Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kryeministri Hashim Thaqi

Shko poshtë 
+100
Femi Halimi
veli kryeziu
Mixha Selim
Xhevati
shfletuesi
albaninr1
bledselimi
athih
Atdhetar
feride
......
arberia
tosybell
miradie
voglushja
Medalim
shahini
BashKom
kasapi
xhema
rrimtaf
xhiti
haxhiu
arbeni24
detektivi
an-di
Muja e Halili
PeriiKeputur
Ipamposhtur
luli
murturi
klodian
lelixx
Hamitmatjani
dezertori
foxteam
ngadhenjimi
masterB
Veneta
katunari
Nezir Myrta
Visar
Delia
Kushtrimi86
Ago Muji
agim__barja
Labinot Drenica
Blerti_Gashi
Fjona
feratkoca
anila
zeriatdheut
Guximi
forca1
Mister
nikchee
Pirro i Epirit
njonidrenica
idol
Mergimtari
rolling
xhavo_
rroni
fi2a1
Xili
Lanetja
albin dibra
eri M
agim barja
Orfe@
emine
tom sojer
petritkola
rrebelja
E_Bukura
Riki30
Mysafir
Euridika
shaban cakolli
meli
Vuthjani
Yzer Marashi Richhter
elton
niti
nukleari
azzurra
xhevdeti
dibran
fatlum
Leka i Madh
smaka
Sy kaltri
SALI ISLAMI
beri
Sofra
Anna
prizreni73
Kosovarja
shpendi
Beton
104 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 21 ... 27  Next
AutoriMesazh
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyMon Oct 12, 2009 11:41 pm

SHKRUESI I HAJMALIVE "MPOSHT" HEROIN KOMBETAR
Mr. Ali Hertica


Shkruesi i Hajmalive, i ndjeri hoxhë Hamit Sejdiu, "mundi" heroin kombëtar Azem Bejte Galicen, duke e zëvendësuar emrin e tij ne shkollën fillore ne Kerpimeh. Kjo "mundje" hoxhë Hamit Sejdiut, kësaj radhe ndaj Azem Glices e beri me ndihmën qe i dha nipi i tij, presidenti aktual i Kosovës, z. Fatmir Sejdiu. Shkolla fillore ne Kerpimeh, e ndertuar ne kohen e ish Jugosllavisë, vetëm qindra metra larg vendit ku lindi kryetari Sejdiu, deri para disa ditësh mbante emrin e luftëtarit te shquar kundër pushtuesit serb, te famshmit Azem Bejt Galica, tani me bekimin e presidentit Sejdiu kjo shkolle mban emrin e gjyshit te tij, apo Mulla Hamit Sejdiu.

Është e vërtetë se gjyshi i Sejdiut ishte hoxhë ne një kohe kur analfabetizmi në Kosovë ishte mbase ne nivelin e 99.9 % dhe si i tille ka qene i privilegjuar, mbase një shkrues i pasionuar i hajmalive për hallexhinjtë që vinin tek ai. Ai, siç tregojnë te moshuarit, ka përdorur stilin:"dëgjoni çka them unë, e mos bëni çka bëj unë". Ai ka propaganduar idenë se fëmijët nuk duhet te shkojnë ne shkolla sepse "bëhen shkie", por qe bijtë e vet i shkolloj ne medresetë e atëhershme.

Habit fakti se si kundërshtimi i këshillit për ndërrimin e emrave te shkollave nuk e pranoi propozimin e parë, por qe ma vonë iu nënshtrua presionit dhe ndërroi mendjen. Siç thonë personeli arsimor. Për këtë vendim nuk ishte as Drejtori i arsimit në Besianë, por edhe ai ndërroi mendje nga presioni i kryetarit te LDK-se, z.Agim Veliu kandidat për kryetar i KK në Besiane. Kontribuues i kësaj, sipas disa aktivisteve te LDK-se te afërt me qarqet e pushtetit lokal thonë se propozimi për ndërrimin e emrit te shkollës ishte përgatitur me fillimin e punimeve te objektit të ri të shkollës, nga një i afërt i presidentit te cilën gjë presidenti Sejdiu e kishte pranuar me kënaqësi duke thënë se "edhe unë dua te bëj diçka për gjyshin tim".
Andaj ky keqpërdorim i pozitës për te bere skandale te këtij lloji i ka habitur edhe vet simpatizantët e partisë qe ai drejton dhe personelin arsimor, sidomos ata qe për profesion kane historinë duke u shprehur se Sejdiu këtë here ka abuzuar historinë.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyMon Oct 12, 2009 11:46 pm

qe shka na bajn ne,popull dhe hashim zezes shoki i kualicionit. patriotet me te devotshem te kombit naj zavensojn me mulla gugja,luje mac kryt e bullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyWed Oct 14, 2009 3:10 pm

servile.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptySat Oct 17, 2009 12:54 pm

LPK dhe AKSH përsëri në këmbë!
Shkruan: Besnik Prishtina

Mbi LPK-ën!

Duke e lexuar shtypin ditor këto ditët e fundit, në veçanti me ranë në sy këto dy shkrime me të cilat do të merrem në këtë shkrim timin.
- “LPK: Reagim ndaj marrëveshjes Shqipëri-Greqi për kufijtë detarë” të lexuar te www.mekulipress.com dhe - Reagim i AKSH-ës të lexuar te www.albaniapress.com, që mbanin datën 14 tetor 2009.

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 637LPK
Së pari heshtja e LPK për një kohë relativisht të gjatë pas shkëputjes së PSK nga gjiri i saj po tregon se ajo e mbijetoi edhe këtë lindje të re. LPK tani më është një nënë nga cila linden shumë parti politike, fatkeqësisht jolojale, që sa herë që linden vet, të amën u munduan të e shpallën të shuar. Dhe megjithatë LPK vazhdon të jeton fal bijve e bijave të këti populli që nuk e lejojnë shuarjen e saj para se ajo të arrin aty ku duhet – në cakun definitiv të bashkimit.

Të përkujtojmë lexuesit se LPK është organizata me e vjetër politike e rezistencës e Popullit Shqiptar në kohën sundimit të ish RSFJ, e cila synonte bashkimin e gjitha viseve shqiptare si dhe krijimin e Republikës Shqiptare të Kosovës. Dhe nëse RSFJ do të refuzonte këtë kërkese ajo do të vazhdonte luftën për bashkimin me shtetin amë Shqipërinë.

Rrënjët historike të kësaj Lëvizje nisen nga koha e Lidhjes së Prizrenit të 1878, gjeneratë pas gjenerate, dhe intensivisht nga koha e demonstratave të vitit 1968 kur për herë të parë në gjitha viset shqiptare u demonstrua me kërkesën për Republikën e Kosovës si dhe me kërkesa tjera të asaj kohe.

Pasi që në vitet e më pasme nga pushteti i atëhershëm u realizuan tëra kërkesat e këtyre demonstratave përveç të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS e cila nuk u realizua as pas Kongresit të X të ish LKJ, në vitin 1975 nga pjesëmarrësit e demonstratave të vitit 1968, pra nga gjenerata e re erdhi deri te krijimi i bërthamës që filloi krijimin e Organizatës së PKMLSHJ e cila do të vepronte në Platformën Politike të krijimit të Republikës Shqiptare të Kosovës.

Kjo Organizatë në vitet e më vonshme do të shndërrohet në një organizatë të mirëfilltë ilegale e cila ne demonstratat studentore të vitit 1981 ia arriti që të e ndryshon kursin e tyre social në kursin politikë të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Deri në atë kohe në Kosovë ajo ishte e vetmja organizatë që vepronte në Platformën Politike të kërkesës për REPUBLIKËN E KOSOVËS. Ndërsa organizatat tjera ilegale si LNÇKVSHJ e OMLK e tj. vepronin në Platformën e Bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Pas këtyre demonstratave u krijuan kushte më të mira për bashkimin e forcave ilegale dhe kështu me iniciativën e PKMLSHJ dhe me përgjigjen pozitive të palëve tjera me 17 shkurt 1982 e 15 maj 1982 kur në këtë Lëvizje u bashkuan edhe LNÇKVSHJ e OMLK. Në udhëheqjen e PKMLSHJ ishte edhe Mr. Halil Alidemaj, deri sa ishte i gjallë. Në udhëheqjen e LNÇKVSHJ merrte pjese edhe Jusuf Gërvalla. E edhe në udhëheqjen e OMLK merrte pjese edhe Kadri Zeka, deri në vrasjen e tyre në atentatin e UDB-es të 17 Janrit 1982. Ky atentat ndaj tyre u ekzekutua nga ana e UDB-es pikërisht për të penguar bashkimin e këtyre organizatave ilegale, por shokët e tyre vazhduan bisedimet për bashkim me PKMLSHJ dhe një muaj pas atentatit me 17 shkurt 1982 u realizua bashkimi në LRSSHJ, që më vonë do të quhet LPK.

Nga ajo kohë e deri me tani LPK zhvilloi një luftë kolosal politike e të armatosur ndaj armiqve fqinj sllav dhe është meritë edhe e kësaj Lëvizje që sot më nuk ekziston burgu kolektiv i popujve i quajtur Jugosllavi. Por, LPK u ndesh edhe me shumë vështirësi të brendshme që i ngjanin shumë veprimtarisë së Mugoshes e të Tempos në kohën kur u krijua PKSH. Tani ata vepronin jo vet, por përmes të instrumentalizimit të disa njerëzve meskin e kokëshkrete ose përmes disa të tjerëve që mbi lirin e popullit i kishin ambiciet e veta për pushtet. Ata hynin apo dilnin nga LPK me të njëjta ambicie për pushtet personal.

Edhe LPK u ndesh me tendenca që të eliminohen kuadrot kryesore dhe që ajo të mbetet në disa diletant të cilët me kohë do të e përçanin dhe fundosnin LPK në detin e intrigave. Mirëpo, LPK i mbijetoi tëra këto sfida të mëdha në kushte jashtëzakonisht të vështira fal veprimtarëve të tre krahëve që e përbënin atë e të cilët me këmbëngulje vepronin në zbatimin e programit të 17 shkurtit 1982.

Pat raste që të tillët njëherë imponoheshin rrejshëm si “themelues dhe pararojë e majtë” në rastin tjetër e braktisnin LPK dhe e shpallnin “inekzistente” e vet shpalleshin “të djathtë”dhe ngjiteshin në postet e imagjinuara të pushtetit të LDK, e pastaj prapë me akrobacione politike ktheheshin në LPK dhe thurnin intriga për të ndarë nga atë UÇK apo anasjelltas. Kjo dukuri u bë ma masive sidomos në kohën e përfundimit të luftës së armatosur dhe menjëherë pas qershorit 1999 kur u mendua se erdhi koha për të "hipur" në një pushtet të ri vasal edhe pse brenda vendit u instaluan ushtritë e policitë dhe administrata e huaj. LPK nuk mashtrua pas këtij pushteti nën sundimin e huaj diktatorial dhe ajo në kushte teje të vështira e vazhdoi punën e vet. Në momentin kur u shpall pavarësia e rrejshme, planin e Ahtisarit e miratoi edhe një formacion i LPK që hyri në koalicion me partin në pushtet për pushtet vasal nën sundimin e huaj. Kjo klas politike po përpiqet të na imponojnë një demokraci te rrejshme! Ata së bashku po krekosen se Kosova po shkon drejtë integrimeve NËN sundimin e BE dhe të NATO-s, ku politikën ndaj shqiptarëve e diktojnë grekët e miqtë tjerë pro sllav e antiangloamerikan, që po na mbajnë të ndarë në 6 shtete.

Në këtë shkrim të nënshkruar nga Hasan Metaj po thuhet se LPK po jeton dhe se gjallërisht është e interesuar për çdo pjesë të atdheut. Këtu shihet se LPK misionin e vet do të e sheh të përfunduar vetëm kur Kombi i ynë me VETËVENDOSJEN e vet të është nën një Flamur dhe brenda një Shteti. Po shihet qartë se te gjenerata e re trashëgimtare po e merr detyrën e vet!

Mbi AKSH-ën!

UÇK-ën e lindi LPK, ndërsa AKSH është vazhdimësia e UÇK-ës.

Duke e lexuar REAGIMIN e AKSH të nënshkruar “...Prizren, 14 tetor 2009
SHP i AKSH-s Zëdhënësi, Sokol Deliu...”, mu kujtua se këto ditë e kam lexua një shkrim tjetër ku thuhej(po citoj)::

“...Nuk duhet të ndodhë që mbi AKSH të flitet vetëm kur çetniket e Car Lazarit ia mësyjnë Kosovës. Nuk mund të sillemi me ushtri si me shallin, të cilin e përdorim për të shpëtuar kokën nga acari, e kur kalon acari e hedhim të këmbët. Sepse acari kthehet prapë...”!

Pastaj aty në vazhdim thuhej:

“...Heshtet e vërteta edhe pse dihet hapur se AKSH është vazhdim i UÇK-së dhe se ajo përbëhet nga ata veteran që nuk pranuan demobilizimin para së të përmbushet BETIMI, të cilin ata e kanë dhënë me rastin e bashkëngjitjes së tyre në radhët e UÇK-së. Është sekrete publik se një pjesë e UÇK u transformua në TMK ndërsa një pjesë tjetër në AKSH. Dihet se AKSH-ja po akuzohet me po ato intriga sikur është akuzuar UÇK-ja.

Për veprimet për interesa private të individëve nuk mund të ngarkohet AKSH apo ndonjë institucione tjetër por vetëm personat që bëjnë veprime të tilla për interesa egoiste.

Është e çart se rregullat e ushtarake të AKSH janë të ashpra si në çdo ushtri tjetër për ata që në emër të AKSH bëjnë keqpërdorime, dhe të mjerët ata që i thyejnë ato. AKSH-në, si formacion ushtarak, i cili i ka vu detyrë vetit që të realizoj misionin e UÇK-së deri në fund, nuk ka mundësi të veproj pa mbështetjen morale e materiale të popullsisë, për lirinë e së cilës ajo i ka vu në dispozicion edhe jetët e veta që nga hyrja në UÇK. Njerëzit e tillë nuk mundet me i ndal as kush deri në vdekje.

Para shpalljes së pavarësisë në RTK e kemi pa një insert ku AKSH shfaqet në ruajtjen e kufijve të Kosovës në kohën kur vinin kërcime serioze për agresion nga paramilitaret serb të Gardës të Car Lazarit, dhe që nga atëherë mjetet e informimit po heshtin. AKSH ekziston dhe për te opinioni duhet të informohet njësoj si për FSK. Duhet ditur se FSK pas një kohe mund sërish të transferohet në diçka tjetër dhe nga ajo ti nxjerrin edhe ata pak ushtar të UÇK që kanë mbet aty dhe ajo të shndërrohet në një shoqatë të gjuetareve të patave...“ (përfundim i citatit)!

Në REAGIM po thuhej se “AKSH nuk vepron në Kosovë”, megjithatë ky REAGIM i lëshuar në Prizren tregon se ku është selia e SHP të AKSH! Pastaj në kufijtë administrativ të Republikës së Kosovës jetojnë dhe veprojnë numri më i madh i ushtarëve të UÇK. E ata nuk heqin dorë nga BETIMI dhe se në luftë për të e realizuar amanetin e DËSHMORËVE të KOMBIT nuk i kërkojnë leje askujt!

Do të shtoja vetëm faktin se kaluan gati dy vite dhe kufirin verior nuk po e ruan as SHPK, as UNMIK-EULEX-i dhe as KFOR-i! Serbët kufirin e kanë shtyrë brenda Mitrovicës! Për një shekull Serbia e shtyu kufirin në tokat tona nga Nishi në Mitrovicë! Tani po vazhdohet të sulmohen shqiptaret në anën tjetër të Ibrit dhe ata po kërkojnë mbrojtje urgjente! Mitrovica po i thërret Kosovës. Po i thërret Isa Buletinit! Prandaj në çdo lagje në çdo Fshat e në çdo Qytet shqiptar duhet ti krijohen Njësitë e AKSH për bashkimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë etnike! Kur të çlirohet e bashkohet Shqipëria e lirë, do të lind demokracia – e vërtetë!
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptySat Oct 17, 2009 1:32 pm

DECENTRALIZMI SI ÇMIM?
Albin Kurti
Shtetet e pavarura e sovrane nuk lejojnë dhe as nuk dëshirojnë këso decentralizimesh. Mbase, decentralizimi etnik që po i ngjan Kosovës është simptomë e një pavarësie që s’është me tamam e tillë, dhe e një shteti të kapur nga koalicioni i madh politikë-biznes-media, i cili zot e ka paranë.


Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 611dcntralizimi2
“Decentralizimi është çmim për pavarësinë”. Kështu arsyetojnë politikanë e zyrtarë të ndryshëm institucionesh. Mirëpo, jo vetëm kjo fjali, por asnjëra shprehje e kësaj fjalie nuk është e vërtetë.

Ky decentralizim që po bëhet në Kosovë nuk është decentralizim, nuk është afrim i pushtetit te qytetari. Shtëpitë e shqiptarëve në Pasjak e Stanishor janë 2 kilometra afër qytetit të Gjilanit. Pas decentralizimit që i nxjerr ato nga komuna e Gjilanit, këto dy fshatra do ta kenë larg 27 kilometra ndërtesën e komunës së tyre të re të Artanës (ish Novobërdës). Zgjerimi si komunë i qytezës së Artanës bëhet deri në paralagjet e qytetit të Gjilanit. Shërbimet për qytetarët si administrata komunale, ambulanca, biblioteka, policia, zjarrfikësit, shkolla e mesme, tregu, gjykata e shumëçka tjetër, do të jenë dhjetëfish më larg.

Pushteti i decentralizuar nuk iu afrohet as serbëve. Edhe banorëve të Koretishtës, Parallovës, Kufcës së Epërme etj., që rregullisht e lirisht vijnë në Gjilan, u largohet shumëfish qendra komunale tash kur bëhen pjesë e Artanës. Po ashtu, meqë strukturat paralele të Serbisë, të cilat ndodhen gjithandej ku ka serbë, nuk po shpërbëhen paraprakisht, decentralizimi i pushtetit të Gjilanit e Prishtinës për serbët do të thotë centralizim i pushtetit të Beogradit mbi ta.

Megjithatë, decentralizimi është çmim për pavarësinë, thonë pushtetarët. Por, pse u dashka ne të paguajmë çmim për pavarësinë? A do të thotë kjo se pavarësia nuk na ka takuar dhe asaj duhet t’i gëzohemi si një mrekullie a dhurate? Dhe, a do të thotë kjo se nuk paskan mjaftuar 120.000 shqiptarë që i ka vrarë Serbia kur e okupoi Kosovën në vitet 1912-1913, se nuk paskan mjaftuar dhjetëra mijëra të tjerë të vrarë e qindra mijëra të dëbuar, burgosur e persekutuar përgjatë shekullit XX, deri te 12.000 të vrarët e luftës së fundit? Pra, nëse iu bindemi këtyre pushtetarëve tanë, ne po e pranojmë që Kosova i është marrur Serbisë, e jo që Serbia e ka marrur Kosovën, dhe tash ajo u dashka të kompensohet ca për padrejtësinë që i është bërë. Pse Kosova të ndjehet me borxh ndaj Serbisë kur, në të vërtetë, Serbia është ajo që na ka borxh neve?

Ata që na e theksojnë se decentralizimi është çmim për pavarësinë, nuk arrijnë të na e shpjegojnë pse ky farë çmimi duhet të paguhet në Anamoravë. Thjesht, pse jo diku tjetër? Me 30 nëntor 2005, gazeta beogradase Danas, i paraqiti planet e Dobrica Qosiqit, Aleksandar Despiqit, Branislav Krstiqit, Dushan Batakoviqit, e deri te planet e Zoran Gjingjiqit, Nebojsha Çoviqit e Boris Tadiqit, për krijimin e dy entiteteve përbrenda Kosovës: njërit shqiptar e tjetrit serb. Decentralizimi potencohet në këto plane si mënyrë për kantonizim dhe në të gjitha hartat e publikuara shihet se ato e kanë në shënjestër Anamoravën. Pra, decentralizimi në rajonin e Gjilanit nuk është kurrfarë çmimi për pavarësinë, por vazhdim i projekteve të Serbisë në Kosovë edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Realizimin e decentralizimit në Kosovë Serbia do ta ndihmojë me kuadro dhe buxhet. Grantet nga Serbia, që janë të kufizuara në fushëveprim por jo edhe në sasi, do të paguhen drejtpërdrejt nga buxheti i Serbisë në atë komunal. Përveç të hyrave vetanake (tatimet në pronë, taksat e regjistrimit të afarizmit, liçencimi i tyre, liçencimi i veturave etj.), kompetencat shtesë të komunave të reja, do t’i financojë buxheti i Kosovës. Pasi që qytetarët e Kosovës kurrë nuk u pyetën dhe nuk u lejuan të deklarohen për decentralizimin me referendum, tash buxheti i Kosovës i sajuar nga kontributet e qytetarëve do të përdoret për ta financuar decentralizimin që i dëmton ata.

Përderisa të rriturit ndahen në baza etnike përmes policisë, gjyqësisë e administratës, në këto komuna fëmijët dhe të rinjtë nëpër shkolla do t’i kenë planprogramet e Serbisë, kurse fëmijët serbë nuk e kanë të obliguar ta mësojnë gjuhën shqipe. Arsimi nëpër komunat e reja me shumicë serbe, ku mësohet një histori e kundërt prej pjesës tjetër të Kosovës, e farkon brezin e ardhshëm të serbëve për konflikte të reja me shqiptarët. Ja, pra, se si i kontribuon decentralizimi paqes e stabilitetit me të cilin na i shurdhuan veshët burokratët ndërkombëtarë.

Cilindo shtet normal, demokratik e të zhvilluar, një këso decentralizimi mbi parimin etnik do ta shpërbënte. E, të mendosh që me këtë decentralizim Kosova do të bëhet shtet i pavarur me gjithë mend, është absurde. Shtetet e pavarura e sovrane nuk lejojnë dhe as nuk dëshirojnë këso decentralizimesh. Mbase, decentralizimi etnik që po i ngjan Kosovës është simptomë e një pavarësie që s’është me tamam e tillë, dhe e një shteti të kapur nga koalicioni i madh politikë-biznes-media, i cili zot e ka paranë.

Decentralizimi nuk po ndodh meqë tash së voni u pavarësuam e as për t’u pavarësuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 45
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptySat Oct 17, 2009 1:40 pm

te shitur,thaqi si rugova...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyMon Oct 19, 2009 9:46 pm

Kush po fiton ne zgjedhje lokale ne prishtine .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyMon Oct 19, 2009 10:42 pm

Kryeministri HASHIM THAÇI
është njëri nder meritoret nga te gjithë Kryeministrat qe kishte me pare Kosova
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 9:51 am

Pdk ldk ldd akkk akr njesoj. nie
Dote fitojne servilet prap tradhtaret hesat Pashe toptanet zogistet kosovare.
)8% e popullsise nuk i besojne partive politike ne kosove sipas nje sondazhi.
Ata prap rrejne premtojne kote.
Vetem servilet karieristet interesgjinjet jo shqiptaret do ti votojne kesaj radhe keta lider dhe parti.
Shqiptaret jo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 9:53 am

98% e popullsise me falni..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 9:55 am

KOMUNISTËT” – “DEMOKRATË”
Në këtë kohë të pluralizmit politik që ka përfshirë edhe vendet ballkanike e më gjerë, të shkruash për “kominustët” pushtetmbajtës dhe të mbrosh krimet e tyre – është njësoj sikur të lidhësh ndonjë aleancë të re kriminale kundër popullit tënd.


Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 714ar_comunismo-150x1501
T’i quash atë kategori të “komunistëve” të deridjeshëm – demokratë - është njësoj sikur t’i përligjësh diskriminimet (dhunën policore-ushtarake) që i kryen ata gjatë jetës së tyre 45-vjeçare në pushtet, në të gjitha poret jetësore. Po, a nuk ishin një kategori e veçantë e “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë”, ata të cilët e shkërryen dhe e gërryen djersën e këtij populli fatkeq dhe të kësaj punëtorie (flasim për Kosovën), në mënyrën më çnjerëzore?! A nuk ishin një kategori e “komunistve” të deridjeshëm tash “demokratë” ata të cilët heshtën vazhdimisht dhe miratuan çdo të keqe për bijtë dhe bijat e këtij populli? Ata poltronë dhe shërbëtorë të paturpshëm të “komunizmit sllavomadh”. Po, cilët janë bijtë dhe bijat e këtij populli?! Mos, vallë, ata (ato) të cilët (-at) heshtin ose çirren për kolltuqe sa më të mëdha e sa më të buta?! Mos, vallë, janë bijtë dhe bijat e këtij populli ajo kategori e larvave të “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” që mbetën në pushtet – kudo në vendet kyçe udhëheqëse (në çdo sferë të jetës shoqërore), të cilëve s’u ndihet as zëri ose çirren pa ndonjë masë. Me rëndësi është se veprojnë gjithnjë prapa shpine. Bile, edhe frymëmarrjen e bëjnë shumë perfide. Pakurrizorçe, ashtu siç i kanë këshilluar “komunistët” e deridjeshëm tash “demokratë” dhe jo pa ndonjë levërdi personale. Me moton shumë çnjerëzore, bajate dhe të ndyrë: “Sot të ndihmoj unë ty, po të lë në pushtet, që të më ndihmosh ti nesër”(!). A s’është kjo ftesë publike për mosnjohjen e ligjeve për të gjithë njësoj? A s’është kjo një “formë” shumë perfide për vazhdimin dhe thellimin e përçarjeve të reja kombëtare? A s’është kjo edhe një utopi e llojit të vet?...

Çdo gjë e re që nuk mbështetet mbi traditën pozitive si vazhdimësi popullore, nuk është cilësore dhe se është edhe më pak cilësore kur ndërtohet me materialin e rrënuar, me atë material të stërmykur të kohëve. Po, ç‘të bësh?... Të mos bëzësh para këtij realiteti pervers dhe paradoksal nuk bën assesi. Thënë shkoçur, është koha e fundit që të nxjerrim mësime përfundimtare nga pësimet e kohës së shkuar.

Çfarë të mbjellë – korrë njeriu. Sipas kësaj dialektike logjike pozitive, kështu duhet kundruar gjërat. Nëqoftëse edhe në këto kushte “demokratike” instalohet në pushtet ajo kategori e “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” dhe ajo kategori e lavrave të tyre, shtrohet pyetja: Çfarë do të korrim nesër?... Dhe, përgjigjja është mëse e qartë: Po, çka tjetër pos korrupsion edhe më të egër, padrejtësi edhe më të mëdha në të gjitha sferat e jetës shoqërore, eksploatim klanoro-shtetëror… Po, nga kush, vallë? Nga kush tjetër pos nga ajo kategori e “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” dhe nga ajo kategori e larvave të tyre “demokratike”, të cilat janë vënë në veprim perfid diplomatik dhe janë “krah” me popullin… Pra, ta avansojmë atë kategori të “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” dhe të larvave të tyre, nëpër postet dhe detyrat kyçe-ku, patjetër, do të na kompromitojnë e diskreditojnë nesër, është plotësisht e papranueshme! Por, a duhet të jemi në çdo nivel të dijes, duhet, këtë, në radhë të parë, e kërkon situate gjithëkombëtare shqiptare.

Çdo ide ose çdo ligj që nuk nënkupton zbatimin njësoj për çdo individ veç e veç në nivelin gjithëkombëtar, sipas mendimit tonë, nuk është aspak e pranueshme në suazat e sistemit pluralist, nga ciladoqoftë parti politike që vjen në truallin gjithëshqiptar.

Serbo(jugo)sllavia po kërcënon gjithnjë, bile, me aksione konkrete kundër popullit shqiptar në radhë të parë dhe kundër popujve tjerë në këto hapësira. Mos, vallë, ne, duhet të rrimë duarkryq dhe të presim që gjërat t’i rregullojë ajo kategori e “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” dhe larvat e tyre që kanë mbetur në postet kyçe për pushtetin e ardhshëm “demokratik”?!... Assesi!... Të presësh është mirë. Të kesh durim është edhe më mirë, sepse, me durim arrihet gjithçka – thonë francezët. Por, në këto kushte, të presësh dhe të durosh e në fund të korrësh humbje – është katastrofë e llojit të vet…

Pesë dekadat e zeza

Çdo intelektuali, pamëdyshje, i kujtohen vitet 1878, 1913, 1943, etj. (Kongresi i Berlinit, Konferenca e Londrës, e Jajcës - AVNOJ-it, etj.), kur në mënyrë të pamëshirshme u copëtuan tokat shqiptare. Një pjesë e Shqipërisë iu dha Greqisë, ndërsa, pjesa dërrmuese Jugosllavisë, ku u ricopëtua në tri republika: në atë të Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë, me një autonomi mashtruese që iu dha Kosovës, ku, mbi 90% të popullsisë e përbënin dhe edhe sot e përbëjnë shqiptarët.

Populli shqiptar prej vitit 1875 u persekutua në mënyrë të organizuar nga qarqet shoveniste serbomëdha, nga të cilat persekutohet edhe sot e gjithë ditën – me metodat më perfide të veprimit. E, shqiptarët, pamëshirshëm u lanë në kthetrat e Serbisë, nga qeveritë e atëhershme të Evropës dhe të Amerikës. Ky popull heq të zitë e ullirit dhe është i vetmi popull në Kontinentin e Vjetër që është më i copëtuari dhe i okupuar edhe sot e kësaj dite.

Kryenjerka e këtij populli fisnik mbetet Serbia shoveniste, e cila nuk është e vetmja okupatore e tokave shqiptare. Por, popullit shqiptar në troje të veta gjithmonë i rri mbi kokë – si një kuçedër përbindëshe, e përkrahur nga Moska. Serbisë së ndyrë iu bënë krahë edhe poltronët nga radhët e popullit tonë, të cilët edhe sot e kësaj dite janë shndërruar në kukulla perfide të veprimtarisë okupuese serbe. Kryenjerka, qe 45 vjetë, në mënyrë të papenguar ka bërë punët e veta që do t’i hyjnë në punë sot dhe nesër. Ka prehur kthetrat e dhëmbët dhe ka tëholluar gjuhën në atë masë që t’i mbulojë dy të parat para popujve demokratikë dhe të civilizuar të Evropës dhe të botës. Sipas parashikimeve, një gjë e tillë nuk do t’i shkojë ndoresh, sepse, opinioni ndërkombëtar tashmë e di se e vetmja Kosova dhe populli shqiptar janë të okupuar në Kontinentin e Vjetër. Perfiditeti i kryenjerkës është shtuar edhe më, sepse, kurrënjëherë nuk pushon të flasë për “dashurinë” ndaj “bijve” dhe “bijave” të “veta”…

Të shkruash për periudhën e shkuar dhe të pajtohesh me rrjedhën e ngjarjeve që s’je pajtuar kurrë ose të heshtësh në ndonjë mënyrë, është plotësisht e pafalshme.

Në pesë dekadat e shkuara populli shqiptar i Kosovës dhe viseve tjera të okupuara shqiptare në Jugosllavi, u diskreditua egërsisht. Pikërisht, atë diskreditim të egër e bënë dhe e mundësuan ajo kategori e “komunistëve” pushtetmbajtës të deridjeshëm tash “demokratë”. “Zhvillimi” i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në Jugosllavi u bë me planprograme të caktuara dhe ato nuk i kundërshtoi askush nga ajo kategori e “komunistëve” të deridjeshëm. Çdo gjë bëhej dhe ndërtohej sipërfaqësisht (në mënyrë mashtruese) në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Populli shqiptar dhe punëtoria e tij në Jugosllavi u shtyp në mënyrë brutale dhe u shfrytëzua në mënyrën më të egër që nënkupton sistemi serbo(jugo)sllav.

Nga djersa e punëtorisë së Kosovës dhe e asaj shqiptare në Jugosllavi, u ndanë mjete të konsiderueshme për të gjitha fushat shoqërore-jetësore, që nënkuptonin diç më të lumtur. Se, ku treten të gjitha ato mjete, le të përgjigjet ajo kategori e “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë”. Sido që të jetë, një gjë është plotësisht e qartë. Ato mjete nuk u shfrytëzuan aspak për të mirën e këtij populli dhe të kësaj punëtorie.

Punëtoria shqiptare, në Jugosllavi, ndau mjete të konsiderueshme për armatën dhe organet tjera “mbrojtëse” dhe po ajo armatë e ato organe “mbrojtëse” serbo(jugo)sllave e vrau, e masakroi dhe e persekutoi në mënyrën më të pamëshirshme popullin shqiptar. Pra, kush duhet të përgjigjet për të gjitha ato mjete që u ndanë nga djersa e punëtorisë shqiptare në këtë shtet “juridik”? Po, kush tjetër pos kategorisë së “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë”, të cilët nuk zgjedhin mënyra as mjete për ta shfrytëzuar sa më shumë e për ta përçarë maksimalisht këtë popull. Punëtoria shqiptare, si çdo punëtori në botë, ndau mjete për veten e vet, për ardhmërinë e saj më të lumtur. Për t’u lënë pasardhësve sa më tepër, por, për fat të keq të saj dhe të gjithë popullit shqiptar, në krye ndodheshin (dhe ndodhen?!) kuislingët, të cilët, në çdo mënyrë që ditën dhe mundën – në mënyrë të paligjshme e pasuruan vetveten, duke iu bashkuar në këtë mënyrë “komunistëve” sllavë që luftonin për të gllabëruar sa më shumë dhe për të forcuar pozitat e tyre për okupime të reja. Në këtë shtet të huaj për ne, prosperuan (e, a do të prosperojnë dhe sa?...) vetëm ata që shtrinë qafën dhe të vetmen zeje të dijes patën shpifjet dhe gënjeshtrat, e, dorë të djathtë familjarizmin militant kundërkombëtar. Kuzhinat e ndyra klanore të “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” ende po i përgatisin gjellërat vetë, përmes larvave të tyre, dhe, kërcënojnë seriozisht inaugurimin e çfarëdo shoqërie të mirëfilltë demokratike e pluraliste.

Në ato pesë dekada të “lulëzimit komunist”, shqiptarët ishin të detyruar të punonin kudo e çkado dhe detyrimisht duhej t’u nënshtroheshin “komunistëve” - “demokratë”. Lëre që kryenin punët më të vështira, për çka merrnin dhe marrin të ardhura mizore, por, edhe diskreditoheshin (-hen) si mos më keq. Shqiptarët që me stazh dhe moshë plotësonin kushtet për pension, u thoshin: “Ende mund të punosh”, edhe kur ishin të sëmurë, u thoshin: “Ti, po simulon”… Po, kush e bënte këtë, vallë? Kush tjetër pos “komunistëve” të deridjeshëm tash “demokratë” dhe larvat e tyre, të cilët menjëherë janë instaluar në partitë e reja. Po, sa e sa shqiptarë mbetën pa vendet e tyre të punës. Po, sa e sa të tjerë nuk marrin kurrëfarë të ardhurash personale. Po, sa e sa të tjerëve edhe ato të ardhura që i marrin, nuk u dalin për të jetuar as dy-tre ditë. Po, sa e sa familje nuk kanë asnjë të punësuar ?... Pra, kush është fajtor kryesor për gjithë këtë mizerablitet ?... Askush tjetër pos “komunistëve“ të deridjeshëm tash “demokratë“, të cilët deri dje u kujdesën ekskluzivisht (edhe sot kujdesen) për t’i stërmbushur xhepat e tyre të thellë, me të vetmin qëllim që ta pasurojnë vetveten dhe ta varfërojnë punëtorinë dhe shtresat e gjëra të popullit, e, me këtë ta japin “kontributin“ e tyre maksimal për ligështimin e kombit. Sa të ndyra janë edhe sot kuzhinat klanore të Kosovës dhe më gjerë, ku jetojnë shqiptarët !...

Strategjia e koordinuar “komuniste“ – “demokratike“

Të kuptuarit e strategjisë është mëse i rëndësishëm në çdo kohë. Sidomos, në “rastin” tonë, kur kemi të bëjmë me një strategji të organizuar mbrojtëse të kriminalogjisë trashëgimtare “komuniste” – “demokratike”. Me strategjinë mbrojtëse të asaj kriminalogjie klanoro-shtetërore, të cilën e bëjnë kriminelët e parapaguar të asaj kategorie pushtetmbajtëse “komuniste”. Dhe, pikërisht, këtu, na intereson të dimë: Cili, vallë, do të jetë ai ligj, i cili do t’i mbrojë trumpetuesit dhe mbrojtësit e strategjisë së caktuar kriminalogjike klanoro-shtetërore – “kombëtare”?... (!) Mos, vallë, ajo kategori e “komunistëve” të parapaguar dhe e paracaktuar “demokratike” – klanoro-shtetërore, e cila deri dje (e nuk ka ndërruar as sot) ishte dhe mbeti tmerrësisht kundërkombëtare shqiptare, sërish, e vetmja, luftoka dhe u angazhoka për të mirën e popullit dhe kombit?... Jo, zotërinj të privilegjuar “demokratë”, jo! Destruktiviteti i asaj kategorie të “komunistëve” – “demokratë”, nuk ka të sosur. Dhe, këtu, do ta shtronim edhe një pyetje tjetër: Çfarë vepre mbron atë kategori të “shkrimtarëve” të privilegjuar të “komunistëve” – “demokratë”, siç “dëshmojnë” dhe u dalin në “mbrojtje” ca, nëpër mjetet e informimit; disa satelitë të lansuar në hapësirën t
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 6:46 pm

Une mendoj ne Prishtine do te fitoje Isa Mustafa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 6:58 pm

servilet te gjithe njesoje.
si hesat pasha nje tashe plot hesat pasha ,naj cptun edhe kete pak toke qe kemi.
ju ende thirri ne tradhtare,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 7:01 pm

xhiti per kend do te votosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 7:10 pm

per asnje .
Une edhe pse kame perkrahe dhe kame marre pjese ne lufte .
Pas lufte kurre familja ime nuk ka votuar per aske.
Po ne jena rreshtue ne per levizje kombetare.
ne familjes sone nuk i interesojne politikanet e shitur e servile.
Po bashkimi kombetare dhe lirija e popullit nga keta hajna hesat pasha.
Rrnofshin lv fbksh -aksh-
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 7:15 pm

Xhiti qysh po mendon me arrit bashkimin kombetar ,duhet me ekzistu nje plan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 7:20 pm

po ka nje plan program dhe statuse .
Duhet me ju permbajte statusit dhe programit.
As nje anetare nuk guxon ta shkele.
Ata qe nuk rrespektojne keto rregulla perjashtohen .
Siq ka ndodh me pare me nje njeri qe i tradhtoi shoket idealin kombetare.
Dhe here do dote pergjigjen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 7:22 pm

duke u bashkuar patriotet atdhetaret ata qe kane mendje shqiptari gjak shqiptari.
Jo ata qe perkrahinparti individ per interesa personale ja fitim pruese.
dhe me tradhtare servile nuk behet bashkimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 7:26 pm

Une e kam nje plan me te mire ,duke i okupuar serbine ,maqedonine dhe te tjeret .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 11:49 pm

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 B83B1221-7F46-40B6-A8CC-8661168E23ED_mw800_mh600
Hashim Thaçi Kryeminister edhe dy vite
pastaj do te bohet President i Kosoves
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyTue Oct 20, 2009 11:51 pm

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Pdk0llogodo5
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyWed Oct 21, 2009 10:25 am

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Hqdefaultgjakperziere,servil servile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyWed Oct 21, 2009 10:27 am

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 CBMrhW8GcI0bashkim vllaznim prap coptim te kosoves heqje identiteti flamuri ,
enklava e qka jo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyWed Oct 21, 2009 10:28 am

Thaqi si Rugova.
te njejtat gjeste ,te folurit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 EmptyWed Oct 21, 2009 5:16 pm

Kryeministri Hashim Thaçi eshte me meritori per Pavaresin e Kosoves
ika marr ne qaf disa Titista se jau ka perzon Shkaun prej trojeve tona
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Kryeministri Hashim Thaqi   Kryeministri Hashim Thaqi - Faqe 16 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kryeministri Hashim Thaqi
Mbrapsht në krye 
Faqja 16 e 27Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17 ... 21 ... 27  Next
 Similar topics
-
» Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!
» Mendu Thaçi dhe politika ne Iliridë.
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Pse tardhtuan amanetin e deshmoreve Thaqi Ramushi me shoke!
» Thaqi emèron Fehmi Mujoten ministèr i Mbrojtjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: