|
| Kosova e mosvarur! | |
|
+14gishteza Guximi Eva0506 meli petritkola dibranja Urata Kosovarja shaban cakolli tina Sofra Beton fatlum Ani 18 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Kosova e mosvarur! Sat Feb 16, 2008 3:04 pm | |
| Kosova neser do shpallet e mosvarme(e perdor termin qe eshte perdorur kur eshte shpallur Shqiperia e tille me Ismail Qemalin), eshte njera nder fitoret me te medha te popullit shqiptar dhe brezi yne ka nje fat qe jeton ne kete kohe. U uroj shqiptareve te Kosoves fitoren e madhe te tyre, kerkoj nga ata(ne) maturi dhe respekt, lufta per te miren nuk mbaron kurre dhe nuk duhet te kenaqemi me kaq. Nuk na duhet nje Kosove e pavarur qe nuk ka rini te arsimuar, sportiste profesioniste, gjendje ekonomike stabile dhe nje politike fleksibile. Pra le te shkojme tani drejt nje "lufte" tjeter qe shtetet e rajonit te na e kene zili. Nuk eshte patriot sot ai qe thote "lufte per gjendjen tone", por shqiptaret e vertete jane ata qe "paguajne taksat e shtetit", "respektojne ligjet dhe institucionet" qe sa me shpejt Kosova te shkon drejt nje perparimi. Ndjehem krenar per kete fitore, dua fitore te metejshme! Me fat tani! Ani | |
| | | fatlum Anëtar
Numri i postimeve : 272 Vendi : Prishtina/MEdvEgJë Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sat Feb 16, 2008 3:46 pm | |
| Me Fat pavarsia KOSOVëMe Fat pavarsia KOSOVë Me Fat pavarsia KOSOVë | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sat Feb 16, 2008 4:16 pm | |
| Ju uroj te gjitheve ta gezoim shtetin e ri te Kosoves. Gezuar. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | tina Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2564 Age : 41 Vendi : qka po ju interson juve bre Profesioni/Hobi : me nga mas topi mujsha me zan Registration date : 18/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sat Feb 16, 2008 7:35 pm | |
| e gzofshi pavarsin me shendet gezuar shqiptar ku do qe jeni | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sat Feb 16, 2008 7:42 pm | |
| Nëse nuk e kemi shpallur ne ne forum para kryetitullarëve kosovar,pranoni urimet e mia të përzemërta ju forumi"Bashkimi kombëtar" dhe shqiptarët kudo që ndodhen. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| | | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sun Feb 17, 2008 1:54 am | |
| ju bashkangjitem urimeve tuaja,shumë i mallëngjyar ju uroj shqiptarëve kudo që ndodhen këtë madhështi të shejtë,nga dëshira e flakët për të qenë në mesin tuaj,por nga pamundësia,edhe ne do të gjejmë forma të festimit,të festojmë këtë ngjarje të madhe në historinë tonë,por nga dita e parë pas pavarësisë,të fillojmë hapat e punës ta jetësojmë atë realisht.
SHUMë;SHUMë URIME | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sun Feb 17, 2008 2:45 am | |
| Te nderuar antar te forumit ''bashkimikombetar'' Nesër, ditë e diel me 17 shkurt në sheshin e Tetovës , komuna e Tetovës organizon manifestim kultutor artisik me rastin e shpalljes së aktit të Pavrësisë së Kosovës
Me këtë rast nga sheshi “Iliria”-Tetovë që nga ora 10 në mëngjes do të ndiqen drejtpërsëdrejti zhvillimet e ngjarjeve ne Kosovë. Gjithashtu pjesë nga ngjarjet që do të zhivllohen në Tetovë do të përcillen nga të gjitha mediumet.
Agjenda e aktiviteteve :
15. 00 Ndjekja e punimeve të Parlamentit në sheshin e Tetovës (në Videobim) (pas miratimit të deklaratës për pavarësi) Himni kombëtar Fjalim përshëndetës i kryetarit të Komunës së Tetovës z.Hazbi Lika Valle Pikë Muzikore (folklorike) Valle Pikë Muzikore (folklorike) Valle
18.00 Ndjekja e Deklaratave të Liderëve Kosovar (përcjellje të drejtpërdrejtë nga Prishtina) Pikë Muzikore 18.30 Ngritja e Obiliskut (përcjellje të drejtpërdrejt nga Prishtina) 19.0 Vazhdim i programit me grupe dhe këngëtarë. Elita 5 Grupi Anakonda Grupi Ndez Grupi Red Spot Shkumbin Ismaili Bajramali Idrizi Elita Reçi Sevdi Malsia Burimet e Sharrit Xheladin Zeqiri Grupi “Bllaca” Dhe shoqëri tjera kulturo-artisike nga rethi i Tetovës. URIME TE GJITHVE | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| | | | Urata Përjashtuar
Numri i postimeve : 1894 Registration date : 13/12/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sun Feb 17, 2008 3:06 am | |
| Ukshin Hoti - Ideator i kesaje dite dhe bashkimit te gjithe shqiptareve XXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXXX17 shkurt dita e Pavaresise se Kosoves, rruge e gjate dhe e mundimeshme e cila eshte e lare me gjakun e vellezerve, motrave, bijeve te rene per pak drite dhe liri....Neser do ringjallet buzeqeshja e gjithe atyre qe u deshe te jene kurban i kesaje dite, neser ato do jene se bashku me ne ashtu si kane qene deri sot...neser fillon nje kapitull i ri ne shtetin me te ri Kosova...neser per nje moment shume nena, jetime, dhe nuse te reja do ti ndalin lotet per ta mbajt amanetin e trimave se loti i burrave eshte kenga dhe se duan kengen ne vend te lotit per to. Neser do te realizohet nje pjese e qellimit te deshmoreve dhe te madhit tone Ukshin Hoti i cili kushedi ku dergjet keto momente. Vellezer dhe motra te shkruash per kete date per kete shekull dhe per kete kohe eshte veshtire sepse e drejta jone eshte e mohuar me shekuj. Sidoqoft Urime kjo dite madheshtore dhe u tubofeshim nje dite ne nje trung, Bashkimi i Trojeve Shqiptare. Gjithe te mirat pateshi. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sun Feb 17, 2008 3:39 am | |
| Pershendetje. S'pari Urime Pavarsin te gjithe Shqiptarve ku do qe gjenden, ne Kosove, Maqedoni, Presheve e Bujanovc, Male te zi, Qameri, Shqiperi dhe ku do tjeter ne rruzullin tokesor. Me vjen mire qe ka arritur teknologjia kaq shume sot, sa qe te bejm falmure te ndryshem siq pata rastin te shoh diqka me larte....Ndoshta nje dite do te mund te jem edhe une ne mesin e shume patriotve me nja flamure, perderisa i [paska ardhur radhi dikujt-dikujt te krahasohet me ADEM JASHARIN, BAJRAM CURINN DHE SHOTE E AZEM GALIZCEN. Por, nuk duhet habitur, sepse jemi shqiptar dhe asnjeher ( te pakten historia keshtu na meson) qe kurr nuk kemi ditur ta qmojme dhe ta duam ate qe e ka meritur, por perkundrazi. Mund te them edhe tri fjale ketu. Dikur para shume vitesh, patem raste te kem nje njeri te madhe siq ishte Baca Adem DEMAQIN, por nuk e perkrahem, nuk e deshem etj, dhe vazhduam ta etiketojme me lloj-lloje "etiketash", por e verteta veq se ka dalur sot, dhe po shihet se kush ne te vertete ka qen Baca Adem Demaqi. Dikur me von, jo shume, patem fatin duke ju falenderuar Zotit-Perendin-All-llahut, qe te kem nje njeri siq eshte Ukshin HOTI, per te cilin, une nuk do te them asnje fjale, sepse sa do qe mundohem jo vetem une per gjithe ata njerze qe e kan per detyre, kurr kurrr nuk do te arrijne te thone ate qe e meriton ky njeri, pra edhe ky nuk ishte i perkrahur, nuk e deshten ne ate kohe ( edhe pse sot shumica e kan pranuar se kan gabuar), kurse disa te tjere per arsye....nuk e pranojne dhe te pakten une nuk pres nje fjale te mire nga keta. Kalojme tek koha e tashme, prap kemi pasurfatin te kemi nje Albin KURT, sepse nuk do te bej nena me asnjeher Albin, por edhe kete po vazhdojme te mos e perkahim dhe njejte sikur me dy te paret, po e "etiketojme" me lloj-lloj....Prandaj, sdi se deri kur do te vazhdojme ne shqiptaret te gabojme, athua do te mbushemi mend nje dite?!!!!! Shpresoj, por nuk besoj se do te ndodhe nje dite kjo! vazhdim te mbare me shpres se nuk do te fshihet ky shkrim, nese po e di se nga kush mund te jete fshire. |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sun Feb 17, 2008 3:42 am | |
| Ju uroj nga zemra per festen e neserme ne Kosoven martire | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sun Feb 17, 2008 6:52 am | |
| Ne 1912 flamuri u ngrit dhe per Kosoven. Bashkimi eshte shpetimi. Ka edhe pikpamje te tjera... | EDHE ME KËTË PAVARËSI, VAZHDON KËNAQJA JONË ME GJYSMAKËSI « më: 10-02-2008, 14:43:33 »
| |
Nga mësimet e traditës mistike të shumë urtësive të civilizimeve të lashta, si simboli më i fuqishëm veprues, konsiderohet pentagrami, ose ylli pesëcepësh. Nga të urtit e kohës, ky simbol nuk është i përzgjedhur rastësisht, sepse në prapavijën figurative të domethënies së tij, fshihej porosia e madhe e veprimit të ligjit universal hyjnor: “çdo punë e nisur mbarë nuk duhet të ndërpritet në gjysmë, por patjetër duhet vazhduar deri në fund”. Kjo domethënie figurative, mbështetet në mënyrën e vizatimit grafik të yllit, që nis nga një pikë, vazhdon me një vijë të pandërprerë, dhe përsëri mbaron te pika e nisur, duke formuar kështu imazhin e yllit pesëcepësh. Nëse, nën pretekstin e mbështetjes së kësaj urtësie të lashtë, komperativisht shëtisim nëpër etapat të ndryshme të historisë sonë, gjithnjë do të hasim në aplikimin kontradiktor të saj. Do të vërejmë se shumë lëvizje dhe procese shoqërore-politike që kanë ndodhur gjatë kohërave të ndryshme të historisë sonë, gjithnjë kanë qenë të karakterizuara me një recidivizëm të papërmirësueshëm të vetëkënaqësisë me gjysmakësinë e të arriturave nga nismat e papërfunduara deri në fund. Mu atëherë, kur është dashur te shkohet edhe më tej dhe deri tek arritja e qëllimit përfundimtar, ne jemi ndalur në gjysmë të rrugës, duke pranuar si kompromis disa premtime apo privilegje të vogla politike që na janë ofruar, si nga pushtuesit tanë të drejtpërdrejtë që na kishin në sundim, ashtu edhe përmes presioneve të ndryshme diplomatike ndërkombëtare. Kjo dukuri e mosçuarjes deri në fund e shumë proceseve politike të nisura mbarë, përveç se i kënaqte interesat strategjike të armiqve tanë, ajo karakterizohej edhe me bekimin dhe përkrahjen e pa rezervë të elitës sonë servile politike vendore. Se çfarë ishin pasojat e mëvonshme politike të këtij stopimi dhe mosçuarjeje deri në fund të këtyre proceseve të nisura, dihet: humbja e patjetërsueshme edhe të asaj gjysmë tjetër të arritur. Edhe pse, me këtë gjysmakësi të ofruar si mashtrim, paraprakisht dhe përmes formave të ndryshme të ndikimit masiv kemi qenë të indoktrinuar me një konformizëm të imponuar të disponimit të gjerë popullor, prapa këtyre ndërmarrjeve stopuese të armiqve tanë, gjithnjë kanë ekzistuar zërat e arsyeshme paralajmëruese të inteligjencës sonë të mirëfilltë atdhetare. Por, në vend se t’i dëgjojmë këto alarmime sinjalizuese për rrezikun që po i kanosej të ardhmes sonë, ne kundër tyre organizonim përndjekjet nga më të ndryshme. Këto përndjekje nuk karakterizoheshin vetëm me diskreditimin moral dhe intelektual të personalitetit të tyre, por zakonisht përfundonin edhe me forma më drakoniane të persekutimeve, sikurse janë: rrahja, vrasja, burgosjet dhe sajimi i proceseve të ndryshme të montuara politike. Mjafton vetëm t’i shfletojmë disa faqe të historisë dhe do të shohim shumë shembuj që e vërtetojnë këtë tezë. T’i bëjmë një vështrim disa kryengritjeve kundër pushtuesve tanë të ndryshëm, dhe do të vërejmë se ato për nga efekti dhe fuqia e tyre jehuese, nuk i kanë dridhur vetëm themelet e pushtetit aktual sundues, por edhe tërë Evropën e asaj kohe dhe më gjerë! Si kanë përfunduar këto kryengritje? Me gjak sigurisht, por paralelisht në prapavijën e kërkesave politike të parashtruara si kushte, gjithnjë na janë ofruar premtime mashtruese për disa të drejta të vogla minore, të drejta këto që më vonë na janë marrë sërish nga mu ata vetë. Fundja, nuk duhet të shkohet edhe aq larg në histori. Shembullin më të freskët e kemi tek Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974. Aty, edhe pas kërkesave tona gjithëpopullore të shprehura në demonstratat masive dhe të përgjakshme të vitit 1968 për “Kosovën Republikë”, ne u kënaqëm me një status të një Krahine autonome, e cila politikisht dhe juridikisht edhe më tej na mbante nën tutelën e Serbisë. Edhe atëherë, nga qendrat e fuqisë sunduese në Beograd, si gjithnjë të ndihmuara prej elitës sonë gjysmamendshe politike vendore, tentohej që kolektivisht të na imponohej bindja e rrejshme se, gjoja Kosova, në Preambulën e kësaj Kushtetute, juridikisht veç përmendej si element konstitutiv i Federatës dhe praktikisht e kishte pozitën si të republikave tjera, por, për shkaqe të principeve formale të së drejtës ndërkombëtare, nuk lejohej ekzistimi i dy shteteve shqiptare. Merrni me mend çfarë budallallëku ynë kolektiv!? Derisa kjo grackë politike, dukej logjikisht e kapshme për shumicën prej nesh, në prapavijën e saj, me metoda më të ashpra përndiqeshin dhe persekutoheshin të gjithë ata individ dhe grupe shqiptarësh që sado pak edhe në mënyrë më indirekte e shprehnin këtë qëllim. Vetëm pse nuk ishin të kënaqur me këtë arritje gjysmake, por donin më tepër, përmes qindra e qindra proceseve të montuara politike, shumë atdhetarë dhe intelektualë të pafajshëm të popullit tonë, u persekutuan, u torturuan dhe u gjykuan, duke u dënuar me dënime nga më drakonianet. Dhe ... pas kësaj gjysmakësie të statusit si autonomi për Kosovën, dihet se çka përjetuam më vonë: humbjen edhe të asaj gjysmë tjetër. Sikur praktika e kënaqjes sonë me gjysmake të realizuara politike pa arritur deri tek qëllimi ynë përfundimtar, po vazhdon ende. Fatkeqësisht edhe sot...dhe...me sa duket historia po na përsëritet prapë! Pas 8 vitesh të një protektorati dhe sundimi më antidemokratik ndërkombëtar të UNMIK-ut në Kosovë, ne ende si popull po mashtrohemi me një zgjidhje tjetër gjysmake që po na ofrohet në formë të statusit përfundimtar: “Pavarësi sipas Pakos së Ahtisarit”. Diçka që as për së afërmi nuk është pavarësi e mirëfilltë, por një rast më precedent në botë të një shtetësie specifike. Edhe në këtë fazë, në skenë si gjithnjë, është elita jonë gjysmamendshe servile politike e cila përmes mas-gënjeshtrave mediale krijon një konformizëm se gjoja mu kjo është ajo pavarësi që kaherë po e presim. Në anën tjetër, veprohet njëjtë si dikur, me të gjithë ata individë, intelektualë dhe lëvizje me ideologji të pastër kombëtare, të cilët në çdo kusht e kundërshtojnë këtë pavarësi gjysmake, duke apeluar që të shkohet deri në fund me synimet tona; deri në VETËVENDOSJE pa kusht të popullit të Kosovës, e cila, si vullnet i tij i lirë, duhet patjetër të shprehet përmes referendumit të organizuar gjithëpopullor. Shikoni vetëm se në çfarë mënyre veprohet sot me djelmoshat e lëvizjes “VETËVENDOSJE”, me këta të rinj dhe të panënshtrueshëm ndaj grackave dhe mashtrimeve të njëjta shekullore që na janë bërë me premtime të ndryshme të gjysmakeve politike? Shikoni vetëm se si trajtohet lideri i tyre, Albin Kurti: nga kush merren urdhrat për këto absurde ndëshkimore dhe kush i ekzekuton ato me devotshmëri? Sot, Albin Kurti dhe pjesëtarët tjerë të shumtë të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, përndiqen, torturohen, persekutohen, vriten dhe dënohen nga ana e këtij regjimi më antidemokratik ndërkombëtar dhe lakenjve të tij besnik vendor, pikërisht pse e njohin mirë historinë tonë të dhembshme dhe kurrësesi nuk do ta lejojnë që ajo të na përsëritet edhe një herë si dënim. Pavarësia sipas “Pakos së famshme të Ahtisarit” do të na vijë shpejt, dhe, ne, sigurisht me histeri dhe me pompozitet do ta kremtojmë ardhjen e saj, por, me kohë, patjetër, do të kuptojmë se kjo formë e shtetësisë që mezi e kemi pritur, na e kanë shitur këta neve si “Dushk për gogla”?!! Adnan Abrashi | |
| | | meli V.I.P
Numri i postimeve : 842 Age : 41 Vendi : diku ne gyrbet Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sun Feb 17, 2008 4:48 pm | |
| | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sun Feb 17, 2008 4:54 pm | |
| Gezuar soren! Me tu cuar ne mengjez i hodha nje sy Balkanweb dhe me ra lapsi nga dora. Flamuri zyrtar i Kosoves njesoj si i grekut, bardh e blu. Jo shqiponje ne c’fardo ngjyre, asnje pikes e kuqe ne ate flamur “shqiptar”. A u shpall Kosova krahine autonome greke? Ne fakt sinjalet u dhane kur Bamir Bopi u betua per nje flamur jo shqiptar, por greke ne ceremonin inaguriale. Ne fakte une thashe se tash Kosovaret e hengren kur para disa diteve Bamir Topi vizitoi Kosoven. Shenje me te keqe dhe domethenese per shqiptaret nuk kishte.Poshtersi mbi poshtersi i thone kesaj. Ne fotot e Adem Jasharit sot shruhej “Bace u krye”,por duhej shkruar; “Bace cohu nga varri sepse po shkelin mbi gjakun dhe amanetin tuaj”. Ne vitin 1912 kur flamuri yne u ngrit ne Vlore ai u ngrit edhe nga kosovaret edhe per kosovaret, por kishte qene e thene… Sot jam i shokuar. Ne Veri te Vendit te thone se “ Kur nuk ke pulen duhet te hash sorren”. Gezuar soren populli im shqiptar! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Sun Feb 17, 2008 6:57 pm | |
| Urime nga zemra gjithe motrave dhe vellezerve shqiptare kudo qe ndodhen per diten e madhe te pavaresise se Kosoves se dashur. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Urime! Sun Feb 17, 2008 7:50 pm | |
| Urime vllezer shqiptar "pavaresia" e Kosvoves dhe shpresojm se kjo do te jet nje hap drejt qellimit tone pra bashkimit kombetar:fla: | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Mon Feb 18, 2008 12:31 am | |
| Sikue femija qe qan per nane,qan Prishtina per Tiran,i con t’fala Shkupi Ulqinit ka ardh dita e Bashkimit. Me shprese se shqiponja shum shpejt do fluturoj e lire ne te gjith hapsiren e Shqiperise Etnike ,URIME PAVARSIJA E KOSOVES HEROIKE | |
| | | gishteza Anëtar i ri
Numri i postimeve : 106 Registration date : 31/08/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Mon Feb 18, 2008 12:51 am | |
| urime me ne fund nje shtet i fuqishem | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Mon Feb 18, 2008 1:43 am | |
| Ta gezojme ate qe u harrite! Kemi ende rruge per te bere. | |
| | | schumi Përjashtuar
Numri i postimeve : 123 Age : 44 Registration date : 15/11/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Mon Feb 18, 2008 1:54 am | |
| Gezuar pavarsine vllezerve Kosovar | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Mon Feb 18, 2008 2:09 am | |
| Te nderuar forumist-miq
Te uroj nga shpirti,zemra dhe gjithe qenja ime realizimin e dëshirës shekullore, atë qe dikur ishte ëndërr e shumë brezave para nesh dhe që barti brezin tonë deri në ditën e sotme. Fund i një rrugëtimi të gjatë që la gjurmë në jetën e secilit nga ne dhe një fillim i ri në vendin tonë të pavarur.
Uroj te ndjehni te lumtur qe jeni pjese e brezit te kesaj mrekullie.
Republika e Kosovës – Shtet i pavarur dhe sovran. Urime dhe me fat! | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! Mon Feb 18, 2008 3:36 am | |
| Urime per te gjithe ta gezoim kete dite te gjithe shqiptaret ane e mbar Bota. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kosova e mosvarur! | |
| |
| | | | Kosova e mosvarur! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |