Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Rrugëtimi në orbitën e fjalës" nga Prof. Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Rrugëtimi në orbitën e fjalës" nga Prof. Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: "Rrugëtimi në orbitën e fjalës" nga Prof. Kristaq F. Shabani   "Rrugëtimi në orbitën e fjalës" nga Prof. Kristaq F. Shabani EmptyTue Jun 26, 2018 4:59 pm

"Rrugëtimi në orbitën e fjalës"
(Pulsanti i Mendimit)
Nga Prof. Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM, “Njeriu i Vitit 2011” ABI , USA
Kandidat për Çmimin “NOBEL” për Paqen , viti 2017
Dijet e mençura udhërrëfyese dhe ndriçuse të rrugëtimit individual dhe shoqëror
Lindjet në Maternitetin e Krijimit janë, pa dyshesën më të vogël, të bukura dhe krijuesit përjetojnë çaste të kënaqësisë së epërme, të lumtur, sikur janë gazmuar e ngazëllyer me lindjet e “fëmijëve”, të cilët fillojnë krijimin e brezit të ri… dhe librat që pasojnë njëra - tjetrën pasurojnë fondin libror, përcjellin diturinë e brezave te brezat e ardhmë. Një koncept ky, i cili duhet të ngulitet mirë në mendjen njerëzore. Dijet e mençura ndriçojnë rrugën e brezit të ardhmë, përvojë, kjo e drituar.
Dhe, në këtë kontekst, libri “Optika e fjalës…” i studiuesit dimensional, Dr. Bexhet Asanit, është një “prurje” e spikatur, ku, krahas të tjerave, realizohet një kombinim harmonik mes vendlindjes dhe shtetit të emigruar, (në këtë rast SHBA), ku vlaga dhe aroma komplekse e Zagraçanit, Strugës, Manastirit, Shkupit e tjerë, është e pranishme dhe apelon…Shkrimet e përmbledhura në këtë libër kanë hapësirë të madhe gjeografike.

Këndvështrimi shpreh dhe vizionin e qartë dhe të kthjellët…
Dr. Bexheti, një njeri studiues kreativ, i cili përpiqet me ngulm që arsenalin e tij të njohurive, kërkon ta vëjë në shërbesë të diturisë, në shërbesë të arsimimit, në shërbesë të dashurisë ndaj Tokës mëmë. Një propogandues i flakët i së Mirës, i Progresives…
Ai “mbjell” fidane diturie, kudo, ku hedh hapin, me fjalën e tij të zgjedhur, të ëmbël, të mjaltuar dhe “injekton” me aftësi shpresën kuruese të gjendjeve, paraqet hijeshinë natyrore, lartësinë klimatike, gjithçka të konturuar me arkitekturë. I dhimbset gjithçka shqipe, të jetë gjithmonë e klorofilizuar, e ndritshme, të shpërndajë bisqe, gërmat e gjuhës shqipe të depërtojnë në çdo mendje dhe të lexohet në shqip…

Analitika dhe theksi, parësia e një shembëlltyre modeli
Pahësia dhe arma e analitikës me theks profesional në përmbajtje, strukturë, kompozim, spikat te kumtesa:
” POEMA “SKËNDERBEU” E RILINDËSIT MAQEDONAS, GRIGOR PËRLIÇEV”, ku studiuesi del në një përfundim logjik, se kjo poemë është një poemë “ditiramb” për Heroin tonë Kombëtar, jo vetëm e Letërsisë shqipe, por edhe në kuadrin botëror, dedikuar heroit të Shqiptarëve.
Është njëherazi edhe analitikë letrare, por edhe historike, ku del në pah vitaliteti, aftësia, “superioriteti”, ku mbrohen me trimëri dhe gjak trojet, shembëlltyrë e një historie model, e cila shndërrohet në kryeshembull…

Vetëdija kombëtare

Qëndrimi dhe hapja e horizontit për Kryesimbolin e shqipeve, Kryeflamurin shqiptar… i është mëshuar fort.
Lajthitja e banalistëve (b+ analistëve) qëndrimet e tyre të paprincipta ndaj flamurit kuq e zi evident … Madje, specifikimi i nocionit “komb” i nevojshëm dhe flamurit, shenjë e plotë e vetëdijes dhe e njohjes tërësore…Tërësorja dhe parcelorja në optikë …
Dilema: Flamuri kuq e zi dhe flamuri i kaltër shtetëror… Simboli i Dardanisë, e quajtur Kosovë…,rrënja historike dhe degëzimi i saj: Dardani.
Të tentohet apo të griset Flamuri Kuq e Zi, do të thotë të digjet Origjinimi, Historia dhe të deformohet, katërcipërisht, ajo. Mesazhi i dhënë nga studiuesi është mëse i drejtë, konceptual dhe tronditës për të dalë nga verbëria e imponuar…
Kapja e këtyre “pikave” dominuese tregojnë aftësi, në këto situata, që stisen apo thuren me rrjetë merimange…
Të mohohet flamuri i Kombit, do të thotë të të mohohet ekzistenca…

Evidentim i vlerës intelektuale shkencore
Është mëse e nevojshme që figurave kryesore lëvruese të shkencës albanologjike, si Prof. Shefqet Pllana, duhet t’u jepet parësi, me qëllesë njohjen e veprimtarisë së tyre shumëdimensionale, ndaj Dr. Asani realizon një profil të tillë, në gjithë kompleksitetin e vet, duke shfrytëzuar edhe njohjen direkte, madje ka qenë student i tij. Kjo e fundit ka ndihmuar që të shpaloset figura dhe të dalë në pah veprimtaria e frytshme, në shërbesë të Albanologjisë Shqiptare. Kjo procedurë e ndjekur, duhet të përdoret edhe në sjelljen e veprimtarive të shkencëtarëve të tjerë të këtyre fushave, pasi pak bëhet sot në këtë drejtim… Kjo do të ishte një veprimtari e paraqitshme dhe do t’i shërbente njohjes të të gjithë Kombit, pasi, në këtë drejtim, bëhet një punë e vakët… Duhet përqëndrim në këtë drejtim dhe shembull tipik janë dhe veprat e Prof. Asanit.
Fokusimi i dy mësuesve Gjyzyde dhe Hamidi Selmani, një duet i plotuar, i gjetur, i cili përshkruhet me penelatë për veprimtarinë e tij plot gjurmë në Historikun e Mësimit të Shqipes, në Trojet Shqiptare, është i gjetur. Shpalosja e këtyre figurave, një domosdoshmëri, një nevojshmëri, një ndriçim dhe zgjim për mësuesit e sotëm, të cilët kanë kujt t’u ngjajnë, kanë kujt t’u shëmbëllejnë për t’i mësuar gjuhën e bukur shqipe brezit të ri.
“Dueti” mësimdhënës dhe kulturor Selmani, i cili punoi tri dekada në Zagraçan, me pasion e vrull, me ide, të cilat ndryshuan në të gjitha drejtimet “panoramën” e arsimit, kulturës, janë provë e qartë e dashurisë ndaj gjuhës, tokës amë . Është një çift, të cilin, në se nuk e publikon në rang Kombi, i humbet vitalitetin e tij… Veprimtariologjia e tyre është, pa dyshesë, inkadeshente. Një përvojë e hatashme, se si mund të punojë e të veprojë një mësues, i cili hyn në të gjitha poret jetësore me tendencë: ndryshim dhe përparim… A nuk duhet skalitur e gdhendur portreti i tyre? A duhet të lëmë harresën të “triumfojë” mbi këta shembuj të mëdhenj të pavdekshëm, që ndriçojnë me fener diogjenian shqiptar? Kurrsesi jo!
Simbol i së Mirës dhe i së Keqes, ndërthurja
Sprovë e bukur simbolike e dhënë me efekte dinamike kjo trajtesë ngulitëse…
Lejlekët, në këndvështrim vertikalo- horizontal “Mirësi – Keqësi”, në përdorim simbolik: agmia: “sjellja e një fëmije të bukur dhe të mbarë”, por dhe në konstrastin e sjelljes “sakat”- keqësi: “…në rast se, kundër lejlekëve ka ndodhur ndonjë vrasje dhe për autorët e pranishëm prurësjellës arrin në porta: gjëma, verbimi , sakatëria…: Prurje e Keqësisë”. “Manteli” i zi, shpleksja e “unazimit”, mbërritja e gjëmave…
E përcaktuar kjo dhe e prejardhur nga prishja e çerdheve të tyre…
Mirësia : Ardhja e të Mirave dhe bollëkut…
Në kontekstin “mbrojtës”: Lejlekët simbolizim i “mbrojtësit“ të njeriut, gjuajtës të gjarprinjve.
Është i bukur, aktiv, ky sulm ndaj helmprurësve…
Trajtimi i rikthimit të lejlekëve efektiv, jep mesazhin hirëplot dhe gojëplot, madje, shumë urimor, se, me kthimin e lejlekëve, do të rikthehen të emigruarit… Risjellje e gjallimit të jetës.
Lejlekët ndërtojnë çerdhet e tyre të reja, atje ku gjejnë hapësira…
Kontraste dhe mesazhe, të cilët parashikojnë një sinoptikë ndryshe në jetën e Tokës amë… Por jepet dhe mesazhi i madh: “T’i ruajmë lejlekët, prurësit mirësorë”.
Dimensionaliteti i hartës gjeografike të një Kombi
Kontributi i studiuesit për shkencën gjuhësore, letrare dhe artin arbëresh është një synim i paracaktuar. Ai kërkon të shpalosë vlerat dhe të vijojë të skicojë profile të kësaj shkence. Profilet e zgjedhur shndrijnë, madje duke dhënë kontribut në shkencën shqiptare. I nevojshëm ky studim, i cili kurrë nuk duhet të mbetet fragmentar. Vlen të theksohet se studiuesi ka kontakt të përhershëm me botën dhe studiuesit arbëreshë. Del në pah edhe figura e një arbëreshi si Prof. Francesco Markiano , i cili është një nga përfaqësuesit e elitës intelektuale arbëreshe. Vlen të përmendet fakti kokëfortë: Një lidhje ekzistenciale intelektuale e studimore me “varganin” e studiuesve të talentuar arbëreshë, me shkrimtarë, poetë, artistë, folkloristë… Konturohet “Harta” intelektuale e Kombit tonë të shpërndarë dhe formohet simbolikisht e realisht “Potenciali intelektual”…
*Parësia e gjuhës amë të folur dhe të shkruar

Shqetësimi për gjuhën shqipe është shqetësim për Kombin, për Tokën dhe Qiellin tonë. Ky është një shqetësim i tretë”, për të, në këtë “largim të madh” nga Trojet. Shqetësimi i madh i kësaj Rilindjeje. Me të drejtë ngrihet një problem i tillë i madh, me synim për të hapur sytë…Studiuesi thotë prerë se, duhet të luftohet që fëmijët tanë, të ndodhur në emigrim, të mësojnë gjuhën e mëmës, të mos lejojmë kështu “invadimin nga gjuhët e tjera, duke vendosur kështu një raport të drejtë” . Kjo do të thotë që, gjuhës sonë, kudo dhe kurdoherë, t’i japim vendin parësor…
Shqetësimi: “Zbrazja e vendit nga emigracioni, problematikë e madhe edhe për gjuhën shqipe…”.
Evident veprimtaria e mësuesve për të mos lejuar analfabetizmin edhe në trojet që po zbrazen…
Mësimi i gjuhës shqipe dhe mos harresa e saj, na afron më shumë me Ditën e bukur që po presim me punën tonë të papërtuar!
(Drituar te shkrimi problemor dhe apelor: “Zhdukja e gjuhëve… Të mos harrohen shkronjat tona të arta… O sot , o kurrë!...”)
Perifrazimi i autorit : “…Kostën gjyshja e vet e ka mallkuar: “Nëse ti, nipçja im, nuk e mëson gjuhën shqipe, mbetsh gojëhapur!” është një tërheqje e mençur dhe një apel për gjuhën.

Triniteti dhe shkëlqimi (veçim përzgjedhjeje)
Një tritet i bukur tre shtete amerikane: Nju Jork, në Nju Xherzi dhe në Kenerikë.
Këngëtarë dhe valltarë të vegjël që këndojnë dhe vallëzojnë shqip. Tradita shqiptare në SHBA… Nxjerrja në pah: zgjedhja e gjuhës shqipe. Surpriza, e cila ndez zjarre në botën shpirtërore. Motrat Mejrem dhe Halima Konjhoxhiq shkëlqejnë me kostumet kombëtare shqiptare dhe mahnitin publikun me zërat e tyre të ëmbël, me theksin e gjuhës shqip. Ato nuk janë shqiptare, por përzgjodhën të interpretonin dhe të vallëzonin një shtet nga Gadishulli Ilirik …
Aftësia qëmtuese, hulumtuese dhe evidentuese me karakter shkencor e studiuesit Asani shprehet katërcipërisht te kumtesat e tijpër të shprehur mendimin kritik të mirëfilltë: “Arratisja nga “vdekja”e Zekerija Idrizit është një novelë përmasë, në diakroni dhe sinkroni. Pra, me një mjeshtëri të rrallë, autori bën gërshetimin e psikanalizës, mistikes, reales etj”. ; apo: “…Poezi me karakter edukativ e me motive atdhedashurie. Lirikë e ngrohtë e me shije të hollë artistike. Sefedin Xhafolli është mjeshtër i artit të fjalës, i cili me pak thotë shumë, godet kur e do nevoja dhe fshikullon me kamxhikun e pambuktë të fjalës…. Dhe si përfundim: novela e krijuesit Zekerija Idrizit, është një meditim, psikologjik e filozofik sui generis!”Shprehësitë dhe analitika për librin kronikim apo dokument historik : “Mbahu nënë” të Sali Musait…
Trajtime të spikatur atë tij janë gjithë ajo mori studimesh për Karnavalet, festat pagane, qëmtimi i gjithë asaj pasurie të folkloristikës popullore, prezente në rajonin e Strugës dhe në vende të tjera të Maqedonisë Veriore. Kjo punë studimore është pjesë e ndritshme e studiuesit. Po kështu edhe e prekja e temave të tjera për çështjen kombëtare, apo për veshjet, ritet, temat etnologjike, janë dalje të bukura në “det të hapët” dhe që përcillen te lexuesit e studiuesit me efekt.

Galeria e tipave në “ORBITA E FJALËS”
Përfshirja në këtë libër të ndjesive, në formë ditari të gjalluar të aktorit të famshëm strugan, Xhevat Limani, një aktor me përmasa ndërkombëtare, e ka “zbukuruar” së tepërmi “Optikën e Fjalës”. Ndjenja, emocione, përshtypëzime, pasqyrim të këndvështrimeve, të botës shpirtërore, sidomos të arbëreshëve, duke dhënë me art, jo vetëm mbresat nga shfaqet madhore, por dhe tiparet karakteristike të tyre, traditat dhe zakonet, ruajtjen e gjuhës amë, demonstrim i vitalitetit, i humanizmit, dashamirësisë, i ruajtjes së kolektivitetit , i arsimimit, kulturës, mikëpritjes, kulme të natyrës prezente, ku banojnë arbëreshët , si dhe liria e tyre e fjalës, e veprimit, e organizimit të jetës model, në një vend të përparuar evropian, si Italia, ku vlerësohet minoriteti në kulminacione dhe lihet liria e ushtrimit të së drejtës së tij, në të gjitha aspektet jetësore: arsimim, kulturë, art e tjerë … Tregohet ruajtja e traditave shkrimore dhe studimore, një model për të gjithë vendet, të cilat nuk u japin të drejtat që u takon minoriteve, ose që, për të fituar këto të drejta duhen sakrifica të panumërta; janë zhvilluar drama, genocide, gijotina dhe nëpërkëmbje katastrofale…
Artisti dhe Kreatori Xhevat Limani, i cili, në këtë 550 vjetor të Skënderbeut, ka marrë përsipër të vëjë në skenë, të interpretojë e të regjisojë poemën e tij dramatike “GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU”, me një forcë dhe aftësi të jashtëzakonshme, paraqet , në këtë ditar, gjallërinë, aftësinë, emocionin, kulminacionin e nderimit për Heroin Kombëtar dhe ndez flakë krenarinë e madhe të Kombit për heroin e madh të tij…, një përshkrim, sa përmbajtësor , aq dhe sugjestionues, sa “kompleks mesazhor”, aq dhe apelor, sa dinamik, aq dhe guximtar… Madje, duhet evidentuar ky “teatër familjar”, i cili është një shembëlltyrë pozitive e ndritshme, se si punohet e aktrohet në favor të Shqiptarizmës, si synohet për arritjen e synimeve të mëdha .
Artisti Xhevat Limani po jep, në këtë vit, një leksion të madh edhe për trupat teatrore të Shqipërisë e Kosovës, se si duhet të procedohet për të nderuar, për të leksionuar në njohjen e e kryeveprës së Kryeheroit… Një shpullë e fortë për Trupat teatrore dhe Regjisorët e tyre, po kështu një kundërveprim aktiv ndaj të gjithë atyre që, me mediokritetin e tyre, me padijen dhe “errësimin e tyre trunor”, kërkojnë të sulmojnë Heroin e madh Kombëtar, duke sajuar të paqenën, e cila venitet nga sipërmarrje të tilla të tipit plot temperament aktiv, Xhevat Limani.
Duhet që kjo poemë dramatike të gjejë hapësirë shfaqet në Shqipëri dhe në të gjitha Trojet Shqiptare, në këtë vit jubilar…
(Të gjitha këto, të cilat parashtruam më lart, dalin dritshëm dhe gjallshëm te shkrimi i aktorit dhe regjisorit, Xhevat Limanit: “TEATRI SHQIPTAR NË AMERIKË ME MISION ARTISTIK DHE HISTORIK NË KALABRI, SICILI DHE GJERMANI” )

Pjesëmarrja e studiuesit Asani, në këto veprimtari, tregon më së miri dashurinë e madhe që ka për Kombin dhe përparimin e Tij. Ai, me aftësi evidentuese, evidenton të Mirën dhe të Ndritshmen, Bujaren dhe Humanen, Traditën dhe Epiken, Njeriun e sakrificës “trimërore” në Kulturë, Art e Letërsi. Galeria e tipave të tij është e ngjyrshme dhe e shndritshme, brezive, ku interpretues të akteve janë të rinjtë, të cilët, me dëshirën e tyre interpretojnë, duke vënë në skenë: pjesëza, drama, komedi, duke aluduar me aftësi dhe lakonizëm për sistemin monoide; mësues që sakrifikojnë gjithçka për gjuhën dhe për mësimin e saj nga brezat, hulumtues dhe studiues, të cilët kujdesen për evidentimin e përvojave të mëdha dhe aplikimin e tyre për të mos shteruar kurrë kujtesa; evidentimi i talenteve të fikur fizikisht, por të ruajtur në kujtesë (U shua një talent i rrallë…për Prof. Liman Çermenika), duke e nderuar me aktin nderues "In memoriam - it!", apo humbje e kronistit, gazetarit të shquar, Mehmet Latifi.
Motivimi i shokut të tij, Qenan Hasani, si rilindësi i fundit i Manastirit, i cili boton librin me titull: "Kronisti i vetmuar në qytetin e Konsujve", apo Rilindësi i fundit nga Bukureshti, Baki Ymeri, krijon lidhësinë pas’historike të shekullit modern.
Krenimi i shprehur te shkrimi : “Një shpirt ambicioz ”, ku del në pah doktoresha Margarita Dalipi, shpërfaqet talenti i brezit të ri, i cili përpiqet për të arritur kulme…Kuarteti i Margaritës: nxënëse e shkëlqyer, studente e shkëlqyer, kolege e shkëlqyer, doktoreshë e shkëlqyer, është frymëzues. Aktorët entuziastë të rinj, plejada e aktorëve gjimnazistë, të cilët mbahen mend, bashkëmoshatarët : Qenan Emini, Ibrahim Abedini, Mexhit Shazimani, Bexhet Asani, Metat Arifi, Arif Sylemani, Mustafa Demishai dhe Imri Demishai…,tashmë në moshë tjetër sjellin retrospektivën e guximshme.
Spikatshëm dhe dritësim shpirti me personazhet: Nënat, gjyshet, stërgjyshet tona, baballarët tanë, gjyshërit tanë, stërgjyshërit tanë, të cilët nuk e lexonin dot kalendarin, se i dinin me aq saktësi dhe përpikëri ditët e festave të motmotit…;
Sa penelatuese, përshkruese dhe me tharm është kjo paraqitje e tipizuar me art dhe veprim.
Dhe njeriu arab tregton simbole shqiptare: “…Po befasia më e madhe për mua nuk ishin as kryqet, as ikonat. Dje, duke parë nëpër rafte, lart e poshtë, në një kuti, rastisa në një kapelë me shqiponjën dykrenare! Shqiponja këtu, te një dyqan arab!... Dhe futa duart, ashtu i befasuar, pa vetëdije: Flamuri kuqezi me shqiponjën dy krenare, kapela me shqiponjë, shqiponja me qafore, byzylykë me shqiponja!...”
Shumë me nerv është shkruar për "Kopsht i Edenit", i cili nga gjithë bashkëfshatarët quhej: "Bahçja e Asllanit". Po çfarë kishte në të vërtetë ky kopsht? Çfarë s' kishte?
Dhe personazhi Asllan, shndërrohet një një personazh shumë të dashur me kontribut të fuqishëm gjelbërues…Personazhe , të cilët të mbeten në mendje.

Konsideracione të studiuesve për disa vepra të studiuesit Dr. Bexhet Asanit
Citimi : “Monografia shkencore e Bexhet Asanit me titull “Lirika popullore shqiptare në Maqedoni” (Studim monografik) paraqet një hulumtim e studim të rëndësishëm nga fusha e krijimtarisë popullore, veçmas të asaj shqiptare në Republikën e Maqedonisë”.
Shkrimi : “NJË BOTIM I RËNDËSISHËM PËR LIRIKËN POPULLORE SHQIPTARE NË MAQEDONI” shkruar nga Prof. dr. Zeqirja Neziri, Prof. dr. Avzi Mustafa, Prof. dr. Izaim Murtezani.
*
“Hyjnia e syve “, një “dalje” e re në detin poetik, një tentim tjetër asanian, për të përligjur shpirtin e bukur, lindur në Zagraçan, ku në këtë shpirt të vendlindjes, edukuar me ndjesitë e një hapësire, ndoshta të vogël në dimensione, por aty filloi ngjizja e ndjenjës, fluiditeti i saj, ekstremiteti i këndvështrimit të së bukurës, dimensioni i qenies, hedhuria e hapave, hyrja empirike për të vijuar çeljen e portës racionale dhe për fluturimin e ëndërrimit poetik, për t’u bërë dikushi, një ëndërr emblematike e kahershme, e rrjedhuar nga pasioni, vullneti dhe talenti për të krijuar liriken dhe epiken, sipas një natyraliteti , i cili, në fillesë, kishte ndikim poetik nga të mëdhenjtë e poetikës…
Prof. Kristaq F. Shabani
*
“Vëllimi me poezi “”Hyjnia e syve” është përmbledhja më e re poetike e autorit Bexhet Asani, ku mbizotërojnë vargjet e atdhedashurisë, mallit për vendlindjen, por edhe për dashurinë, bukuritë e natyrës, miqësinë, mirësinë njerëzore. Janë këto poezi të rrjedhshme, të drejtpërdrejta, me plot frymëzim e angazhim intelektual e shoqëror”.
Dr. Sadik Elshani

*Poezia është jetë, ajo i shërben jetës, prandaj është e bukur. Atë e krijojnë poetët, kurse e shijojnë lexuesit. Kur flasim për poezinë, flasim për njeriun që atë e krijon, për jetë e shprehur në vargje.
Prof. Muhamet Borova
Cila është forca e kësaj paraqitjeje, në ç’motiv mbështetet kjo punë e pasionuar e studiuesit?
Dhe këtë përgjigje e jep vetë studuesi në intervistën e dhënë:
‘‘Sa i përket frymëzimit atë e gjej kudo, e gjej atje ku jam unë. Ndërgjegjen time të hollë mund ta prek dhe një fjalë, e nga ajo të bëj një poezi, një skicë, një tregim, një punim shkencor etj. Pak frymëzim sjell natyra jonë e bukur, liqeni, Drini, malet e rrëpira, copëza e parajsës strugane, e tërë atdheu ynë i Gadishullit ilirik”.
Konkluzive (Përfundimtare):
Dr. Bexhet Asani është një natyrë dimensionale, i cili i jep rëndësi lidhjes harmonike me bashkëpunëtorë dhe shquhet për idetë risi të parashtruara, por edhe për aftësinë e realizimit praktik si dhe praktikimit të një korrespodence aktive. Studiues i debatit dhe i diversitetit mendimor dhe i logjikës së pulsuar.
Kjo është treguar, katërcipërisht, edhe në pesë vitet e fundit, ku ai është një nga figurat kryesore të Akademisë Alternative Pegasiane dhe të LNPSHA “ Pegasi” Albania, kësaj lidhjeje bashkëkohore me koncepte të mirëfillta. Në librin “ Orbita e fjalës” vend zënë edhe shkrimet informative dhe analitike :
17 -20 gusht 2017
VEPRIMTARI PËR LETËRSINË, ARTIN, KULTURËN, PAQEN UNIVERSALE, KREATIVITETIN, LIBRIN, TË DREJTAT NJERËZORE, GJUHËN, KONCEPTIN MODERN PËR FENË NË MAQEDONI; 17 -20 August 2017 ACTIVITIES FOR LITERATURE, ART, CULTURE, UNIVERSAL PEACE, CREATIVITY, THE BOOK, HUMAN RIGHTS, LANGUAGE, MODERN CONCEPT ON RELIGION IN MACEDONIA.
Ai është ideator dhe realizator i shumë veprimtarive kulturore Kombëtare në SHBA, të cilat përfshihen në këtë vepër.Gjithashtu edhe iniciues i disa Manifestimeve me theks dhe unikal.
Me shumë tharm, nerv dhe mendim, mendim filozofik dhe psikologjiko-moral, madje, edhe me vlerë pedagogjike e precipitim këshillimor është dhe aftësia në gjininë e aforizmës. Shumë prej syresh paraqiten dhe frymojnë me dy bronke në këtë vepër.
Si hulumtues, qëmtues , tashmë me përvojë , Dr. Bexhet Asani duhet të sjellë edhe shumë tema të tjera të rëndësishme, të cilat rrinë akoma “fshehur”, të “pagjurmuara”, të cilat duhet të ndrijnë në të gjithë kompleksitetin dhe “arkitekturën” e tyre. E them me bindje se, duhen të përvishen mëngët në këtë kërkim dhe duhet lëvruar, sa s’është vonë .Evidentimi i saj do të shpërthejë flatra në gjuhë dhe do të ngrejë Qiparizin e madh të Dijes Kombëtare…
Suksese veprës më të re “ Orbita e Fjalës” të Dr. Bexhet Asani, këtij studiuesi me fizionomi plotore bashkëkohore, i cili lëvron sistemin gjithëgjinish të letërsisë së mirëfilltë!

Gjirokastër, Albania , qershor 2018.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Rrugëtimi në orbitën e fjalës" nga Prof. Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» THE QUINTESSENCE OF A NATIONAL PRIDE Prof.Kristaq F. Shabani
» "Profili i një njeri të përkorë"nga Prof. Kristaq F. Shabani
» "Profili i një njeriu të përkorë"nga Prof.Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: