Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lutfi coka /Ziliqari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka


Male
Numri i postimeve : 67
Age : 73
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

Lutfi  coka /Ziliqari Empty
MesazhTitulli: Lutfi coka /Ziliqari   Lutfi  coka /Ziliqari EmptyWed May 09, 2018 11:38 pm

Ziliqari
Nëse i lyen këpucët, i bën gati ushqimin, i vesh rrobat, i bën gati ujin e abdesit, i shtron sexhaden, i pastron shtëpinë etj... sërish do të mbetesh armiku dhe hasmi i tij. Kjo, sepse ti je shkaktari. Po, shkaku mund të jetë dija jote, arsimi, kultura, pasuria, posti dhe shumë gjëra të tjera. E si të shkon në mendje ti kërkosh paqe dhe armëpushim, përderisa nuk je penduar dhe nuk ke hequr dorë nga dhuntitë e tua?!

Ziliqari mezi pret momentin kur të pengohesh dhe të rrëshqasësh. Ai ëndërron dhe shpreson të gremisesh sa më shpejt.

Dita më e bukur e tij, është dita kur të kaplon sëmundja. Momenti më i lumtur i tij është momenti kur ti thyhesh. Koha më e dashur e tij, është kur të sheh të zemëruar, të pikëlluar, të mërzitur dhe të shqetësuar. Sakaq, çasti më i trishtë i tij është ai kur të sheh të pasur, lajmi më i kobshëm kur dëgjon se je lartësuar, fatkeqësia më e rëndë kur sheh se po ngjit shkallët e suksesit. E qeshura jote është e qara e tij, gëzimi yt është mortja e tij, suksesi yt është dështimi i tij.

Ai është i gatshëm të harrojë gjithçka rreth teje, përveç gabimeve, është gati të injorojë gjithçka, përveç shkarjeve të tua. Një gabim i yti i parëndësishëm, për të është më i madh se mali i Uhudit. Gjynahu yt më i vogël, tek ai konsiderohet si një vargmal i pafund. Nëse je gojëtari më i madh, për të nuk di të lidhësh dy fjalë. Nëse je bujari më i madh, për të je koprraci më i madh. Nëse je i zgjuari i dynjasë, për të je kokëboshi i dynjasë.

Ai që të lavdëron në sytë e tij, është kokrra e gënjeshtarit dhe mynafiku më i madh. Kush të mbron në prezencën e tij, është njeri i pavlerë dhe një mediokër sylesh. Ai beson vetëm ata që të shajnë, do ata që të urrejnë, afron armiqtë e tu, ndihmon ata që të kanë braktisur...

E bardha në sytë e tu, është e zezë në sytë e tij, kurse dita është natë. Asnjëherë mos e prano si gjykatës mes teje dhe dikujt tjetër, pasi do të gjykojë në disfavorin tënd, akoma pa i dëgjuar faktet e tua. Mos i trego ndonjë sekret tëndin, pasi do bëjë çmos derisa ta marrë vesh bota mbarë. Ai ta ruan të keqen dhe i shënon shkarjet e tua, për ditën më të ligë tënden.

S’ke asnjë rrugëzgjidhje tjetër përveç se ti shmangesh, ti fshihesh nga sytë, ti qëndrosh larg dhe mos ia dish fare shtëpinë.

Ti e ke sëmurë dhe e ke detyruar të zërë shtratin. Ti e ke lënë gjithë natën pa gjumë, ti ia ke nxirë jetën, i ke shkaktuar stres, e ke mërzitur, bezdisur, lodhur dhe rraskapitur. Ai është një zullumqar, që ka veshur petkun e të persekutuarit.

Ty të mjafton fakti që është në pikë të hallit, që vuan, që e ka gozhduar mjerimi dhe trishtimi. Lëre ziliqarin në të keqen e tij! Lëre në belanë që e ka gjetur! Mos ia vër veshin të shkretit, gjë e cila është nga tiparet e njerëzve të mençur. Në kohët e lashta, arabët thoshin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lutfi coka /Ziliqari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lutfi coka/ Poezi kushtuar" Heroit te kosoves"Halit coka
» Lutfi coka/Vellim me poezi,Hero i Kosoves Halit coka
»  LUTFI COKA/poezi HALIT COKA HERO I KOSOVES
» Nga lutfi Coka
» Lutfi coka/Xhevahire nga jeta

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: