Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shëndeti dhe të ushqyerit

Shko poshtë 
+21
Eva0506
Çamshqiptar
arben
bessa
**Embelsira**
shpendi
Hana
drenusha
rrebelja
shaban cakolli
Lea_uk
Beton
tom sojer
Sy kaltri
azzurra
silvi
Vista
meli
Anna
Kosovarja
Sofra
25 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyMon Dec 08, 2008 8:33 pm

Ne ndihme te shendetit : 10 rregulla per t'u ushqyer me mire!

Duhet te fillojme te heqim dore nga ushqimi me teperice dhe duhet te nisim te vleresojme pjata te tilla te shendetshme si peshku, zarzavatet, frutat etj.

Ja disa rregulla te domosdoshme per t'i njohur ne ndihme te jetes dhe te shendetit tone:

- Nese eshte e mundur, beni pazar cdo dite, nje ushqim i ruajtur ne frigorifer per disa dite, humbet shume vitamina dhe elemente ushqyes.


- Ziejini sa me pak qe te jete e mundur ushqimet (zarzavatet, mishin, peshkun).

- Zgjidhni ushqime integrale dhe biologjike nga vende ku nuk jane perdorur plehra kimike dhe pesticide.

- Konsumoni pak mish dhe kujdesuni qe ai te jete i fresket dhe i sigurte.

- Konsumoni shume peshk, mundesisht peshk deti dhe jo rezervati.

- Mbas zierjes shtoni vajin e ullirit dhe perdorni pak kripe.

- Sa me shume fruta dhe zarzavate te stines dhe jo te serres.

- Mos e teperoni me pijet alkolike, idealja eshte nje gjysem gote vere e kuqe gjate vakteve.

- Evitoni alkolet e forta.

- Mos pini duhan.

- Pak embelsira.

- Te pakten gjysem ore levizje ne dite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyMon Dec 08, 2008 8:58 pm

Kolesteroli i larte, ushqimet qe duhen evituar dhe ushqimet qe duhen marre

Eshte nje lipid i pranishem normalisht ne gjakun tone. Po te mos ekzostonte shume hormone nuk do te mund "te ndertoheshin" nga melcia jone. pra vetem teprica e kolesterolit eshte e demshme, pasi ajo ngjitet si mastic mbi arteriet koronare, duke shkaktuar deme vaskulare.

Ne nje perqindje te larte te rasteve, kolesteroli i larte eshte me baze ushqimore; nje ushqim i larmishem, i pasur me zarzavate dhe fruta te fresketa mund te luftoje kolesterolin e tepert. I rendesishem eshte edhe aktiviteti fizik; kolesteroli si te gjitha yndyrnat e tjera, mund te digjet permes nje aktiviteti te rregullt fizik.

Ushqime qe duhen evituar:
Gjithshka qe permban margarine vegjetale te hidrogjenuar, vaji vegjetal.

Ushqime qe duhen konsumuar rralle:
Gjalpe, sallo derri, sallamra.

Nje ceshtje me vete perben veza: e verdha e vezes eshte e pasur me kolesterolin "e mire", pra me HDL, sic quhet. Kush e ka kolesterolin e larte mund te haje pa problem veze dy here ne jave, mjafton qe e verdha e vezes te mos skuqet.

Dhe sa me shume:
Soje e verdhe, qiqra, bizele, bathe, vaj ulliri, pashk deti, patellxhana, rrepa, karota, koper, angjinare, laker, spec djeges, domate, molle, ananas, rrush, kivi, bajame, avokado, limon.

Keto ushqime e ulin kolesterolin dhe jane kardiombrojtes, fale perqindjes se larte te vitaminave antioksiduese: beta karoten, C dhe E.

Fitoterapia:

- Leng selinoije : Nje gote leng te shtryshur selino, ne mengjes (esell).

- Leng lakre: Nje gote leng lakre te zeze mbasdite.

- Vere argjinaresh : Zbusni ne uje 30 gr gjethe angjinari ne 1 liter vere te kuqe. Nje gote te vogel ne mbremje, gjate darkes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyMon Dec 08, 2008 9:12 pm

Perdorimi i bimeve per te pasur sy te bukur:

Ekziston nje bime e rendesishme per bukurine e syve: fiordaliza ose lulja e grurit. Nje lule e mrekullueshme, e dashur per impresionistet, me te cilen jane mbushur pikturat e Renoir e Monet. Francezet e pelqejne pa mase kete bime te perdorur ne patologjine okulare:

Fitoterapia ne rast te konjuktiviteve por edhe per te pasur sy sa me te bukur:

- Kompresa me caj gjethe fiiordalize e mellage: ne dy litra uje te valuar zieni per 15 minuta 10 gram gjethe prej seciles bime, pas filtrimit pergatisni kompresa me garza sterile, te njomura me cajin e pergatitur.

- Kompresa me infuzion te pergatitura me lule alte, mellage e kamomil: ne dy litra uje te valuar mbani nje infuzion per 30 minuta: 20 gram lule kamomili, 50 gram lule alte, 50 gram lule mellage. Pasi i keni filtruar, shtoni nje luge kripe dhe kryeni lavazh te syve me garza sterile.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyMon Dec 08, 2008 9:30 pm

Ushqimet dhe reumatizma:

Per te gjitha llojet e ndryshme te reumatizmave:

Ushqimet qe duhen preferuar:
Te gjitha llojet e peshqve, te pasur me acid omega 3: salmoni, sardelet, acugat. Gjithashtu qershi, ananas, shalqi, nespulla, mandarina.

Ushqimet qe duhen kufizuar:
Mishi i kuq, frutat e thata, bishtajat e thata, pijet alkolike, kafja.

Fitoterapia:
- Leng qershie te ziera: Pihet ne mengjes.

- Hithra, grame dhe sherebele: Vendosni prej seciles nga bimet 10 gram gjethe ne nje liter uje, ziejini per 5 minuta. Pihet gjate dites.

- Kataplazme me gjethe te fresketa rrodheje dhe lakre:
thermoni 100 gram gjethe te fresketa te bimeve te mesiperme dhe perdorini per 20 minuta ne pjesen e dhimbshme.

- Banje me qitro, mellage dhe lule shtogu: Ne tre litra uje zieni per 20 minuta 100 gram gjethe qitroje, 150 gram gjethe mellage, 300 gram gjethe lule shtogu. Pas kullimit derdheni preparatin ne vasken e banjes te mbushur me uje te vaket dhe beni banje ne ate uje.

- Vaj dafine: Zbusni 30 gram gjethe te thata dafine ne 60 gram alkol te mirefillte. Nje dite me vone solucionin e perftuar bashkojeni me gjysem litri vaj ulliri. Pasi e keni zier ne banjemari per tri ore, filtrojeni dhe mbajeni ne nje vazo qeramike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 1:53 am

Kumbullat e thata kundër aterosklerozës


Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 F.1107112112859_m

Një studim në kafshë eksperimentale ka treguar se konsumimi i kumbullave të thatë ngadalëson zhvillimin e aterosklerozës, sëmundje inflamatore e enëve të gjakut e cila sjell deri te paraqitja e sëmundjeve të rënda kardiovaskulare dhe konsiderohet si shakatari udhëheqës i vdekshmërisë në kohën kur jetojmë.

Kumbullat e thata janë konsideruar pozitive për aparatin tretës, mirëpo studimi i ri tregon për ndikimin e tyre pozitiv në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Më parë, po ashtu është treguar se kumbullat e thata ulin nivelin e LDL-kolesterolit (kolesterolit të keq), dhe në këtë mënyrë parandalojnë edhe zhvillimin e aterosklerozë.

Kumbullat e thata përmbajnë përbërës të ndryshëm, siç janë kaliumi, magnezi dhe bori, të cilët kanë aktivitet të lartë antioksidues dhe mendohet se është pikërisht kjo arsyeja për veprimin pozitiv në shëndet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:54 pm

300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet

Shkruar nga Armend Qushku
Wednesday, 23 April 2008
Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Jetosh

“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes.
Çelësi është gjithnjë tek informacioni.Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm plot 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë.
Kështu ju mund të lexoni brenda nëntë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë as këshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si t’i ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumësht gjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera si këto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t’i harrojë asnjëherë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:56 pm

ZEMRA
Si të luftoni sëmundjet kardiake
1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
5-Evitoni, alkoolin, duhanin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:57 pm

Kolesteroli
Këshilla për të ulur kolesterolin

6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.
7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.
10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:57 pm

OBEZITETI
Si të mposhtini mbipeshën

11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një
masë e caktuar e tyre çdo ditë.
14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t’i vendosim në dietë të shëndetshme.
15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.
16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha
llojet, por me kufi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:58 pm

ANEMIA
Çfarë duhet të konsumojnë anemikët
18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t’u trajtuar.
21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.
22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.
23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:59 pm

REUMATIZMA
Si ta kurojmë reumatizmëm

26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.
28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.
30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
31-Përdorni ujë mineral.
32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 2:59 pm

SPONDILIATROZA
Si të evitojmë dhimbjet

34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.
36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:00 pm

SINOZITI
Këshilla për sëmundjen

42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë
44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
47-Për t’u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:00 pm

MIGRENA
Këshilla për të evituar dhimbjen:
48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.
49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.
50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset.
51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:01 pm

DIABETI
Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:
53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.
57- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra.
58- Efikase edhe bajamet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:01 pm

PANKREASI
Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:
59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.
60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna.
61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:02 pm

VESHKAT
Si të evitoni sëmundjet e veshkave:
62-Evitoni kripën e tepërt.
62-Pini sa më shumë lëngje.
64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
65-Konsumoni lëng kumbulle.
66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:03 pm

MUSHKËRITË
Si të ndihmoni mushkëritë:
67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
69-Mos përdorni duhan.
70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.
72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:03 pm

GURËT NË TËMTH
Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:
74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.
75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.
76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:04 pm

KRIZAT E BARKUT
Evitoni dhimbjet e barkut me:
79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
80-Mish, peshk, shpretkë.
81-Vezë, perime, fruta.
82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit.
84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:04 pm

MËLÇIA
Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:
85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.
87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës.
90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:05 pm

DIETA DHE SHËNDETI
Si të mbash oreksin nën kontroll:
91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t’i konsumosh.
92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin.
93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.
94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t’u dobësuar.
95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:05 pm

HIPERTENSIONI
Rregulla për të mos nxitur sëmundjen:
96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.
98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.
99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.
100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:06 pm

BRONKITI KRONIK
Si të mbani larg vetes sëmundjen:
101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.
103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 EmptyThu Feb 19, 2009 3:06 pm

TIROIDJA
Ushqimet që i bëjnë keq tiroides:
107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet të konsumojnë fasulet.
109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.
110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.
vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: Shëndeti dhe të ushqyerit   Shëndeti dhe të ushqyerit - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shëndeti dhe të ushqyerit
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 7Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6, 7  Next
 Similar topics
-
» Te reja nga bota e mjekesise!
» ”PEGASI” BUKURIA DHE SHËNDETI NË FOKUS
» Pegasi, Bukuria, Shendeti nga Majlinda Shabani (Aleksandra)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: