Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: ARDIAN DEDI "Loja e shahut " Sun Nov 26, 2017 5:28 pm | |
| Loja e shahut
Vapë. Korrik. Një qershi, që ndodhej pranë shtëpisë, i nënshtrohej një ere, e cila i përkëdhelte gjethet. Ndodhej nën pushtetin e qetësisë, një gjendje shpirtërore kjo, të cilën ia jepte hija. Atë moment, trokiti fqinji, me kutinë e shahut në dorë. - Bëjmë një lojë shah, - iu drejtua ai. - Mirë, - foli Ariani. Hapën kutinë, rregulluan gurët. - Kam në plan të bëhem bletërritës, - foli Ariani. - Profesion interesant, - tha fqinji. - Bleta është energji pozitive. - Mbretëresha është personazhi kryesor, - foli Ariani- që, nëse heq një paralele, është e krahasueshme me Energjinë e Errët. - Dëshmitarët e Jehovait po predikojnë në të gjithë Botën se po jetojmë ditët e fundit.- foli fqinji, duke shtuar. - se, pas këtij sistemi, do të vijë Mbretëria e Perëndisë , ku mbreti do të jetë Jezu Krishti. - Shah - Mat! – foli, këtë moment, Ariani. - Fitove, - foli fqinji, duke hequr një paralele për Mbretin, të cilin, mund ta krahasosh, fare mirë, me Materien e Errët, ndërkohë që lojtari më i rëndësishëm është Mbretëresha. - Unversi po zgjerohet me shpejtësi, fakt ky, që tregon se fundi është afër, madje edhe loja e shahut përfundon pa Mbretin. - Kam frikë, - foli fqinji, - se, organizimi i një lufte për shkatërrim të Universit, ka pasoja të pakthyeshme, ndërkohë që vazhdimësia, si e kundërt, është një status prej protagonisti që ruhet dhe ngelet në përjetësi. Shumë krijesa ngordhin, pasi sigurojnë trashëgiminë, fakt ky që bie në kundërshtim me fatin e Universit. - Nesër do të të qeras me një birrë, - vazhdoi Ariani, se fqinji, në atë çast, u ngrit. - Mirë, - u përgjigj ai, miqësisht dhe, instiktivisht, shtoi: “ A nuk të duket qesharake dhe naive që lufton për një kauzë të tillë, sidoqoftë që është e drejtë? - Jo, - u përgjigj ftohtë, qetë dhe qartazi Ariani, – duhet të ishte dikush. Fati më zgjodhi mua. Fqinji, papritur, u bë therës dhe këmbëngulës: - A nuk është kotësi t’ia kushtosh jetën një ideali të tillë? - Jo, dokushdo do të ishte në lartësinë e kësaj detyre, - foli shkurt Ariani. - Gjithsesi, ky është një moment krenarie. Përpara se të gjykosh duhet të mendohesh shumë. Në fund të fundit, përballë absurdit, të ardhmes kaotike, unë vura platformën e arsyes, - përfundoi ai. - Ti je i çmendur! – Me sa duket fqinji, s’donte të tërhiqej lehtë. - Pa këto ideale jeta është çmenduri. - i mbylli derën, para syve, Ariani. - Kështu, siç e ke nisur, do ta vrasësh veten, - e mbylli bisedën fqinji, këtë herë.
| |
|