Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ne bijtë e shekullit të ri

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptySun Apr 26, 2009 6:46 pm

Ne bijtë e shekullit të ri

Shkruan: Avdi IBRAHIMI, Prizren

Të nderuar bashkëluftëtarë dhe veteranë të UÇK-së. Lexova në “dervina.com”artikullin e shkruar nga Rexhep Ahmeti,dhe Agim Barja ”Veteranët e luftës së UÇK-së, bojkotojnë zgjedhjet. Mendim të njëjtë me ju kam edhe Unë bashkëluftëtari juaj dhe veterani i UÇK-së nga ish Zona Operative e Pashtrikut. A. I. ku në asnjë rast nuk do të shkeli betimin e dhënë në luftën çlirimtare.

Fati I Kosovës plagëmadhe, është edhe më tej një teatër tragjikomik, tragjikomike janë edhe zgjedhjet e 17 nëntorit e këtij viti, tragjikomike është edhe pritja e pafund e zgjidhjes së çështjes shqiptare. Por këtë se ka menduar kurrë qytetari shqiptar pas tri luftërave çlirimtare, pas atyre që dhanë më të shtrenjtën jetën, pas atyre që mbetën pa gjymtyrët e trupit, pas atyre që u masakruan mizorisht nga foshnja e deri te plaku, nga barbaria ushtarake serbe. Sikur u harrua derdhja e gjakut nëpër shekuj nga sundimtar të huaj, sikur u harrua ku ishim dje dhe çka duam sot dhe, çfarë të ardhme duhet ndërtuar, sikur u harrua intelektualizmi kombëtar dhe, u hodh vrapi pas krijimit të liderëve të rrejshëm, si dje, ashtu edhe sot, sikur u harrua se jemi të vonuar dhe, vonesat po na kushtojnë shtrenjtë, jo! jo! s’duem më humbë më, mjaft kemi humbur, mjaft na kanë shfrytëzuar të huajt. Kjo mi kujton vargjet e Migjenit në poezinë e tij revoltuese thoshte:”S’duem për hir/, të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë “shejtnim”/, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit/, që të vajtojmë prap këngën e trishtimit/, këngën monotone, të pa shpirt, të skllavnis/. E tillë është pafytyrësia e klasës politike dhe, ndërkombëtarëve në Kosovë. Nga kjo Vetë-Qeverisje janë bërë premtime të rrejshme gjatë fushatave elektorale të më hershme, kjo kronologji mashtrimesh po duket edhe gjatë këtyre zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007 viti. Anipse edhe pas lufte populli jetoi me një përkeqësim të mirëqenies së qytetarit shqiptar, është bërë poshtërimi, degradimi i luftëtarit të lirisë. Ky devijim u bë në dëm të çështjes shqiptare nga regjimi antidemokratik I UNMIK-ut dhe, liderëve tanë servile ku Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mbahet i burgosur politik, tani me arrest shtëpiak. Zgjedhjet e radhës bëhen për pushtet dhe jo për shtet. Andaj me të drejtë ju Veteranë të luftës, Lëvizja Vetëvendosje dhe plot subjekte tjera jo qeveritare kanë dalë hapur kundër këtyre zgjedhjeve. Sepse kur popullit i mohohet liria dhe e drejta për vetëvendosje, zgjedhjet nuk janë të drejta. Këta lider fushatash zgjedhore kanë sjellë mjerimin social, shëndetësor, degjenerimin politik moral, këta kanë vjedhur bukën tone, mirëqenien tone, me mundin dhe djersën e qytetarit shqiptar, janë pasuruar, janë veshur me lukse tepër të shtrenjta, ndërsa populli po vuan edhe për bukën e gojës. Vjedhin pushtetarët, vjedhin ndërkombëtarët, vjedhin institucionet, vjedhin pasuri, vjedhin prona publike, vjedhin shpresën tone, shpresën tone të tanishme dhe atë të ardhmen. Shqiptarët për habi nuk shfaqin një revoltë të fuqishme kundër kësaj të keqeje të madhe. Ndoshta mijëra shqiptarëve kjo paudhësi politikë po u zien përbrenda por që nuk u duket në horizont ku ata jetojnë të nëpërkëmbur dhe nuk i pyet askush. Ka të atillë që nuk munden. Ka të atillë që nuk duan. Ka të atillë që s’dinë të bashkohen për të protestuar kundër kësaj paudhësie e pabesie të Udhëheqësve politik në vend. Ka të atillë që mblidhen për të protestuar kur u preket sedra dhe interesi personal. Deri kur kështu?!... Kam bindje se kështu do të vazhdohet deri në vetëdijesim të qytetarit shqiptar. Deri atëherë forcat progresiste dhe atdhetare duhet të punojnë pa u lodhur që të arrihet me çdo kusht bashkimi kombëtar shqiptar. Deri atëherë le të buçasë zëri i bijve të shekullit të ri vetëm një komb dhe një Shqipëri dhe, vetëm atëherë do të ketë zgjedhje të ndershme demokratike e të lira.

10 Nëntor, 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptySun Apr 26, 2009 10:29 pm

veten ne qoftese me zemer dhe mendje bojkotoni zgjedhjet dhe rrespektoni amanetin e deshmoreve,atehere mun te jemi shoke me mue dhe xhitin haxhiun valmir9 etj!!
Per ndryshe ne nuk perkrahim servilet tradhtaret ata qe ne emer te deshmoreve erdhen ne pushtet dhe naj heken qka ka shqiptare!
Poshte tradhtaret!
Rrnofshin patriotet shqiptare qe nuk iu perkulen te huajve dhe mbrojne identitetin kombetare! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptyMon Apr 27, 2009 11:05 am

o detektiv e xhit une e di cka flas e cka punoi se nuk shkeli ne derrasa te kalbta uner jam pune e jo fjal po kurr skeni per ti kuptuar shkrimet e mia ase punen time e mos u thirr nje emer ku se ki vendin aty
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptyMon Apr 27, 2009 11:13 am

Ti ke hi ne konflikt me vetveten!
Se thashe psiqikishte qenke i semure na vjen keq!
Edhe pse te kishim rrespektue me deshire ,po vet ke hi ne konflikt se nuk je shqiptare patriot ashtu siq mendon ti!
NUk ka nevoje te lavderosh veten po te tjeret te lavderojne!
Xhiti ka emer xhiti ka autoritet!
Dhe nuk bje ne pozita te primitiveve te atyre qe mundohen te dijne dhe nuk dijne!
Edhe nexhmedin spahiu dhe Migjen kelmendi shkruajn ,po jan ish udbashe dhe tashe udbashe!
kena plot qe shkruajn,po veprojn kunder bashkimit kunder interesave kombetare!
Nuk te bijn shkrimet e gazetave asgje ne kete forum,po ide biseda se si me dal nga kjo krize politike qe kemi!
Qka te bejme si te veprojme..
E keto ti qe shkruajn i dijn edhe femijet e djepit! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptyMon Apr 27, 2009 11:20 am

Qe nje shkrim per ju!se kushe qka ka qen!





Bac, ende nuk u kry…!

Ne bijtë e shekullit të ri F.0310202932481_m
Prof. Xhavit Dalloshi


Pas pyetjes sime që ia bëra një komandanti të lartë të ish-UÇK-së, se pse ne shqiptaret luftojmë mirë, por qe në fund e tradhtojmë njëri-tjetrin dhe humbim në politikë?! Një komandant i lartë i ish-UÇK-së, njëherë gjatë një bisedë në shtëpinë e tij, më tha:
“Në luftë kanë hyrë 4 grupe të ndryshme”:

- Një grup shqiptarësh, që uniformën e kishin veshur sa për sy e faqe, vetëm që tua shohin uniformën veshur, dhe ata nuk kishin qëllimin që të luftojnë fare!

- Grupi tjetër kishte veshur uniformën dhe rrokur armetë që te çliron më të vërtetë Atdheun. Ata hynë në luftë dhe japin jetën e tyre për çlirimin e Atdheut!

- Një grup tjetër, veshi uniformën që të shfrytëzonte rastin, që të pasurohen në luftë, ata vjedhin e bëjnë çka munden në emër të luftës. Qëllimi i tyre nuk ishte pra çlirimi nga okupatori dhe robëria!

- Kurse grupi tjetër, hynë në luftë me laps në dorë, (si në studime), ky grup ka llogaritur me kohë pushtetin, ata pra shfrytëzuan luftën për qëllimet e tyre politike që të vijnë në pushtet. Qëllimi i tyre nuk ishte çlirimi i atdheut, por ishte vetëm pushteti!

Kur dëgjova këtë shpjegim u befasova, thashë më veten time, vallë, mos jemi ne shqiptaret njerëz të çmendur, por, mjerisht këto fjalë të tij po dalin realitet!

Pas shpalljes se pavarësisë, më 17 shkurt 2008, ku u shpall Kosova ,,shtet i pavarur dhe demokratik“ sipas planit të Artisaarit dhe Rezolutës 1244, nga liderët politik u skenua dhe organizuan manifestime, tubime të ndryshme, kinse për manifestimin e ,,Pavarësisë së Kosovës“, disa të rinj të organizuar nga këta politikan dolën dhe defiluan me sloganin “Bac,u kry”.

Ky ishte ofendimi me i rënd që iu bë Adem Jasharit, dhe të gjithë dëshmoreve të kombit që dhanë jetën në luftën çlirimtare, për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Këta liderë të UÇK-së dhe të partive politike, si pozitë dhe opozitë, vazhdojnë prapë të manipulojnë në emër të UCK-së, se kinse: Adem Jashari dhe dëshmoret e dhanë jetën,,për Kosovën multietnike, për Kosovën pa flamur, për Kosovën pa ushtri, për Kosovën pa identitet kombëtar, dhe për “kombin kosovar“.

Çdo vit e më shumë po zbehet manifestimi i Epopesë së UCK-së. Organizimi dhe manifestimi i Epopesë së UÇK-së në Prekaz, këtë vit ishte shumë i zbehtë, pjesëmarrës në manifestim ishte një numër shumë i vogël i qytetareve, por edhe nuk kishte pjesëmarrës nga qeveria dhe presidenca e Kosovës.

Po do te ndodhe qe vitet e ardhshme Baca Adem e Hamëz Jashari dhe dëshmorët e luftës s’do të përmenden fare. Ata do të përmenden vetëm gjatëë fushatave tëe zgjedhjeve politike, sa për të fituar ndonjë votë!

Kjo dëshmon deklaratat tona të mëhershme, se shpallja ,,e pavarësisë“ nga ky Parlament dhe Kuvend kosovar është vetëm edhe një mashtrim i radhës, që po iu behet popullit shqiptar të Kosovës.

Po më vjen mirë, tani kohëve të fundit, por më kohë, e vërejti edhe Bekim Jashari, njëri prej familjes se Jasharëve legjendarë (por, këtë ende nuk po vërën Murat Jashari, me te cilin ende po manipulojnë dhe po e shfrytëzojnë ketë politikanet për interesa e tyre personale dhe partiake).

Bekim Jashari tha: Unë mendova se me të vërtetë ‘Bac ,u kry’, por tani po e shoh se, Bac, nuk qenka kry ende..!

Në Prekaz nuk ka qenë i pranishëm kryeministri Hashim Thaçi, nën përkujdesjen e të cilit është mbajtur “Epopeja”, po ashtu kanë munguar edhe i pari i vendit, Fatmir Sejdiu, ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, si dhe komandanti i FSK-së, Sylejman Selimi.

Bekim Jashari ishte i prekur se përse nuk ka pasur parakalim të ushtareve të UÇK-TMK- së.? Kjo forcë u shkatërrua nga vet shqiptaret karrieristë dhe servil!

Nuk kishte parakalim, sepse FSK-ja dihet fare mirë, se nuk është ushtri e Kosovës, por një forcë sigurie multietnike, që për detyrë ka intervenimin gjatë vërshimeve natyrore si dhe detyrën e zjarrfikësve.

Kjo pra dëshmon qartë, se Kosova nuk është shtet ende, por është koloni e UNMIK-ut dhe e EULEX-it. Në Kosovë punohet sipas planit të Artisaarit dhe rezolutës 1244, njëherësh edhe sipas planit të gjashtë pikëshit të sekretarit të OKB-së, z. Ban Ki-Moonit!

Pra, është mirë, që populli të kuptoi se Kosova nuk është shtet, por kjo është edhe një mashtrim i radhës nga politikanet tanë “shqiptarë”. Nuk ka shtet në botë pa vetëvendosjen e popullit shumicë, dhe pa demokraci të mirëfilltë!

Populli duhet te vetëdijesohet, dhe t’i thotë jo kësaj politike antishqiptare dhe antikombëtare! Lirinë nuk na sjellin të huajt, ajo fitohet nga vet populli, dhe më të drejtën për një Referendum gjithë popullor.
(Autori është anëtar i CDU-së dhe anëtar i kryesisë CDA – Gjermani)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptyMon Apr 27, 2009 12:48 pm

o detektiv smundesh ti mem tregue mua kush cka ka qen kur i kam dijt keto per secilin qe nga lufta ne slloveni e ne kroaci i njof shume para teje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptyMon Apr 27, 2009 1:54 pm

Kushe ka udheheq luften ne kroaci prej shqiptareve pasi po dieshe shume! fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptyTue Apr 28, 2009 1:05 am

per ne pakrac muj me te tregue se prej shqipareve para meje ska mundur te jet askush edhe nja tre shoke te tjer
naimi bashkimi neziri keta shqiptare ishim qe shkuam ne pakrac me unioformen e policis kroate
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptyTue Apr 28, 2009 1:14 am

e per zagreb po te trgoi shqiptare qe ishte me za ishte ferat barja ne te ishte pronar i hotelit tri seke e aty e di kush ka nejt ne te ,vetem nje emer po ta tregoi franjo tugjmani e per te tjer dihet behxhet sallahu .e shume e shume te tjerv qe ti nuk ke pas rast ti mesojsh keta emra edhe per 100 vjet se nuk ke koke me dijt ti me shume ase ma per rrahim ademin ti zdi qka din ase sot rrustem berishen ,o bylbyl sa mir kendon e ke gjet nxet mbrenda tasteri leht me shkrue fjale patriotizmi po hajt flej mos u zgjo nga gjumi se nuk je kerkushi larg je ti o bylbyl o patrioti i kafeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptyTue Apr 28, 2009 2:19 pm

PSE Zoteri nuk permend themeluesin e brigades shqiptare !
Komandantin kryesore FEHMI LLADROVCIN!

Tashe krejt komandanta!
Atehere fehmiu kerkonte qe te niset edhe lufta ne kosove,po ish oficeret shqiptare me mendje serbe e bojkotuan dhe bile u munduan qe te demtojne fehmiun me pacifisti bashkpunetorin e Milloshit i.RIGOVA! fla
Fehmiun organizatorin eformimit te uck-kan zan me harrue edhe vellau i vet laperi Ramiz Lladrovci,i cili vrapon here ane e here kendej per karrig pushtet!
Pa asnje dit shkolle ka qen tashe ku me dijt qfare diplome a dreqi kan marre!
Krejt Diplomata e gjykatsa u ban pas lufte me diploma te blera!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
an-di
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 168
Age : 96
Vendi : Kushtrimi KOMBIT
Profesioni/Hobi : nuk rri kot!
Registration date : 11/03/2009

Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri EmptyTue Apr 28, 2009 3:41 pm

Xhiti,emnin s'ta dim,s'o me randsi,a ban s'paku me e dit' qfare pergaditje shkollore ke?

flm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ne bijtë e shekullit të ri Empty
MesazhTitulli: Re: Ne bijtë e shekullit të ri   Ne bijtë e shekullit të ri Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne bijtë e shekullit të ri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A është UÇK-ja ushtria më e suksesshme e shekullit ne botë?
» MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA
» KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX
» 100 datat më të rëndësishme të Shekullit të kaluar!
» Helenizimi i jugut të Shqipërisë dhe shurdhmemecëria e Tiran

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: