Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA "PARAJSNAJA E HABITUR"

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA "PARAJSNAJA E HABITUR" Empty
MesazhTitulli: KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA "PARAJSNAJA E HABITUR"   KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA "PARAJSNAJA E HABITUR" EmptyThu Feb 11, 2016 2:31 am

TENTATIVA NOVATORE TË POETIKES BASHKËKOHORE
EH , MOJ PRINCESHË E KRIJIMIT ...

KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA
PARAJSNAJA E HABITUR

(Kur NËNTA lind vetëtimë)

1. Eklips katror
Syve arkitekturuar
shfaqësia panoramë,
faqësia katërdrejtimshe e ngutur
penelrrugëtuar ovale,
në shtatën e madhe të Ëngjëllimit …
Embëltirë tronditësi shpirti
Dykahëshe, në trajtë simboli lashtësie,
përcjell të papërcjellurën
në antikurrë - dehje,
ku krushqnaja marton veten…,
humbur çiftin e dasmimit.

2. Kurrësuar

Përcjellja zbërthen vetveten:
Një hënëz të paikur kurrë
nga hapësira qiellore
e dashurimit,
një burim të pashterur,
rrezëllitës
malli e mali së toku,
ngjasues me gjoks eliptik
femre epik , qumështon filizat,
murrëzuar murit kështjellor…

I gdhendur
sy skulpturuar
“Gollthstrimi”,
nxjerr dufngrohësinë
nga kraharori i rrymës.

3. Midis Arushave dhe Mistikes

Stina krahëron
në këtë panoramikë
tejkonstelacionare,
synusëron mes të dyjave :
Arusha e vogël - e madhe ,
hyrë në midis si “ninull”..
Bebëza e syrit gjallon
në dritim ngjyrash,
ngjitet pikave rrushkulluese
të relieve-ngjasues, si libra,
shkruar me germa:
materie gjelbërimi.
Planeti i paprekshëm,
i pakapshëm,
ndjehet valshëm
në pëllëmbë Ylli.
Sa të çuditshëm
qenkërkan Yjet
disiplinarë,
të paprovuar në brethimën
mistikë
të kësaj Arushe midis,
të panjohur,
tërësisht e virgjër,
zbuluese:
“ Astronomi-astrologjia poetike”,
në pak kufi kohore…,
ku vegjetimi derdh limfë…

*
Dremisin
në tejqejfe dimensionet,
humbasin kufijtë statikë,
gjithë elementet gjeometrikë,
arratisen këndet,
acarohen konet,
klithohen prerjet,
zjarrmojnë trapezoidët
plot tipikë të ndrydhur.

4. Në çmendje të mirë

Çmenden epitetet
në harlisje,
metaforatvrapimthi korsive,
lëvizin nga vendet simbolet,
lutin dancimin vezullues…
Një kërcim pulsi,
arrakato-çapkën,
rikthen tradhtimin
e bukur të syrit,
teksa sheh shigjetshëm
vështrimlarmi
lëshuar nga fshehtësi
porte tundimi.

5. Vetëtimnaja e paftuar

Ç’po ndodhkëka
në këtë Malnajë,
shtrirëse majash, kulmeve,
borane mbuluar,
ku kristalet përpjetëzohen
e tatëpjetëzohen në sekonda…
Ku vetëtimnajat ndritëse
ardhkan pa ftuar,
dalë shpejtësisht
nga këllëf lëshimi
qielli boral “Esenini”
(Dridhen borigat)…
Vetëtimon
në kuotën partiturë
Qeshnajë…
(Shkundin kolmëritë lulore mollët…)
E ndjen Fushnaja
dridhjen e shtratit dhendëror
të qiellit, ku pyetja:
“A mund?”
gjen lehtësisht strehë
për kryeaventurë të bukur…
pjekjen e “bebes”,
shkreptin syri i dashuruar
me Mjellmën…
Eh, “tërbim” i dashuruar,
sfumoje heshtjen, harrimin,
në këtë drithërimë
lënie hapësire frikëse!

6. Ç’ka Detnaja?!

Detnaja “ndezi “dallgët ,
prushoi fanarët ,
ndjenjat vozitin me barka,
Mbi refleksin konkavo-konveks
të dallgës
në dashurim, si të marra,
u nxitën pulëbardhat,
në botën kanat’hapur
aktronin të puthurat,
Emat, Anat, Tatjanat…
Buzëve polembajtëse
preheshin shkujdesshëm fluturat ...

7. Pentagrami i fisnive

Detnaja ndezi llampat
në një urdhër shpirtëror
të vetëm,
Teatër veprimi xixëllonjash…
Ç’po ndodhka
në këtë teatërnajë,
në këtë amfiteatër detor,
ku dallgëvocërrania
lot buzëqeshas
me dallgën mëmë,
ku valëza,
prej shkathësisë ekstreme,
rrëmben të puthurat
me flakërimë shpirti;
ku e fshehta të befason,
teksa shfaq konturin,
kendvështrimin e paepur,
ku fantaznaja shpërthen
nga sythet ndjenjëgjallën…
(Pjekësi frutash vjeshte)
Ku ka më bukurimë se kaq,
ndoshta, kjo qenka parajsnaja ime,
e poetëve, aedë
pentagramesh sinfonikë,
gjethnaja në vallëzim
në këtë orë takimore
të hemisferave të shpirtit
gjithçka e dalë nga gjëja,
gjithçka e lindur
nga asgjëja shtatanikja e dikurshme,
gjithçkaja epon këndshëm,
mrekullon bindshëm
trashëgimin e pasur
të shpirtrave të bleruar,
ku thyrjet e relievit
ngjallin dëshirnajën
e madhështimit të bindur…
Lind thelbi dykotilidonësh…

8. Rrugëtimi i dallgës akustike

Nesër nisem për “Itakë”,
(Tropiku habitet në notën “fa”)
mik rrugëtues
kam Emërnjohurin e Itakës,
të pavyshkëshmin…,
poeteshën e rrezes përndritëse, …
Kryeshoqërues Orfeun
me lirën e tij perëndore,
çuditëse të Ansamblit të zogjve…
harbuar nga kor cicërimash…
buzeqeshja kënaq buzët,
në ecejake rrugësh pa kalimtarë,
ngopet me puthje lule…
fshehtas nga njerëzit…
(Afrim Shën Valentinësh…).
Nga Itaka na dhanë lajmin:
Pret Homeri,
pret e shoqja e Odiseut,
me të gjitha muzat përbashkërisht…
Flakur tutje
gënjeshtritë e princave,
përpilues
të përrallave të ngrata
të vdekjes tragjike
odiseniane;
rakitikët e përdorimit
të harqeve,
të mundur - rrotulluar
merakmbajtës rreth synimit.
*
Në garën e harqeve fituese
i njëjti kalues i shigjetës
në rrethin e florinjtë të vathit…
Ernaja përcjell lajmin ardhës…
Tërmetëzohet shtrati dhendëror i qiellit…
Këndvështron gjethja plotgjelbër…

9. Përbetimi ndaj Elozhit

S’do të më mposhtin dot
nimfat djallëzore
të dashurimit,
s’do të më mposhtin dot pritat e befta,
ua njoh dinakërinë kurtheve,
i nuhat;
pas direkëve,
lidhur me litar najloni,
me veshëdyllosur,
do të zbraps
panoramën e bukurive kurthuese…
Intriga,
një zog pendkuq, trallitës
do të përdredh buzët
nga disfata e hithrës…

Me“Mjaft”, si me urdhër,
do të zbraps më të rrezikshmet
sulme të bukurimit…
*
Oh , o shpirt i bukuruar,
skulpturuar tërë frymë,
në shtatore kraharori,
ngreje hyjninë të cekë
me duart Qiejt…
“Bubullon” shpirti,
si një Planet akullemë
me kalërimin e tij
do të tejndezë
Pegasi i përndritshëm…
Ylli i detit në rrëfnajën e krijimit...

Janar – shkurt 2016
Marrë nga vëllimi poetik i autorit “ Gijotina e Syrit”, i cili eshte ne botim dhe del se shpejti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
KRISTAQ F. SHABANI, ALBANIA "PARAJSNAJA E HABITUR"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kuarteti: “Stinëhorizonti” nga Kristaq F. Shabani , Albania
» E PE GASIN (PEGAS) poemth Nga Kristaq F. Shabani , ALBANIA
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» "Mështekna e "Djalltë" nga Kristaq F. Shabani

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: