|
| Kryeministri Hashim Thaqi | |
|
+100Femi Halimi veli kryeziu Mixha Selim Xhevati shfletuesi albaninr1 bledselimi athih Atdhetar feride ...... arberia tosybell miradie voglushja Medalim shahini BashKom kasapi xhema rrimtaf xhiti haxhiu arbeni24 detektivi an-di Muja e Halili PeriiKeputur Ipamposhtur luli murturi klodian lelixx Hamitmatjani dezertori foxteam ngadhenjimi masterB Veneta katunari Nezir Myrta Visar Delia Kushtrimi86 Ago Muji agim__barja Labinot Drenica Blerti_Gashi Fjona feratkoca anila zeriatdheut Guximi forca1 Mister nikchee Pirro i Epirit njonidrenica idol Mergimtari rolling xhavo_ rroni fi2a1 Xili Lanetja albin dibra eri M agim barja Orfe@ emine tom sojer petritkola rrebelja E_Bukura Riki30 Mysafir Euridika shaban cakolli meli Vuthjani Yzer Marashi Richhter elton niti nukleari azzurra xhevdeti dibran fatlum Leka i Madh smaka Sy kaltri SALI ISLAMI beri Sofra Anna prizreni73 Kosovarja shpendi Beton 104 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Wed Oct 21, 2009 6:03 pm | |
| Thaqi si Rugova eshte i njoftur per marreveshje antishqiptare. shtet koloni e te huajve me heqjen e identitetit flamurit kombit. per coptimin e tokave . per kosoven multietnike pa sovranitet . Pe bashkim vllaznine me shkije si Tito prap Tito. Per shkaterrimin e uck te tmk. Per enklavizimin e kosoves. per hajni korrupsion . eetj Pdk akk si ldk ldd akr | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Wed Oct 21, 2009 9:23 pm | |
| Hungarezet qahen per nje genjeshter sepse kete genjeshter ua perserisin çdo dite,gjersa neve na genjejne qe nga 1990-ta perdite me genjeshtra te reja! | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Thu Oct 22, 2009 8:00 am | |
| Kryeministri Hashim Thaçi eshte Legjend e gjalle | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 45 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Thu Oct 22, 2009 9:52 am | |
| tradhtare servil i gjalle. Si Rugova si Thaqi te njejtet gjeste levizje rrena. E perkrahin servilet gjakperzier. | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Tue Oct 27, 2009 10:49 am | |
| Ky servile harroi betimin qe me dha dhe gjakun e deshmoreve. Ky nuk ka vend te deshmoret dhe te shoket e vet. Sote ky bashkpunon me ata qe na shajten na vrajten na quan bandit e kriminel. Ky bashkpunon me ta vjedh rren mashtron. Uck ,une Adem jashari nuk luftuam qe keta te na neperkembin . Jojo ata qe tradhtojne e permendin emrin tone do ti gjykoi gjaku amaneti yne. Mos perdorni emrin tone per marketinge politike. Adem Jashari me shoke nuk luftuan per kete status kosove multietnike as per rez1244 as per bashkim vllaznimin si keta . Po ne dham jeten per bashkim kombetare dhe u betuam. Une jam gjalle dhe do te hakmerrem ndaj ju ndaj atyre qe na tradhtuan shoket dhe atdheun. Pa turp naj nderruat Flamurin kombetare naj pjellte nje komb te ri me term serbe ate kosovare. Turpi spaha kufi. Ju denofte gjaku yne. Une jam gjalle,Adem jashari. | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Tue Oct 27, 2009 1:13 pm | |
| Hashim Thaqi eshte bere si babadimri me para te taksapaguesve .Per disa komuna po behet nene per disa njerke . | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Tue Oct 27, 2009 3:59 pm | |
| | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Sun Nov 01, 2009 5:47 pm | |
| SHqiptarë, mos rri po duku SHqiptarë! SHOQATA ATDHETARE PËR IDENTITET DHE BASHKIM KOMBËTAR---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Sotë, më datën.01.10,2009, Prof.Xhavit Dalloshi, Koordinator i Fbksh -(SHAIBK) për Evropë, mbajtën një mbledhje konsultative me kryesinë e (SHAIBK-ut) në Gjermani..
Në këtë mbledhje ishin të parapara tri pika të rendit të ditës:
1.- Shqyrtimi i situatës aktuale në Kosovë, si dhe në të gjitha trojet e Shqipërisë etnike..
2./ Zgjedhja e kryesise se nendeges se ,,SHAIBK” per Rajonin e Mynster Landit dhe percaktimi i nje perfaqesuesi për Zvicerr që.
të mbajë kuvendin për freskimin me anetarë të rinjë të Deges së ,,SHAIBK“ per Zvicërr.
KU njëzerit u emrua Lulzim Toska nga Gjilani me vendbanim ne Zvicerr!.
3/. Denimi i faljes se ujrave detare shqiptare nga Kryeministri I Shqiperise që ja fali Greqise.
Si dhe falja e disa hekterr tokë të kosovës dhënë nga Istuticionet Kosovare Maqedonise..
Venja e shenjave nga mali I zi disa km ne thellesi te teritorit te kosoves..
4/Të ndryshme:
Mbledhjen e hapi Nenkryetari I ,,SHAIBK” dega e pergjithshem për Gjermani!
Miftar Aliu!
Për situatën aktuale politike në trojet SHqiptare të pranishmit hollësisht në këtë mbledhje i njoftoi koordinatori i ,,FBKSH”/ SHAIBK-ut për (Diasporë) Evropë, Prof.Xhavit Dalloshi.
I cili pershëndeti themelimin e nëndeges së ,,SHAIBK” për rajonin e Mynster Landit.
Ku përfshihen shume komuna të këtij rajoni.
Koordinatori ceku se interesimi I anëtarëve eshtë shumë I madhë që të anëtarësohen në këtë shoqat.
Së shpejti tha se do të formohen nëndeg të tilla në të gjitha Republikat e Gjermanisë.
Do të zgjedhen njrez me vizione të kjarta atdhetare dhe patriotike.
Njerez të punës dhe sacrifices e jo njrëz te fjlalëve boshe.
Diskutuan edhe Shum anëtarë .
U Formua nëndega e ,,SHAIBK” per rajonin e Mynster Landit!
Ku u zgjodh kryesia e re!
Kryetare! Xhemajl Bega nga fsh.jezerc /Ferizaj njeherit edhe ish inkasant i fondi vendlindja therret dhe njashtu anetare i kryesise se këshillit te këtij fondi.
Sekretarë! Feriz Emini nga fsh /Raqak komuna e shtimljes .
Nenkryetarë! Luzim Toska nga Gjilani!
Koordinatori te zgjedhurve ju uroi pune te mbare dhe suksese ne realizimin e kërkesave kombetare shqiptare .
Duke ju uruar qe sa me shpejte te arrihet bashkimi Kombëtarë.
Xhemajl Bega Kryetarë i posa zgjedhur i ,,SHAIBK” nga qyteti i Bocholtit ne Gjermani te Republikes se NRW.
Tha se si eshte e mundur që këto qeveri lider politikit bejne pazar me tokat shqiptare dhe falin si mu qen pronë e tyre private ,a te gjithë heshtin.
Ku jena ne si Shaibk si FBKSH ,ku janë patriotët shqiptarë që nuk ngrisin zërin ,ku janë intelektualët Akademikët deputetët.
Apo të gjithë po bëhen të shurdhër .edhe sa duhet të presim duke parë se si qdo gjë shqiptare po shkatërrohet para syve tanë.
Po ashtu në këtë mbledhje të ,,SHAIBK” u murr vendim që të dalim me një Komunikatë për Opinion:
KOMUNIKAT:
,,SHAIBK” për diasporë dënon dhe u shprehën kundër copëtimit te tokave shqiptare dhe kërkon nga Fbksh/Shaibk nga lëvizjet tjera intelektual Akademik Deputet qe të ngritin zërin kundër atyre Politikaneve Liderë qe pa mëshirë po japin tokat tona armiqve shekullore ne emer te pushtetit pa shtet.
Ne vend që të kërkojnë që të shqyrtohen te pa drejtat qe ju bërën ketij populli me shekuj,siq eshtë problem me Plaven Gucine Qamërine Presheven Bujanovcin.!!!
Këta në vend që të kërkojnë që këto treva t,ju bashkangjiten trungut të tyre Shqipërisë etnike.
E jo kinse ne emer te integrimit ne Evrope ,të coptojne ende trojet tona veqse te coptuara.
Integrimi ne Evropë nuk bëhet duke hequr identitetin kombëtare flamurin kombetare e duke pjelle kombe te reja qe nuk kanë të bëjnë për të mirën e shqiptarëve.
Po kjo është në shërbim të armiqëve shqiptarë që ishte apetit I kahmotshëm dhe këta kane për qëllim shkatërrimin e kombit shqiptarë.
E këte me se shumti po ndihmojnë disa Politikanë ,,shqiptarë” që qëllimi I tyre është vetem pushteti e jo interest kombëtarë i popullit dhe I atdheut tonë.
U cek se imazhin e luftes qlirimtare te uçks-së
Së lavdishme po ja humbin disa liderë qe po thirren në emer të UÇK/së,
që e shpallen ,,Republikën e Kosovës” sipas rez .1244 dhe planit te Ahtisarit nje plan famkëq për shqiptarët .
Kështu që sipas këtij plani u shpallë edhe një kushtetut ku shqiptarët nuk i njef si kombë po si qytetare..
Ku u hiqë ligji I luftës,ku lufta e UÇk definohet si konflikt .
KU u hjek flamuri kombëtarë dhe u zëvendësua me një flamurë multietnik me simbole pro sërbe.
Ku trashëgëmija kulturore ju dha sërbeve .
Ku decentralizimi I komunave bëhet ne baza etnike.
Ku shqiptarët e kosovës nuk thirren shqiptarë po kosovarë një komb I ri I krijuar nga këta qevritarë e politikane.
Ku Kosoven po e enklavizojnë me enklava serbe si në bosnjë.
Dhe manipulojne se kinse UçK/paska luftue për këtë status antikombëtarë dhe për kombin kosovarë.
Ku dihet se Adem Jashari dhe UÇk dëshmorët luftuan për Bashkimin kombëtarë dhe për kosovën shtet kombëtarë.
Një ditë do tju denon gjaku I dëshmorëve ju që manipuloni me emrin e tyre.
Kërkojmë që:
Sa më shpejtë të mbahet një Referendum mbarëkombëtarë!
Ku populli vete të vendosë për fatin e tije.
Kryesia e ..SHAIBK” për diasporë kërkon që ,,SHAIBK “ ne Kosovë trojet shqiptare të jetë më aktive dhe të reagon me kohë kundër elementeve negative që po bëhen kundër interesave kombëtare .
Për kryesitë e SHAIBK-ut, Për Evropë! Koordinatori I SHAIBK-ut për Evropë Prof. Xhavit Dalloshi. Gjermani, 01..Nëndorë. 2009. |
|
| | |
| |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Mon Nov 02, 2009 2:49 pm | |
| haa xhem ja paha than ketyre servilav profi. shkelen amanetin betimin e dhene. tashe pran tyre kane udbashet dhe tradhtaret, | |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Mon Nov 02, 2009 8:04 pm | |
| njeri nder meritoret e Kosoves eshte Kryeministri Zoteri Hashim Thaçi | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Mon Nov 02, 2009 8:34 pm | |
| Hashimthaqi shkeli tradhtoi gjakun amanetin e deshmoreve. Ky servile bene politiken e rugoves. ky prane vetes ka te gjithe udbashet e serbise. Ky naj hoqi uck tmk ,flamurin kombetare. Ju servilet qe perrahni jeni po ata qe perkrahet deri dje rugoven e Milloshin. Nje dite do te hakmerremi , Gjaku i deshmorevbe ju mallkofte. Adem jashari eshte gjalle jo jo nuk u kry po na tradhtuat ju shoket e mi servile. Une nuk dhashe jeten per kosoven multietnike jo! | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Tue Nov 03, 2009 11:38 am | |
| Shka na vrau me pushk e ki po na vret me lapsë (pushka një her dhem dhe shuhet ajo dhimbje po lapsi gjithmon dhemb dhe nuk shuhet kurr qka është më e keqja që nuk i dëgjihet krisma për ta ndier edhe kojshia (shtete për rreth) Tash nuk qka do të hjek më e hoqi Kombin e Hoei Flamurin na kan mbet vetëm gjuha ,tash me siguri do dalin me nej propozim edhe me nej gjuh të re se tjeter sju ka mbet për ti bër ktij Populli . Kjo do të jet e ardhmja ? | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Tue Nov 03, 2009 2:47 pm | |
| po bashkom tashe pritet me naj qit edhe gjuhen e re te elektrofikume sipas udbashit negjmedin spahiu. | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Wed Nov 04, 2009 1:30 pm | |
| tashe se shpejti edhe ky servile qe tradhtoi shoket amanetin e deshmoreve dhe ju bashkangjit rugovizmit tradhtareve, edhe ky se shpejti ne biruc-le ta pshtojbne rugoviqet. se shoket ma nuk e bperkrahin kete servile te huajve ma. udha e mbare i qofte. se do te mbahet men per tradhti.. ka do ta perkrah xili servilja tashe naj rugoviq te ri.. | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Wed Nov 04, 2009 5:54 pm | |
| Ibrahim Shala: FSK-ja nuk është Ushtri e Kosovës | | Me rastin e fillimit të punës së FSK-së, e cila ishte planifikuar të ndodhte në trevjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, ka deklaruar për gazetën "Politika" të Beogradit, se Forcat e Sigurisë nuk janë forca ushtarake të Kosovës ndërsa në kreun e saj komandues parashihet të ketë edhe gjeneralë nga radhët e pjesëtarëve serbë.
Këto forca janë të ngarkuara për veprim në situata të jashtëzakonshme dhe do të kenë formën e mbrojtjes civile, ka saktësuar Shala dhe ka shtuar se ai nuk di sesa gjeneralë do të ketë në këtë formacion, por është e sigurt se një post i gjeneralit është parashikuar për bashkësinë serbe, ndërsa për bashkësitë tjera minoritare janë parashikuar grada të larta të oficerëve. Në pyetjen e gazetarit serb, nëse Forcat e reja të Sigurisë së Kosovës paraqesin forcën ushtarake nën komandën e Prishtinës, Shala i është përgjigjur se FSK-ja nuk është ushtri, por forcë e organizuar nën komandën e institucioneve të Kosovës, e cila bashkëpunon afër me NATO-n. Ky zëdhënës ka ngurruar të pranojë se FSK-ja është një lloj xhandarmërie, ashtu sikur ka thënë vetë kreu i NATO-s, Jap de Hop Skefer, i cili ka paralajmëruar edhe rishikimin e “Marrëveshjes së Kumanovës” të 10 qershorit të vitit 1999. | Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht |
| |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Wed Nov 04, 2009 6:07 pm | |
| Ju tregoj kush është "Sigurimi i Atdheut"...
Janë pjesa e Oficerve që ishin rreth Ahmat Krasniqit dhe Tahir Zemës... dhe oficer të SHIK-ut të S. Berishës !!!
Nga Kosova janë ata "100 eprorët" e diasporës që tentonte Tahir Zemaj ta instalonte në TMK - në mesin e tyre edhe disa njerz konfliktuoz të Strellcit , Irzniqit , Llaushës .... njerz konfliktuoz nga Shqipëria pjesmarrës në Grushtshtetin e 14 shtatorit 1998.... disa edhe me akuza të hapura në Tiranë si Driton Zhjeqi, Demë Dollapi, Ramë Berisha, Ergon Berisha etj. etj
Paknaqësia e tyre e brendëshme me LDK e ka fillin te izolimi politik i ma hereshëm i Tahir Zemës nga LDK-ja :
Kolonel Tahir Zemaj e kanë izoluar dhe largar LDK-ja kur nuk është pranuar propozimi që të zgjedhet Kshilltar për Siguri pran Presidencës se Kosovës ... !!
Kolonel Tahir Zemaj e kanë izolue dhe largue LDK-ja kur është larguar nga Lista për të u zgjedhur Deputet i Parlamentit të Kosovës !!
Kolonel Tahir Zemaj e kanë izolue dhe largue LDK-ja kur ja dhuruan gazetës "Epoka e re" dokumente kompromituese për Kolonel Tahir Zemaj , aktgjykime dhe dokumente të avokatve për një proces gjyqsor për narkotikë kundër Tahir Zemës në vitin 1988 !!
Kolonel Tahir Zemaj e kanë izolue dhe largue LDK-ja kur u Bllokua dhënja e Dekoratës së Lidhjes së Prizerenit për Kolonel Tahir Zemaj - të ndara nga Ibrahim Rugova !!
...Kjo ishte konkurrenc e Ramë Marës, personi i angazhuar rredh sigurimit dhe informimit të brendëshëm të LDK-së !!
Paknaqsia rreth trajtimit të Ahmet Krasniqit i shpallur Ministër i Mbrojtjes pa nënshkrim dhe Autorizim të Kryeminiostrit Bujar Bukoshi ... !!!
Këta janë ajo pjesa e oficerve që ishin kundër grupit të oficerve që kërkuan shkarkimin dhe ndrrimin e Ahmet Krasniqit ( Jashari, Demiri, Bicaj...) !!
Kjo pjesë e oficerve të ish APJ-së ishte e angazhuar në tentim grushtshtetin e 14 shtatorit 1998 në Tiranë... !!
Janë të lidhur me segmente si Ismet Haxhija (trproja e Sali Berishës - pjesmarrës në vrasjen e Azem Hajdarit) ... Ramë Berisha ... një i afërm familjar i Sali Berishës... Agron Rexha "Alban Berisha" me të ashtuquajturën "AKSH djathtiste" etj. .... !!
Paknaqësia është e rritur edhe ndaj atyre që patën shkarkuar Ibrahim Rugovën në Tiranë në maj 1999 dhe që ishin takuar me Presidentin Shqiptar Rexhep Mejdani ..!!
Më të rrezikuarit nga "Sigurimi i Atdheut" janë pjesmarrësit në "Darkën e fsheht" të Tiranës (maj 1999) që patën shkarkuar Ibrahim Rugovën nga të gjitha funksionet ... dhe patën emruar Hafiz Gagicën si përfaqësues të LDK-së....
Në këtë takim nuk merrte pjesë Klani Hamiti (Sabri Hamiti është dhëndërr i Ibrahim Rugovës dhe ndajn kulaçin e bisnisit politik të quajtur LDK)....
.....
Tash ky grupacion është më shum i përbër në grupimin e Melihate Trëmkollit, Adem Salihajt, (me prapavi Kshilltarin e I. Rugovës për Siguri Ramë Marën - që ishte në konflikt me Tahir Zemën dhe grupin e tij) !!
Këta ish Oficer të APJ-së , paknaqësin ma të madhe e kanë në largimin e Bujar Bukoshit, Milazim Krasniqit, Fadil Hysës... nga LDK-ja dhe të Edita Tahirit dhe Edi Shukriut, kohëve të fundit Dr Mujë Rugovën.. !!
Arsyeje se pse kërcnohen ish antarët e Qeveris Bukoshi dhe ish antarve të kryesisë së LDK-së : Sepse këta i njohin veprimet kriminale të tyre dhe i kanë denoncuar kush më shum e kush më pak... .
Pas izolimit politik të Tahir Zemës nga LDK-ja... dhe tash 6 vite mos interesim për Varrimin e Ahmet Krasniqit në Kosovë, këto strukrura janë tërbuar ( që nuk mund të konsiderohen edhe të pa rrezikshme) !! Ja disa edhe me emra ... janë ish zëvendësi i Ahmet Krasniqit, oficerët e ish APJ-sëFARK- A. Mehmeti, Sh. Shala, Rifat H. ( të fundit me qëllim ja lash emrin jo mbiemrin ) .. etj etj...
************************************************** ******
SIA kërcënon Prof. dr. Mujë Rugovën dhe familjen e tij me likuidim kosovapress
Prishtinë, 21 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 17 : 42
Organizata e ashtuquajtur “Sigurimi Atdheut” (SIA), ka kërcënuar me likuidim prof.dr. Mujë Rugovën dhe familjen e tij. Rugova i ka thënë Kosovapress-it se kërcënimi i fundit i SIA-s ka lidhmëni më kërcënimin paraprak të Ahmet Alishanit, këshilltar për siguri i kryeparlamentarit Nexhat Daci.
Në vazhdën e shumë kërcënimeve që kanë ndodhur kohëve të fundit ndaj disa figurave të larta politike, përmes një letre ditë më parë është kërcënuar me jetë edhe profesori i Fakultetit të Kimisë, Mujë Rugova.
Komunikata që mban numrin 101 është nënshkruar nga majori, Agim Tropoja, në emër të Shtabit të përgjithshëm të SIA-s dhe mban logon e kryetarit të vendit, Ibrahim Rugova.
Të dielën rreth orës 13:00 profesor Rugova ka pasur dy telefonata në telefonin e tij celular nga persona të prezantuar si SIA. “Rreth orës 13 përmes telefonit jam kërcënuar me likuidim nga persona të ashtuquajtur si Sigurimi i Atdheut”, i ka deklaruar Kosovapress-it prof. Mujë Rugova.
“Në telefon më është thënë se ti dhe familja jeni në listën për likuidim fizik. Këtë kërcënim nuk e mora aq seriozisht, megjithatë vendosa që në të njëjtën kohë t’i lajmërojë organet policore të vendit, ku edhe dhashë një deklaratë”, bëri të ditur Rugova.
E gjithë kjo nuk ka përfunduar vetëm përmes telefonit. Mujë Rugova është kërcënuar edhe me anë të një letre, të cilën e ka gjetur të hënën në kuvertë, në zyrën ku punon në Fakultetin e Kimisë.
“Të nesërmëm meqë jam shef i Departamentit të Kimisë, gjeta një letër në kovertë dhe pash se kërcënohem me likuidim nga SIA . Komunikata që mban numrin 101, ishte shkruar nga major Agim Tropoja, në emër të Shtabit të Përgjithshëm të SIA-së, por që mbante logon e Presidentit. Për mua është e pakapshme se si kryetari i vendit lejon që të përdorët apo (keqpërdorët) logoja e tij në letra kërcënuese”, tha prof. Mujë Rugova.
Sipas tij, kërcënimet e tilla janë shqetësuese jo vetëm për të dhe familjen e tij, por për gjithë popullin e Kosovës, ngase siç tha ai, “populli duhet të informohet se me kënd ka punë”.
Rugova ka apeluar tek organet e policisë që t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe kjo organizatë terroriste që vepron në Kosovë të ndëshkohet nga dora e ligjit.
Në komunikatën e SIA-s që i dedikohet prof.dr. Mujë Rugovës me moton “RESPEKT PËR MIKUN, PLUMBA PËR ARMIKUN!”, thuhet se “në bazë të rrethanave të krijuara jemi të detyruar pas paralajmërimit të fundit me telefon, që përmes kësaj letre të veprojmë duke iu bërë me dije se keni vërejtjen e fundit për sjelljen tuaj dhe dezinformatat publike që bëni ndaj SIA-së, LDK-së dhe krerëve më të lartë të tyre. Prandaj, përfundimisht jeni të paralajmëruar se keni vërejtjen e fundit për shpifje akuzash dhe dezinformata që shprehni me euforinë tuaj në vendet publike, kur kemi në konsideratë se ju jeni një hajn ordiner i fondeve, për të cilat do të jepni llogari dhe do të shpaguani djersën e popullit me kokë dhe familjen tuaj”, thuhet në komunikatë.
Sipas kësaj komunikate për të gjitha këto SIA ka dosje dhe është në dijeni, prandaj do të jepni llogari para Sigurimit të Atdheut. “Personaliteti juaj është nën përcjellje të vazhdueshme dhe nëse nuk ju bindeni këtyre urdhrave do të veprojmë pa mëshirshëm”, potencohet në fund të komunikatës së SIA -së, që kërcënon me jetë prof. Mujë Rugovën.
Ndërkohë, profesori i Fakultetit të Kimisë, ka shprehur dyshimin se kërcënimi i fundit i SIA-s ka lidhmëni me kërcënimin e mëhershëm që i është bërë nga këshilltari për siguri i kryeparlamentarit Nexhat Daci, Ahmet Alishani.
“Para tri javësh, këshilltari për siguri i kryeparlamentarit Nexhat Daci, Alishani, ka ardhur në Fakultet dhe me është kërcënuar për ndalimin e pagës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci”.
Sipas tij, Alishani ka pyetur se kush është duke ia ndalur pagën kryeparlamentarit Daci. “Dua ta dij se kush nuk ia jap pagën kryetarit”, ishte pyetja e Alishanit, “ndërkohë që e njoftova këtë të fundit se unë nuk ndajë paga, por organizojë mësimin”, tha ai duke shtuar se më pas ka biseduar me dakanatin e Fakultetit të Kimisë, që është kompetentë për këtë çështje.
Ai ka pohuar se kryeparlamentari Nexhat Daci pasi që merr pagë në Kuvend dhe në Akademinë e Shkencave, nuk i takon paga e tretë me ligjet të cilat i ka miratuar vet Kuvendi i Nexhat Dacit.
“Dyshojë se kërcënimi i Alishanit ka lidhmëni me kërcënimin e fundit të SIA-s”, tha Mujë Rugova, profesor në Fakuletin e Kimisë, i cili ka tërhequr vërejtjen se nuk ka të bëjë asgjë as me SIA-në dhe as me LDK-në, edhe pse nuk pajtohet as me njërën dhe as me tjetrën...
****************************
Nga Dokumentet e "Sigurimit të Atdheut" ; vet dëshmojn për përfshirjen e Oficerve të FARK-ut në tentim Grushtshtetin e 14 shtatorit 1998 në Tiranë !!!
Ahmet Aliashani paraqitet në opinion se tani është njeriu i parë te Rugova
Gjeneralnënkoloneli Aleksandër Demitrieviq, gjeneralnënkolonel Mile Babiq, gjeneralnënkolonel Bane Millovanoviq (KOG), dhe shumë të tjerë nga Beogradi dërgohen për në Shqipëri, çka bie ndesh me të gjitha veprimet e të gjithë eprorëve të Shqipërisë, të cilët në atë kohë vetëm sa e kishin braktisur APJ-në mbi 99 për qind kishin kaluar në perëndim (Gjermani, Zvicër, Angli dhe vende të tjera të Evropës dhe kuptohet një numër i është bashkangjitur Armatës Kroate dhe Boshnjake në luftë kundër APJ-së, dhe një numër shumë i vogël, simbolik ishte në Kosovë dhe asnjë oficer shqiptarë që kishte braktisur APJ-në nuk ka kaluar në Shqipëri për të kërkuar vendstrehim, përveç Ahmet Aliashanit.
Mund të ndodhë që ndonjë oficer ka kaluar nëpër Shqipëri për në Itali apo vende tjera të perëndimit, ku më pas në Shqipëri ndodhin shumë gjëra të rëndësishme (në dëm të popullit shqiptar të Shqipërisë, siç janë demonstratat e dhunshme të vitit ’97-98 , ku edhe hartohet një plan nga ish-gjenerali i Armatës Shqiptare, Kiqo Nestaf, me prejardhje greke, i cili ka qëndruar në Greqi dhe ka qenë në kontakt të rregullt me Shërbimin Informativ Grek dhe Jugosllav, ku plani është bërë për ndarjen e Shqipërisë në mes të Greqisë dhe të Serbisë. Vija e ndarjes ka qenë lumi Shkumbin. Çka Ahmet Aliashani duhet të jap sqarime rreth këtij plani).
Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, z. Ahmet Krasniqit, ku gjithashtu Ahmet Aliashani duhet të japë sqarime, ku ka qenë në kontakte dhe lidhjet e tij. Ahmet Aliashani në Qeverinë e Bujar Bukoshit ka qenë i ranguar në postin e lartë, njëherit ushtrues i detyrës të zëdhënësministrit të Mbrojtjes, por asnjëherë nuk ka hyrë në Kosovë gjersa kanë hyrë trupat e NATO-s.
Ahmet Aliashani në Shqipëri është lidhur me Rr. I. nga fshati Tërrnovc, Komuna e Bujanovcit, person i cili i takon grupeve mafioze që janë të organizuar në Itali, Shqipëri dhe Serbi, është person i kyçur në trafikun e organizuar të drogës dhe të prostitucionit si dhe njeri i cili kërcënon me likuidime.
Gjithashtu është i lidhur me personat e rrjetit të organizuar të trafikut të drogës dhe të femrave nga Ukraina, Rusia, Bullgaria dhe Shqipëria për në Kosovë. Në rajonin e Gjilanit dhe të Kamenicës ka një rrjet të kriminelëve, të cilëve u ka paguar rrogë për t’i shërbyer Ahmet Aliashanit dhe Rr.I. si truprojë. Rrogat ua kanë dhënë në vlerë prej 400 marka gjermane.
Gjithashtu në bashkëveprim me një person nga Kamenica, e ka dhunuar një femër. Rr. I. e ka detyruar atë femër t’iu bëjë femra grupit të tyre, ku gjendet edhe Ahmet Aliashani. Këta persona janë: Z. Rr. nga Kamenica, i lindur 1961 apo 62, i afërm me Shërbimin Serb.
Sh. M., A. M. dhe Xh. K. të afërm me Shërbimin Serb. Këtyre personave Rr. u ka paguar rrogë 400 marka gjermane, si truprojë për veti dhe të Ahmetit.
Rr. I. e ka keqpërdorë vajzën N. K. (emri i njohur për redaksinë), dhe tani kjo vajzë ka devijuar psikikisht, pikërisht nga Rr.I. Gjithashtu janë të lidhur me këtë rrjet të organizuar të trafikut të drogës dhe të femrave: S. K nga fshati Dajkovcë, komuna e Kamenicës dhe tani jeton në Ferizaj, F. R nga Kamenica, djali i axhës së S., M. K. ka punuar deri më 12 qershor të ’99, në sigurimin Shtetëror Serb dhe ende punon, tani gjendet në Vranjë dhe kohë pas kohe kalon në Leskovc. S. dajë e ka F. D. punëtor i Sigurimit Shtetëror Serb në Gjilan dhe Kamenicë, ku gjithashtu ka punuar gjer më 12 qershor të ’99, kur edhe janë tërhequr forcat jugosllave nga Kosova. Tani Rr. është i lidhur me këta persona si dhe Ahmet Aliashani. Gjithashtu Ahmeti paraqitet në opinion se tani është njeriu i parë te Rugova dhe urdhëron njerëzit se kush duhet të punësohet në komunën e Kamenicës. Në tërësi kryetari i Kuvendit Komunal të Kamenicës, z. Sh. S., ka rënë nën ndikimin e Ahmet Aliashanit, ku Ahmeti dhe Rr. pa ndërprerë bëjnë presion te strukturat komunale, pikërisht që personat e rrjeti të tyre të punësohen. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Wed Nov 04, 2009 10:05 pm | |
| Thaqi prap premton Traktora për Serbet Po ku jan Shqiparët që ende jetojn në kushte të mjerushme nuk shkon as ti shof lej më të ju ndihmon diqka , ndërsa për ata që na vran e dogjën sod ju mundsojm qdo gjë ju teket edhe traktora e komuna të reja edhe pak do ju jep krahin . Por deri kur vall din kush të na jep përgjigje ? | |
| | | BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Wed Nov 04, 2009 10:39 pm | |
| SEJDIU THAQI DHE HAJNAT E TJERE Ju lutem dëgjojeni kët viedo klip me vemendej dhe do kuptoni histrikun e tyre . | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Thu Nov 05, 2009 12:11 am | |
| si vjen turp te dale para flamurit multietnik flamure pro serb.. shiqobi pse ka luftue. per kosovarizem per multietnicitet.. | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Thu Nov 05, 2009 6:02 pm | |
| LDK dënon sulmin ndaj aktivistëve të saj nga sigurimi i Thaçit
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një deklarate për media, ka dënuar ashpër sulmin dhe arrestimin e aktivistëve të LDK-së në Gjilan nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. “Në lagjen Zabeli i Sahit Agës në Gjilan, sot pasdite, rreth orës 15 e 30 minuta, dy policë, kanë rrahur në prani të qytetarëve dhe arrestuar dy aktivistë të Forumit të Rinisë të LDK-së – nëndega VII-2, Driton Nuhiun, nënkryetar dhe Gëzim Korçën, anëtar kryesie në këtë lagje të qytetit”, thuhet në deklaratën e Shtabit qendror zgjedhor të LDK-së.
Sipas dëshmitarëve të shumtë në vendin e ngjarjes, siç bëhet e ditur në deklaratë, këta dy të rinj u arrestuan pa asnjë paralajmërim, tek udhëkryqi i lagjes ‘Zabeli i Sahit Agës’. Gjatë kohës së incidentit nëndega e FR të LDK-së në këtë lagje ka vendosur postera të kandidatit të LDK-së, për kryetar komune, Fatmir Rexhepit.
“Dy policët, të cilët më pas u asistuan edhe nga një patrullë tjetër policore e Stacionit të Policisë në Gjilan, që sipas njoftimeve tona, ishin në rroba civile dhe jo nga Gjilani. Sipas informatave që posedon LDK Dega në Gjilan, dy policët civilë, kanë qenë pjesë e sigurimit të kryeministrit Thaçi, i cili sot vizitonte Gjilanin, dhe njëri prej policëve ka numrin identifikues 2224”, theksohet më tej.
Gjatë arrestimit – sipas deklaratës – njëri nga këta policë ia ka drejtuar edhe armën Gëzim Korçës. “Aktivistët janë mbajtur në stacionin policor për rreth tre orë”.
“Ne konsiderojmë se nuk kishte asnjë arsye për një ndërhyrje të tillë brutale nga ana e pjesëtarëve të sigurimit të Kryeministrit Thaçi, duke marrë parasysh që ata ishin vetëm duke vendosur poster të kandidatit të LDK-së”, theksohet në deklaratë.
Lidhja Demokratike e Kosovës dënon çfarëdo forme të dhunës dhe njëherë kërkon nga të gjithë bartësit e institucioneve dhe subjektet politike që të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë ligjin në mënyrë të njëjtë, të barabartë dhe pa paragjykime, si dhe kërkojmë nga organet kompetentë rasti të hetohet në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, dhe fajtorët të përballen më pasojat ligjore, thuhet në deklaratën e Shtabit Qendror i LDK-së. /Telegrafi/ | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Thu Nov 05, 2009 6:07 pm | |
| Autostrada Vermic-Merdare dhe Mitrovic-Leposaviq na lidhë vetum me Serbien dhe na largon prej koridorit 8 që na lidhe me Maqedonin-Evropen -Greqin-Bullgarin dhe Turqin dhe proektni i autostrades Vermic-Merdare dhe Mitrovic-Leposaviq është projekt i Sërbies që tani është kopjuar nga disa këshilltarë të qeveris aktuale. Qeveria e kaluar ka pasë projektin e filluar rrugen Gjilan-Kumanov tani kjo qeveri e ka ndërpre punimet e rrugës në gjysmë. Është krejtësishtë normale që Gjilanasit Kosova lindore duhet ti bojkotojnë zgjedhjet gjdo partie politike që është kundër autostradës Vermic - Dheu i Bardhë. Anamorava po decentralizohet nga kjo qeveri po ndahet copa copa dhe tani nëse kjo qeveri nuk e përkrah autostraden që lidhë kombin Vermic-Dheu i Bardhë duhet patjeter populli i Anamoraves ti bojkotoi zgjedhjet partive në pushtet PDK-LDK dhe te votoi për partit t | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Thu Nov 05, 2009 6:13 pm | |
| Sot me 25 maj 2009 pasi u zgjova nga gjumi edhe nje here vertetova se shume armiq ende sillen neper rruget tona . Ne vitin e kaluar ma sakt me 28 nentor 2008 mora iniciativ qe per hir te dites se flamurit ta pikturoj nje shqiponje ne murin e trafos perball shtepis time ne vushtrri,po ate dite edhe e perfundova te gjithve ju pelqente flamuri dhe me urojshin festen. Kaluan disa muaj dhe sot me 25 maj 2009 pasi ne mengjes dola para shtepise e vrejta qe dikush gjat nates e kishte njollosur shqiponjen ne flamur dhe mbi flamurin e piktoruar e kishte vendosur ne X te madh . U hidhrova shume saqe s'mund ta merrni me mend dhe edhe pse kisha nje pune shume te rendesishme per te kryer i lash te gjitha,dhe vendosa ta rregulloj prap flamurin por tani siperfaqen e kuqe e rrita edhe ma teper. Mos te zgjas ma shume por vetem desha qe edhe nje here ta perkujtoj opinojonin qe armiqet enden ende rrugve te qytetev tona andaj te rrijm syhapur. Nuk e dij kush mund ta bente kete ndoshta ndonje Titist per ditlindje te tij ...... por prap mbetet e paqarte se kush pate zemer ta njolloste flamurin .... ne vijim fotot .... | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Thu Nov 05, 2009 6:17 pm | |
| Me Ahtisarin Inxhinier dhe Thaçin mjeshtër, shih çfarë shtëpie ndërtuam Kosovën
Jeton Kelmendi, Bruksel
Mbi truallin e vjetër të Dardanisë dhe në kullën e moçme, sot me plotë gojën mund të themi se kemi shtëpi. Kemi dëgjuar një thënie të popullit, “mbi truallin e vjetër është më lehtë të ndërtosh”, kjo mbase ka edhe logjik për çdo njeri që sado pak është në gjendje të mendoj, por se di se çka na ndodhi ne, disi na u morën mëndët, ndërtuam shtëpi ta tradita.
Njerëzit e kësaj shtëpie kanë të drejt të jenë gjysmë të gëzuar, sepse të gëzuar e kanë pak më vështirë, kur e mendojnë se asgjë nuk mbetur trashëgim, por është e re dhe nuk përmbush realitetin. Njerëzit janë ata që edhe ndryshimet më të panatyrshme i bëjnë. Sidomos kur ke mjeshtër të mirë e tani edhe inxhinier, për ta pasur ndërtimin me leje. Shtëpia jonë KOSOVË, falë një inxhinieri nga Finlanda, një mjeshtri nga Broja dhe dy kryepunëtorëve, njëri nga Krashtica dhe tjetri nga Negrovci, gjegjësisht Llapi e Drenica nga sot ka lejen e ndërtimit dhe nuk druajnë njerëzia se do të ketë probleme me lejen e ndërtimit. Me rëndësi është se shtëpia ka leje nga urbanizmi ose thënë ndryshe nga Evropa, kurse qysh do të jetë identiteti ynë nuk qon peshë kjo, prandaj mos u mërzitni, mundet të thotë kryemjeshtri.
Shteti ynë është i përbërë prej gjashtë minoriteteve të barabarta, që do të jetojmë si vëllezër, “vëllazërim bashkim”. E kemi flamurin me yllin e secilit vëlla dhe kështu gjithçka kemi ndërtuar te re, derisa koha për Evropën dhe botën është në vitin 2008, Kosova është në vitin zero. Ejani vëllezër të gjithë së bashku të nisemi drejtë Evropës. Ke çka ke deri dje, qiteni pas harrimit. Madje kjo dëshmon se edhe të vjetrit tanë nuk kanë ekzistuar, thjeshtë gjithçka këtu po nis. Ne jemi “më Papë se Papa”. Jemi më evropian se Evropa, ketë mos e besoftë kush, shikoje Flamurin e Kosovës, veç ta dinë edhe Evropa e Bashkuar se asnjë nga shtetet e Kontinentit nuk e ka flamurin kështu, as të ngjashëm, kaq evropian. Pra me dashtë, Hashimi mundet me u thënë ndërkombëtarëve, se Kosova veç është një mini “Evropë e Bashkuar” edhepse shqiptaret janë mbi nëntëdhjetë përqind, çka ka lidhje kjo, jemi të barabartë me minoritetet, qoftë edhe ato që nuk kanë as një përqind.
Na mbyti demokracia
Fundja pse tu kallxohet popullit përpara pavarësisë se çfarë flamuri do të kenë, ketë e bën Thaçi, mjeshtri i kësaj shtëpie, pa i harruar edhe kryepunëtorët Fatmirin e Jakupin, e besa edhe argatët e tyre qeveritar e parlamentar.
Inxhinieri, si inxhinier që punon larg shtëpisë së vet, pa ju bërë fort dertht se çka po benë, s’ kemi çka të themi për të. Ahtisarit, po të ekzistonte ndonjë çmim për shembull si çmimi Nobel, për projekte të dështuara, të cilat dështojnë edhe teorikisht edhe praktikisht, madje edhe refuzohet projekti i tij dhe prapë vihet në zbatim, për ketë do të duhet pse jo një çmim NOBEL për fantazi. Sido qe të jetë ky është i huaj dhe nuk kemi as fort arsye ti hidhërohemi.
Çka tu bëjmë ”tonëve”
Po thonë se jemi bërë shtet, do gjysmëpolitikan po kacavirren nën hijen e pavarësisë që akoma po freskohet nder lisin e Rezolutës 1244 te Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Pas deklaratës, Hashimi – mjeshtri, Fatmiri dhe Jakupi –kryepunëtoret me argatët tjerë të tyre qeveritar, shkuan në Prekaz në kullën e familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Fatmiri kishte zënë vangë, t’ ja dorëzoj familjes Jashari dekoratën që disa vite më parë ish- Presidenti Ibrahim Rugova e kishte dekoruar Adem Jasharin. Në televizionin e Kosovës, nuk u pa ceremonia e dorëzimit, por u tha nga gazetari. Në rregull ndoshta e ka at domethënien e vet se dekorata duhej dorëzuar pas pavarësisë....
Hashimi, ky burrë gjysmështeti, u pa pak më shumë në “Televizionin Publik”. Duke qeshur, bënë vetën ndryshe, d.m.th. ndonëse kurrë nuk shihej duke qeshur, nga zgjedhjet e fundit, ku doli gjysmëfitimtar, kurrë se ndalë buzëqeshjen, tash bile me shtet. Hallall i koftë, nxori flamurin multietnik dhe ja dha Rifat Jasharit duke u qeshur. Mirë, ja dha flamurin dhe e nderoj, kështu edhe moti nderoheshin ata që kishin merita për komb e atdhe, por kur ja nisi me fol e prishi edhe më shumë. Për ketë flamur a derdh gjak deklaroj para mediave ne oden e Jasharajve Hashim Thaçi, nuk i besova mjeshtrit ta them të vërtetën, me siguri edhe shumë kushi si besoj, për të mos thënë edhe ndonjë gjë tjetër, por ai e tha. Mendova me vete, çka do të mundi ti thoshte Adem Jashari, Thaçit për ketë flamur, sikur të ishte gjallë ai dhe ti epej atij. Deri në ditën e pavarësisë edhe Thaçi e kishte fjalën për flamurin e Shqipërisë, mirëpo tani duket se ka hy në Hënë të re.
Ky nuk mundet të jetë flamuri ynë. Kështu mund tu përgjigjej Adem Jashari Hashimave e Fatmirave e Jakupave. T’ju thoshte edhe ndonjë fjalë më të rënd, poashtu do të kishte qenë e mundur, nëse nuk do ti vinte keq tua thotë në oden e tij, por ç’ është e vërtita ma thotë mendja se nuk do të skuqej prej tyre, kur dihet se për atdhe, Ai bënte çdo gjë.
Me shkoj mendja, sikur mjeshtri dhe stafi i tij të takoheshin me Isa Boletinin, çka do tu jepte Isa....
Sikur të takoheshin me Faik Konicën, a do t’ ju thoshte ju t’ pahair. Mendova sikur të takoheshin me sa njeriun që derdhi gjak dhe dije e djers, për tokën e Dardanisë, si do të kalonin në ato takime këta Una. Kur u lodha së menduari, erdha në përfundim se po takoheshin me zanën e Gjergj Fishtës, do ti nemte dhe do tu thoshte -jeni qyqe-. | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Thu Nov 05, 2009 6:19 pm | |
| PDK’ja…, sforcon Komb-ndërtimin, aPO demokracinë?! PDK-ja sot, në pozitën e partisë dominuese të koalicionit qeveritar, është pjesëmarrëse aktive që sforcon për të sajuar një komb të ri nga qytetarët e Kosovës. Dora në zemër, ajo nuk është vetëm. Është fjala për një projekt grandioz, në të cilin janë të kyçur direkt apo indirekt tërë partitë politike që e kanë përkrahur Planin e Ahtisarit, farën e keqe të projektit. Shkruan: Shqiptar Oseku - Oslo, 30. 06. 2009 ____________________________Foto: Hashimi dhe Fatmiri krenohen me flamurin multietnik kosovar! | Zori, thonë, ligj nuk njeh; e unë do të shtoja - s'njeh as nder. Kjo u dëshmua sërish kur plasi sherri i radhës mes PDK-së dhe AAK-së, me ç'rast zëdhënësit e PDK-së pranë qeverisë akuzuan kundërshtarin, pos tjerash, edhe se gjoja i "injoron simbolet e Kosovës". Për mua, kjo akuzë ishte më interesante se zbulimi i ndërsjellët i aferave korruptive. Qeveria shpërdoron para të taksapaguesve, Ramushi mbledh haraç, bah! Kallëzomë diçka të re. Por: Hashim Thaçi, që është zotuar "s'e jap flamurin për shtet", e sulmon Ramushin pse e valon flamurin shqiptar, ky po që është lajm! Për ty që s'ke mësuar t'i deshifrosh lajmet komuniste të RTK-së, fjala është për komunën e Deçanit, ku valon vetëm flamuri shqiptar. I cili, pra, kësisoj u jep legjitimitet veprimtarive jashtëkurrikulare të krahut të Ramushit. Që thua ti, janë patriotë gjindja, e u kemi borxh t'i durojmë edhe në na bëfshin sherr ndonjëherë. Apo shpeshherë... E megjithatë. Pavarësisht prej kontekstit, kumti që valëvitja e flamurit (atij të vërtetit) në Kosovë po shndërrohet përsëri në argument të akuzës në Kosovë, është i veçantë. E se këtë akuzë e bën sërish pushteti, do të quaja një sensacion të vogël. Them të vogël, meqë shenjat janë parë qyshkur. Murat Jashari vetëdeklarohet në televizionin shtetëror si "kosovar me origjinë shqiptare". Flamuri hiqet nga godinat e institucioneve publike. Krerët e shtetit mungojnë në jubiletë mbarëkombëtare. Tash së fundi, e shpërfillin demonstrativisht ftesën për ta përuruar Rrugën e Arbërit... Katundi që shihet, udhërrëfyes nuk do. PDK-ja sot, në pozitën e partisë dominuese të koalicionit qeveritar, është pjesëmarrëse aktive që sforcon për të sajuar një komb të ri nga qytetarët e Kosovës. Dora në zemër, ajo nuk është vetëm. Është fjala për një projekt grandioz, në të cilin janë të kyçur direkt apo indirekt tërë partitë politike që e kanë përkrahur Planin e Ahtisarit, farën e keqe të projektit. Por rrëshqitja graduale e PDK-së nga përkrahja sy e faqe drejt pjesëmarrjes aktive dhe entuziaste është domethënëse, meqë kjo parti neutralizon disa kategori të intelektualëve e votuesve të cilat përndryshe do të ishin revoltuar qëmoti. Them që kjo rrëshqitje e PDK-së është vërtet për keqardhje. Ajo shpenzon kohë, resurse e energji për një projekt të mbarsur me defekte madhore, ndërsa rezultati maksimal që mund ta livrojë është, në rastin absolutisht më të mirë, i mangët. Apo si do ta quaje ti një sajesë që e pren degën ku ka ndenjur ulur tërë kohën? Një shtetth të sajuar e të tëhuajsuar që, ndonëse është ende në gjak me fqiun ngatërrestar, bie copë për të ngritur mur ndaj farefisit?! Ti do të thuash mbase që jemi në rrugë për BE, e atje është nirvana. S'ka gjaqe, s'ka grindje, s'na duhet as kombi shqiptar; na korit para evropianëve. Por ta dish, që je gabim. BE-së i ra breku duke i joshur serbët që të aderojnë para nesh; e pra, ata s'më duken aq entuziastë për të ndryshuar kombësi. Vetë gjermanët ranë copë gjersa e realizuan bashkimin kombëtar. A ka takuar kush ndonjë grek nga shteti i pavarur i Qipros që e prezenton veten ndryshe, veçse si grek? Në fakt, madje as Plani i Ahtisarit - e cila përndryshe ka shtrydhur maksimumin prej Kosovës - nuk e kërkon gjëkund "komb kosovar". Ajo është marrë sall me aspektet e shtetit kosovar, një kompromis mes kombësive ekzistuese nën diktatin ndërkombëtar. Mungesa e sovranitetit u maskua me flamur, stemë e hymn. Në frymën e Ahtisarit, këto do të dallonin prej Serbisë (për t'i pajtuar shqiptarët) por edhe prej Shqipërisë (për t'i kënaqur serbët). Por këto simbole, të koncipuara burimisht sall si dekorative, tani ujiten si farë e keqe nga PDK-ja me shokë. PDK-ja duhet të zgjedhë. O do të ndërtojë një shoqëri demokratike. O një shtet që i jep vetes mandat që të sajojë e modelojë kombe sipas nevojës. Por të dyjat bashkë nuk shkojnë. Zgjedhja s'do të duhej të ishte e vështirë. Ideja se shteti është agjenci e përshtatshme për formim të një Kombi të Ri, apo një Njeriu të Ri, konform nevojave të shtetit, është provuar gjetkë. Ataturku, Stalini, Erih Honekeri, për t'i përmendur vetëm disa, kanë punuar në atë drejtim. E përbashkët për ta është, se asnjëri s'quhej dot demokrat. Sajimi e/a modelimi i qëllimshëm i një kombi nga ana e shtetit s'ka asgjë të përbashkët me demokracinë liberale: asnjë demokrat për be s'do të ëndërronte që t'i japë shtetit një funksion e/a pushtet të këtillë. Para udhëkryqit ndodhen edhe intelektualët e kapluar nga kjo fiks-ide. Bashkëjetesa mes intelektualëve dhe pushtetit, ku njëra palë ka kontribuar me ideologjinë, e tjetra me aplikimin e saj praktik, i ka sajuar ca nga dystopitë më të frikshme në historinë e njerëzimit. Qysh Leon Trocki te "Letërsia dhe revolucioni" shkruante për "njeriun sovjetik", produkt i manipulimit shtetëror, i cili do të ishte më i përshtatshëm për shtetin se sa kombësitë e trashëguara të të kaluarës "reaksionare". Ndonëse ai u likuidua nga Stalini, ideja e tij u kultivua më tutje nga filozofë sovjetikë si Berndard Bihovski, e nga poetët e shkrimtarët si Majakovski me shokë, gjatë tërë epokës sovjetike. Edhe në Gjermaninë lindore, qe një dorë e intelektualëve të nomenklaturës që u frymëzuan për sajuar komb të ri, të dallueshëm prej farefisit matanë kufirit. Kush ka kohë e dëshirë, le të lexojë autorë interesantë nga ajo kohë, si Kosing/Schmidt (1979:1970); apo Kosing (1976). Meuschel (1998: 274-305), për t'u njohur me manualet e frikshme në praktikën e sajimit e/a modelimit të kombit sipas nevojave të shtetit. Dora në zemër, intelektualët shqiptarë që e mbështesin idenë e "kombit kosovar" nuk kanë arritur ende gjer në ato nivele të larta. Ata shpurdhin më tepër në nivel të sharlatanizmit, duke i bërë lëmsh termet e politologjisë, teoritë për natyrën e kombit dhe, para së gjithash, për rolin dhe funksionin e shtetit në shoqëritë moderne. Një dorë dekonstruktivizëm, sa për ta shthurur ideologjinë e nacionalizmit shqiptar. Një garuzhde etatizëm modernist, për ta ndërtuar Kombin e Ri. Nja dy gishta kritikë ndaj rendit ekzistues, është gjithmonë mirë ta kesh; e voilŕ, ja urdhëroni fabrikatin e ri. Receta e "kosovaristëve" tanë s'është as e sofistikuar, as konsekuente si e rusëve apo gjermanëve, shyqyr zotit. Por megjithatë. Më mirë t'u themi ndal tepër herët, se tepër vonë. (Le të them direkt, para se dikush të ushtrojë qitje moraliste: nuk e barazova demokracinë me rendin socialist. Veç konstatova se socializmi, si po shihet te ne kohëve të fundit, nuk është parakusht i domosdoshëm për shkallime intelektuale.) PDK, por edhe partitë tjera kosovare, tok me vartësit e tyre intelektualë, bëjnë mirë ta kuptojnë një gjë. Procesi i formësimit të kombeve ka ndjekur rrugë të ndryshme në vende të ndryshme. Te ne, mëse 90 përqind të qytetarëve janë këta që janë, shqiptarë, pikë fund. E zotësia e politikanit dhe detyra e shtetit nuk është të sajojë kombe - atjeqoftë! - po ta kuptojë drejt trashëgiminë që i ka rënë hise, për ta administruar urtësisht e përgjegjësisht kundrejt qytetarëve dhe brezave që vijnë. Nuk e kuptoj pse PDK-së & Co. s'u mjafton kaq, kur u mjafton tërë kolegëve të tyre gjetkë që, turp të themi, kanë arritur goxha larg para nesh? | |
| | | shahini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 195 Age : 43 Vendi : jordani Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut Registration date : 06/11/2009
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi Fri Nov 06, 2009 3:00 pm | |
| Ka merita te medha;Ka udheheq luften dhe e ka shpalle pavaresin,ja ka bere tete me dy Ahtisarit,e ka mashtrue!Edhe nja dy vjet me 21 dhjetar 20012 ka me bashkue kosoven me shqiperi.Inati kush ja ka po shihet sa po avancone perpara KOSOVA . | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi | |
| |
| | | | Kryeministri Hashim Thaqi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |