|
| -- Tuberkulozi, sëmundja e vjetër sërish kërcënon | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Musafir Vizitor
| Titulli: -- Tuberkulozi, sëmundja e vjetër sërish kërcënon Sat Sep 01, 2007 1:12 am | |
| -- Tuberkulozi, sëmundja e vjetër sërish kërcënon -- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tuberkulozit, dje është mbajtur një konferencë shtypi në Ministrinë e Shëndetësisë. 24 Marsi na kujton se TB është një sëmundje infektive që po përkeqësohet përsëri dhe mbetet një problem mbarëbotëror. Kjo ditë është një apel për veprime konkrete dhe në të njëjtën kohë ka për qëllim mobilizimin politik dhe angazhimin social në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Është pikërisht përkeqësimi i situatës epidemiologjike që kthen ditën e bacilit TB në vitin 1882 në ditë botërore që në vitin 1992 dhe që në vitin 1996 bëri të shpallej Ditë zyrtare në Kombet e Bashkuara. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka vendosur përsëri këtë sëmundje në qendër të vëmendjes dhe e ka shpallur situatën epidemiolgjike të TB si “emergjencë botërore”. Megjithëse shkaktari i sëmundjes ka më shumë se një shekull që është zbuluar dhe prej 50 vjetësh ekzistojnë medikamente efikase për shërimin e të sëmurëve me TB, situata përkeqësohet. Brenda një viti në botë ka mbi 8 milionë raste të reja, nga të cilat 2-3 milionë vdesin: Thënë ndryshe, në çdo sekondë vdes një njeri nga TB. 95% e rasteve të reja dhe e vdekjeve nga TB janë në vendet e varfra në zhvilim. Pra TB ka qënë dhe mbetet një sëmundje infektive por me karakter të shprehur social. Në Shqipëri, ndryshe nga vendet e tjera ish-socialiste, situata mund të konsiderohet relativisht e mirë. Qeveria shqiptare e ka konsideruar tuberkulozin si një problem të rëndësishëm për shëndetin publik dhe përparësi të saj, u tha në konferencë, gjë që është reflektuar në legjislacionin e saj. Puna e organizuar e mjekëve pneumofiziatër, e bën Shqipërinë që sot të radhitet në vendet me incidence relativisht të ulët, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Shqipëria krahasohet me vendet e Evropës Qendrore përsa i përket incidencës së TB. 19-20 për 100 mijë banorë ose 580 raste të reja në vit. Në vendin tonë, TB është më i theksuar në zonat verilindore dhe në qytetet Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës. Kjo ka të bëjë me faktorë historike, pasi në këto zona vazhdimisht ka qënë më e lartë, si dhe me faktorë ekonomikë e socialë. Shqipëria prej 4 vjetësh ka filluar zbatimin e DOTS (strategjia më efikase për kontrollin e TB) dhe tani po bëhen përgatitje të mëdha për aplikimin në Fondin Global, gjë që do të ngrinte nivelin e kontrollit të TB . |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: -- Tuberkulozi, sëmundja e vjetër sërish kërcënon Sat Sep 08, 2007 11:01 pm | |
| -- Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit -- Ilaçi quhet Herceptin. Dhe ka filluar të përdoret për të kuruar fazat e avancuara të kancerit. Në studimet e pasqyruara në numrin e fundit të revistës së mjekësisë së New Englandit, për gratë që vuajnë nga formë e hershme, agresive e kancerit të gjirit, të cilëve iu dha Herceptin njëkohësisht me kemioterapinë, përqindja e rikthimit të kancerit ra me 50 për qind. Doktorët po i cilësojnë rezultatet të jashtëzakonshme. Kjo kurë e re është arritja më entuziazmuese që prej më shumë se një dekade, sipas mjekes Susan Troyanit në Spitalin Beth Israel Deaconess në Boston. “Të gjithë mbetëm të befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim që të kishte efekte pozitive shtesë, duke e bashkuar këtë kurë me kimioterapinë, por nuk prisnim një efekt kaq të madh”. Mjekja Edith Perez e klinikës Mayo, është bashkëautore e artikullit në Revistën Mjekësore të New Englandit. Ajo thotë se Herceptina godet vetëm qelizat e sëmura të një formë veçanërisht vdekjeprurëse të kancerit të gjirit. “Herceptina godet vetëm qelizat kanceroze ndaj të cilave duhet të veprojë dhe ne prej vitesh kemi pritur një gjë të tillë”. Herceptima, që shihet këtu me ngjyrë të verdhë, kapet pas një proteine të rëndësishme në tumoret agresive, duke bllokuar shumëziin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtësi. Për 25 milionë gratë që diagnostikohen me këtë lloj kanceri çdo vit në gjithë botën, ky është një lajm i tepër pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetësh me një formë agresive të kancerit të gjirit. “Më kishin dhënë shumë pak shpresë, më pak se 30 për qind shans për të jetuar edhe pesë vjet të tjera. Nuk do të kisha mundësinë të shihja rritjen e vajzës sime. Më thanë se shansi im i vetëm për të mbijetuar ishte Herceptina”. Studiuesit thonë se një analizë laboratorike mund të identifikojë se cilët pacientë mund të reagojnë pozitivisht ndaj Herceptinës. Një përqindje e vogël grash në këtë studim patën një dobësim të muskulit të zemrës. Por doktorët thonë se efektet pozitive të Herceptinës, janë shumë më të rëndësishme se rreziqet |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: -- Tuberkulozi, sëmundja e vjetër sërish kërcënon Tue Jan 15, 2008 6:05 pm | |
| Tuberkulozi eshte nje semundje e trasheguar, por shkaktohet nga nje mikrob qe quhet mykobakteri i tuberkulozit, ose ndryshe bacili Koch. Eshte nje mikrob qe shumezohet shume ngadale, prandaj edhe semundja nuk shfaqet menjehere mbas infektimit sic ndodh me mikrobe te tjera,por shume vone.Jeton per disa ore ne toke ose ne dyshemen e dhomes ose ne orendite, enet e guzhines (pirunje, luge, pjata) por infektimi behet ne rreth 98% te rasteve nga mushkerite, me frymemarje nepermjet sperklave qe nxjerr i semuri i rritur.
Infektimi i femijve ndodh gjithmone nga nje i rritur i semure me tuberkuloz, i cili nxjerre shume mikrobe me kolle,teshtitje, kenge, ose me te folur.Dhomat e mbyllura pa diell dhe pa ajrosje te mire jane vende te pershtatshme per te infektuar femijen.
75% e femijve infektohen nga persona te ambjentit familjar, prinder, gjysher, te afermit dhe 25% infektohen nga vizitore te ndryshem.
Femijet qe jane semure me tuberkuloz nuk ngjisin semundjen, per kete arsye nuk kerkohet te merren masa per mbrojtjen e femijve te tjere, me te cilet mund te luajne, te hane, te flene bashke. ¡e raste te rralla ku nje i rritur mund te transmetoj tuberkulozin do terheqi vemendjen e mjekut.
Vaksina kunder tuberkulozit (BCG)
Efektet anesore te vaksines nuk jane serioze. Mund te shfaqet nje ulcer e vogel (gerryerje, grope) qe vonohet te mbyllet deri ne 6-7 jave. Zmadhimi i gjendrave ne sqetull ose ne qafe ne ate ane qe eshte bere vaksina. Por duhet tju theksojme qe eshte nje vaksine qe nuk ofron mbrojtje te plote si vaksinat e tjera. Nje femije i vaksinuar mund te semuret nga tuberkulozi dhe per kete arsye n.q. se ndodhet nje i rritur me tuberkuloz ne ambjentin tuaj duhet te kontrollohen edhe femijet e vaksinuar. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: -- Tuberkulozi, sëmundja e vjetër sërish kërcënon Wed Feb 06, 2008 11:24 pm | |
| Të gjitha qeniet njerëzore janë të infektuar me baktere
(flora normale) duke jetuar në sipërfaqet e jashtme trupore (përfshirë lëkurën, zorrët dhe mushkëritë). Ne jemi të ekspozuar vazhdimisht baktereve (përfshirë ajrin, ujin, dheun dhe ushqimin). Normalisht, për shkak të mbrojtjes sonë natyrale trupore shumica e këtyre baktereve janë të padëmshme. Te pacientët me imunitet të kompromituar, me forca mbrojtëse të dobësuara, shpesh këto baktere mund të shkaktojnë sëmundje infektive oportune kur dëpërtojnë në qarkullim të gjakut (pas intervenimit kirurgjik, kateterizimit ose ndonjë formë tjetër të trajtimit). Nëse këto sëmundje infektive paraqiten gjatë qëndrimit në spital këto referohen si infeksione nozokomiale. Disa nga bakteret më të zakonshme që gjenden në florën normale janë Staphylococcus aureus, S. epidermidis dhe Propionibacterium acnes (gjenden në lëkurë) si dhe Bacteroides dhe Enterobacteriaceae që gjenden në zorrë (kjo e fundit në numër shumë më të vogël |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: -- Tuberkulozi, sëmundja e vjetër sërish kërcënon | |
| |
| | | | -- Tuberkulozi, sëmundja e vjetër sërish kërcënon | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |