|
| Kosova dhe Laicizmi! | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Kosova dhe Laicizmi! Sun Mar 02, 2008 1:29 am | |
| ................................ ............................ Se kushtetuta e Kosoves nuk e kane perpiluar shqiptaret ose se politikanet e Kosoves jane vegla te dikujt tjeter tregon fakti edhe se ne kushtetuten e Kosoves nuk figuron fjala Zot dhe eshte shpalle shtet laik. Une jam i bindur, se nga gjendja qe shikoj ne Kosove, sepaku fjala Zot duhet te permendej ne te dhe mbi te gjitha Kosova le te shpallej shtet shekullar(si Angli, Gjermania, Austria) dhe jo shtet laik(si Franca) qe te luftoje fene ne cdo pjese te politikes. Ne Kosove ka shume vajza me mbulese, ka shume njerez fetare te te gjitha besimeve dhe pse tani keta duhet te privohen nga e drejta per punesim dhe shkollim vetem pse besojne? Ky ligj, do sjell anti-ligjin, qe Kosova ne emer te Kosoves lufton Kosoven! mendimi juaj! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Kosova dhe Laicizmi! Sun Mar 02, 2008 3:50 am | |
| Ani përgëzime për temën që e ke hapur për debat, përpos këtyre që i shkruajte më lart dhe që janë shumë të vërteta, ka diçka që më brenë edhe më shumë se sa besimi fetar në Kosovë që jeton me mbi 96% të besimit musliman, është zhdukja e identitetit kombëtar, zhdukja e emrit Shqiptar që nuk figuron askund në projektkushtetutën e kosovës.
lexoni më posht ju lutem.
Ata kanë frikë të jenë shqiptarë…
Nga Koço DANAJ Tiranë, 27 shkurt 2008
Është pohim i frikshëm, por është i vërtetë. Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka frikë të jetë shqiptar!. Zëvendëskryeministri i Kosovës Ramë Manaj ka frikë të jetë shqiptar! Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka frikë të jetë shqiptar!. Ministri i Kosovës Arsim Bajrami ka frikë të jetë shqiptar!. Nënkryetari i LDK Eqrem Kryeziu ka frikë të jetë shqiptar!. Dhe që të mos e vazhdojmë listën se është e gjatë, po e përfundojmë me.. Blerim Shala ka frikë të jetë shqiptar..!!!
Dhe që të mos e lëmë lexuesin në pritje po i japim përgjigje titullit të mësipërm. Emrat e sipërpërmendur janë ndër hartuesit kryesorë të Projektkushtetutës së Kosovës. Projekti i saj tashmë është në qarkullim. Por në asnjë faqe të saj nuk përmendet fjala shqiptar. Pra me Kushtetutë në Kosovë nuk ka shqiptarë. Ka pakica serbe, boshnjake, turke etj, por jo shumicë shqiptare. Dhe me Projektkushtetutën, kur ajo të miratohet nesër, mund të dënohesh penalisht po të quhesh shqiptar!
Teksti i Projektkushtetutës është bërë i njohur. Por as Hashim Thaçi, as Fatmir Sejdiu dhe askush nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk ka folur, nuk kanë thënë asnjë fjalë. Që do të thotë se edhe ata kanë frikë të jenë shqiptarë! (Për gati një shekull, me dhunë dhe masakra shovinizmi serb nuk arriti dot t’ua mohojë identitetin kombëtar shqiptar. Por për një ditë, qeveritarët aktualë të Kosovës pranuan vetë të mos jenë shqiptarë!!) Pra ata pranojnë të jenë pa identitet kombëtar, boll të qeverisin një vend pa emër, pa komb shumicë, por me pakica konkrete.
Para disa ditësh në Tiranë qeveritarë dhe politikanë nga Prishtina dhe Tirana folën për dy shtete shqiptare, folën për integrime ndërshqiptare, folën për bashkëpunime midis Shqipërisë dhe Kosovës. Por askush nuk tha se Kushtetuta e Kosovës e ka të ndaluar fjalën «shqiptar». Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj nuk thanë se kanë dhënë urdhër të mos përdoret flamuri kombëtar shqiptar në institucionet e Kosovës.
Ata nuk thanë se as 17 shkurti dhe as 28 Nëntori nuk do të jenë festa të shqiptarëve, as kombëtare dhe as shtetërore. Për t’u bindur lexuesi se sa frikë ka nga fjala shqiptar po sjellim një shembull nga vetë Projekti i Kushtetutës. Ja shembulli. Pasi ta lexoni gjejeni sa herë përmendet fjala «shqiptar»:
-«...Neni 64 [Struktura e Kuvendit] 1. Kuvendi ka njëqind e njëzet (120) anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura. Vendet në Kuvend ndahen midis të gjitha partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, në përpjesëtim me numrin e votave të vlefshme, të fituara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin.
2. Në kuadër të kësaj ndarjeje, njëzet (20) prej njëqind e njëzet (120) vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovës, si vijon: (1) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin serb, do të kenë numrin e ulëseve në Kuvend të fituar në zgjedhjet e hapura, me minimumin dhjetë (10) ulëse të garantuara, në rast se numri i ulëseve të fituara është më i vogël se dhjetë (10); (2) partitë, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetet e tjera, në Kuvend do të kenë numrin e ulëseve të fituara në zgjedhjet e hapura me minimumin e ulëseve të garantuara si në vijim: komuniteti Rom një (1) ulëse; komuniteti Ashkali një (1) ulëse; komuniteti Egjiptian një (1) ulëse; dhe një (1) ulëse shtesë do t’i jepet komunitetit Rom, Ashkali, apo Egjiptian, që ka numrin më të madh të votave të përgjithshme; komuniteti Boshnjak tri (3) ulëse, komuniteti Turk dy (2) ulëse dhe komuniteti Goran një (1) ulëse, nëse numri i ulëseve të fituara nga secili komunitet është më i vogël se numri i ulëseve të garantuara...»
Është ndoshta situata më paradoksale pas pavarësisë së Kosovës. Të pranosh të mbetesh pa emër kombëtar për hir të qeverisjes!! Ata që kanë hartuar projektkushtetutën e kanë pranuar një gjë të tillë. Kanë pranuar të mos jenë shqiptarë. Përse? Ju kanë thënë? Duan një identitet të ri kombëtar? Kanë frikë të jenë shqiptarë? Pranojnë më mirë qeveritarë se sa shqiptarë? Por më të rëndësishme janë dy pyetjet e mëposhtme: Po deputetet e Kuvendit të Kosovës, a do ta pranojnë të mos jenë shqiptarë? Po populli i Kosovës a do pranojë të mos jetë shqiptar?
| |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Kosova dhe Laicizmi! Sun Mar 02, 2008 2:49 pm | |
| Sofra, kjo teme ka te beje me laicizmin dhe fene ne Kosoven e pavarur, ndersa per c'eshtjen e kombin do ishte mire te bisedonim diku tjeter.
Po bej nje permbledhje per te dyjat:
1. Kombi shqiptar ne kushtetuten e Kosoves:
Sido qe ta ze vendin kombi shqiptar ne kete kushtetute, vete fakti qe Kosova eshte shtet homogjen me mbi 90% te popullsise shqiptare, tregon qarte se nuk ka ndonje problem ne kete mes. Problemi i nacionalitetit ne nje shtet fillon te shfaqet kur ne nje shtet ka ndonje minoritet me mbi 10% te popullsise apo me mbi 20% te popullsise. Kete problem p.sh e ka i ashtuquajturi kombi maqedonas. Pervec ne Mitrovice dhe Lesapoviq, te gjithe serbet jane larguar nga Kosova, ndersa ne te ardhmen do largohen edhe me shume, poashtu serbet kane problem edhe me natalitetin, ndersa minoritetet tjera jane vetem nje pakice e paperfillshme, kur i mendon te gjitha keto, shteti i Kosoves do jete thuajse nje shtet ne dominimin e shqiptareve, ne nje te ardhme te afert dhe nuk ka nevoje te kemi dyshime dhe frike ne kete c'eshtje. Do ishte mire qe Sali Berisha te mban premtimin qe bregdeti i Shen Gjinit, ti takoje ushtrise dhe shqiptareve te Kosoves dhe ne te ardhmen te kete sa me pak dallime mes shqiptareve kosovare dhe atyre te Shqiperise. Pra ky problem eshte i vogel, por nuk duhet te nenvleresohet!
2. Feja ne kushtetuten e Kosoves: Kosova ka nje popullsi poashtu me mbi 90% muslimane dhe Islami ne Kosove eshte as shume i perhapur ne ndjenjen e njerezve dhe as shume pa ndikim. Nese e krahason me vendet europiane, Kosova ka nje ndjenje te besimit ne Zot me te perhapur se sa ne Austri ku gati 15% e popullsise paraqitet si ateiste dhe jo-religjioze. E njejta gje vlen kur e krahason me Gjermanine, Italine, Belgjiken dhe disa vende te tjera. Mirpo vendet e lartepermendura, ne krahasim prej Kosoves jane shtete shekullare qe mbulesa dhe veprimet e fese mund te praktikohen publikisht, por pa nderhyre ne c'eshtjet e politikes veprimet fetare. Ndersa Kosova eshte shpallur shtet laik, sipas modelit francez ku feja do luftohet ne cdo vend institucional dhe publik. Vete fakti se ne Kosove ka nje numer te madh te praktikuesve te fese, tregon pa-pergjegjshmerine e ketij neni, ku vajzat me shami do jete ata qe do e vuajne me shume. Eshte aq i keq ky ligj, qe ca njerez ne Kosove, ne pamundesi per t'u ndjere rehat ne vendin e tyre do shkojne diku jasht te gjejne lehtesine. Populli i Kosoves poashtu nuk eshte aspak ateist, ndersa ne kushtetute nuk permendet fjala Zot. Pra duke pare dhe qene i vetedijshem se ne Kosove ka nje ndjenje fetare, keto ligje jane te pa precedent dhe ne fund nga keto ligje do vuaje vete populli shqiptar. Do vije koha kur per te hyre ne pune te te thote: pse e mban mjekren?- dhe nese i pergjigjesh se e mbaj per shkak te fese do anulohesh nga puna, ndersa nese e mban per shkak te modes apo te Karl Marksit do futesh ne pune. Do kete shume vajza me mbulese qe jane te afta dhe shembullore te bejne nje pune ne institucionet shteterore, por vetem pse kane mbulese do perjashtohen dhe me siguri mund te vije ndonje vajze qe e ben punen me dobet. Duhet te vleresojme dhe te punesohen njerezit sipas aftesive dhe jo sipas besimit dhe veshjes, se ne kete menyre prosporiteti eshte me i madh.
Le te jete Kosova shtet i te gjitheve dhe jo i pakices, le te jete cdo person i lire dhe jo i burgosur, dhe ne fund le te jete shtet qe kushtezon aftesine dhe jo qe kushtezon veshjen! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kosova dhe Laicizmi! | |
| |
| | | | Kosova dhe Laicizmi! | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |