Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 Laboratori nga Ardian Dedi

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:09 am

Syri shërben tek njeriu për të dalluar objekte të ndryshme në natyrë. Atmosfera dhe oqeanet kanë ngjyrë blu, ndërkohë që ka edhe sy ngjyrë blu. Toka brenda ka magmë, e cila ka ngjyrë të kuqe ashtu si dhe gjaku i njeriut. Gjithashtu në thellësitë e mëdha të oqeaneve, aty ku nuk arrin drita e diellit ekzistojnë qenie të gjalla me sy të errët që rrezatojnë dritë, gjë që do të thotë se një Ndërgjegje Supreme ka ekzistuar në Univers edhe para krijimit të dritës. Ky, pra është syri i Zotit, një sy gjigand dhe i padukshëm në univers, i trashëguar edhe tek njeriu.

Si trashëgimia kryesore e natyrës, mbinjeriu u krijua edhe si një rregullator i moderuar në ekosistem, që të stimulojë edhe rreshje, duke rivalëzuar Zotin dhe eleminuar kështu kushtet e një pranvere të përhershme, e cila solli një përmbytje të pashmangshme në kohët e para, duke zhdukur edhe dinosaurët.

Tërësia e regullave të ligjeve që krijuan jetën, tregojnë se edhe Dielli është në varësi të kësaj jete dhe rrotullimi i tij rreth tokës e shpreh këtë të vërtetë si të vetmin shkak madhor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:10 am

Mjeku ka lejuar zhvillimin e racës njerëzore, por ai nuk lejon përsosmërinë e njeriut, sepse ka arsyet e tij, por ky është dhe fundi i rrethit vicioz, i cili zhvlerëson zhvillimin dhe tregon atë që fati i tij në gjithësi nuk është vendosur ende.

Por është një brez i ri, që ka të drejtën e shpresës, fut këtu që brezat që vijnë janë gjithmonë më të moderuar, ndaj në pikëtakimin e shoqërisë njerëzore me të Drejtën, e cila përbën Vlerë dhe Pasuri duhet bërë edhe modifikimi.

Natyra ka krijuar si të Mirën, ashtu dhe të Keqen, ndërkohë që njeriu e admiron të mirën, ndaj është paradoksale një fitore e së vjetrës mbi të renë.

Gjithashtu në gjithësi ekzistojnë krijesa humane në planete ngjashëm me tokën dhe yj të ngjashëm me diellin, që gjenden në varësi të jetës dhe kjo tregon se njeriu s’është i vetëm, por për dualitet këtu bëhet fjalë vetëm atëherë, kur këto krijesa humane të jenë të afta të konkurojnë Mjekun, Gjykatësin, Berberin dhe Rrobaqepësin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:10 am

*

Arkeologu herë pas here binte në depresion, harronte të shkuarën, vetveten dhe në të tashmen i zhytur në hapësirat e mohimit të përgjithshëm, gjente besim të palëkundur tek Zoti, i cili i jepte edhe forcë për të shkruar, sepse ai që ka në një front pune arsyen me ndjenjën dhe njeh vetveten është i huaj për shoqërinë. Fitoi vetveten, por humbi gjithçka.

*

Aty nga ora gjashtë e mbasdites dita u gremis në honet e muzgut. Arkeologu e ndjeu veten të lodhur, ndaj e mbajti frymën poshtë, për tek shtëpia e Shpresës.

Dashuria e saj i kishte ndryshuar jetën dhe karakterin dhe kjo në bazë të pushtetit të së bukurës dhe rrezatimit të fuqisë së moshës së re. Ai kishte flijuar shumë nga vetja për këtë dashuri. Jeta ecën përpara me sfidat e saj, të cilat ata kishin menduar t’i përballonin së bashku, duke ruajtur respekt reciprok, në kushtet e një realiteti të zvetënuar.

Shtëpia e Shpresës ishte një vilë në periferi, akoma në ndërtim, madje edhe tani mund të gjeje punëtorë në skelat e saj. Ajo ishte e bukur, e donte jetën dhe e kalonte kohën duke dëgjuar muzikë klasike të zgjedhur, gatuante gjellë të shijshme, vishej bukur dhe me shije, lahej përditë, ecte me vrap në kopshtin me pemë të larta, kishte një aparat fotografik të mirë, dhe kishte ambicjen e hapjes së një ekspozite fotografike.

Po kur iu afrua vilës ndjeu një hidhërim në shpirt, Shpresa kishte dalë në dritare e alarmuar dhe po i bënte shenja, që nuk po i kuptonte. U përpoq të qetësonte veten, duke mërmëritur vargje që i kishte shkruar vetë në fillim të dashurisë dhe ishin kthyer në simbol.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:10 am

Pse rri në dritare,

Vallë ç’shikon andej,

Mua që kaloj rrugës,

Apo të tjerët përreth?

Pse rri e menduar,

Për kë mërzitesh vallë,

Vështrimi yt i trishtë,

Më prek mua, ndopak?

Rrugës me njerëz plot,

Shtrihet mendimi yt,

I bardhë e i bardhë,

Si vello e nusërisë.

Por ti ike, u largove,

Tyli zuri vendin tënd,

Më ngjave në çast nuse,

E bukur, sa m’u morën mendtë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:11 am

Tani i ishte afruar më shumë vilës dhe sa më shumë afrohej aq më shumë njerëz shihte. E humbi toruan. Ishte diçka e trishtueshme. Ishin vetvrarë prindërit e Shpresës. Kishte vdekur pra gjithçka e bukur që e lidhte me atë shtëpi. Gjithashtu nuk e mori vesh se si iu fanit silueta e Shpresës. E vetme, siç kishte mbetur, ajo iu afrua. Në gjithë fytyrën, lëkurën e zeshkët, i ndrinte një diell i përmbajtur, një forcë e brendshme e përulur. I shkoi mendja se mund ta ndihmonte me problemet që kishte me shtëpinë, hallet e së cilës tani do të binin mbi kurriz të saj. Nuk e thoshte, por ndiente nevojë për ndihmë. Ai donte të sakrifikonte gjithçka për ta ndihmuar. Në këtë sakrificë, ai shikonte një paradë vuajtjesh të ëmbla, dhe një dëshirë për të humbur gjithçka. Donte të rrinte akoma tek ajo dritare, por ajo ndenji aq sa duhet, duke lënë me vështrimet e saj të nënkuptonte gjithçka dhe iku në momentin e duhur. Ai e ndjeu veten t’i arratisej bashkë me të. Duke ndenjur në dritare, e përfytyronte në mes dritash të bronzta, duke shprehur dashurinë me gjeste të pavetëdijshme dhe ngulmuese asgjësë. Ndjeu detyrim dhe paaftësi njëkohësisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:11 am

Iku me zemrën vrer nga shtëpia e Shpresës, dhe në përfundim të bulevardit kryesor, përpara muzeumit. dalloi një shpallje të madhe me skenografi:

Jezusi është i gjallë, ejani ta shikoni gjithë këtë javë në bulevardin kryesor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:11 am

*

Atëherë u kujtua se këtë javë kishte aktivitete kulturore, artistike të gjithanshme, u zymtësua edhe më dhe iku në shtëpi. Një i dashuruar kishte shkruar në një mur pranë shtëpisë së tij: “Vali të dua!” gjë që i dha gëzim.

Një xhips i zbuluar me altoparlantë i kaloi përbri, ku një djalë e ngiste, ndërsa vajza me kaçurela të zeza, me xhinkse pa mëngë dhe një rryp të lidhur në ballë, hidhnin në ajër programet e aktiviteteve që do të zhvilloheshin. Do të zhvilloheshin aktivitete kulturore si në pjesën muzeale të qytetit, ashtu edhe në pjesën e poshtme të tij, ndaj mori një fletushkë dhe e lexoi:

- Grupe rroku

- Grupe që përhapin fenë

- Klounë cirku

-Grupe balerinash

- Sfilatë mode
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:12 am

*

Atëherë u kujtua se këtë javë kishte aktivitete kulturore, artistike të gjithanshme, u zymtësua edhe më dhe iku në shtëpi. Një i dashuruar kishte shkruar në një mur pranë shtëpisë së tij: “Vali të dua!” gjë që i dha gëzim.

Një xhips i zbuluar me altoparlantë i kaloi përbri, ku një djalë e ngiste, ndërsa vajza me kaçurela të zeza, me xhinkse pa mëngë dhe një rryp të lidhur në ballë, hidhnin në ajër programet e aktiviteteve që do të zhvilloheshin. Do të zhvilloheshin aktivitete kulturore si në pjesën muzeale të qytetit, ashtu edhe në pjesën e poshtme të tij, ndaj mori një fletushkë dhe e lexoi:

- Grupe rroku

- Grupe që përhapin fenë

- Klounë cirku

-Grupe balerinash

- Sfilatë mode
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:13 am

Kur kaloi afër pazarit karakteristik, vështrimi i tij ndeshi me atë të tellallit. I mbështetur rrëzë murit, me trupin e harkosur nga përkulja, me daullen pranë dukej i mërzitur dhe plot mllef – dhe Arkeologut i erdhi keq që s’kishte aparatin fotografik me vete.

- Po ju ç’doni këtu? – iu hakërrua ai xhipsit. – Këtu ka tridhjetë vjet që përveç zërit tim, s’dëgjohet gjë tjetër.

- Dakort, – iu përgjigjën ata, – po ti s’ke zbritur poshtë të shohësh, gjërat kanë ndryshuar, nuk janë ashtu siç kujton ti.

- Po unë, ku bëj pjesë? – thirri gati me zë Arkeologu. – Në qytetin e lartëm apo të poshtëm, sa kohë do të vazhdojë kjo histori.

*

Të nesërmen arkeologu mori aparatin fotografik dhe doli. Kaloi pranë një dyqani ku në vend të mureve kishte pasqyra. Manekinë, meshkuj dhe femra të veshur me një gjuhë shprehëse i shprehnin dashurinë njeri – tjetrit me gjeste dramatike, ndërsa po konkurronin me statujat antike në parkun përbri, të cilat në vetminë apostolike të tyre të ngjallnin një pikëllim. Një vajzë budallaçkë, me qime në fytyrë, e palarë me flokët e pakrehur, me bark të madh e veshur keq, i tërhoqi vëmendjen. Ndërkohë të çmendur dhe gra shtatzëna po shiheshin gjatë nëpër pasqyra, gjithë ngulmim në vështrim, sikur donin të deshifronin një mesazh të fshehtë. Zhurma e një shatërvani dëgjohej plot monotoni. Frynte një fllad i lehtë, që ai mendoi ta ndiqte, kur papritur u gjend përpara varrezave. Tek porta e varrezave një vajzë me flokë të gjata të zeza, të varura poshtë, ulur në një karrike luante në violinçel, pa e ngritur kokën, me fytyrë të mekur. Lule gjithandej nën një qiell të vranët, që nuk rrezatonte dritë, por vranësirë. Drita e vërtetë çlirohej prej mermerit të varreve. Mbi qafat e statujave dhe gjokset e zbuluara rrëshqiste butë duke i përkëdhelur tufa e ngrohtë e flladit. Në pozat e skulpturave ndihej finesa, spikaste virgjëria, me një përulje deri në vetmohim, bashkë me një dhimbje të heshtur, dhe respekt për vetveten. Disa skulptura të tjera ishin me gjunjë të përthyer, këmbë të ngjitura, që vështronin anash me përvuajtje. Disa të tjera, ishin me trup të harkosur nga brenda, me shpinë të kthyer nga qielli, që ndërreshin duke përkulur kokën me mundim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:13 am

Brenda në varreza një vajzë luante në flaut. Nëpër trup i kalonte rryma e muzikës. Befas iu bë se pa vegim, por balerina me fustane të kaltra, u shkundën papritur dhe vallëzuan, derisa u lodhën dhe pushuan të vdekura mbi varre me poza mbresëlënëse.

Mori rrugën e parkut të qytetit, ku një statujë në trajtën e një folkloristeje me çifteli, shërbente dhe si burim. Uji i rridhte nga buzët. Rrotull saj, malësore leshverdha me veshje karakteristike folklori kërcenin nën ritmin e një daulleje, që e ndezi flakë atmosferën. Të djersitura ato u freskuan dhe morën rrugën e bulevardit.

Ndërkaq mbi tokën. që avullonte, u shfaq një djalë me trup të fuqishëm. Pasi piu ujë nga buzët e burimit, ai s’e kuptoi se ç’bënte as vetë, kur filloi t’i puthte gjoksin dhe barkun e lagur nga uji, dhe ta përqafonte plot afsh, pa e vënë re, që ishte bërë qull.

Në një rrugë tejpërtej të shkretë festivalistja e ndarë nga grupi hoqi rrobat si e dehur dhe ashtu e zhveshur ngjante me një statujë të përbaltur. Ishte me këmishë. Nën degët e pemëve asaj iu bë sikur dalloi një siluetë që po e ndiqte, por sakaq e largoi këtë mendim. Ishte djali që bënte dashuri me statujën. Gjysmë e zhveshur festivalistja, shtrihet dhe rrokulliset duke zbrazur epshin në trotuarin e lagur. Djali, hidhet mbi të, në mes të rrugës, e përdhunon, dhe lotët rrjedhin prej syve të vajzës, që duke qarë i del shpirti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:14 am

*

Në një shesh në pjesën muzeale, të qendisur me gurë, kërceni rrep një grup të rinjsh të veshur me xhinkse dhe këmishë me kuadrate, ndërsa në kokë mbanin kapele. Befas një djalosh hidhet nga një mur, aty pranë dhe fillon të kërcejë si i tërbuar, krejt vetëm, duke mos e kuptuar se çfarë bënte. Grupi pushon së kërcyeri dhe e vështron i habitur.

Jo shumë larg prej këtu, organizohej një sfilatë mode, ku sfilonin femra energjike dhe ekspresive, të veshura me shumëllojshmëri stilesh e hijeshi, me syze të errëta dhe çadra të çelura, të buzëqeshura, ndërkohë që muzika ishte në maksimum.

Në një kopsht shtëpie, aty afër, harruar në botën e saj melankolike veshur me pizhama të kuqe, shtrirë në minder përmbys, me këmbët e ngritura lart nga pas, me mjekër të mbështetur mbi duar, vështronte me sytë plot ndjenjë degëzat e njomura e pa gjethe që mbanin fruta hurme, të shëndetshëm, të pjekur, gati për t’u këputur që dukej sikur të shkelnin syrin.

Gjethet bien të thara nga sulmi i dimrit,

Bari, dikur jeshil, thinjur është nga balta,

Tymi sterrë i oxhakut mbi pllakat e çatisë,

Shpërndahet në qiellin e nxirrë nga nata.

Krahët e pemëve ndërren të vdekura,

E zezë lëvozhga prej shiut që sapo ra,

Ndërsa, diku larg, mbi një pllajë,

Ndrin fruti i hurmës, si dielli që na la.

Nuk e mbante mend në i kishte lexuar apo i krijoi në moment këto vargje.

Një rrugë më tutje klounë cirku të lyer me bojë në fytyrë dhe veshje palaçoje përpiqeshin për të bërë për të qeshur një grup spektatorësh.

Një gërshërë e madhe e vizatuar mbi kazermën e ushtrisë, në një ndërtesë aty pranë, të lajmëronte që gjendeshe pranë një reparti ushtarak, ku paraushtarakë me pasaporta te organet gjenitale, u qethnin kokën berberët. Pastaj një skuadër mjekësh ushtarakë, pasi i kontrollonin i nxirrnin në rrugë të veshur me uniformë ushtarake me nga një oficer në krye. Kur kolona kaloi përpara Institutit Femëror të qytetit, borizani, papritur, filloi t’i bier bories, si për të shprehur korin e dëshirave të shtypura.

Tek sheshi pranë muzeumit, jepte shfaqje artistike një grup që përhapte fenë. Spektatorët e vëmendshëm shihnin vajza të bukura, tek u shndriste fytyra, kur flisnin për parajsën dhe shkërbenin plot dashuri dhe sakrificë, ngjitjen në qiell.

Në bulevardin kryesor ishte ndërtuar një fushë shahu në natyrë me figura të mëdha, ku lojtarët hynin në fushë ndërmjet gurëve dhe pllakave bardhë e zi; lëviznin gjallërisht, si figura të ngjallura, personazhet e ngurosura, në atë mbasdite të qetë dhe enigmatike.

Nga salloni i bukurisë i qytetit dolën, papritur, nuse të veshura me të bardha me bikutina në kokë, nën dritën e hënës, të dalldisura dhe vallëzojnë. Papritur nisi një dëborë e dendur, që s’kishte ndërmend të pushonte, por gjithashtu edhe nuset s’kishin ndërmend ta linin vallëzimin, derisa, pa kuptuar, ngrinë dhe kthehen në monumente.

Ndërkohë Arkeologu, që s’e zinte gjumi natën, filloi të lëmonte dëborën e shkrifët, duke ndërtuar skulpturën e një vajze lakuriq. Pasi mbaron veprën, përkulet pak dhe e prek në qafë. Iu duk sikur skulptura u drodh, ndaj në gjysmëerrësirë e veshi me një pelerinë të shtrenjtë, ngjyrë hiri, me një rrip mesi dhe kapele. Kur zbardhi tamam, në vendin që ka ngrirë tashmë, ai fillon e rrëshqet rotull saj me një palë patina. Pëllumba u uleshin mbi supe dhe kudo në trup të dyve.

MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:15 am

*

Nëqoftëse në jetën e njeriut nuk ekziston një profil dashurie si simbol i pritjes drithëruese dhe përcjelljes, atëherë ekzistenca e humbet kuptimin.

Mos e mbyll atë dritare,

Lëre hapur ditë e natë,

Dhe nëqoftëse harroj të kaloj,

Mos e bëj kurrë këtë mëkat.

Kam vdekur prej kohësh,

Sepse me jetën rëndë u përplasa

Ndaj kjo një grackë e shpirtit është,

Që të them se prapë u ngjalla.

Dëbora dhe mjegulla e bardhë e kishte nënshtruar, më në fund, qytetin. Djemtë dhe vajzat e virgjëra visheshin me të bardha dhe vinin syze dielli, ndërsa pleqtë dhe të martuarit luanin me topa dëbore, duke kujtuar vitet e rinisë. Të gjithë ishin si të lajthitur; vetëm tregtarët ishin mbledhur në seancë të jashtëzakonshme. Qytetarët i hidhnin paratë në erë dhe loznin futboll mbi dëborë. Gjithë punëtorët e ndershëm filluan të hapin në dëborë themelet e një shtëpie të çmendurish. Të dashuruarit ishin sterilizuar, ndërsa fëmijët lindnin ose të vdekur ose me deformime seksuale. Djemtë e bukur filluan të vrasin veten. Kush ishte më dinak ecte me vrap lakuriq dhe stërviste trupin. Ndërkaq ra nata dhe njerëzit e mbledhur nëpër shtëpi ranë për të fjetur. Kush nuk flinte shikonte televizor dhe nuk e kuptonte që jashtë kishte filluar shiu. Ata, që nuk nënshtroheshin, u çmendën. Rrezet e vjetra të hënës dukej sikur shpërndanin në hapësirë tingëllimën e zbrazët të orëve të qytetit, të cilat shpërndaheshin pa kthim nëpër shtëpitë e zbrazura, sikur do të rizgjonin kufomat, që zverdheshin nën dritat e lënë ndezur. Dëbora tashmë zbardhte vetëm mbi statujat e artistëve dhe udhëheqësve të vdekur, ndërsa nëpër rrugë dhe parqe kishte shkrirë.

MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:16 am

Si një re e dendur, e zgjatur pafundësisht mbi park, ulej ngathtësisht, paqësore me një farë ankthi të fshehur heshtja. E dyfishtë, e rëndë, në prag të kontraktimit gjigand, ajo thithte gjithë zhurmat e gjalla. Në horizontin e rrafshët të shtrirë tej e fund, ku heshtja e gjallë, e plotëfuqishme shtypte çdo mendim, sado të pakapshëm, përgatitej të mbinte qetësisht vdekja. Arkeologu doli si i hazdisur tek lulishtja, përpara muzeumit, nëpër shiun që binte. Korniza e hapësirës ngushtohej e shtypur nën presionin e pandërprerë. Oshëtima e mbytur endej si zog pa krahë, ndërfutej nëpër fijet e flokëve, veshëve dhe rrëshqiste poshtë faqeve drejt gushës, duke e mbështjellë me mjegullën e izolimit. Jehona e jetës vinte e mugët, e zbrazët nga përtej shpresës, duke çarë me vështirësi perden e huaj të mjegullës izoluese; tejzgjatej në një fluturim pa krye, ndërsa fizionomia i shkrihej në një zbehje të padeshifrueshme, që krijonte tallaze stuhish rrotull veshëve të tij. Ajo rrëshqiste e vdekur mbi lëkurë pa u thithur, pa marrë përgjigje nga kontraktorët lidhës jetësorë, duke varrosur, pa patur faj, ndjenjat e vërteta shpirtërore. Ato i kumbonin të zbrazëta me një fluturim fallso, pranë syve të graduar larg çdo realiteti. Organet i ishin strukur të dërmuara prej shtypjes së pasivitetit, të stakuara nga çdo lloj funksioni. Fërshëllima e zhurmave të harruara endeshin në ajër. Midis ajrit të lirë dhe fisnnik të mushkërive rritej pema e ankthit, gjethet e së cilës shkërmoqeshin thatë nga shqetësimi i vazhdueshëm. Zgavra e thellë, elektrizuar nga zemërngrirja, thithte zhurmat e jetës dhe mendimet e prekëshme, duke i fundosur tej në mosqenie. Në horizontin e pragkobshëm shtrihej e rrafshët heshtja, mbi të cilën kalëronte një humbëtirë që verbon ndërgjegjen. Skicat e kujtimeve të zverdhura, të gdhendura prej daltës së lumturisë, që rrëzoheshin parreshtur, si ëngjëj të ngordhur lanë një shije të athët pluhuri të xhamtë, që avullohej, ndërsa u shkarkuan shtëllunga të dendura të grimcave, që gjatë shpërndarjes formuan struktura të gjymtuara fantazmash, të cilat lëviznin si të gjalla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:16 am

*

Fantazia kthjellët i ndërtonte një tempull të fildishtë me ditët e qelqëta, ku shembëlltyra e diellit shpërndahej e barabartë mbi sipërfaqen e detit duke e rrudhosur qetësisht me ngjyra që depertonin në thellësi. Për hir të instikteve të trashëguara, në dhomat anësore të trurit nguliteshin momente fragmentare, që nguroseshin menjëherë pa jetë. Kërcyej mendimesh degëzoheshin prej sistemit qendror të trurit dhe, në pak kohë, eksploronin hapësira intuitive të pashkelura, në mes të tufaneve të ëndërrimit dhe rrymave atmosferike, që ndiznin dallgë gërryese sistematike, duke lagur me acid brigjet e indeve të pambrojtura dhe gërvishur lëkurën e kaltëryer. Skeletet e brishta të ëndrrave dhe dëshirave vërviteshin të shqetësuara dhe plot ankthe. Imagjinata e ndezur frelëshuar mbushte me mendime të njëpasnjëshme çastet e marramendjes. Duke përjashtuar ndjenjën në origjinën e nguimit rastësor, kishte mundur të shihte një perspektivë shpëtimtare. Po me ngadalësi vrasëse portreti i shpresës zhdukej përtej murit dhe vetëm hija e pluhurit të saj shihej zbehtë. Ërrësira fryhej rrathë- rrathë të mëdha duke maskuar me shtëllunga të zeza një tmerr kërcënues, që e kapiste. Një mjegull tmerri e mbarsur me errësirën fryhej në vorbulla, që lundronin rrotull duke i mbështjellë me fasho shpirtin e plagosur. Erërat e akullta shoqëruar nga ankthi i përhershëm rrihnin egërsisht shpirtin e pamësuar, ku ishte skalitur deri në imtësi të parëndësishme vula e vuajtjes. Vizitorët e shpeshtë, fantazmat, gjymtyrët e prekshëm të të cilave ndrinin si radiografitë e zemrës, rrinin pezull.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:16 am

Pasqyrohej lakuriq e shpërndarë pjesë -pjesë, diku me doza të tepëruara, diku me doza të reduktuara, përmasat e vdekjes, që kishte gjetur një mjedis për t’u zhvilluar me shpejtësi. Errësira ndizte hijet e vizatuara turbull midis kaosit, të cilat mblidheshin tok, sulmonin me guxim pluhurin e verdhë të dritës, duke sajuar reflekse të një bote misterioze. Për një çast vetja iu duk i balsamosur, i ardhur nga mbretëria e vdekjes për vëzhgim. Pa veten tek çaprashitej me fytyrën e mbuluar nga maska e akullt e hipokrite e një manekini dhe u përpoq të shqiptonte një tingull, po pa rezultat. Kishte harruar thjeshtësinë e lëvizjes, qoftë dhe asaj mekanike, kishte ngelur pa dramë diku, ku s’njihte askënd. Gjuha, kjo veshje dikur e domosdoshme, e kishte braktisur duke e lënë lakuriq fjalën. Po humbiste konceptin e formave të mjedisit të jashtëm. Fantazma elastike, lakonin trupin e sfungjertë, hynin të paftuara, zgjeronin përmasat, shumëfishoheshin padrejtësisht duke i kallur një tmerr të pafund. Në zemër i pikonte dëshira për të thithur ajrin e mëngjesit. Regëtima e jetës e ngjirur dëgjohej tek përplasej me vdekjen. Zhurmat e gjalla, me mendimet e pakapshme fundoseshin në honin e padepertueshëm midis dhe mbi zemërgrirjen e pafundme zvarrisej një humbëtirë e shkretë. Ishte pështjellë i gjithi mga arterie dhe damarë të qullët, ku gjaku i kthyer në ujë e kishte gjithnjë e më të vështirë të rridhte. Bulëza djersësh të ftohta i lëngëzonin ballin. Ngushtohej korniza e errësirës, që shtypej nën presionin e jashtëm, grumbulluar me dëndësi të madhe, i vishte sytë, gllabëronte duart, ndërkohë që shiu, që binte papushim nuk e ndiente fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:17 am

Ajri thithej nga mushkëritë e objekteve të pajeta rrotull, të cilat zmadhoheshin në dëm të hapësirës. Damarë të ujshëm i përshkuan trupin dhe, në një çast kënaqësie në shpirt, i shkrinë kristalet e kulluara të dëborës. U mbështoll krejt prej lumturisë dhe një lirshmëri dehëse mendimesh, si vrull i ujërave të lumit në pranverë, çlironte aromën ngrohëse të zjarrit të ndezur. Pas pak ndjeu t’i ndahej trupi në miza të panumërta dhe kockat t’i thërmoheshin në pluhur. Përmasat e trupit u përmblodhën të masakruara në kufijtë e një molekule shpërthyese, që përmbante dëndësinë e gjithë qenies së tij. Ra perdja e vdekjes, që i mbuloi sytë dhe shpirti iu derdh i lëngshëm për t’u njehësuar me atë masë uji që ndizte shkëndija të kaltra drite. Bashkë me humbjen e peshës së trupit u zhduk e shkuara, e ardhmja, realiteti u zgjerua në masë, dhe shpirti nisi të fluturojë i lire; ndihej i gjerë, i pakufizuar, i distancuar prej çdo implikimi, ndërkohë që zhurmat e jetës të krijonin përshtypjen se ishin mbledhur në flluska ajri, që çahen brenda ujit, me gjëmim të shurdhër. Muskujt po shkëputeshin, gjaku ujiste tokën e freskët mëngjesore dhe në vend të mishit dhe të kockave kishte tashmë copa akulli. Ra një heshtje e dyshimtë, që shtrihej e mbledhur kotullac përtej grimcave të errësirës, si re e dendur e zgjatur pafundësisht mbi park. Prej andej, në formë shiu, pikonte një ankth shpues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:17 am

Heshtja kishte depertuar thellë nën dhe, ndërkohë që errësira i shpalosej sipër e veshur me rrobat e gjumi të thellë, i shtjellohej rrotull vale - valë, duke mbytur në masën ngjitëse të saj, gjithçka, ndaj sipërfaqja e tokës lëshonte fëshfërima të trazuara hijesh të çrregullta.

Në llotarinë i rënë nën kurthin e zilisë, egoizmit dhe nën optikën e mëndjemadhësisë të shoqërisë, ndahesh nga njerëzit i shndërruar në manjak të vetvetes dhe vullnetit, po vjen një ditë që ndërgjegjësohesh dhe reflekton, por atëherë gjithçka është e kotë, ndaj nëm dhe mallkon gjithë mllef sistemin, paranë, vdekjen që të pret, ndërsa ëndrrën sesi jeta mund të ishte krejt ndryshe ta vendosin si stoli në arkivol. Rreth kufomës shpërndahej një si shkumë, i lagte gushën, buzët dhe i fërkohej nëpër mollëza. Drita e zverdhur shpërndahej ftohtë mbi objekte nën shi. E pafuqishme për të vendosur harmoninë, e humbur shkërmoqi në boshllëk, e mbytur nga enigma, e cila ndizte hije që shpaloseshin turbull në lartësi me gulshe ulërimash, që nguleshin në hapësirë. Drita ishte varrosur nën sipërfaqe të shkrifët toke, prej nga rrezatonte dritëhije të shtrëmbra, që grisnin ajrin. Reflekset e një bote të humbur, ngjizeshin zbehtë, zinin vallen, shndërroheshin në tufë mjegulle, duke krijuar rrjeta të ngatërruara. Thelbi amorf, që flinte në heshtjen e squllët, rrezatonte në ajrin moçalor trajta përbindshash.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:18 am

Dielli rilindi i vdekur. Me rrezet e tij zbuloi në hapësirë, një lloj sikur të ishte ngjallur përsëri prej baltës pamja krenare prej heroi e Arkeologut, këtë herë e stampuar në një skulpturë madhështore. Tiparet luftarake vizatuar me mjeshtëri, vështrimi largpamës dhe gjithë ato cilësi, që kishte zotëruar për së gjalli, ishin skalitur bukur dhe me fantazi. Skulptura paraqiste një personalitet të ndërtuar nga lufta me fatin, që, megjithëse nuk kishte buzëqeshur, kishte arritur ta nënshtronte, dhe të ngadhënjente mbi vdekjen.

Krismat thyen njerëzit mëdysh,

Të përulura perënditë binin në gjunjë,

Ajri dhe tmerri kishin një ngjyrë,

Të vetme skulpturat rronin në hapësirë.

Në lulishten aty pranë, përhapej ëmbëlsia e erës së trëndafilave, që me trandjen e lehtë plotësonte, gjithë humbjet e shkaktuara në të shkuarën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:18 am

Modeli

ose Domosdoshmëria

Shoqëria ishte e sëmurë dhe njerëzit dashuronin të keqen, e cila ishte shëndërruar në Institucion dhe trashëguar në Dinasti.

Nëqoftëse në jetën e përditshme të njerëzimit, gjithçka shkon keq, atëherë ai do të dashurojë artin, ku dhe predikohet e mira. Po kur e mira zhvishet prej kultit, pra nuk ekziston, atëherë a duhet predikuar e keqja?

Kombit, që i pëlqen vetja, nuk është i aftë të qeverisë vetveten, ndaj për të kuptuar deri në thellësi se ç’dimensione ka e keqja u stimulua një luftë midis forcave antagoniste në shoqëri në të mirë të një sistemi vlerash. Krimi ekziston në shoqëri si rezultat i prejardhjes së njeiut, ndaj në një shoqëri moderne ai duhet shfrytëzuar në mënyrë të tillë që të shkatërrojë të Vjetrën. Epoka e legalizimit të krimit ka një fund: harmoninë e njeriut me të Drejtën. Zhvillimi arrihet nëpërmjet vrasjes, po në pikëtakimin me të Drejtën, vrasja duhet të eliminojë të vjetrën. Nga e keqja lind e MIRA dhe e MIRA lind prej vuajtjes dhe formon një karakter të ri, që njeh vetveten dhe Botën, sipas një këndvështrimi po të ri.

Themelimi i së Ardhmes bëhet në raport me bazat e së Tashmes, ku evokohen idetë më të mira të së shkuarës.

Nën varësinë e ndërgjegjes u ngrit kulti i familjes si institucioni, që kontrollonte dashurinë dhe seksin në bazë të dhembshurisë për tjetrin, gjë që sjell edhe eliminimin e krimit në shoqëri.

Qëllimi i operacionit: investim gjenetik në ndërgjegjen e njeriut, për të modifikuar të vjetrën, që do të ekzekutohej prej një klase intelektualësh, të cilët bazohen te vlerat dhe sakrificat. Si rezultat i kësaj kemi të bëjmë me krijimin e shtresës së moralistëve, që kanë transformuan vetveten, si pasojë e ndërgjegjësimit, i cili është vdekje e pasionit dhe fillimi i strategjisë së sigurisë. Populli në të përditshmet e shumta bie më shumë se kushdo tjetër pre e kotësisë, ndaj duke e furnizuar me idealin e së Drejtës i vesh një qëllim, që realizon misionin e paracaktuar prej Zotit.

Në një konflikt sistemesh E DREJTA kalon sa tek njëri protagonist tek tjetri, ndërkohë që njëri sistem përfaqëson Diktaturën dhe tjetri Demokracinë. E Drejta, kur përfaqësohet me Diktaturën përbën Domosdoshmërinë dhe kur përfaqësohet me Demokracinë përbën Lirinë. Ndërkaq harmonia e Domosdoshmërisë me Lirinë e kthen të Drejtën në Absolute, duke njehësuar njëkohësisht edhe Diktaturën me Lirinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:19 am

*

Në një shesh në pjesën muzeale, të qendisur me gurë, kërceni rrep një grup të rinjsh të veshur me xhinkse dhe këmishë me kuadrate, ndërsa në kokë mbanin kapele. Befas një djalosh hidhet nga një mur, aty pranë dhe fillon të kërcejë si i tërbuar, krejt vetëm, duke mos e kuptuar se çfarë bënte. Grupi pushon së kërcyeri dhe e vështron i habitur.

Jo shumë larg prej këtu, organizohej një sfilatë mode, ku sfilonin femra energjike dhe ekspresive, të veshura me shumëllojshmëri stilesh e hijeshi, me syze të errëta dhe çadra të çelura, të buzëqeshura, ndërkohë që muzika ishte në maksimum.

Në një kopsht shtëpie, aty afër, harruar në botën e saj melankolike veshur me pizhama të kuqe, shtrirë në minder përmbys, me këmbët e ngritura lart nga pas, me mjekër të mbështetur mbi duar, vështronte me sytë plot ndjenjë degëzat e njomura e pa gjethe që mbanin fruta hurme, të shëndetshëm, të pjekur, gati për t’u këputur që dukej sikur të shkelnin syrin.

Gjethet bien të thara nga sulmi i dimrit,

Bari, dikur jeshil, thinjur është nga balta,

Tymi sterrë i oxhakut mbi pllakat e çatisë,

Shpërndahet në qiellin e nxirrë nga nata.

Krahët e pemëve ndërren të vdekura,

E zezë lëvozhga prej shiut që sapo ra,

Ndërsa, diku larg, mbi një pllajë,

Ndrin fruti i hurmës, si dielli që na la.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:19 am

Nuk e mbante mend në i kishte lexuar apo i krijoi në moment këto vargje.

Një rrugë më tutje klounë cirku të lyer me bojë në fytyrë dhe veshje palaçoje përpiqeshin për të bërë për të qeshur një grup spektatorësh.

Një gërshërë e madhe e vizatuar mbi kazermën e ushtrisë, në një ndërtesë aty pranë, të lajmëronte që gjendeshe pranë një reparti ushtarak, ku paraushtarakë me pasaporta te organet gjenitale, u qethnin kokën berberët. Pastaj një skuadër mjekësh ushtarakë, pasi i kontrollonin i nxirrnin në rrugë të veshur me uniformë ushtarake me nga një oficer në krye. Kur kolona kaloi përpara Institutit Femëror të qytetit, borizani, papritur, filloi t’i bier bories, si për të shprehur korin e dëshirave të shtypura.

Tek sheshi pranë muzeumit, jepte shfaqje artistike një grup që përhapte fenë. Spektatorët e vëmendshëm shihnin vajza të bukura, tek u shndriste fytyra, kur flisnin për parajsën dhe shkërbenin plot dashuri dhe sakrificë, ngjitjen në qiell.

Në bulevardin kryesor ishte ndërtuar një fushë shahu në natyrë me figura të mëdha, ku lojtarët hynin në fushë ndërmjet gurëve dhe pllakave bardhë e zi; lëviznin gjallërisht, si figura të ngjallura, personazhet e ngurosura, në atë mbasdite të qetë dhe enigmatike.

Nga salloni i bukurisë i qytetit dolën, papritur, nuse të veshura me të bardha me bikutina në kokë, nën dritën e hënës, të dalldisura dhe vallëzojnë. Papritur nisi një dëborë e dendur, që s’kishte ndërmend të pushonte, por gjithashtu edhe nuset s’kishin ndërmend ta linin vallëzimin, derisa, pa kuptuar, ngrinë dhe kthehen në monumente.

Ndërkohë Arkeologu, që s’e zinte gjumi natën, filloi të lëmonte dëborën e shkrifët, duke ndërtuar skulpturën e një vajze lakuriq. Pasi mbaron veprën, përkulet pak dhe e prek në qafë. Iu duk sikur skulptura u drodh, ndaj në gjysmëerrësirë e veshi me një pelerinë të shtrenjtë, ngjyrë hiri, me një rrip mesi dhe kapele. Kur zbardhi tamam, në vendin që ka ngrirë tashmë, ai fillon e rrëshqet rotull saj me një palë patina. Pëllumba u uleshin mbi supe dhe kudo në trup të dyve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:20 am

*

Nëqoftëse në jetën e njeriut nuk ekziston një profil dashurie si simbol i pritjes drithëruese dhe përcjelljes, atëherë ekzistenca e humbet kuptimin.

Mos e mbyll atë dritare,

Lëre hapur ditë e natë,

Dhe nëqoftëse harroj të kaloj,

Mos e bëj kurrë këtë mëkat.

Kam vdekur prej kohësh,

Sepse me jetën rëndë u përplasa

Ndaj kjo një grackë e shpirtit është,

Që të them se prapë u ngjalla.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 EmptyFri Dec 05, 2008 12:20 am

*

Dëbora dhe mjegulla e bardhë e kishte nënshtruar, më në fund, qytetin. Djemtë dhe vajzat e virgjëra visheshin me të bardha dhe vinin syze dielli, ndërsa pleqtë dhe të martuarit luanin me topa dëbore, duke kujtuar vitet e rinisë. Të gjithë ishin si të lajthitur; vetëm tregtarët ishin mbledhur në seancë të jashtëzakonshme. Qytetarët i hidhnin paratë në erë dhe loznin futboll mbi dëborë. Gjithë punëtorët e ndershëm filluan të hapin në dëborë themelet e një shtëpie të çmendurish. Të dashuruarit ishin sterilizuar, ndërsa fëmijët lindnin ose të vdekur ose me deformime seksuale. Djemtë e bukur filluan të vrasin veten. Kush ishte më dinak ecte me vrap lakuriq dhe stërviste trupin. Ndërkaq ra nata dhe njerëzit e mbledhur nëpër shtëpi ranë për të fjetur. Kush nuk flinte shikonte televizor dhe nuk e kuptonte që jashtë kishte filluar shiu. Ata, që nuk nënshtroheshin, u çmendën. Rrezet e vjetra të hënës dukej sikur shpërndanin në hapësirë tingëllimën e zbrazët të orëve të qytetit, të cilat shpërndaheshin pa kthim nëpër shtëpitë e zbrazura, sikur do të rizgjonin kufomat, që zverdheshin nën dritat e lënë ndezur. Dëbora tashmë zbardhte vetëm mbi statujat e artistëve dhe udhëheqësve të vdekur, ndërsa nëpër rrugë dhe parqe kishte shkrirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content

Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Laboratori nga Ardian Dedi   Laboratori nga Ardian Dedi - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Laboratori nga Ardian Dedi
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Laboratori nga Ardian Dedi, vijim
» ARDIAN DEDI "Kriza"
» Ardian Dedi "MONOLOG"
» ARDIAN DEDI "Dritarja"
» Ardian Dedi "MBIJETESA E ËNDRRËS"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: