Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 UDHETIMI DREJT VETVETES NGA ARDIAN DEDI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  Empty
MesazhTitulli: UDHETIMI DREJT VETVETES NGA ARDIAN DEDI    UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  EmptyTue Nov 11, 2014 1:03 pm


Ardian Dedi


UDHËTIMI
DREJT
VETVETES


Ardian Dedi





UDHËTIMI
DREJT
VETVETES





Dhjetor 2010








Ardian Dedi
“UDHËTIMI
DREJT
VETVETES”


Ideoi kopertinën: Autori
Copyright Ardian Dedi, 2010



Libri u shtyp në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese
Dhjetor 2010




Autori:

Tel. ++35584265028












Një nga gjërat më të rëndësishme në botë është shkrimi i drejtë i historisë. Një gabim, sado i vogël, është i pafalshëm, sepse fshin dhe mbulon me velin e gënjeshtrës, ndërgjegjen e njeriut.








INSPIRIM

Një ditë e premte monotone jepte shpirt. Dielli i zjarrtë kishte perënduar me kohë. Mbasditja e majit
të nxehtë po i linte vend natës. Intuita e shtyu atë të kalonte nga Akademia e Arteve. Papritur t’i kthehej mendja ndërroi rrugë. Sandalet i shkisnin nga gurët e kalldrëmit. Borselinat e kalimtarëve i vështronte shtrëmbër nga pjerrësia e rrugës. S’kaloi shumë dhe ai vërejti se rruga, të cilën e ngjiste me mundim, u zotërua nga disa tinguj të lehtë pianoje. Një instikt i padukshëm e urdhëroi të hynte brenda. Kaloi derën e lënë hapur dhe me padurim hyri. Në korridorin e gjatë dhe të ngushtë, me drita të zbehta dëgjoheshin gjithfarë zërash. Nga vrima e çelësave, të çarat e dyerve si të ishin fije peri, rrëshqisnin britmat e dirigjentit tek bënte zap një orkestër të tërë. Një kontrabas i çmendur tregonte zërin e ngjirur, pa pasur frikë nga askush. Një korno çirrej së bashku me një trompë se kush arrinte nota më të larta. Një derë e hapur përgjysmë tregoi një çift balerinash tek vallëzonin në një liqen akulli.
I mahnitur ai humbi orientimin. Ariani studionte për pikturë në Akademinë e Arteve dhe përkundej nga ëndrrat e Parajsës, nuancat e së cilës nëpërmjet bojës i shprehte në mënyrë madhështore dhe shumëdimensionale në telajo. Akademia e Arteve ishte tempull i dijes.
Mendimi lulëzonte me gjithë logjikën e tij, nëpërmjet patentave të natyrës. Njerëzit jetonin të gëzuar, në harmoni me kafshët dhe shoqërinë. Një lumë si burimi i jetës që rridhte mes sipërfaqeve të gjelbëruara, bënte që të lulëzonin shumëllojshmëria e luleve.

Flutura me krahë të pikturuar, rendnin nëpër petalet e shumëngjyrëshme të luleve në lëndinë duke organizuar gjithçka. Aroma e luleve që shpërndahej shërbente si një parfum natyror.
Për ditë organizoheshin festa që simbolizonin bukurinë e jetës. Njerëzit pagëzoheshin tek burimi i jetës dhe s’ngopeshin së mësuari gjuhën e dijes, respektonin të tjerët dhe veten, dhe pinin qumështin e jetës.
Një këngë triumfi në formë ere malli që trazonte petalet e luleve, thyhej mes stërkalave të ujit nëpër ujëvara, rrudhte sipërfaqen e kaltër të lumit, ndërkohë që drita e Diellit puthte majat e maleve dhe jepte tonalitete të ndryshme të ngjyrës.
Nga malet blu të mbuluara me dëborë rridhnin ujëvara që të pastronin shpirtin. Ajri i kthjellët i kuq i agimeve mëngjesore, të ftonte në një shumëllojshmëri frutash të shijshme, që portretizonin fuqinë e Dijes.
Në mbasdite kur perëndonte dielli dhe gjithçka kthehej në një blu të bukur, në qiell shndriste hëna, duke të udhëhequr drejt shtëpisë së ngrohtë, vatrës familjare, dhe një gjumi të bukur.
Ky ishte shndërrimi i jetës në art.
“Ku vallë mund t’i gjeje ata tinguj pianoje”, - mendoi.
Dera e fundit e korridorit e mbushur me ulërima bëri që ai të dëgjonte notat e dëshiruara. Pa drojë dhe si i gëzuar që gjeti vendin e duhur, hapi derën i ngarkuar me ankth të pashpjegueshëm dhe pa se një vajzë me profil kishte rënë mbi piano. E përshkruar tërësisht prej tensionit artistik, gjithë qenia e saj tregonte një përhumbje të përgjithshme, që e mbante larg asaj rrëmuje korridori. Era e lehtë që hyri brenda sikur e zgjoi atë dhe pas habisë sytë e saj u bënë pyetës.
- Mund të rri dhe unë të dëgjoj, - tha Ariani, - më pëlqen muzika.
- Posi, por mbylle pak derën se fryn erë.
Kolltuku i butë që i ofroi i vuri në pah se kishte të bënte me një vajzë me flokë të zinj, lëkurë të bardhë që rrezatonte nga mosha e rinisë. Midis tyre një mrekulli ishin sytë e zinj, të cilët pasqyronin një qetësi absolute. Aty shndrinte ujshëm një vizion madhështor me largpamësi totale. Në ata sy ai dalloi të vizatuara ëndrrat e tij, të cilat i rrëshqisnin nëpër mollëza, duke rrezëlluar flakërima jete, që ngurtësoheshin më vonë në tipare.
Karshi veprave të këqija këta sy ishin dritëshkurtër dhe rrezegjatë kundrejt kualitetit të së mirës.

Fustani ngjyrë jeshil dhe sandalet e zeza dëshmonin për finesën dhe shijen e hollë në të veshur. Mollëzat e dala të bardha si kodra me dëborë, vetullat thikë dhe veshët e vegjël si të fisnikëve, nënshkruanin përsosmërinë.
Dhoma e mbushur me muzikë e ndihmoi Arianin për një përshkrim të mprehtë. Gishtat e hollë të saj, të cilëve ua detyronte këtë muzikë, lëviznin hijshëm mbi tastierë. Gishtat heshtën dhe në dhomë zbriti qetësia. Ajo u ngrit e duke iu afruar dritares, iu drejtua Arianit:
- Të pëlqeu, - dhe anoi pak kokën mbi atë trup të drejtë.
Flokët e zinj treguan gjithë bukurinë e tyre. Reflekse të panumërta të dritës së neonit, rrëshqitën aty.
- Muzikë e këndshme,... Me kënaqësi do të dëgjoja dhe diçka tjetër nën pushtetin e këtyre gishtrinjve.
Teksa shqiptonte këto fjalë, ndjeu një shplodhje të butë të përgjithshme t’i binte si flokë dëbore në trup.
Ajo ndiente në gjithë trupin rrëshqitjen e vështrimit të Arianit dhe, megjithëse ishte mbështetur në parmakun e dritares, nuk vështronte jashtë. Kraharori ngrihej dhe ulej i gufuar prej një doze ajri shtesë, që jepte përshtypjen e thellësisë. Si vullkani afër shpërthimit gjestet e papërmbajtura e lajmëronin atë se nuk ishte e zakonshme, kjo që po i ndodhte. I digjej shpirti për t’i dhuruar një kënaqësi, për të luajtur diçka tjetër. Ndiente erën e së papërsëritshmes në këto sekonda. Diçka po i ndodhte dhe e vriste pyetja, nëse po ndodhte dhe tek ai diçka e tillë.
“Ç’po lodhem kot me filozofinë, - mendoi më vonë, - dashurinë s’e kanë krijuar filozofët, dashuria është një si për filozofin dhe për budallain. Ajo është krijuar nga të gjithë; gjithkush ka vendosur një gur në pallatin e pavdekësisë së Erotikës. Filozofia është vetëm një lule që zbukuron dashurinë”.
Ajo u kthye, ra mbi piano dhe tingujt e “Valsit të martesës ” të F. M. Bartoldit nënshtruan çdo mendim të Arianit. E ëmbël, e lehtë muzika i hyri thellë në shpirt dhe, ashtu si pa kuptuar, ndjeu një thirrje në zemër përzier me admirim për këtë vajzë simpatike. Tingujt ngadalë filluan t’i ngrenë fole në shpirt dhe kënaqësia pa kufi, që ndjeu, bëri që të mos i shpëtonte gjë. Hijeshisë së duarve tashmë u përgjigjej me një përkulje të lehtë të trupit, sa herë që donte të theksonte shkallën e ëmbëlsisë. Tingujt e shtruar të rrjedhshëm, që prodhoheshin nga magjia e gishtave të saj i shihte në çdo cep të dhomës.
Mendonte se po të fshinte pluhurin e kolltukut, andej do të rridhnin tinguj, se po të ngrinte dorën në ajër do të prekte tinguj. - Mrekulli, - mendoi. Dhomë magjike. Diku kishte dëgjuar se një mur i tillë ekzistonte. Kush kalon pranë një muri të gjelbër, me habi ndjen se po dëgjon muzikë, që ndërthuret bukur me hapat e tij. Çdo lëvizje shkakton një tingull. Mahnitja mbretëron tek ky mur. Një lumturi kishte hapur krahët dhe e shtrëngonte në gji. Shpirti po i bënte plazh në këtë mjedis melodie. Ashtu si pas një pune të rëndë rraskapitëse, ku trupi të dehet nga lodhja dhe gjumi të vjen i ëmbël trallitës, pa ëndrra, ishte nën këta tinguj. Kishte ndjesinë se diçka po i ndodhte në gjoks. Diçka fluturake që po merrte krahë dhe rritej nga çasti në çast. Gjithmonë i kishte pëlqyer muzika , por asnjëherë si tani.
Aroma e tingujve në dhomë e kishte trullosur, dhe përveç qenies së ngjitur vajzë - piano, asgjë s’i hynte në sy. Po e kaplonte një ëmbëlsi, mirësi për gjithçka. Në gjoks po i rritej një hapësirë deri në pafundësi. Nuk dinte se kujt ia detyronte këto dridhje të njëpasnjëshme ndjenjash. Melodisë apo kësaj vajze, apo ndoshta të dyjave. Ishte një gërshetim i papërsërithsëm.
Është e bukur... , - gati sa s’thirri me zë.
Si një rrufe i ra në kokë ky mendim. Kjo muzikë e madhërishme kishte aftësinë ta robëronte. Dinte se njerëzit e artit në përgjithësi janë shumë të ndjeshëm dhe udhëhiqen nga ndjenja në jetë. Në krye kryeson fisi i muzikantëve. Të arrish përkryerjen në artin e të luajturit në piano duhet që tingujt të hyjnë thellë në shpirt.
Vrapi i duarve mori fund dhe tingujt e përhapur mbetën pezull. Sikur të kishte ngrënë apo të kishte shijuar diçka shumë të shijshme nga trallisja, s’mblidhte dot veten. Duart e hapura, trupi si pak i fundosur në butësinë e kolltukut dhe sytë që kishin humbur shprehje e vërtetonin këtë, një vëllim i madh mendimesh nuk gjente rrugën për të dalë. Donte të fliste, por pa sukses. Ishte një entuziazëm në shpirt që e ndalonte, duke paralajmëruar turbull se çdo hapje buzësh do ta prishte këtë mrekulli.
Ajo u ngrit dhe lëvizjet e prera sikur e zgjuan Arianin.
- Më pëlqen muzika, por me kalimin e kohës u kufizova vetëm duke dëgjuar muzikë klasike. Kam dëshirë shumë të luaj në piano dhe do të më vinte mirë të ma mësoje edhe, sepse kam sedër, dhe e mësoj, kur ma mëson një vajzë si ty.
Në sy asaj i çelën petale gëzimi. Lëkura gati - gati iu bë e tejdukshme.
Sytë e magnetizuar të Arianit sikur po e hipnotizonin dalëngadalë atë.
Të besonte ose më shumë të përmendej se mos ndodhej në një nga ëndrrat e shumta të mesnatës, ai hapi dritaren. Ndërkohë kishte ardhur nata dhe dritat rrëzëllenin. Ajri i freskët me një vel gëzimi i ledhatoi fytyrën dhe e shtyu ta pyeste për emrin.
- Si të quajnë?
- Eva , - u përgjigj.
Ariani dëgjonte turbull fjalët e saj të rrokulliseshin si shkëmbinj nëpër dhomë, duke tundur heshtjen nga themelet. Diçka e padukshme e digjte. Njëlloj si ai që shpëton shokët nga zjarri dhe tani i djeg shpirti për vete.
Me duar të futura thellë në xhepa dhe me buzë gjak të kuqe, pak të hapura, ku zbardhnin dhëmbët e rregullt, ajo vështronte Arianin ose diku jashtë dritares. Qetësi. Si në një balet pa lëvizje, nën melodinë e mendimeve:

Më pëlqen të shikoj portokalle,
T’jua heq me zemërim xhelozinë,
Pastaj asaj zemre të përgjakur vajze,
Me ëndje t’i flas për dashurinë.

Ja që kështu është, gjithçka e bukur dhe e lumtur s’jeton gjatë. Çdo situatë e veprim ka nisje, zhvillim dhe fund. Ligjet e natyrës janë mizore. Do të ishte e pamundur të kishte zhvillim të përjetshëm vetëm për një person apo grup njerëzish. Është vdekja në mes, nën maskën e zhvillimit fshihet vazhdimësia e një pune kolosale, nënshkruar nga grupe të ndryshme njerëzish në breza të ndryshëm.
Ishte lidhur në këtë dhomë nga litarët e tingujve, qetësia freskuese dhe nga ajo figurë që s’e kishte ndeshur kurrë më parë. Sikur të ecte me këmbët e dikujt tjetër duke parë veten me sytë e saj, trupi i ngjau krejtësisht i huaj. Pjesën më të madhe të vetvetes po e linte të shpërndarë në eter tek kjo dhomë, duke marrë vetëm një grumbull kockash që mezi bindeshin. Më në fund ky ëndërrim simetrik u prish.
- Kalova një mbasdite me të vertetë të bukur, - tha Ariani, - do të shihemi.
Eva buzëqeshi, si e zënë në faj, dhe sikur të kishte ftohtë futi më thellë duart në xhepa.
- Mirupafshim, - përshëndeti ngadalë, gjithë ngrohtësi, duke përshëndetur me dorë.
Me gjendje shpirtërore të dyzuar hapi derën. Gëzimi ishte mpleksuar dhe lidhur ngushtë me hidhërimin. Psherëtinte pa kuptuar, kur i kishte sytë me dritë. Kaloi korridorin kështu, kur një e qeshur e ca vajzave të bukura bllokoi derën e Akademisë. Ato hynë dhe mëse të shkujdesura humbën në thellësi. Nisi të vraponte lehtë dhe zhurmën e kalimtarëve e shtypte me mendimet e tij. Rrugës nuk kishte zbuluar ndonjëherë kaq bukuri sa sot. Degët e pishave që zgjateshin mbi asfalt shndrisnin nga dritat. Hëna e plotë, më e mirë se asnjëherë, dhuronte dritë të artë me bujari. Fletët e pemëve dukeshin se kishin një gëzim të pashprehur. Nuk ishte i aftë të përcaktonte se ku ndodhej. Ngado kundërmonte erë e mirë. Ishte në një ëndërr me sy hapur. Ishte i zgjuar me sy të mbyllur. Nuk ishte në tokë, por as në qiell. Mekanikisht bënte ç’i thoshnin, por shpirti i fluturonte tjetërkund. Herë sekondat i dukeshin orë dhe herë orët sekonda. Kapërthente duart dhe mbyste një mendim. Ishte në mbretërinë e përrallës.
Nuk arrinte të ndante vegimin nga realiteti, kur dalloi pëlhurën e rrezeve të hënës, që ndriçonte amfiteatrin.
Një ushtri e panumërt e ulur sipas hierarkisë, e përbërë prej gjykatësve, regjisorëve, aktorëve, infermierëve, shkencëtarëve, berberëve, rrobaqepësve dhe studentëve të ndryshëm, ishte ulur në shkallët e amfiteatrit, ndërsa në qendër ishte Mjeku, që mbante një fjalim dhe që ishte njëkohësisht edhe regjisor.
Ai rrezatonte urtësi.
Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi, pak më larg qendrës ishin edhe aktorë edhe infermierë. Ata ishin si një familje e madhe që, në tërësi të përbashkët, formonin një qelizë të vetme të shëndetshme, ku mbizotëronte urdhëri. Kishin mundur të zbulonin kodin e zhvillimit gjenetik të njeriut dhe kjo i lejonte të kontrollonin evolucionin e tij. Ata themeluan kanunin dhe patriakatin dhe krijuan statusin e familjes.
Mjeku ishte një fëmijë i braktisur i familjarizuar me rrezikun. Por, pasi rreziku kalon natyra egocentrike e njeriut, bën që të lindi egoizmi, individualizmi, ndjenja prej narcisi, e cila e shoqëruar prej një pushteti absolut, ka pasoja të diskutueshme.
Që të gjesh të drejtën duhet të gabosh, por çështja pas kësaj shtrohet se a duhet themeluar institucioni i së Drejtës.
Populli i ishte përkushtuar me shpirt Mjekut, vullneti i të cilit theu gjithë botën dhe shkaktoi gjithë ato ndryshime.
Periudhat e vështira kalohen nëpërmjet diktaturave dhe zhvillimit të traditës. Ata ngrinin në pushtet individë duke i bekuar në pushtimin e botës, ndërkohë që dihet që varfëria të fisnikëron, të gjithë në unanimitet votuan për fundosjen e kohës në hapësirat e së shkuarës, ku njeriut do t’i zhdukej çdo mundësi për të gjetur vetveten, në mënyrë të tillë që ai të dashuronte lirinë, duke i ngritur himn asaj.
Në kushtet e kësaj shoqërie primitive, njeriu është i prapambetur e kupton më mirë të drejtën, dhe ka naivitet dhe sinqeritet.
Mjeku, Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi, duke iu përmbajtur si model funksionit të trupit të njeriut dhe imitimit të lëvizjes së tokës në hapësirë, shpikën diskun fluturues, i cili i lejonte që të eksploronin planete të tjerë.
Atëherë Mjeku tha: “Le të fryjë era e racës njerëzore, trajektorja e së cilës, pasi të ketë arritur kulmin, do të jetë në rënie të lirë, këtu njeriu do të jetë i zhvilluar, por megjithëse i veshur me rroba të shtrenjta do të skllavërohet prej vetë idesë së shtimit të pasurisë, dhe vetëm nëqoftëse nuk na japin status do t’u hapim një gjyq pa avokat”.
Njeriu harron si të mirën ashtu dhe të keqen dhe vështron përpara. Kur është i pushtuar prej të mirës, duke vështruar drejt së ardhmes e harron atë dhe dashuron të keqen dhe anasjelltas. Veprimi qoftë i mirë apo i keq, justifikon ekzistencën dhe kështu mban hapur portat e së ardhmes.
Ne do t’i ngarkojmë me energji pozitive individët, për të udhëhequr shoqërinë njerëzore drejt suksesit.
Për të shpëtuar shoqërinë prej ligjit të xhunglës, ku individit i mungon pika e referimit, do të shpikim vdekjen. Nëpërmjet, institucioneve të vejushave dhe virgjëreshave ata themeluan kombet, të cilat më vonë krijuan shtete, që themeluan pronën private dhe shpikën luftën, e cila bëhej për përhapjen e zakoneve, kulturës dhe qytetërimit.
Ariani ishte në rënie të lirë. Nuk e kuptonte që po binte, ndaj dhe nuk kishte frikë. Nuk e kuptonte as ku ndodhej, ndiente vazhdimisht rënien, derisa u përplas, por nuk u vra.
Diçka kundërveproi në thellësi tek ai. Kishte varur buzët si një pikturë në ngjyrat e së cilës lexohej ngjyra e trishtimit. Vështroi rrotull dhe pa se gjithçka ishte bosh. Një heshtje si para mynxyrave të mëdha e trazuar me një parandjenjë të keqe e rrethoi, si pa të keq. Ndjeu thonjtë e heshtjes t’i depertonin thellë në shpirt. U tkurr instiktivisht dhe mendimet e shpërndara në skaj të trurit, ngrinë, u këputën tok për t’u ndërlikur në qendër. Një mosbesim i errët e mbështolli me çarçafë të tejdukshëm. Gjithë ajo masë lënde e ngrohtë e paformuar, që kishte mbetur pezull po skalitej mizorisht nga një dorë e huaj e padukshme. Si ajo egërsira e dëshpëruar me sy të verbuar prej rrëmbimit të këlyshëve, që vajton me vuajtje fundin e vet, vuri re një heshtje prej gjëmbi shterpë. Një ulërimë e plagosur si e qeshur buçitëse i buroi nga shpirti i vrarë, duke shkundur njëherë e përgjithmonë atë qetësi vdekjeprurëse që flinte aty.
Nëpër tëmtha ndiente t’i rrihnin fuqishëm dhe ritmikisht valse dhe marshe të nxituara, pa pikën e bukurisë të një orkestre të çakorduar. Një zë ngushëllues i pëshpëriste fshehtas në vesh:
- Ajo ishte vegim i ëmbël, një masë drithëruese, pjellë e yjeve të paaritshëm, vjedhur prej horizontesh misteriozë, që rastësisht pikoi mes errësirës së natës, ngjizur prej fijesh të kulluara shpirtërore që kishte marrë jetë me magji, në formën e shkrirë të trupit njerëzor, për t’u ngurtësuar përsëri në hapësirën e panjohur.
S’kaloi shumë dhe pa se ishte shpirti i vrarë, që pëshpëriste: “ Jam unë ai që ka zbritur në tokë, ”- tha me vete.
Tabloja e Mazaçios “Të përzënët nga Parajsa“ iu shfaq me fuqinë e sekondës në tru.
Në këtë moment pranvera ishte një kundërshti e dhimbshme. Se nga i rridhte një ulërimë që e trondiste, e kishte diku të fshehur, i dukej se kishte lidhur kontratë me të. Kjo pranverë i shtriu kthetrat thellë tek ai. Më kot lodhej me filozofime për të ditur se kush e kishte fajin.
S’i mbetej gjë tjetër veçse të shkaraviste një pikëpyetje të madhe. Pranvera do të kalonte dhe vera, vjeshta me gjethet e verdha të shtruara kudo, shiu, bora, akulli i dimrit do të binte mbi të.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  Empty
MesazhTitulli: Re: UDHETIMI DREJT VETVETES NGA ARDIAN DEDI    UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  EmptyTue Nov 11, 2014 1:07 pm

Liria ose Kohët Moderne


Laboratori

Qyteti ngrihej mbi faqen e malit. Mbi shtëpitë e gurta dhe kalldrëmet e qendisura bukur po me gurë, mbretëronte diktatura, dhe Perandori, që e mbante në këmbë gjithë këtë strukturë, thuhej se ishte në grahmat e vdekjes. Gjithë qyteti u thirr në një miting të madh te sheshi para muzeumit, ku djali i Perandorit i ftoi gjithë qytetarët t’i ngrinin një piramidë poshtë në fushë për
hir të kultit të babait të tij.
Në miting morën pjesë edhe disa grupe njerëzish, të cilët njiheshin nga veshja që nuk ishin vendas, por përpiqeshin me shumë mund për të mësuar gjuhën, dhe që morën përsipër ngritjen e piramidës.
Ndërkohë njerëzit në qytet jetonin pa mundur të zhvillonin aftësitë e tyre. Në ato vende ku urrejtja kundër diktaturës shkon në skaj, pikërisht aty përvetësohen në mënyrë të shkëlqyer me anë të terrorit psikologjik, çlirimit të instikteve nga njëra anë dhe shtypjes së instikteve nga ana tjetër, hakmarrja, urrejtja dhe etja për revansh, të cilat skaliten në karakter.
Sunduesit ishin pa botë shpirtërore dhe i kishin zhdukur të gjitha mundësitë dhe kontaktet me shoqërinë edhe kjo kishte sjellë shkatërrimin e energjive.
Ky qytet, i lindur shekuj më parë si fshat, ishte një masë e konsoliduar, ku shoqëria fabrikonte individin. Në rini u formohej personaliteti, më vonë martoheshin, derisa u vinte koha e ndërgjegjësimit.
Në miting shikoje plot fytyra idiote dhe imitim në mënyrë qesharake prej tyre të gjesteve të Perandorit.
Kulti në familje dhe ëndrra për një kult të tyre, bënte që, kur i krahasoje këto fytyra me të bukurën e pafajësinë, e cila është nën pushtet dhe që kujton se jeta është kështu dhe s’ka se si të jetë ndryshe e merr atë pa komplekse, dhe me thjeshtësi, ndërkohë që zhdukja e ideve sjell zhdukjen e së ardhmes. Institucionet kulturore mbroheshin prej mediokërve, të cilët gënjenin vetveten, kur njëkohësisht dihet që ata janë gjahtarë të pushtetit. Dritëshkurtër, cinikë, gjysmëidealistë dhe moralistë ata zotëroheshin prej kënaqësisë së pronësisë dhe shpeshherë gostitnin vetveten me fondet publike. Atëherë kur vetë individët, shesin interesat e kombit për atë personal, ka rënë ora tragjike për atë komb, ka rënë ora e krizës, e cila shfaqet pas zhgënjimeve të mëdha dhe në krizë të gjithë i kapërcejmë kufijtë e vetvetes.
Në përfundim të mitingut u fol se një kohë e re po trokiste për qytetin, gjë që u duartrokit me entuziazëm prej njerëzve të huaj, të cilët hodhën idenë e re: Nxjerrjen e statujave të mermerit nga muzeumi dhe vendosjen e tyre në natyrë, ku ata zotoheshin se do të ngrinin një shëtitore bashkëkohore, ku veç piramidës do të ndërtonin banka, spitale, farmaci, akademi shkencash, gjykatën, teatrin e qytetit, policinë, katedralen, universitetin, burgun në periferi, shtëpinë publike.
Shpeshherë njeriu për hir të interesit, por edhe i shtyrë nga kurioziteti, kryen seks me para.

Një nga pleqtë më të vjetër të qytetit, kur dëgjoi gjithë këto premtime, tha se ishte shfaqur kali i drunjtë modern, sepse gjithë ky zhvillim do të sjellë paranë dhe paraja sjell luftën, dhe se qyteti së shpejti do të përjetonte një dramë.
Nga nevoja shumë të rinj të qytetit vendosën të lënë familjen dhe të punësohen poshtë në fushë, ku disa prej tyre vendosën edhe të martoheshin.
Një qytetërim projektohet gjithmonë prej elitave dhe ndërtohet gjithmonë prej të ardhurve.
Kur nuk e njeh vetveten dhe iu bindesh instikteve jeton si në ëndërr. Ndërkohë ndërgjegjja punon intensivisht pa u kuptuar  dhe kështu arrin me lehtësi gjëra të paarritshme. Tashmë qyteti sipër ishte braktisur plotësisht prej të rinjve, atje kishin mbetur vetëm të moshurarit.
Nën një mbasdite, ku rrezet e perënduara të diellit lëshonin nëpërmjet reve një ngjyrë bezhë të ëmbël dhe flladi i butë, që frynte, dukej sikur i njomte, duke theksuar akoma më shumë ngjyrën, rrugët e shtruara me mermer, poshtë ndërtesave hijerënda prej xhami dhe betoni, shatërvanet, piramida, parqet, statujat, krijonin një përkryerje estetike, ndërthurur këto me njeriun e veshur bukur, hijshëm, harmonia e të cilit në këtë ambient luksi bënte që të shpërthenin ndjenja fisnike, që ta mbushnin zemrën me krenari…
U bë dhe inagurimi i të gjitha veprave të bulevardit në pjesën e poshtme të qytetit.
Nuk u mor vesh se u shpall ndonjë dekret, qoftë dhe i fshehtë ky, u organizua ndonjë puç, por që të gjitha institucionet u zaptuan prej aktorëve, të cilët me vullnet e shkrinë teatrin.
Gjithë arkitektët më të zotë projektuan fjalën e fundit të shkencës në këto ndërtesa. Këto ide të arkitekturës, tashmë të materializuara konkretisht, do të ndikojnë në formimin e karakterit të brezave njerëzorë që do të vinë.
Ndërkaq qyteti po përjetonte një bum ekonomik, ishte ndërtuar shteti ligjor, kishte jetë sociale, çmimet ishin të ulëta dhe fuqia blerëse e popullit vinte në rritje.
Individët kishin përqafuar kulturën demokratike që i kish bazat themelore te toleranca. Ky ishte dhe kulmi i zhvillimit.
Qytetërimi këtu kishte nisur me rininë dhe gratë, por qytetërimi i ndryshon ata.  Liria e përfshin gabimin, dhe që të luftosh për një ide duhet të jesh i përgatitur.

*    *    *
Duke ecur në maksimumin e mundshëm të shpejtësisë një autoambulancë hyri në maternitet. Nuk u pa mirë kush foli, por nga turma erdhi një zë: “Ç’është jeta?!”
Pas një pauze jo të gjatë u përgjigj po vetë: “Një udhëtim nga materniteti në varreza. Pas maternitetit luan me shokët në park, pastaj futesh në universitet, shkon për të psonisur në supermarket, martohesh në bashki, merr shtëpi anës bulevardit, pastaj të përcjellin miqtë dhe fëmijët në varreza, të cilat përbëjnë skajin e fundit të kësaj rruge të drejtë”.
Arkeologu dëgjoi shkarazi gjithë këtë monolog, tek po vazhdonte rrugën për në shtëpi, i lodhur nga puna e ditës. Ndjeu një çikë vështirësi në frymëmarrje, tek po ngjiste maloren e shtëpisë, kur te parmaku i shtëpisë përballë, u kryqëzuan dy gjitonet përkarshi.
      -   Ç’bën?- e pyeti njëra.
- Jetojmë , - u përgjigj tjetra me sinqeritet natyral dhe qese plastike nëpër duar, pasi kishte psonisur.
Hapi derën e shtëpisë  dhe u shtri menjëherë për gjumë, pasi nuk kishte uri.
Duke vështruar çatitë e qytetit, prej krevatit ku ishte shtrirë, në atë natë të ftohtë dimri me hënë, dalloi një Iluzion Elektrik të fuqishëm, që mbushi dhomën.
Nuk kaloi shumë dhe njëlloj sikur të ishte plagosur rëndë, dëgjoi një orator të plotëfuqishëm me zë kumbues gjithë jehonë shpresëdhënëse dhe gjithë autoritet. Ishte trajta e frymës së shenjtë të Zotit: “Ti do të jesh Profet i Njerëzimit. Do të të injektoj vuajtjen si armën më të mirë për të njohur njerëzit dhe shoqërinë. Njëlloj siç nxjerr statujat nga nëntoka ashtu do të zbulosh Vlerat e së Vërtetës dhe së Drejtës”.

*
Papritmas  ia nisi një rrebesh i egër breshëri. Presioni që bënte në xhama, ndërsa ishte i shtrirë në pozicionin e një të vdekuri, e bëri ta çonte mendjen tek ta. Gjithë tmerr mendoi sesi ky breshër depërtonte në formën e shiut nën baltë, hynte në arkivol, derisa prekte rrobat dhe trupin e ftohur përgjithmonë.
O tmerr! Qoftë ditë, a qoftë natë s’e duronte dot shiun, breshërin, borën në varreza.
U drodh i tronditur, ndërkohë që hamullima qensh mbushnin zbrazëtirën, dalloi dritën e vdekur mbi sixhade, dëborën që zbardhte jashtë dhe erën që frynte si e marrë. Doli në dritare dhe dalloi dëborën si përkrenare, që zbardhte mbi statujat e udhëheqësve dhe artistëve të vdekur, ndërsa nëpër rrugë dhe parqe kishte shkrirë.
Mbulesa e bukur dhe e ngrohtë me të cilën u mbulua e ndolli, duke e mbështjellë më në fund në një gjumë të thellë e të rëndë.



*  *
Thashë në shtëpi se do martohem me Shpresën. Nuk thanë asgjë. U mblodh fisi, shtruam darkën pa asnjë koment rreth ngjarjes. Ndihesha i sëmurë fizikisht e shpirtërisht.
-Do të jetë nga dhëmballa, – tha vajza e xhaxhait.
Darka vazhdoi e qetë dhe të nesërmen ata u nisën për në qytetin e poshtëm. Andej do të ktheheshin me nuse. Shpresa s’dinte gjë për mendimet e planet e mia. Ata erdhën. Kishin kaluar mirë, por  nuse s’prunë, megjithatë mendoja se do të vinte dhe emocionohesha duke pritur natën e parë të martesës. Por ajo s’erdhi, askush s’tha gjë për të,  e prisja të vinte, kisha një ngurim të pazgjidhur se mos isha  pak shpejt për martesë, dhe duke qenë dhe pak i sëmurë më  zuri gjumi, me njëfarë lloj peng-pritjeje.
Të nesërmen vajta për të vizituar dhëmbët, dentisti u tmerrua nga sëmundja e dhëmbit, por e mblodhi veten shpejt. Më vendosi ca penj dhe që të dy u qetësuam disi. Tani që mori fund disi puna e sëmundjes, prapë ngela në mëdyshje nëse ishte vërtetë punë me mend martesa në këtë moshë. Ajo s’kishte ardhur ende dhe njerëzit ishin shpërndarë.

*  *   *
Kjo ëndërr e mbajti Arkeologun gjithë natën deri sa zbardhi mëngjesi, nën tension. Kur u ngrit në mëngjes e ndiente veten disi të sëmurë vërtet dhe vendosi të mos shkonte në punë atë ditë, por të shqyrtonte raportin e ri me realitetin, shoqërinë si dhe të mbaronte një studim autodidakt, që e kishte nisur prej kohësh. Mes katër mureve të dhomës iu qartësuan shumë ngjarje, ndaj mori bllokun e shënimeve:
Një njeri sado i kulturuar që të jetë aty, ku i rrezikohet jeta, vendos për të ardhmen në bazë të instikteve. Duhet një tërheqje nga jeta, për të takuar të drejtën që instiktet të lëmohen dhe të kthehen në arsye. Kjo është platforma e gjakftohtësisë.
Heroi në kohën e sotme rri në kafene i mërzitur me realitetin shoqëror dhe kohën. Ai ua ka lënë stafetën  fëmijëve, të cilët luftojnë pa kompromis për të drejtën, gjithashtu edhe aktorët nëpër filma luftojnë për të drejtën, pavarësisht se në jetën e përditshme mund të mos jenë të tillë.
Ndërkohë që jeta është e shkurtër njeriu duhet të zgjedhë ndërmjet barazisë, nderit, familjes dhe individualizmit, egoizmit, seksit, demagogjisë. Për një individ këtë e përcakton opinioni, ndërsa për shoqërinë ekziston peshorja e drejtësisë, ku etaloni i së drejtës, barazisë, nderit janë gurët e peshës, ndërsa pasuria, seksi, demagogjia janë malli që shitet. Turma, e cila përbën opinionin, ku përmblidhen gjithë veset, gjithë dështimet, ku individët përfaqësojnë gjithë mllefin e shoqërisë, përbën edhe gjykatësin për individin. Opinioni përbëhet prej njerëzish që gënjejnë dhe s’njohin veten. Sikur çdo njeri të merrej me gjykimin e vetvetes dhe jo me gjykimin e të tjerëve, opinioni nuk do të ekzistonte, nga kjo del se opinioni s’është gjë tjetër veçse rrafshim individualitetesh. Nga kjo del se Peshorja e Drejtësisë është në funksion të ligjit të xhunglës.
Alfabeti nuk është gjë tjetër veçse një grumbull shenjash që kanë fituar me kohë shprehjen e një simboli. Për shëmbull, fjala greke “Proi” që do të thotë mëngjes, mundohet të shprehë me anë të shenjave se në mëngjes janë pro isë, pra pro seksit, ku “i” shkërben organin mashkullor, ndërsa pika mbi të spermën.

Kur një shoqëri moderne rend përpara me hapa gjigandë zhvillimi dhe nuk njeh të Drejtën, është e destinuar të dështojë.
Gjithçka që ndodh në shoqërinë njerëzore, ndodh përpara pemëve, këtyre përfaqësuesve të natyrës që rikryejnë ciklin e tyre çdo pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër. Ato janë dëshmitare të shumë fakteve rrënqethëse në jetën e njerëzve, të cilat shpesh herë gjymtohen për të përmbushur tekat e njeriut, por edhe për ta shoqëruar atë në banesën e fundit.
Nënshtrimi, ndaj një sundimi të një karakteri autoritar, që predikon demagogjinë përmes maskës të së Mirës, duke patur luftën si as rezervë, dëshmon për dobësinë e vetvetes dhe kjo si rezultat i mungesës së një ideali udhëheqës dhe mungesës së pavarësisë. Çdo komb ka plot individë që, në sajë të interesit personal, me një elegancë të ftohtë derdhin prej zërit të tyre vetëm helm duke u hequr kështu si shpëtimtarë.
Megjithëse zhvillimi ka arritur kulmin në të gjitha fushat, fatkeqësisht njeriu ka mbetur akoma në kurthin e instiktit, nuk e gëzon dot arsyen.


Në pamje të parë duket se historia e evolucionit është e udhëhequr prej instiktit. Po nuk është kështu. Brezat njerëzorë të udhëhequr prej interesit në kohëra të ndryshme, në mënyrë të pavetëdijshme, janë bërë mbartës të idealit, arsyes.
Dhe kështu është siguruar stafeta.
Nevoja e një lufte të ngutshme sjell në sipërfaqe individë me fëmijëri të deformuar, tipa të egër, që zilepsen shpejt të rritur në rrugë, të ushqyer me mbeturina, që u pëlqen të rrahin.
Lindja e individualizmit dhe  egoizmit në adoleshencë, të pëlqyerit e vetes dhe bekimi prej shoqërisë, mosnjohja e vetvetes dhe idetë e mësuara në mënyrë gjysmake, kënaqësia e ndjerë,  kur arrin të nënshtrosh shoqërinë ndaj vullnetit tënd, kështu nis korruptimi i vetvetes dhe skalitja në karakter e tipareve të fituara, të mbuluara prej një harmonie shqisash të renditura që shprehin një përsosmëri, mirësi, bukuri të gënjeshtërt, sjellin një verbëri të plotë me pasoja të pakthyeshme. Kështu me shërbime e prapaskena ngjit shkallët e pushtetit, duke varrosur mijëra veta, nëpërmjet instikteve të egra.
Ky kamuflim i së keqes, pra kjo urrejtje, ky cinizëm dhe mendjemadhësi ndaj njeriut, të shoqëruara me fuqi dhe  bukuri tiparesh sjell lindjen e dështakut, i cili, pasi ka nënshtruar zërin e brendshëm, për hir të pushtetit dhe ka arritur ta mbjellë me anë të forcës, demagogjisë, diktaturës dhe lirisë së tepëruar, duke paraqitur si nevojë të brendshme në shoqërinë njerëzore, ka konsoliduar kështu pushtetin e tij të pafundmë, duke folur përditë për demokraci, barazi, punë, familje, ndërkohë që kërkon pushtet të përjetshëm.
I tronditur prej frikës së një vdekje të tmerrshme të hedhur në telajon e një kotësie të pafund, shpesh herë tejkalon vetveten, duke bërë të lindi një realitet i ri iracional.
Studimi i ligjeve të natyrës deri në hollësi, e shtynin të admironte tigrin, një kafshë të fuqishme të bukur dhe dinake.  
Frika është dobësia para diçkaje, por frika e tepruar bën që të humbasësh mendjen dhe kur ke në dorë frenat e pushtetit pa e kuptuar për të shpëtuar kokën shndërrohesh në diktator. Është pikërisht kjo frikë, që sjell përmbysjen e epokave dhe bën të fryjë era e demokracisë së vërtetë.
E ardhmja nuk mund të ndrydhet për një kohë të gjatë, ajo shpërthen duke përçmuar frikën. Kur nuk i njohim mirë ngjarjet, domethënë të shkuarën e të tashmen dhe nuk kemi një mendim të ri, i cili nuk e njeh frikën për të ardhmen, atëherë forca e së vjetrës ka për të të shkatërruar. Por kur i bindesh zërit të vetvetes atëherë ka për t’u shkatërruar forca e zilisë, dinakërisë, poshtërrimit e përbuzjes.
Një paqe e gjatë mbi botë i jep njeriut një liri të tepruar që arrin në absurd. Droga, prostitucioni, seksi, propaganda e shfrenuar, krimi në një kohë që e pëson gjithmonë i pafajshmi, ka për të sjellë zhdukjen e së Mirës.
Që nga kohërat që s’mbahen mend dhe deri më tani vetëm diçka njihet: Zhdukja e të pafajshmit,...
Por deri kur kështu? Ndoshta deri atëherë kur ajo të zhduket përfundimisht, duke marrë me vete në gropën që i kanë bërë gati edhe varrmihësin: të keqen.
Është pikërisht ky sulm i vazhdueshëm që përgatit varrin e vetes. Njeriu i thjeshtë dhe i mesëm, patjetër që është në kërkim të së Mirës, por nuk e njeh më atë, sepse nga plagët e shumta, që ka marrë, ajo është kthyer në karrikaturë, dhe kur, kujton se e zotëron ose e arrin, në të vërtetë nuk zotëron veç zërin e brendshëm të tjetërsuar në një mashtrues të plotë. Ky është mashtrimi i asaj ç’ka është skalitur natyra te njeriu, që në kushtet e një arti komercial fabrikon njerëz me karakter të ulët.
Nëse heroi është i verbër, atëherë e verbër është dhe femra që e dashuron dhe të gjithë në përgjithësi.

Në këtë moment tepër kritik edhe vetë rënia bie në boshllëk vdekjeprurës prej verbërisë së plotë, dhe pa frikë mund të përdorësh shprehjen : “E mori ferra uratën!”
Nëse punon përditë plot pasion atëherë puna s’mbaron kurrë, dhe kjo përbën dritëshkurtësi. Nëse vëzhgon dhe s’ke kapacitetin e njohjes zilepsesh.
Lufta bëhet për një femër apo për kujtesë. Nëse bëhet gjithçka për një femër , atëherë për hir të saj i tradhton të gjithë. Kur e kupton femra, ajo të vë në lojë.
Megjithatë ekziston femra e jetës, të cilën nuk mund ta kalosh lehtë. Nëse fatin e  së ardhmes e vendos momenti, atëherë gjithçka shkon ters. Në këtë moment te rrudhat e kujtesës ravijëzohet e skalitur perspektiva  e së ardhmes. Buzëqeshja e vajzës që dashuron, ndez flakë ëndrrat. Dhëmbët e bardhë  rrëzëllejnë  dritë të qeshur ku përthyen kursyer me finesë rrezet e diellit dhe gjithë bota eklipsohet.
Njeriu për të kuptuar të ardhmen studion të shkuarën dhe të tashmen, dhe mbështetet te njohuria e mijëvjeçarëve.
Dikur para patriarkatit ka ekzistuar  matriarkati. Forca, dhuna  kanë të bëjnë me instiktin, të cilat zhvillohen me intrigë. Strategjia e terrorit lind vrasjen. Vdekja, dhuna të jep forcë, që kthehet në drejtësi. Po nëse armiku vjen gjithmonë duke u sofistikuar? Mund të rrëzohesh dhe gjatë rrëzimit të ringrihesh. Para kapitullimit duhet zgjedhur lufta, si formë  e dashurisë për jetën.
Nëse del nga zjarri i luftës, ku dhe përballesh me vdekjen të mprihen shqisat në maksimum, sakrifikon në emër të jetës dhe zhvillon aftësinë  e perceptimit në thellësi.
Që të arrihet suksesi duhet veprim në unitet.  Gjithmonë do të ketë kriza dhe njerëz në udhëkryq, të cilët do të duan të shpëtojnë kokën  prej fatit. Kush kërkon që, pa kushte të shpëtojë kokën, do ta humbasë dhe gjithçka do të dalë jashtë kontrollit.
Njëkohësisht, dikush do ta pësojë. Kjo është sfida e shqetësimit për jetën, bashkëjetesës me vdekjen.
Punët e mira bëhen avash - avash. Veprat madhështore kërkojnë optimizëm, netë pa gjumë. Syri që rri zgjuar në vetminë e netëve ndryshon fatet e njerëzimit. Gjithmonë hakmerret burri, i cili zotëron logjikën, njeh artin e luftës, e ngre armikun në piedestal dhe pret  çastin dhe momentin e duhur për ta rrëzuar.
Nëse pas një sulmi frontal, total nuk njeh tërheqjen, atëherë do të rikonstruktosh monotoninë dhe jeta e humbet kuptimin. Hakmarrja s’është heroizëm. Kthimi mbrapa  është rrugë qorre.
Nëse del në skenë  dhuna, kjo bëhet për hir të luftës për ekzistencë.  Përpara këtij udhëkryqi shpallet  Kriza e Identitetit.
Ulërima e gjakut është vetëtima verbuese e dashurisë, një shkundje e përgjithshme, rizgjim ndjenjash me  dëshirën për t’u vërsulur. Tërheqje gravitacionale ndaj një sistemi të qetë tiparesh.
Dashuria dhe urrejtja kanë të bëjnë më shumë me zemrën, gjakun, sesa me logjikën. Kjo është një luftë mes dashurisë dhe logjikës.
Ky është një delir, apo ndoshta pauza e një mendimi të përulur të ndrydhur, që shpreh një vendim rrezatues. A është respekti për të mirën, shpresa një dobësi?
Për të shmangur të keqen, ndërhyhet gjithmonë kur është mirë. Kur ndërhyhet rëndë duhet të kujdesesh për drejtësinë, në mënyrë që ajo të çohet deri në fund. Nëse ndërhyhet rëndë ekziston mundësia e ndërgjegjësimit. Jeta është e dhëmbshur, dhe vdekja  mbetet një moment kyç, tepër serioz.
Kur vdekja është e sigurt,  ajo s’të bën më përshtypje. Kur s’e shmang dot   diçka, duhet ta përballosh. Duhet shmangur interesi, egoja personale. Cili është fati i zi : « Kur plas cipa,  dhe as skuqesh dhe as zverdhesh ! »


*
Qytetërimi nis atëherë, kur idetë duke nënshtruar natyrën, zhvillojnë ambicien, sjellin zhvillim teknologjik dhe formojnë karakterin.
Ndërsa kultura ka lindur nga ambicja për të mbajtur veten më mirë, karakteri duhet kryqëzuar patjetër me ambicjen, që të mos kthehet në stoli. Kthimi i njeriut në skllav ndaj një ideje, s’është gjë tjetër veçse dobësia që ndien përpara saj.

Dobësia që ndjen përpara një femre solli krijimin e shtetit dhe të arkitekturës.
Kur e zhvirgjëron një femër del gjak nga poshtë dhe lot nga lart. Ky është ligji i  mbjelljes së jetës, mbi të cilat hidhen themelet.
Kur pasioni mblidhet një kohë të gjatë, piqet, kthehet në domosdoshmëri dhe plas. Ky pasion ka ngjyrë të kuqe të ndezur, por shija, ndërkaq, është përsosur dhe kërkon  zgjidhje të mençur.
Egërsi e bukur.

Ekziston tradita që kur ndërton një shtëpi derdh gjak në themele, ndoshta për të shmangur një fatkeqësi të mundshme. Eleganca e krimit në familje është vrasje në mënyrë të dalngadaltë. Shpresa,  ndoshta është veshur me bluzë të zezë, ku pëlcasin pika loti që spërkatin bluzën me të bardhë.
Lot të hidhur në bluzën testament.
Femra flet me gjuhën e ngjyrës, që përshtat me veshje. Ngjyra flet për karakterin.  

Atëherë kur struktura e Lirisë eksplorohet deri në thellësi arrihet në konsumimin e boshllëkut, i cili kthehet në kotësi dhe krizë, dhe kemi të bëjmë me inercinë e Lirisë.
Kur individi braktis familjen dhe ka si objekt histerinë e seksit, do të vijë një ditë që do ta urrejë vetë ndjenjën dhe kështu i kthyer në prostitutë, pa dhembshuri për asgjë ideale, i krijohet një maskë morale prej dështaku. Atëherë kur ndërgjegjja të vret dhe bëhet njësh me moralin kemi dhe rënien e maskës.


Këtu arrihet pika kulmore: Mërzia dhe kotësia. Kur gjithçka kthehet në monotoni, kotësi, vrasja kthehet në inspirim.

Zhvillimi sjell oligarkinë e parasë që është në kundërshtim me patriotizmin.  Në ekosistem ekuilibri i natyrës është prishur dhe kjo vë në rrezik evolucionin.

Shumë  prej yllësive, që nuk kanë jetë, janë ndërtuar sipas kafshëve të ndryshme në tokë.  Dihet se një jetë e vrullshme plot shkëlqim, pasi verbon gjithçka, ka një fund tragjik dhe të shpejtë.
Aty ku shumëllojshmëria e specieve përbën variacion surprizë, pikërisht aty lind etaloni i Masës.
Me  fjalën shqipe “Planet” që domethënë tokë, nënkuptojmë edhe planifikimin për të ardhmen.
Fjala shqipe “Natyrë” ka kuptimin “në natë hyra”, pra hyra në errësirë, hyra në :univers”, pra një variacion i fjalës ”Zot”.
Nëse universi vjen duke u zvogëluar hapet hipoteza se para këtij Universi ka ekzistuar një tjetër Univers, i cili është shkatërruar. Nëse Universi vjen vazhdimisht duke u zgjeruar, kjo do të thotë se s’ka ekzistuar më parë.
Në sistemin tonë diellor kemi planetë afër diellit me aktivitet vullkanik, të gaztë me gravitacion dhe stuhi, si dhe të akullt dhe përsëri me stuhi.
Gjithashtu edhe në tokë ka aktivitet gjeologjik që provohet me lëvizjen e kontineteve.
Është krijuar Universi dhe më vonë Sistemi diellor. Sistemi ynë diellor përbëhet prej  një ylli dhe disa planetësh, ndërkohë që në Univers kemi bashkëjetesë komplekse yjesh si Arusha e Madhe dhe Arusha e Vogël.
Materia e  errët është struktura e krijimit të dritës.
Zoti nuk ka nevojë as për oksigjen, as për frymëmarrje,pra ka shumë kohë që jeton dhe është krijuar nga fryma  e tij.

Lëngu spermatozoik që gjendet te mashkulli është si harta e Universit.  Kromozoni ‘Y”- ypsilon që gjendet te mashkulli dhe që është djalë , nuk gjendet te femra.  
Pasioni i diellit për tokën është i verbër.
Toka është binjake e diellit.
Kur lind dielli në mëngjes  gjithçka kthehet në diamant blu. Ndërkohë rrezet e diellit janë të verdha dhe atmosfera e kaltër. Ka dhe njerëz me flokë  të verdhë dhe sy të kaltër.
Përpara se të shfaqet aureola e diellit  agon dita dhe ngjyra është e bardhë.
Kjo është ëndrra që lind të bukurën.
Pastaj horizonti përflaket, lind drita.
Përpara se gruaja të lindë plasin ujërat dhe fëmija lind midis gjakrash.
   
Teknologjia ka të bëjë me shpikje materiale dhe zhvillohet duke shfrytëzuar njeriun në bazë të interesit personal, duke sjellë programe zhvillimi për gjithë zonat e influencës.
Arti zhvillohet nga lufta me vetveten në kushtet e vetmisë dhe nga kontradiktat e personit me shoqërinë lind ideja e së ardhmes, deri te revolucionet.
Mendimi është fizik, skicohet në tru si ide dhe shëndrrohet në materie, nga kontakti nëpërmjet harmonisë së kodit.
Ideja është ligji që pjell  jetën, dhe jeta lind përsëri ëndrrën dhe sjell pritjen. Por një pritje e gjatë është e pakuptimtë dhe arrin në absurditet. Reagimi në grup sjell materializimin e iluzionit të ëndrrës. Njeriu i lashtë nuk do ta kuptonte dot teknologjinë, nga kjo del se teknologjia, arkitektura është materializim i ëndrrës.
Gjithashtu edhe evolucioni që ka ndodhur me ta, që nga shkëputja e peshqve prej detit e deri tek majmuni dhe përfundimi në një mbinjeri të fuqishëm të ndërtuar përsosmërisht, por edhe të bukur, nuk është gjë tjetër veçse domosdoshmëria, ndërsa sa për ekzemplarët e tjerë është liria.
Syri shërben tek njeriu për të dalluar objekte të ndryshme në natyrë.
Toka brenda ka magmë, e cila ka ngjyrë të kuqe ashtu si dhe gjaku i njeriut. Gjithashtu në thellësitë e mëdha të oqeaneve, aty ku nuk arrin drita e diellit ekzistojnë qenie të gjalla që rrezatojnë dritë, gjë që do të thotë se një Ndërgjegje Supreme ka ekzistuar në Univers edhe para krijimit të dritës.
Syri është një kryqëzim midis shpirtit dhe trurit, ku mendimi shprehet me pasion. Thjesht të vëzhguarit ngjall interesin e të kuptuarit dhe ky është sukses. Ky është aksioni statik i së Drejtës. Sytë janë të ëmbël dhe shprehin ekspresivitetin, sigurinë, vetkontrollin, harmoninë. Sytë  janë thjeshtësi që shprehin thellësi mendimi, zgjuarsi, mall, krenari, energji, ëndrra, shpresë dhe lot të ngrohtë margaritarë,në një çehre me hije trishtimi , ku përthyhet rrëzëllimi i dritës.
Këta sy janë një impresion shpërthyes i unitetit ideal të materies.
Si në sytë e kaltër, të hirtë, kafe, jeshilë bebja është e zezë.

Në kushtet e një pranvere të përherëshme jetonin dinosaurët. Ata u zhdukën prej Zotit, gjë kjo  që i parapriu erës së gjitarëve dhe kjo vërtetohet nga epoka e mëvonshme e akullnajave. Në epokën e akullnajave u zhdukën mamuthët dhe mastodonët, të cilët, siç duket, kanë qenë kafshë të ngathta. Supozojmë për një moment se, pas shkrirjes së akullnajave do të riaktivizoheshin dinosaurët, a do të dilte fitimtar njeriu?  Kur lind njeriu është i verbër ndërkohë  që,  sa për të dëgjuar, ai  nis të dëgjojë që në barkun e nënës.
Tërësia e rregullave të ligjeve që krijuan jetën, tregojnë se edhe Dielli është në varësi të kësaj jete dhe rrotullimi i tij  i organizuar në Universe shpreh këtë të vërtetë si shkak madhor.

Brezat  që vijnë janë gjithmonë më të moderuar, ndaj në pikëtakimin e shoqërisë njerëzore me të Drejtën, e cila përbën Vlerë dhe Pasuri duhet bërë edhe modifikimi.
Natyra ka krijuar si të Mirën, ashtu dhe të Keqen, ndërkohë që njeriu e admiron të mirën, ndaj është paradoksale një fitore e së vjetrës mbi të renë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  Empty
MesazhTitulli: Re: UDHETIMI DREJT VETVETES NGA ARDIAN DEDI    UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  EmptyTue Nov 11, 2014 1:12 pm


*
Arkeologu herë pas here binte në depresion, harronte të shkuarën, vetveten dhe në të tashmen i zhytur në hapësirat e mohimit të përgjithshëm, gjente besim të palëkundur tek Zoti, i cili i jepte edhe forcë për të shkruar, sepse ai që ka në një front pune arsyen me ndjenjën dhe njeh vetveten është i huaj për shoqërinë. Fitoi vetveten, por humbi gjithçka.


*
Aty nga ora gjashtë e mbasdites errësira mikpritëse me draprin e hënës në sfond përzihej me blunë dhe formonte një ëmbëlsi, që vihej në pah nga dritat artificiale.
Arkeologu e ndjeu veten të lodhur, ndaj e mbajti frymën poshtë, për tek shtëpia e Shpresës.
Dashuria e saj i kishte ndryshuar jetën dhe karakterin dhe kjo në bazë të pushtetit të së bukurës dhe rrezatimit të fuqisë së moshës së re. Ai kishte flijuar shumë nga vetja për këtë dashuri. Jeta ecën përpara me sfidat e saj, të cilat ata kishin menduar t’i përballonin së bashku, duke ruajtur respekt reciprok.
Shtëpia e Shpresës ishte një vilë në periferi, akoma në ndërtim, madje edhe tani mund të gjeje punëtorë në skelat e saj. Ajo ishte e bukur, e donte jetën dhe e kalonte kohën duke dëgjuar muzikë klasike të zgjedhur, gatuante gjellë të shijshme, vishej bukur dhe me shije, lahej përditë, ecte me vrap në kopshtin me pemë të larta, kishte një aparat fotografik të mirë, dhe kishte ambicjen e hapjes së një ekspozite fotografike.
Po kur iu afrua vilës ndjeu një hidhërim në shpirt, Shpresa kishte dalë në dritare e alarmuar dhe ai nuk po kuptonte asgjë. U përpoq të qetësonte veten, duke mërmëritur vargje që i kishte shkruar vetë në fillim të dashurisë dhe ishin kthyer në simbol.

Pse rri në dritare,
Vallë ç’shikon andej,
Mua që kaloj rrugës,
Apo të tjerët përreth?

Pse rri e menduar,
Për kë mërzitesh vallë,
Vështrimi yt i trishtë,
Më prek mua, ndopak?

Rrugës me njerëz plot,
Shtrihet mendimi yt,
I bardhë , i bardhë,
Si vello e nusërisë.

Por ti ike, u largove,
Tyli zuri vendin tënd,
Më ngjave në çast nuse,
E bukur, sa m’u morën mendtë!
E përfytyronte gjithmonë si një saksi lulesh erëmirë, që shpërndante dashuri.
Tani i ishte afruar më shumë vilës dhe sa më shumë afrohej aq më shumë njerëz shihte. E humbi toruan. Ishte diçka e trishtueshme. Ishin vetvrarë prindërit e Shpresës. Kishte vdekur pra gjithçka e bukur që e lidhte me atë shtëpi.

Perde mëndafshi ngjyrë manushaqe krijonin mbi hapësirën e gjerë të dritareve të mëdha, lakime elegante, në të cilat thyheshin rrezet e diellit, dhe përmblidheshin gjithë kontaktet e dështuara me mjedisin e jashtëm, gjë që u jepte së brendshme një rrëzëllim të mbyllur. Të strukur në skajet e dhomës ambazhurët shpërndanin kursyer nuancat e familjaritetit, që përzihej në ajrin e njomë, me misterin e errët, duke formuar një masë drite thellësisht të ëmbël dhe të qetë, disi të mekur, e cila lagte konturet e përgjumura.
Mbi tryezë endej një rrezatim i virgjër hënor, që i elektrizonte shpirtin. Si gurgullima e rrjedhjes nëntokësore, në thellësi të trupit ndjente të gjallë lëngun e dashurisë tek ujiste brigjet e ndjenjës. Prej gjysmëerrësirës së detyruar, e ndillte fshehtësisht një lutje e pa emër, që ia mbështillte trupin me paqe, dhe ia mbante pezull.
Errësira në dhomë shkëlqente prej blusë, e cila përzihej me të bardhën dhe rrëzëllente, njëlloj si në ëndrrat e gjumit të mesnatës, kur lëkura e bardhë errësohet prej pasionit erotik.
Sy impulsivë, epshorë, joshës, ekzotik dhe të ndezur. Historia mallëngjyese e pavetëdijes. Në turbullirë iu fanit silueta e Shpresës.
E vetme, siç kishte mbetur, ajo iu afrua. Në gjithë fytyrën, lëkurën e zeshkët, i ndrinte një diell i përmbajtur, një forcë e brendshme e përulur. I shkoi mendja se mund ta ndihmonte me problemet që kishte me shtëpinë, hallet e së cilës tani do të binin mbi kurriz të saj. Nuk e thoshte, por ndiente nevojë për ndihmë. Ai donte të sakrifikonte gjithçka për ta ndihmuar. Në këtë sakrificë, ai shikonte një paradë vuajtjesh të ëmbla, dhe një dëshirë për të humbur gjithçka. Donte të rrinte akoma tek ajo dritare, por ajo ndenji aq sa duhet, duke lënë me vështrimet e saj të nënkuptonte gjithçka dhe iku në momentin e duhur. Ai e ndjeu veten t’i arratisej bashkë me të. Duke ndenjur në dritare, e përfytyronte në mes dritash të bronzta, duke shprehur dashurinë me gjeste të pavetëdijshme dhe ngulmuese asgjësë. Ndjeu detyrim dhe paaftësi njëkohësisht.
* * *
Iku me zemrën vrer nga shtëpia e Shpresës.

Tashmë Shpresa ndodhej në udhëkryq . Përpara shtëpisë ndalet një makinë, nga e cila zbresin Mjeku, Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi.
- Ti je nën vëzhgim – i foli Mjeku,- nuk ke liridalje dhe të ndalohet të largohesh këtej.
E futën Shpresën në makinë dhe e dërguan në komisariat.
- Prindërit më edukuan me ideale si: Besa, Vyrtyti, Arsyeja dhe e Vërteta dhe tani duhet ta pranoj se jam katandisur keq, - mendoi Shpresa.
Këtu Rrobaqepësi u ngrit dhe i dhuroi një kostum të ri të zi. Por Mjeku nuk u kënaq me kaq.
-Mendojmë që para këtij udhëkryqi, ku ndodhesh, para këtij korrupsioni galopant, kaosi të përgjithshëm, mungese ideali, të të bëjmë një operacion, ku indentitetit tënd t’i japim status, sepse edhe bota ndihet në krizë dhe pa rrugëdalje, - foli Mjeku.
Në këtë moment deshi të ndërhynte Berberi, por, papritur, u zymtësua dhe ndërroi mendje.
- Unë kohët e fundit kam qenë e zënë me ndërtimin e një shtëpie, – foli Shpresa, - ku kam dashur të përjetësoj kujtimet. E kuptoj situatën, para të cilës ndodhem dhe më duhet të pohoj se, megjithëse jam përpjekur, kujtimet po më vdesin. Koha është e pamëshirshme. Etja e momentit për para, pasiguria e së ardhmes, po i mposht idealet, të cilat ndodhen në museum, të kërcënuara prej harresës. Askush nuk denjon t’u hedhë sytë, sepse u duken qesharake.
- Mendoj - vazhdoi Mjeku, - se pas këtij operacioni, do të meritosh një vend në panteonin e përjetësisë.
- Të mos humbasim kohë, – foli Gjykatësi, – dhe, sa për shtëpinë që po ndërton, mendojmë ta shndërrojmë në galeri artesh.
Operacioni zgjati shumë. Ishte i vështirë, por kushtet ishin pjekur. Të gjithë donin që të dilte me sukses.
Shpresa ndodhej në kllapi. “Isha e ndershme, por, nëse operacioni shkon mirë, do të hap një ekspozitë fotografike, ku të përjetësohen idealet për të cilat luftova.
Ndërkaq Mjeku, Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi po lanin duart pas operacionit.
Shpresa tashmë po i dilte narkoza dhe ndjente dashurinë , për të cilën ka nevojë çdo i operuar dhe mendonte se e keqja nuk do t’i vinte më prej Mjekut, Gjykatësit, Berberit dhe Rrobaqepësit.
Ia kushtoi jetën ekspozitës që do të hapte. Në mes të fotografive të shumta la hapësira boshe, ku vendosi pasqyra për të shëruar këdo, që vuante prej babëzisë, degjenerimit, urrejtjes dhe vrasjes. Gjithashtu ruajti një pasqyrë për veten e saj, ku shijonte shkëlqimin e bukurisë. Mendonte se urrejtja s’ka të ardhme dhe se kjo ekspozitë do të shërbente si kujtesa, pa të cilën nuk ecën dot përpara. Deri më tani bota ka ecur përpara nëpërmjet poshtërsisë, që do të thotë se e Mira përjetësisht do të zhvillohet nën pushtetin e së keqes. Ndërsa ky shans nënkupton që bota të eci përpara me ndershmëri.
Domosdoshmëria e humbet kuptimin, kur për gjithë jetën si kapërcen dot kufijtë e rastësisë.

Kur shoqëria nis e bëhet hipokrite, atëherë sistemi i së drejtës ka rënë. Vizioni i së Mirës është afatgjatë, ndërkohë që teoria e inflacionit e përjashton një udhëheqje të arsyeshme. Bota, universi udhëhiqen prej dhunës. Që të gjithë kërkojnë të hapen sa më shumë, duke sjellë përplasjen e pashmangshme, me pasojë shkatërrimin. Kjo dhunë shkatërron të ardhmen.
Vallë kjo është aspirata, arsyeja, pse u krijua njerëzimi? Edhe nëse e keqja zhduket do kemi superprodhim të së mirës. Nga ana tjetër një ndërhyrje e vazhdueshme, për të reduktuar inflacionin, është e pakuptimtë, ndaj trashëgojmë instiktin e vrasjes të përhapur në mënyrë hierarkike nga rangjet më të ulta, deri tek më të lartat. Është instikti që e lind jetën dhe gjithashtu ai që e shkatërron atë.
Një rol i moderuar i policisë shoqëruar me programe social – ekonomike sjell modernizimin e shoqërisë.
- Unë, - mendoi Shpresa, – jam instikti shndërruar në intuitë. A është e mjaftueshme sakrifica ime? – pyeti veten – amulli.
Fjalës “diell” në shqip, nëse i heqim një “l” bëhet e “diel”që do të thotë “rri ngrohem në diell”, “s’punoj, pushim”
Pjesës së dytë të fjalës “diell” pra “ell” nëse i vendosim përpara një “h” bëhet “hell” në anglisht që do të thotë “ferr”. Njëkohësisht fjalës “hell” nëse i shtojmë një “p” bëhet “help” që përkthehet “ndihmë”.
Duke qenë se zotëron një potencial me bagazh për të ardhmen, zgjedhim rrugën më të sigurt, që është edhe më e lehta. Ndërkohë, ai që s’ka kapacitet, rriskon sepse s’ ka asgjë , duke siguruar një rol udhëheqës.
Ky është paradoks. Aq më i varfër të jesh, aq më idealist bëhesh, ndërsa i pasuri s’heq dorë nga pragmatizmi. Por në demokraci edhe të varfërit shndërrohen në pragmatistë. Derisa ekziston pragmatizmi, do ekzistojë lufta, vrasja, dhuna.
Ky vëzhgim është rruga drejt ndërgjegjjes, vështrimi përpara.
Në shqip emri “Bardhyl” zbërthehet “i bardhë si yll”. Nëse fantazojmë, njëkohësisht duke mos ditur nga çfarë lloj elementësh përbëhet ky yll, mund të mendojmë se aty fshihet e ardhmja, e cila gjithsesi , mbetet enigmë.

Në përfundim të bulevardit kryesor, në pjesën ballore të shtëpisë së saj, dalloi një shpallje të madhe me skenografi:
“Jezusi është i gjallë, ejani ta shikoni gjithë këtë javë në bulevardin kryesor”.


*
Atëherë u kujtua se këtë javë kishte aktivitete kulturore, artistike të gjithanshme, u zymtësua edhe më dhe iku në shtëpi. Një i dashuruar kishte shkruar në një mur pranë shtëpisë së tij: “Vali të dua!”.
Një xhips i zbuluar me altoparlantë i kaloi përbri, ku një djalë e ngiste, ndërsa vajza me kaçurrela të zeza, me xhinkse pa mëngë dhe një rryp të lidhur në ballë, hidhnin në ajër programet e aktiviteteve që do të zhvilloheshin. Do të zhvilloheshin aktivitete kulturore si në pjesën muzeale të qytetit, ashtu edhe në pjesën e poshtme të tij, ndaj mori një fletushkë dhe e lexoi:
- Grupe rroku
- Grupe që përhapin fenë
- Klounë cirku
-Grupe balerinash
- Sfilatë mode
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  Empty
MesazhTitulli: Re: UDHETIMI DREJT VETVETES NGA ARDIAN DEDI    UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  EmptyTue Nov 11, 2014 1:12 pm

Kur kaloi afër pazarit karakteristik, vështrimi i tij ndeshi me atë të tellallit. I mbështetur rrëzë murit, me trupin e harkosur nga përkulja, me daullen pranë dukej i mërzitur dhe plot mllef .
- Po ju ç’doni këtu? – iu hakërrua ai xhipsit. – Këtu ka tridhjetë vjet që përveç zërit tim, s’dëgjohet gjë tjetër.
- Dakort, – iu përgjigjën ata, – po ti s’ke zbritur poshtë të shohësh, gjërat kanë ndryshuar, nuk janë ashtu siç kujton ti.
- Po unë, ku bëj pjesë? – thirri gati me zë Arkeologu. – Në qytetin e lartëm apo të poshtëm, sa kohë do të vazhdojë kjo histori.
*
Të nesërmen arkeologu doli herët në mëngjes. Kaloi pranë një dyqani ku në vend të mureve kishte pasqyra. Manekinë, meshkuj dhe femra të veshur me një gjuhë shprehëse i shprehnin dashurinë njeri – tjetrit me gjeste dramatike, ndërsa po konkurronin me statujat antike në parkun përbri, të cilat në vetminë apostolike të tyre të ngjallnin një pikëllim. Një vajzë budallaçkë, me qime në fytyrë, e palarë me flokët e pakrehur, me bark të madh e veshur keq, i tërhoqi vëmendjen.
Ndërkohë të çmendur dhe gra shtatzëna shiheshin gjatë nëpër pasqyra, gjithë ngulmim në vështrim, sikur donin të deshifronin një mesazh të fshehtë. Zhurma e një shatërvani dëgjohej plot monotoni. Frynte një fllad i lehtë, që ai mendoi ta ndiqte, kur papritur u gjend përpara varrezave. Tek porta e varrezave Mjeku me flokë të gjata të zeza, të varura poshtë, pa e ngritur kokën, me fytyrë të mekur ulur në një karrike luante në violinçel, i cili shpreh melankoli burri. Lule gjithandej nën një qiell të vranët, që nuk rrezatonte dritë, por vranësirë. Drita e vërtetë çlirohej prej mermerit të varreve. Mbi qafat e statujave dhe gjokset e zbuluara rrëshqiste butë duke i përkëdhelur tufa e ngrohtë e flladit. Në pozat e skulpturave ndihej finesa, spikaste virgjëria, me një përulje deri në vetmohim, bashkë me një dhimbje të heshtur, dhe respekt për vetveten. Disa skulptura të tjera ishin me gjunjë të përthyer, këmbë të ngjitura, që vështronin anash me përvuajtje. Disa të tjera, ishin me trup të harkosur nga brenda, me shpinë të kthyer nga qielli, që ndërreshin duke përkulur kokën me mundim. Brenda në varreza një vajzë luante në flaut. Nëpër trup i kalonte rryma e muzikës. Befas iu bë se pa vegim, por balerina me fustane të kaltra, u shkundën papritur dhe vallëzuan, derisa u lodhën dhe pushuan të vdekura mbi varre me poza mbresëlënëse. Materia eklipsohet prej kristalizimit të lotëve. Lëndinë lotësh.
Del pyetja kush bën ligjin. Dihet që ligjet i kanë ndërtuar të parët dhe janë trashëguar sipas formulës së trashëgimisë brez pas brezi. Karakteri i së Keqes është aksion asgjësues ndaj së Mirës, e cila, përballë këtij presioni, sigurisht që është e pambrojtur, sepse i bindet disa rregullave, normave. Nëqoftëse karakteri i së Keqes vazhdon të jetë po kaq agresiv karshi brezave njerëzorë, atëherë ligji i xhunglës do të kthehet në testament dhe hakmarrja është e pashmangshme. Këtu del pyetja se a duhet marrë seriozisht jeta. Serioziteti ka të bëjë me largpamësinë, e cila zhvillohet duke eksploruar Njohurinë, e cila s’është gjë tjetër veçse testament i Arsyes.
Nëqoftëse fuqia e krijimit është bazuar tek rastësia, atëherë kjo rastësi duhet parë si një mundësi me orientim drejt Domosdoshmërisë. E Mira lind nga e Keqja dhe e Keqja ka lindur si pasojë e lulëzimit të krizës në kushtet e luftës për ekzistencë. Por edhe nëse e mira pushton tokën , asaj do t’i vërsulen të gjithë për ta përvetësuar. Do të rritet numri i popullsisë jashtëzakonisht shumë dhe, vetëm nëpërmjet krizave, uljes së çmimeve, teknologjia ka për të pushtuar jetët njerëzore. Ndërkohë një krizë, nëse arrin maksimumin, kemi të bëjmë me zhvlerësimin e edukatës, kulturës, qytetërimit, demokracisë, tolerancës dhe njeriut që i ka shpikur. Pra kthimi në kafshëri. E mira e ka një fund. Askund në Univers, natyrë, nuk duken shënjat e përjetësisë, si te gjallesat në tokë, te Planetet, Yjet. Misioni lider, në këtë rast, është misioni për mbijetësë: një makth i verbër ky për ekzistencë.
Mërzia, kotësia pjellin përmendoren e përjetësisë. Ky durim shfrytëzon momentin, veprat e të cilit janë të pavetëdijshme , por madhështore. Këto themel kanë ëndrra, sakrificë, gjak. Ky moment me ëndrra ideale, mbetet i pavdekshëm dhe tregon nivelin e arsyes , kur dashuria vdes. Ky investim i shndërruar në vepër, është pasuri, vlera e së cilët është e përjetshme. Zëri anonim, që udhëheq intuitën, nuk të zhgënjen. Kështu jeta merr kuptim.
Por instikti është shumë herë më i fuqishëm se arsyeja. Jetojmë të rrethuar prej artit, fantazisë, por që s’është veçse një realitet i dyzuar, që, për shkak të egos, të interesit, të shurdhërisë së përditshme të mbërthyer në vetminë e një bote virtuale dhe të verbër, e cila është shumë larg së vërtetës. Kjo është kriza e arsyes. Midis galaktikave ka hapësira gjigande boshe, ashtu, sikundërse njeriu, bie në boshllëk. Gjithashtu ka galaktika të largëta, drita e të cilave nuk vjen deri te ne.
Në galaktikën “Udha e Qumështit” ekzistojnë dy yje, jo me madhësi të njëjtë, të cilët rrotullohen rreth njëri - tjetrit. Ylli më i vogël duket se ka dalë në pension, ndërkohë që, njëkohësisht, rreth tyre rrotullohet edhe një planet, ku ekzistojnë qenie që i kanë të dy sekset. Duke eksploruar në thellësi kemi të bëjmë me kostelacione yjesh, ose edhe yje me planet , në të cilët nuk ka jetë. Por çfarë bën ylli në këtë rast? Me rrezet e tij ai e shkatëron, djeg planetin. Por dhe ky yll, që përvëlon planetin, do të shkatërrohet një ditë.
Në kushtet e mungesës së jetës kjo është farë vrasësi, gjakftohtë.
Vrimat e zeza janë materie që gëlltit materie. Roli i grabitqarëve në ekosistem është pozitiv. Ata i ka thirrur në skenë themelimi i jetës dhe janë domosdoshmëri.
Ky është misioni i arsyes një projekt tepër ambicioz.
Ky sistimulim i racës njerësore, ky shumim i pashmangshëm i saj, kjo luftë për pushtet është qesharak dhe tragjikomike, por rikonfirmon edhe luftën për drejtësi. E mira është e destinuar të dështojë, nëse nuk përqafon dijen .
DASHURI E VERBËR + ETJE PËR DIJE = ENERGJI POZITIVE Këtu kemi të bëjmë më dy stanjacione: të së vjetrës dhe të së resë, ku peshorja e ndërgjegjes anon dukshëm nga kjo e fundit.Në momentin që E Keqja etikohet, si E Vjetër dhe cilësohet prej të gjithëve , duke u urryer me shpirt, atëherë ajo do të jetë përjetësisht e mundur, pavarësisht ekzistencës së saj. Njeriu për hir të rrethanave të rënda, në kushte presioni kryen veprime për të cilat, më vonë, pendohet. Megjithatë ke të drejtën e fleksibilitetit. Kjo është dhe shumë njerëzore.Në shqip ekziston shprehja: “Të kalla datën”, e cila është një shprehje hipnotizuese, frikësuese. Fjalë për fjalë, kjo shprehje, do të thotë : “Të kalla datën e vdekjes!” Sigurisht vrasja është shkencë. Nëse çon deri në fund me inat, deri në vetsakrifikim të plotë, një luftë, që ka si themel vrasjen, e cila udhëhiqet prej idesë pasionante të egoizmit dhe ekzistencës, duke varrosur, injoruar një herë e përgjithmonë luftën për drejtësinë, atëherë e nesërmja vihet në diskutim.
Liria mbështetet mbi instiktin, arsyeja mbi diktatin.Populli ynë ka një varg, i cili i referohet dëshmorëve të rënë në luftrat e shumta për liri: “
Të pashuar Yjet”.
Ky varg është njëkohësisht aspiratë e fuqishme e të gjithë njerëzimit.
Ky moral është Ndërgjegja e qetë e një vrasësi, për të cilin Ndërgjegja s’bëhet kurrë pishman.


Në një dyluftim kafshësh ka fitues dhe humbës. Humbësit i del gjak, mishin ia shqyen fitimtari dhe kjo është një skenë krimi, por fitimtarit nuk i bën përshtypje kjo gjë: Ka uri. Pavarësisht kësaj kemi të bëjmë me një kafshë të lirë, të aftë për të mbijetuar dhe shumuar, që përballet gjithmonë me kushtet e vështira natyrore dhe kjo e bën më grabitqar. Sa të ardhme ka ky akt? Pa e marrë shumë seriozisht mund të shprehesh: “Është botë instiktesh”. Po, nëse e merr seriozisht, e kupton se kjo është e përkohëshme. Ky status i përkohëshëm dublohet pafundësisht, në përjetësi.

Kafshët e kuptojnë miqësinë e njeriut.
- Dikur isha i ri, - mendoi Arkeologu, - plot pasion dhe dashuroja fuqishëm. Kisha ëndrra të mëdha për jetën.
Kur dëgjonte ndonjë lajm për vrasje, reagonte me neveri. Por sa më shumë që rritej, aq më shumë lajme për vrasje dëgjonte.
Një ditë i lindi pyetja: “Si janë njerëzit që vrasin!”
Kështu filloi të dëgjonte dhe shikonte “Kronikën e Zezë” në televizor. I dukej acaruese që një konflikt mund të zgjidhej me vrasje.
Njerëzit vlojnë përbrenda. Është botë pasionesh. Megjithatë, kur pa fytyrën e një vrasësi, nuk u habit shumë.
Asgjë të jashtëzakonshme nuk kishte aty. Gjithkush mund të kishte ato tipare.
I impresionur nga këto ide, u zhyt në lexim librash, ku vuri re se vrasja shtrihej në një thellësi mijëvjeçarësh. U shkëput tërësisht nga bota dhe, kur shkarrazi, u pa në pasqyrë, ndenji një hop.
U qetësua dhe u mundua të depertojë përtej qelqit.

- Kush jam unë? –
Nuk e njohu veten një moment. - Kush është ky që më shikon, kur vajta dyzetë vjeç? - s’e shmangu dot këtë pyetje. - Tashmë jam thinjur dhe jam më i arsyeshëm. Por nuk kam qene gjithmonë ky i sotmi. Pa shpresë njeriu tenton vetvrasjen. Duhet shmangur vetmia… Gjithë jetën lufton, përpiqesh, martohesh, dashuron, bën fëmijë, bëhesh vrasës, por orientimi është drejt absurdit. Jeta është e gënjeshtërt me premisa të theksuara për të gënjyer vetveten. Ky fakt shpjegon edhe faktin që, kush aspiron një botë të re, vdes i ri! Si Arsyeja dhe instikti janë që të dy të përjetshëm në vorreza. Në pasqyrë , ashtu sikundër edhe në sy, thyen rrezet e dritës, duke dhënë një tablo të gjallë riprodhuese të mjedisit përreth. Aty shprehet aftësia e pasqyrimit të ndërgjegjes, si shprehje e jashtme e gjendjes së brendshme. Para pasqyrës mund të mallëngjehesh, por asaj mund t’i drejtohjesh në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Të shoh në sy”. Zëri mund të shprehet vetëm nëpërmjet mpiksjes së lotit. E drejta nuk është nëj pasion i fuqishëm, që përditë humbet diçka, por një model konstant i njëtrajtshëm. Këta janë sytë e vetvetes. Fotografia, muzika janë frymëmarrje e idealit. Frymëmarrja ngurtësohet nganjëherë në një zë të shenjtë dashurie. Ky zë dëgjohet dhe në verbëri. Verbëria është provë e dashurisë. Kur je i verbër interesohesh për imazhin, nëpërmjet zbërthimit të zërit.
- Ndërkohë mund të kisha vdekur dhe tani të isha harruar, - mendoj një hop.
Vdekja nuk vjen asnjëherë, pa përmbushur atë, për të cilën ke ardhur në këtë jetë.
-Kam qenë i shëmtuar dhe maskara- por jeta është e pavetëdijshme, gjithashtu dhe vrasja e cila është moment. Hodhi përsëri një vësshtrim shkarazi në pasqyrë. U mahnit nga riprodhimi i vetes aty. Po shpejt e kuptoi. Kam kohë që ushqehem me të bukurën dhe siç duket, jam zbukuruar. Ndërkohë që uji është i pazëvendësueshëm s’mund të thuhet e njëjta gjë për oksigjenin (që gjithsesi bashkohet me hidrogjenin për ta formuar).
Paskam ndryshuar! Jam rinuar. Tanimë krimi është bërë më i kamofluar, sofistikuar. Ai zhvillon me intrigë, dinakëri rrjetat e interesit. Tani jam shndëruar në ndërgjegje të gjallë dhe vras të keqen. Instikti është i verbër, i pandërgjegjshëm, nuk e kupton që është burg, por burgu mua më ndërgjegjësoi. Ç’kuptim ka liria kur je i verbër, ndërkohë që mbetet një aspiratë e fuqishme e shumfishtë. Mos vallë përmasat e të keqes do të zhvillohen frikshëm dhe ky ndërgjegjësim është thjesht një anomali?
Kjo varet nga e ardhmja, por ndërkohë janë hedhur themelet e të resë. Kujt i përket e ardhmja instiktit apo arsyes? Instikti është i predispozuar që të shkatërrojë veprat e dashurisë, arsyes, së ardhmes nëse jeta vazhdon të jetë e pavetëdijshmë. Ndoshta ballafaqimi me të drejtën do të shërbejë edhe për fuqizimin e saj. Zëri në shkretëtirë, në boshllëk, në shurdhëri, oshëtin, mund të dëgjohet. Brezat njerëzorë gjatë gjithë historisë, kanë punuar dhe luftuar. Shpeshherë brezat kanë shkatërruar punën e të parëve, duke ndërtuar kështu të renë. Por që të gjithë ata që ka ngritur koha nëpërmjet dhunës, janë rrëzuar po prej saj. Ku ka shkatërrim ka dhe shpresë. Ligji i vendosjes me dhunë. Ndaj është e natyrshme që nëse lufton për drejtësi, të vdesësh, që në një mënyrë osse në një tjetër do të thotë ligj. Ku ekziston demokracia dhe ligji ka krizë, ndërsa ku është në fuqi ligji i xhunglës ka zhvillim të vërtetë. Ky është paradoks. Kjo është dhe vdekja e ndërgjegjes, arsyes, së mirës dhe fitorja e së keqes. Ndaj për të luftuar për të renë nevojitet një rilindje, ringjallje. Dhe kështu bota e mashtrimit mund të mposhtet, të marri fund. Kjo është një fitore me vlerë përjetësie, se jeta s’është gjë tjetër veçse gdhiu dhe ngrysu.
Ndërsa jeta është e pavetëdijshme edhe instikti do të lulëzojë por ky moment s’ka as kuptim, as të ardhme. Është e natyrshme që instikti të jetë i përkohshëm. Mos vallë njeriu përjetësisht është i privuar prej arsyes? Ndoshta sa të konsumohet pasioni i parë. Është kusht, që të ndërgjegjësohet populli në fuqi të jetë arsyeja. Kështu shmangen diktatorët dhe fiton liria. Ky është shansi i fundit për një evolucion të arsyes në univers. Ndjenja e arsyeshme është tranzicioni i një amaneti të përjetshëm. Kjo është jeta e tjetrit përtej vrasjes. Pafundësi dhe vdekje, njëkohësisht. Fantazi, intuitë, perfeksion që kalon kufirin e hiçit. Jeta është e kundërta e vdekjes dhe intuita vazhdimësi e instiktit. Vrasja është fillimi dhe fundi, por dashuria të ndryshon jetën. Sigurisht që universi nuk është krijuar për njeriun, por ky udhëtim i njeriut në kohë është një përpjekje thjesht për të “ndrequr”. Në rast të një prishjeje të madhe humbësit jemi ne, ndërkohë që me ne fitojnë të gjithë. Ky është dhe kuptimi sepse njeriu e ka për natyrë të jetë i guximshëm. Fjala “never” që në anglisht do të thotë “kurrë” ka të njëjtat gërma me fjalën “neveri” në shqip.
Kemi: Pavetëdije + Kotësi = Vdekje
Ndërkohë qyteti jashtë ndriçohej prej një drite, që dukej si e përjetshme. Kjo dritë dukej si e verbër. Nëse drita është e verbër, atëherë errësira na sheh… Jeta është e dhunshme, ndërkohë që arsyeja, kujtesa, logjika janë tjetër gjë. Gjithashtu jeta merr kuptim, kur fiton arti, teknologjia, dashuria, besa. Kur
të shuhen ëndrrat bie në boshllëk dhe vdekja është afër. Atëherë ndërmerr ndërmarrjen më të vështirë të jetës: Çimentimin e një bote të re me shpresën për ndryshim!
Pas një vdekje thuhet shpesh: “Gjithçka ishte shkruar dhe gjithçka vazhdon”.
Mirë ato vdekje që janë të shkruara, por si
i bëhet për ato që s’janë të shkruara?!
Afeksion i tmerrshëm për jetën, mall i pakufishëm, dashuri e pafundme. Çmimi i paçmuar, drithërim perlë. Zëri i thellë i vetdijes, një zë i lehtë, i tejdukshëm dhe rezistent. Rrymë fluide pa dridhje.
Ky është zëri i së bukurës, formula e shpresës, fenomeni i miklimit. Kjo është kënga e dialogut me vetveten, që duhet kthyer në korin e logjikës!

Kishte marrë përsipër të kryente një udhëtim të vështirë, nxitur prej pasionit, ideve, idealit dhe, vetëm tani, duke parë veten në pasqyrë, e vinte re se ai shkëlqim nuk ishte më në ata sy. Tashmë vrasja i dukej diçka e zakonshme. Pasioni i kishte vdekur. Kjo ishte epoka e qëndresës, ku të thyen ëndrrat dhe rikthimi tek ideali të bën të huaj për shoqërinë.
Bota përreth po jetonte një periudhë paqeje dhe krize njëkohësisht.
- Cili është fundi?- pyeti veten një natë që nuk e zinte gjumi.
Kush do të fitojë: Instikti i vrasjes apo idetë pasionante?
Instikti i vrasjes dhe mendimi shkojnë në unitet.
Gjithçka, që është arritur, ka mund dhe djersë dhe të kumton hapur se kjo arritje është dhe evolucion i Universit. Por, edhe nëse gjithçka vazhdon, është absurde të mendosh se kjo kotësi e njëtrajtshme do të përfshijë fund e krye një mentalitet krejt të ri.
Duhen bërë ndryshime. Ky moment duhet konsideruar si i kaluar, duke i lënë ideales, pranverës së re, një hapësirë më të gjërë.
Pas një pasioni të fuqishëm vjen monotonia.
Sa ishte parashikuar ky udhëtim i njeriut në kohë? Njeriu, dikur ishte qenie e pafuqishme përballë forcave të natyrës. Ai pati ambicien e ndryshimit më të madh të historisë, gjë që nuk e arritën dot as dinosaurët. Kjo është një manovër e dhunshme, shkatërruese karshi natyrës, por është një ndërhyrje e suksesshme.
E reja ka çarë kurdoherë rrugën e historisë. Si ndërhyrje e parë ajo ka dhe të meta, megjithatë, me anë të shkollave, universiteteve, është bërë prezent arsyeja.
Lufta e Ndërgjegjes për fitore është e përjetëshme. Qëndrimi deri në fund është një përpjekje, që ka të bëjë me fundin. Ndoshta ky fund ka të bëjë me një fillim të ri.
Kjo luftë e Idealit me Vdekjen mos vallë ka karakter vetasgjësues dhe të verbër? Kur të shuhet dielli, do të vdesë dhe e mira me të keqen.
Njeriu ka deklaruar evolucionin e tij dhe, ky fakt, me siguri, njihet dhe nga Krijuesi.
Midis të Drejtës dhe vdekjes qëndron ndjenja.
Tema është të shkatërrosh apo të ndërtosh?
Dashuria të shtyn për të ndërtuar. Kjo, ndoshta, është drita e së Vërtetës. Filozofia e njeriut është: Lufta drejt Lumturisë.
Kur e pyetën një plak: “Përse mbjell?”
Ai u përgjigj: “Mbollën të tjerët që hëngra unë. Tani do të mbjell unë që të hanë të tjerët”.
Në përgjithësi e vërteta ecën përpara nëpërmjet profecisë së rreme.
Jeta s’ka kuptim, ndërkohë që vrasja është instikti bazë.
Dashuria dhe instikti janë të verbër, ç’kuptim ka atëherë arsyeja?

Universi dikur ishte në përmasat e zeros absolute, ndërsa tani është një histori, Perandori, më vete. Ky autoritet i plotfuqishëm mban mbi shpatullat e tij një univers të tërë të nisur si aventurë dhe të shndëruar në mënyrë të pakundërshtueshme në seriozitet, duke shprehur me tiparet e një bekgraundi të jashtëzakonshëm e të padiskutueshëm, fuqinë e një Padroni.
Fëmijët e vegjël, pavarësisht se kanë sy, nuk kuptojnë se çfarë shohin. Gjithashtu njeriu, derisa ndërgjegjësohet, ngelet fëmijë. Çmenduria e jetës mund të shërohet sipas deshifrimit të një formule të caktuar, që gjendet te bimët , ose pemët në biosferë. Është i pashmangshëm ravijëzimi i një lufte midis instiktit dhe arsyes. Luftën midis instiktit dhe arsyes duhet ta fitojë intuita.
Lufta për jetën është instiktive, ndaj kur ajo bashkohet me luftën për të drejtën i përket së ardhmes. Kjo është e vetmja rrugë e së Drejtës.

Po nëse neutralizohet instikti do të kemi një botë të arsyeshme, që rezauron luftën. E, nëse rezaurohet lufta, humbet kuptimin lumturia. Dhe, nëse je guximtar që të hysh në luftë për fitore, ky guxim në perspektivë duhet të ketë premisat e programeve të zhvillimit.
Instikti, pasi i bindet spontanitetit, e ka tepër të qartë, të kthjellët të ardhmen. Nuk ëndërron shumë, por qëndron me këmbë në tokë. Instikti ka karakter veprues dhe mbështetet te parandjenja, pavetëdija, çasti, momenti, të cilin e shfrytëzon në maksimum. Kjo është baza e instiktit të vjetër që të udhëheq drejt vrasjes.
Arsyeja, nëpërmjet studimit të vetvetes, të shndërruar në njohuri, e ka tejkaluar instiktin dhe ka eksploruar ëndrrën. Instikti, nëpërmjet trajektores së jetës, kthehet në ndërgjegje. Kur jeta përballet me rrezikun, atëherë i bindet instiktit, i cili të paralajmëron në kohë, duke të shpëtuar jetën. Po nëse ky instikt eliminohet me se do të zëvendësohet? A është mirë të zhduket ky reagim? Në këtë rast frika është energji pozitive, që riaktivizohet, nëpërmjet riciklimit të kujtimeve.
Ky reagim sjell lindjen e aksionit, në të cilën hyn me forcën e liderit, por me sytë e veshur prej egos, ambicies, pasionit, mungesë së njohurisë dhe arrin në kufijtë e absurdes, ku si përfundim paraqiten tri rrugë: T’u bësh varrin të gjithëve, ose këta të fundit të të bëjnë varrin, ose një tërheqje, dorëheqje, që, nëse nuk vjen në momentin, çastin e duhur, paraqet gjithmonë probleme.
Sa është i vetëdijshëm lideri për të kuptuar situatën, para së cilës ndodhet. Nëse reagon nëpërmjet eliminimit a do ta çojë dikush tjetër përpara kauzën? Në rast vërtetësie të kësaj, kauza do të mbetet e metë.
Dashuria është ilaçi, që injektohet në plagë.
Përulësia rikonfirmon besimin, i cili hap themelet e qetësisë dhe që, në tërësi, përbën burimin e virtytit.
Procesi i përshtatjes në mjedis a duhet të parë si një zinxhir reaksionesh të verbëra? Edhe te njeriu kotësia është produkt i dukshëm. Ndryshimi i klimës, mjedisit sjell shpikje biologjike. Kotësia pasqyrohet në mjedis dhe reflektohet edhe në tru.
Që të gjithë mendojnë se evolucioni vazhdon, a mund të degjenerojë ai?
Një plagë që të mjekohet duhet të bëhet e njohur, shfaqur.
Seleksioni artificial është punë e frytshme. Në trurin e njeriut ekzistojnë shumë zona, që mbeten gjithmonë interesante. Si p.sh ajo, që ka të bëjë me përgjegjëshmërinë, idealin, ëndrrën, jetën shpirtërore, teknologjinë.
Janë krijuar lëndë artificiale, gjë që kjo i hap rrugë materialit ideal.
Kjo do të thotë se mund të krijohen bimë me porosi, të cilat, në bazë të variacioneve të pafundme, do të japin kombinime të ndryshme.
Modernizimi i njeriut vjen prej ilaçeve dhe kjo është një mundësi.
Të gjitha krijesat kanë nevojë për ushqim, ujë, frymëmarrje dhe nuk bëjnë dot pa njera - tjetrën. Njeriu që është stadi i fundit i evolucionit ka shpikur kuzhinën dhe teknologjinë e ushqimit, e cila është një performancë, që shtrihet prej oqeaneve te bimët, deri te blektoria.
Për një distancë të madhe kohore gjithë kjo ishte ide, që u konkretizua me anë të energjisë. Ushqimi që konsumojmë ka lidhje të drejtpërdrejtë me trupin tonë.
Kuzhina është art.

Në natyrë luani, një kafshë e fuqishme kjo, që ushqehet me mish, nuk jeton gjatë dhe kjo një lloj si historia e yllit që djeg planetin dhe pastaj shkatërrohet dhe vetë.
Në natyrë, ashtu sikundër dhe në Univers, gjithçka është e predispozuar që të shkatërrohet. Ndaj, nëse jeton me ëndrra të mëdha, përjeton momente me të vërtet të bukura. Kur arrihen ëndrrat e pamundura është bukur. Ku gjithçka vihet në rrezik, ekziston mundësia e fitores. E reja sapo ka lindur dhe si e tillë është e brishtë. Brezi i ri është i zgjuar, por ai s’ka përvojë. Aq më shumë kalon koha, aq më të moderuar janë, një arsye kjo për të humbur rrugën lehtësisht. Grupet e interesit vendosin gjithmonë kush e merr pushtetin, ndërsa populli është i zhveshur nga çdo lloj fuqie. Ekonomia botërore ndodhet në duart e një grushti njerëzish dhe studentët, të rinjtë janë si refugjatë në atdheun e vet. Kriza ndaj monopoleve rrit varfërinë, por ajo shndërrohet në tokë të premtuar për të rinjtë ambiciozë. Ta çosh jetën në kufijtë e abstraktes drejt shkallës së fundit të durimit, atëherë troket daullja e ndryshimit të madh. Ky ritëm është lindja e së resë, e cila, që të zhvillohet, kërkon imunitet. Gjithmonë kërkon e kërkon deri në qorrsokak, sigurisht të udhëheq instikti. Ky është instikti seksual i bishës së tërbuar?!
Ky fiksim është shembulli egoist i cikleve jetësore, i cili përfundon në një supernovë të fuqishme ylli, e cila shërben për ringjizjen e jetës. Pastaj ylli e vazhdon jetën si vrimë e zezë. Kjo është jeta e thjeshtë, që e krahasueshme me diçka të ndërlikuar, si puna e vdekjes, që nuk është gjë tjetër veçse një fiksim, mund të thuhet thjesht: ndërroi jetë.
Të falet jeta dhe mund ta jetosh dhe ta mbyllësh me plot kuptimin e fjalës si maskara. Atëherë ç’kuptim ka nderi? Jeta duhet merituar. Ky është kufiri i mbijetesës, shpëtimi i vetvetes dhe i një traditë të pazëvendësueshme.
Nuk shohin sytë, por mendja, ose flet goja para mendjes. Ekuilibri ideal është: miqësia midis syrit dhe mendjes. Që të shkatërrohet verbëria në themel të jetës duhet sakrifikuar dashuria. Po kur gjen paqen shpirtërore çfarë të kërkosh? Që paqja shpirtërore të ketë kuptim sfida e jetës duhet të fitohet në mënyrë të përjetshme nga pemët, bimët: burimet e reja bujqësore. Këtu merr status njeriu, kuptimi i jetës, puna që nënkupton mirërritjen. Ky është ndërtimi me anë të dashurisë të së resë. Kjo rrugë është vërtetësia e jetës, pranvera e përjetshme, lufta me kohën. Instikti ka të bëjë më kafshët, intuita me njeriun, por p.sh. kali është një kafshë inteligjente. Ky projekt pretendon cilësi dinjitoze për njeriun: Një jetë të gëzuar pa sëmundje dhe një vdekje të bukur. Ndërkohë që të tjerë na kanë sjellë në këtë botë, jetën e bëjmë ne, duke ndërtuar nëpërmjet zilisë, urrejtjes, plasjes së cipës , perandori egoiste që shkatërrojnë gjithçka. Nëse shikon planetet “Saturn” dhe “Jupiter”, ata janë një bukuri që vret, ndërkohë që në tokë luftohet pa kompromis për të renë, për një botë të moralshme, të arsyeshme dhe të ndërgjegjëshme.
Që të ndodhë kjo duhet që Zoti të na japi status, duke na njohur si fëmijët e tij. Fjala shqipe” Perëndi” trefishohet “për ëndjen di”, pra: se si u ëndëm. Njerëzimi është vepra më madhështore, pas krijimit të Universit, i frymëzuar prej dashurisë, që ta mbush zemrën me krenari të jashtëzakonshme.
Nëse do të ketë evolucion të njeriut në të ardhmen, kjo do të varet nga revolucioni i kuzhinës. Ky është një efekt dramatik, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me shkencën e së ardhmes.

Në adoleshencë, një moshë e shqetësuar kjo, është mirë të zhvillohet miqësia midis dy sekseve. Kjo shoqëri është e artë.

Roli i burrit në të ardhmen do të jetë simboli i vazhdimësisë. Ai duhet të ketë hijen e heroit. Roli i gruas dhe i burrit duhet të jetë një peshore e ekuilibruar, që nënkupton barazinë. Nëse martesa provon krizën, atëherë që të dy protagonistët duhet të ulen në emër të dashurisë, duke i shërbyer e ndihmuar njeri – tjetrit, deri në vetmohim dhe deri në punët më të vogla.
Duhen dhurata të njëpasnjëshme. Ngacmime të tërthorta me humor. Ky është themeli, baza e së ardhmes.
Kushtetuta e Drejtësisë është jetëgjatësia e familjes. Në një sherr dikush gjithmonë duhet të tërhiqet i pari.
Kur dashuria s’e njeh vetveten ndeshet me kontradikta dhe është jetëshkurtër. Ekziston gjithmonë mundësia e dytë, po, nëse e humbet dhe atë, ke për ta humbur përgjithmonë.
Nëse martohesh në moshë të pjekur, mund të martohesh me femrën fatale.
Gjithmonë çështjet kryesore duhet të diskutohen së bashku.
Që të kesh duhet të dish të veprosh.
Kultivimi i durimit.
Fjala shqipe “duroj” zbërthet ndryshe edhe “dua të rroj”.
Në hapësirat e këtij durimi ndjen avujt e florinjtë të sinjaleve të ndërgjegjes, të cilat jeta i lëngëzon dhe i shndërron në një zemër prej minerali të vyer. Vetëm atëherë , kur e humbet smeraldin, e kupton rëndësinë e tij. Nevojitet pauzë e plotë, e cila shndërrohet në thinjë, që të zbukuron. Pa këtë pauzë veprimi është i mangët. Pas një krize dashuria mund të rilindë.
Aktiviteti i njeriut të jetë ndërtimi i së resë, që mbështetet te karakteri krijues, si burim të ardhurash dhe komunikimi pa paragjykim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  Empty
MesazhTitulli: Re: UDHETIMI DREJT VETVETES NGA ARDIAN DEDI    UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  EmptyTue Nov 11, 2014 1:13 pm

Gjithashtu, kur e Keqja e kryen misionin e saj kemi ndryshim në rolin e aktorit dhe rënie të maskës. Jeta shpeshherë është false, por ngandonjëherë tensioni ka aktivitet dramatik, që përcjell emocione të fuqishme, që materializohen në lot monumentesh.
Njeriu është i prirur drejt lehtësirave dhe limontia prodhon një karakter të lehtë . Brezat njerëzorë që ta kuptojnë jetën deri në thellësi, duhet të provojnë mërgimin, ku ngjallet fuqishëm dashuria, nostalgjia, malli, impresioni dhe rezistenca ndaj së Keqes.
Gjumi i prishur, verbëria e plotë, ëndrrat e trazuara dhe të fuqishme të mërgimit, ku zëri i shpresës të flet në kllapi, të ndërgjegjëson për një goditje tërësisht të pabesë. Ky është zëri i mëshirës që, nëse rrimë shtrëmbër dhe flasim drejt, shpreh keqardhje, që mund ta quash një variacion të vogël të drejtësisë.


Karakteri i moshës së re ka të bëjë ojnat, përkëdhelitë, bisedat e pafundme për dashurinë, që sjellin shkundjen e gjithë materies. Nëse e merr me seriozitet limontinë, kalohet në etiketë, shndërrohet në maskë, bën histori dhe kthehet në sistem. Jeta e njeriut udhëton drejt vdekjes. Këtu del pyetja: “Më mirë një fund i tmerrshëm, apo një tmerr pa fund?” Ç’është për të bërë do të bëhet, por edhe ç’është për të shmangur duhet shmangur. Po sikur vdekja të të qepet deri sa të të shenjojë. Atëherë duhet një qëndrim dinjitoz, muzikë, ide, forcë, ekuilibër.
Njeriut i pëlqen të jetojë, është egoist, gjë që është e natyrshme dhe që e bën atë ironik, por nuk e njeh jetën dhe gjendet përballë forcash që as mendja më e fuqishme nuk i imagjinon.
Herët a vonë në jetë vjen ora e sprovës dhe ngjallen forcat e errëta të ekzistencës, të cilat, nëse përmblidhen, kontrollojnë frikën dhe sjellin goditjen e pashmangshme.
S’mund të jesh djalë i mirë, por jeta të ndryshon, kjo s’do të thotë që të kthehesh në i poshtër. Ky reagim është lindja e Veprimit, i cili duhet të jetë: Platforma e gjakftohtësisë, që akumulon burrërinë.
Shpesh herë njeriu bën luftë, e cila kërkon energji dhe imagjinatë.
Vështirësitë e jetës sjellin përballimin e situatave të rrezikshme nëpërmjet seriozitetit dhe lufta pa kompromis për të ardhmen sjell njohje, zotërimin dhe nënshtrimin e fatit.
Njeriu primitiv bazohej mbi dhunën, e cila zhvilloi fuqinë e mendimit. Mbijetesa, përshtatja tek njerëzit e lashtë, përbënin themelet e përballimit të jetës, ndërkohë që vdekja përbën evolucion.
Individit me tiparet më të fuqishme, i përket e ardhmja.
Qëllimi, justifikon mjetin. Kur qëllimi është pozitiv, justifikohet mjeti me të cilin arrihet. Supozojmë për një moment se mjeti është sakrifica që të çon në rrugën e së Vërtetës dhe të Drejtës.
Kjo ambicje, ky qëllim i Lartë ka në themel të Vërtetën.
Atëherë kur qëllimi shkatërrohet, shkatërrohet edhe mendimi dhe ky është përkufizimi i fundit të gjithçkaje. Kjo do të thotë se Lufta e të Kundërtave nëpërmjet të Mirës dhe të Keqes është në favor të forcave negative.
Shoqëria njerëzore dashuron të Mirën, sidomos, kur në pozitë, është klani negativ. E drejta është e vështirë dhe, si e tillë, kërkon sakrificë. Nëse një individ nuk ngrihet në emër të së Mirës, atëherë të gjithë ata, që e përfaqësojnë atë, një ditë kanë për ta braktisur, pra do të shndërrohen në forcë negative.


Por kur qëllimi i së Vërtetës e tejkalon vetveten, jetën, atëherë duhet materializuar receta e së Mirës.
Stafetën gjithmonë jua dorëzojmë më të rinjve, të cilët dashurinë për jetën e kanë të shenjtë. Por, nëse dijet janë gjysmake, atëherë dhe e Vërteta do të gjymtohet dhe njerëzimi do të futet në rrugën e gabuar. Misioni i ekzistencës të së Mirës, është një moment thelbësor, që kërkon vullnet të hekurt, për ta çuar deri në fund. Nëse ky Ndryshim kah forcave pozitive, konsiderohet thjesht si monument muzeumi, atëherë përpara krijimit kemi një rreth vicioz, ndaj së cilës dhe vetë pikëpyetja do të ishte e pakuptimtë.
Rruga e Lirisë është e vështirë dhe ka të bëjë me sakrificën, që mund të shndërrohet në viktimëzim dhe më pas në një Monument, i cili u ka hije brezave njerëzorë, më shumë se turpi i robërisë. Monumenti i Lirisë ku është skalitur me gjak e Vërteta kërkon Drejtësi, dhe Drejtësia nuk duhet vendosur vetëm nga Skulptori. Që Jeta të anojë nga seriozja, duhet që pavetëdija të eksplorojë Njohurinë dhe të kthehet në Vetëdije.

Kur trajektorja e së Mirës do të jetë në kulm, idetë më të mira të së shkuarës, në raport me bazat e së Tashmes, do të themelojnë të Ardhmen, e cila nuk është gjë tjetër veçse statusi i stanjacionit mbi bazat e të cilit jeta vazhdon.
E Mira duhet të ndërthuret në raport harmonik dhe bashkëveprues.

Mori rrugën e parkut të qytetit, ku një statujë në trajtën e një folkloristeje me çifteli, shërbente dhe si burim. Uji i rridhte nga buzët. Rrotull saj, malësore leshverdha me veshje karakteristike folklori kërcenin nën ritmin e një daulleje, që e ndezi flakë atmosferën. Të djersitura ato u freskuan dhe morën rrugën e bulevardit.
Ndërkaq mbi tokën. që avullonte, u shfaq një djalë me trup të fuqishëm. Pasi piu ujë nga buzët e burimit, ai s’e kuptoi se ç’bënte as vetë, kur filloi t’i puthte gjoksin dhe barkun e lagur nga uji, dhe ta përqafonte plot afsh, pa e vënë re, që ishte bërë qull.
Në rrugën tejpërtej të shkretë festivalistja e ndarë nga grupi hoqi rrobat si e dehur dhe ashtu e zhveshur ngjante me një statujë të përbaltur. Ishte me këmishë. Nën degët e pemëve asaj iu bë sikur dalloi një siluetë që po e ndiqte, por sakaq e largoi këtë mendim. Ishte djali që bënte dashuri me statujën. Gjysmë e zhveshur festivalistja, shtrihet dhe rrokulliset duke zbrazur epshin në trotuarin e lagur. Djali, hidhet mbi të, në mes të rrugës, e përdhunon, dhe lotët rrjedhin prej syve të vajzës, që duke qarë i del shpirti.




*
Në një shesh në pjesën muzeale, të qendisur me gurë, kërcenin rrep një grup të rinjsh të veshur me xhinkse dhe këmishë me kuadrate, ndërsa në kokë mbanin kapele. Befas një djalosh hidhet nga një mur, aty pranë dhe fillon të kërcejë si i tërbuar, krejt vetëm, duke mos e kuptuar se çfarë bënte. Grupi pushon së kërcyeri dhe e vështron i habitur.
Jo shumë larg prej këtu, në pjesën muzeale me kalldrëme të qendisura dhe shtëpi karakteristike organizohej një sfilatë mode, ku sfilonin femra energjike dhe ekspresive, të veshura me shumëllojshmëri stilesh e hijeshi, me syze të errëta dhe çadra të çelura, të buzëqeshura, ndërkohë që muzika ishte në maksimum.
Në një kopsht shtëpie, aty afër, harruar në botën e saj melankolike veshur me pizhama të kuqe, shtrirë në minder përmbys, me këmbët e ngritura lart nga pas, me mjekër të mbështetur mbi duar, vështronte me sytë plot ndjenjë degëzat e njomura e pa gjethe që mbanin fruta hurme, të shëndetshëm, të pjekur, gati për t’u këputur që dukej sikur të shkelnin syrin.

Gjethet bien të thara nga sulmi i dimrit,
Bari, dikur jeshil, thinjur është nga balta,
Tymi sterrë i oxhakut mbi pllakat e çatisë,
Shpërndahet në qiellin e nxirrë nga nata.

Krahët e pemëve ndërren të vdekura,
E zezë lëvozhga prej shiut që sapo ra,
Ndërsa, diku larg, mbi një pllajë,
Ndrin fruti i hurmës, si dielli që na la.

Nuk e mbante mend në i kishte lexuar apo i krijoi në moment këto vargje.
Një rrugë më tutje klounë cirku të lyer me bojë në fytyrë dhe veshje palaçoje përpiqeshin për të bërë për të qeshur një grup spektatorësh.
Një gërshërë e madhe e vizatuar mbi kazermën e ushtrisë, në një ndërtesë aty pranë, të lajmëronte që gjendeshe pranë një reparti ushtarak, ku paraushtarakë me pasaporta te organet gjenitale, u qethnin kokën berberët. Pastaj një skuadër mjekësh ushtarakë, pasi i kontrollonin i nxirrnin në rrugë të veshur me uniformë ushtarake me nga një oficer në krye. Kur kolona kaloi përpara Institutit Femëror të qytetit, borizani, papritur, filloi t’i bier bories, si për të shprehur korin e dëshirave të shtypura.
Tek sheshi pranë muzeumit, jepte shfaqje artistike një grup që përhapte fenë. Spektatorët e vëmendshëm shihnin vajza të bukura, tek u shndriste fytyra, kur flisnin për parajsën dhe shkërbenin plot dashuri dhe sakrificë, ngjitjen në qiell.
Në bulevardin kryesor ishte ndërtuar një fushë shahu në natyrë me figura të mëdha, ku lojtarët hynin në fushë ndërmjet gurëve dhe pllakave bardhë e zi; lëviznin gjallërisht, si figura të ngjallura, personazhet e ngurosura, në atë mbasdite të qetë dhe enigmatike.
Nga salloni i bukurisë i qytetit dolën, papritur, nuse të veshura me të bardha me bikutina në kokë, nën dritën e hënës, të dalldisura dhe vallëzojnë. Papritur nisi një dëborë e dendur, që s’kishte ndërmend të pushonte, por gjithashtu edhe nuset s’kishin ndërmend ta linin vallëzimin, derisa, pa kuptuar, ngrinë dhe kthehen në monumente.
Ndërkohë Arkeologu, që s’e zinte gjumi natën, filloi të lëmonte dëborën e shkrifët, duke ndërtuar skulpturën e një vajze lakuriq. Pasi mbaron veprën, përkulet pak dhe e prek në qafë. Iu duk sikur skulptura u drodh, ndaj në gjysmëerrësirë e veshi me një pelerinë të shtrenjtë, ngjyrë hiri, me një rrip mesi dhe kapele. Kur zbardhi tamam, në vendin që ka ngrirë tashmë, ai fillon e rrëshqet rotull saj me një palë patina. Pëllumba u uleshin mbi supe dhe kudo në trup të dyve.
Përpara Katedrales, Arkeologu qëndroi. Vështroi për një kohë të gjatë kryqin, ku ishte kryqëzuar Krishti, që ishte në pikën më të lartë të mundshme.
– Njeriu, - mendoi, - doli nga pyjet dhe, nëpërmjet djersës, e shndërroi tokën në tokë të premtuar, duke kultivuar bujqësinë.
Tempulli i Zotit është udhëheqës i këtij ndryshimi.
Arkitektura, si unitet ideal i Materies, pasqyron fytyrën e së Drejtës, Memorjen.
Njeriu zien nga pasioni, interesi, lufta për pushtet, seksi, duke i ngritur kështu gjithnjë e më lart ndërtesat dhe sulmuar qiellin. Pa e kuptuar, gënjen vetveten dhe verbohesh.
Ky shkëlqim, megjithëse në unitet individësh, është sofistikim i krimit.
Krishti u kryqëzua, u muros në themelet e kësaj arkitekture dhe teknologjie.
Tingujt e vajtueshëm të kambanës, që përhapeshin në eter, zbërtheheshin si melodi në veshët indiferentë të njerëzve. Ndoshta me të vërtetë kjo ishte kënga e dashurisë, ëndrrës së tyre.
Vjen një moment që bota shpirtërore, tok me botën materiale humbet peshën dhe gjithçka kthehet në iluzion. Është vallë e dyanshme kjo humbje si tek individi dhe te materia? Nëse njeriu gjendet mes udhëkryqit të mirës me të keqen, edhe Universi gjendet para një dileme të tillë, dhe kësaj merite i takon një varr alamet.
Shumë kafshë në tokë janë ndërtuar sipas ngjashmërisë me konstelacione yjesh në qiell.
A ekziston një konstelacion yjesh në qiell, që të flasi për të ardhmen?
Ndoshta një rikrijim i Universit, sipas një fryme të re udhëheqëse, është në diskutim. Gjithë Universi është në lëvizje: E cila është jetë.
Pra kemi: Largësi – Energji- Masë + Unitet.
Pa dyshim që ky udhëtim drejt vetvetes është esenca e jetës dhe shpreh një Inspirim shumë të fuqishëm.

Kur jeta e humbet kuptimin, zhvillohet ndërgjegja dhe merr kuptim rruga për te jeta e tjetrit.

Pragëndrra ka të bëjë me kujtesën, që shërben si ekuilibër dhe shpreh dimensionin e Miqësisë. Vazhdimësia, si ripërtëritje e së vjetrës, është dështim, ajo duhet të ngrihet mbi bazat e arsyes.
Lëvizja e lirë e njerëzve në një shoqëri në krizë sjell kaos, boshllëk.
Individi, në kushtet e vetmisë, humb kontaktet me shoqërinë, vjedh banka, kapet prej policisë, e cila e çon në gjykatë dhe kjo e fundit në burgjet e mbipopulluara, të tjerë shtrohen në spitale dhe marrin ilaçe në farmaci.
Në jetë vjen një moment i sinqertë, ku njeriu i drejtohet qiellit dhe kërkon drejtësi. Edhe nëse kjo thirrje dëgjohet, njeriu duhet të veprojë vetë, ndryshe është i humbur.
Ndërkohë që natyra është nënshtruar, njeriu është i sëmurë. Themi gjithmonë Nëna Natyrë, , kush është: Zoti.
Dielli në anglisht quhet “The Sun”, por një kuptim tjetër i kësaj fjale është dhe “djali”.
Ndërkohë që fjalës shqipe”djali”, nëse i shton një “l” bëhet “djalli” dhe kjo në kornizën e ligjit të Luftës së të Kundërtave dhe Ligjit të Unitetit.
Në anglisht me “tomorrow” kuptojmë të nesërmen, në greqisht me “to moro” kuptojmë fëmijën e sapolindur.

Qëllimi i trurit të njeriut është zbulimi i misterit të Universit.
Nën tokë ka miniera ari, i cili është i pashkatërrueshëm dhe gjendet në sasi të kufizuar.
Shenja e barazvlerës mes arit dhe njeriut nënkupton: Drejtësinë, Ndërgjegjen, së cilës i përket një monument madhështor. Njeriu duhet të luftojë për të drejtën dhe kështu e Mira ka për të triumfuar mbi të keqen. Kjo është një kurorë lavdie e njeriut.
Pa këto institucione njeriu e humbet vlerën dhe Drejtësia është në mjerim. Duhet një këngë lutjeje e fuqishme pasionante, si flamur vendosmërie.
Në këtë botë kemi ardhur pa lejen tonë. Ndërkohë që s’e kemi idenë se çfarë është jeta.
Me lindjen time fitova Kohë, Hapësirë, Materie, ndërkohë që s’jam veçse një aktor i prirur për të mbaruar misionin tim, për të cilin edhe kam lindur. Evolucioni kaotik është i barazvlefshëm me një univers shumëpolësh. Të jetosh kohën do të thotë të mos mbetesh “Anonim”.
E megjithatë të ndërtosh ëndrrën, do të thotë , në themele, të derdhësh gjak. Ndërkohë, që instikti është shkatërrues, arsyeja është në zi, zë ky i një skllavi, që ka për Padron Zotin. Ky instikt shkatërrues, ia vlen të udhëhiqet prej praktikës sunduese: “Përça dhe sundo”.
Që të gjitha Perandoritë, të cilat janë ndërtuar nëpërmjet shpatës, janë shkatërruar. Pra: “Pse luftuan?”
Lufta për arsyen është një monument krenarie, e cila meriton respekt. Njerëzimi ka kryer revolucione të panumërta dhe ëndrra ka qenë: “Liri dhe Zhvillim”.
Të luftosh për arsyen, ndërkohë, kur gjithçka është e pavetëdijshme, do të thotë të aktivizosh ndërgjegjen. Njeriu është natyrë shkatërruese dhe dalja në skenë e racës njerëzore ka domethënie, që kjo energji të përdoret për të ndërtuar. Ky është dhe fundi i jetës së rreme i ndërtimit të planeteve, sipas një rituali rutinë, rrethi vicioz.
Këtu merr fund sedra e lënduar e mashkullit dritëshkurtër dhe xheloz që e çon hakmarrjen deri në fund.
Sakrifica është mjet, përpjekje për të ecur përpara, që deshifron të Ardhmen.
Nëse ekziston e keqja, gjithmonë do të ketë rotacion të pushtetit, që do të thotë se vrasim heronjtë, duke u ngritur përmendore pas vdekjes. Por gjithmonë lindin heronj të rinj, të cilët e mbajnë ndezur Pishtarin e shpresës. Fikja e kësaj rreze shprese, do të thotë energji e verbër. Katastrofat lindin heronj me përmasat e një simboli të përjetshëm, të cilët paralajmërojnë epokat e reja. Kjo është dhe arsyeja e të bërit fëmijë në pafundësi, ligji i vazhdimësisë, ku e mira nuk lind të keqen. Nëse e ardhmja dhunohet, atëherë reagimi është i dhunshëm.
Pak të ngjarë ka që yjet dhe universi të ndryshojnë strukturë, por ka shumë mundësi që perspektiva të fitojë gravitet, duke u krijuar një planet i ri, ku materja të jetë në harmoni me ndërgjegjen.
Ç’ekuacion i së ardhmes përfshin absoluten?
Kjo përvojë përbën një ideal të lartë.
Fjalën “njerëzim”, në rast se e ndajmë më dysh, bëhet “njerëzit e mi”. Nërkohë që fjala “njeri” dhe “njerk” ka rrënjë të njëjtë.
Me siguri Zoti mendon: “Njeriu kërkon që universin ta vendosë në shërbim të tij, që jeta të mos jetë kotësi dhe një udhëtim drejt asgjëkundit, që dashuria ndaj arsyes të mos jetë ftohtësi. Por universi është ballancim mes energjisë pozitive dhe asaj negative.
Në këtë mes si Unë, si njeriu, fitojmë diçka”.
Ndërkohë që fare mirë mund të tundësh flamurin e pragmatizmit, ky është një akt trashëgimie për brezat. Për një trashëgimi të ndërgjegjes duhet reflektim.
Energjia pozitive duhet udhëhequr.



Etja për jetë konsiston në gjetjen e shpirtit binjak. Njeriu ka ndërtuar unitetin ideal të materies. E vërteta është artificiale, kur pasioni shndërrohet në interes. Kjo është turbullirë. Uniteti ideal i materies mbështetet mbi bazat e lëmimit të saj. E Vërteta nis si interes, por shndërrohet në një kult të pashkatërrueshëm. Një sistem që të jetë afatgjatë duhet të jetë vetvetja. Respekti për të Mirën është themeli i së ardhmes plus Vetëdije. Nëse gjithçka është interes i pastër, atëherë seriozja të shkatërron.
Secili nga ne, kushdoqoftë, për hir të kauzës së Drejtësisë, duhet të ndërhyjë, pa marrë parasysh pasojat, në mënyrë që të shmanget tronditja. Mos vallë besnikëria është avokate e urdhërit?! Duhet përpjekje për të zhvarrosur të vërtetën, deri në himnizimin e saj.
Është dobësi dhe fatkeqësi, kur e bukura i nënshtrohet dhunës dhe pabesisë.
Që Shpresa të jetë inspirim dhe të shndërrohet në të Vërtetë, duhet nisur si jetim.
Nëse në shqip fjalën ”jetim” e ndan më dysh deshifrohet “jeta ime”, që domethënë “jeta ime pa njeri”. Indiferenca duhet t’i përgjigjet jehonës së indinjatës.
Mos vallë jeta është një përplasje ëndrrash, shpresash, në një luftë, që tërësisht nuk e kupton?
Ky është aksioni primitiv i verbërisë.
Orientimi ndaj bibliotekave dhe universiteteve, pra ndaj librit, i cili nuk është gjë tjetër veçse imazhi i lotit, shpërndarë prej një prizëm ku thyhet orientimi i dritës së diellit.
Kjo pikë loti duhet të udhëheqi të ardhmen, dhe të interpretohet në mirazhin e aktorit. Libri dhe aktori anashkalojnë paratë, policinë, gjykatësit e korruptuar, nxjerrin njerëzit nga burgjet dhe spitalet, kanë fuqinë e shërimit për të sëmurët.
Ky është ndërgjegjësimi i individëve, që në tërësi përfaqësojnë shoqërinë dhe shmangin udhëkryqin.
Njohja e së Vërtetës i shpall sfidë vdekjes dhe ringjall shpresën.
Nëse loti materializohet në qelq dhe bota bëhet e tillë, ky është inspirim. Ky moment kujtese është fiksimi i përjetësisë.
Të vëzhgosh do të thotë të gjendesh në punë, por puna s’merr fund kurrë.
Prej vëzhgimit gradualisht lind, merr formë kurioziteti.
Përpara dashurisë rrëzohesh, idealja merr status dhe loti shndërrohet në iluzion optik. Sa e vërtetë është ndjenja e profecisë?
Njeriu ndjen në shkallën superiore dashurinë, ndjen dhe i shmanget vdekjes, ruan jetën dhe kjo është një shqisë plus. Në kushtet e kllapisë të udhëheq intuita e jetës.
Arsyeja udhëhiqet prej logjikës dhe logjika shpall profecinë.
Mënxyrat e mëdha pasojnë të Vërtetat e mëdha dhe paraqiten në fillim në formë shakaje.
Pastaj ato formojnë perandoritë e tyre.
Defekti sjell krimin, që pasohet me rrëzimin e maskës. Rënia e maskës sjell shkatërrimin e verbërisë dhe më vonë hapen portat e së Bukurës.
Që të arrihet tek e Bukura, e Vërteta, duhet djegur qiriri i Shpresës. Kjo flakë është e ndërthurur me lot.
Cila është pika kulminante, cili është maksimumi?
Nis si tragjedi dhe vazhdon si dramë. Si tragjedia dhe drama marrin kuptimin e madhështores, ku zhvillohen në një fushë pozitive dhe udhëhiqen nga e mira.
Këtu mbeten dy rrugë: Komedia dhe superjeta, si pjesë e së plotës.
Ky është pajtim ngazëllues me sfidat e së ardhmes, që arrin deri në shkrirje. Nëse mërzinë dhe kotësinë e marrim si subjektivizëm, atëherë objektive është ndërgjegjja. Ndërgjegje quajmë formën më të lartë të pasqyrimit të realitetit objektiv, si veçori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij.
Ndërgjegja është ekuilibri, që shëron çmendurinë.
Njeriu kërkon punë, barazi, familje. Idealja për mashkullin është femra dhe idealja për femrën është mashkulli. Femra është materia ideale që ofron ilaçin balsam të dashurisë. Nëse e ndajmë më dysh ose më tresh fjalën “fëmijë”, deshifrohet “ijet e femrës me mijëra”.

*
Një profil dashurie si simbol i pritjes drithëruese dhe përcjelljes, iu kujtua turbull.

Mos e mbyll atë dritare,
Lëre hapur ditë e natë,
Dhe nëqoftëse harroj të kaloj,
Mos e bëj kurrë këtë mëkat.

Kam vdekur prej kohësh,
Sepse me jetën rëndë u përplasa
Ndaj kjo një grackë e shpirtit është,
Që të them se prapë u ngjalla.

*
Dëbora dhe mjegulla e bardhë e kishte nënshtruar, më në fund, qytetin. Djemtë dhe vajzat e virgjëra visheshin me të bardha dhe vinin syze dielli, ndërsa pleqtë dhe të martuarit luanin me topa dëbore, duke kujtuar vitet e rinisë. Të gjithë ishin si të lajthitur; vetëm tregtarët ishin mbledhur në seancë të jashtëzakonshme. Qytetarët i hidhnin paratë në erë dhe loznin futboll mbi dëborë. Gjithë punëtorët e ndershëm për shkak të krizës filluan të hapin në dëborë themelet e një shtëpie të çmendurish. Djemtë e bukur filluan të vrasin veten. Kush ishte më dinak ecte me vrap lakuriq dhe stërviste trupin. Ndërkaq ra nata dhe njerëzit e mbledhur nëpër shtëpi ranë për të fjetur. Kush nuk flinte shikonte televizor dhe nuk e kuptonte që jashtë kishte filluar shiu.

Një zhurmë pa orientim shkundi ajrin dhe ai dalloi, gati-gati në kllapi, një fantazmë, që i shmangej vazhdimisht përplasjeve. Më pas ndjeu një gudulisje në qafë që, me kohë, u shndërrua në pickim të butë, dhe pastaj diçka iu rrokullis mëtëposhtë gjoksit. Mendoi se qafa në trupin e njeriut është një nga vendet, që ka lëkurën më të butë, dhe pa dashur kaloi dorën rreth saj. U habit nga pulsimi i jetës dhe nga ajo ngrohtësi, që përhapej në formë arome andej.
Një çast më vonë ndjeu t’i thahej pështyma në grykë. Një forcë e errët i tërhiqte së brendshmi gjuhën. Në thellësi të barkut ndjeu thyerjen e ekuilibrit të brendshëm. Pesha e subjekjteve iracionale i paralizoi vetëdijen, ndaj hije të zymta, që i turbulluan rrjedhën e mendimeve, nisën ta joshin. Befas iu fanit një shkretëtirë me duna majëmprehta me lëmim ndjellës, që gëlltisnin një oaz. Herë pas herë, në skaj të vetvetes, ndiente turbull një botë hijesh, që lëshonte rrezatime të shkurtra, duke pritur me ankth temperaturën normale, për t’u shprehur.
Arkeologu kishte një kujtesë të magjishme që kishte aftësi të analizonte në mënyrë të pavetëdijshme gjithë shkaqet e seleksionuara dhe të transmetonte në momentin kritik një rezultat të saktë, që kurrsesi nuk arrinte kufijtë e ndërgjegjësimit. Ky mekanizëm funksiononte për mrekulli, ndaj ai ndjeu një armiqësi të dyfishtë. Mbi trup i ushtrohej një presion i përgjithshëm shtypës, që ngadalë e shtynte në greminën e pafund të një gjumi të thellë. Një rrymë e ftohtë, që iu ngjit nëpër kocka, i kumtoi se diçka e përditshme për të cilën kureshtjen e kishte pasur të shpërndarë, po i dilte jashtë kontrollit. Flutura të errta nisën të fryheshin, duke pirë me ngut çiltërsinë e dritës. Si retë e zeza në prag të shtrëngatës mbi trup, po i ulej pesha e huaj e një fuqie të panjohur. Humbi ndjeshmërinë. Me shpejtësinë e ngritjes së zhivës në aparatin e tensionit e përshkonte deri në mushkëri, një rrymë e hollë ajri. Mungesa e fatit i kishte grumbulluar rreth vetes një liqen ankthi, që e mbante nën presion të përhershëm. Një gjëmim i shurdhër erdhi prej thellësisë së ndërgjegjes dhe nga buzët plasi me gllënjka, vrer i verdhë, me shije tejet të hidhur.
Çliruar krejtësisht prej komplekseve, lëshuar në sfungjerin e një lehtësimi magjik: flatra të buta i përshkuan grykën, duke i lënë në fytyrë një hir të rrallë mirënjohjeje.
Si një re e dendur, e zgjatur pafundësisht mbi park, ulej ngathtësisht, paqësore me një farë ankthi të fshehur heshtja. E dyfishtë, e rëndë, në prag të kontraktimit gjigand, ajo thithte gjithë zhurmat e gjalla. Në horizontin e rrafshët të shtrirë tej e fund, ku heshtja e gjallë, e plotëfuqishme shtypte çdo mendim, sado të pakapshëm, përgatitej të mbinte qetësisht vdekja. Binte shi. Korniza e hapësirës ngushtohej e shtypur nën presionin e pandërprerë. Oshëtima e mbytur endej si zog pa krahë, ndërfutej nëpër fijet e flokëve, veshëve dhe rrëshqiste poshtë faqeve drejt gushës, duke e mbështjellë me mjegullën e izolimit. Jehona e jetës vinte e mugët, e zbrazët nga përtej shpresës, duke çarë me vështirësi perden e huaj të mjegullës izoluese; tejzgjatej në një fluturim pa krye, ndërsa fizionomia i shkrihej në një zbehje të padeshifrueshme, që krijonte tallaze stuhish rrotull veshëve të tij. Ajo rrëshqiste e vdekur mbi lëkurë pa u thithur, pa marrë përgjigje nga kontraktorët lidhës jetësorë, duke varrosur, pa patur faj, ndjenjat e vërteta shpirtërore. Ato i kumbonin të zbrazëta me një fluturim fallso, pranë syve të graduar larg çdo realiteti. Organet i ishin strukur të dërmuara prej shtypjes së pasivitetit, të stakuara nga çdo lloj funksioni. Fërshëllima e zhurmave të harruara endeshin në ajër. Midis ajrit të lirë dhe fisnnik të mushkërive rritej pema e ankthit, gjethet e së cilës shkërmoqeshin thatë nga shqetësimi i vazhdueshëm. Zgavra e thellë, elektrizuar nga zemërngrirja, thithte zhurmat e jetës dhe mendimet e prekëshme, duke i fundosur tej në mosqenie. Në horizontin e pragkobshëm shtrihej e rrafshët heshtja, mbi të cilën kalëronte një humbëtirë që verbon ndërgjegjen. Skicat e kujtimeve të zverdhura, të gdhendura prej daltës së lumturisë, që rrëzoheshin parreshtur, si ëngjëj të ngordhur lanë një shije të athët pluhuri të xhamtë, që avullohej, ndërsa u shkarkuan shtëllunga të dendura të grimcave, që gjatë shpërndarjes formuan struktura të gjymtuara fantazmash, të cilat lëviznin si të gjalla.


*
Fantazia kthjellët i ndërtonte një tempull të fildishtë me ditët e qelqëta, ku shembëlltyra e diellit shpërndahej e barabartë mbi sipërfaqen e detit duke e rrudhosur qetësisht me ngjyra që depertonin në thellësi. Për hir të instikteve të trashëguara, në dhomat anësore të trurit nguliteshin momente fragmentare, që nguroseshin menjëherë pa jetë. Kërcyej mendimesh degëzoheshin prej sistemit qendror të trurit dhe, në pak kohë, eksploronin hapësira intuitive të pashkelura, në mes të tufaneve të ëndërrimit dhe rrymave atmosferike, që ndiznin dallgë gërryese sistematike, duke lagur me acid brigjet e indeve të pambrojtura dhe gërvishur lëkurën e kaltëryer. Skeletet e brishta të ëndrrave dhe dëshirave vërviteshin të shqetësuara dhe plot ankthe. Imagjinata e ndezur frelëshuar mbushte me mendime të njëpasnjëshme çastet e marramendjes. Duke përjashtuar ndjenjën në origjinën e nguimit rastësor, kishte mundur të shihte një perspektivë shpëtimtare. Po me ngadalësi vrasëse portreti i shpresës zhdukej përtej murit dhe vetëm hija e pluhurit të saj shihej zbehtë. Ërrësira fryhej rrathë- rrathë të mëdha duke maskuar me shtëllunga të zeza një tmerr kërcënues, që e kapiste. Një mjegull tmerri e mbarsur me errësirën fryhej në vorbulla, që lundronin rrotull duke i mbështjellë me fasho shpirtin e plagosur. Erërat e akullta shoqëruar nga ankthi i përhershëm rrihnin egërsisht shpirtin e pamësuar, ku ishte skalitur deri në imtësi të parëndësishme vula e vuajtjes. Vizitorët e shpeshtë, fantazmat, gjymtyrët e prekshëm të të cilave ndrinin si radiografitë e zemrës, rrinin pezull.
Pasqyrohej lakuriq e shpërndarë pjesë -pjesë, diku me doza të tepëruara, diku me doza të reduktuara, përmasat e vdekjes, që kishte gjetur një mjedis për t’u zhvilluar me shpejtësi. Errësira ndizte hijet e vizatuara turbull midis kaosit, të cilat mblidheshin tok, sulmonin me guxim pluhurin e verdhë të dritës, duke sajuar reflekse të një bote misterioze. Për një çast vetja iu duk i balsamosur, i ardhur nga mbretëria e vdekjes për vëzhgim. Pa veten tek çaprashitej me fytyrën e mbuluar nga maska e akullt e hipokrite e një manekini dhe u përpoq të shqiptonte një tingull, po pa rezultat. Kishte harruar thjeshtësinë e lëvizjes, qoftë dhe asaj mekanike, kishte ngelur pa dramë diku, ku s’njihte askënd. Gjuha, kjo veshje dikur e domosdoshme, e kishte braktisur duke e lënë lakuriq fjalën. Po humbiste konceptin e formave të mjedisit të jashtëm. Fantazma elastike, lakonin trupin e sfungjertë, hynin të paftuara, zgjeronin përmasat, shumëfishoheshin padrejtësisht duke i kallur një tmerr të pafund. Në zemër i pikonte dëshira për të thithur ajrin e mëngjesit. Regëtima e jetës e ngjirur dëgjohej tek përplasej me vdekjen. Zhurmat e gjalla, me mendimet e pakapshme fundoseshin në honin e padepertueshëm midis dhe mbi zemërgrirjen e pafundme zvarrisej një humbëtirë e shkretë. Ishte pështjellë i gjithi nga arterie dhe damarë të qullët, ku gjaku i kthyer në ujë e kishte gjithnjë e më të vështirë të rridhte. Bulëza djersësh të ftohta i lëngëzonin ballin. Ngushtohej korniza e errësirës, që shtypej nën presionin e jashtëm, grumbulluar me dëndësi të madhe, i vishte sytë, gllabëronte duart, ndërkohë që shiu, që binte papushim nuk e ndiente fare.


Ajri thithej nga mushkëritë e objekteve të pajeta rrotull, të cilat zmadhoheshin në dëm të hapësirës. Damarë të ujshëm i përshkuan trupin dhe, në një çast kënaqësie në shpirt, i shkrinë kristalet e kulluara të dëborës. U mbështoll krejt prej lumturisë dhe një lirshmëri dehëse mendimesh, si vrull i ujërave të lumit në pranverë, çlironte aromën ngrohëse të zjarrit të ndezur. Pas pak ndjeu t’i ndahej trupi në miza të panumërta dhe kockat t’i thërmoheshin në pluhur. Përmasat e trupit u përmblodhën të masakruara në kufijtë e një molekule shpërthyese, që përmbante dëndësinë e gjithë qenies së tij. Ra perdja e vdekjes, që i mbuloi sytë dhe shpirti iu derdh i lëngshëm për t’u njehësuar me atë masë uji që ndizte shkëndija të kaltra drite. Bashkë me humbjen e peshës së trupit u zhduk e shkuara, e ardhmja, realiteti u zgjerua në masë, dhe shpirti nisi të fluturojë i lire; ndihej i gjerë, i pakufizuar, i distancuar prej çdo implikimi, ndërkohë që zhurmat e jetës të krijonin përshtypjen se ishin mbledhur në flluska ajri, që çahen brenda ujit, me gjëmim të shurdhër. Muskujt po shkëputeshin, gjaku ujiste tokën e freskët mëngjesore dhe në vend të mishit dhe të kockave kishte tashmë copa akulli. Ra një heshtje e dyshimtë, që shtrihej e mbledhur kotullac përtej grimcave të errësirës, si re e dendur e zgjatur pafundësisht mbi park. Prej andej, në formë shiu, pikonte një ankth shpues.

Heshtja kishte depertuar thellë nën dhe, ndërkohë që errësira i shpalosej sipër e veshur me rrobat e gjumit të thellë, i shtjellohej rrotull vale - valë, duke mbytur në masën ngjitëse të saj, gjithçka, ndaj sipërfaqja e tokës lëshonte fëshfërima të trazuara hijesh të çrregullta.
Në llotarinë e jetës i rënë nën kurthin e zilisë, egoizmit dhe nën optikën e mëndjemadhësisë të shoqërisë, ndahesh nga njerëzit i shndërruar në manjak të vetvetes dhe vullnetit, po vjen një ditë që ndërgjegjësohesh dhe reflekton, por atëherë gjithçka është e kotë, ndaj nëm dhe mallkon gjithë mllef sistemin, paranë, vdekjen që të pret, ndërsa ëndrrën sesi jeta mund të ishte krejt ndryshe ta vendosin si stoli në arkivol. Rreth kufomës shpërndahej një si shkumë, i lagte gushën, buzët dhe i fërkohej nëpër mollëza. Drita e zverdhur shpërndahej ftohtë mbi objekte nën shi. E pafuqishme për të vendosur harmoninë, e humbur shkërmoqej në boshllëk, e mbytur nga enigma, e cila ndizte hije që shpaloseshin turbull në lartësi me gulshe ulërimash, që nguleshin në hapësirë. Drita ishte varrosur nën sipërfaqe të shkrifët toke, prej nga rrezatonte dritëhije të shtrëmbra, që grisnin ajrin. Reflekset e një bote të humbur, ngjizeshin zbehtë, zinin vallen, shndërroheshin në tufë mjegulle, duke krijuar rrjeta të ngatërruara. Thelbi amorf, që flinte në heshtjen e squllët, rrezatonte në ajrin moçalor trajta përbindshash.

A është kjo vdekje përdhunimi i së bukurës, shterim rezervash, fund i aksionit të strukturës të së Drejtës?
Gjithë energjitë krijuese, gjendeshin të materializuara në luks marramendës, që tashmë nuk ndodhej më në funksion. Për herë e më shumë, shpërndahej plot triumf, deri në skajet më të errëta, një sfidë e pakundërshtueshme kërcënimi. Me konstruksion të prishur trupor, që i ngjante së tepërmi një paraziti, prej energjive të fituara pa sakrifica, të cilat kalbeshin, pa u shfrytëzuar, humbën edhe shumë cilësi karakteristike. Të ngathëta u sulën në tufa, duke u ngatërruar shpesh herë me ngjyrat dhe përplasur pareshtur me tejdukshmërinë ironike, e cila dukej sikur po shqyhej gazit. Në atë kacafytje me vdekjen, sakrifikuan gjithë shpresën e gjallë, duke kujtuar kështu se po rigjenin vetveten.
Një forcë e pakuptimtë instiktive i shtynte që të harronin vetveten, dhe të turreshin me kujdes të shpërdoruar, qoftë edhe duke flijuar diçka, drejt lirisë. Atëherë, kur rifituan disa nga vetitë e vërteta, ideali udhëheqës bashkë me shqetësimin e qëllimit u veshën me një kotësi të njëtrajtëshme, që i fundoste në thellësi shtypëse ndërgjegjien dhe mpinte instiktet.
Kur u zbrazën plotësisht prej gjithçkaje, humbën në peshë dhe nuk e ndjenë rënien. Era e lehte, që frynte i trazonte dhe të ngjallnin përshtypjen se do të fluturonin dhe një herë.

Dielli rilindi i vdekur. Me rrezet e tij zbuloi në hapësirë, një lloj sikur të ishte ngjallur përsëri prej baltës pamja krenare prej heroi e Arkeologut, këtë herë e stampuar në një skulpturë madhështore. Tiparet luftarake vizatuar me mjeshtëri, vështrimi largpamës dhe gjithë ato cilësi, që kishte zotëruar për së gjalli, ishin skalitur bukur dhe me fantazi. Skulptura paraqiste një personalitet të ndërtuar nga lufta me fatin, që, megjithëse nuk kishte buzëqeshur, kishte arritur ta nënshtronte, dhe të ngadhënjente mbi vdekjen.
Krismat thyen njerëzit mëdysh,
Të përulura perënditë binin në gjunjë,
Ajri dhe tmerri kishin një ngjyrë,
Të vetme skulpturat rronin në hapësirë.
Në lulishten aty pranë, përhapej ëmbëlsia e erës së trëndafilave, që me trandjen e lehtë plotësonte, gjithë humbjet e shkaktuara në të shkuarën.


Vesë mëngjesore dhe cicërima zogjsh. Jeta është inspirim.
Atëherë kur idetë qoftë shkencore, qoftë artistike, u vjen fundi kemi pasqyrimin e dramës njerëzore, nëpërmjet muzikës, pikturës, filmit, fotografisë.
Kinematografia ka për të shprehur realizmin, që jep vrasja dhe ruajtjen nga deformimi. E keqja është besnike dhe krijon gjithmonë aleanca. Ky është hidhërimi i materies, një aksion i sinqertë, një zë, që humbet mendjen dhe që e ka seriozisht. Ky ngushëllim tallandisës e gjen vetveten nëpërmjet një ulërimë tronditëse.
Gjithë sekreti i shoqërisë përfshihet te rinia, e cila ka në dorë aksionin dhe femra. Ky aksion duhet të jetë nën kontroll. Nëse një sistem drejtësie rrëzohet, atëherë kemi anarki. Që të gjithë njerëzit duan të rrisin fëmijë, duan të gjenden në punë, të merren me diçka. Po mësuan të vërtetën do të zgjohen nga ëndrra.
Bota është pushtuar prej kotësisë dhe vetëm të rinjtë, që dashurojnë nuk e kuptojnë këtë. Por me të vërtetë, çfarë shohin këta të rinj, një horizont të kufizuar mali, lugine, metropoli, qyteze, deti. Lëvizja është jetë dhe, nëse udhëton, ikën dhe mërzia. Ata kanë ëndrra, shpresa, ambicie, besojnë te demokracia, toleranca, po sa rezultative janë këto me të panjohurën.
Po a është e nevojshme të kuptojnë, kur kjo ide, që nuk e njeh mund të shkatërrojë. Është mirë kur s’di gjë, por të sulmon vakumi.
Gjithë ky investim i njeriut në spektakle show, në industrinë e seksit e ka bërë njeriun tepër të brishtë. Harresa e ka bërë njeriun të mos e kuptojë situatën para së cilës ndodhet.
Duhet kontribuar për një zgjidhje.
Pikërisht ky instikt harrese duhet rivlerësuar.
Kur praktika të njehësohet me teorinë, do të kemi zhdukjen e sëmundjeve. Në këtë moment del pyetja: “Cili do të jetë problemi i njeriut: Mosdekompozimi i dashurisë, energjisë”.
Drejtësia është inspirim.
Që të kesh respekt për vetveten duhet të kesh respekt, ndjenjë përgjegjësie për shoqërinë.
Kur ndërgjegjësohet një burrë?
Nëse udhëhiqesh nga instikti dhe ndjenja, arsyeja ndodhet në gjendje somnambuli. Pikërisht, atëherë, kur instikti dhe ndjenja ndodhen në gjendje të fjetur, përfiton arsyen, që është rezultat i një akumulimi të gjatë.
Në shqip tjetër kuptim ka fjala “mashkull”, tjetër fjala “ burrë”, e cila përmban dy “rr”.

Mashtruesit janë fitimtarë në jetë. Këta janë burra nderi që kanë në dorë fuqinë, e cila është e përkohshme. E mira të mërzit, ndërsa e keqja përbën një inspirim të pafund, që të çon në asgjëkund. Burri duhet t’i shërbejë komunitetit dhe kështu prodhohet stabilitet. Sa më në rrezik të jetë shpresa për të jetuar, aq më i zjarrtë është guximi, lufta për lirinë, jetën. Sakrifica sjell fitoren e së resë. Kjo sakrificë, luftë për fitore mat vlerën e njeriut në jetë. Ky është rezultati i një rruge të vështirë, ndërkohë rruga e lehtë s’të çon asgjëkund. Lufta për dashurinë, të mirën, mund të jetë e verbër, por kjo lufta ka perspektivën e shndërrimit në Arsye. Natyra e dytë ka për idhull mirëfilli, thellësinë.
Ç’është evolucioni: Dashuri apo biznes? Ndoshta një kryqëzim, siç është bashkërendim thelbi me virtualen. E shkuara ka të bëjë me errësirën. Në natyrë ekzistojnë helme për çdo parazit.
Një botë e padukshme kërkon të ngjizet, të ringjallet. Në univers, në natyrë çdo gjë ka pikën kulminate , pastaj riciklohet.
Këtë ideal askush nuk e kupton në fillim, moment, ku me perceptim sipërfaqësor, por në fund ama, që të gjithë kanë për t’i dhënë të drejtë. Për hir të këtij ideali ia vlen të qëndrosh, të luftosh deri në fund. Ky është skenari i një truri, që punon me kapacitet të plotë dhe që kërkon një sistem të ri. Jeton vetë dhe vjen moment që jetën ua dhuron edhe të tjerëve. Ky është një moment i papërshkrueshëm me fjalë, që meriton lavdi të përjetshme.
Mërzitja me të tashmen është një këndvështrim i gabuar i së shkuarës dhe pikëpyetje për të ardhmen.
Me sa duket Materia dhe Energjia e Errët janë misionarë të ndërtimit të mashkullit dhe femrës. Ndoshta kanë riprodhuar vetveten. Nëse fjalën “Universo” në italisht e ndajmë mëdysh, atëherë kemi tingullin “uno”, që do të thotë “një”, ose ndryshe në shqip “unë” dhe “verso” – drejt: varg, drejt diçkaje, e cila ka kuptim shumë të gjerë.
Errësira bëhet e kuptueshme vetëm në sajë të dritës. Planeti “Tokë” është si ajo pasqyra, ku mund të kuptohet gjithë Universi. Këtu është formuar linja e jetës: Uni. Si mashkulli dhe femra udhëhiqen prej instiktit, rrugë që të çon në asgjëkund. Burri ndjehet shumë mashkull dhe femra kërkon të jetë shumë seksi. Ka qenë inteligjenca e femrës, që i ka shndërruar në qenie kulturore, hap ky që i hap rrugë dritës së dijes. Ndërkohë që shumë zhdukje kanë ndodhur në tokë, del pyetja: “Pse s’po ndodh Apokalipsi?”
Ndjeshmëria, dashuria fitohet duke dëgjuar dhe shikuar. Kjo ndjeshmëri të shpëton jetën dhe është kuptimi i saj. E bukura ndodhet jashtë jetës, ndaj, që të bëhet protagonist, duhet guxim. Ky guxim mund të ndryshojë botën. Një përkufizim i dashurisë është ky: “ Tiparet e mia të shprehura tek seksi i kundërt, pra vlimi i gjakut i konvertuar në ndjenjë, plazmë. Dalldi pra: narcizëm. Dhe, pas konsumimit të dashurisë, vjen zhgënjimi.
Ç’është zhvirgjërimi i femrës? Të pëlqen kur ajo ulëret, pra njëfarë të rrahuri. Këtë dhunë e parapëlqen dhe femra. Edhe yjet janë të dhunshëm, ashtu sikundërse dielli ynë, por edhe planetet. Kjo luftë është rrugëtimi i jetës, i cili është i dhunshëm dhe sjell shkatërrimin e së vjetrës dhe ndërtimin e së resë. Të kesh fuqi do të jesh dhe bishë, por sekreti është një bishë kulturore. Ndaj instikti të kurohet dhe të shndërrohet në intuitë, nëpërmjet produkteve të reja bujqësore. Dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e thellë që të lidh ngushtë me dikë dhe që të bën ta duash me gjithë zemër. Kjo ndjenjë është e përjetshme dhe s’meriton të vdesë.
Kjo është një marrëdhënie e re harmonie mes trurit, shpirtit dhe Arsyes. Ky është Identiteti i Ri , një reflektim, pra evolucion. Post e ardhmja është vazhdimësia që mund të vlerësohet edhe si moment prove ndaj kohës. Një përkufizim i Zotit është ky: “Forca aktive në unitet, e cila është lidhur ngushtë në elementë kimikë përbërës”.
Zoti ka shpikur kohën, e cila për të qëndron në vend.
Me ngjizjen e hapësirës, forma objektive e ekzistencës së materies dhe kusht themelor i lëvizjes së saj, që shpreh se në zgjatim sendet, dukuritë, ngjarjet ose proceset, sesi vinë këto njëra pas tjetrës. Tërësia e këtyre rrethanave objektive, që zhvillohen dhe që sjellin ndryshime e që përfytyrohen si forcë vepruese, janë vitet që vinë: E ardhmja.
E Ardhmja dashuron Arsyen, e cila njihet si: shkalla më e lartë e veprimtarisë njohëse të njeriut. Aftësia mendore për të njohur e për të shpjeguar botën. Dhe kjo e gjithë është e mpiksur me shkronja, që marrin statusin e të përjetshmes, një shkëlqim i pafundëm i fuqisë të së Mirës.
Peshku, që ka dalë nga oqeani drejt tokës, nuk ka patur perspektivë atje dhe nuk ka qenë as peshkaqen as ndonjë grabitqar i rëndësishëm. Nëse nuk do të guxonte, do të siguronte trashëgimtarë dhe jeta e tij do të përfundonte natyrshëm. Por ai guxoi, trashëgimtarët e tij fituan, duke ndërtuar një univers të ri, të gjallë. Tani këta trashëgimtarë ndodhen përpara sfidës së bekimit. Që të mësosh duhet të jesh i përulur. Fjala “alijen” që do të thotë “U.F.O” përkthehet “tjetër gen”.
Galaktika “Udha e Qumështit” quhet kështu, sepse qumështi është i krahasueshëm me jetën. Pra “Rruga e Jetës”. Galaktika “Udha e Qumështit” nuk ka qenë kështu siç është sot. Ajo ndryshon vazhdimisht. Ndjenja e bukurisë së përjetshme është një realitet i brumosur prej Ideales. Ky është promovimi i së resë, pra një vizion i së nesërmes, sesi mund të jetë një Planet i së ardhmes. Kur lëviz e njëjta gjë, ndodh edhe mendimin, ashtu sikundërse dhe me të vertetën, e cila në një vend kalbet. Kjo do të thotë të mbetesh në avangardë të Universit. Ky është sundimi i kujtesës. Çdo krijesë në tokë ka një kërkesë të vazhdueshme për mbijetesë, deri tek njeriu, i cili ka fituar me luftë betejën e evolucionit. Dhe tani njeriu ndodhet para një moment historik. Ai kërkon të hapen portat e parajsës, një shans ky, ndoshta i papërsëritshëm. Por që të hapen portat e parajsës, që evolucioni të vazhdojë, duhen elementë të rinj, të cilët në tokë nuk ekzistojnë. Në këto rrethana njeriu do të kërkojë të mbijetojë. Njeriu, që ka shpikur teknologjinë, filozofinë, idealin, duhet të shkëputet një çast nga gjithçka e qytetëruar, për të shkuar në banjë. Bletët ushqehen me nektarin e luleve dhe bëjnë mjaltë. Përmendja e produkteve të stomakut, të cilat janë të njohura prej trurit, shprehen në gjuhë, bëjnë histori, duke treguar një botkuptim të pisët. Përsa kohë nuk do të kryhet reformë te njeriu, vdekja e Arsyes do të jetë e pranishme si një katastrofë me përmasa universale dhe ky përbën një realitet cinik. Megjithatë ky është guri i themelit, fillimi i mbarë, pa të cilin e ardhmja do të ishte e pamundur. Instikti zhvillon në një mënyrë maksimalisht të përkryer, të përsosur teknologjinë e vrasjes, krim ky që kryhet në emër të dashurisë, vazhdimësisë.
Fjalës “krim” në shqip, nëse i heqim gërmën “k” bëhet “rim”, pra “rrimë” dhe kryejmë “krim”. Të vrasësh do të thotë të bësh shkollë dhe shkolla nënkupton arsyen. Ky është dhe thelbi i së ardhmes. Nëse copëtojmë fjalën shqipe”neveri” bëhet “neve rrimë” , që do të thotë se koha s’ka kuptim. Vdekja është një kërcënim sistematik dhe afatgjatë. Vjen një moment që jeta kthehet në menaxhim të mërzitjes. Ndoshta kjo është arsyeja dhe një përgjigje pse u krijua njerëzimi. Kur janë zhdukur kafshët e fuqishme, shumë kafshë të vogla kanë mbijetuar, gjë që do të thotë që edhe këto të fundit do të zhduken, kur të fuqizohen. Shpresa pa arsye nuk ka kuptim. Gjithashtu është e natyrshme që, shpresa, arsyeja të jetë e kërcënuar prej vdekjes në mënyrë të vazhdueshme, ndryshe humbet formën dhe përmbajtjen. Asgjë nuk mund të jetë si më parë, pas këtij udhëtimi në kohë të njeriut. Kjo do të thotë, nëse alternative e arsyes rrëzohet, atëherë boshllëku është i pashmangshëm. Kjo është rruga e së Vërtetës, një rrugë e mundimshme drejt njohjes. Që të kesh sy dhe veshë për të njohur të vertetën duhet shmangur instikti. Nëse e vërteta e humbet luftën, Ndërgjegja ka për të qenë në krizë. E Mira, E Drejta, Arsyeja kanë kuptim dhe kjo është alternative e jetës më e mirë se hiçi. Rruga nga asgjëja te gjithçkaja, ndoshta është forca që e shtyn përpara Universin. Një dimension i ri i kotësisë është inspirimi i së Mirës. Gjithçka në Univers, natyrë deri tek akti seksual dhe më tej shtatzania e femrës, lindja pas nëntë muajsh, rritja e fëmijës janë momente kryekëput të pavetëdijshme. Por dhe ndryshe nuk kishte si të ndodhte. Kur mësohesh me burgosjen mund të shijosh lirinë e ideve, që buron prej trurit, ndërsa kur je i lirë nuk e ke këtë luks dhe përjeton një burgosje të pandërgjegjshme, muret e së cilës duhen shembur. Kur je i lirë nuk mendohesh, ndërsa kur liria mungon fillon mendohesh.
Jeta është e pamëshirshme, shkatërrohet me këmbëngulje dhe durim, gjë që provohet edhe përpara një albumi fotografish. Instikti e mban racën të fuqishme. Vlerat sfidohen prej prapambetjes dhe teknologjisë.
Materia pa idealin është një realitet i shëmtuar. Puna, e cila shpalos të ardhmen, justifikohet kur funksionon si kujtesë. E Vërteta, Arsyeja, Dashuria janë e kundërta e verbërisë. Ky është një moment se kujt i përket e ardhmja, dashurisë apo urrejtjes.


Rrënja e fjalës “burg” vjen prej fjalës “burrë” ose anasjelltas.

Çfarë të bësh me jetën? Pikësëpari nuk duhet menduar se gjithë bota është e jotja. Duhet hapur rrugë ndaj ideve të reja. Çfarë sjell e reja mbetet gjithnjë surprizë.
Në Shqipëri ekziston shprehja: “Kam bërë Universitetin me të “, që nënkupton burgun.
Sa më gjatë të rrosh, aq më shumë të pushton misteri i vdekjes, nëse nuk zotëron nocionin e ekuilibrit.

Përditë e sotmja kthehet në të djeshme
dhe në të varros me dhimbje shpresën
dhe pashmangëshërisht e ardhmja kthehet në të sotme,
derisa një ditë gjithçka kthehet në njollë të verbër.

Gabimet e meshkujve ndreqen prej femrës.
Pritja ka të bëjë me mërzinë, pakënaqësinë. Kur pritja bëhet e padurueshme dhe jeta e humbet kuptimin. Por kur bën durim, je dhe i përgatitur për të ardhmen. Jeta është kotësi dhe një pritje e gjatë, durimi është i vlefshëm. Nuk duhet kaluar në hije ky fakt.

Fiksimet e forta, pasi realizohen, prodhojnë zhgënjime të fuqishme, prandaj Pritja dhe Durimi janë aksioma që tejkalojnë krizën.
Nuk duhet anashkaluar pritja, e cila një ditë shpërbëhet në thelbin e jetës. Në pritje duhet rivlerësuar respekti për jetën. Pritje e qetë.
Tri gërmat e para të fjalës “pritje” në shqip janë “pri” që do të thotë “pri”na .
Një variacion i fjalës “pritje” është dhe fjala “pres”, të cilës, nëse i shton gërmën “sh” përpara, bëhet “shpresë”.
Shpresa njihet, eksplorohet, akumulohet në vetmi. Nëse nuk eksploron dhe jeton plot pasion në liri të tepëruar, shpresa shpërdorohet.
Kur të urrejnë të gjithë rezultantja është: paqëndrueshmëria. Është më mirë të mos dish gjë. Megjithatë është ndjeshmëria, që gris maskën e izolimit.
Dashuria nëpërmjet vegimeve të jep fuqi që ndryshon karakterin.
Timbri melodioz i thellë i zërit, që përhap ëmbëlsinë, injoron frymëmarrjen, fiton hapësirë, kohë, materie.
Gjithmonë brezi i ri kërkon të ecë përpara, por rruga është e bllokuar. Vendet janë të zëna prej interesaxhinjve, burokratëve.
Atëherë duhet revolucion.
Inspirimi ka tiparet e një background të mistershëm.
Shpresa shndërrohet në inspirim.
Inspirimi është shpresa e kthyer në trashëgimi.
Prova e së Vërtetës gjatë evolucionit të Arsyes në Univers.
Evolucioni i trurit vazhdon.

Në shqip fjalës “dreq” që është një formë e vjetër e fjalës “djall”, e cila përdoret, kur bën ndonjë gabim në punën, i shtojmë një “n” përpara dhe bëhet “ndreq”, pra ndërtoj .
Fjala shqipe “duroj” është e njëjtë me “dhuroj”, pra i është shtuar një “h”. Njëkohësisht fjala “adhuroj”, së cilës i është shtuar një “a”, është përgjigja finale.
Adhuroj: Arsyen. Nëse fjalës “duroj” i heqim gërmën “d”, bëhet uroj, pra bekim, paqe.
Të njëjtat shkaqe, të cilat rrëzuan diktaturën, janë të afta të shkatërrojnë dhe demokracinë. Si diktatura dhe demokracia janë forca të fuqishme civilizuese, që modernizojnë shoqërinë me programe zhvillimi social - ekonomike, të cilat qëndrojnë përkarshi me forcat shkatërruese të errësirës, që kërkojnë kthimin në origjinë. Përbindëshi, i cili përfaqësohet me patentën e Arsyes, pra të Lirisë dhe të Domosdoshmërisë është i përjetshëm dhe këtë e dëshmon Universi.
Jeta në planetin Tokë është një burg, ku të gjithë duan të vendosin diktatin e tyre dhe të tjerë që duan të arratisen drejt një Universi, i cili është pa limit. Duam një botë më të mire për fëmijët, pa luftëra. Por brezi i ri nuk respekton asgjë dhe nuk do të ngurojë të luftojë kundër gjithçkaje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  Empty
MesazhTitulli: Re: UDHETIMI DREJT VETVETES NGA ARDIAN DEDI    UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  EmptyTue Nov 11, 2014 1:14 pm


Modeli
ose Domosdoshmëria

Shoqëria ishte e sëmurë dhe njerëzit dashuronin të keqen, e cila ishte shëndërruar në Institucion dhe trashëguar në Dinasti.
Nëqoftëse në jetën e përditshme të njerëzimit, gjithçka shkon keq, atëherë ai do të dashurojë artin, ku dhe predikohet e mira. Po kur e mira zhvishet prej kultit, pra nuk ekziston, atëherë a duhet predikuar e keqja?
Kombit, që i pëlqen vetja, nuk është i aftë të qeverisë vetveten, ndaj për të kuptuar deri në thellësi se ç’dimensione ka e keqja u stimulua një luftë midis forcave antagoniste në shoqëri në të mirë të një sistemi vlerash. Krimi ekziston në shoqëri si rezultat i prejardhjes së njeiut, ndaj në një shoqëri moderne ai duhet shfrytëzuar në mënyrë të tillë që të shkatërrojë të Vjetrën.
Logjika e përfshin vrasjen. Epoka e legalizimit të krimit ka një fund: harmoninë e njeriut me të Drejtën. Zhvillimi arrihet nëpërmjet vrasjes, po në pikëtakimin me të Drejtën, vrasja duhet të eliminojë të vjetrën. Nga e keqja lind e MIRA dhe e MIRA lind prej vuajtjes dhe formon një karakter të ri, që njeh vetveten dhe Botën, sipas një këndvështrimi po të ri.
Nën varësinë e ndërgjegjes u ngrit kulti i familjes si institucioni, që kontrollonte dashurinë dhe seksin në bazë të dhembshurisë për tjetrin, gjë që sjell edhe eliminimin e krimit në shoqëri.
Qëllimi i operacionit: investim gjenetik në ndërgjegjen e njeriut, për të modifikuar të vjetrën, që do të ekzekutohej prej një klase intelektualësh, të cilët bazohen te vlerat dhe sakrificat. Si rezultat i kësaj kemi të bëjmë me krijimin e shtresës së moralistëve, që kanë transformuan vetveten, si pasojë e ndërgjegjësimit, i cili është vdekje e pasionit dhe fillimi i strategjisë së sigurisë.
Në një konflikt sistemesh E DREJTA kalon sa tek njëri protagonist tek tjetri, ndërkohë që njëri sistem përfaqëson Diktaturën dhe tjetri Demokracinë. E Drejta, kur përfaqësohet me Diktaturën përbën Domosdoshmërinë dhe kur përfaqësohet me Demokracinë përbën Lirinë. Ndërkaq harmonia e Domosdoshmërisë me Lirinë e kthen të Drejtën në Absolute, duke njehësuar njëkohësisht edhe Diktaturën me Lirinë.
Gjeniu ndodhet në qendrën e një sistemi vlerash dhe jeta e tij pasqyrohet edhe në art, ku i ngrihet përmendore thjeshtësisë së Jetës. Jeta e njeriut ka për qëllim lumturinë, që është harmonia e energjive pozitive me familjen, përvojën , ndryshimin që vjen nga të lexuarit, zbulimin e së Drejtës dhe predikimin e së MIRËS.


Modeli më i keq i dashurisë është spontaniteti dhe zëri i brendshëm.
Por këto janë momente me të vërtetë të bukura, sepse në moshë të re dashuria materializohet me një instikt shumë të fuqishëm që të udhëheq drejt femrës. Në emër të këtij pasioni edhe vret, bën luftë. Mbas vdekjes së pasionit, nëse karakteri nuk i bindet zakoneve, jeta kthehet në biznes. Kjo është lodra e marrëzisë, e cila arrin në një pikë pa kthim prapa, që përshtatet me një fjalor të pasur, humor.
Po nëse kësaj teorie i vëmë përballë idealen.
Një martesë monotone, që në kuadrin e një vështrimi sipërfaqësor të jep përshtypjen e verbër dhe të gabuar se nuk disponon atë që do, por ka një virtyt, që buzëqesh, kotësi të bukur që qendis ëndrrat, virgjërinë, bukurinë, besnikërinë, pjekurinë të shprehura këto në fustanin e nusërisë, përzier kjo me erën e mirë.
Në emër të një sinqeriteti me vetveten, të cilin fare mirë mund ta konsiderosh fals përjeton mendimin se gjithçka mori fund në një lidhje, fillon dhe abuzon pafundësisht, gjë që është e natyrshme dhe kështu shkatërron të ardhmen dhe një ditë mbetesh vetëm. Që të mos përbuzësh arsyen nevojitet sacrifice, e cila të shtyn të ndërtosh të ardhmen, në mënyrë që më vonë të mos thuash: “Dhe ne që u martuam, ç’kuptuam”.
Akti seksual, që është edhe akti i shumimit është i verbër, sikurse edhe vrasja. Prandaj ka dhe zhdukje.
Supozojmë për një moment se këta sy, ku shfaqet edhe ky instikt: I lidhim. A mund të dashurojë një i verbër? Sigurisht. Të gjitha ndjesitë janë në sulm. Pa diskutim që do të shtohet ndjeshmëria parandjenja në maksimum. Kjo është mënyra e vetme për të rikrijuar vetveten, ku të shprehet intuita, dashuria dhe arsyeja. Sigurisht që Toka është në pararojë të Universit. Vrasja në Univers është kudo e pranishme dhe lulëzon. Ky akt është i trashëguar bindshëm dhe në tokë. Atëherë e ardhmja e Universit është thjesht një qivur. Universi ka shumë pole, ashtu sikurse dielli.
Por, në fund të fundit, kjo marrëdhënie mes Zotit dhe njeriut , që mund të konsiderohet edhe si një opozitë pozitive, ka sjellë një zhvillim të paparë. Është ky zhvillim që çel: Horizontet e Shpresës.
Kjo është aspirata e Lirisë , fitorja e Kulturës.
Pas kësaj demokracia, shpresa, nuk ka për të qenë një dobësi. Rrënja e fjalës “dobësi” është fjala “dobi”. Fjala “Kulturë” është bashkim I fjalës “Kult” dhe fjalës “Urë”.
E Bukura lind prej dhunës…

E drejta ashtu sikundër jeta me sa duket është mundësi që të jepet vetëm një herë. Koha fiton kuptim vetëm atëherë, kur shumë vite, shekuj, pas vdekjes, kritikët pohojnë: “ Po, i shërbeu së ardhmes, kauzë kjo për të cilën ia vlen të mos jepesh pa luftuar deri në fund, me shumë vendosmëri”.
Kur kryen një veprim të dhunshëm me vetëdije të plotë, duke përbuzur të drejtën, ndërkohë , fare mirë e di që ajo nuk ekziston, ke rritje popullariteti, por diferencë bën niveli i kulturës, dallimi i së mirës nga e keqja. Ky instikt shton klasën e demagogëve , hipokritëve, të cilët duan të ekzistojnë duke shkatërruar demokracinë.
E jetova jetën, por gjithçka njëlloj si më parë , asnjë ndryshim! Emegjithatë jeta pa këto ideale s’ka kuptim. Ngrihen gjithmonë ata, që s’kanë se ç’të humbasin dhe fitojnë.
Në planetin tokë ndahet kufiri mes jetës dhe vdekjes. A i lejohet këtij planeti, tmerrësisht të vogël dhe të vetmuar në univers, të ketë ëndrra kaq të mëdha? Universi është një përbindësh mizor, i cili ecën përpara pa mëshirë, pa ndjenja, duke masakruar. Ndërkohë historia na e ka treguar fatin e përbindshave. E kundërta është rijetëzim i vazhdimësisë, rimëkëmbje. Dalja e një përbindëshi të ri do të thotë shkatërrim i arsyes. Kur të bëhet dhe vetë i arsyeshëm do të përballet me një rotacion zinxhir përbindshash që shtrihet në pafundësi.
Vjen një moment që rrota e historisë kthehet prapa, ndaj me këmbëngulje duhet të ngrihet flamuri i stanjacionit. Kjo alternativë është fitore e përjetshme e së mirës mbi të keqen. Ky është një moment naiv, që të lë përshtypjen e qesharakes. Por çdo gjë që ka pasur në fillim të tillë status, më vonë është bërë serioze. Universi, materia është një ide në trurin tonë. Ndërkohë që ne jemi një ide e humbur në univers. Nga kjo krizë përftohet diktati i mendimit që është ekuilibër, rrugëzgjidhje. Pulsi matet nga bota virtuale.
Universi është Instikt. Të jetosh do të thotë të vrasësh momentin çdo çast, për hir të së ardhmes, e cila s’është gjë tjetër veçse qorrsokak.
Të dashuruarit kanë mungesë oreksi, ndoshta për të mos përbaltur ndjenjën.
Kur dashuria, konsumohet zëvendësohet me epsh, dhunë psikike dhe fizike, ndarje.
Ky është përçudnim.


Femra duhet të përkrahë burrin në çdo vendim dhe konflikti të jetë brenda kornizës së respektit reciprok. Ky është dhe roli i femrës moderne.
Fati i fëmijëve gjendet në duart e burrit, i cili i trajton ata në mënyrë që ta gjejnë vetë rrugën, të ruajnë mendimin dhe veprimin në situata jashtëzakonisht të vështira dhe të mos ecin nën ombrellën e prindërve.
Pas mbrëmjeve të kuqa të perëndimit të diellit, ndizen dritat e mekura deri në brishtësi, e cila pasqyrohet te perdet. Avullon prej gjoksit të fëmijëve fryma e dashurisë, e cila njom xhamat. Flaka e oxhakut ndriçon pushin e butë dhe të trashë të sixhadeve, duke shmangur të ftohtit që pllakos së bashku me ërrësirën.
Tantella prej mjegullnaje transparente të ndërthurura prej duarsh, që transmetojnë tiparet e karakterit të njeriut.
Kjo martesë është një skulpturë kryevepër, një arritje e thjeshtë e duarve të florinjta të gruas. Ky përkushtim, ky model duhet ngritur në një shkallë superiore: në përmendore, ku të skalitet aleanca e përjetshme me kujtimet. Në këtë kontrast bardhë e zi shndrit trëndafili i kuq.
Monotonia, pasi eksplorohet deri në thellësi, duhet kryqëzuar brenda vetes. Jeta duhet furnizuar me qëllimin, idealin e së Drejtës dhe kështu realizon misionin e paracaktuar prej Zotit.
Kur vuan bie në kotësi, boshllëk, atëherë në kontakt me përvojën, librin do të gjesh edhe të drejtën, e cila është pasioni që përmbys kotësinë. Kur arrin një moshë të konsiderueshme, hedh vështrimin pas dhe pyet veten: “ Pse jetoj?” Sepse vazhdoj të luftoj. Dhe kështu përvijohet tragjedia, dalëngadalë.
Jeta matet nga veprat dhe shprehja: “Ku ishim , asgjëkundi. Ku vemi, po aty” është tashmë e kryqëzuar.
Fjala shqipe “pagëzoj”, e cila shpreh një akt që kryhet në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, nëse zbërthehet tregon që do të jetosh, por pa-gëzuar .
Nganjëherë jeta të mpleks në situata, të cilat vetëm serioziteti dhe sinqeriteti i zgjidh me sukses. Liria e mendimit në stacionet e kujtesës sjell qëndrueshmëri, kënaqësinë e jetës.
Që të arrish ngjyrat e vlerës me të gjitha nuancat e saj e nis gjithmonë nga shumë poshtë. Kjo është rrugë e gjatë me shumë pikëpyetje, të formatizuara si institucione. Kjo rrugë është franksion i gabimit, ku mund të eci kushdo, por pakkush mund të njohë perspektivën e saj.
Veprat e së Mirës duhen instaluar në këtë rrugë të huazuara nga bota e ideve.
Të luftosh fort me frymëzim, pa kompromis me këmbëngulje për të drejtën, dashurinë duke harruar veten, krejt në zbrazëtirë, është bukur.
Nëse në jetë ka perspektivë, atëherë hapen portat e punës dhe dashurisë.
Asnjëherë pikënisja nuk përputhet me këndvështrimin e fundit. Mirëpo fundi gjithmonë presupozon fillimin e diçkaje tjetër: të re.
Njerëzit e vetmuar vështrojnë qiellin dhe presin të shfaqet atje boshti i së drejtës.
Ëndrrat e natës s’janë gjë tjetër veçse shfaqe e Idealit, një farë burgu ky, i cili për t’u materializuar pret lindjen e dritës. Idealet e fillimit shenjtërohen me gjak dhe, nëpërmjet përfytyrimit, hapen themelet e vazhdimësisë.
Nëse Ideali ndodhet në burg, do të thotë se atje ka rregull.
Po jashtë çfarë ka?
Gjithçka varet prej amnistisë.
Ndoshta kjo është fitorja e arsyes: fitorja e vetvetes.

Dihet që njeriu është pluhur yjor, ndërsa ndërgjegja si forma më e lartë e arsyes. Është bashkuar pra pluhuri yjor me ndërgjegjen dhe kanë formuar arsyen. Gjithashtu gjithësia përbëhet prej ligjeve të arsyes.

Nënat janë potencial kryesor i sistemit, të përkushtuara mendërisht, moralisht dhe fizikisht në rritjen e fëmijëve dhe qëndrimi dinjitoz krah bashkëshortit. Ekzistonte me bollëk baza materiale, të cilën njeriu e vinte në funksion të ndërtimit të shtëpisë së tij, në gjirin e natyrës, pranë lumenjve, deteve e liqeneve, si një vatër edukuese me vlera, që jepte qetësi dhe që sillte edhe ndalimin e lëvizjes së popullsisë, e cila bazohej tek ekskursionet, pikniket, aksionet vullnetare dhe vizitat nëpër qendra historike. Shembulli i jetës së heronjve shndërrohej në simbol frymëzues për brezat e rinj. Industria e veshjes bazohej tek teknologjia e formimit të yjeve.
Dielli ynë përbëhet prej hidrogjenit dhe heliumit.
Ndërmejt fjalës “neutron” dhe “neutral” në shqip ka ngjashmëri. Këto neutrone janë vazhdimisht në lëvizje.
Planeti tokë konsiderohet si “veza” dhe është i krahasueshëm me të. Veza e shpendëve është e bardhë me të verdhë.
Qëllimi ëhstë realiteti i së Vërtetës, një mundësi që sigurohet nga ligjet e arsyes.

Dalë nga dalë prej satelitëve bij, fillon mërzitja me të mirën, shkel masën pak nga pak, derisa arrin gjer atje sa adhuron të keqen, dhe kjo si rezultat i mosnjohjes të së keqes, gjë që sjell shembjen graduale të familjes.
Kur rinia është vetvetja dhe përfaqëson një sistem vlerash, atëhere arsyeja me ndenjën janë në një front të përbashkët dhe në këtë moment kemi rrezatim shpërthyes të unitetit ideal të materies. Në këtë moment kemi eliminimin e ligjit të xhunglës, dhe zëvendësimin e tij me arsyen.

Arsyeja s’është gjë tjetër veçse nënshtrimi i ideve dhe përfaqësimi i modelit më të mirë.
Përmendorja e Dijes do të jetë një fotografi e gëzuar, që do të ndriçojë tokën dhe ndoshta Universin.
Pikërisht, kur nis dyshimi ndaj idealit, atëherë kthehesh në skllav të idesë dhe nis denigrimi i femrës dhe rinisë, që janë e ardhmja e shoqërisë. Brezat njerëzorë, që përfaqësohen denjësisht me Lirinë dhe Veprimin, duan pambarimisht fëmijë dhe kjo bën që ata të ballafaqohen me ambicjen e ekzistencës së përkohëshme. Njeriu duhet të ngrihet në emër të Lirisë, por që jeta të anojë nga Mëmëdheu dhe pushka, duhet përdorur edhe pena, të cilat duhet të jenë të bashkuara në një front.
Dihet, që edhe yjet vdesin si dashuritë dhe më pas vjen mërzia, urrejtja dhe më vonë degjenerimi, lufta. Pra dashuria dhe më vonë seksi shndërrohen në kotësi, ndërkohë që ky akt ka të bëjë me krimijin e jetës.
Atëherë ç’kuptim ka jeta: Thjesht të vështruarit e një akti pozitiv, që, pas kapërcimit me sukses të njëpasnjëshëm të të gjitha ideve fikse, thith thelbin e jetës, duke kryqëzuar të keqen dhe përhapur pozitiven për brezat. Është mirë që brezat njerëzorë të orientohen karshi të Drejtës, njëlloj sikurse përplasen galaktikat në emër të Jetës dhe Vazhdimësisë dhe kjo të njihet si Lufta ekuilibruese dhe fatale ndaj forcave negative, dhe triumfi i së Drejtës.
Ndjenja, pasioni konsumohet, skalitet në kujtesë, dhe më vonë interesi i ekzistencës shpall Luftën e të Kundërtave. Në emër të trashëgimisë interesi i ekzistencës shndërrohet në Drejtësi.
Pa njeriun Universi nuk do të kishte kuptim.
Universi është një dështim apo një sukses? Ekziston inflacioni e, si pasojë e tij, vrasja, je i verbër, dritëshkurtër, pa perspektivë dhe, natyrshëm, që të gjitha këto ndjellin shkatërrimin. Por edhe sikur Universi të ishte e vërteta, arsyeja, dashuria, të cilat gjithashtu e kanë një fund, ai përsëri do të shkatërrohej, sepse është e njëjta gjë si të bashkohen galaktikat, ashtu dhe të ndahen. E vërteta, arsyeja, e mira fitojnë status, duke e përjashtuar prej pushtetit të keqen dhe duke i dhënë akses, si fuqi punëtore e rëndomtë. Nëse e mira rrëzohet dhe luftën e fiton e keqja, gjë, që është një dështim i plotë, pikësëpari do të sulmohet kujtesa, arsyeja, e vërteta, pa të cilat jeta s’ka kuptim.
Këto ideale mund ta shpëtojnë Universin, investim ky i bazuar te sakrifica.
Ky rrugëtim të çon drejt të Vertetës Absolute.
A ekziston dashuria e përjetshme?
Krijuesi evolon.
Në tokë ka emocion, i cili prodhon tinguj entuziazmi.

Dhjetor, 2010









Përmbajtja

1. Mendimi……………………………………
2. Laboratori…………………………………….
3. Modeli……………………………………..




















Autori i këtij libri ka lindur në qytetin e gurtë të Gjirokastrës më 14 shkurt 1972. Mbaroi shkollën 8 vjeçare në qytetin e lindjes dhe mandej vijoi studimet në shkollën e mesme të pergjithshme “Asim Zeneli”, po në Gjirokastër, një shkollë kjo me tradita të larta kulturore dhe mësimore. Në shkollën e mesme është shquar për talentin e tij letrar, për pasurinë leksikore dhe përdorimin figuracional të frazës. Gjatë jetës së tij ka botuar tregime të ndryshme. Më të spikaturat ato të botuara te gazeta “Drita” dhe “Gazeta Shqiptare”.
Pra pasioni i tij vetiak ka qenë përherë letërsia dhe regjisura, ndërsa hobi muzika. I pasionuar pas fotografisë.
Në këtë analitikë, të parën e këtij lloji, Ardiani ka hedhur me fantazi botën e tij mendimore, ndjenjësore, qëndrimet ndaj jetës, duke realizuar një “kolazh” personazhesh të motivuar, që aktrojnë në Aktin e quajtur, Jetë-Vdekje, por ai krijon lidhësinë midis botëve, qenieve dhe procesit ndërgjegjësor si dhe atakut me të pasigurtën, depresionin, helmimin, por edhe nxitjen e ëndrrës reale…Analitika është një “laborator” plot përpunim, ku trajektohet zbërthimi individual, origjinal, interesant me pulsime dhe impulse, kurbimet dhe hamendësitë improvizuese me objekt.

Ardian Dedi

Të luftosh fort me frymëzim, pa kompromis me këmbëngulje për të drejtën, dashurinë duke harruar veten, krejt në zbrazëtirë, është bukur.

















Katalogimi në BK TIRANË
Dedi, Ardian
“Udhëtimi drejt vetvetes”


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  Empty
MesazhTitulli: Re: UDHETIMI DREJT VETVETES NGA ARDIAN DEDI    UDHETIMI DREJT VETVETES  NGA  ARDIAN DEDI  Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UDHETIMI DREJT VETVETES NGA ARDIAN DEDI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi
» Ardian Dedi "MONOLOG"
» Laboratori nga Ardian Dedi
» ARDIAN DEDI "Dritarja"
» ARDIAN DEDI "Kriza"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: