorimin e lëndës djegëse atomike do të zgjasë disa orë.
Me zbulimin e spektoroskopit njeriu i kuptoi elemetet e planeteve dhe të trupave të tjerë qiellorë. Me qzbulimin e penicilinit, sulfapreparateve dhe të antibiotikëve të tjerë janë arritur suksese të mëdha në mjekësi, në shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Të dy luftërat botërore në masë të madhe kanë ndikuar si në zhvillimin e mendimit shkencor, po ashtu edhe në orientimin e kërkimveve shkencore. Përparim i madh është arritur në industrinë ushqimore dhe në lëminë e sintezës së materialeve organike. Me zbatimin e këtyre rezultateve u bë i mundshëm prodhimi i materialeve të ndryshme sintetike: kauçukut, benzinës, fijeve artificiale dhe mjete të ndryshme, të cilat përdoren për pastrimin kimik.
Në Luftën e Dytë Botërore të dy blloqet punonin ngutshëm në zbulimin e fshehtësisë së energjisë atomike. Aleatët, të parët ia arritën qëllimit, ndaj njerëzimi për herë të parë u bind në fuqinë shkatërruese të energjisë nukleare me anë të bombës atomike, e cila u gjuajt në Hiroshimë dhe Nagasaki. Prej asaj ditë e këndej dëgjojmë për reaktorët nuklearë, të cilët prodhojnë elemente radioaktive: arin, jodin, fosforin dhe stronciumin, të cilët përdoren për shërimin e shumë sëmundjeve. Gjithashtu dëgjojmë për centralet elektrike, të cilët i vënë në lëvizje energjia atomike, dhe për stacionet në të cilat me destilimin e ujit të detit përfitohet uji i ëmbël. Në këtë mënyrë do të zgjidhet problemi i ushqimit të njerëzimit, që, dita- ditës, është në rritje e sipër. Përveç kësaj në kohën e re shkencëtarët kanë arritur që, me rrugën kimike, të përfitojnë ngjyrat sintetike, fijet sintetike, kauçukun sintetik dhe kështu të rrisin sipërfaqen mbjellëse me grurë në të cilat më parë janë kultivuar bimët industriale prej të cilave janë përfituar kauçuku natyral, ngjyra dhe fije të ndryshme natyrale. Përparim i madh është arritur në kohën e re si në bujqësi me zbatimin e mjeteve agroteknike, po ashtu edhe në industri dhe në komunikacionin tokësor, detar dhe ajror. Çdo ditë dëgjojmë për zbulimet në lëmenj të ndryshëm shkencorë, kështu që edhe ata që janë specializuar në degët e caktuara, është e pamundur ta përcjellin zhvillimin e shpejtë të mendimit shkencor. Njeriu për një kohë shumë të shkurtër, që nuk është më tepër se 1% në krahasim me jetën e tij në Tokë, me ndihmën e mendimit shkencor kërceu nga koha e gurit në atë të metalit, në kohën e avullit, kohën e elektricitetit, kohën e atomit, e ku dihet se deri në cilët kufij do të arrijë në një të ardhme të afërt. | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Thu Sep 16, 2010 11:48 am | |
| Po lidhem me kete teme per nje problem ne institucionet tona . Po te kerkosh ne ministrine e arsimit shkences dhe teknologjise nuk ekziston zyra per patentimin e zbulimeve dhe as nuk kane ku ti publikojne inovacionet e kjo nuk zyre nuk ekziston as ne shqiperi .Me kete ata i nenvleresojne aftesite shkencore tete rinjeve dhe njerezve qe merren me zbulime shkencore . Apo eshte joaftesia qe ti mbrojne ato zbulime ne arenen nderkombetare. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Thu Sep 16, 2010 10:26 pm | |
| po qfar shkence more kur skem LIRI! | |
| | | Ilmi Veliu Anëtar i ri
Numri i postimeve : 178 Age : 72 Vendi : Kerçove Profesioni/Hobi : Historian Registration date : 26/12/2008
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . Sun Apr 03, 2011 12:50 am | |
| Çështë shkenca ?
Me fjalën shkencë nënkuptojmë die dhe njohuri, për diçka që është konkrete apo apstrakte, e veçantë apo e përgjithshme; njohuri që është e përfituar me anë të hulumtimeve metodike, të kujdesëshme e reale, të sistematizuara, arsyetuara dhe vërtetuara në mënyrë të përpiktë. New Roman Zbulimi i zjarrit nuk mund të llogaritet si shkencë sepse ajo ka qenë një rastësi kur rrufeja e ka shkaktuar tjarrin dhe njeriu ka filluar pastaj ta përdorë. Në shkrimet e deritashme nuk i kini përmenduar të arrituart shkencore e medicinale të Egjiptasve. Ende nuk dihet saktësihst mënyra e ballsamimit të kufomave, pastaj mnyra se si u ndyrtuan piramidat dhe teknika që u përdor aty etj. Përdorimi i Hieroglifeve etj.Times New Roman]Vetë Kurani është shkencë dhe numri 57 është kodi ose ,,pasword,, me të cilën mund të vërtetohet se në të çdo gjë, çdo germë dhe çdo numër është i përpiktë. Psh. Kurani ka 114 kaptira dhe nëse i shumzojmë me 57
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . | |
| |
| | | | Mendimi Shkencor Gjate Shekujve . | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |