Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kosova e mosvarur!

Shko poshtë 
+14
gishteza
Guximi
Eva0506
meli
petritkola
dibranja
Urata
Kosovarja
shaban cakolli
tina
Sofra
Beton
fatlum
Ani
18 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyMon Feb 18, 2008 1:17 pm

Gezur Pavarsin. kemi akoma rruge per te bere festa me e madhe po vjen.kush mund te na ndale sot te mos jemi nji shtet.rruga drejt bashkimit kombetar eshte e hapur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyMon Feb 18, 2008 1:24 pm

vetem dicka nuk me pelqeu,c'eshte ai flamur,ku eshte shqiponja po e kuqja mos ka humbur valle? shikoni pak ne veri-lindje te Ballkanit,kur u shperbe Bashkimi Sovjetik aty u formua republika e Moldavis nje krahine romune e okupuar nga rusia,por keta romune flamurin e tyre zyrtar bene flamurin kombetar romun me ndryshimin e vetem se i shtuan nji shqiponje. perse Kosova te mos kishte flamurin kombetar shqopitar me ndryshimin e vetem mbi kryet e shqiponjes te vendosej perkrenarja me briret e dhis.
A mund te me thot dikush perse? mos valle kjo eshte nje (pa)varesi?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyMon Feb 18, 2008 1:30 pm

Urime Pavaresia ta gezojm e dhasht Zoti sa me pare ti bashkojm trojet tona, mos harroni se ky flamur eshte perkohesisht dhe ska shum rendesi se si duket me rendesi eshte qe e hodhem dhe nje hap te sigurte drejt synimit tone te kahershem Bashkimit Kombetar .
Urime Gezuar fla
Lavdi Deshmoreve te Kombit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
gishteza
Anëtar i ri
Anëtar i ri
gishteza


Female
Numri i postimeve : 106
Registration date : 31/08/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyMon Feb 18, 2008 1:33 pm

Gezuar, gezuar, gezuar ditelindjen, oj KOSOVE

Gezuar Pavaresine e Shtetit te Ri Shqiptar -Shtetit te lire e te pavarur te KOSOVES

E gezofshim PAVARESINE E KOSOVES te gjithe shqiptaret kudo qe jetojme e veprojme ane e kend botes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gishteza
Anëtar i ri
Anëtar i ri
gishteza


Female
Numri i postimeve : 106
Registration date : 31/08/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyMon Feb 18, 2008 1:35 pm

GEZUAR PAVARESINE KOSOVE.
TA GEZOJME KETE DITE TE SHUME PRITUR TE DASHUR BASHKATDHETARE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyMon Feb 18, 2008 2:39 pm

flaUrime ditelindjen Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyTue Feb 19, 2008 3:49 am




Kemi pune per te bere. Nuk duhet te lodhemi.





Kosova, protektorat

Nga Brian Whitmore, RFE

Me flamur të ri, me himn të ri dhe mbështetjen e pjesës më të madhe të Perëndimit duket se do jetë fillimi i Kosovës si shtet. Por, kur Kosova të bëhet shteti më i ri i Evropës, statusi i shumëpritur do shoqërohet me një numër kushtesh.
Analistët, që janë njohës të mirë të situatës, thonë se vazhdimi i paqartësisë për statusin e Kosovës nuk ndikon pozitivisht në qëndrueshmërinë e pjesës tjetër të rajonit.
Daniel Serwer, zëvendëspresident i Qendrës për Paqe në rajonet e paskonflikteve, në Institutin e Paqes në SHBA, shpjegon: “Kosova nuk do jetë anëtare e Asamblesë së Përgjithshme, çfarë do të thotë se nuk do ketë anëtarësi në klubin e vendeve sovrane. Mendoj se kjo është për të ardhur keq. Për sa kohë të ketë paqartësi mbi çështjen e sovranitetit të Kosovës, atëherë ekziston mundësia e paqëndrueshmërisë rajonale.”
Kontrolli që ka Beogradi mbi vendbanimet me shumicë serbe në veri të Kosovës, çfarë pritet të vazhdojë dhe pas pavarësisë, do të thotë se udhëheqësit shqiptarë të Kosovës nuk do kenë kontroll real mbi gjithë territorin.
Ish-diplomati amerikan i karrierës, Daniel Serwer, thekson se armiqësitë, me të cilat Kosova e pavarur do të përballet pas shpalljes së pavarësisë, do ta bëjnë atë të varur nga ndihma e huaj.
“Është diçka shumë negative ta fillosh historinë tënde si shtet pa njohjen nga fqinji më i madh, që është njëherësh dhe kërcënimi më i madh për sigurinë. Elementi më i rëndësishëm është se në sytë e Serbisë, çështja e Kosovës është ende e hapur. Kjo do vazhdojë të forcojë forcat nacionaliste në Serbi. Në Kosovë, kjo do të thotë se do kenë nevojë për Perëndimin më shumë, sesa duam ne dhe më shumë se ç'është e shëndetshme për vetë ata. Në këtë kuptim, ne po e fusim veten në një angazhim afatgjatë”, - tha Serwer.
Në thelb, Kosova do kthehet nga protektorati i KB në protektorat të BE.
Tim Judah, korrespondent i javores “Economist”, thotë se suksesi i misionit evropian në Kosovë do jetë jetik për vetë Brukselin.
“Shikoni hartën dhe vendndodhjen e Kosovës. Nuk është në skaj të Evropës, por në brendësi të territorit të NATO dhe BE. Ka gjasa për të pasur sukses. Natyrisht, jeta do jetë e vështirë dhe ka mundësi për trazira. Por, bëhet fjalë për një territor që rrethohet nga 27 vendet anëtare të BE, me 500 milionë qytetarë evropianë, ndaj nuk duhet lejuar dështimi”, - tha Judah.
Ato që nuk janë ende të qarta, janë kohëzgjatja dhe fuqia e misionit të BE.
James Lion, ekspert për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, mendon se misioni i BE do të zgjasë për një kohë të gjatë.
“Ajo që duhet pasur parasysh është fakti se misioni do zgjasë disa dekada. Nëse bashkësia ndërkombëtare mendon se do jetë mision më afatshkurtër, në fakt ata po tallen me veten. Na duhet të pyesim sa gjatë qëndruan në Evropë dhe në Gjermaninë e pas LDB forcat aleate. Këtë lloj angazhimi duhet ta shohim edhe në Ballkan”, - theksoi Lion.
Analisti britanik, Tim Judah, thekson se decentralizimi mbetet element kyç në Kosovën e pavarur.
“Thelbi i gjërave është decentralizimi. Procesi i decentralizimit parasheh që zonat e populluara me serbë do kenë një shkallë autonomie, që iu krijon lidhje të posaçme me njëra-tjetrën, por edhe me Beogradin”, - tha Judah.
Ekspertët bien në një mendje se mundësia për jostabilitet ekziston, për aq kohë sa statusi i Kosovës të jetë një çështje e hapur për Serbinë.
Por ashtu, siç thotë dhe Lion, Serbia herët a vonë do përballet me realitetin.
“Statusi i Kosovës do jetë një çështje e hapur për Serbinë, por do të vijë një moment i katarsisit. Pavarësisht sesa traumatike është kjo çështje, besoj se thellë serbët e kuptojnë se Kosova është humbur në vitin 1999 nga Millosheviçi.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyTue Feb 19, 2008 6:58 am

Lexues të nderuar lexone këtë intervistë.


Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Kaha%20ditore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyTue Feb 19, 2008 7:08 am

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Kaha%20ditore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyThu Feb 21, 2008 4:03 am

“Vetëvendosje”: Deklarata e Pavarësisë tre hapa mbrapa për Kosovën
19.02.2008 17:29 ET Prishtinë (KosovaLive)

Aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje”, Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës e konsiderojnë tre hapa mbrapa për vendin, ndërkaq njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës nga fuqitë perëndimore e vlerësojnë mjaft të rëndësishme.
Në një analizë që i kanë bërë Deklaratës së Pavarësisë, “Vetëvendosje” vlerëson këtë deklaratë një hap para për vendin në aspektin e vetëvendosjes së jashtme, por jo edhe në atë të brendshmen, pasi që Kosova do të vazhdojë të jetë vend i qeverisur nga një mision jodemokratik i instaluar nga jashtë, e jo i zgjedhur nga brenda.
“Deklarata ka qenë investim në inkurajimin e injorancës dhe harresës së njerëzve për situatën reale në terren. Politikanët vazhdimisht flitnin për datën dhe orën e pavarësisë në mënyrë që të mos flasin për përmbajtjen dhe cilësinë e pavarësisë së deklaruar”, thuhet në një vlerësim që aktivistët e “Vetëvendosjes”, i kanë bërë deklaratës.
Sipas tyre, deklarata përmban Pakon e Ahtisaari-t, e cila do ta krijojë një Republikë Serbe brenda Kosovës ngjashëm me Bosnjën dhe instalon sundimin ekzekutiv jo-demokratik të EULEX-it.
Aktivistët e lëvizjes, “Vetëvendosje”, ndër të tjera, vlerësojnë se misioni EULEX është cenimi i drejtpërdrejt i vetëvendosjes së brendshme, ndërkaq pakoja e Ahtisaari-t është krijimi i entitetit autonom serb brenda Kosovës, nën kontroll të drejtpërdrejt të Serbisë.
“Pavarësia e përshkruar me këtë deklaratë nuk përfshinë ushtrinë dhe nuk do ta sjellë integritetin territorial e as ulësen në OKB. Kështu, Kosova mbetet pa mbrojtjen faktike që do ta bënte përmes ushtrisë së vet, dhe pa mbrojtjen ligjore e cila do të vinte nga fitimi i subjektivitetit ndërkombëtar që fitohet përmes ulëses në OKB”, thuhet në këtë analizë.
Me tutje, në këtë vlerësim të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, “Vetëvendosje”, thekson se mosanëtarësimi në OKB nënkupton se Kosova nuk do të mund të jetë nënshkruese e asnjë prej Konventave të OKB-së në fushën e bashkëpunimit politik, ekonomik, social, të sigurisë, ekologjik, shëndetësor, arsimor e aspekteve tjera të jetës shoqërore.
“Pamundësia për të qenë pjesë e barabartë e këtij rrjeti ndërkombëtar, nënkupton që qytetarët e Kosovës do të jenë të privuar nga e drejta dhe mundësia e shfrytëzimit të këtij bashkëpunimi për emancipim të vazhdueshëm, dhe që njëkohësisht nuk do të kenë mundësi të kontribuojnë në këto zhvillime globale”, vlerësojnë aktivistët e kësaj lëvizje.
Gjithashtu, në këtë analizë “Vetëvendosje”, përmend se kjo deklaratë e sheh Kosovën vetëm si mjet për interesat regjionale dhe ndërkombëtare, si dhe një deklaratë e cila konsiderohet si çështje marrëveshjeje mes disa politikanëve vendor me ata ndërkombëtar e jo si pavarësi e vendit të një populli të lirë.
“Vetëm vetëvendosja do ta sjellë pavarësinë e mirëfilltë për të gjithë dhe secilin në Kosovë, për shkak se pavarësia e tillë do të ishte vendim i popullit”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyThu Feb 21, 2008 9:16 pm

Kosova në Kalvarin e «Pavarësisë», mes «Alzasë-Lorrenës» të Serbisë dhe bashkimit me Shqipërinë

Wednesday, 20 February 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Në 28 nëntor të vitit të kaluar unë kam botuar në gazetën «Sot» shkrimin me titull «Plani sekret i Hashim Thaçit, shpallje e pavarësisë dhe moratorium», ku kam paralajmëruar se ajo që do të bëjë Kosova është shpallja e njëanshme e pavarësisë dhe pastaj një moratorium (pezullim) juridik i pavrësisë.Pikërisht kështu ndodhi. Kryeministri Thaçi, në Deklaratën e shpalljes së pavarësisë u shpreh: «Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran». Kjo është sigurisht shpallje e pavarësisë. Por gjithashtu Thaçi u shpreh: «Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet pranive ndërkombëtare të themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara». Kjo nuk ka kuptim tjetër veç atij që juridikisht u shpall një moratorium (pezullim) i pavarësisë. Sipas nenit 10 të rezolutës 1244, të 10 qershorit të vitit 1999, statusi i tashëm i Kosovës është përcaktuar në këto terma, nga Këshilli i Sigurimit i OKB: “Të autorizojë Sekretarin e Përgjithshëm që me ndihmën e organizatave përkatëse ndërkombëtare të vendosë një prani ndërkombëtare civile në Kosovë për të siguruar një administrim të përkohshëm për Kosovën nën të cilin populli i Kosovës të mund të gëzojë një autonomi substanciale brenda Republikës Federale të Jugosllavisë, prani që do të sigurojë një administrim kalimtar ndërkohë që edhe do të themelojë institucionet e përkohshme demokratike vetëqeverisëse si dhe do të mbikëqyrë zhvillimin e tyre për të krijuar kushtet për një jetë paqësore e normale për të gjithë banorët e Kosovës”. Merret vesh, pavarësia dhe rezoluta 1244 përjashtojnë njëra tjetrën. Unë e kuptoj se sigurisht që, në rrethanat e tashme, shpallja e pavarësisë në kuadrin e rezolutës 1244 ishte e vetmja mënyrë që Kosova të njihej si shtet i pavarur nga pjesa më e madhe e shteteve të botës. Por kjo e ve Kosovën në një pozitë delikate juridike, se duke pranuar Rezolutën 1244, firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, praktikisht pranojnë se me shpalljen e pavarësisë kanë dhunuar dokumentin e së drejtës ndërkombëtare, në zbatim të të cilit ka dalë dhe Kuvendi i Kosovës, që shpalli pavarësinë. Me t’ u shpallur pavarësia e Kosovës, Serbia e shpalli Kosovën «Alzasë-Lorrenën» e vet, pra një territor shkëputja e të cilit i është imponuar me anë të forcës, dhe për të cilin ajo pretendon se ka legjitimitetin që të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta rikthyer. Franca u detyrua ta nënshkruante aktin që i impononte humbjen e Alzasë-Lorrenës, në 1871, pas Luftës Franko-Prusiane të vitit 1870, por realisht nuk e pranoi kurrë lëshimin e këtij territori dhe bëri gjithçka për ta rikthyer, derisa e rimori me forcë në 1918, pas kapitullimit të Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, marrje që u legalizua më pas me Traktatin e Versajës. Nga pikëpamja juridike, Serbia për Kosovën, është në një pozitë shumë më të mirë se Franca për Alzasë-Lorrenën dikur. Derisa Franca në 1871 nënshkroi traktatin e paqes me Gjermaninë, sipas termave të të cilit Franca pranonte aneksimin e Alzasë-Lorrennës nga Gjermania, Serbia në 1999 pranoi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas termave të së cilës statusi juridik i Kosovës ishte autonomia, por duke qenë në administrim ndërkombëtar, deri në momentin që do të përcaktohej statusi i saj ndërkombëtar, me një tjetër rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB. Dihet se kjo gjë nuk u bë e mundur për shkak të paralajmërimit të Rusisë për të vënë veton ndaj zbatimit të Planit të Ahtisaarit. Atëherë u gjend një mënyrë që Plani i Ahtisaarit të mos kalojë në Këshillin e Sigurimit, në mënyrë që të mos rrëzohet, por të zbatohet informalisht. Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, duke njohur rezolutën 1244 në fakt është një aprovim i qëndrimit juridik të Serbisë për Kosovën. Sa kohë që Kosova është e detyruar që të mbështetet tek rezoluta 1244, që të mos prishet konsensusi ndërkombëtar për njohjen e saj, por dhe nuk bëhet e mundur që të miratohet një rezolutë e re, gjë që nuk do të ndodhë për shkak të kundërshtimit rus, pozita e Kosovës është shumë e brishtë dhe shumë e dyshimtë juridikisht, nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Kjo kuptohet nga fakti që Serbia ka filluar procedimin penal ndaj firmëtarëve të Deklaratës së pavarësisë të Kosovës, pra edhe ndaj Hashim Thaçit, ndërsa në Kosovë, Albin Kurti, është në burg me urdhër të një gjykatësi ndërkombëtar, për shkak të protestave të tij ndaj Planit “Ahtisaari”. Sa kohë që Albin Kurti rri në burg në Kosovën e pavarur, me vendim të një gjykatësi ndërkombëtar, Serbia është e legjitimuar nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare që të procedojë penalisht firmëtarët e Deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Pozita e Kosovës është shumë më delikate se ajo e Alzasë-Lorrenës në vitet 1871-1918, kur atë e rivendikonte Franca. Alzasa dhe Lorrena në fakt ishin territore të banuara me popullsi gjermane, të cilat Franca i rivendikonte vetëm mbi bazën e së drejtës së dyshimtë historike, dhe jo të asaj etnike. Franca edhe sot e kësaj dite nuk i njeh asnjë të drejtë popullsisë gjermane të Alzasë-Lorrenës dhe i quan ata francezë etnikë. Traineri i Arsenalit Arsene Wenger është qytetar francez me nacionalitet gjerman nga Strasburgu, kryeqendra e Alzasës, por emri i tij nuk pronuncohet gjermanisht “Venger”, por frëngjisht “Venge”. Franca i rivendikonte Alzasë-Lorrenën edhe si territor me vlera historike për Francën se Kryqi Lorrenës (kryqi i dyfishtë) ishte simboli i Zhanë D’Arkut, në të njëtin sens siç e rivendikon Serbia Kosovën. Alzasë-Lorrena, në vitet 1871-1918 ishin së paku pjesë e një shteti tjetër, me titull të plotë ndërkombëtar, vendit-amë, Gjermanisë. Ndërsa Kosova është një “Alzasë-Lorrenë” e shkëputur nga “Franca”(Serbia) me titull të dyshimtë ndërkombëtar. Është e natyrshme që Serbia kështu do të joshet që ta shohë Kosovën si një pre të sajën të predestinuar, të cilën do ta rifitojë dikur në të ardhmen. Madje edhe vetë adoptimin nga Kosova të Planit “Ahtisaari” Serbia do ta shikojë si një avantazh të sajin në strategjinë për ta rifituar Kosovën, se Plani “Ahtisaari” përcjell destabilitet në Kosovë, duke e bërë Kosovën praktikisht një konfederatë në raport me serbët e Kosovës dhe një federatë, në planin institucional, në raportet me të ashtuquajturat minoritete të tjera të Kosovës. Kosova “e pavarur” vlen vetëm për të vërtetuar se “pavarësia” nuk mund të funksionojë dhe se si zgjidhje e vetme mbetet që Kosova të bashkohet me shtetin me të cilin së paku 95% e banorëve të Kosovës, shqiptarët, ndajnë të njëjtin nacionalitet, Republikën e Shqipërisë. Sa më tepër që të kalojë koha dhe të mos funksionojë “pavarësia” e Kosovës, aq më e qartë do të bëhet se kjo mbetet zgjidhja e vetme. Tashmë Kosovës i duhet të kalojë Kalvarin e “Pavarësisë” për të arritur deri në bashkimin me Republikën e Shqipërisë, pra për t’ u përmbushur Deklarata e Pavarësisë e vitit 1912, sipas së cilës Kosova duhet të ishte pjesë e shtetit të pavarur shqiptar. Por do të thotë dikush që i lexon këto rreshta, nëse i qëndrojmë krahasimit me “Alzasë-Lorrenën” atëherë duhet që Kosova edhe pas bashkimit me Republikën e Shqipërisë, duhet të mbetet “Alzasë-Lorrena” e Serbisë, se Alzasa dhe Lorrena edhe pasi u bashkuan me Gjermaninë në 1871, u rivendikuan nga Franca që bëri gjithçka për t’ i marrë derisa e arriti këtë gjë në 1918. Sigurisht që kështu do të jetë! E kush tha se problemet dhe konfliktet në Ballkan do të përfundojnë ndonjë herë. Por së paku shqiptarët të jenë bashkë në një shtet që të bashkojnë forcat për të mbrojtur veten. Se nëse i shikon gjërat në pikëpamjen historike, bashkimi nuk do të jetë vetëm në dobi të Kosovës, për t’ u mbrojtur nga Serbia, se nuk janë vetëm shqiptarët e andej kufirit të rrezikuar, por edhe ata të këtej kufirit. Në lojë nuk është vetëm fati i shqiptarëve të Kosovës, por edhe i shqiptarëve të këtej kufirit, se fjala është për një proces historik të zgjerimit të Serbisë dhe Greqisë, në aleancë mes tyre, në territoret shqiptare, që fillon me krijimin e këtyre shteteve. Në këtë proces ato e shohin ndarjen e Shqipërisë shtetërore të 1913, si përmbushjen finale të këtij procesi, dhe si garancinë se territori i bregdetit Adriatik ndërmjet tyre nuk do të përdoret nga asnjë fuqi e madhe, për t’ u vendosur në Ballkan, gjë që ato e shohin si të dëmshme për interesat e tyre.
Tjetri >
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyThu Feb 21, 2008 11:31 pm

Argument i Platonit ishte se shteti rritet jashte natyres se individit,keshtu qe individi vihet logjikisht para shtetit.

Shteti eshte nje instucion natyrore thont Platoni,sepse ai reflekton strukuren e natyres njerzore.


Origjina e shtetit eshte nje reflektim i nevojave ekonomike te njeriut,sepse ''nje shtet fillon te ekzistoje,sepse asnje individ nuk eshte i vetmjaftushem;ne te gjithe kemi shume nevoje''

Nevojat tona te shumta kerkojne shume eftesi dhe asnje nuk i zotron te gjitha aftesit qe nevojiten per te prodhuar ushqim,streh dhe vetmbathje,duke mos permenduar artet e ndyshme. Prandaj duhet nje ndarje e punes,sepse'' me shume gjera do te prodhoheshin dhe puna do te behej me e mire dhe me e lehet,kure ç'do njeri do te ishte i lire nga te gjitha okupimet e tjera,dhe do te behet ne kohen e duhur vetem nje pune per te cilin ai e zotrone afetesi natyrore''.

Gezuar per gjithmon Pavarsin e ju uroi te gjithve pune te mbare e me aftesi natyrore ne te ardhen per te miren e Kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyFri Feb 22, 2008 12:56 am

Bashkimi eshte shpetimi. Edhe Kosova edhe Shqiperia jane te humbura pa bashkim. Pa Kosova edhe Cameri, nuk ka Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyMon Feb 25, 2008 5:59 am

KOSOVA ME PAVARËSI- NJË MASHTRIM I RI…



25 shkurt 2008

Mexhid YVEJSI
”Më mirë është të ndodhin padrejtësi se sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë.” - Goethe (Gëte) Me 17 Shkurt 2008, në Prishtinë, tani më të gjithë e dinë, se Kosova e shpalli pavarësinë…

Pavarësinë e shpallën shqiptarët, por, në të vërtetë, këtë pavarësi e projektuan ndërkombtarët…

E projektuan ndërkombtarët jo për hatër të shqiptarëve, por për hirë të ”qytetarëve”…

Kjo pavarësi është më e drejtë të quhet “Ahtisaari”…

Kjo pavarësi ose kjo “Ahtisaari” nga dallkaukët tonë, pa iu bërë vonë, është pranuar, miratuar, fare pa e kundërshtuar…
Aristofani i kishte shumë inat dallkaukët. Një ditë, njëri nga këta iu ngjit pas dhe ia bënte qejfin duke i miratuar çdo fjalë.
Si e dëgjoi një kohë të gjatë, Aristofani i tha më në fund:

Të lutem shumë, kundërshtom së paku një herë, që të kem përshtypjen se jam vetë i dytë…!
Shqiptarëve të Kosovës, kjo pavarësi, kjo “ahtisaari” iu është imponuar, tani përpara iu është shtruar, e zbukuruar, e maskuar, vetëm për t’i mashtruar…
E vërteta është se kjo pavarësi është Pavarësi e Mbikqyrur, që çështjen shqiptare s’ka për ta zgjidhur, por edhe me më shumë nyje ka për ta lidhur... Kosova, me këtë pavarësi, vërtetë u bë shtet, por jo shtet i shqiptarëve, por shtet i “qytetarëve”, i të gjithë ”kosovarëve”… Kosova si shtet i “kosovarëve”, për fillim, është shumë mirë që po pranohet ndërkombtarisht, por më vonë ka me na dalë dardhë me bisht… Pse?

Sepse, në sytë e ndërkombëtarëve, Kosova nuk njihet si shtet i shqiptarëve… Shqiptarët, që janë mbi 90%, shumicë, do të shndërrohen në pakicë, kurse të tjerët që janë nën 10%, pakicë, do të shdërrohen në shumicë…! Pse? Sepse pakicat kanë të drejta të garantuara, janë tej mase të privilegjuara, me shumicën shqiptare ata po bëjnë hajgare, sepse janë lazdruar prej bashkësisë ndërkombëtare… Pavarësia e Kosovës është Pavarësi e Mbikqyrur, e cila këmbë e duar ka me na lidhur, gojën me dry ka me na mbyllur… Goja na lejohet me u hapë vetëm për ndonjë deklaratë të thatë… Deklaratë të thatë, që s’ka manfat, deklaratë me rekomandime, me porosi, siç ishte Deklarata për Pavarësi…

Deklarata e Pavarësisë

Në Deklaratën e Pavarësisë, ndër të tjera, siç e dëgjuam, siç e lexuam, shkruan:

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe Sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës. 2. Ne e shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike… 3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në Planin e Ahtisaarit dhe mirëpresim kornizën që ai propozon… Në paragrafin e 12, të fundit, shkruan: 12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përfshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit… Mjafton, për atë që mendon, se Deklarata e Pavarësisë është një Deklaratë e Varësisë, sepse ajo përqëndrohet në detyrimet, në obligimet e Kosovës dhe aspak në lirinë, pavarësinë e saj… Deklarata e Pavarësisë ka edhe tetë pika, paragrafe të tjera, më të forta se guri, të cilat do t’na mbështesin për muri… Muri do të rritet me Kushtetuten e Republikës së Kosovës që po na përgatitet… Kushtetuta e Republikës së Kosovës Kushtetutë e smutë…

Muri do të forcohet kur Kushtetuta të aprovohet… Muri do të lartësohet kur Plani i Ahtisaarit fillon të zbatohet, kur Kosova fillon zyrtarisht, ligjërisht të coptohet, të sakatohet, të tjetërsohet… Në Projekt-Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila kanë 16 Kapituj dhe 160 nene, në Kapitullin I, Dispozitat Themelore, Neni 1. (Përkufizimi i Shtetit) shkruan: 1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm. Ky neni 1., i Kaptitullit të parë, sa i bukur duket për shqiparë, kështu siç shkruan në letër, por e vërteta është diçka tjetër… Kosova nuk është e pavarur, sepse është e varur… Kosova nuk është sovrane, haj medet, sepse, s’ka sovranitet…

Kosova nuk është shtet demokratik, as unik… Kosova nuk është shtet i pandashëm, sepse ndarja veç u ba, por dallkaukët, kanë sy, por s’dojnë me pa… Në nenin 2., shkruan:

Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj… Cilët janë shtetasit e saj? Kjo nuk tregohet, por nënkuptohet, janë “kosovarët”, pra, kurrsesi shqiptarët… Karakterit të “kosovarëve” “shumëetnik” - Kushtetuta e Republikës së Kosovës me simbole i qëndron besnik… Në nenin 6., (Simbolet), shkruan:

Flamuri, stema dhe hymni janë simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës të cilat pasqyrojnë karakterin shumëetnik të saj. Kështu pra, qysh tani, Republika e Kosovës me “karakterit e saj shumëetnik” është në rrezik… Pse? Sepse, me “karakterin shumëetnik” Kosova po tjetërsohet, me Atdheun, Nanën Shqipni, po “armiqësohet”…

Pse? Sepse në Kushtetutë shkruan: (Përkufizimi i Shtetit)

Neni 3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjesë të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë e as të pranoj të bashkohet me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.

Më në fund, po e themë shkurtë, trup, urtë e butë: kjo kushtetutë është e smutë… Pse? Sepse është: anti-njerëzore, anti-shqiptare, anti-fetare, anti-kombëtare…

Si interpretohet kjo?

Në Kapitullin XIII, Dispozitat Përfundimtare, shkruan:

Neni 143. (Interpretimi) 1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës do të interpretohet në pajtueshmëri me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007. Në rast kontradikte midis dispozitave të kësaj Kushtetute dhe dispozitave të Marrëveshjes, kjo e fundit do të mbizotërojë. Pra, Plani i Carit, Shën Ahtisaarit, do të mbizotëroj… Do të mbizotërojë, do të thotë: Ne mbesim me gishta n’gojë…! Me gjithë këtë, që mbesim me gishta n’gojë, Republika e Kosovës , kundër vetvetes, duhet të veprojë, të punojë… Pse? Sepse, në nenin vijues, që është nen obligues, detyrues, shkruan: “Republika e Kosovës merr përsipër të gjitha detyrimet në Propozimin Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës, datë 26 mars 2007 dhe do të ndërmarrë veprimet e duhura për implimentimin e tyre.” Deri në implimentimin e të gjitha detyrimeve të Planit të Ahtisaarit, Kosova e Pavarur do të jetë e Varur… Kjo Pavarësi e Varur ose Mbikqyrur ka me na ndrydhur…

Kur Plani i Ahtisaarit të zbatohet në tërësi, atëherë kjo që tani po quhet Pavarësi – e që në të vërtetë është koloni, “Ahtisaari”, një mashtrim i ri, atëherë edhe të përgjumurit do të shohim me kthjelltësi se: Kosova nga Sërbia u shkëputë, por edhe Sërbia në Kosovë u futë… Kosova jonë e dashur, Kosova jonë e shkretë edhe sa kohë ka me hjekë…!? Pse? Sepse me Planin e Carit, Shën Ahtisaarit, Kosova edhe me qenë shtet i ndërtuar, i zhvilluar, i lulëzuar, ky Plan ka për ta shkatërruar, varfëruar, shkretëruar…Pse? Sepse ne po jetojmë jashtë vetes. Kur nis të jetosh jashtë vetes, thoshte Hemingueji, atëherë gjithçka është e rrezikshme. Dhe krejt në fund, siç thoshte Gëte:

”Më mirë është të ndodhin padrejtësi
se sa të rregullohen në mënyrë të padrejtë."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyMon Feb 25, 2008 5:00 pm

20 shkurt 2008

Sadat MUSA



Edhe pse akoma se kuptova se cila“Marigonë” na e projektoi dhe qëndisi kësaj radhe flamurin për shtetin sapo të lindur të Kosovës, dhe akoma nuk shpjeguan domethënjen e këtij simboli, edhe pse sigurisht se do të dalin duke na shpjeguar ndonje version si p.sh: ngjyra e kalter simbolizon paqen dhe tolerancën mes etnive, harta e Kosoves në mes simbolizon gjeografinë aktuale të Kosovës, si dhe 6 yjet simbolizojnë 6 etnitetet që jetojne në Kosove.



Por, a do te jetë kjo përgjigjja e e saktë apo qëndron një realitet krejt tjeter prapa këtij simboli, prapa të cilit i mund te fshihen edhe domethënje te tjera!! Pas publikimit te këtij simboli i cili u ishte servuar deputeteve te parlamentit te Kosoves si mishi në pjatë pa patur kurfar mundësi për ndonje alternativë tjetër, vendosa te hulumtoj me shume per këto simbole dhe rreth domethenjeve të ngjyrave, që fshihen pas këtij flamuri.

Ngjyra blu në paganizëm, judaizem dhe krishterizëm:

Bazuar në shkrimet historike, në mitologjinë egjiptase eshte i njohur zambaku blu më mes të verdhë (Nymphaea Caerulea)

Flamuri i r i Kosoves ka plotë ngjajshmëri me këtë simbol pagan egjipjan. "Tek Egjipjanet, zambaku i kaltër me mes të verdhë simbolizon arritjen e"Jetës pas vdekjes" apo pavdekshmerin për njerëzit e drejtë. Në disa mite dielli ishte "rilindur" çdo ditë nga një Zambak i kaltër. I vdekuri shpresonte të rilind çdo ditë nga ky zambak i kaltër i mrekullueshëm, njejtë sikur se dielli”.

Ne judaizëm, ngjyra blu është simbol profetik i shpalljës hyjnore, dashurisë së Perendisë dhe Parajsës së hapur. Ngjyra blu pëdoret shumë intenzivisht ne Dhiatën e Vjetër për të përshkruar varjët e ndryshme në vendet e shenjta. Në përgjithësi ngjyra blu do të duhej të konsiderohet si hyjnore. Kjo ngjyrë gjithashtu vjen nga specia e guacës se detit, e quajtur 'chelzon' (shenjë mbrojtëse e Hebrenjve),

Ngjyra blu në judaizëm ka edhe këto domethënje: Zot, Qiell, Besim dhe Shpallje Profetike,

Ndërsa në Krishterizëm ngjyra blu simbolizon Marinë nënen e Profetit Jezu (Isa a.s)

Ngjyra e verdhë në paganizëm dhe në katolicizëm

Në mitologjinë e lashtë egjyptiane edhe dielli edhe ari ishin të verdha dhe ndanin cilësite e përjetësisë. Kështuqe gjithçka e përshkruar me të verdhë në artin Egjiptian e kishte këte konotacion. Eshtrat dhe lekura e perëndive besohej të ishin nga ari....

Ngjyra e verdhë është gjithashtu simbol edhe i katolicizmit dhe simbol i flamurit të shtetit të Vatikanit i cili kombinohet me ngjyrën e bardhë!!

Ngjyra e bardhë, ne katolicizëm, simbolizon edhe “pastertinë” dhe “dritën”.

Ndërsa kombinimi 3 ngjyrësh është edhe simbol i trinitetit!

Nëse kemi parasysh flamurin e bashkimit europian me 12 yje, i cili ka ngjajshmeri me flamurin e ri të Kosovës, në fillim është folur se 12 yjet në flamurin e UE-së paraqesin 12 shtetet e bashkimit europian, por a thua eshte kjo pergjigja reale duke pasur parasysh se numri i shteteve ka shkuar në 27, por për keto 12 yje ka mendime se simbolizojnë 12 fise judaike. Se çka simbolizojnë në realitet 6 yje në flamurin e ri të Kosovës, këtë si duket e dine vetëm “Marigona”!!

Paraqet Sabri Selmani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyThu Feb 28, 2008 6:38 pm

Thaçit si i mbështetur nga lobi hebre në SHBA, dhe Izraeli që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës [
Wednesday, 27 February 2008
Nga Kastriot Myftaraj - Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Serbisë në Izrael, Miodrag Isakov, i deklaroi gazetës izraelite “Jerusalem Post” se ai kishte marrë sigurime nga zyrtarë të lartë izraelitë,se Izraeli nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme dhe se qeveria izraelite e çmonte qëndrimin e Serbisë për Kosovën si të mbështetur në ligjet ndërkombëtare. Deklarata e ambasadorit serb, që erdhi pas një takimi që ai pati në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, me rastin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk u përgënjeshtrua nga qeveria Izraelite, çka e vërteton tërthorazi atë. Fakti është që, Izraeli ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Letra zyrtare që ka shkuar nga Kosova në Izrael me kërkesën për njohje, ka mbetur pa përgjigje. Ky qëndrim i Izraelit duhet ta ketë vënë në pozitë të keqe posaçërisht kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, se ai dy ditë para zgjedhjeve të nëntorit të kaluar në Kosovë, duke folur në emision “Opinion” të Blendi Fevziut, në Tv Klan, u shpreh se për fushatën zgjedhore që po bën partia e tij në Kosovë ka mbështetjen e lobit hebre në SHBA. Thaçi nuk shpjegoi se ç’lidhje specifike kishte partia e tij, dhe ai vetë, me lobin hebre në SHBA, që është një lob etno-religjioz. As drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu dhe as analistët e pranishëm në emision, nuk pyetën për këtë gjë shumë interesante. Duket, Hashim Thaçi ndoqi shembullin e Edi Ramës, që prej vitesh bën gjithçka për t’u dukur beniamini i lobit çifut në SHBA. Prioriteti i lobit çifut në SHBA është mbrojtja e interesave të shtetit të Izraelit, atdheut të çifutëve. Vetë shteti i Izraelit është i definuar me kushtetutë si shtet i nacioni (kombit) çifut dhe i diasporës, pra çifutëve të botës, duke përfshirë dhe ata të SHBA. Lobi çifut në SHBA është krahu i zgjatur i Izraelit në politikën amerikane. Por, me gjithë mbështetjen e supozuar të Thaçit nga lobi çifut në SHBA, megjithatë Izraeli nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, edhe pse e kanë njohur SHBA, dhe Izraeli në vendimet e tij politike ndërkombëtare është, me përjashtime shumë të rralla, në sintoni të plotë me SHBA. Pse nuk e ka njohur Izraeli pavarësinë e Kosovës? Qëndrimi i Izraelit nuk mund të shpjegohet me shpjegimin që jepet p.sh. në rastin e Rumanisë, pra me frikën nga separatizmi, se për Izraelin ekuivalenti i këtyre problemeve është çështja e shtetit palestinez dhe Izraeli e ka njohur këtë shtet dhe diskuton vetëm për kufijtë e tij. Nuk është i besueshëm as shpjegimi se qëndrimi i Izraelit vjen se ai i trembet faktit që Kosova mund të shërbejë si precedent që territore brenda kufijve të Izraelit, të populluara nga arabë, si Galilea perëndimore, do të kërkojnë të ndjekin shembullin e Kosovës. Kjo që po ndodh me Kosovën, po ndodh se ajo ka mbështetjen e SHBA, nëse arabët me të cilët ka konflikt Izraeli nuk e kanë këtë. Pastaj ka disa gjëra të tjera në qëndrimin e Izraelit për Kosovën, që të japin të kuptosh se motivet izraelite janë të tjera. Në 1999, në kohën e fushatës ajrore të NATO kundër Serbisë, kryeministri izraelit Sharon, e quajti këtë agresion të NATO ndaj Serbisë? A thua se Sharon e bëri këtë nga frika e precedentit, pra se mos NATO sulmonte një ditë Izraelin për hir të palestinezëve? Këtë nuk e beson kush. Gjithashtu, atëherë Sharon u shpreh se çlirimi i Kosovës do të thoshte që të shkohej tek krijimi i një “Shqipërie të Madhe”, që do të bëhej bazë e terrorizmit islamik. A thua vërtet Sharon ishte i shqetësuar për terrorizmin islamik në Evropë? Në gusht 2006, kryeministri izraelit Ehud Olmert (ende në pushtet), duke kundërshtuar protestat e vendeve të Bashkimit Evropian për bombardimet izraelite në Liban që po shkaktonin viktima civile, u shpreh se nuk pranon kritika nga vendet evropiane që në 1999 sulmuan Kosovën dhe vranë 10 mijë civilë. Kështu Olmert viktimat shqiptare të genocidit serb në Kosovë, i quan si viktima të sulmeve të NATO, çka ishte pikërisht akuza që i bënte NATO-s Millosheviqi, për t’ u shfajësuar për genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës. Është shumë e çuditshme dhe skandaloze që kryeministri izraelit, të mbrojë veprimet e qeverisë së tij në Liban, duke tjetërsuar të vërtetën e vrasjeve masive të shqiptarëve në Kosovë. Imagjinoni se si do të reagonte Olmert sikur kancelari gjerman të thoshte se viktimat e Holokaustit në fakt janë vrarë nga bombardimet e aviacionit aleat britaniko-amerikan! Në këtë rast do të reagonte e gjithë bota dhe ky kancelar gjerman do të fluturonte nga posti brenda ditës. Olmert është ende në post, dhe vendos për atë nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën. Për deklaratën që bëri Olmert në 2006 nga Prishtina nuk pati asnjë protestë, as nga qeveria as nga opozita. Thaçi, në rast se e ka marrë vesh këtë gjë, duket nuk reagoi se i mërzitej lobi çifut në SHBA. As nga Tirana nuk pati reagim, edhe pse duhej të kishte. Të gjitha këto të çojnë te përfundimi se, shkaku i qëndrimit izraelit ndaj Kosovës shkon shumë përtej frikës së precedentit. Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Duket se Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, se ai nuk e pëlqen fare angazhimin amerikan në Kosovë, se Izraeli kurrë nuk ka dashur që SHBA të jenë të angazhuara ushtarakisht në shumë pika të globit, se kështu ulet aftësia e SHBA për t’u angazhuar në mbështetje të Izraelit, nëse ky do të gjendet në rrezik jetik. Dikur Izraeli nuk e pëlqente fare angazhimin ushtarak amerikan në Indokinë, posaçërisht në luftën e Vietnamit, se kjo ulte aftësinë e SHBA për të asistuar ushtarakisht Izraelin në momente rreziku jetik për të. Prandaj lobi çifut në SHBA ngriti artificialisht me anë të mediave që kontrollonte një lëvizje qytetare kundër pjesëmarrjes së SHBA në Luftën e Vietnamit. Për të drejtuar tërheqjen amerikane nga Vietnami në administratën e Presidentit Nixon u fut çifuti Hennry Kissinger që ishte negociatori kryesor amerikan në marrëveshjen e paqes me Vietnamin e Veriut, që ishte praktikisht një marrëveshje kapitullimi e amerikanëve në Luftën e Vietnamit. Kështu, për interesat e lobit çifut, SHBA braktisën popujt e Indokinës, të cilët i kishin nxitur vetë t’ i rezistonin komunizmit dhe të sakrifikonin shumë gjak në këtë luftë. Një gjë që e provon tërthorazi se kjo ka qenë loja është fakti se se mediat amerikane, të kontrolluara kryesisht nga hebreo-amerikanët, të cilat prej vitesh kishin qenë shumë kritike në angazhimin ushtarak të SHBA-ve në Vietnam, e mbështetën angazhimin ushtarak në ndihmë të Izraelit, në 1973, në kohën e tërheqjes së SHBA nga Vietnami, edhe pse Lufta arabo-izraelite e vitit 1973 solli pasoja të pallogaritshme për ekonominë amerikane dhe atë të Perëndimit në përgjithësi, pas embargos së naftës dhe rritjes së çmimit të naftës nga ana e vendeve arabe. Duket se edhe sot strategjistët ushtarakë izraelitë nuk e pëlqejnë fare angazhimin e SHBA në Ballkan, se ai ul disponibilitetin e SHBA për të asistuar ushtarakisht Izraelin në një situatë rreziku, duke llogaritur se SHBA kanë dhe një angazhim ushtarak jetik në Lindjen e Largme, në mbrojtje të Taiwan, si dhe duke llogaritur angazhimin ushtarak amerikan në Evropën Qendrore. Atëherë edhe lobi çifut në SHBA do të sintonizohet në një mënyrë ose tjetër me këtë konveniencë strategjike të Izraelit. Nuk dihet se deri ku janë të pranishme në trurin e Thaçit këto kategori analitike të qëndrimit të Izraelit, dhe sigurisht që miqtë e tij amerikanë nuk ia thonë ato, si shpjegim për atë se përse letra që i ka shkuar Izraelit nga Prishtina me kërkesën për njohje, ka mbetur pa përgjigje. Qëndrimi i Izraelit për Kosovën sigurisht që do të reflektohet edhe në qëndrimin e lobit çifut në SHBA për këtë çështje. Kjo është një gjë alarmuese. Sigurisht që ka pasur edhe raste të tjera kur ka pasur përplasje mes SHBA dhe Izraelit për çështje jashtë Lindjes së Mesme, si në rastin e shitjes së armëve ultramoderne Kinës nga ana e Izraelit, dhe në këtë rast Izraeli është tërhequr, se edhe lobi çifut në SHBA nuk ka mundur ta mbrojë këtë veprim të Izraelit. Kështu mund të ndodhë dhe në rastin e Kosovës, pra që lobi çifut në SHBA të mos mundë të induktojë qëndrimin e Izraelit ndaj Kosovës në politikën amerikane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyFri Feb 29, 2008 9:13 pm

Rasti për qartësim

Nga The Economist

Pse i jep Perëndimi Kosovës pavarësi, kur refuzon të njohë Transdniestrinë, Osetinë Jugore dhe Abkhazinë? Këto tri vende janë formalisht të pavarura, së paku në sytë e tyre, dhe kanë qenë për shumë vite.
Në shikim të parë duket si një rast i qartë i standardeve të dyfishta të Perëndimit. Shqiptarët kosovarë nuk duan të jenë nën udhëheqjen serbe, njëlloj si abkhazët që nuk ndihen si gjeorgjianë apo transdniestrianët si moldavë. Ata e kanë vendosur statusin e tyre me forcë të armëve dhe e kanë ngulitur këtë gjatë dhjetë vjetëve të kuazi pavarësisë. A nuk është tregimi i vërtetë vetëm një lojë fuqie e Amerikës në Evropë, që dënon Serbinë dhe shpërblen të vetmit myslimanë pro amerikanë në botë?
Askush nuk mund të mohojë se llogaritje të tilla kanë ndikuar në vendimmarrje. Por dallimi i vërtetë është një gjë tjetër.
Kosova dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Kaq është e qartë, sado keq që udhëhiqet tani Kosova dhe sado gangsterizëm dhe etnonacionalizëm që mund të lulëzojë atje nën udhëheqjen kuturu të së ashtuquajturit komunitet ndërkombëtar. Kosova nuk dëshiron t’i bashkohet, le të themi, Turqisë në një “Kalifat Otoman” të ri. Bilé, as nuk është e interesuar në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Kjo bën një dallim të madh. Transdniestria, Abkhazia dhe Osetia Jugore nuk po nënshkruhen për vizionin euroatlantik të sigurisë së shumanshme dhe lirisë politike të qeverisur nga ligji. Prioriteti kryesor i elitave udhëheqëse atje është vetë pasurimi, i përcjellë nga së paku një përkushtim retorik për integrim më të afërt me Rusinë (një qëllim, të cilin Kremlini e mbërthen në teori, por bëhet tejet i kujdesshëm, kur vjen në pyetje praktika).
Perëndimi ngurron ta thotë këtë kaq hapur, por kjo bën një dallim. BE po dërgon mijëra avokatë, prokurorë dhe policë në Kosovë, në atë që mund të quhet si aventura më ambicioze kolonialiste e kontinentit në dekada. Ky “imperializëm i butë” krijon së paku një shans të suksesit për pavarësinë e Kosovës.
Kjo ende mund të dalë nga binarët. Bosnja po copëtohet sërish; Maqedonia ende duket e brishtë; dhe Rusia nuk kishte mundur të gjente një tokë më fertile për dinakëri, me Evropën e ndarë dhe të pavendosur. Por ia vlen të provohet. Krahasoni këtë me Transdniestrinë apo Abkhazinë. Paramendoni se Rusia dhe një tufë shtetesh të tjera – Bjellorusia, Uzbekistani, Armenia dhe le të themi Venezuela - kanë vendosur t`i njohin këto shtete të vogla përçarëse. Është pothuajse qesharake të paramendohet çka do kishin mundur të ofronin kësi përkrahësish nga jashtë për promovimin e rendit, ligjit dhe qeverisjen e mirë. A do të ofronte Hugo Chavezi i Venezuelës policë? A do të sillte Rusia prokurorë, apo Uzbekistani të fillonte t’i mësonte punonjësit civilë abkhazë për eqeverisjen? Kjo është dobësia në zemrën e të gjitha orvatjeve të politikës së jashtme të Kremlinit në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ofron shumë për elita. Disa kënaqin mirëseardhje luksoze dhe diktatura fitimprurëse. Të tjerët marrin bashkëpunim të inteligjencës dhe shitje të armëve të përparuara. Por Rusia ka shumë më pak të ofrojë nga pikë pamja e publikut. E vërtetë, ofron pasaporta dhe një pasaportë ruse nuk është e pavlefshme.
Por mbijetimi i sistemit propiska nga epoka sovjetike (rregullore e dizenjuar për të kontrolluar lëvizjet e brendshme të qytetarëve, duke i lidhur ata me vendlindjen apo vendbanimin), do të thotë se nuk jep të drejtën e çmuar të jetesës dhe punimit në Moskë. Madje, edhe aleatët më besnikë të Kremlinit nuk mund t’iu ofrojnë këtë qytetarëve të tyre si punë të kryer. (Duhet pranuar, vizat Schengen dhe amerikane ende janë turpërisht vështirë të merren, madje edhe për qytetarët e ish-kombeve të robëruara që janë besnikërisht euroatlantikë nga jashtë).
Ajo që BE nuk do të thotë, por e mendon privatisht, është kjo: Ne po e përkrahim pavarësinë e Kosovës për shkak të shansit që do të bëhet më shumë si ne, pra, edhe një fqinj më i mirë. Ne kundërshtojmë pavarësinë për Transdniestrian e të tjerë, sepse kjo do t’i bënte më shumë si Rusia, andaj më të këqija për Evropën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptySat Mar 01, 2008 3:26 pm

Ai urime njehere, CIA "njeh" pavarsine e Kosoves!

Shihni te dhenat dhe mesojeni kete faqe permendesh se do ju thyej:

https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptySat Mar 01, 2008 5:47 pm


Fadil SHYTI

PAKETË RAKETË!



(Kushtuar, Paketës ogurzezë të Ahtisarit)

Qëndron si kusi e zezë mbi zjarre,
Qëndron si lubi sarkofagu për varre,
Mbi trojet shqiptare po sillet zvarrë,
As në tokë as në qiell,
E mbetur pa hënë, e mbetur pa diell!
Toka shqiptare se donë,
As qielli ynë se pranon!
Botën me cinizëm po e tmerron,
Pret të ndizet herët a vonë!
Ka mbetur e tretur pis,
Në xhepat e diplomatëve -pushtetarëve!
Kjo Paketë Raketë!
Fatkeqësi e shqiptarëve!
E quajnë Paketë,
Por, është sherre Raketë!
I thonë paqësore,
Por është gjakësore!
Thonë, brenda ka lule,
Por, është me barot,
Do të digjen nesër,
Edhe ata,
Me ide hata!
Që s´po e shohin sot!
Shënstefani, Versaja , Berlini e Londra,
Që na prenë trojet dikur:
Aty zgërdhihen, dhe po ngrenë flamuj!
Mbi këtë Paketë Shkretë,
Po firmosen tradhti he medet!
Po ricopëtohet Shqipëria Kosovë!
Popujve ballkanik, po u sillet tufani,
Evropa plakë po krihet, mallkon!
Se shqiptarët dot s´i qetëson!
Dhe, nën hundët e pista të saj,
Po, përqurret Rambuja,
Kalëron nëpër botë e thotë:
Politikanëve, kosovarë ua hodha karremin.
Tash ua dërgoj peshqeshet:
T´i paqësojnë,
Ushtritë dhe diplomacitë tona…
Dhelprat premtojnë!
Ujqërit po i mprehin dhëmbët!
Qentë kockat po i lëpijnë!
Delet po blegërijnë,
Po vrapojnë pas tyre…
Bishtat e lagur përpjetë…
Jetën e shqiptarëve,
E kanë futur në Paktë…
Ardhmërinë e shqiptarëve,
Po e nxijnë!...
Kjo është vallja e djajve:
As, zoti nuk po donë me na parë!
Jo, zoti nuk punon, vetëm për shqiptarë!
Ay, ishte është dhe do të jetë:
Për ata që luftojnë dhe veprojnë:
Për ata që kurrë të pabesëve,
Nuk ju besojnë!
…Kurrë, ardhmërinë e vet se shkelin,
…Dhe, nuk lejojnë:
Frytet e tyre të jetës:
Pasuritë e shpirtit,
Pasuritë e truallit,
Të huajt t´ jua vjelin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyTue Mar 04, 2008 8:49 pm

Sot ndëgjova Arsim Bajramin dhe arsytonte Pavarsin, Flamurin dhe Kushtetutën se nuk i kemi treguar popullit për këto gjëra për arsye se populli i ka ditur këto gjëra që nga viti 1990.
Arsim Bajrami ka harruar se populli nuk hanë kasht dhe qe 18 vite gjërat kanë lëvizur shumë dhe nuk është kjo që ai thot arsytim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 EmptyFri Aug 01, 2008 11:50 pm

Kosovë, o perlë e Ballkanit
Që digjesh, dridhesh
Dhunohesh, e vritesh
Me paramendime e pa deshmitar krimi.
Kallinjtë e tu të gjelbërt
S’do t’i harrojë ato pamje,
Muzete e tu
Mos paçin të ardhme.

(Bahtir Hamza)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Kosova e mosvarur!   Kosova e mosvarur! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kosova e mosvarur!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» KEK-u dhe Kosova
» Kosova e pavarur apo jo!?
» Kosova?
» Kah po shkon Kosova?
» Kosova dhe Laicizmi!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: