Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kah po shkon Kosova?

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kah po shkon Kosova? Empty
MesazhTitulli: Kah po shkon Kosova?   Kah po shkon Kosova? EmptyWed Apr 16, 2008 5:40 pm

Kah po shkon Kosova?

Mosfunksionaliteti i shtetit të ri, zgjedhjet serbe në Kosovë dhe Lugina e Preshevës

· Pakoja e Ahtisaarit, me tërë mekanizmat që po i ngre, nuk do ta zgjidhë këtë problem, përkundrazi do ta lë të ziejë nga brenda, me rreziqe të mëdha për paqen, për raportet në mes të popujve dhe për demokracinë në Ballkan. Një ndër rreziqet kryesore është përpjekja për ta shmangur vendosjen e paraleles në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës…

Shkruan: Valon MURATI

Prishtinë, 15.4.2008


Pakoja e Ahtisaarit dhe situata e krijuar pas shpalljes së pavarësisë së

Kosovës e ka shndërruar problemin shqiptaro-serb në

një konflikt të brendshëm të nxehtë…



1. Një gjë është më se evidente që në ditët e para të krijimit të shtetit të Kosovës: funksionimi i këtij shteti në tërë territorin e tij do të jetë thembra e Akilit për stabilitetin dhe funksionalitetin e tij. Por për çdo vështrues të vëmendshëm të situatës politike kjo edhe nuk do të duhej të ishte befasi. Befasi kjo situatë si duket po shkakton vetëm tek rryma që e dominon sot skenën politike shqiptare në Kosovë. Në të vërtetë, mosfunksionalitetin dhe destabilizimin e vazhdueshëm ky shtet e ka të rrënjosur nga vetë “marrëveshja” që e ka krijuar, përkatësisht në atë që në opinion njihet si Pakoja e Ahtisaarit. Dhe për ta vështirësuar këtë situatë edhe më tej është kujdesur qeveria serbe dhe përfaqësuesit kryesorë politikë të serbëve të Kosovës, të cilët jo vetëm që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, jo vetëm që nuk i njohin institucionet e Kosovës, por për momentin, për ta ngritur ende pazarin, ata nuk e pranojnë asnjë pjesë të Pakos së Ahtisaarit.

Në të vërtetë, Pakoja e Ahtisaarit dhe situata e krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e ka shndërruar problemin shqiptaro-serb në një konflikt të brendshëm të nxehtë, të vazhdueshëm për Kosovën, me efekte të përhershme destabilizuese për të dhe e ka lënë të ngrirë konfliktin Kosovë-Serbi, sepse kjo e fundit vazhdon të ketë pretendime ndaj tërë territorit të Kosovës. Në këtë funksion, për ta mbajtur këtë konflikt të gjallë, ajo do të vazhdojë ta shfrytëzojë veriun e Kosovës dhe enklavat serbe në brendësi të Kosovës.


Paralelja në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës


2. Sidoqoftë, serbët e Kosovës nuk janë problemi i vetëm, nuk janë burimi i vetëm i konfliktit të ngrirë Kosovë-Serbi, por janë dhe do të jenë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës të mbetur nën juridiksionin serb. Pra, dy janë faktorët që këtë konflikt nuk e kanë shuar dhe e lënë të hapur:

- E para është veriu i Kosovës dhe

- e dyta është Lugina e Preshevës.


Pakoja e Ahtisaarit, me tërë mekanizmat që po i ngre, nuk do ta zgjidhë këtë problem, përkundrazi do ta lë të ziejë nga brenda, me rreziqe të mëdha për paqen, për raportet në mes të popujve dhe për demokracinë në Ballkan. Një ndër rreziqet kryesore është përpjekja për ta shmangur vendosjen e paraleles në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Vetëm duke e bërë krahasimin e tyre mund të vendosen bazat për zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate të nderë. Si rezultat i trajtimit me të njëjtin kut, shpejt do të kuptohej se i vetmi parim i drejtë që i zgjidh raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe i shtendos marrëdhëniet në mes të dy popujve (gjithsesi të lodhur dhe të manipuluar me këto çështje të pazgjidhura) është zbatimi i parimit të vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje si për serbët në veriun e Kosovës, ashtu edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Dhe për të gjithë pjesët e të dy popujve që nuk do ta kishin të drejtën e vetëvendosjes për shkak të shkëputjes territoriale me kombin e vet dhe të të qenit pakicë aty ku jetojnë (serbët e Kosovës qendrore p.sh.), do të duhej të zbatoheshin standardet më të larta për të drejtat e pakicave. Në këtë rast, me një marrëveshje për zgjidhjen e këtyre problemeve do të eliminohej edhe rreziku, shpeshherë i paralajmëruar, i shkëmbimit të popullatave, që do të mbeteshin brenda kufijve të Kosovës, respektivisht Serbisë si pakica, sepse në natyrën e saj ky akt do të ishte jo vetëm johuman por dhe i panevojshëm në kushtet kur të dy shtetet (dhe popujt) do të merreshin vesh për zgjidhjen e problemeve kryesore që do të ishte burim i shtendosjes së marrëdhënieve të tyre dhe fillim i një ere të re e normale në marrëdhëniet e tyre.


Zbatimi i parimit të vetëvendosjes deri në shkëputje si për serbët në veri,

ashtu edhe për shqiptarët në Luginë



3. Natyrisht, vetëm duke i përdorur mekanizmin e krahasimit, politika jonë do të duhej t’i përgjigjej edhe paralajmërimit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Së pari, për të marrë pjesë serbët në zgjedhjet e përgjithshme në Serbi, përmes parimit të dyshtetësisë, do të ishte dashur të kërkohej që ata të pranonin shtetësinë e Kosovës dhe njëkohësisht shteti serb ta pranonte shtetin e Kosovës. Sa për krahasim, kroatët e Bosnjës dhe Hercegovinës marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Kroacisë dhe i kanë përfaqësuesit e vet atje, sepse këtë ua mundëson kushtetuta kroate. Por njëkohësisht ata e njohin shtetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, marrin pjesë në të gjitha institucionet e saj, lokale dhe qendrore, shteti kroat natyrisht që e njeh Bosnjë dhe Hercegovinën si shtet të pavarur, dhe mbi të gjitha, vetë kjo pjesëmarrje e kroatëve të Bosnjë dhe Hercegovinës në zgjedhjet kroate bëhet edhe me miratimin e Sarajevës zyrtare.

Së dyti, do të duhej kërkuar që edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës, por pse jo edhe ata të Beogradit dhe kudo që jetojnë e punojnë shqiptarët në Serbi si qytetarë të shtetit serb, të kenë të drejtën ta marrin shtetësinë e Kosovës dhe të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, ato kanë karakter më të komplikuar, sepse drejtpërdrejt e cenojnë sovranitetin e shtetit të ri dhe të brishtë. Ndonëse tendencë e UNMIK-ut dhe të bashkësisë ndërkombëtare është që ato të mos mbahen të njëjtën ditë me ato që do të mbahen në Serbi, por të gjendet një kompromis, ku këto zgjedhje do të mbaheshin më vonë me bekimin e UNMIK-ut, në mënyrë që në një formë ose tjetrën, këto institucione të dala nga këto zgjedhje t’i përgjigjeshin edhe UNMIK-ut sipas Rezolutës 1244.

Sidoqoftë, nëse këto zgjedhje mbahen, do të duhej kërkuar trajtim i njëjtë edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës. Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginë do të duhej bojkotuar zgjedhjet si lokale, ashtu edhe parlamentare në Serbi dhe njëkohësisht t’i bënin presion bashkësisë ndërkombëtare dhe shtetit serb, ashtu që zgjedhjet lokale që ata do t’i mbanin ndërkohë të ishin pjesë e sistemit politik dhe juridik të Kosovës, ose së paku këto komuna ta fitonin të njëjtën shkallë të decentralizimit dhe lidhjeve me Kosovën që serbëve të veriut të Kosovës iu lejohet me Pakon e Ahtisaarit. Sa do që tërë këto që u thanë duhet të jenë pjesë e një loje dhe presioni politik që duhet ta bëjnë edhe shqiptarët që t’i bëjnë të krahasueshme këto dy probleme, zgjidhja e vetme e drejtë është ajo që u theksua më lart: zbatimi i parimit të vetëvendosjes deri në shkëputje si për serbët në veri, ashtu edhe për shqiptarët në Luginë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kah po shkon Kosova? Empty
MesazhTitulli: Re: Kah po shkon Kosova?   Kah po shkon Kosova? EmptyFri Apr 18, 2008 5:48 am

Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë
E enjte, 17-04-2008, 08:24pm

https://i.servimg.com/u/f43/12/13/66/99/u2_110.jpgPalët gjatë bisedimeve në Prefekturën e Contagem-it
Zëvendësprefekti i Qytetit të

Zëvendësprefekti i dha Koliqit një letër përshëndetëse drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës – Dr Fatmir Sejdiu, në të cilën thuhet se është dëshirë e tyre që kjo vizitë të përfaqësojë një mundësi reale të fillimit të bashkëpunimit dhe të forcohen marrëdhëniet tona, pra të Qytetit të Contagem-it me Republikën e Kosovës. Si nismë e një bashkëpunimi të gjerë nga ky qytet, u vendos binjakëzimi i Institutit Edukativ "Novos Tempos" me Shkollën Fillore "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll. Nga ky qytet industrial...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kah po shkon Kosova? Empty
MesazhTitulli: Re: Kah po shkon Kosova?   Kah po shkon Kosova? EmptyFri Apr 18, 2008 5:51 am

Zëvendësprefekti i dha Koliqit një letër përshëndetëse drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës – Dr Fatmir Sejdiu, në të cilën thuhet se është dëshirë e tyre që kjo vizitë të përfaqësojë një mundësi reale të fillimit të bashkëpunimit dhe të forcohen marrëdhëniet tona, pra të Qytetit të Contagem-it me Republikën e Kosovës. Si nismë e një bashkëpunimi të gjerë nga ky qytet, u vendos binjakëzimi i Institutit Edukativ "Novos Tempos" me Shkollën Fillore "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll. Nga ky qytet industrial do të dërgohen ndihma në Kosovë dhe do të shkojë shpejt një delegacion ekspertësh, për të parë se çka mund të investohet atje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kah po shkon Kosova? Empty
MesazhTitulli: Re: Kah po shkon Kosova?   Kah po shkon Kosova? EmptyFri Apr 18, 2008 5:53 am

biligoa shkruajti:
Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë
E enjte, 17-04-2008, 08:24pm

https://i.servimg.com/u/f43/12/13/66/99/u2_110.jpgPalët gjatë bisedimeve në Prefekturën e Contagem-it
Zëvendësprefekti i Qytetit të

Zëvendësprefekti i dha Koliqit një letër përshëndetëse drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës – Dr Fatmir Sejdiu, në të cilën thuhet se është dëshirë e tyre që kjo vizitë të përfaqësojë një mundësi reale të fillimit të bashkëpunimit dhe të forcohen marrëdhëniet tona, pra të Qytetit të Contagem-it me Republikën e Kosovës. Si nismë e një bashkëpunimi të gjerë nga ky qytet, u vendos binjakëzimi i Institutit Edukativ "Novos Tempos" me Shkollën Fillore "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll. Nga ky qytet industrial...

Pasditen e djeshme, veprimtari tashmë i njohur e i dashur kosovar në vendin tonë – Engjëll Koliqi e kaloi në Prefekturën e Qytetit Contagem, që ka mbi 600 mijë banorë dhe një industri shumë të zhvilluar, me mbi 21 ndërmarrje ekonomike-industriale. Ai, në mungesë të Prefektes Marilia Campos, e cila kishte udhëtuar me urgjencë për në Brazilia, është pritur nga zëvendësprefekti – Agostinho Silveira dhe nga Sekretari i Zhvillimit Ekonomik – Luiz Fernando Pereira Mendes, me bashkëpunëtorët. Në delegacionin e Institutit BRAKOS ishin edhe dy nënkryetarët - Dr Vera Lúcia Alves Neves dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes (e para edhe drejtore e projekteve edukativo-arsimore e kulturore, kurse i dyti edhe drejtor i projekteve ndërkombëtare), si dhe drejtoresha pedagogjike e Institutit Edukativ "Novos Tempos" – Prof Keyla Glícia de Freitas Maia Mascarenhas, shkollë kjo që u binjakëzua me Shkollën Fillore "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll. Megjithë kundërshtinë e Tij, Z. Koliqi sërish u quajt ambasador i Kosovës në vendin tonë. Mikpritësit i thanë se e dijnë që Kosova ende nuk ka emëruar ambasadorët, por për gjithë atë që Engjëlli po bën në vendin tonë, thanë se meriton të quhet ambasador, sepse po luan rolin e një ambasadori të shkëlqyeshëm, që ka bërë që brazilianët ta njohin Republikën e Kosovës dhe ta duan popullin e Saj.

Në këtë takim nuk kishte nevojë për shumë shpjegime, sepse që të dy palët tashmë njiheshin dhe kishin biseduar në fillim të këtij muaji, gjerësisht. Tash ata duhej që vetëm të vënin pikat e fillimit të bashkëpunimit të institucioneve dhe ndërmarrjeve të Contagem-it me ato simotra në Kosovë. Si hap i parë në këtë drejtim, u muar vendimi për binjakëzimin e Institutit Edukativ "Novos Tempos" me Shkollën Fillore "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll. Mbasi e panë autorizimin që Drejtori Fran Gjergji i kishte dërguar Engjëll Koliqit, për të nënshkruar binjakëzimin, ata u muarën vesh që juristët e Institutit BRAKOS ta përgatisin sa më shpejt tekstin e Aktit dhe të nënshkruhet nga të dy palët.

Engjëlli gjatë bisedimeve me Zëvendësprefektin Silveira
Për sa i përket ndihmave dhe bashkëpunimit ekonomik, palët bashkëbiseduese janë marrë vesh që sa më parë të jetë e mundur, një delegacion ekspertësh të fushave të ndryshme ekonomike e industriale, të shkojnë për një vizitë pune në Kosovë, që të shohin saktësisht se çka dhe ku mund të investojnë dhe pastaj të ndërmerren hapat konkretë të bashkëpunimit. Mikpritësit kanë premtuar edhe shumë ndihma – humanitare e profresionale, në drejtim të Kosovës. Instituti BRAKOS ka marrë përgjegjësinë e organizimit të këtij bashkëpunimi dhe të vizitave të ndërsjella, të ekipeve profesionale. Zëvendësprefekti Silveira ka thënë se kreu i Prefekturës së Contagem-it nuk do të ndalojë presionin në Qeverinë Federale, derisa Brazili ta shpall njohjen formale të Republikës së Kosovës. Ai i ka dhënë Z. Koliqi një letër përshëndetëse për Presidentin e Republikës së Kosovës – Dr Fatmir Sejdiun, në të cilën ndër të tjera thuhet se është dëshirë e tyre që kjo vizitë të përfaqësojë një mundësi reale të fillimit të bashkëpunimit dhe të forcohen marrëdhëniet tona, pra të Qytetit të Contagem-it me Republikën e Kosovës. Duke falënderuar për mikpritjen dhe për letrën, Engjëlli i ka siguruar mikpritësit se Kosova i ka gjithmonë dyert dhe zemrat e njerëzve të hapura për miqt e vërtetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kah po shkon Kosova? Empty
MesazhTitulli: Re: Kah po shkon Kosova?   Kah po shkon Kosova? EmptyWed Apr 30, 2008 12:31 pm

Kosova zyrtare po shkon larg Bashkimit, por neve do ta bejme ate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Kah po shkon Kosova? Empty
MesazhTitulli: Re: Kah po shkon Kosova?   Kah po shkon Kosova? EmptyWed Apr 30, 2008 11:41 pm

Secili që shkruan një artikull s'do të thotë se ashtu është! Edhe artikulli se Kah po shkon kosova, nuk ka arritur të bëjë faktim të ecjes së saj! Shkrimi ka theksuar vështërësitë që i dalin, por ato nuk janë dëshirë e kosovës. Kryesorja, Kosova është shtet i pavarur dhe funksionon si Kosovë e kohës. Në ardhmëri, Kosova sërish do të jetë foktori i ardhmërisë e jo dëshirat e individëve !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Kah po shkon Kosova? Empty
MesazhTitulli: Re: Kah po shkon Kosova?   Kah po shkon Kosova? EmptySat Jul 26, 2008 4:14 pm

Kosova në mëshirë të fatit

Bazuar në udhëtimin fakt-mbledhës së Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Kosovë, 29 Qershor – 6 Korrik 2008

Nga: Shirley Cloyes DioGuardi

Edhepse pavarësia e Kosovës është njohur nga Shtetet e Bashkuara, asaj ende i mungon sovraniteti i vërtetë. Me pesë entitete që po garojnë për pushtet, Kosova po mbetet në mëshirë të fatit.

Që kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 Shkurt 2008, ajo është njohur nga 43 vende të botës; ka krijuar kushtetutën e vet me shumicën e ligjeve të bazuara në kriteret e planit të Ahtisaarit; ka flamurin e vet multietnik sikur edhe himnin shtetëror; ka themeluar Ministrinë e Punëve të Jashtme; ka përgatitur pasaportat e reja; dhe tani është në proces të themelimit të Forcës së Sigurisë me ndihmën e ekspertëve të NATO-s.

Sidoqoftë, është vështirë të mendohet se si Kosova do të arrijë pavarësi të plotë ekonomike dhe politike kur ka pesë entitete që garojnë për pushtet dhe të cilat I raportojnë kanaleve të tyre të komandës. Kombet e Bashkuara, të cilat ishte dashur t’ia kalonin pushtetin e vet Bashkimit Evropian më 15 Qershor, u bënë ditë e më të pagatëshme për t’i kaluar mandatin e vet BE-së për shkak të presionit të Rusisë, e cila thirret në Rezolutën e OKB-së 1244 dhe për shkak të kundërshtimit të Serbisë dhe shtatë anëtarëve të BE-së ndaj pavarësisë së Kosovës. Më 12 Qershor, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon i dërgoi një letër Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Presidentit serb Boris Tadic, ku thuhej se ai dëshironte ta “rikonfiguronte UNMIK-un” dhe ta “vendoste BE-në në të.” EULEX, trupa prej mëse 2,200 anëtarëve në krye me Gjeneralin Yves de Kermabon që duhet të jetë mision mbikqyrës për policinë dhe gjyqësinë e Kosovës, ende nuk është vendosur në vend plotësisht (tani ka vetëm rreth 300 anëtarë në vend) dhe as në veri të Kosovës. Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO), një trupë administrative prej mëse 1,800 anëtarës nën udhëheqjen e Peter Feith, i raporton një grupi punues të disa përfaqësuesëve të fuqive të mëdha, gjerësa anëtarët individual i raportojnë vendeve të tyre në mënyrë individuale. KFOR-i i raporton komandës së NATO-s, dhe trupat që marrin pjesë në misionin në Kosovë gjithashtu i raportojnë vendeve të tyre nga vijnë.

Mandej, kemi edhe qeverinë e Kosovës dhe parlamentin, të cilëve po iu tërhiqet vërejtja nga komuniteti ndërkombëtar që të rrijnë të qetë dhe të kenë durim, dhe të cilët nën kushtetutën e re duhet të respektojnë pushtetin e ICO-së që ka të drejtë të “sanksionojë apo largojë nga detyre cilindo zyrtar publik dhe të zhvlerësojë cdo vendim apo legjislacion që bie në kundërshtim me marrëveshjen (planin e Ahtisaarit).” Dhe, më në fund, kemi edhe serbët e Kosovës, të cilët vazhdojnë të manipulohen nga Beogradi dhe refuzojnë të integrohen në shtetin e ri të Kosovës.

Kjo supë alfabeti e “ndërkombëtarëve” duket se nuk ka një plan të qartë për të zgjidhur problemet serioze ekonomike dhe politike me të cilat ballafaqohet Kosova. Tutje, ICO-ja, tani organi kryesor ndërkombëtar, vazhdon të garojë me UNMIK-un. Kjo situatë e bënë majft të pamundëshme vendimmarrjen sikur edhe përgjigjet adekuate kundrejtë Serbisë për tentimet e saja të vazhdueshme për të cënuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Gjerësa kjo situatë të mos ndryshojë, Kosova do të jetë e pavarur vetëm në emër.

Serbia, me përkrahjen e Rusisë, po punon për të minuar sovranitetin e Kosovës dhe për të destabilizuar rajonin. Shtetet e Bashkuara duhet t’i kundërshtojnë të dyja.

Serbia nuk e ka paranuar pavarësinë, mbikqyrjen ndërkombëtare, e as planin e Ahtisaarit për Kosovën. Përmes aktiviteteve të saja intensive lobuese për të sfiduar sovranitetin e Kosovës, ka arritur që sadopak të zvogëlojë ritmin e njohjeve të Kosovës si një shtet i ri. Serbia në të njejtën kohë po ndryshon edhe realitetin në vend. Ajo po përdorë paranë për t’i kontrolluar serbët e Kosovës, 40 përqind e të cilëve jetojnë mbi lumin Ibër në Kosovën veriore dhe 60 përqind në enklava anekënd Kosovës. Që nga shpallja e pavarësisë, Beogradi ka fuqizuar strukturat paralele, duke përfshirë policinë, gjyqësinë, kontrollin kufitar, transportin, telekomunikacionin, dhe vendet e trashëgimisë kulturore. Më 20 Shkurt, serbët e Kosovës, me ndihmën e Beogradid, dogjën dy pika kufitare në Kosovën veriore, Portat 1 dhe 31, dhe pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë, dhe Mutivodë. Muajin e kaluar, më 28 Qershor, ata formuan edhe parlamentin e tyre në veri.

Tom Yazdgerdi, shef i sektorit të politikës dhe ekonomisë në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, me të cilin patëm një takim të shkëlqyeshëm, na the se SHBA-të po i dërgojnë një mesazh të qartë Beogradit se ai nuk mund të përqafojë Bashkimin Evropian dhe as të pranohet në të përgjerësa kundërshton EULEX-in dhe mbanë nën kontrollë serbët e Kosovës. (Më shumë se cdo faktorë tjetër perëndimor, SHBA-të po i bëjnë presion Serbisë për të pranuar pavarësinë e Kosovës dhe për të vazhduar demokratizimin e vet.) Sic tha edhe një avokat që punon për komunitetin ndërkombëtar, “do të ketë një krizë të madhe politike në Bashkimin Evropian nëse Tadici mundohet t’i ndjekë të dyja rrugët në të njejtën kohë.”

Sidoqoftë, bashkëpunimi serb i cfarëdo lloji është ende shumë larg gjerësa serbët ndjehen të përkrahur nga Rusia. Shumë pak serbë duan t’i bashkangjiten Bashkimit Evropian—shumica prej tyre mund të udhëtojnë lirshëm ashtu-kështu—dhe sigurisht nuk e duan BE-në nëse kjo do të thotë “humbje e Kosovës,” sic e shohin ata. Rusia, që e quan pavarësinë e Kosovës “ilegale” vazhdon të thirret në Rezolutën 1244 të OKB-së, edhepse 1244-shi as nuk e lejon e as nuk e ndalon pavarësinë. Mirëpo, nëse 1244-shi nuk hiqet, strukturat paralele serbe do të konkretizohen. SHBA-të duhet që përsëri ta kundërshtojnë Rusinë. Sic dihet edhe historikisht, për derisa SHBA-të të bëjnë një gjë të tillë, Bashkimi Evropian do të mbetet i ndarë dhe statusi i Kosovës nuk do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Pasi që bartin barrën e financimit të EULEX-it me 25 përqind dhe pasi që kanë një prezencë solide të trupave ushtarake në Bondsteel, SHBA-të nuk mund të lejojnë të mbesin pas Evropës në këtë udhëkryq kaq të rëndësishëm.

Ndarja de facto e Mitrovicës është një realitet. Qeveria e Kosovës dhe ndërkombëtarët ende nuk kanë mundur ta fusin veriun nën kontrollin e tyre, pjesërisht pasi që perëndimi edhe njëherë po e merrë me të mirë Serbinë.

Veriu i Kosovës, duke filluar me Mitrovicën, në mënyrë efektive është ndarë nga pjesa tjetër e Kosovës me përkrahjen serbe, dhe është shëndërruar në një zone pa ligj. Qëllimi përfundimtar i Serbisë gjithëherë ka qenë ndarja e veriut. Një zyrtar i lartë i ICO-së është shprehur se EULEX-i me siguri do të vendoset edhe në veri, por koha kur kjo do të ndodhë nuk dihet për shkak të frigës së trupat e BE-së mund të vihen nën sulme atje. Sic ka thenë edhe Tom Yazdgerdi, “nëse EULEX-i nuk vendoset në veri, do të kemi probleme.” Por, mbetet të shihet nëse ICO dhe EULEX kanë ndonjë ide tjetër se si të vënë veriun nën kontrollë, përveq pritjes dhe shpresës se dëshira e qeverisë së Tadicit për t’iu bashkuar BE-së do të sjellë më shumë bashkëpunim nga serbët. OKB-ja dhe anëtarët e Grupit të Kontaktit gjithashtu duket se po e përdorin casjen “prit e shiko.” Rezultati është se Beogradi po e përdorë këtë mundësi për t’i përmbushur apetitet e veta territoriale, duke vazhduar tutje politikën e Milosheviqit për të krijuar “Serbinë e Madhe.”

Sic na është thënë edhe nga një përfaqësues i USAID-it, “duhet të tentohet të merret nën kontrollë shumica e serbëve në jug duke iu dhënë atyre karrota, gjerësa Beogradit t’i jepet shkopi duke sfiduar zonën pa ligj në veri përditë dhe duke sjellur vëmendjen e opinionit botëror përmes mediave ndërkombëtare në kokëfortësinë dhe pamendësinë e Beogradit.”

Pa intervenimin e SHBA-ve për të përshpejtuar vendosjen e EULEX-it në veri, me ndihmën e KFOR-it, ndarja do të bëhet realitet, dhe kjo do ta hapte derën për rifillimin e diskutimeve për të bërë Luginën e Preshevës pjesë të Kosovës, ashtu sic ishte para se serbët ta aneksonin ilegalisht më 1956. Ne u takuam me liderët e disa partive politike dhe OJQ-ve të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, në Gjilan dhe mësuam për një gjendje shumë të zymtë të kushteve aparteidike për shqiptarët atje. Policia dhe ushtria serbe janë të angazhuara në një fushatë të spastrimit etnik të heshtur në Luginën e Preshevës. Ata me qëllim po përdorin taktika të dhunëshme dhe shtypëse për të larguar shqiptarët nga trojet e tyre, gjerësa në të njejtën kohë pengojnë kthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre. Problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës paraqesin situatën më të keqe të të drejtave të njeriut në Evropë.

Ekonomia po ndikohet negativisht nga mungesa e sovranitetit të vërtetë të Kosovës dhe nga mungesa e furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike. Të papërfillura, këto probleme do të shtrojnë rrugën drejtë një krize sociale.

Sic theksoi Muhamet Mustafa, president i Institutit për Hulumtime Zhvillimore RIINVEST, gjerësa Kosova të mund të kontrollojë territorin e vet, nuk do të ketë konkurencë të drejtë në treg. Disa afaristë që ne i intervistuam e përkrahën këtë deklarim dhe shtuan se askush nuk po ndërmerrë asgjë për t’u marrë me serbët. Pikat jofunksionale të kufirit në veri kanë krijuar mundësi për futje të mallërave të importuara nga Serbia pa taksa dhe pa tarifa doganore, gjerësa afaristët shqiptarë në pjesët tjera të Kosovës duhet t’i paguajnë këto taksa dhe tarifa. Si rezultat, shteti i ri kosovar ka mundësi që së shpejti të bankrotojë për shkak të mallërave të futura brenda pa paguar taksat, sic është benzina që kontrabandohet nga Serbia, nëse nuk ndërmerrën hapa të menjëhershëm për vendosjen e pikave kontrolluese doganore nëpër Kosovë. Ligjet me doemos duhet zbatuar nëpër të gjithë vendin. Por, tani për tani nuk ka zbatim të asnjë ligji ekonomik në enklavat serbe. Për shembull, serbët e Kosovës ende vozisin automjetet e tyre me tabela të ish-Jugosllavisë duke refuzuar t’i regjistrojnë automejtet e tyre sipas rregullave të reja të qeverisë së Kosovës, dhe askush nuk ndërmerrë asgjë kundrejtë tyre.

Punonjës të Riinvestit, zyrtarë politikë të Kosovës, dhe Ambasada e SHBA-ve, të gjithë vecuan paaftësinë për të atraktuar investime ekonomike në Kosovë në mungesë të furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike. Riinvesti vuri në dukje faktin se vendi nuk mund të pres për zgjerimin e operacioneve të minjerave të linjitit dhe ndërtimit të një termocentrali të ri të quajtur “Kosova C.” Në aspektin afatshkurtër, ata rekomanduan instalimin e kapaciteteve të reja në Kosova B dhe ndërtimin e disa termocentraleve të reja më të vogla (1000 megawatëshe) nëpër disa lokacione të Kosovës.

Kosovarët ende varen nga fitimet e mërgimtarëve që kthehen në Kosovë dhe nga fondet e donatorëve. Mirëpo, si pasojë e rënies globale të gjendjes ekonomike, remitancat (dërgesat e bashkatëdhetarëve) tani kapin vetëm gjysmën e vlerës që kishin menjëherë pas luftës, dhe në të njetën kohë shumica e vendeve të BE-së i kanë bërë edhe më strikte ligjet e tyre të imigracionit të ligjshëm dhe ilegal. Konferenca e Donatorëve e mbajtur në Bruksel më 11 Korrik i solli Kosovës asistencë prej mëse 1,2 miliardë eurosh, por një pjesë e madhe e kësaj shume do të duhet të përdoret për të paguar borxhin e jashtëm të Jugosllavisë që Kosova ka trashëguar pas pavarësimit nga Serbia. Nderkohë, së paku rreth 50 përqind e popullatës është e papunë dhe rreth 30,000 studentë të diplomuar hyjnë në tregun e punës cdo vit, kurse vetëm rreth 3,000 prej tyre gjejnë punë. Ekonomia e zezë po rritet sikur edhe korrupsioni. Përgjerësa ndryshimet positive nuk ndodhin së shpejti, potenciali për trazira të gjera shoqërore është real.

Qeveria e Kosovës po përulet para komunitetit ndërkombëtar tani kur duhet të merret me gjetjen e zgjidhjeve të brendëshme.

Qeveria e tanishme e Kosovës duket se është kryesisht e interesuar në mbajtjen e pushtetit. Ajo ende nuk ka paraqitur një strategji proaktive për të zgjidhur problemet e vendit dhe nuk po lëvizë në mënyrë energjetike dhe sistematike në fushat ku mund të ushtrojë pushtet të plotë (si psh. në arritjen e njohjeve të reja përmes lobimit aktiv). Në disa qarqe politike, ndihet një frymë e vetkënaqësisë (“tani mund të shtrihemi e të pushojmë pasi që e fituam pavarësinë”). Në disa qarqe tjera, ndihet atmosferë e dëshprimit paralizues (“vetëm ndërkombëtarët mund të zgjidhin këtë”), kur në realitet komuniteti ndërkombëtar ka shumë pak ide se si të ecët përpara, dhe, në disa sektore, komuniteti ndërkombëtar në të vërtetë po inkurajon shmangëje të zgjidhjes së problemeve. Mënyra e vetme që Kosova mund të ketë sukses është nëse qeveria e saj dhe populli i saj marrin fatin në duart e veta. Përndryshe, ajo do të mbetet në mënyrë permanente e varur nga administrimi ndërkombëtar. Sic është shprehur edhe ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, “ne kemi nevojë për zgjidhje lokale me ndihmën ndërkombëtare.”

Gjerësa komuniteti ndërkombëtar të jetë i gatshëm të krijojë një shtat me të vërtetë të pavarur të Kosovës, stabiliteti në Evropën Juglindore do të jetë në rrezik.

Serbia ka arritur të ngadalësojë procesin e njohjes së Kosovës me ndihmën e madhe të Rusisë. Përmes veprimeve të vrullëshme diplomatike në arenën ndërkombëtare, në njërën anë, dhe përmes konsolidimit të kontrollit politik dhe ekonomik mbi komunitetin serb në Kosovë, në anën tjetër, Beogradi po punon të dobësojë deklaratën e pavarësisë së Kosovës të Shkurtit 2008. Për cdo ditë, Serbia po ngritë pyetje në qarqet diplomatike dhe në shtypin ndërkombëtar në lidhje me atë se a është Kosova e gatëshme të funksionojë sin jë shtet mutietnik i pavarur. Beogradi është ndihmuar, deri diku, nga fakti se komuniteti ndërkombëtar nuk ishte i gatshëm të krijojë një shtet denjësisht të pavarur të Kosovës.

Shumëcka ka dalur nga plani i Ahtisaarit si celës për pavarësinë e Kosovës. Gjerësa ai vendosi bazën për njohjen e pavarësisë së Kosovës, zbatimi i plotë i tij në nivel teknik (për të ndërtuar një shoqëri funksionale) varet nga pranimi dhe bashkëpunimi i serbëve, asnjëra nga të cilat nuk duket se do të ndodhë në të ardhmen e afërtë. Shumë komentatorë na thane se, në mungesë të bashkëpunimit nga Beogradi dhe serbët e Kosovës, plani i Ahtisaarit duhet të anulohet dhe të zëvendësohet me një sistem në të cilin secili qytetar i Kosovës ka vetëm një votë, ku ka mbrojtje të barabartë për të gjithë, dhe ku nuk ka privilegje të vecanta në bazë të etnisë. Pamarrë parasysh se cili do të jetë vendimi mbi fatin e planit të Ahtisaarit, është e qartë se komuniteti ndërkombëtar dhe Kosova kanë nevojë për një plan që në mënyrën më të mire të mundëshme mbronë dhe konsolidon të arriturat e Kosovës dhe parandalon cfarëdo ndarje të veriut apo ndarje të brendëshme në bazë të vijave etnike.

Ossining, New York
13 Korrik 2008

Shirley Cloyes DioGuardi është Këshilltare për Cështje të Ballkanit e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Kah po shkon Kosova? Empty
MesazhTitulli: Re: Kah po shkon Kosova?   Kah po shkon Kosova? EmptyFri Aug 01, 2008 11:30 pm

Nëse vazhdon me këtë ritem politika shqiptare e Kosoves..kjo rrugë që kanë nisë këta politikanë qon drejt ç'veshjes nga vlerat me te larta kombetare..
Shpresoj që populli një ditë do të kuptoi këtë rrezik dhe do të zgjohet nga kjo "kllapi"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 48
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Kah po shkon Kosova? Empty
MesazhTitulli: Re: Kah po shkon Kosova?   Kah po shkon Kosova? EmptyWed Aug 13, 2008 12:11 pm

Kosova dhe deshira e popullit ne kosove mendoi se shkon drejt bashkimit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kah po shkon Kosova? Empty
MesazhTitulli: Re: Kah po shkon Kosova?   Kah po shkon Kosova? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kah po shkon Kosova?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: