|
| Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote | |
|
+20...... rrimtaf Medalim xhiti detektivi Ada_Kondi ILTA socratus Agrone **Lumi_ Driniiiii Aldo STUPCAT fatlum vjollca Sofra Beton shaban cakolli Euridika Hana 24 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Wed Oct 21, 2009 9:22 pm | |
| Nje nder armiqt e Shqiptareve eshte padituria ,por edhe ate kemi nisur ta sherojme . | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Thu Oct 22, 2009 4:31 pm | |
| nje nder armiqt shqiptare jane intelektualet e shitur ,rrencaket mashtruesit . Dhe ata qe naj imponojne indianka magjupe per kinse nena tona. Ata jane servilet te shiturit gjakperzier. | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sat Oct 24, 2009 11:10 pm | |
| qudi se si perkrahim diqka qe seshte shqiptare. qmenduri.. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Oct 25, 2009 9:31 am | |
| Babain e Nënë Terezës e helmuan në Beograd
nga Naser Aliu Ne Maqedoni është botuar një monografi se Nënë Tereza ështe maqedone!!! Një gjë të tillë dëgjova një ditë edhe Alsat per origjinën/dyshimet dhe spekulimet që i bejnë të tjerët lidhur me origjinën e saj. Para meje kam librin e Kathryn Spink i perkthyer në gjermanisht dhe biografia është e autorizuar nga Nene Tereza. Origjinali eshte ne anglisht. Aty thuhet se babai i Nënë Terezes ishte një nacionalist shqiptar i cili anagzhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe krijimin e Shqiperisë së Madhe, për këtë ai kishte shkuar në Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me nje shëndet shume të mirë dhe u kthye prapa i shtrirë për vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anëtaret e familjes ishin të bindur se Nikolla ishte helmuar ne Beograd. Më poshtë keni përkthimin e praragrafit shumë me rėndėsi, që edhe një herë dëshmon katërcipërisht vlerën dhe patriotizmin kombëtar të kleri katolik shqiptar, i cili e rujati kombin dhe rrënjet e tija. Madje dëshmon edhe patologjinë e urrejtjës serbe ndaj shqiptarëve dhe katolikëve në veçanti.... Pra këtij kleri njeriu mund dhe duhet vetëm të përkulet. Roli juaj që nga Skenderbeu e kendej (gjithë humanistët ishin gati katolik) shpëtoi kombin nga harresa dhe nga zhdukja historike. "Me 28 nëntor 1912 në shtëpinë Bojaxhiu u festua Deklarata e Pavarësisë me njė gosti tė bollshme dhe kremtim tė madh. Nikolla nga natyra ishte një mikpritës: shtëpia e tij ishte e hapur për të gjithë, që nga të varfërit e Shkupit e deri te arqipeshkvi që banonte aty. Në këtë natė tė veçantė shtėpia ishte e mbushur me patriot shqiptarë, të cilët deri në të gdhirë diskutonin dhe këndonin tė pėrcjellur me mandolinë. Mikpritësi nuk fshihte simpatinë dhe qëndrimin e tij për çështjen kombëtare të Shqipërisë. Po ky angazhim e futi atë në një Lëvizje, që ishte themeluar pas Luftës së Parë Botërore dhe kishte për qëllim t´i bashkangjesë Shipërisë së Madhe provincën e Kosovës, e cila ishte e banuar kryesisht me shqiptarë. Për këtë arsye Nikollë Bojaxhiu në vitin 1919 shkoi një herë për një takim politik në Beograd. Ai e kishte braktisur shtëpinë me shëndet të mrekullueshėm dhe i shoqëruar nga kolegu i tij: një kėshilltar bashkiak. Kur u kthye prapa me pajton i shoqëruar nga konsulli italian, ishte i sëmurë për vdekje. Ai kishte gjakderdhje të madhe dhe menjėherë u dėrgua në spital, ku edhe operacioni i domosdoshėm nuk arriti të përmirësojë gjendjen. Nikollë Bojaxhiu i kishte 45 vjet kur vdiq. Akoma është sekrete prapavija ( arsyeja ) e vdekejes së tij, mirëpo pat anëtarë të familjes si dhe mjeku, që, qenë tė sigurtë se atë (Nikollė Bojaxhiun) e kishin helmuar.“ Mbaron citati.... Kur mjeku është i sigurtë, në fakt nuk ka vend për dyshime! | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Oct 25, 2009 11:56 am | |
| Libra kan shkrue qeshyt njeriu. Rrena mashtrime fallsifikime. nenen terez e pjellen mark Krasniqi dhe i.Rugova. Ajo eshte vllehe dhe ka shpalle veten indiane. Shume magjup shpallen veten rom ashkali egjiptas dhe indian. Seshte me vlere te permendet per shqiptaret ku kjo kurre si ka perkrahe dhe permend shqiptaret. Ishte nje humanitare per te tjeret. Nuk dije se per qka shqiptaret thirren pas te huajve dhe dojne ti pervetsojne njerezit qe skane vlere per ne. Pajtona me shume me larte me xhitin detektivin voglushen etj | |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Oct 25, 2009 3:12 pm | |
| Qe ti lem te "mdhenjt" te debatojn, ju ftoj ta shiqoni edhe kete debat i cili titullohet Nene Tereza dhe kulti i saj
Emisioni opinion ne TV Klan
Data: 19-10-2009 Te ftuar: Artur Zheji - Politolog Fatos Lubonja - Komentator Dom Gjergj Meta - Prift Katolik Olsi Jazexhi - Gazetar Ermal Hasimja - Pedagog Tefta Radi - Gazetare e TVSH
http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=900 | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Oct 25, 2009 3:52 pm | |
| seshte interesant se sa gazetare apo politikan shkruajne per te. Kryesorja eshte qe shume Intelektual si mark Krasniqi Rugova e do te dyshymte katolik shkruajne qe ne emer te saje te marrin privilegje. Kryesorja eshte qe ajo kurre si permendi shqiptaret .ishte vllehe dhe eshte shtetase indiane. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Oct 25, 2009 4:19 pm | |
| fionnaaa. shume interesant eshte ky debat . debat real dhe mvaret se si e intrepretojne. Po shume mire thuhet se ajo ska lidhje me shqiptarizem eshte indiane me pare ishte shtetase turke osmane. Dhe kurre si ka permend shqiptaret. Po perdoret nga disa prifterinje qe te ngrisin veten se nga feja apo nga disa parti politike. Dmth eshte e verteta ajo qka ne po theksojme se nuk ja vlen te flitet per te. E mbrojne disa qe mundohen te jene te mire me papen apo interesa personale te pasurohen me emrin e saje. Fatos lubonja shum me ka pelqye po edhe ky tefa radi qe foli me argumente te kjarta. Se keto figura si Skenderbeu nena terez perdoren per reklamim te fese katolike per baza fetare a asgje skan bere per kombin. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Oct 25, 2009 4:24 pm | |
| a pe sheh se qfare dallimi bejne servilet e shitur ,per interesa fetare. dojne me naj imponue figura jo shqiptare per interesa personale fetare. Kjo verehet haptas nga ata qe e quajn veten katolik Arturi udheheqesi i misionit dhe ky fare prifti.. Sali berisha dhenderr i serbise.Rugova qe nderroi fe etj . | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Oct 25, 2009 4:30 pm | |
| nuk ka nevoje te jesh i madhe te vleresojsh gjerat. bashe keta njerez te medhenje rrejne mashtrojne manipulojne. Nje njeri i thjshte mundet me qen me real dhe me i drejte . Dhe thote realitetin. nena terez nuk eshte shqiptare fare edhe pse mundohen te manipulojne me emerin e saje . Perdoret per propaganda antifetare shqiptare. | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Mon Oct 26, 2009 10:58 am | |
| Fatos lubonja kishte dhene nje vleresim te hatashem. Dhe keshtu ja ka hudhe poshte disa njerezve qe per qellime perfituese perdorin emrin e nena terez . Nje shtetase indiane vllehe qe nuk ka te beje fare per interesat shqiptare . Po e perdorin per interesa propagand fetare . Rugoviqet qe nderruan fe. Salioviqet dhenderri i serbise qe gruan ka ortodoxe.. mark krasniqet dhendore serbe. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Mon Oct 26, 2009 12:35 pm | |
| Fjona të lumt për kët video shum e mirë. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Mon Oct 26, 2009 1:06 pm | |
| Delia A pe sa interesant ishte ai debat. Qka bejne shqiptaroviqet miqte e serbise dhe papes. Mundohen me naj imponue gjhera qe sja vlene per kombin tone. | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Mon Oct 26, 2009 4:28 pm | |
| Leni keto muhabete ,nena tereza kurre nuk i permendi shqiptaret. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria. Mos reklamoni Indianka e magjup e ashkali e rome . Qe nuk na perkasin shqiptareve. permendeni Adem jasharin Muje krasniqin fehmi lladrovcin. Te tashmen e te ardhmen . Jo ata qe kurre nuk ndihmuan kete popull te varfer . Mos manipuloni me kombin shqiptare . Se Adem jashari eshte gjalle. | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Tue Oct 27, 2009 1:09 pm | |
| Nena Tereze eshte nena e te gjithe botes ,Kur e tere bota e respekton kush jemi ne qe te mos e respektojme. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Tue Oct 27, 2009 4:01 pm | |
| eshte nena jote rrimtaf ,sejo e gjithe botes. po e nje pjese te katolikeve dhe nje pjese e indianeve romeve. Se e jona jo.ne kemi nenen tone me rrespekt. Fale ju kofte kjo vllehe indiane ju dhe flliqsirave si Rugoviqet.. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Mon Aug 27, 2012 1:57 am | |
| Publikuar: 26.08.2012 - 16:54 New York, 26 gusht - Revista amerikane TIME, nga më prestigjiozet në SHBA dhe në botë, që del njё herё nё javё, çdo vit boton edicione speciale. Para dy vjetësh, me rastin e 100 vjetorit tё lindjes sё Nёnёs Tereze, ia kushtoi njё numёr special.
Disa dekada mё parё TIME botoi nё faqen e parё fotografinё e Nёnёs Tereze dhe shkrimin me titull: “Mother Teresa, Living Saint” ( Nёnё Tereza Shenjtreshё e Gjallё), sivjet botoi njё edicion special prej 124 faqesh me titull: “The 100 Most Influential People of All Time” (Njёqind njerёzit me ndikimin mё tё madh nё tё gjitha kohёrat). Nё ballinën e ilustruar tё kёsaj reviste janё botuar fotografitё e 13 personaliteteve mё tё shquara gjatё gjithё historisё njerёzore. Hyrjen e kёsaj reviste e shkroi Profesor Douglas Brinkley, historian amerikan shumё i njohur. Editorёt e revistёs TIME, tё gjithё specialistё, kanё zgjedhur e botuar biografitё dhe portretet e 100 personaliteteve mё tё njohura tё tё gjitha kohёve. Nё faqen e parё tё revistёs ёshtё botuar fotografia e Nёnёs Tereze. Revista nё fjalё shkruan gjerësisht pёr Konstandinin e Madh, por qysh atёherё e deri sot, pёrveç Nёnёs Tereze nuk pёrmendet asnjё personalitet me rёndёsi nga Ballkani. Revista TIME shkruan se Konstandini i Madh kishte lindur nё vendin qё sot quhet Serbi. Zbrazёtirёn kohore bosh prej 1675 vjetёsh e plotёsoi Gonxhe Bojaxhiu-Nёna Tereze. (Shёnimi ynё: vendlindja e Konstandinit tё Madh, Nishi, dhe vendlindja e Nёnёs Tereze, Shkupi, ishin afёr. Si vёlla e motёr tё njё gjaku dhe njё fisi ata bёnё punё tё mёdha dhe pёr kёtё i nderon bota sot).
Shkrimet e shumё autorёve janё ndarё nё 4 pjesё.
Titulli i kapitullit tё parё ёshtё: “Shtyllat e Moralit”. Veprimtaria e tyre shpjegohet me kёto fjalё: “Ata hoqёn dorё nga dёshirat politike dhe joshjet pёr pasuri, vazhduan udhёn e heshtjes, tё prirё nga thirrja e shpirtit. Ata janё shejtёrё e profetё, qёllimi i tё cilёve nuk ёshtё kjo botё”. Kapitulli “Shtyllat e Moralit” fillon me Abrahamin dhe vazhdon me Konfucien, Budёn, Sokratin, Platonin,Jesu Krishtin, Shёn Palin Muhamedin,Xhelaladin Rumin, Shёn Françeskun e Asisit, Immanuel Kantin dhe Nёnёn Tereze. Nё faqen e fundit tё kёtij kapitulli figurojnё emrat e kinezit Lao Tzu, Shёn Augustinit dhe Papёs Gjon Palit tё Dytё. Ata cilёsohen si tre misionarё qё kanё pёrhapur mesazhin e tyre nёpёr botё. Nё faqen 18 ёshtё fotografia dhe biografia e Nёnёs Tereze.
Kur ёshtё fjala pёr çёshtje shpirtёrore tё botёs sё krishterё, revista TIME e vendos Nёnё Tereze nё vendin e katёrt, menjёherё pas Jesu Krishtit, Shёn Palit dhe Shёn Françeskut. Shkruan se Nёnё Tereza kishte lindur nga prindёrit shqiptarё dhe se babai i saj ishte vrarё nё kohёn kur Gonxhe Bojaxhiu ishte 7-vjeçe.
Kapitulli i dytё mban titullin: “Eksploruesit dhe Vizionarёt”. Ja çka thotё pёr eksploruesit dhe vizionarёt: “Disa nga ata vendosёn tё kuptojnё botёn e tyre. Tё tjerёt panё ёndёrr gjёrat qё nuk kishin ekzistuar kurrё dhe i farkuan ato. U kredhёn nё botёn e panjohur, ata jane pionerё”. Kapitulli fillon me Hipokratin dhe vazhdon me Euklidin, Arhimedin, Aristotelin, babain e algjebrёs Muhammad ibn Musa al Khwarizmi, Zheng He, Kopernikun, Kristofor Colombon, Magelanin, Gutembergun, Galileun, Dekartin, Newtonin, Lewis, Clark & Sacagawea, Darvinin, Bellin, Edisonin, Charles Babbage, Pastuerin, vёllazёrit Lumierё, Freudin, Einstenin, Marie Curie, vёllezёrit Wright, Henry Fordin, Watson & Crick dhe i fundit Steve Jobs. Nё faqen e fundit janё edhe tre eksploruesё tё rёndёsishёm, Leif Eriksson, Marco Polo dhe Marconi.
Kapitulli i tretё: “Udhёheqёsit e Popullit” i pёrshkruan me kёto fjalё: “Ata janё krijesa tё botёs politike,udhёheqin ushtri,ndёrtojnё kombe dhe perandori,sfidojnё autoritete,luftojnё pёr liri, shtypin dhe çlirojnё masat e shtypura. Ata janё tё fuqishёm”.
Kapitulli fillon me Moisiun, dhe vazhdon me Periklien, Ashokёn e Madh, Lekёn e Madh perandoria e tё cilit sipas revistёs TIME shtrihej prej Iliriet e deri nё Kashmir dhe prej Egjiptit e deri nё Kinё, vazhdon me Cleopatrёn, Çezar Augustin,Konstandinin e Madh,Umar inbn al-Khattab, Charlemagne, Saladinin,Genghis Kanin,Joan of Arc, Mbretёreshёn Isabellёn e Parё, Herman Cortes,Suleimanin e Madh,Martin Lutherin,Akbarin e Madh,Mbretёreshёn Elizabetёn e I, Pjetrin e Madh tё Rusisё, George Washingtonin,Robespierin,Mary Wollstonecraft,Napoleon Bonapartёn,Simon Bolivar,amerikanin vendas Sitting Bull,Abraham Lincolnin,Marksin,Leninin,Emmeline Pankhurst,Margaret Sanger,Adolf Hitlerin, Winston Churchillin,Franklin Rooseveltin,Mao Ce Dunin, Gandin, Martin Luther King Jr. Nelson Mandela. Edhe kёtu si nё kapitujt e tjerё nё faqen e fundit ёshtё gjeneral Jul Caesari,pushtuesi Tamerlane dhe terroristi Osama bin Laden.
Kapitulli i katёrt dhe i fundit i revistёs TIME ёshtё “Arkitektet e Kulturёs”: “Ata e kanё ndryshuar botёn, duke vёnё nё veprim vizionin e tyre imagjinues, fuqinё galduese tё artit dhe vlerat qё ata shfaqin nё punёn qё bёjnё”. Ata janё krijuesё”. Kapitulli fillon me Homerin dhe vazhdon me Eleanor of Aquitaine,Dante Aligerin,Leonardo da Vinçin, Makiavelin, Mikelangjelon,Palladion,Servantesin, Shakespearin, Rembrantin, Bahun,Benjamin Franklinin, Adam Smithin, Ruson,Thomas Jeffersonin, Bethovenin, Nicen,Louis Armstrong, Picason, Rohe, Muhamed Ali “The Beatles” dhe nё faqen e fundit janё: Goethe, Dikens, dhe Tolstoi pёr ndikimin e tyre letrar nё botё.
Periudha ilire pёrfaqёsohet me Konstandinin dhe Lekёn e Madh. Dhe prej atёherё e sot nuk pёrmendet asnjё iliro-shqiptar dhe asnjё personalitet tjetёr ballkanik pёrveç Nёnёs Tereze. Shqiptarёt janё kryelartё pёr respektin dhe nderimin qё revista TIME tregon pёr mё shumё se 4 dekada pёr Gonxhe Bojaxhiun. Gushti, shtatori dhe tetori janё muajt e historisё dhe mrekullive tё Nёnёs Tereze.
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Thu Aug 30, 2012 10:40 am | |
| kujt si konvenoje dhe e shlyn mendimet e mia . nena terez kurre si perkrahi e as i permendi Shqiptaret. Kete figur po e ngritin shpijunet bashkpunetoret serbe Don Lush Gjergji Mark Krasniqi qe edhe sote i ka femijet ne beograd. Turp per ata qe po shtremberojne Historin.Si Sali berisha duke shitur tokat greqise e serbise. Ata qe fshijne komentet jane po si ata . | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sat Sep 01, 2012 9:45 am | |
| Eu he Detektiv burrri, ne fillim lexoje shkrimin qe solla une, dhe pastaj kerce si plaka ne k... Shkrmet qe beni ju, une nuk mendoi qe jan shkrime por thjesht komente pa asnje vler me plot injoranc dhe fyerje pak kuna i konvenoin, e di pse sepse ju nuk jeni nga ata qe mund te ndryshoni dic, ju mund te ja futni kot si ne ket postimin lart. Une solla ket shkrim pasi eshte nder per kombin ton qe nje bie e po keti kombi vlersohet nga "revista time", por pyell pa derra nuk ka e edhe kombi yne ka mjaft. Per mua i njeit esht si Naimi edhe Fishta, dhe cdo shqipetar pa dallim se ciles fe i takon. Detektiv burri ti shfrytzon forumin pasi ketu nuk ka cenzuar, dhe njollos cdo personalitet kombetar si ke njollosur edhe Skenderbeun. Dallimi ne mes te armiqve te popullit shqipetar dhe mes teje nuk eshte edhe i madh. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sat Sep 01, 2012 11:11 am | |
| per ty jan te njejte si ata qe sberen asgje per kombin si ata qe beren. Per ty e kam par se jane te njejte si tradhtari si patrioti. Si Adem Jashari qe dha shume per kombin si Nena terez qe kurre se permendi kombin shqiptare dhe nuk dha asgje. nenen terez e permendin vatikani india dhe askujte tjeter si interesone . Une ceka me larte se kujte i interesone ajo grua indiane. Haaaaa qka paske fole qe fare nuk me interesone ky mendim i yty Rugoviqjan Mark Krasniqjan. Kesi njerez si ty na keni prue ne kete gjendje mjerane .Qe thojne nje fjale me ka je me te gjithe kushe vjen ne pushtet me try jam ,edhe ti je ashtu. Maje ne zemer tende dhe mos gabo te largohesh prej tyre. Ne duke permend e perkrahe njerez qe sishin per kombin skena liri qe 3000 vjet. Se kan qellue shume Drina. Tung... Dallimi ne mes teje dhe Don Lush Gjergjit nuk eshte shum i madh. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Sep 02, 2012 12:37 am | |
| Mbërritja e Nënë Terezës në Shqipëri •Hap pas hapi me negociatat që mundësuan ardhjen në Atdhe të humanistes nobeliste •Flet Bashkim Pitarka, ish-ambasadori shqiptar në OK B. Ju tregoj dhuratën e çmuar që më bëri Nënë Tereza •Puna si kryenegociator për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Amerikën dhe shoqërimi në Tiranë i shefit të OKB-së, Peres De Kuelar Publikuar më 01.09.2012 | 11:25 Leonard Veizi
Nënë Tereza mbërriti në Shqipëri, aty ku ia kishin ndaluar gjithmonë vendzbritjen. Rruga ishte e gjatë, kërkesat e shumta, por në fund zyrtarët komunistë që e kishin parë me syrin e armikes, e lejuan nobelisten shqiptare të zbriste në aeroportin modest të Rinasit... ...Ish-ambasadori pranë OKB-së për 5 vjet me radhë, Bashkim Pitarka, thotë për lexuesit e gazetës “Shekulli” se, në fund të fundit, vizita e Nënë Terezës në Shqipëri kishte dhe nxitjen e politikës amerikane:
Kur ju emëruan ambasador në OKB?
Në vitin 1986. Por në vitin 1990 duke parë dhe situatën e trazuar në Shqipëri, kërkova të largohesha nga posti. Në atë kohë isha caktuar si kryenegociator për të vendosur marrëdhëniet diplomatike me Amerikën. Ishte marsi i vitin 1990. Dy vjet më parë, në 1988-n kisha paraqitur letrat kredenciale edhe në Kanada. Pra, me Kanadanë ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike. Ndërsa në fillim të muajit maj u thirra nga Tirana për të pritur e shoqëruar shefin e OKB-së, Peres De Kuelar, i cili mbërriti në Rinas në 2 maj 1990.
Cila do të ishte lëvizja e radhës, që do të linte shijen e ndryshimeve?
Vizita e Nënë Terezës. Ajo ishte shumë kuptimplotë në ato çaste. Mesa mora vesh më vonë, edhe në takimin që patën kokë më kokë Ramiz Alia-De Kuelar, ky i fundit e kishte ngritur problemin e Nënë Terezës. De Kuelar, si shkarazi kish pyetur Ramiz Alinë se përse i refuzohej viza Nënë Terezës dhe, si mik i vendit tonë, këshillonte t'i jepej fund këtij gabimi. Ai i përmendi Alisë faktin se kjo çështje përdorej si argument i fortë i “kritikëve” për të drejtat e njeriut në Shqipëri. Duhet theksuar këtu fakti se, në përgatitjet për vizitën e De Kuelarit në Tiranë, diplomatët serbë e grekë bënë lobingje edhe me lobet e përfaqësues së shteteve anëtare në OKB e në shtyp, që të silurohej kjo vizitë nën pretendimin e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, të të drejtave të minoriteteve etj Por është gjithashtu fakt se edhe brenda sistemit të OKB-së, kryesisht nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë, Perez De Kuelarit iu kërkua që në axhendën e tij të bisedimeve me presidentin dhe zyrtarët e tjerë të lartë shqiptarë të fokusoheshin çështjet e të drejtave të njeriut. Dhe këtu, sikurse kuptohet, hynte si shigjetë mohimi i dhënies së një vize për Nënë Terezën.
Si do të mbërrinte ajo në Shqipëri?
Në fakt, unë kam qenë negociatori midis Misionit të Nënë Terezës dhe Qeverisë Shqiptare. Në 24 gusht 1990, në përfaqësinë shqiptare, rezidenca e së cilës ishte në Manhaten, Nju-Jork, trokiti një zonjushë, e cila kërkoi ambasadorin duke thënë se ishte kanadeze. Në atë kohë ne nuk prisnim në ambasadë asnjë shtetas amerikan, sepse nuk kishim marrëdhënie diplomatike. Dola dhe e prita. U prezantua si Zhanette Petrie dhe si kronistja e Nënë Terezës. Ajo më tha: “Zoti ambasador, ju mund të ndërhyni që Nënë Tereza të marrë një vizë e të udhëtojë për në Shqipëri. Ajo insiston të shkojë në Shqipëri, te varri i nënës së saj për të vënë një tufë me lule. Por mund të kërkojë të hapë edhe misionin e saj në këtë vend, jo me qëllime fetare, por thjesht humanitare.” Pastaj ajo më tregoi dy videokaseta të realizuara prej saj, nga takimet e shumta të Nënë Terezës nëpër botë.
Cila do të ishte përgjigjja juaj?
I shpjegova kronistes se nuk mund t’i jepja një përgjigje të saktë, pasi kjo ishte një çështje që vendosej nga instancat e larta të shtetit shqiptar, por se unë do ta përcillja menjëherë kërkesën e saj në Qendër. E sigurova, gjithashtu, se do të isha aprovues ndaj kësaj kërkese, duke i referuar Tiranës zyrtare edhe mendimin tim personal, sepse unë isha mik në familjen e Nënë Terezës. I shpjegova Zhanetës se në rininë time njihja Agen, motrën e Nënë Terezës, e cila më kishte qepur një këmishë dhe më kishte dhënë mësime italishteje. Gjatë kësaj kohe nëna e Ages, nënë Drania, u nda nga jeta dhe unë mora pjesë në varrimin e saj, madje i vura edhe një tufë me lule mbi varr. Atje njoha edhe miken e afërt me familjen Bojaxhiu, Marije Krajën.
Si e priti Zhanet Petri këtë lajm?
Dukej entuziaste dhe më tha se, vetëm dy ditë më pas, në 26 gusht, Nënë Tereza kishte ditëlindjen. Mbushte plot 80 vjeç. Atëherë unë shpreha dëshirën që këtë përvjetor t’i bëja Nënë Terezës një telefonatë jo si ambasador, por si mik i familjes.
Kur e lajmëruat Nënë Terezën për pranimin e vizitës së saj në Shqipëri?
Ditën e 80-vjetorit të lindjes së saj. E mora në telefon për ta uruar. Natyrisht, doli sekretarja. U prezantova. I rrufeshëm ka qenë reagimi i Nënë Terezës, e cila menjëherë ia mori receptorin sekretares. Biseda nuk ishte e gjatë dhe u zhvillua në anglisht. Ajo më tha tekstualisht: “Ambasador, u bëfsha zog me flatra që të vij aty e të t’i puth duart, sepse me ato duar ke vënë lule në varrin e nënës time”. Ajo më tha, gjithashtu, se Zhanet Petri e kishe informuar mbi gjithë takimin tonë. Në fund më tha këto fjalë shqip: “Të bekoftë Perëndia”.
Si do të mbërrinte Nënë Tereza në Shqipëri?
Unë nuk e ndoqa vizitën e saj. Kur Nënë Tereza mbërriti në Shqipëri, ndjeva një kënaqësia të veçantë që më në fund ishte ndërmarrë një hap i tillë historik. Nënë Tereza i duhej Shqipërisë dhe frymës së re demokratike, që po trokiste në vendin tonë. Ajo sigurisht nuk fliste për demokracinë, por për paqen dhe dashurinë njerëzore, që aq bukur ishin mishëruar në shpirtin e zemrën e saj, në Kalkutë dhe në të gjithë botën. Të them të drejtën edhe si diplomat ndihesha i çliruar, sepse Shqipëria jo rrallë dënohej në rezolutat e ndryshme që bëheshin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Në parantezë, a kishte shumë debate mbi Shqipërinë kur flitej për liritë e njeriut?
Eh sa herë na duhej ne diplomatëve shqiptarë të kërcenim përpjetë në sallat e konferencave ndërkombëtare kur Shqipëria kritikohej apo përmendej për shkeljen e të drejtave themeltare të njeriut dhe jo rrallëherë për mosdhënien e vizës për hyrjen në Shqipëri të Nënë Terezës, gruas së mençur e të famshme dhe veprimtares së shquar të paqes e dashurisë njerëzore. Dhe duhet të dimë se mbi të gjitha Nënë Tereza ishte ambasadorja më e madhe e kombit shqiptar në botë. Sepse ajo kudo që shkonte deklaronte: Jam shqiptare. Pra, gëzohesha që u realizua vizita e Nënë Terezës në Shqipëri dhe që diplomatët shqiptarë nuk do të ishin më të detyruar të punonin për të zhdukur sadopak efektet akuzuese e propagan distike të moslejimit të të madhes Nënë Tereza në Shqipëri.
Ju ishit ndërmjetësi i vizitës së saj në Shqipëri. Por a jeni takuar ndonjëherë me të?
Në vitin 1991, kur unë isha kthyer në atdhe, pas kërkesës time këmbëngulëse, për arsye familjare, që të lija detyrën si ambasador në OKB, një ditë mora rrugën dhe shkova te qendra bamirëse e motrave të Nënë Terezës. Rezidenca e saj ishte vendosur në një lagje të vjetër tiranase dhe në atë kohë Nënë Tereza ndodhej aty. Fillimisht u vura në pozitë të vështirë dhe u detyrova të mbaj radhë për t’u takuar me të. Ishin me qindra njerëz në radhë, që prisnin të takonin Nënë Terezën dhe motrat e saj. Kishte nga ata që donin ta takonin për qëllime fetare, por kishte edhe të sëmurë që kërkonin ndihmën dhe bekimin e saj.
Qëndruat gjatë në radhë?
Mund të kisha qëndruar gjatë. Por për fat një kolegia ime e Ministrisë së Jashtme, Natasha Haznedari, e cila ishte shoqëruese dhe përkthyese e Nënë Terezës në vizitat e saj në Shqipëri, më pa dhe më thirri. Ajo më çoi drejt e brenda në qendër dhe njoftoi për mbërritjen time. Pas pak Nënë Tereza zbriti shkallët me shpejtësi dhe, e gëzuar që po më shikonte, më në fund m’u drejtua me urimin: “Të bekoftë Perëndia ambasador Pitarka!” Ajo më mori përdore, më shoqëroi kudo për të parë dhomat e misionit, si dhe më prezantoi me motrat e saj, duke përdorur lëvdata dhe elozhe për përfshirjen time në ardhjen e saj për herë të parë në Shqipëri.
Falenderimi
Dua të them se, si për ardhjen e Nënë Terezës në Shqipëri, ashtu edhe për ngritjen e madhështisë së emrit të saj një meritë të pamohueshme ka jo vetëm Vatikani, por edhe qeveritë amerikane. Ato kurdoherë kanë lartësuar rolin e saj dhe ia kanë nxitur hapur veprimtarinë bamirëse me mesazhin: “Bëni mirë që të gjeni mirë”. Mendoj se ne shqiptarët kemi shumë arsye t’i falënderojmë amerikanët. Në çastet më historike të kombit shqiptar pranë na janë gjendur presidenti Uillson, apo presidentët Bush, i famshmi Klinton e sot presidenti Obama”.
Festa e Vatikanit “Disa vite më parë, kronistja Zhanet Petri më njoftoi për zhvillimin e ceremonisë në Vatikan, ku humanistja shqiptare do të lumturohej nga Papa Gjon Pali II. Më kërkoi adresën time, ku do të më dërgonte një ftesë zyrtare me qëllim që të merrja pjesë në ceremoni. Ajo pati mirësinë të më thoshte: “Ju jeni pjesë e historisë së Nënë Terezës dhe si një ndër aktorët e vizitës së saj historikë në Shqipëri, por dhe si mik i vjetër i familjes së saj, ju takon të jeni atje”.
Konkluzioni
“Nënë Terezën nuk e solla unë në Shqipëri. As Ramiz Alia, ndonëse ishte aktori kryesor për zhvillimin e kësaj vizite. Ishte epoka, ajo periudhë historike e ndryshimeve të mëdha që vinte për Shqipërinë tonë. Ishte roli i madh që luanin SHBA- të, për t’i sjellë këto ndryshime në Shqipëri. Në këtë kontekst Nënë Tereza konsiderohej nga ata si një lajmëtare e lirive, paqes dhe lumturisë në atdheun e saj”.
Karriera diplomatike
“Reforma në diplomaci” do ta largonte Bashkim Pitarkën nga Ministria e Jashtme, ndonëse ishte kthyer me kërkesën e tij këmbëngulëse për t'u transferuar në një post modest në drejtorinë e organizatave ndërkombëtare të MPJ-së. Megjithëse diplomat karriere, do të mbetej i papunë. Por ai thotë se ishin miqtë e De Kuelarit dhe vetë ishzv/ sekretari i përgjithshëm, Kofi Anan, që u interesua dhe i ofroi një post funksionari në misionet e paqes së OKB-së në Saharanë Perëndimore dhe në Sllavonian lindore të Kroacisë, në të cilat punoi me ndershmëri e devocion për 11vjet, deri sa doli në pension të parakohshëm nga OKB-ja, për arsye shëndetësore.
SHBA nxit zhvillimet shqiptare
Ardhja e Nënë Terezës në Shqipëri nuk ishte një vizite turistike apo për një shërbesë në varrin e së ëmës, por një provë e fortë në kuadrin e bisedimeve zyrtare që po zhvilloheshin në atë kohë midis Departamentit të Shtetit dhe meje, si kryenegociator i palës shqiptare për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Unë thellësisht mendoja se kjo kërkesë, që fare mirë mund të bëhej në Romë apo Paris, ku ambasadat tona merreshin me çështje vizash, ishte tatim pulsi: pra, trokisnin në derën e selisë ku ndodhej bashkëbiseduesi i tyre për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Marrja me një çështje të tillë kaq delikate në kohën e regjimit komunist, kërkonte kujdes e vëmendje të posaçme, por edhe pak guxim në paraqitjen e çështjeve nga ana ime dhe të kolegëve të mi në mision. Në ato vite Shqipëria ishte kritikuar shumë për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe nëse nuk do të pranohej kërkesa e Nënë Terezës për të vizituar varrin e nënës së saj në Shqipëri, kjo do të tregonte se Shqipëria ishte po aq radikale në qëndrimet e saj, sa edhe vite më parë. Ndërkohë isha përzgjedhur unë për të ndërhyrë, sepse isha dhe kryenegociatori për të vendosur marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Sipas logjikës time, kjo nxiste zhvillimet e mëtejshme në Shqipëri. Dhe pas kësaj ishin amerikanët. Thënë shkurt, vizita ishte një akt politik. Në ato çaste më kaloi si në një film gjithë çështja e refuzimit të një vize apo e kontakteve të diplomateve tanë me Nënë Terezën, për shkaqet e veprimtarisë dhe qenies së saj si misionare fetare; sesi refuzimi i hyrjes së Nënë Terezës në Shqipëri, qoftë edhe për një vizitë në varrezat e nënës e familjes se saj, ishte bërë shpesh një argument i fortë në komisionet e OKB-së mbi të drejtat e njeriut për kritika e rezoluta të forta kundër vendit tonë. M'u kujtua fakti se ndonjërit prej paraardhësve të mi ambasadorë pranë OKBsë në vite të shkuara, i ishte dashur të fshihej ose të largohej nga sallat e korridoret e selisë së OKB-së kur aty ndodhej për vizitë nobelistja dhe humanistja e madhe shqiptare, Nënë Tereza”, - thotë ambasadori Bashkim Pitarka.
| |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Sep 02, 2012 11:16 am | |
| Drinii je bere zedhenes i Don Lush Gjergjit e i Brahimoviqeve per mua seshte interesante te plasoshe shkrime te tilla te pa vlere per mua dhe shume shqiptare eshte interesante te flasesh per Adem jasharin Muje Krasniqin fehmi Lladrovcin Komandant Sandokanin ;KUmanoven etj Apo mos te paguajne Mark Krasniqi dhe serbia per kete propagande se gjithnje ke qen i dyhsymte ne forum me shkrimet e tua. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Sep 02, 2012 12:03 pm | |
| Po he ore detektiv burri cka te shtyn ti ngatrrosh temat...? Je i dhen te ngatrrosh, fene me kombin, kulturen me identitetin, dhe idjotizimin me mencurine, hedhja nje sy forumit dhe shiko cka ke postu ne shum tema, dhe njashtu ben edhe me shum perpjekj te zbulosh se kush me paguan mua, je apo nuk je detektiv...? Edhe nje ju nuk jen askushi te porositin njerzit se cka te shkruajn, e cka te postoin, secili ka shijen e vet dhe deshiren e vet, po he ti cka po pret pse nuk hap nje tem, meqense per keta deshmor qe ti i cek edhe jan temat. Edhe nje her te porosis mos i ngatrro temat, dhe mos ja fut kot. Beje ndonje pun me te mencur. | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Sun Sep 02, 2012 7:54 pm | |
| haaaaaa Drinii sa diplomat je e meshef doren e e hudh gurin temat spo i perzi fare po vetem mendova se je zedhenes i dikujt per majka tereza. sa e merr rogen ti e di . SE kena njerez te tille plote jashte e mbrenda trojeve qe jane shit per ndonje dinar ja jashte per letra ,kan nderrue fe po spo ju shitet se spi do askushe as mbrenda as jashte.Kushe e perbuze fejen e vret zoti. Skam porosit askend ,mshoja si te duash po spo na le pershgtypje fare me keto tema te kota . | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote Mon Sep 03, 2012 11:35 pm | |
| Shqip ooooooo detektiv shqip, se ky forum shqiptar eshte. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote | |
| |
| | | | Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |