Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lutfi Coka/Ju na dhuruat lirine ,ne ju shkruajme historine

Shko poshtë 
AutoriMesazh
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka


Male
Numri i postimeve : 67
Age : 73
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Lutfi  Coka/Ju na dhuruat lirine ,ne ju shkruajme historine Empty
MesazhTitulli: Lutfi Coka/Ju na dhuruat lirine ,ne ju shkruajme historine   Lutfi  Coka/Ju na dhuruat lirine ,ne ju shkruajme historine EmptyFri Aug 24, 2018 12:42 am

Lutfi coka/ Ju na dhuruat lirinё,ne ju shkruajmё historinё.


Kosovё me rrenjё prej guri
Nё Pashtrik rёndё flamuri.A
Presinim trimat legjendarё
N’histori ju kem tё parё!

Kam oblikimin tim moral e shpirtёror tё sjell nё kujtesёn e kosovarёve,njerёzve tё thjeshtё e tё ndershёm,politikanёve patriot dhe atdhetarё tё devotshёm,njё ngjarje me vlera tё mёdha edukative,patriotike e atdhetare 24 gushti 1999.
Terё Pashtriku dhe e gjithё Kosova ishin grupuar nё Gllogjan pёr tё pritur me dhimbje por,me ballin lart e me shumё krenari,”Tё Rёnёt” nё llogoren e trimёrisё tё luftёs Kosovare,pёr t’i ringrit nga llogoret ku ranё e pёr t’i futur nё piedestalin e madh tё historisё kosovare dhe tё tёrё kombit tonё.Erdhёn para kёtij tubimi madhёshtor ”Tё Rёnёt” mbi supet e shokёve tё njetёs llogore,por fati ishte i atillё, kёto hero e dёshmore,ndёrsa tё tjerёt dёshmorё tё gjalle nё mes tё gjallёve.Ata ecnin ngadalё tё rёnduar nё trup e nё shpirtё pasi ,mbi supet e tyre mbanin dhimbjen pёr shokёt e rёnё,rёndonin mё shumё mbi supet e tyre trimёria,heroizmi i tyre,patriotizmi dhe ndjenja e lartё kombёtare pёr tё cilёn dhuruan jetёn…
Sё bashku me eshtrat e tyre ,tё futur nё pedanet e trimёrisё,ato sjellin para nesh trimёrinё e heroizmin,pёr tё na pёrforcuar mendimin se Kosova ёshtё vendi i trimёrisё,djepi i heroizmit ndёr shekuj dhe aq mё tepёr nё shekullin e kohёs moderne ku jetojmё.
Shumё trgjike me pёrmbajtje krenarie ishte kur femijte,foshnjat e tё “ Rёnёve” veshur me rrobat e Uçk,qёndronin krenar para lotёve qё derdhnin nёnat,motrat,baballarёt,vllezёrit e kushdo qё ishte i pranishёm, pёr ata qё kishin pёrpara.Dikush qeshte dhe nuk e dinte pse qeshte,dikush qante dhe se dinte pse qante,dhimbje e madhe lotёt det me dallgё tё fuqishme shpirtёrore.Gjithёkush kёrkonte tё hidheshin mbi to lule e t’i puthnin pedanёt e tё “Rёnёve”,pedanёt e trimёrisё dhe tё lajmёtarёve tё lirisё.Jo,nuk ishte e mundёr se ata e kishin mbeshtjellё trupin me bezen e kuqe,ngjyer me gjakun e kuq tё tyre,dhe roje pёr to e mbi to qёndronte shqiponja e zezё dykrenare.
Shihja trishtueshёm çdo çast,lotёt rrjedhnin pakufi,qante zemra e madhe pёr zemrёn e vogёl me lot si deti.Qante me shumё dhimbje zemra pёr zemrёn,reflektonte malli pёr mallin,pyeste emri pёr emrin,derdhnin lot i vogli e i madhi.Sa pikёllim,sa trishtim,rrugёn se shihja dot,kёmbёt nuk shkojnё pёrpara dhe dora nga vendi nuk levizte.Harrova gjithёçka ,bile dhe veten time,pёr fёmijtё,pёr foshnjat pёr te ardhmen e tyre.Plagё nё shpirtё e zemёr,plagё e vullkan gjaku,plagё zemre,plagё dheu dhe plagё emrash.Prindёrit mbajnё femijtё,e femijtё puthin prindёrit dhe, treten nё mendime por nje shpresё ёshtё jeta, do vazhdojё mё mirё,nё liri,nё paqe pa luftё e pa gjak.
Ҫdo gjё e dhimbёshme,tronditёse,pikёlluese rёnduese e mjeruese, pshertimё e plot vajtime pa zё por me zemёr.Nё fёtyrat e kujtdo lexonim endёrra tё blerta,qё tё mos i ndryshojnё,tё mos i djegin njerёzit si dhelpra.Lot dhimbje,plagё nё shpirtё e nё zemёr, pёr ju o trima bijё tё mrekullueshёm tё kombit tonё,pёr ty o Halit Coka bir i Shqiёrise, djalё i kombit shqiptar,vullnetar ne luftёn martire nё krah tё vllezёrve tё njё gjaku tё njё gjuhe dhe tё njё flamuri .
Ju jeni krenaria jonё,ju jeni trimёria jonё,ju jeni patriotizmi e atdhetarizmi yne,ju jeni gjithёҫka pёr ne ,pёr tё tashmen e pёr tё ardhmen plot dritё qё na e dhuruat ju me grykёn e pushkёs e gjakun e kuq.Me ju krenohemi si komb,se marrim mesazhin me vlera tё mёdha, Kosovёn e duan kosovarёt dhe me heroizmin e tyre e mbrojnё me vetmohim e besnikёri tё madhe.
Ju kemi pёr para nё pedanin e krenarisё kombёtare dhe nga ju marrim mesazhe me plot dritё e plot vendosmёri pёr t’i ruajtur tё freskёta dhe burim frumёzimi nё ҫastet me tё mira por, dhe mё tё veshtira tё jetёs sonё idealet tuaja nё kёto kohё moderne.
--Nga ideali juaj mёsojme tёrё brezat se ,nuk vjen kurrё me lot Liria,nuk vjen kurrё me lot ҫlirimi,po nuk mposhte dhimbjen,po nuk tё qesh nuri,kurrё nё vatrat tona nuk valvit flamuri..
-Bota ёshtё e jona kur atdheu ёshtё i lirё,por nuk ёshtё e askujt, kur je lidhur kёmbё e duar me zinxhirё.
Ta dijё kushdo se luftё nuk ka paplagё e dasёm nuk ka pa mish,mbaje veten Kosovё,mbaje veten Pashtrik,bёje syrin pishё,se kёshtu ёshtё rruga e lirisё…
Lotёt janё tё mallkuar ,janё dobёsi, janё paaftёsi qё i shuan ҫdo njeriu besen,guximin,trimёrinё e tё ardhmen plot dritё. Neve na dhatё lirinё , e mundёt armikun tinzar e tё mallkuar,nuk u gjunjёzuat para pushkёs e para topit, natё e ditё luftuat e kjo luftё e juaja ёshtё jeta jonё pa vuajtje ,pa dhunё,pa masakrim e pёrdhunim.Na dhatё poemen e lumturisё,realizimin e ёndёrrave tё mёdha,na dhatё prozhektorin e dritёs sё lirisё, dhe shinat e vlerёsimit tё drejtёsisё sё minguar nё shekuj.
Pre jush na erdhi njё stinё e re,qё dielli tё ndriҫojё pёr ne, lirinё ta gёzojme, paqen ta shijojmё e atdheun ta ndertojmё.Me pushkё e me penё botes t’i tregojmё se Kosova ka zot, si nё shekuj dhe pёr sot e pёr nesere shume mot.Nё fёtyrat tona nuk do lexojmё mё,semundje,uri , mall, urrejte, mjerimi,pikellimi ,jetima e vetmёrira.
Mbi panteonin e pavdekёsisё suaj ,dhe tё historisё suaj ne hedhim lule,derdhim lot duke thithur nga ju gjithёҫka,vlerёsojmё gjithёҫka,pёr luftёn tuaj,pёr gjakun tuaj ,pёr jetёn tuaj dhe pёr lirinё qё na e dhuruat me gryken e pushkёs e tё trimёrisё sё rrallё shqiptare.Nga thellёsia e zemrёs uroj qё populli i Pashtrikut dhe i gjithё Kosovёs,tё jetojё e t’i kujtojё ,sepse ata do tё vdesin kur dalin nga kujtesa popullore.Kam dёshirё tё sjell nё kujtesё ata fёmije apo foshnja ,tani janё rritur ,tё kenё shpresё e fat dhe tё jenё shembёlltyrё e ‘Tё Rёnёve”me tё cilet krenohemi ne, krenohet kombi.
Mirёnjohje e shumё repekt pёr tёrё veteranёt e UҪK,tё cilёt duhen vlersuar se dhe ato janё heronjё tё gjallё qё pushka e armikut i fali dhe fati i tyre ёshtё kursyer nga zoti,pёr tё shkruar historinё e trimave tё llogoreve kudo nё Kosovё.
S’ka e s’do ketё ditё tё mirё kur je i shfrytezuar e i lidhur me zingjir.S’ka ditё te mirё kur nuk jemi tё lumtur,kur nuk je i lirё.
Me pushkё, me penё, me gishtё , me mend, me forcё , me bukuri,Tё gjithё jemi bijtё e njё nёne, qe e ka emrin ”Shqiperi”.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lutfi Coka/Ju na dhuruat lirine ,ne ju shkruajme historine
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lutfi coka/Vellim me poezi,Hero i Kosoves Halit coka
» Lutfi coka/ Poezi kushtuar" Heroit te kosoves"Halit coka
»  LUTFI COKA/poezi HALIT COKA HERO I KOSOVES
» Lutfi Coka.. Mendo dhe pergjigju
» Lutfi coka /Ziliqari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: