Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Autori i shtatores së Nënë Terezës kërcënon Kishën me padi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 74
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Autori i shtatores së Nënë Terezës kërcënon Kishën me padi Empty
MesazhTitulli: Autori i shtatores së Nënë Terezës kërcënon Kishën me padi   Autori i shtatores së Nënë Terezës kërcënon Kishën me padi EmptyThu Jun 02, 2011 11:58 am


Autori i shtatores së Nënë Terezës kërcënon Kishën me padi

http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,9,60995

Prishtinë, 1 qershor - Skulptori Veli Blakçori tash një vit pret izën nga Kisha Katolike për ta derdhur në bronz shtatoren e Nënë Terezës. Por fituesi i konkursit për realizimin e kësaj vepre s’ka më durim. Blakçori ka kërcënuar se do ta padisë Kishën Katolike për zvarritjen e projektit për ngritjen e shtatores së humanistes shqiptare në oborrin e Katedrales në Prishtinë, që mban emrin e saj.
“Kishën Katolike do ta padis në gjyq, me pretekstin se po e zvarrit tash një vit këtë punë, nuk po luajnë nga vendi. As nuk më kanë njoftuar se kur mund të nis punën”, ka thënë ai. “Por fillimisht do të shkoj edhe një herë t’i lajmëroj e të shoh se si janë planet e tyre”, ka shtuar ai.
Vepra e Blakçorit qe shpallur fituese e konkursit për ngritjen në katër metra të shtatores së humanistes shqiptare. Por austriaku Johann Günther, që kishte iniciuar këtë projekt bashkë me Kishën Katolike në Prishtinë, nuk mban përgjegjësi për mosrealizimin e monumentit kushtuar humanistes shqiptare. I pari thotë se e ka kryer punën e tij, ndërsa prijës të Kishës Katolike thonë se përgjegjësinë për sigurimin e mjeteve e ka austriaku Günther. Për më tepër, dom Shan Zefi, kancelar në Kishën Katolike në Prishtinë, ka thënë se realizimi i këtij projekti nuk është prioritet për Kishën.
Shtatorja ishte paraparë që të inaugurohej më 5 shtator, me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes së madhe shqiptare, por ajo as që ka nisur të punohet.
Kancelari i Kishës Katolike në Prishtinë, dom Shan Zefi, ka thënë se për çështjen e shtatores përgjigjja duhet të kërkohet tek profesori austriak që ka iniciuar këtë projekt.
“Ne nuk jemi ata që kemi sponsorizuar këtë shtatore, por kanë qenë ambasadat e huaja ato që kanë dashur t’ia bëjnë dhuratë qytetit të Prishtinës shtatoren e Nënës Terezë”, ka thënë Zefi.
Por austriaku Johann Günther ka thënë se ndodhet në Oman, larg mundësive për të kuptuar se çka po ndodh në Prishtinë.
“Do të dëshiroja që statuja e Nënës Terezë të realizohej, por jam shumë larg për të ditur se çka po ndodh realisht”, ka thënë ai. Më parë ai kishte thënë për gazetën se u ka dërguar kompanive dhe njerëzve që janë të interesuar thirrjen që të mbështesin këtë ide.
“Unë kam arritur të organizoj ndihmën. Por nuk mund ta bëj atë që duhet bërë nga vetë ana e Kishës. Kjo është e gjitha nga ana ime”, kishte thënë Günther.
Dom Shan Zefi ka treguar se punimet për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë do të përfundojnë në vitin 2013.
“Nga ana jonë shtatorja nuk hyn në prioritetet e Katedrales, sepse deri atëherë kemi shumë punë të tjera dekorative që të përfundojmë”, ka thënë Zefi, teksa ka shtuar se megjithatë shtatorja e Nënë Terezës do të vendoset në Prishtinë.
“Shtatorja do të kryhet, ka shumë adhurues të Nënës Terezë dhe ajo do të bëhet pa dyshim”, ka thënë Zefi.
Juria në përbërje të drejtoreshës për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi, piktorit Gjelosh Gjokaj nga Gjermania, kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, dom Shan Zefi, përfaqësuesi i Agjencisë për Integrime Evropiane, Johann Guenther, dhe dekani e themeluesi i “Desing University” në Angli, Barry Hewson, nga më shumë se 30 propozime të monumenteve që kishin arritur në adresë të konkursit, kishin përzgjedhur atë të Veli Blakçorit, Luan Mulliqit dhe skulptorit nga Shqipëria, Sadik Spahija.
Günther ka thënë se është mbetur në duart e Kishës që të vendosë për fituesin. Ndërkohë juria vendëse në përbërje të dom Shan Zefit, Vlora Dumoshit dhe Fahredin Spahisë, drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës, ka zgjedhur skulpturën e Veli Blakçorit si më të mirën.
“Unë e kam faksimilen që jam shpallur fitues nga komisioni, dhe tash gati një vit nuk kam kurrfarë njoftimi”, ka thënë Blakçori.
Drejtoresha e Departamentit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi, ka ripërsëritur se Komuna e Prishtinës në këtë rast nuk ka ndonjë rol, pos dhënies së pëlqimit për vendosjen e shtatores së Nënë Terezës në atë hapësirë.
Në konkursin që ishte shpallur në fillim të muajit qershor të vitit të kaluar, ku personi kontaktues ishte austriaku Günther, në cilësinë e menaxherit të projektit, thuhej se ndërtimi i monumentit do të financohej nga komuniteti ndërkombëtar në Kosovë.
I gjithë projekti për realizimin e shtatores pritet të kushtojë rreth 90 mijë euro.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Autori i shtatores së Nënë Terezës kërcënon Kishën me padi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 100 VJETORI I NËNË TEREZËS
» Roli i Nene Terezes dhe misioni i saje ne Bote
» Islamofobia kërcënon të drejtat e muslimanëve në Belgjikë
» -- Tuberkulozi, sëmundja e vjetër sërish kërcënon
» PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: