Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Laboratori nga Ardian Dedi

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyThu Dec 04, 2008 11:58 pm

Ardian Dedi















Mendimi, Laboratori dhe Modeli











analitikë





Tiranë, 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyThu Dec 04, 2008 11:59 pm

Ardian Dedi



“Mendimi, Laboratori dhe Modeli”

analitikë



Ideoi kopertinën: Autori

Copyright Ardian Dedi, 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyThu Dec 04, 2008 11:59 pm

Një nga gjërat më të rëndësishme në botë është shkrimi i drejtë i historisë. Një gabim, sado i vogël, është i pafalshëm, sepse mbulon me hije një epokë, fshin dhe mbulon me velin e gënjeshtrës, ndërgjegjen e njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:00 am

As Domosdoshmëri, as Liri por vetëm Mendim.



Mendimi



Hëna e plotë, atë mbasdite shtatori të ngrohtë, ndriçonte shkallët e amfiteatrit të ndërtuar mbi një kodër të gjelbëruar. Një ushtri e panumërt e ulur sipas hierarkisë, e përbërë prej gjykatësve, regjisorëve, aktorëve, infermierëve, shkencëtarëve, berberëve, rrobaqepësve dhe studentëve të ndryshëm, ishte ulur në shkallët e amfiteatrit, ndërsa në qendër ishte Mjeku, që mbante një fjalim dhe që ishte njëkohësisht edhe regjisor. Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi, pak më larg qendrës ishin edhe aktorë edhe infermierë. Ata ishin si një familje e madhe që, në tërësi të përbashkët, formonin një qelizë të vetme të shëndetshme, ku mbizotëronte diktatura dhe urdhëri. Kishin mundur të zbulonin kodin e zhvillimit gjenetik të njeriut dhe kjo i lejonte të kontrollonin me dorë të hekurt evolucionin e tij, ndaj të gjithë njëzëri votuan në unanimitet për fundosjen e kohës në hapësirat e së shkuarës, ku njeriut do t’i zhdukej çdo mundësi për të gjetur vetveten. Ata themeluan kanunin dhe patriakatin dhe krijuan statusin e familjes, në kushtet e mungesës së zhvillimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:00 am

Mjeku që fëmijë karakterizohej si një tip i egër, që zilepsej shpejt, i rritur në rrugë, i ushqyer me mbeturina, që i pëlqente të rrihte shokët.

Lindja e individualizmit dhe egoizmit në adoleshencë, të pëlqyerit e vetes dhe bekimi prej shoqërisë, mosnjohja e vetvetes edhe idetë të mësuara në mënyrë gjysmake, kënaqësia e ndier kur arrin të nënshtrosh shoqërinë ndaj vullnetit tënd, kështu nis korruptimi i vetvetes dhe skalitja në karakter e tipareve të fituara, të mbuluara prej një harmonie shqisash të renditura, që shprehin një përsosmëri, mirësi, bukuri të gënjeshtërt, sjellin një verbëri të plotë me pasoja të pakthyeshme.

Kështu me shërbime dhe prapaskena ngjit shkallët e pushtetit duke varrosur mijëra veta. Ai kishte plot instikte të egra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:01 am

Ky kamuflim i së keqes, pra kjo urrejtje, ky cinizëm e mendjemadhësi ndaj njeriut, të shoqëruara me fuqi dhe bukuri tiparesh sjell lindjen e dështakut, i cili, pasi ka nënshtruar zërin e brendshëm, për hir të pushtetit dhe ka arritur ta mbjellë me anë të forcës, demagogjisë, diktaturës dhe lirisë së tepruar, duke e paraqitur si nevojë të brendshme në shoqërinë njerëzore, ka konsoliduar kështu pushtetin e tij të pafundëm, duke folur përditë për demokraci, barazi, punë, familje, ndërkohë që kërkon pushtet të përjetshëm. Ky sistem është në luftë të përjetshme me të mirën.

Populli i ishte përkushtuar me shpirt Mjekut, vullneti i të cilit theu gjithë botën dhe shkaktoi gjithë ato ndryshime.

I tronditur prej frikës së një vdekjeje të tmerrshme të hedhur në telajon e një kotësie të pafund, Mjeku shpeshherë tejkalonte vetveten duke bërë të lindte një realitet i ri irracional. Periudhat e vështira, të cilat kalohen nëpërmjet diktaturave dhe zhvillimit të traditës, tashmë ata i kishin lënë pas. Ngrinin në pushtet diktatorë duke i bekuar në pushtimin e botës dhe i kursenin të mirën në maksimum të mirit, i cili dashuronte kështu lirinë duke i ngritur himn asaj.

Në kushtet e kësaj shoqërie primitive, njeriu e kupton më mirë të drejtën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:01 am

Mjeku, Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi, duke iu përmbajtur si model funksionit të trupit të njeriut dhe të imitimit të lëvizjes së tokës në hapësirë, shpikën diskun fluturues, i cili i lejonte që të eksploronin planete të tjerë.

Atëherë Mjeku tha: “Le të fryjë era e racës njerëzore së cilës do t’i hapim një gjyq pa avokat”.

Njeriu harron si të mirën ashtu dhe të keqen dhe vështron përpara. Kur është i pushtuar prej të mirës, duke vështruar drejt së ardhmes e harron atë dhe dashuron të keqen dhe anasjelltas. Veprimi qoftë i mirë apo i keq, justifikon ekzistencën dhe kështu mban hapur portat e së ardhmes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:01 am

Mjeku, që i njihte deri në hollësi ligjet e natyrës, admironte tigrin si një kafshë të bukur, të fuqishme dhe dinake. Ndaj thoshte se në prespektivën e jetës duhet të ruajmë të njëjtat cilësi për të mbijetuar. Atëherë, kur ne të kemi shëndet shpirtëror, do t’i ngarkojmë me energji pozitive individët, për të udhëhequr shoqërinë njerëzore drejt suksesit, por, atëherë kur ne të jemi të mërzitur, kaosi dhe shkatërrimi do të mbretërojë kudo.

Për të shpëtuar shoqërinë prej ligjit të xhunglës, ku individit i mungon pika e referimit, do të shpikim vdekjen. Nëpërmjet, institucioneve të vejushave dhe virgjëreshave ata themeluan kombet, të cilat më vonë krijuan shtete, që themeluan pronën private dhe shpikën luftën, e cila bëhej për përhapjen e zakoneve, kulturës dhe qytetërimit.

Në amfiteatër tashmë ndihej heshtja nervoze dhe vrasëse, që u kishte lidhur të gjithëve gojën. Të tendosur në një pritje të gjatë, ata e dinin mirë se, një dështim i mundshëm me racën njerëzore do t’i ngurtësonte në gurë.

Për një kohë të gjatë, të pushtuar prej tmerrit të brendshëm e kishin në plan të zhvillonin tolerancën dhe të kalitnin durimin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:02 am

Liria ose Kohët Moderne





Laboratori



Qyteti ngrihej mbi faqen e malit. Mbi shtëpitë e gurta dhe kalldrëmet e qendisura bukur po me gurë, mbretëronte diktatura, dhe Perandori, që e mbante në këmbë gjithë këtë strukturë, thuhej se ishte në grahmat e vdekjes. Gjithë qyteti u thirr në një miting të madh te sheshi para muzeumit, ku djali i Perandorit i ftoi gjithë qytetarët t’i ngrinin një piramidë poshtë në fushë për t’i vendosur trupin për nder të asaj çfarë kish bërë babai i tij për qytetin. Në miting morën pjesë edhe disa grupe njerëzish të huaj, të cilët njiheshin nga veshja që nuk ishin vendas, por përpiqeshin me shumë mund për të mësuar gjuhën, dhe që morën përsipër ngritjen e piramidës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:02 am

Ndërkohë njerëzit në qytet jetonin pa mundur të zhvillonin aftësitë e tyre. Në ato vende ku urrejtja kundër diktaturës shkon në skaj, pikërisht aty përvetësohen në mënyrë të shkëlqyer me anë të terrorit psikologjik, çlirimit të instikteve nga njëra anë dhe shtypjes së instikteve nga ana tjetër, hakmarrja, urrejtja dhe etja për revansh, të cilat skaliten në karakter.

Sunduesit ishin pa botë shpirtërore dhe i kishin zhdukur të gjitha mundësitë dhe kontaktet me shoqërinë edhe kjo kishte sjellë shkatërrimin e energjive.

Ky qytet, i lindur shekuj më parë si fshat, ishte një masë e konsoliduar, ku shoqëria fabrikonte individin. Në rini u formohej personaliteti, më vonë martoheshin, derisa u vinte koha e ndërgjegjësimit.

Në miting shikoje plot fytyra idiote dhe imitim në mënyrë qesharake prej tyre të gjesteve të Perandorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:03 am

Kulti në familje dhe ëndrra për një kult të tyre, bënte që, kur i krahasoje këto fytyra me të bukurën e pafajësinë, e cila është nën pushtet dhe që kujton se jeta është kështu dhe s’ka se si të jetë ndryshe e merr atë pa komplekse, dhe me thjeshtësi, ndërkohë që zhdukja e ideve sjell zhdukjen e së ardhmes. Institucionet kulturore mbroheshin prej mediokërve, të cilët gënjenin vetveten, kur njëkohësisht dihet që ata janë gjahtarë të pushtetit. Dritëshkurtër, cinikë, gjysmëidealistë dhe moralistë ata zotëroheshin prej kënaqësisë së pronësisë dhe shpeshherë gostitnin vetveten me fondet publike. Atëherë kur vetë individët, shesin interesat e kombit për atë personal, ka rënë ora tragjike për atë komb, ka rënë ora e krizës, e cila shfaqet pas zhgënjimeve të mëdha dhe në krizë të gjithë i kapërcejmë kufijtë e vetvetes.

Në përfundim të mitingut u fol se një kohë e re po trokiste për qytetin, gjë që u duartrokit me entuziazëm prej njerëzve të huaj, të cilët hodhën idenë e re: Nxjerrjen e statujave të mermerit nga muzeumi dhe vendosjen e tyre në natyrë, ku ata zotoheshin se do të ngrinin një shëtitore bashkëkohore, ku veç piramidës do të ndërtonin banka, spitale, farmaci, akademi artesh dhe shkencash, gjykatën, teatrin e qytetit, policinë, universitetin, burgun në periferi, me një fjalë të gjitha institucionet e shtetit ligjor.

Një nga pleqtë më të vjetër të qytetit, kur dëgjoi gjithë këto premtime, tha se ishte shfaqur kali i drunjtë modern, sepse gjithë ky zhvillim do të sjellë paranë dhe paraja sjell luftën, dhe se qyteti së shpejti do të përjetonte një dramë.

Nga nevoja shumë të rinj të qytetit vendosën të lënë familjen dhe të punësohen poshtë në fushë, ku disa prej tyre vendosën edhe të martoheshin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:03 am

Kur nuk e njeh vetveten dhe iu bindesh instikteve jeton si në ëndërr. Ndërkohë ndërgjegjja punon intensivisht pa u kuptuar dhe kështu arrin me lehtësi gjëra të paarritshme. Tashmë qyteti sipër ishte braktisur plotësisht prej të rinjve, atje kishin mbetur vetëm të moshurarit.

Nën një mbasdite, ku rrezet e perënduara të diellit lëshonin nëpërmjet reve një ngjyrë bezhë të ëmbël dhe flladi i butë, që frynte, dukej sikur e njomte, duke theksuar akoma më shumë ngjyrën, rrugët e shtruara me mermer, poshtë ndërtesave hijerënda prej xhami dhe betoni, shatërvanet, piramida, parqet, statujat, krijonin një përkryerje estetike, ndërthurur këto me njeriun e veshur bukur, hijshëm, harmonia e të cilit në këtë ambient luksi bënte që të shpërthenin ndjenja fisnike, që ta mbushnin zemrën me krenari…

U bë dhe inagurimi i të gjitha veprave të bulevardit në pjesën e poshtme të qytetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:04 am

Nuk u mor vesh se u shpall ndonjë dekret, qoftë dhe i fshehtë ky, u organizua ndonjë puç, por që të gjitha institucionet u zaptuan prej aktorëve, të cilët me vullnet e shkrinë teatrin.

Gjithë arkitektët më të zotë projektuan fjalën e fundit të shkencës në këto ndërtesa. Këto ide të arkitekturës, tashmë të materializuara konkretisht, do të ndikojnë në formimin e karakterit të brezave njerëzorë që do të vinë.

Ndërkaq qyteti po përjetonte një bum ekonomik, ishte ndërtuar shteti ligjor, kishte jetë sociale, çmimet ishin të ulëta dhe fuqia blerëse e popullit vinte në rritje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:04 am

Individët kishin përqafuar kulturën demokratike që i kish bazat themelore te toleranca. Ky ishte dhe kulmi i zhvillimit.

Qytetërimi këtu kishte nisur me rininë dhe gratë, por qytetërimi i ndryshon ata.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:04 am

* * *

Duke ecur në maksimumin e mundshëm të shpejtësisë një autoambulancë hyri në maternitet. Nuk u pa mirë kush foli, por nga turma erdhi një zë: “Ç’është jeta?!”

Pas një pauze jo të gjatë u përgjigj po vetë: “Një udhëtim nga materniteti në varreza. Pas maternitetit luan me shokët në park, pastaj futesh në universitet, shkon për të psonisur në supermarket, martohesh në bashki, merr shtëpi anës bulevardit, pastaj të përcjellin miqtë dhe fëmijët në varreza, të cilat përbëjnë skajin e fundit të kësaj rruge të drejtë”.

Arkeologu dëgjoi shkarazi gjithë këtë monolog, tek po vazhdonte rrugën për në shtëpi, i lodhur nga puna e ditës. Në moshën njëzetenjëvjeçare, i ishte prerë bursa e shkollës së lartë për arkeologji. Ndieu një çikë vështirësi në frymëmarrje, tek po ngjiste maloren e shtëpisë dhe, kur arriti brenda, u shtri menjëherë për gjumë, pasi nuk kishte uri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:05 am

Duke vështruar çatitë e qytetit, prej krevatit ku ishte shtrirë, në atë natë të ftohtë dimri me hënë, dalloi një dritë të kuqe të fuqishme, që mbushi dhomën.

Nuk kaloi shumë dhe njëlloj sikur të ishte plagosur rëndë, dëgjoi një orator të plotëfuqishëm me zë kumbues gjithë jehonë shpresëdhënëse dhe gjithë autoritet. Ishte trajta e frymës së shenjtë të Zotit: “Ti do të jesh Profet i Njerëzimit. Do të të injektoj vuajtjen si armën më të mirë për të njohur njerëzit dhe shoqërinë. Njëlloj siç nxjerr statujat nga nëntoka ashtu do të zbulosh Vlerat e së Vërtetës dhe së Drejtës, por njëkohësisht do të zbulosh edhe shumë plane për njerëzimin që i përkasin së ardhmes.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:05 am

*

Drita sakaq u largua dhe papritur ia nisi një rrebesh i egër breshëri. Presioni që bënte në xhama, ndërsa ishte i shtrirë në pozicionin e një të vdekuri, e bëri ta çonte mendjen tek ta. Gjithë tmerr mendoi sesi ky breshër depërtonte në formën e shiut nën baltë, hynte në arkivol, derisa prekte rrobat dhe trupin e ftohur përgjithmonë.

O tmerr! Qoftë ditë, a qoftë natë s’e duronte dot shiun, breshërin, borën në varreza.

U drodh i tronditur, ndërkohë që hamullima qensh mbushnin zbrazëtirën, dalloi dritën e vdekur mbi sixhade, dëborën që zbardhte jashtë dhe erën që

frynte si e marrë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:06 am

Mbulesa e bukur dhe e ngrohtë me të cilën u mbulua e ndolli, duke e mbështjellë më në fund në një gjumë të thellë e të rëndë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:06 am

* *

Thashë në shtëpi se do martohem me Shpresën. Nuk thanë asgjë. U mblodh fisi, shtruam darkën pa asnjë koment rreth ngjarjes. Ndihej i sëmurë fizikisht e shpirtërisht.

-Do të jetë nga dhëmballa, – tha vajza e xhaxhait.

Darka vazhdoi e qetë dhe të nesërmen ata u nisën për në qytetin e poshtëm. Andej do të ktheheshin me nuse. Shpresa s’dinte gjë për mendimet e planet e tij. Ata erdhën. Kishin kaluar mirë, por nuse s’prunë, megjithatë ai mendonte se do të vinte dhe emocionohej duke pritur natën e parë të martesës. Por ajo s’erdhi, askush s’tha gjë për të, ai e priste të vinte, kishte një ngurim të pazgjidhur se mos ishte pak shpejt për martesë, dhe duke qenë dhe pak i sëmurë e zuri gjumi, me njëfarë lloj peng-pritjeje.

Të nesërmen vajti për të vizituar dhëmbët, dentisti u tmerrua nga sëmundja e dhëmbit, por e mblodhi veten shpejt. I vendosi ca penj dhe që të dy u qetësuan disi. Tani që mori fund disi puna e sëmundjes, prapë ngeli në mëdyshje nëse ishte vërtetë punë me mend martesa në këtë moshë. Ajo s’kishte ardhur ende dhe njerëzit ishin shpërndarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:07 am

* * *

Kjo ëndërr e mbajti Arkeologun gjithë natën deri sa zbardhi mëngjesi, nën tension. Kur u ngrit në mëngjes e ndiente veten disi të sëmurë vërtet dhe vendosi të mos shkonte në punë atë ditë, por të shqyrtonte raportin e ri me realitetin, shoqërinë si dhe të mbaronte një studim autodidakt, që e kishte nisur prej kohësh. Mes katër mureve të dhomës iu qartësuan shumë ngjarje, ndaj mori bllokun e shënimeve:

Një njeri sado i kulturuar që të jetë aty, ku i rrezikohet jeta, vendos për të ardhmen në bazë të instikteve. Duhet një tërheqje nga jeta, për të takuar të drejtën që instiktet të lëmohen dhe të kthehen në arsye. Kjo është platforma e gjakftohtësisë.

Heroi në kohën e sotme rri në kafene i mërzitur me realitetin shoqëror dhe kohën. Ai ua ka lënë stafetën fëmijëve, të cilët luftojnë pa kompromis për të drejtën, gjithashtu edhe aktorët nëpër filma luftojnë për të drejtën, pavarësisht se në jetën e përditshme mund të mos jenë të tillë.

Ndërkohë që jeta është e shkurtër njeriu duhet të zgjedhë ndërmjet barazisë, nderit, familjes dhe individualizmit, egoizmit, seksit, demagogjisë. Për një individ këtë e përcakton opinioni, ndërsa për shoqërinë ekziston peshorja e drejtësisë, ku etaloni i së drejtës, barazisë, nderit janë gurët e peshës, ndërsa pasuria, seksi, demagogjia janë malli që shitet. Turma, e cila përbën opinionin, ku përmblidhen gjithë veset, gjithë dështimet, ku individët përfaqësojnë gjithë mllefin e shoqërisë, përbën edhe gjykatësin për individin. Opinioni përbëhet prej njerëzish që gënjejnë dhe s’njohin veten. Sikur çdo njeri të merrej me gjykimin e vetvetes dhe jo me gjykimin e të tjerëve, opinioni nuk do të ekzistonte, nga kjo del se opinioni s’është gjë tjetër veçse rafshim individualitetesh. Nga kjo del se Peshorja e Drejtësisë është në funksion të ligjit të xhunglës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:07 am

Alfabeti nuk është gjë tjetër veçse një grumbull shenjash që kanë fituar me kohë shprehjen e një simboli. Për shëmbull, fjala greke “Proi” që do të thotë mëngjes, mundohet të shprehë me anë të shenjave se në mëngjes janë pro i, pra pro seksit, ku “i” shkërben organin mashkullor, ndërsa pika mbi të spermën.

Arkeologu e dinte se moshatarëve të tij nuk u pëlqente të lexonin ndaj shkroi: Rritet një brez pa identitet, i cili në një shoqëri ku gjithçka blihet me para dhe të zhvilluar teknologjikisht, do të rrezikojë të ardhmen e njerëzimit.

Kur një shoqëri moderne rend përpara me hapa gjigandë zhvillimi dhe nuk njeh të Drejtën, është e destinuar të dështojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:08 am

Gjithçka që ndodh në shoqërinë njerëzore, ndodh përpara pemëve, këtyre përfaqësuesve të natyrës që rikryejnë ciklin e tyre çdo pranverë, verë, vjeshtë dhe dimër. Ato janë dëshmitare të pavdekshme të shumë fakteve rrënqethëse në jetën e njerëzve, të cilat shpesh herë gjymtohen për të përmbushur tekat e njeriut, por edhe për ta shoqëruar atë në banesën e fundit.

Nënshtrimi, ndaj një sundimi të një karakteri autoritar, që predikon demagogjinë përmes maskës të së Mirës, duke patur luftën si as rezervë, dëshmon për dobësinë e vetvetes dhe kjo si rezultat i mungesës së një ideali udhëheqës dhe mungesës së pavarësisë. Çdo komb ka plot poshtërsira që, në sajë të interesit personal, me një elegancë të ftohtë derdhin prej zërit të tyre vetëm helm duke u hequr kështu si shpëtimtarë, por në të vërtetë janë don Kishotë.

Megjithëse zhvillimi ka arritur kulmin në të gjitha fushat, fatkeqësisht njeriu ka mbetur akoma në kurthin e instiktit, nuk e gëzon dot arsyen.

Të administrosh vdekjen për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë, duhet që dashuria, që ke për njeriun dhe modeli i së drejtës të mos zhyten në një kotësi të pafund, e cila ka për të sjellë në radhë të parë rënimin e vetvetes dhe të gjithë njerëzimit.

Pas vdekjes jeta materializohet nëpër shpirtra, që nuk janë gjë tjetër veçse një forcë aktive e korruptuar në duart e Mjekut, Gjykatësit, Berberit dhe Rrobaqepësit, që ka ndikim udhëheqës në jetën e gjallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:08 am

Frika është dobësia para diçkaje, por frika e tepruar bën që të humbasësh mendjen dhe kur ke në dorë frenat e pushtetit pa e kuptuar për të shpëtuar kokën shndërrohesh në diktator. Është pikërisht kjo frikë, që sjell përmbysjen e epokave dhe bën të fryjë era e demokracisë së vërtetë.

Mbajtja me dorë të hekurt prej Mjekut e artit, shkencës, politikës, sportit, do të sjellë zhdukjen e ideve dhe së ardhmes dhe kthimin e njeriut në invalid, ndërkohë që natyra e ka projektuar atë si një gur të çmuar.

E ardhmja nuk mund të ndrydhet për një kohë të gjatë, ajo shpërthen duke përçmuar frikën. Kur nuk i njohim mirë ngjarjet, domethënë të shkuarën e të tashmen dhe nuk kemi një mendim të ri, i cili nuk e njeh frikën për të ardhmen, atëherë forca e së vjetrës ka për të të shkatërruar. Por kur i bindesh zërit të natyrës atëherë ka për t’u shkatërruar forca e zilisë, dinakërisë, poshtërrimit e përbuzjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:08 am

Një paqe e gjatë mbi botë i jep njeriut një liri të tepruar që arrin në absurd. Droga, prostitucioni, seksi, propaganda e shfrenuar, krimi në një kohë që e pëson gjithmonë i pafajshmi, ka për të sjellë zhdukjen e së Mirës.

Që nga kohërat që s’mbahen mend dhe deri më tani vetëm diçka njihet: Zhdukja e të pafajshmit,...

Por deri kur kështu? Ndoshta deri atëherë kur ajo të zhduket përfundimisht, duke marrë me vete në gropën që i kanë bërë gati edhe varrmihësin: të keqen.

Është pikërisht ky sulm i vazhdueshëm që përgatit varrin e vetes. Njeriu i thjeshtë dhe i mesëm, patjetër që është në kërkim të së Mirës, por nuk e njeh më atë, sepse nga plagët e shumta, që ka marrë, ajo është kthyer në karrikaturë, dhe kur, kujton se e zotëron ose e arrin, në të vërtetë nuk zotëron veç zërin e brendshëm të tjetërsuar në një mashtrues të plotë. Ky është mashtrimi i asaj ç’ka skalitur natyra te njeriu, që në kushtet e një arti komercial fabrikon njerëz me karakter të ulët.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi EmptyFri Dec 05, 2008 12:09 am

*

Qytetërimi nis atëherë, kur idetë duke nënshtruar natyrën, zhvillojnë ambicien, sjellin zhvillim teknologjik dhe formojnë karakterin.

Nën kredon e zhvillimit fshihet vazhdimësia e një pune kolosale e nënshkruar nga grupe të ndryshëm njerëzish në breza të ndryshëm. Ndërsa kultura ka lindur nga ambicja për të mbajtur veten më mirë, karakteri duhet kryqëzuar patjetër me ambicjen, që të mos kthehet në stoli. Kthimi i njeriut në skllav ndaj një ideje, s’është gjë tjetër veçse dobësia që ndien përpara saj. Pas eksplorimit të ideve, kemi bashkimin e tyre me ambicjen dhe në këtë moment lindi shteti dhe u krijua arkitektura, derisa njeriu këtu arriti pikën kulmore: Mërzinë dhe më vonë kotësinë.

Atëherë kur struktura e Lirisë eksplorohet deri në thellësi arrihet në konsumimin e boshllëkut, i cili kthehet në kotësi dhe krizë, dhe kemi të bëjmë me inercinë e Lirisë.

Kur individi braktis familjen dhe ka si objekt histerinë e seksit, do të vijë një ditë që do ta urrejë vetë ndjenjën dhe kështu i kthyer në prostitutë, pa dhembshuri për asgjë ideale, i krijohet një masë morale prej dështaku. Atëherë kur ndërgjegjja të vret dhe bëhet njësh me moralin kemi dhe rënien e maskës.

Në gjithësi ekziston materia dhe antimateria, ndërkohë që shumë prej yllësive, që nuk kanë jetë, janë ndërtuar sipas kafshëve të ndryshme në tokë që do të thotë se krijimi i Mjekut, Gjykatësit, Berberit dhe Rrobaqepësit është domosdoshmëri dhe roli i tyre në gjithësi është Absolutja. Gjithashtu edhe evolucioni që ka ndodhur me ta, që nga shkëputja e peshqve prej detit e deri tek majmuni dhe përfundimi në një mbinjeri të fuqishëm të ndërtuar përsosmërisht, por edhe të bukur, nuk është gjë tjetër veçse domosdoshmëria, ndërsa sa për ekzemplarët e tjerë është liria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Laboratori nga Ardian Dedi Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Laboratori nga Ardian Dedi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Laboratori nga Ardian Dedi, vijim
» ARDIAN DEDI "Kriza"
» Ardian Dedi "MONOLOG"
» ARDIAN DEDI "Dritarja"
» Ardian Dedi "MBIJETESA E ËNDRRËS"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: