Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Te reja nga bota e mjekesise!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Te reja nga bota e mjekesise!   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:10 pm

Gratë, më në rrezik nga tymi i duhanit
Shekulli Online | 05/07/2009



Gratë mund të jenë më në rrezik sesa burrat për t'u prekur në mushkëri, si pasojë e tymit të duhanit. Studimi, i cili mori në shqyrtim rreth 1 mijë duhanpirës me sëmundje në mushkëri, tregoi se gratë janë më në rrezik të preken në mushkëri që në moshë të re, brenda pak viteve nga fillimi i pirjes së duhanit.

STORY
Statistikat tregojnë se 100 vjet më parë, sëmundjet që lidhen me duhanin preknin kryesisht vetëm burrat. Kjo për arsye se atëherë shumë pak gra pinin duhan.

Por, në 100 vjetët e fundit, gjërat kanë ndryshuar; miliona gra pinë cigare, prandaj edhe shëndeti i tyre është bërë më i pambrojtur ndaj sëmundjeve që lidhen me duhanin. Në vitin 1987, kanceri në mushkëri ia kaloi kancerit në gji, duke u bërë kanceri më vdekjeprurës mes grave.

Tani, pas 22vjetësh, studimi i ri tregon se mushkëritë e grave duket se janë më të pambrojtura nga tymi i cigares. Shkencëtarët në Norvegji morën në shqyrtim afro 1 mijë pacientë me sëmundje kronike në mushkëri ose COPD. Nga kjo sëmundje, në Shtetet e Bashkuara, çdo vit vdesin rreth 120 mijë vetë.

Rezultatet e studimit treguan se gratë prekeshin nga kjo sëmundje në moshë më të re se sa burrat. Gjithashtu, mes atyre me mushkëri të dëmtuara kishte gra që kishin pirë më pak cigare sesa burrat, çka i shtyn autorët e studimit të besojnë se gratë mund të preken në mushkëri më lehtë sesa burrat.

Për të shpjeguar përse ndodh kjo, shkencëtarët paraqesin disa teori: rrugët e frymëmarrjes tek gratë janë më të vogla dhe metabolizmi i kimikateve gjatë pirjes së duhanit ndodh tek gratë me një tjetër ritëm nga ai i burrave; teoria tjetër është se dallimet në gjene ose në hormone midis dy gjinive, gjithashtu duket se luajnë një rol në këtë aspekt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Re: Te reja nga bota e mjekesise!   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:11 pm

Efektet e periudhës së inkubacionit tek foshnjet 
Një grup mjekësh italianë thonë se valët elektromagnetike të inkubatorëve në maternitete mund të afektojë ritmin e rrahjeve të zemrës tek foshnjet e sapolindura. Tani ekspertët po kërkojnë kryerjen e studimeve të tjera për të përcaktuar nëse inkubatorët lënë ndonjë efekt të përherëshëm në shëndetin e foshnjeve. 

Inkubatorët përdoren gjerësisht për të mbajtur ngrohtë foshnjet e sëmura ose të lindura parakohe, duke minimizuar kështu sforcimin apo stresin në organizimin të tyre.

Por rezultatet paraprake të një studimi tregojnë se fushat elektromagnetike që krijohen nga inkubatorët mund të afektojnë ndryshueshmërinë e ritmit e rrahjeve të zemrës së bebeve.

Në Siena të Italisë, mjekët morrën në shqyrtim 43 foshnje të porsalindura. 27 foshnje u analizuan në inkubator, kur aparati punonte dhe kur ishte i fikur. 16 foshnjet e tjera shërbyen si grup krahasimi.

Rezultatet treguan se foshnjet në inkubator provuan rënie në ndryshueshmërinë e ritmit të rrahjeve të zemrës kur aparati punonte. 16 foshnjet e tjera nuk pësuan asnjë ndryshim në rrahjet e zemrës.

Kur rënia e ndryshueshmërisë së ritmit në rrahjet e zemrës vihet re tek të rriturit që vuajnë nga sëmundje të zemrës, kjo shihet si një prognozë jo e mirë e pacientit. Por çfarë tregon ky ndryshim tek foshnjet, për këtë mjekët nuk janë të sigurt.

Ndryshueshmëria e ritmit të zemrës u shtua përsëri kur inkubatorët ndërprenë punën, prandaj ekspertët po kërkojnë kryerjen e studimeve të tjera për të përcaktuar nëse inkubatorët lënë ndonjë efekt të përherëshëm në shëndetin e foshnjeve. (VOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Trajtimi gjenetik u kthen shikimin të verbërve   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:12 pm

Mjekët spitalin e fëmijëve në Filadelfiat njoftuan se kanë rikthyer shikimin tek të verbërit duke riparuar gjenin, dëmtimi i të cilit shkakton humbjen e të shikimit. Ky zhvillim cilësohet si një mrekulli në trajtimin e verbimit dhe një hap i jashtëzakonshëm në fushën e terapisë gjenetike. Shkencëtarët mendojnë se kjo mënyrë hap rrugën për trajtime të reja të 140 formave të tjera verbimesh si pasoje e dëmtimit të gjenit përgjegjës për shikimin

E lindur thuajse e verbër, sytë e Manuelës dridhen. Duke parë vetëm forma të turbullta, ajo, njësoj si Tomasso që vuan nga i njëjti verbim gjenetik, mund të vrojtojë vetëm me vështirësi dhe mund të renditet mes atyre që verbohen plotësisht para se të arrijnë moshën 40 vjeç.

Këta janë doktorët Maguire. Al është kirurg dhe bashkëshortja e tij Jean Bennet, eksperte e terapisë gjenetike. Doktor Maguire tregon se një ditë e pyeti të shoqen e tij nëse ishte e mundur inplantimi i një gjeni në retinë për të zevendësuar gjenin e dëmtuar. Dhe ajo u përgjigj se po. Kështu filloi rruga e tyre në trajtimin e verbimit.

20 vjet më vonë, pas shumë kërkimesh, eksperimentesh e dështimesh, ata rikthyen shikimin tek qentë në laborator dhe ishin gati ta provonin këtë metodë tek njerëzit nëpërmjet terapisë gjenetike.

Ata gjetën një mënyrë për inplantimin e gjeneve në pjesën e mbrapme të syrit dhe i lanë aty derisa të zhvilloheshin.

Manuela, studente, ëndërronte se ky transplantim gjenetik mund t’a ndihmonte që një ditë të lexonte. Ajo pranoi menjëherë t’i nënshtrohej kësaj procedure.

5 javë pas operacionit, mjekët vunë re se sytë e Manuelës filluan të reagonin ndaj dritës. Bebja e syrit zmadhohej e ngushtohej në varësi të dritës njësoj si sytë normalë dhe ajo filloi të dallonte shkronjat e alfabetit.

Shkencëtarët mendojnë se kjo mënyrë trajtimi gjenetik hap rrugën për trajtime të reja të 140 formave të tjera verbimesh si pasoje e dëmtimit të gjenit përgjegjës për shikimin, si dhe për trajtimin e dëmtimit macular, sëmundje verbimi që prek rreth 2 milionë amerikanë. Por mbi të gjitha, ekspertët e shohin këtë zhvillim si hap të madh drejt një të ardhme kur sëmundjet jo gjithmonë do të cilësohen të pashërueshme. (VOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Vaksina e re parandalon rishfaqjen e kancerit në tru   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:13 pm

Një vaksinë e re kundër kancerit në tru ka filluar të eksperimentohet në rreth 20 spitale të Shteteve të Bashkuara dhe deri tani mjekët dhe pacientët shprehen të kënaqur me rezultatet e përdorimit të saj. Vaksina, në fakt parandalon rishfaqjen këtij tumori vdekjeprurës pas heqjes me operacion. Dhe për shumë pacientë që përpiqen me çdo kusht të gjëjnë një mënyrë shërimi, kjo vaksinë ka ngjallur shpresa të mëdha. 

Rajan Degrand nga Saint Luisi, jetonte ëndërën amerikane; i martuar, me dy fëmijë, dhe pronar i suksesshëm i një kompanie për prodhimin e pajisjeve për lojën e golfit. Katër vjet më parë, në moshën 32 vjeçare ai filloi të vuante nga dhimbje të forta të kokës. Mjekët e vizituan dhe gjatë një skanimi, ata zbuluan një tumor, në pjesën ballore.

Kirurgët e operuan dhe ia hoqën tumorin, por jo sëmundjen që fshihej pas tij. Rajan vuante nga një formë vdekjeprurëse e kancerit në tru. Kur ndodhej vetëm ai edhe qante. Frika më e madhe ishte se po të vdiste çfarë do të ndodhte me familjen e tij e kush do të kujdesej për ta.

Mjekët i thanë familjes Degrand se me këtë lloj tumori njeriu mund të jetojë jo më shumë se një vit.

Bashkëshorja e Rajanit, Kejt tregon se mjekët i thanë se s’mund të bënin gjë për shërimin e tij, përveç trajtimeve të zakonëshme që mund të lehtësonin dhimbjet dhe që nuk sillnin shërim.

Por Rajan nuk e pranoi këtë fat. Ai u interesua në mbarë vendin për të gjetur ndonjë trajtim eksperimental dhe përfundoi në universitetin Duke, ku mjekët po provonin një vaksinë për parandalimin e rishfaqjes së tumorëve në tru, njësoj si në rastin e Rajanit.

Që nga ajo kohë, një herë në muaj, Rajan Degrand shkon me aeroplan nga Saint Luisi ku banon, për në Durham të Karolinës së veriut për të marrë vaksinën me inxheksion. E mira tjetër është se vaksina godet vetëm qelizat kanceroze, çka do të thotë se Rajan nuk ndjen asnjë efekt anësor. E vetmja shenjë që vihet re pas inxheksionit është një fryrje e vogël në vendin e gjilpërës.

Doktor Sampson thotë se pacientët që kanë marrë këtë vaksinë 5, 6 vjet më parë vazhdojnë të jetojnë. Më parë, pacientët me këtë lloj tumori në tru nuk jetonin më shumë se një vit. Vaksina tani po eksperimentohet në 20 spitale në mbarë Shtetet e Bashkuara. Eksertët thonë se është ende herët të thuhet që kjo vaksinë është kurë shërimi, por fakti është se ajo ka ngjallur mjaft shpresa. (VOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Ilaçet kundër migrenës shkak për dhimbje kronike   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:14 pm

Shumë njerëz që vuajnë nga migrena përdorin barna kundër dhimbjeve. Shkencëtarët thonë se kura kundër migrenës mund të jetë më e keqe sesa sëmundja. Ndër ilaçet që përfshihen për trajtimin e dhimbjeve të kokës që shkaktohen nga migrena janë buta-bital dhe oxy-codone. Por një studim i kohëve të fundit tregon se përdorimi i shpeshtë i ilaçeve kundër dhimbjeve mund ta bëjnë migrenën kronike. Mjekët pranë kolegjit mjekësor Albert Ajnshtajn morrën në shqyrtim 24 persona që vuanin nga dhimbje të kokës. Gjatë studimit këtë pacientë u pyetën se çfarë ilaçesh mernin kundër këtyre dhimbjeve. Ata që merrnin ilaçe kundër dhimbjeve të kokës të paktën 8 herë në muaj kishin dy herë më shumë gjasa që brenda një viti këto dhimbje të bëheshin kronike. Gjithashtu, mjekët vunë re se pacientët që merrnin ilaçe josteroidale kundër migrenës si përshembull aspirin, advil e motrin, nuk ndodheshin në rrezik të madh për t’u prekur nga migrena kronike. (VOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Si ndihmon shëndeti i mirë te meshkujt   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:15 pm

Është e njohur se pasja e një mënyre të shëndetshme jetese mund të sjellë një ndikim pozitiv në pjellshmërinë e burrave. Gjasat e meshkujve për të pasur fëmijë pakësohen pasi kalojnë moshën 35-vjeçare, kjo sipas studimeve të fundit. Studiuesit nga SHBA, kanë zbuluar se shkalla e dëmtimit të materialit gjenetik që përfshin qelizat e spermës rritet me moshën. Ndryshe nga pjesa më e madhe e qelizave të trupit, qelizat e spermës janë të paafta ta ndreqin këtë dëmtim. Më tej, studiuesit zbuluan se ndërsa burri moshohet, ai humb aftësinë natyrore të përzgjedhë qelizat e pashëndetshme. Ata zbuluan se burrat mbi 35-vjeç kishin një përqendrim më të lartë sperme me fille të prishura të ADN-së. Është i njohur fakti se pasja e një mënyre të shëndetshme jetese mund të sjellë një ndikim pozitiv në pjellshmërinë e burrave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Diagnostikimi i kancerit të prostatës   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:16 pm

Mjekët tani thonë se një mënyrë e zakonëshme për zbulimin e kancerit të prostatës mund të mos jetë e efektëshme për miliona burra. Ata e lidhin këtë me peshën trupore. 

Sipas studimi, tek njerëzit mbi peshë, kanceri mund të zhvillohet pa u kuptuar dhe arsyeja për këtë nuk është dhjami që e mbulon tumorin duke e bërë të padukshëm, por është gjaku i tepërt që shkakton problemin.

Mjekët në qëndrën mjekësore të universitetit të Miçiganit morrën në shqyrtim 13 mijë burra me kancer në prostat. Ata analizuan gjendjen e antigjenit PSA , proteinë që përdoret për të diktuar kancerin në prostat duke matur praninë e saj në gjak. Shkencëtarët panë se nivelet e proteinës PSA-së ishin më të ulta tek personat mbi peshë.

Dihet se nivelet e larta të PSA-së në gjak përbëjnë një shenjë apo sinjal se kanceri mund të jetë i pranishëm. Atëherë si shpjegohet që tek burrat mbi peshë e me kancer në prostat nivelet e proteinës PSA-së ishin më të ulta, madje nën nivelin normal? 

Shkencëtarët thonë se kjo ndodh pasi burrat mbi peshë kanë sasi më të madhe gjaku në organizëm, dhe kjo shkakton uljen e nivelit të PSA-së. Por ata thonë se edhe matja apo leximi i gabuar i niveleve të PSA-së gjatë analizave mund të jetë një arsye përse njerëzit mbi peshë diagnostikohen me kancer tepër të zhvilluar në prostat. Kanceri i tyre zbulohet vonë kur tumori është rritur dhe kur nivelet e PSA-së janë aq të larta sa që kanceri nuk mund të qëndrojë më i fshehur. Ekspertët thonë se kërkime të tjera nevojiten për të përcaktuar nëse analiza e PSA-së duhet të korrigjohet për të marrë parasysh peshën trupore të pacientit. (VOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Pakësohen rastet e vdekjes nga kanceri tek fëmijët   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:16 pm

Një studim i kryer nga qëndra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve tregon se numri i vdekjeve nga kanceri mes fëmijëve në Shtetet e Bashkuara është pakësuar dukshëm gjatë 20 vjetëve të fundit. Kjo falë trajtimeve më të mira siç janë transplantimi i palcës së kurrizit dhe përmirësimet teknologjike në fushën e kimoterapisë. 

Studimi u krye nga qëndra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve. Rezultatet tregojnë se që prej vitit 1990, numri i vdekjeve nga kanceri mes fëmijëve ka rënë 20 përqind.

Përparim më i madh në këtë fushë është arritur në luftën kundër leuçemisë, një prej kancereve më të zakonshëm mes fëmijëve. Mundësitë e mbijetësës nga leuçemia tani janë 30 përqind më të mëdha ose 80 përqind nga më pak se 50 përqind që ishin në vitet 1970. Studimi tregon se numri i vdekjeve nga leuçemia ka rënë më shumë falë trajtimeve më të mira siç janë transplantimi i palcës së kurrizit dhe përmirësimet teknologjike në fushën e kimoterapisë.

Por këto arritje nuk janë të barabarta mes racave ose rajoneve gjeografike. Numri i vdekjeve mes fëmijëve latinë apo hispanik nuk u pakësua siç ndodhi mes racave të tjera. Gjithashtu, rënia e numrit të vdekjeve nga kanceri ishte 30 përqind më e ngadaltë në pjesën perëndimore krahasuar me atë në pjesën e mesme-perëndimore të Shteteve të Bashkuara. (VOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Ndikimi i kafeinës tek gratë shtazane   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:18 pm

Sipas studimit, gratë shtatzane që pijnë më shumë se 200 miligram kafe në ditë, dyfishojnë rrezikun e dështimit të barrës. Studimi paralajmëron edhe ndaj çajit, pijeve freskuese që përmbajnë kafeinë masdje edhe disa barna, që prekin shtatzaninë.

Mjekja Tracy Flanagan thotë se ajo që e dallon këtë studim nga studimet e mëparëshme është se edhe një nivel i ulët kafeine mund të shkaktojë dështimin tek gratë shtatzane. Kërkimet në këtë fushë tregojnë se gratë shtatzane që konsumojnë më pak se 200 miligram kafe në ditë, gjithashtu rrezikojnë barrën e tyre. Deri tani nuk dihet përse kafeina ndikon kaq shumë tek shtatzania, por eksertët thonë se kafeina mund të shtojë ritmin e rrahjeve të zemrës tek fetusi ose bllokon ose kufizon qarkullimin e gjakut tek foshnja në barkun e nënës.

Studimi u krye nga qëndra mjekësore March of Dimes. Të paktën një ekspert thotë se shumica e aborteve apo dështimeve rezultojnë nga anomalitë në fetus. Por autorja e studimit thotë se gratë duhet të përpiqen të heqin dorë nga kafeina gjatë të paktën 3 ose 4 muajve të parë të shtatzanisë për të patur një lindje të suksesëshme e pa probleme. (VOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Mungesa e ndjenjës së nuhatjes, shenjë paralajmëruese e sëmu   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:19 pm

Mungesa e ndjenjës së nuhatjes, shenjë paralajmëruese e sëmundjeve neurologjike


Sipas një studimi, humbja e ndjenjës së të nuhaturit mund të jetë një nga shenjat e hershme paralajmëruese për sëmundje të rënda neurologjike. Dihet se aroma apo era përbëhet nga grimca molekulash shumë të vogla që thithen nëpërmjet hundës dhe shkojnë në qelizat përkatëse të trurit. Shpesh një aromë na kujton një kohë apo vend të caktuar. Pra del se ndjenja e aromës ka lidhje me kujtesën dhe kur kjo ndjenjë humbet, duket se në qelizat e trurit ka ndodhur diçka. Studimi i ri lë të kuptohet se humbja e aftësisë për nuhatje mund të jetë shenjë e shtimit të rrezikut për prekjen nga sëmundja e Parkinsonit, sëmundje e rëndë neurologjike. Shkencëtarët në shtetin Havai morën në shqyrtim më shumë se 2 mijë persona, të cilëve iu tha të provonin erëra apo aroma të ndryshme. Gjatë provave, pjesëmarrësve iu dha të nuhasnin aroma duke filluar nga limoni, gazi natyror, sapuni e iu kërkua atyre të identifikonin erën përkatëse, pra nga cili objekt vinte. Rezultatet treguan se personat që nuk ishin në gjendje të përcaktonin aromat përkatëse kishin pesë herë më shumë gjasa të prekeshin më vonë nga sëmundja e parkinsonit, në krahasim me pjesëmarrësit e tjerë që u treguan më mirë përsa përket identifikimit të aromës. Sipas studimit, ndjesia e nuhatjes shpesh duket se zhduket 4 vjet përpara shfaqjes së shenjave të zakonshme të parkinsonit, siç janë dridhjet e gjymtyrëve dhe vështirësi në ecje. Studime të mëparshme kanë treguar se një pakësim i ndjenjës së nuhatjes ndonjëherë paralajmëron edhe alcajmerin, gjithashtu sëmundje neurologjike. Kjo i bën shkencëtarët të mendojnë se dobësimi i kësaj ndjesie mund të jetë shenjë paralajmëruese e vdekjes së qelizave të trurit që janë përgjegjëse për nuhatjen. Ekspertët këshillojnë që njerëzit të cilët provojnë një humbje të papritur e të pashpjegueshme të nuhatjes duhet ta diskutojnë këtë gjendje menjëherë me mjekun e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Mbipesha rrezik potencial për astmën   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:20 pm

Shtimi i peshës e bën më të vështirë kontrollin e astmës, bëhet e ditur nëpërmjet të dhënave të paraqitura në Grapevine, Teksas, në takimin e përvitshëm të Kolegjit amerikan për Alergjinë, Astmën dhe Imunologjinë. 

Në një studim 3-vjeçar, studiuesit vëzhguan 2 396 pacientë me formë të rëndë të astmës ose të vështirë për t'u mjekuar. Pacientët që shtonin 2 kilogram ose më shumë gjatë vitit të parë të studimit kishin një kontroll më të dobët të astmës dhe një cilësi jetesë më të keqe sesa pacientët që ruanin peshën fillestare ose humbnin 2 ose më shumë kilogram gjatë së njëjtës periudhë, njoftuan studiuesit. 

"Zbulimet tona janë në përputhje me relacionet që tregojnë se rritja e treguesit të peshës trupore është e lidhur me një kontroll jo të mirë të astmës dhe të stilit të jetesës së lidhur me astmën", komentoi dr. Tmirah Haselkorn, nga EpiMetrix, Inc., në jug të San Franciskos. "Strategjitë për të parandaluar shtimin në peshë mund të ndihmojnë pacientët të arrijnë të kontrollojnë më mirë astmën dhe të përmirësojnë mënyrën e tyre të jetesës", shtoi ai. 

Pasi morën në konsideratë ndikimin e mundshëm të faktorëve të tjerë të njohur të astmës, masën fillestare të trupit, sëmundjet e tjera, zgjatjen dhe gjendjen e astmës, funksionimin e mushkërive dhe përdorimin e steroideve orale, u konstatua se probabiliteti për të pasur një kontroll më të dobët të astmës pas 12 muajsh u rrit me 22 për qind tek pacientët, të cilët shtonin në peshë gjatë kësaj periudhe në krahasim me pacientët të cilët ruanin një peshë konstante. (gazeta start)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Puna natën dhe kanceri   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:21 pm

Një njoftim shqetësues për ata që punojnë gjatë turnit të natës: një studim i ri thekson se ata janë nën një rrezik të shtuar për t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes së rezultateve të studimit që arriti në këtë përfundim, Agjencia ndërkombëtare për kërkime në fushën e kancerit, degë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se së shpejti do ta klasifikojë punën natën si një ndër shkaktarët e mundshëm të kancerit. Dhe ka gjasa që një hap të ngjashëm të ndërmarrë edhe shoqata amerikane kundër kancerit, e cila në të kaluarën i ka parë me dyshim pretendime të tilla të ngjashme.

Dihet se qëndrimi në diell, pa masa mbrojtëse, mund të shkaktojë kancer në lëkurë. Tani thuhet se edhe qëndrimi nën dritë artificiale mund të shkaktojë kancer, jo në lëkurë, por në organizëm. Agjencia për kërkime në fushën e kancerit, thotë se së shpejti ka në plan të shpallë zyrtarisht se njerëzit që punojnë në turnet e natës, mund të përballen me një shkallë më të lartë rreziku nga kanceri. Edhe Shoqata amerikane kundër kancerit thotë se ka të ngjarë të ndërmarrë të njëjtin hap. Dhe ky hap për këtë shoqatë mund të quhet i madh, pasi prej kohësh ajo i ka parë me dyshim të dhënat që e lidhin punës e natës me kancerin, duke i quajtur, si të pabaza, kundërthënëse ose të pavërtetuara. Hapi i tanishëm bazohet në rezultatet e kërkimeve shkencore, sipas të cilave mes njerëzve që punojnë në turnet e natës, rastet e kancerit të gjirit tek gratë dhe rastet e kancerit të prostatës tek burrrat janë më të larta sesa tek ata që punojnë ditën. Por vetëm kjo nuk provon se puna natën mund të shkaktojë kancer. Për të vërtetuar një gjë të tillë duhet që njerëzit që punojnë natën të kenë të përbashkët edhe faktorë të tjerë që i bën ata më të pambrojtur ndaj kancerit. Shkencëtarët shpesh kanë thënë se puna e natës është e rrezikëshme, pasi ajo prek orën biologjike të trupit. Ata thonë se organizmi i njeriut prodhon një lloj hormoni, i quajtur Melatonin i cili pengon zhvillimin e kancerit, dhe është vërtetuar se prodhimi i këtij hormoni gjatë natës pakësohet. Gjithashtu, njerëzit që punojnë nën dritë artificiale ka gjasa të kenë nivele të ulta të hormonit melatonin. Megjithatë ka shumë njerëz që dyshojnë nëse puna natën ka lidhje me kancerin. Por në qoftëse provohet se të punuarit natën mund të bëhet shkak për kancer, kjo do të ndikojë tek miliona vetë në mbarë botën. Llogaritet se afro 20 përqind e fuqisë punëtore në vendet e zhvilluara punojnë natën. (VOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Skanimet e panevojshme mjekësore shkaktojnë sëmundje   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:22 pm

Shkencëtarët thonë se aparatet mjekësorë të skanimit mund të sjellin dëm për shëndetin kur përdoren në raste të panevojshme. Kjo për arsye se këto aparate përdorin rrezatim të lartë. 

Xhei Sutfin ka kryer një numër skanimesh. Ky fëmijë 5 vjeçar ka 7 tumore në tru. Tani e nëna e tij ka zgjedhur midis dy alternativave; të vazhdojë skanimet apo të besojë rezultatet e një studimi të ri ku thuhet se skanimet janë të dëmshëm për fëmijët si Xhei Sutfind. 

Nëpërmjet skanimit, mjekët mund të shohin se çfarë ndodh brenda trupit të njeriut. Ata marrin imazhe 3 dimensionale që ndihmojnë më mirë për zbulimin e kancerit. Por studimi i botuar në revistën mjekësore të Nju Englandid, paralajmëron se skanimet mund të shkaktojnë kancer dhe se në çdo 3 skanime që kryehen, një është i panevojshëm. Doktor David Brener është një nga autorët e studimit.

Ai thotë se kur një njeri vjen në qëndrën e urgjencës me dhimbje në stomak ose dhimbje kronike në kokë, personi dërgohet menjëherë për skanim, para se të vizitohet nga mjeku. Por kjo procedurë tani vihet në pikëpyetje nga ana e studimit.

Në studimin e doktor Brenerit thuhet se rezatimi radioaktiv që rrjedh nga skanimi do të bëhet shkak për afro 2 përqind të të gjithë kancereve në 20 vjetët e ardhshëm.

Autorët i bazojnë këto shifra tek mbijetuesit e bombës atomike në Japoni, tek të cilët u vu re shtimi i rrezikut të kancerit pasi ata morrën të njëtën dozë rezatimi më atë që pacientët marrin kur kryejnë disa skanimeve. Aparatet e skanimit përdorin doza më të larta rezatimi radioaktiv sesa përdoret nga aparatet me reze Rongen apo X. Por gjatë studimit u vu re se në çdo 4 mjekë, tre prej tyre e nënvlerësojnë këtë dozë dhe se nuk janë të vetdijshëm se shtimi i rrezatimit radioaktiv shton rrezikun e kancerit.

Dhe më shumë në rrezik janë fëmijët si Xhei, organizmi i të cilëve është më i ndjeshëm ndaj rrezeve. Doktor Raimond Ze, është shef i radiologjisë në spitalin e fëmijëve në Uashington.

Ai thotë se fëmijët janë ndryshe. Janë më të vegjël dhe disa organe të tyre janë më të ndjeshëm. Prandaj mjekët synojnë uljen e dozave dhe terapi që t’u përshtatet fëmijëve.

Për të marrë këto pamje duhet më pak se një sekondë dhe kjo mënyrë eleminon nevojën për anestezi, pasi fëmija nuk duhet të lëvizë. Kjo është arsyeja përse numri i skanimeve për fëmijët është rritur dukshëm. Në studim thuhet se një milionë skanime pediatrike në vit nuk janë të nevojëshme, dhe për këtë arsye këta fëmijë përballen me rrezikun e kancerit. Por nëna e Xheit, Kathy Sutfin thotë se në rastin e djalit të saj, të mirat nga skanimi janë më të shumta sesa rreziqet.

Ajo thotë se pa skanim, mjekët nuk do të dinin se çfarë ndodh brenda trupit të pacientit, apo në çfarë gjendje është tumori për të përcaktuar sesi të luftohet ai.

Autorët e studimit janë të një mendimi se skanimet janë një mjet i vlefshëm mjekësor, por mjekët dhe pacientët duhet të sigurohen që kalimi në aparatin e skanimit të bëhet vetëm kur një mënyrë e tillë diagnostikimi është e nevojëshme dhe rrezatimi radioaktiv në nivelin e përshtatshëm. (VOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Molekulë kundër kancerit   Te reja nga bota e mjekesise! EmptyMon Jul 06, 2009 7:23 pm

Një molekulë e re kundër kancerit të kockës

Një grup shkencëtarësh në Australi thotë se ka bërë një zbulim në mënyrën e trajtimit të kancerit në kockë. Ky lloj kanceri i quajtur Osteosarkoma prek kryesisht të rinjtë. Shkencëtarët në Australi thonë se një molekulë e panjohur më parë në kërcin e rritjes mund të frenojë përhapjen e kancerit të kockës.

Shkencëtarët në laboratorin e spitalit Saint Vincent në Melburn kanë zbuluar një armë të re në luftën kundër kancerit të kockës. Kirurgu ortoped Piter Çong shpjegon se kanceri i kockës apo osteo-sarkoma prek kryesisht njerëzit në moshë të re, periudhë kur kocka rritet e formohet. Ky lloj kanceri shfaqet kur qelizat që kanë arritur fazën e plotë të zhvillimit nuk u përgjigjen sinjaleve për të mos u rritur më. Kështu ato vazhdojnë të rriten dhe kjo shkakton kancer. Osteo-sarkoma, nga një pikë e vogël shpesh përhapet në mbarë kockën e pastaj kalon në muskuj. Por kur ky kancer godet një shtresë të hollë kërci, ai duket se ndalet. Doktor Çang thotë se gjatë kërkimeve ata zbuluan që kërci përmbante një molekulë që frenon përhapjen e qelizave kanceroze. Ai thotë se studimet tek kafshët në laborator tregojnë se ky zbulim i ri mund të krijojë mundësi për një trajtim të efektshëm të sëmundjes. Në fakt ky lloj trajtimi ka ndryshuar jetën e të paktën të sëmuri. Mark Naper kishte një gungë në gjurin e tij që kur u diagnostikua doli se ishte osteo-sarkomë, kancer në kockë. Pas 6 muajsh trajtimi me kimoterapi dhe operacion, ky pacient tashmë është rimëkëmbur. Ai thotë se e ndjen vetem mirë dhe është kthyer në jetën normale. Gjatë viteve të fundit, cilësia e jetës së pacientëve me oeste-sarkomë është përmirësuar dukshëm, por në 25 përqind të rasteve, pacientët me këtë sëmundje vazhdojnë të mos reagojnë ndaj metodave të deritanishme të trajtimit. Shkencëtarët besojnë se zbulimi i ri i mjekëve australianë do të ndryshojë për të mirë jetën e të sëmurëve me këtë lloj kanceri. (VOA)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Te reja nga bota e mjekesise! Empty
MesazhTitulli: Re: Te reja nga bota e mjekesise!   Te reja nga bota e mjekesise! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Te reja nga bota e mjekesise!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "PEGASI" IDE TË REJA , RRUGË TË REJA ,VEPRIME TË REJA
» Irani në vendin e parë në kongresin botëror të mjekësisë bër
» Prezantim talentesh te reja
» Botime të reja: Revista ”URA”
» Biznesi ankohet per ide te reja !

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: