Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Profili i një njeri të përkorë"nga Prof. Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11709
Age : 63
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Profili i një njeri të përkorë"nga Prof. Kristaq F. Shabani Empty
MesazhTitulli: "Profili i një njeri të përkorë"nga Prof. Kristaq F. Shabani   "Profili i një njeri të përkorë"nga Prof. Kristaq F. Shabani EmptySat May 15, 2021 3:25 am

Profili i një njeri të përkorë, i parë në këndvështrim vetjak
Rexhep Musli Shpati
Nga Kristaq F. Shabani shkrimtar
*
Kthimet në retrospektivën e bukur gjithmonë përsjellin e freskojnë ngjarje, ndodhi, ku protagonistë, njerëz të dashur dhe të afërm, spikatin me profilet e tyre, të cilat kanë mbetur në kujtesën njerëzore individuale dhe shoqërore.
Gjithmonë, sjell ndërmend jetën time në trevën e Tropojës, ku kalova rreth 15 vite të jetës sime rinore, duke ushtruar një profesion të vështirë, i cili kërkonte jo vetëm njohuri të mëdha, nivel, etikë, por edhe demonstrim të procesit individual të karakterit, temperamentit, proceseve volitive në marrëdhëniet me njerëzit. Nga vetë natyra ime e karakterit të ndjeshëm social, duke u lidhur jo vetëm me jetën ushtarake, por dhe atë shoqërore, pasi për shumë vite isha dhe anëtar i komitetit Ekzekutiv të Qytetit të Bajram Currit, pjesëmarrës aktiv në jetën letraro-artistiko- kultururo të kësaj treve të begatë, kam të drejtë të shprehem lirisht për bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi. Një e drejtë ligjitime kjo e individit…Vetë kolana e krijimtarisë sime dhe cekja deri në detaje në veprimtarinë time kreative e temës së Tropojës, tregon për rolin, influencën, nxitjen që iu bë kësaj veprmtarie edhe nga kjo trevë.
Një veprimtari e tillë e shumëanshme e shumëplanshe më realizoi një tejnjohje, një afri të ngrohtë me tropojanët, me inteligjencën, kuadrot profesionalë, me njerëzit e thjeshtë. Si një njeri me nivel, talent, dhunti dhe kulturë reflektuese, pikëtakova shumë njerëz, madje dhe shumë të veçantë. Njëri prej syresh ishte dhe shoku, miku im, i cili po marrshon në rrugëtimin e jetës për t’u bërë shekullor , Rexhep Musli Shpati.
*
Në vitet e para të dekadës së shtatë të shekullit të kaluar u njoha me një tropojan fisnik, me një portret domethënës, ku lulonte bukuria, ku ndriste zgjuarsia, kryefjalëzonte besnikëria dhe gjithë tiparet e virtytet e një malësori të besës, një njeri mjaft popullor, i cili ta “thithte” mendimin, të nxiste ta realizoje atë me novacion. Binte në sy, që në këndvështrimin e parë, shikimi i tij, si i shqiponjës, simbolit tonë kombëtar.
Prezantimi me Rexhep Musli Shpatin ishte kaq i bukur, kaq interesant dhe kaq “melodioz” sa notat në pentagramin e shpirtit njerëzor bashkoheshin në një shtatëtet të bukur (shtata simbol i ëngjëllit) , si dhe krijonin në simbiozë me shpirtin e tjetrit një lidhësi shumë harmonike të shkallës më të epërme.
E kam fiksuar atë ditë të bukur të pranverës, kur ende majë Shkelzenit, apo Majës së Hekurave zbardhonte prania e bortë, ndërsa në pllanajat dhe bregut të lumit bukuror të Valbonës me theksim të ngjyrimit kaltëror, kishin shpërthyer biskajat, të cilat lajmëronin çelnimin e kurorave të luleve shumëngjyrëshe. Trupdrejt, dikush e ka epitetizuar apo krahasuar me bredhin, dikush me plepin, fizionomi shprehëse, ku bukuriada harmonizohej me tipare trimërore, hapsigurt, i veshur me etikë, i kollarisur, me kostum blerimtar, tregues i civilizimit, fjalë ëmbël, gojëartë…
Kur u emërova në Korpusin e Shkodrës, pas përfundimit të shkollimit, vetë shpreha dëshirën të shërbeja në Tropojë. Shumëkush më quajti si shumë të “avancuar”… Madje , Komisari i Korpusit, ishte gjirokastrit dhe kërkoi të më mbante në Shkodër, por unë këmbëngula… Dhe jeta ime rinore hapi siparin e akteve : Tropoja.
Mund të them me plot gojën: Në Tropojë kishte zhvillim, emancipim, civilizim, shpirt njerëzor, botë që shpalosej bukur, frynte erë e lirë, ajri domethënës, mikpritja kryefjalë, besa mbizotëruese. Zgjuarsia, intelekti i pranishëm, fjala e burrit - peshë, bukuria e femrës - hyjnore, fëmijë ëngjëllorë; relievi fliste me një fjalës dinamik dhe natyra kishte gdhendur e kompozuar me daltën e saj magjike gjithë relievin natyror e “shoqëror” në një ekzistencë gjallore… Njerëz dashamirës, sakrifikues, befasues, që e shprehnin botën e tyre nëpërmjet gjestikulacionit fizionomik, nëpërmjet buzëqeshjes së veçantë, nëpërmjet shikimit domethënës, nëpërmjet dorës miqësore dhe besës së ngritur në art.

*
Unë, asokohe, kisha një lirshmëri dhe aftësi të dalloja se me kë kisha të bëja. Kisha lexuar shumë, paçka se isha shume i ri. Këndvështrimi im ishte shumë studiues. Iu hapëm njëri - tjetrit, njohëm njëri - tjetrin duke shëtitur në rrugën Bajram Curri – Markgegaj … Shpalosëm karakteret, temperamentet, dëshirat, synimet…Flisnin çiltër qysh në kontaktin e parë. Kuptonim se miqësia jonë do të ishte shumë e spikatur, do të ecte në një rrugëtim të gjatë e të paqtë, se do të ishim shumë të arsyeshëm, shumë të kujdesshëm, bindës, vullnetmirë, zemërbardhë, dimensionalë, duke manifestuar shpirtin e shqiptarëve në dy kahjet – Veri – Jug, Jug- Veri, një njehsim i bukur dhe i çelnikosur. Mund të shprehem me bindje se ky ishte një binjakëzim si shqiponja dykokëshe simbolike. Lidhësia prologoi me këtë takim dhe vijoi pastaj takim pas takimesh, kontaktesh të bukura, duke realizuar njohje racionale.
Njohuritë e mia për Tropojën u thelluan përditshëm dhe një kontribut në këtë drejtim, krahas përpjekjeve të fuqishme individuale, pasi unë nga Tropoja rroka dhe një fakultet tjetër, pa shkëputje nga puna atë Histori- Gjeografisë, ndihmësoi në kompleks njohuritë dhe Rexhep Shpati, i cili me dije dhe diturinë e tij, shpirtin praktik, me përnjohjen e bukur më tregonte historinë e Krasniqes, të Gashit, të Valbonës e Dragobisë, të Mali të Begaj, të Kodrës së Ukut, të malit të Dobreit, të Grykës së Kolçit, të Qafës së Prushit, të Kamit, të Tplanit, të Grisë e tjerë.
Këto më shërbyen të skicoja elementët e domosdoshëm historikë të çdo vendi, rajoni, ku ne zhvillonim stërvitje ushtarake dhe të krijojë lidhësi me dijenitë e mia të shumta për Artin ushtarak Botëror.
Unë dëgjoj me kureshtje historinë e Tropojës, njihesha me traditat, zakonet, doket e saj, shpirtin e tropojanëve, me personalitetet e shumta të spikatur dhe të ndritshëm, por edhe me njerëzit aktiv të asaj kohe…
Rexhepit i pëlqente të tregonte bëma të bukura, ndodhi të historisë, kishte aftësi rrëfimtare ilustruese dhe ishte shumë mbushamendës.
Kishte shumë qejf të tregonte për vendlindjen e tij.
Takimet e shumta, shëtitjet, pikniket, shtuan dhe forcuan lidhjen tonë.
Një njeri i përkorë, me një krenim të spikatur tropojan, i veshur spic, sipas shijeve të kohës si dhe prezencës si kuadër.
Ne patën fatin që të punonim për një kohë të gjatë, së toku, në një repart të “vështirë”, i cili ishte i dislokuar në garnizonin Imaj (Bajram Curri), pra i “vështirë” në konceptim për të tjerët, por i lehtë për mua dhe Rexhepin dhe të gjithë të tjerët. Rexhepi , paçka se ishte me statusin e kuadrit rezervë ushtarak, i përafrohej kuadrit aktiv dhe konkurronte me ta. Karakterizohej nga përpikmëria dhe disiplina jo e zakonshme, por ajo shkencore… Kurset ushtarake të zhvilluara prej tij e ngrinin atë në lartësi. Pjesëmarrës aktiv në të gjitha veprimtaritë ushtarake.
Ne arritëm me lidhësinë që kishim dhe me praktikat e reja që zbatonim të ishim një kolektiv shumë i talentuar. Sjell këtu që, bashkë me Rexhepin, kishin kuadro dinjitozë si: Ing. Kristo Kaurin, Sadik Malaj, Bashkim Gjyriqin, Ymer Jupin, Smajl Qeleposhin, Hysen Ademin, Sali Doçin, Islam Lahukën, Ndue Bushatin, Sulejman Ponarin, Zenel Nezën, Çel Shpatin, Haki Casllin…
*
Flisnin me Rexhepin për strategët ushtarakë botërorë, ku ai më dëgjonte me vëmëndje. Më kujtohet, si sot, kur sa me vëmendje më dëgjonte për Napolon Bonapartin, një nga ushtarakët më të famshëm dhe më të zotë të të gjitha kohëve. Betejat dhe fushatat e tij kanë hyrë në histori si kulme të taktikave dhe strategjive fitimtare, apo për Gustav Adolfin e Suedisë, ish mbretin e Suedisë,ku një nga betejat më të famshme të tij ishte ajo e tridhjetë viteve, për Henri de La Tour d’Auvergne, marshallin francez, në shërbim të mbretit Luigj XIV. Betejat më të famshme të tij në luftën franko - holandeze, apo për Hanibalin e njohur për luftrat e tij të famshme kundër Perandorisë së Romës, të njohura si luftra Punike, për Jul Çezarin, perandorin më të famshëm të Romës, Aleksandrin e Madh të Maqedonisë, i cili arriti të pushtojë shumë vende dhe toka, duke arritur deri në Indinë e Largët.
Po kështu Rexhepit i pëlqente t’i flisja për Frederikun e madh të Prusisë, beteja e tij më e famshme e tij ishte ajo e Luftës së shtatë viteve, apo befasuese ishte rrëfenja për Epaminondën, krijuesin e sulmit të kërthët , apo të formës së manovrë apikuar për herë të parë në betejën e Eleuktrës, i konsideruar ky “Babai i Manovrës”. Përshtypëzohej për Mikhail Kutuzov, Aleksandër Kutuzov… Shpesh flisnim dhe për Clausewitz (Klauzeviçin), argumentimin se lufta nuk mund të vlerësohej ose të reduktohej në hartë, gjeometri dhe grafikë. Clauseëitz i shumë aforizma, nga të cilat më e famshmja , produkt i tij është: "Lufta është vazhdimi i politikës me mjete të tjera".
Por përqëndrimi i vëmendjes sonë në artin bisedimor ishte Gjergj Kastriot Skënderbeu, strategu dhe Heroi ynë Kombëtar; po kështu Pirrua i Epirit dhe mbretërit ilirë Agroni, Bardhyli, Teuta e tjerë.
Natyrisht, asqë diskutohej diskutimi për Luftën e Madhe Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku familja Shpati kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm .
Jo pa qëllim i hodha këto refleksione, pasi këto dhanë fryte dhe ndihmesë në pjekurinë dhe në veprimtarinë tonë të përbashkët dhe në perspektivë për të sipërmarrë aksione shumë dinamike të spikatura, të cilat qëndronin në krye të veprimtarisë ushtarake shkencore si dhe në zbatimin e metodologjisë sonë eksperimentuese që ushtari, rezervisti, vullnetari të jetë jo vetëm objekt, por edhe subjekt i procesit edukativ ushtarak, duke aplikuar kështu për herë të parë metodën problemore…
Në atë kohë, këto ishin risi dhe sksperimente shkencore domethënëse në përparim.
Përse i përmenda strategët botërore dhe kombëtarë, të cilët ishin prezentë në bisedimet tona dhe sollën, pa dyshesë që, reparti ynë të shndërrohej në një bërthamë shkencore dhe të arrijë në vitin 1978 të organizonte, në këtë rang, dhe Konferencë shkencore, ku referonin “habitërisht” kuadro ushtarakë jo aktivë…
Kuadri, i cili u përkushtua totalisht për të realizuar nismën time, ishte Rexhep Musli Shpati. Ishim të parët që, në këtë rang, organizonim dhe jepnim “leksion” se si duhet të jetë i spikatur dhe i plotformuar kuadri jo aktiv. Dhe këtë e bënim ne në Tropojë, kur, në Shqipëri, asqë mund të mendohej…Kjo falë studimit, përkushtimit dhe literaturës së huaj ushtarake , e cila hyri në ushtri në vitet 1973-1974 .
Kisha mbështetjen e pakursyer të Rexhep Shpatit, Ing.Kristo Kaurit(shoku dhe adashi im), dr. Isa Zllami, Smajl Qeleposhit, Sadik Malaj, Bashkim Gjyriqit, Ahmet Degës, Ndue Bushatit e shumë e shumë të tjerëve, por e dhe Bajram Nezës, Hysen Papës, Jonus Baliaj… Reparti ynë u kthye në një repart shkencor në të gjithë elementët. Planifikimi ynë shkencor ishte i pakrahasueshëm.
Patën ndihmesë dhe shtysë e përkrahje dhe nga Komandanti i BrK Filip Meksi dhe nga kuadro të spikatur e me nivel si Haziz Miftari, Sazan Gjomemo e tjerë. Por, në anën tjetër ishin të rreshtuar kuadro, të cilët nuk besonin te vetvetja, si rrjedhojë edhe të nivelit të tyre të dobët shkencor e profesional, që këtë veprimtari shkencore e motivonin si të nxituar për kohën. Në krye të këtij mentaliteti qëndronte Komisari i Brk e aparatçikët pa nivel, të cilët sajonin se, ne ishim gjoja të “rrëmbyer” dhe nuk e shikonin dot nivelin shkencor progresiv… S’kishin faj, nuk mundeshin edhe nga arsimi, por dhe nga postet, të cilët dhe s’i meritonin… Edhe në atë kohë, midis të tjerash, nxiteshin të paaftët dhe u jepnin shkollime që nuk e meritonin…, sikundërse është e transmetuar kjo e keqe edhe sot… Plagë e rëndë kjo, e cila të çon drejt një skematizmi, drejt një meititeti dhe proliksiteti , veprim pa nerv e pa klorofilë.
E shoh të arsyeshme të sjell disa fakte të thjeshtë mbushamendës:
Dua të theksoj se ishte Rexhep Shpati, i cili në një stërvitje të madhe me trupa, ne momentin e mobilizimit për fillimin e stërvitjes, një vërejtje të ish Komisarit të Korpusit se, duhet të bëhej kujdes për maskimin e repartit, pasi aviacioni armik do të përdorë gjithë kapacitetin ajror të tij dhe do të bombardojë hapësirën, ku është batalioni, efektivi i batalionit tonë i rreshtuar, qeshi.
Komisari i Korpusit u “egërsua” duke pyetur: “Pse qeshni?...”.
Rexhep Musli Shpatit, pa iu trëmbur syri, iu përgjigj: “Shoku Komisar. Me të vërtetë situatë e vështirë! Armiku (jugosllav) posedon mbi 300 aeroplanë, në se doni mund ta thotë çdo ushtar reservist i këtij reparti, por hapësira, ku ne jemi të dislokuar është një grusht qiell, dhe i pavrojtueshëm, si rrjedhojë e mbulesës vegjetale dhe masivit të Gështenjave të Markaj, ndaj nuk ka kapacitet as për një skuadrile, për të mos thënë për një aeroplan ?!”
“Kush ua ka mësuar kaq mirë këtë juve?”- ripyeti Komisari dhe shtangu.
Rexhepi drejtoi shikimin te ushtar Nduja , që ne i kishim vënë nofkën “Pitkin”, pasi kishte fizionomi të tillë impresionante si aktori, i cili foli pa lejë: “Ne stërvitemi dhe komandanti ynë e ka emrin Kristaq Shabani dhe na mëson gjëra, të cilat nuk i dinë mirë të tjerët…”. Ne përdormim forma përvetësimi metodike, ndaj ishim në atë stad njohurish.
Komisari , paksa i hutuar, tha : “Vazhdoni…” dhe iku me “eksortën” e tij …
Shpesh me mua bënte shaka Rexhepi, kur unë bëja apelin e repartit, të gjithë atyre burrave përmendësh dhe i njihja nga zëri të gjithë, pa përjashtim…
Më donin shumë të gjithë, ndaj “Pitkini”një ditë tha para repartit: “Komandantin tonë e njohin jo vetëm njerëzit e Tropojës , por edhe gurët e saj”…
“Ky është rast i rrallë, komandant …”- më thoshte dhe më shihte me shikimin e tij domethënës…
*
Sa e sa ngjarje të tilla ka pasur! Pavarësisht se nuk ishte detyra e tij, Rexhep Shpati merrej me gjithçka në repartin tonë që nga funksionimi i kolonës së marshimit, që nga vendosja me elementë fushorë, displina; që nga funksionimi i rendimit të luftimit, që nga taktikat zbatuese, efektet e sulmeve apo kundrasulmeve, deri te stimulimet e vlerësimet morale e tjerë…
Është për t’u evidentuar se, në të gjitha llojet e stërvitjeve të programuara, asokohe, ai ishte mjeshtër dhe jepte ndihmesë në organizmin e kuzhinës fushore dhe ushqimin e repartit me “ushqim të ngrohtë “ e deri te fjetja e organizuar dhe shërbimi kompleksiv i rojeve…
Mund të sjell shumë shembuj të tillë, por njëri prej syresh ishte ai në Malin e Gashit, ku ne befasuam me organizimin tonë ish Shefin e Shtabit të Përgjithshëm për shkathësinë e mendjes e të veprimit, manovrimin e lëvizjes si dhe përdorimin e mjeteve sinjalizuese…
S’kishte vend të mos ta njihte, Rexhepi! S’kishte njerëz në qendrat banimit që të mos e njihnin dhe respektonin Rexhep Musli Shpatin… Gjithmonë pranë meje i qetë, por luftarak , i prerë dhe funksional, i rreptë dhe i disiplinuar …
Dëgjuam së bashku në takimet: Mehmet Shehun, Ramiz Alinë, Kadri Hazbiun, Petrit Dumen, Hito Çakon, Arif Haskon, Sadik Bekteshin, Todi Naçon, Alfred Moisiun e shumë e shumë të tjerë, i njohëm nga afër dhe thamë fjalën tonë para tyre, pa na bërë tërt syri… Sa kushtrime përballuam !Sa punë përkushtuese realizuam! Dashuria ndaj Shqipërisë, Kombit ishte e pamatshme!
A mund të hiqen nga kujtesa të tillët ?A mund? Si nuk e the, vetëm, një herë të vetme fjalën e keqe për mua!
*
Nëse, dëshiron, o kalimtar, të njohësh në detaje, ku e ka portën fisnikëria, ndalu pak këtu në këtë kullë të lashtë…
Nëse, kërkon të zgjerosh dijet se çfarë dimensione ka trimëria, kushtoi pak kohë protagonistit Rexhep Muslia…
Nëse do të njihesh me trimërinë e brezave, ndalu këtu, o kronikan, te kjo kullë…
Ajo kullë qëndrestare e Shpatajve, atje lart në krye të Margegaj, qëndron stoike, e heshtur dhe sot. (Unë kushedi sa herë dialogoja me atë kullë, kur shkoja në Margegaj dhe rritesha në dimensione. Rritu dhe krenohu dhe ti… ). Këtu në Tropojë ka shumë kulla të tilla … Eja ti, o “turist “i Botës. dhe kundro, artin ndërtues dhe rezistent të mbrojtjes së Trojeve që nga kufiri e deri në thelb të vendit…
Heshja e saj rrëfen modeste përballjet, thyerjet e “ardhësve”katilë e të paftuar…
Rrëfen për kohët e arta të thyerjeve të sulmeve, përcjell me urtësi bëmat e trimërive, forcën e shpërthesës së këngës “Majë Krahu”, ditirambet e Micë Sokolëve, Bajram Currëve…
Në se do të shijosh, o studiues, bukurinë e mendimit dhe të veprimit ndalu dhe studio Kungjin e Armëve, në atë vend, ku kulmoheshin armët, në rudinën e bukur të Krasniqes, ku mblidheshin burrat në Logun e Burrave dhe vendosnin për luftrat kundër gjaksorëve, pushtuesve të trojeve… Çfarë bukuri?! Kulmim armësh të varura në “ gaxhellat” e sjellura nga Ashta e Trokuzit dhe të “mbjellura” në rudinën e Kungjit të Armëve. Kulmim ose varje… Një imitim i Odave të mëdha të Kuvendit të Burrave…
O udhëtar, kur kalon afër lëndinës , përulu me respekt se këtu janë të “pafjeturit” të pavdekshimit e Krasniqes të rënë në luftë kundër serbo-malazezëve, austro-hungarezëve e pushtuesve të tjerë italianë e gjermanë… Sa vargan i madh pushtues erdhën në këto Troje trimërore… Sa shumë na ranë në qafë!

Epilog
Të shkruash për Rexhep Musli Shpatin për mua nuk është vështirë . Edhe kur unë mora detyra të tjera, ai nuk m’u nda kurrë. As tani kur kanë kaluar 36 vite që jam larguar nga Tropoja .
Nuk më harrohet ajo ditë qershori e vitit 1985, kur kishin ardhur të më përcillnin mbi 250 miq të mi, si përfaqësues të të gjithëve, me të cilët u njoha, jo vetëm në atë qytet, por në të gjithë Tropojën, duke më përqafuar dhe duke lotuar për ndarjen me mua. …
Në sytë e tu dhe të mi, Rexhep Muslia, u shkëputën lot, por çuditërisht ranë në tokë lotët dhe shpejtësisht e rrufeshëm çeli një pemë hyjnore e miqësisë së përjetshme…
Kështu ndodh, kur shkruan me veprimtarinë e djersën tënde historinë…
E dua Tropojën, i dua Tropojanët, Rexhep Musli Shpati,miku im !
*** Telefoni cicëron dhe më vjen zëri i tij i ëmbël, i cili më mbush me emocione: “Si je komandant Kristaqi?” I ri si dikur, paçka se, në dhjetor, mbush plot 90 vite. I papërkulur njeriu i përkorë, atdhetari i madh, patrioti që s’ rresht së punuari dhe sot si dikur…Jeta dhe vepra e tij duhet të jetë pikë referimi , model për të tjerët .
Eh, Rexhep Shpati, o burrë i Malësisë së Gjakovës!… O trim!
Sot, në këtë refleksion, vij me të gjithë shokët e mi, në kullën tende të Shpatajve, atje në Margegaj të Krasniqes emëmadhe; vij në kullën e bukur me ndërtim arkitektonik në lagjen “Partizani”,ku edhe unë frymova 15 vite të jetës sime rinore…
Ti sot je i nderuar dhe me kujdesje të nipërve, stërnipërve, mbesave dhe stërmebsave të tua të shumta dhe fjala jote dëgjohet… E kam porositur Çelën që e do dhe të do aq shumë :”Të lutem Çelë, ma ki kujdes Shefin tim, shekullorin , se një ditë do të vijmë atje dhe do ta tundim, sikundërse dimë ne … Mos harro se unë i njoh mirë zakonet e kuvendit, “Logun e Burrave”…”.

Gjirokastër , 14 maj 2021
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
"Profili i një njeri të përkorë"nga Prof. Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Profili i një njeriu të përkorë"nga Prof.Kristaq F. Shabani
» THE QUINTESSENCE OF A NATIONAL PRIDE Prof.Kristaq F. Shabani
» "Rrugëtimi në orbitën e fjalës" nga Prof. Kristaq F. Shabani
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: