Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Prozë popullore nga trevat shqiptare

Shko poshtë 
+5
Ago Muji
Ani
Arta
besa-bese
Sofra
9 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyTue Nov 06, 2007 4:22 am

Prozë popullore nga trevat shqiptare Libri%2520dhe%2520lapsi

Po e hapi këtë temë në mënyrë që të mblidhen për mes këtijë forumi sa më shumë ...Përralla,Gojdhana,Kallzime,Përrallëza,Anekdota,Pyetje e përgjigje,Dromca etnografike etj...

Përalla.. janë tregimet më të gjata popullore dhe padyshim paraqesin një interesim më të madh për studjuesit e folkolorit. Origjina e tyre është më e lasht se ajo e llojeve të tjera të prozës popullore. këtë gjë e dëshmon dhe fryma e tyre johistorike si dhe elementet e shumta të politeizmit, të totemizmit, të magjisë, të animizmit, të metamorfozes, të metempsihozës dhe të elementeve të shumta mitologjike...

Gojdhanat... janë tregime kryesisht të shkurtëra popullore që kanë për qëllim, në bazë të besimeve, bindjeve dhe bestytnive popullore, më shumë se sa në mbështetje të ca elementeve fare të pakta historike, të hudhin dritë mbi fytyra historike dhe jo historike... mbi ca toponime si dhe mbi ca frymorë.Si të këtilla ato janë tregime me karakter etiologjik dmth. duen të futen në shpjegimin e origjinës së këtyre toponimeve ,frymorëve ose episodeve nga jeta e ca personazheve të dalluara historike dhe imagjinare...

Kallzimet...janë relativisht të vonshme në krahasim me përrallatdhe përralëzat. Për këtë na bind me një anë mungesa e gjurmëve mitologjike dhe e besimeve pagane, e në anën tjetër elementet e vonshme historike që ndeshim në to. Karakteristika kryesore që i dallon ato prej përrallave është se ndër kallzime mungon fantastiku dhe episodet e mrekullueshme. Përkundrazi, ato janë të thurura me elemente reale, zhvillimi i ngjarjeve është i natyrshëm dhe çthurja e vet kallzimit nuk bëhet në mënyrë të papritur, sikur ndër përralla. Kallzimet janë tregime popullore që kanë gjasë të kenë ndodhur ose që mund të ndodhin.

Përrallzat...janë tregime të shkurtëra , në të cilat kafshët dhe bimët luajnë rolin e personazheve për të ilustruar disa të ndryshme nga jeta dhe për të vënë në pah disa mardhënje shoqërore, karaktere dhe fytyra të shoqërisë njerzore. Bashk me përrallat ato janë tregimet ë të vjetra popullore.

Anektdotat...janë tregime shumë të shkurtëra realiste në të cilat, me një humor të këndshëm e të pasur vehen në dukje dhe përqeshen qoft të metat e përgjithshme njerzore, qoft qëndrimet, sjelljet dhe dobësit e njerëzve të priviligjuar në shoqrinë me klasa. Sikurse përrallëzat dhe kallzimet, edhe anekdotat ka si objekt të preferueshme shpotie përtacin, koprracin, gënjeshtarin, trashamanin, mashtruesin, mburracakun, të pabesin, grykësin etj.

Anekdotat mundë të jenë si ato të Nastradinit...

Anekdotat e fjalët e Xhemal Obrijës,Ramadan Shabanit,Dervish Goxhulit etj.

Pyetje e përgjegje.. Janë këto krijime kryesisht humoristike të shkurtëra të prozës popullore, e që konstatojm në një pyetje dhe përgjegje të vetme e me rrallë në dy ose tri pyetje dhe poaq përgjegje. Janë këto krijime kryesisht humoristike që tregohen në këtë formë fare të shkurtër dialogu. Ndonjëhera nga këto mund të konsiderohet dhe si fjalë e urtë ( p.sh. Kush asht kapetan ? - Qaj qi ruan xheminë e vet. Të ngjashëm për kah forma e kemi proverbin: - Kush a mjek ? - Ai qi hjek.).

Dromcat etnografike.. Për kah forma tregimet popullore të këtij grumbulli nuk paraqesin diçka të posaçme , diçka më vehte. Forma e tyre madje as që është e caktuar. Kundruar përkah gjatsia dhe ndërtimi ato janë të përngjashme më shumë me kallzimet. Disa nga këto pjesë, më të shkurtat, nuk kanë ndonjë ndryshim nga anekdotat, ndëra disa të tjera, ndër të cilat flitet për qenjet mbinatyrore - drangoj, shtriga etj., janë të përngjashme me përrallat. Megjithatë, këto tregime formash të ndryshme kanë diçka të përbashkët përkah mbrendia - rrahin, ose të themi më mirë ilustrojnë një problem etnografik - një botkuptim, një traditë apo një besim e bestytni.

Pleqnitë...Këtë praktik juridike , dikur e domosdoshme dhe e vetme në rendin shoqëror feudal gjatë Mesjetës e deri në çerekun e dytë të këtij shekulli. Atëhere pleqnit ishin një domosdoshmëri historike - e vetmja formë juridike për zgjidhjen e konflikteve të ndryshme në mes të dy personave, dy fshatrave apo dy a tri fiseve.

Fjalët e urta dhe urtitë popullore ... janë mendime të thella të urtisë popullore të shprehura dendësisht , dhe kanë për qëllim të mbrojnë një botkuptim apo një qëndrim rreth problemeve apo dukurive të ndryshme jetësore.
Si të tilla mund të na shërbejnë ato fjalë të urta, fryma e të cilave ka një karakter të përgjithshëm dhe në të cilat bëhet fjalë për të vërtetat absolute të të gjitha kohëve, të të gjitha vendeve, si p.sh. " Qysh ta prejsh kmishën për vedi, qashtu prema edhe mue, ,,Menja e madhe e zeza e t'zotit", ,,Dhet her mat e një herë shkurto !" etj.

Kash' e lashat ... janë enigma të vogla për t'u zgjidhë, në të cilat objekti për t'u zbuluar paraqitet krahas me një objekt të njohur. Përgjasimi dhe lidhja në mes të këtyre dy objekteve duhet të jetë e dukshme, e qëlluar, që të na duket kash' e lasha e arsyeshme dhe me vend... p.sh. "Kah shkon pej mali, me krye pej shpije;kah shkon pej shpije , me krye pej mali" ( sakica në krah).
Tregime ( lojna fëmijësh ) fëmijësh.. janë thurje të vogla në prozë, thurje në formë dialogu, të cilat tregohen zakonisht vetëm fëmijëve. p.sh.

A ra lepri ksajde ?

- A ra lepri ksajde ?
- Po.
- A e nxutë ?
- Po.
- A e pretë ?
- Po.
- A e ropt ?
- Po.
- A e poqt ?
- Po.
-........

Atëhere forumist të nderuar ju mundë të shkruani ndonjë përrallë,anekdotë,pleqni,kash' e lashë etj ......


Ja po fillojë unë së pari me një pyetje e përgjegje...

- Për ke u fol ma s' keqi ?
- Për ate q'e s' ke aty.

- Cila bukë ashtë ma e mira ?
- Ajo q'e e han ti.



Me respekt, Sofra


Edituar për herë të fundit nga në Tue Nov 06, 2007 4:26 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyTue Nov 06, 2007 4:23 am

Anekdota.. mprehtësia, gjetunia...


Nastradini e voet (vezët)


Moti kishin pasë marrë vendim qi gjithë xhemati me çue nga dy voe n'xhami.
- Kush nuk i bjen kishin thanë - kemi me e denue randë:
Krejt xhemati i marrin nga dy voe e i çojnë, veç Nastradini nuk i merr. I thanë xhemati:
- Pse nuk i ke marrë voet, Nastradin ?
- Gjithë kto pula duhet me pasë ni knues.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyTue Nov 06, 2007 4:27 am

Fëmija mund t'i ngjanë edhe rrogtarit


Tuj ba muhabet n'shoqni, i thanë mjanit:
-Djali yt i ka ngja rrogtarit.
Këtij edhe ju ba merak. u hidhrua. Shkoi n'shpi e po i thot t'shoqes:
- Oj grue, po m'thonë hallki: " Djali yt i ngjan rrogtarit".
Grueja edhe ja ktheu:
- He njeri, pse po bëhesh budallë e po i ndëgjon hallkin. Fëmija i ngjan dajve shtat orë rrugë larg, e s'po i ngjan rrogtarit që e kanë n' shtëpi.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyTue Nov 06, 2007 4:29 am

Urti popullore

Dreqi rri ndër nriklla.
Dosti është vegëz, miku është nye.
Dita e zotnis, nata e jonë.
Çka lenë prej mace, gjuan mi.
Çorba e lirë t'i djeg buzët.
Burrin zori s'e korit.


Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyTue Nov 06, 2007 4:35 am

SA HERË VDES NJERIU ?

Ishin kanë tubue pleqt e Kosovës n'Deçan. Ni plak e veti bajraktarin e Llaushës:
- Hajde me na kallxue dishka , bajraktar.
Ky foli:
- He, - tha - more pleq, kur e kem zotin e shpisë me vedi, nuk e kem zakon me folë mashkujt tjerë para tij.
- Ka keni t' zotin e shpisë ?
- E kem Ramadan Shabanin.
- Qet hunmadh a ?
- Po .
- He, ti hunmadh'i Kosovës, me na kallxue sa herë des njeri ?
- Njeri des tri herë n' jetë t' vet, përgjegji Ramadani, - Deka e parë është kur t' ja marrin djemt zotshpllakin. E dyta dekë është kur ja mshelin dallap e sanak e s' ka me shka me i nerue miq e dashamirë. Deka e tretë është për njeriun kur nuk e nerojnë shpija as kojshija. Kur des taman, at'herë nrron jetë.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyTue Nov 06, 2007 4:36 am

NASTRADINI FUTET N'DYSHEKLLËK KUR E VODHËN

Kur ju futen hajnat Nastradinit për të vjedhë, Nastradini u msheh n' dyshekllëk.
Hajnat shikuan gjithkah e s'gjetën asgjë t'hajrit për të vjedhur. Në fund e hapën dyshekllëkun. E gjetën aty Nastradinin t'strukur. I thanë:
-Çfar po bënë këtu ti Nastradin ?
-Asgjë m' erdhi marre që s' keni çka të vidhni e për ate u fsheha të mos më shihni.

Me respekt, Sofra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyFri Nov 09, 2007 11:55 pm

Kishin qene kater vellezer. Tre me te medhenjte merreshin me bujqesi dhe me i vogli rruante delet. Shkonin fort mire me njeri tjetrin e s’deshironin gje tjeter vec me jetu ne paqe. Edhe njemend nuk shkoj shume e u martua me i madhi vella. Mandej i dyti, mandej i treti. Kur i erdhi rradha te voglit, nuk degjoi kursesi, e prandaj e lane te mendohej, para se te zgjidhte.
Vellai i vogel bluante me mend te veta cka s’ia merrte mendja kurrkujt. Ai perdite u printe deleve e i conte me kullote ne nji fushe qe e kishte barin deri ne gju. Ne mes te asaj fushe ishte nje gjol i madh. Ne ate gjol jetonte nji Gerzhete, qe gja me e bukur se ajo nuk ishte m’u pa mbi fytyre te tokes. Djali, pa e hetue kush, i avitej gjolit, fshihej pas nji kacube e kenaqej tue pa Gerzheten, qe lahej ne ate uje e delte ne shulla e krehej. “Kjo, - thote vedi me vedi – ashte per mue e tjeter nuk marr!”
E perhere e ma fort i ngulej ky mendim ne krye e as dite, as nate s’gjente pushim.
Vellaznit, tue e pa ashtu te merzitun, nate per nate, e ngacmonin me fjale, derisa e lodhen dhe e bane me fole.
- More vellazen, - u tha, - sa here i coj delet ne kullote, kam per te pa ne nji gjol te madh nji grue te hijshme, qe kurrkund shoqja nuk mund t’i gjendet. Sa e prekin gjolin rrezet e diellit, del lahet , krehet e rrin ne shulla, por s’ka burre qe i avitet, pse ne moment zhytet ne uje dhe humbet. Tash, mue me asht ngule mendja ne te dhe ja e marr, ja vdes pa u martue.
- Mos e fol ate fjale, - ia pret ma i madhi vella, - se ajo asht Gerzheta e gjolit e per katerqind vjet s’mund ta prekesh me dore, jo ma me e prue te shtepia.
- E pra, une e kam ba nji mendim, - u thote i vogli, - por s’po di a po me ndihmon ndopak?
- Besa, - ia priten tre vellaznit nji zani, - per me te ndihmue te ndihmojme gjithsesi te na thuash, por po druajme se s’na del gje. Po na trego njehere cfare ke menduar
- Kam menduar, - u thote ma i vogli vella, - me vu ne breg te gjolit nje kemishe te bukur me gryke e menge te qepura, nje pasqyre, nje sapun dhe nje kreher dhe te hapim kater gropa per t’u fshehur te katert ne to. Gerzheta, kur te dal ne toke, ka me i pa ato sende e ka per te kujtuar se per cfare vlejne dhe kur ta veshe kemishen me menge te qepura, ne kemi per te qene gati me e kap.
- Mire qenke kujtuar,- i pergjigjen vellezerit, - dhe pa i hy kesaj pune, nuk po rrime.

Te nesermen, pa dale mire drita, moren shata e kazma e kemishen me menge te qepura dhe shkojne tek gjoli. Kemishen, pasqyren, sapunin dhe kreherin e vune ne ate vend ku pushonte Gerzheta; mandej celen kater gropa dhe u struken brenda.
Doli drita, ra dielli mbi gjol dhe nisi me u nxe ujet. Kur, ja, qet kryet Gerzheta dhe shikon mos asht kush. Lahet e lot ne uje, mandej del ne breg per me u kreh. Pa u ule mire, i shkojne syte tek kemisha dhe tek pasqyra. Avitet, i merr ne dore nje nga nje, mandej hyn prape ne uje e lahet me ate sapun; del prape ne breg e thahet; kap me njeren dore kreherin dhe me tjetren pasqyren, dhe si limohet dhe zbukurohet, merr me veshe kemishen. Porsa e pane vellezerit se po rropatej me nxjerr kryet per gryke dhe krahet nga menget, u leshuan ne te dhe me shume mundim e lidhen dhe e cuan tek shtepia. Gerzheta e pa se s’mund te shpetonte dhe beri gjithesesi i thane ata. Hoqi petkat e veta dhe u vesh me petka te vendit e pas pak ditesh u martua me te voglin vella. Te gjitha punet i kryente pa merzi; por, me fole me goje nuk fliste. Pas nje viti lindi nje djale i shendoshe dhe i bukur, qe te kenaqte syrin kur e shihje, por as kesaj here nuk foli. I shoqi u mundua me ia nxjerre nje fjale, por s’qe pune. Atehere kapi djalin dhe me shpate ne dore dhe i tha se shoqes:
- Ja po flet, ja e preva djalin!
Gerzheta, duke kujtuar se pernjimend do ta priste, hapi gojen dhe tha:
- Mos ma pre djalin!
U gezua i shoqi dhe u gezuan te gjithe kur foli, por Gerzheta vijoi e tha:
- Edhe kater dite kisha per te ndejtur pa fole, dhe me pas do dilnin nga gjoli pasuria ime qe kisha kur isha ne uje; por tani qe ju me detyruat te flas para kohe, ato kane humbur.
- Keq po me vjen, - i thote i shoqi, - por ne te shendetshem kemi per te jetuar, me ato qe na ka falur Zoti.
Vellezerit ia kishin friken Gerzhetes dhe perhere e ruanin se mos ju ikte; por kur u ba me djale, atehere e lane te lirshme. Gerzheta ju kujtua kjo gje dhe nje dite prej ditesh pyet te shoqin:
- Zot, ku m’i ke lene teshat qe kam patur kur isha ne gjol?
- Po pse? – e pyeti i shoqi, - perse te duhen?
- Kurrgja, - ia pret gruaja, - vec me ka vajtur mendja per to
I shoqi, qe s’mendonte se mund te ndodhte gje, i tregoi arken dhe shkoi si zakonisht per pune.
Gerzheta i vuri synin arkes dhe kur pa se s’mund ta shikonte kush, nxorri teshat, i veshi, shkoi tek gjoli, ra brenda dhe u zhduk njehere dhe pergjithehere….

Kjo perralle e bukur, duhet te jete shume e lashte. Ka ngjashmeri me ngjarjet mitologjike te nimfave. Gerzheta eshte nje krijese qe perfytyrohet si nje vajze shume e bukur qe jetonte ne natyre, me liqene me uje te kulluar, mes pyjeve gjithe freski… Eshte simbolizimi artistik i lumturise dhe bukurise. Emri i saj ka lidhje me floket e saj te shkelqyera. “Gerzheta”, me kete emer quheshin ne Kurbin, ne Shkoder i thonin “floçk-a”. Si kjo perralle tregohet nje edhe ne rrethet e Elbasanit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyFri Nov 09, 2007 11:57 pm

Kjo eshte nje gojedhene per kalane e beratit:
Kalaja - emri i keshtjelles
Tomori - emri i malit
Shpiragu - emri i malit
Osumi - emri i lumit

Kalaja eshte nje vajze e bukur ku ajo pelqehej nga te gjith djemte ne ate kohe por me shume pelqehej nga 2 vellezerit Tomori edhe Shpiragu te 2 trimat qe ishin te beses edhe te fjales e donin kalane. Kalaja i donte te 2 keta djemte. Keshtu qe djemte vendosen te dilnin ne dyluftim per te mare kalane per vete.

Nga dyluftimi shpiragu u be me vija nga shpata e tomorit kurse tomori u be me gropa nga topuzi i shpiragut. Te dy vellezerit u vrane me njeri tjetrin. Po te shohesh malet kane: Shpiragu me vija kurse Tomori me gropa.

Kalaja qau aq shume sa u krijua edhe lumi osum.

P.S. Kjo karakterizon edhe qytetin e beratit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptySat Nov 10, 2007 12:12 am

Nji djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipnisë. Nji shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të nji shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt nji gjarpën. Mbas pakë shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqipes qe po luente me gjarpënin e mbytun. Por gjarpëni nuk ishte vërtetë i mbytun. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarpënin. Mandej ai mori zogun e shqipes dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqipes.

"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja asht imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpëni që ti nuk kishe mbyte" përgjegji djaloshi.

"Jepmë foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtun dhe do të quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqipes zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte ba burr. Me harkun e vet ai mbyti shumë bishë të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.

I çuditun nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjuetarin trim. Ai e quejti Shqiptar, që do me thanë "Bir i Shqipes", dhe mbretnia e tij mori emnin Shqipni, që do me thanë "Vendi i Shqipevet."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptySat Nov 10, 2007 12:13 am

Turku i mburrej arberit se kali i tij fluturonte si zog me krahe , se s'kish kale ne bote qe t'ia kalonte ne vrap , se ai , turku , ishte gati te vinte cdo kusht , mandje edhe turkeshen e tij .
Edhe Arberi kish nje kale te mire .

E lidhen ata -arberi e turku - qe te leshojne kuajt me vrap e te fitoje i zoti i kalit qe do ike me shpejt e me tej .
Arberi vuri arbereshen , turku vuri turkeshen .
Kur degjoi per kete kusht , e bukura e arberit mbushi syte me lot , po nuk e theu zemren , mori kycet ne dore , hodhi trasten me elb krahut , zbriti ne quar , i vajti drejt kalit te te zot dhe i tha :
-Pa degjo , o kali yne ! Neser , ne luadh te madh , ti do te na mbrosh nderin tim dhe te tim zoti ! Une kam ne arke nje brez te argjende , qe e mbaj festave . Po te na nxjerresh faqe bardhe , kete brez do ta fal ty , do ta beje nenbarkese .
Atje kam dhe nje cohe te belluste qe do te ta bej paravithe , gjerdanin e arte te qafes do ta bej fre . Te lutem , o kali yne i mire , neser , ne luadh te madh , te na mbrosh nderin : nderin tim dhe te tim zoti !
Kali hengelliu .
E bukura e arberit i vari ne koke tarasten plot me elb , dhe pastaj shkoi e mbushi uje kroi .
Kur u gdhi dita , trimi arber dhe qeni turk dolen kaluar ne luadh te madh tek ish mbledhur shume bote per te pare dhe i leshuan kuajt vrap .
Kali i turkut beri shtateqind rade e u lodh , kali i arberit beri nanteqind rade e nuk u lodh . Ai mbrojti nderin e te zot dhe te se zonjes , e la prapa kalin e turkut dhe fitoi kushtin e te zot !
Nderkaq e bukura e arberit rrinte ne dere dhe verente diellin
Zemra i rrihte .
-c'u be , valle trimi im ? Pse nuk vjen te ma qetesoje zemren ?
Tek rrinte keshtu , tere ankth , arriti nga luadhi i larget nje pellumb i madh dhe i tha :
Gezohu moj e bukura arbereshe ! Kali i tet zoz e la prapa kalin e turkut . Behu gati ta presesh trimin fatmire !
Arberesha mori plot gaz draperin , hyri ne kopesht dhe mlodhi trendafile te kuq e te bardhe , pastaj thuri dy kurora dhe i vari ne krye te shtratit .
Nameta hingelliu kali ne dere . Kish sosur i zoti me turkeshen ne vithe te kalit . Arberesha zbriti shkallet me kupen plot vere ne dore e trasten plot elb ne krahe . Kupen ia zgjat te zot .
-Pi , o im zot . Na rruat kali qe na nxorri faqe bardhe !
Trimi fatmire piu kupen me vere dhe i tha te bukures :
-Moj zonje , moj e bukura ime ! Ja tek te solla turkeshen ne vithe te kalit , qe te tunde djalthin kur te vesh ne djep te flere .
Pastaj trimi perqafoi te bukuren .

Ky tregim u morr nga libri "tregime te mocme shqiptare"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptySat Nov 10, 2007 12:14 am

Ish një nënë, kish një djalë. Të vetëm e kish. E donte me përgjëratë. Djali dilte për gjah. Nëna e porositi:
- Bir, bir. Gjithë maleve të gjuash, veç në mal të kuçedrës mos gjuaj. Se kuçdra është shumë e keqe bir, të ha të përpin. Atje kanë shkuar shumë trima e nuk janë kthyer prapë...
Djali nuk e dëgjoi nënën por e dëgjoi vashën e zemrës.
Ajo i tha:
- Trim, në më do mua, në asnjë mal të mos gjuash, vetëm
në mal të kuçedrës të gjuash!
Trimi e donte shumë vashën e bukur e nuk ia shkelte kurrë fjalën. Pra, u ngrit e shkoi të gjuante në mal të kuçedrës. Sapo u ngjit atje lart, zuri të lëkundet dheu, me gjithë gurë e drurë. Na i doli përpara kuçedra e madhe me shtatë krerë dhe shtatë brirë, me sytë si pishtarë të ndezur, me gojën sa një shpellë, me flatra në kurriz si krahët e lakuriqit të natës, po shumë të mëdha. Nxirrte tym e flakë të verdha nga goja. Kjo flakë digjte e përvëlote barin, lulet, shkurret. Përpoqi tri herë bishtin dhe u bë tërmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetën në hark. Shigjeta u nis, fërshëlleu po nuk i bëri asgjë kuçedrës. I ra me shtizë, por as shtiza nuk i bëri gjë. Nxori shpatën, po kucedra lëshoi një grahmë kaq të fortë sa shpata i ra nga dora. Kështu trimi mbeti përballë kuçedrës pa shigjeta, pa shtizë, pa shpatë. Kucedra qeshi me të shtatë gojët, iu afrua, e përcëlloi me flakë dhe i tha:
- Tani unë do të ha o djalë se ti shkele malin tim. Nuk ke dëgjuar ti se ai që shkel këtë mal nuk mbetet i gjallë? Këtu kanë ardhur shumë trima të tjerë përpara teje dhe të gjithë i kam ngrënë. Edhe ty do të ha, bëhu gati.
- Moj kuçedër stërkucedër, unë e shoh se ti do më hash. Me të vërtetë qënke shumë e fortë. Të lutem vetëm për një gjë: më lër të shkoj gjer në shtëpi që ti kërkoj nënës uratën e vdekjes. Pastaj do të kthehem këtu që të më hash.
- Cdo të më japësh ti mua po të të lë të shkosh?
- Do të të jap besën time!
- Mirë, nëma besën e shko.
Djali i dha besën kucedrës, zbriti malin, shkoi drejt e në shtëpi e i tha nënës:
- Zonja mëmë, mua më zuri kuçedra në malin e saj tek po gjuaja e tani do më hajë. Unë i dhashë besën se do të kthehem dhe ajo më lëshoi. Tani falmë uratën e vdekjes se do shkoj të më hajë. Nëna lëshoi kujën: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh të shkoje në mal të kuçedrës?
Pse s'më dëgjove mua? Mos shko!
- Jo nënë do shkoj se i kam dhënë besën kuçedrës.
Trimi buzëqeshi hidhur e u përgjunj që nëna t'i japë uratën e vdekjes: ai i puthi dorën, ajo i fali uratën, u vesh me të zeza, u mbyll në shtëpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrës e i tha:
- Të falem moj e bukura ime! Kam ardhur të të lë lamtumirën se unë do të shkoj e nuk kthehem më. Do të më hajë kuçedra se më zuri tek gjuaja në malin e saj. Shigjeta nuk i bëri gjë, shtiza nuk e preku, shpata më ra nga dora kur u mata ta qëlloj. I dhashë besën se do kthehem prapë të më hajë. Pra mbeç gëzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzën në gaz.
- Të vjen keq që do të të hajë kuçedra?
- Jo moj e bukur. Ti më ke falur kaq ngazëllime me bukurinë tënde e me buzëqeshjen tënde sa shkoj në vdekje pa asnjë pengesë. Qofsh e lumtur e rri me shëndet, se dua të arrij sa më shpejt, më pret kuçedra.
- Prit djalë se do të vij dhe unë në mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurët dhe drurët: kuçedra është shumë e keqe, të ha të përvëlon, të përpin.
- Unë nuk vij po të rrish dhe ti me mua përngaherë.
- Nuk mund moj vashë, i kam dhënë besën kucedrës dhe nuk e shkel dot... Më mirë i vdekur së besëshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do të vij me ty!
Vasha i hipi një kali të bardhë, trimi i hipi një kali të zi e ia morën përpjetë malit të kuçedrës. Vasha dukej si e veshur me dritë. Djali e shikonte dhe drithërohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajë këtë bukuri kuçedra? Ah sikur të kisha tre jetë... Do t'ia falja të tria kucedrës që ta linte vashën të kthehej në shtëpi dhe të jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diç bluante në mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Të kisha pasur moj e bukur, tri jetë, do t'ia falja të tria kuçedrës që ti të shpëtoje e të ktheheshe përsëri në shtëpi e të rroje e lumtur.
Ajo e vështroi tërë gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftë edhe pa mua...
- Kaq shumë më do?
- Shumë...
Ndërkaq bubulloi tërë mali, u tundën gurët dhe drurët. Doli kuçedra me shtatë krerë dhe ia mori këngës:
- Lumja unë e lumja! Kisha një mu bënë dy! Po më vjen një vashëz e njomë. Do ta ha t'a përpij"
Vasha e bardhë qeshi e ia ktheu:
- Mjerë ti mjerë moj kuçedër! Kishe një e s'ke asnjë. Dhe ti vetë do hysh në fund të dheut, se ky mal është i njerëzve dhe do jetë i njerëzve.
Vasha e trimi iu afruan kuçedrës. Kjo zuri të mprehë dhëmbët e të lëshojë zjarr nga goja. Po me një të shikuar vasha e mbërtheu në vend. Kuçedra u tremb, u mundua të prapset.
- Cila je ti moj vashë e bardhë, që më kall të ngjethura në shtat? C'është kjo dritë që të furfurin në
fytyrë? C'është ky zjarr që po më djeg kështu?
- Jam bija e hënës dhe e diellit, jam pika e qiejve që bie kudo, në male e fusha, mbi kryet e të liqve për të mirën e të mirëve për shpëtimin e njerëzve.
- C'e ke ti këtë trim moj vashë e bardhë?
- E kam shoqin e jetëve.
- Vashë mbi vashëzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gëzuar. Trashëgofsh të ritë tënd me trimin e zgjedhur. Paski qënë të dy të besës e më mundët.
- Po ti moj kuçedër e stërkuçedër, çdo të bësh tani ? - e pyeti bija e hënës dhe e diellit, që mbante në dorë një shigjetë drite: pikë e qiellit.
- Meqë ti më munde, unë s'kam vend në këtë botë: do të hyj në fund të dheut e nuk do të dal kurrë më.
Dhe kuçedra u zhduk e nuk doli më: ndofta u dogj u bë hi, ndofta u fut në fund të dheut.
Ata të dy - vasha e bardhë dhe trimi i besës - rruan e trashëguan jetë pas jete. Edhe në mal të kuçedrës gjahtarët zunë të venë për gjah si në gjithë malet e tjerë. Atje zunë të kumbojnë këmborë koperash dhe sëpatë druvarësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptySat Nov 10, 2007 12:15 am

Gjashtë e gjashtë dymbëdhjetë,
Doruntina trembëdhjetë !...
Ish njëherë e një mot një nënë shumë e mirë i kish dymbëdhjetë bij të hijshëm. Të trembëdhjetën kishte një bijë të bukur mbi shoqet të gjitha, që ia thoshin Doruntinë .
Vasha u rrit e u bë për tu martuar. Mirëpo nga bujarët e atij vendi askush nuk e gëzoi. Të gjithë e dëshironin askush s'guxonte ta zërë nuse, sepse nuk e ndjente veten të zotin për ta marrë për shoqe. Atëherë na vjen një trim i largët; i mirë, i hijshëm, i fisëm dhe nis dërgon shkesë dallëndyshen që t'a
kërkojë Doruntinën nuse. E ëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit e mëdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonëse i mirë e i fisëm, ishte nga një vend shumë i largët. Vetëm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mëmë - thosh ai - se trimi është i mirë. Më ka hyrë në zemër.
- Kostandin biri im, cfarë po thua ti kështu? - ia kthente e ëma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinën time? Se në e daça për gëzim, për gëzim nuk do t'a kem; se në e daça për helm, për helm nuk do t'a kem.
- Të jap besën zonja mëmë, se kur t'a duash ti Doruntinën, qoftë për gaz qoftë për helm, vete unë e
t'a sjell!.
Mëma dhe të njëmbëdhjetë vëllezërit u bindën: e vluan dhe e martuan Doruntinën me trimin e largët. Bënë dasmë nëntë ditë. Të dhjetën trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largët. Mëma e vasha qanë me lot kur u ndanë ...

... Shumë luftra u luftuan atë mot te dheu ynë, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Të
dymbëdhjetë vëllezërit dolën të luftojnë për vendin e tyre dhe u vranë një pas një të gjithë.
Kur iu vra djali i parë, mëma psherëtiu e tha:
- Biri im unë nuk kam helm e nuk do të të qaj, sepse ti re për dheun tënd e më mbeten dhe njëmbëdhjetë bij të tjerë për luftë.
Kur iu vranë gjashtë, që të gjashtë trima e të dashur, ajo derdhi vetëm nga një lot për secilin e bëri vetëm nga një vajtim. Po kur nisën t'i vriten dhe të tjerët, mëmës iu këput zemra dhe lëshoi një psherëtimë të madhe sa uturoi tërë vendi:
- Mjerë unë, ç'helm i madh të mos kem Doruntinën pranë në këtë zi që më mbuloi shtëpinë!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mëma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ç'vdekje, e nëmosura vdekje! Ti më more dymbëdhjetë bij e tani kush mund ta dijë a s'ma ke
marrë edhe bijën time të vetme, bijën time të dëshiruarën!
Kur u gdhi e shtuna e të vdekurve, mëma vajti te varret e të bijve. Dymbëdhjetë djem kish pasur,
dymbëdhjetë varre kish tani... Mbi çdo varr ndezi nga një qiri e bëri një vajtim, po mbi varr të Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bëri dy vajtime, qau me ngashërime dhe thirri tre herë:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herë të tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb përdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku është besa që më dhe, se do ma sillje Doruntinën, tët motër? Besa jote vdiq bashkë me ty e kalbet në varr të zi!
Kështu tha dhe e lau gurin me lotët e syve.
Në mesnatë Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bë kalë i zi si nata. Edhe dheu i zi u bë shalë e zezë si nata. Rrotulla që mbante gurin u bë fre i argjendtë. Trimi i hipi kalit, u përkul përpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymë male e fusha, hodhi lumenj e përrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtëpia e motrës kur kish dalë dielli. Ajo ndodhi ditë e kremte. Në shesh, përpara shtëpisë, gjeti të bijtë e të motrës, nipërit e tij, që loznin e vraponin pas dallëndysheve, I pyeti:
- Bij të zemrës, ku është zonja, mëma juaj?
- Kostandin, o zoti lalë, - i thanë ata - mëma jonë po hedh valle në fshat, atje tek bëhet dasmë.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parë, pa një luzmë vashash të bukura tek këndonin e vallonin dhe tha me vete : "Të bukura jeni, moj vasha, por për mua nuk jeni, sepse unë s'jam nga kjo botë...". Dhe u afrua të pyesë:
- Gëzuash, o vasha të bardha! A është me ju Doruntina, motra ime?
- Shko përpara trim, se do ta gjesh tek kërcen hareshëm veshur me petk të ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytë dhe u mat të pyesë përsëri, po Doruntina e pa vetë dhe i thirri:
- Kostandin, o im vëlla!
Dhe iu afrua e përqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinë, motra ime! Eja të shkojmë. Të do zonja mëmë në shtëpi!.
Më thuaj vëlla, si të vij unë atje? Po të më dojë për gaz , do të vete të marr stolitë më të mira, por po të më dojë (mos qoftë e thënë) për helm, do vete të vishem me të zeza.
- Eja motër, ashtu si je!.
E mori në vithe të kalit. Kali ikën si shakullimë. Ata kapërcejnë si në ëndërr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e përenj. Hëna e yjet kanë shtangur lart e shikojnë me të drojtur.
Gjatë udhës, motra e pyet vëllanë:
- Kostandin, vëllai im, përse shpatullat e gjëra të janë mbushur me myk?
- Doruntinë, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave në luftë. Se në vendin tonë u bënë luftra të mëdha, erdhën armiq të na shkelin dhe ne të gjithë dolëm të luftojmë.
- Kostandin, vëllathi im, përse flokët e derdhura i ke gjithë pluhur?
- Doruntinë motra ime, gjatë udhës kishte shumë pluhur dhe mi pluhrosi flokët.
-Kostandin vëllathi im, përse vëllezërit e mi të bukur si drita, s'kanë dalë përpara të na presin?
- Doruntinë, motra ime, ndoshta janë në lodër e s'presin të vemi sonte.
- Kostandin vëllathi im, përse dritaret e shtëpisë janë mbyllur sot krejt?
- Doruntinë motra ime, i kemi mbyllur se fryn erë e fortë e dimrit nga deti.
Kur arrinë pranë kishës, Kostandini i tha motrës:
- Ti shko përpara se unë dua të hyj të përgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapë në varr të zi. Kali u bë prapë gur, shala u bë dhè dhe freri i argjendtë u bë rrotullë. Dhe përsëri reth e qark zotëroi heshtja e vdekjes.
Ndërkaq Doruntina ngjiti shkallët dhe trokiti gazmend në derë.
- Mëmë hapma derën!
- Kush je ti që trokëllin aty tek dera?
- Hapma zonja mëmë - Jam jot bijë Doruntina.
- Ikë tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretë. Ti mi more të dymbëdhjetë bijtë e tani ke ardhur të më
marrësh dhe mua që të mos e shoh më Doruntinën time!
- C'po thua ashtu zonja mëmë? Nuk ma njeh zërin? Besa zonja mëmë, jam unë vetë, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit që të ta shoh e të t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogël tek vrima e kycit - atë gisht të hollë e të bardhë. Mëma ia njohu sakaq e i hapi derën.
- Kush të solli këtu, o zemra ime?
- Më solli Kostandini, im vëlla.
- Cili Kostandin, moj bijë? Kostandini im ka vdekur bashkë me të njëmbëdhjetë vëllezërit e tjerë. U vranë në luftë...
Dhe si rinin të dyja,
njëra tek praku e tjetra në derë,
plasën si qelqi me verë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptySat Nov 10, 2007 12:15 am

Gjergj Elez Alia
Trim mbi trima kishte qënë gjithmonë Gjergj ElezAlia. Vjetë e vjet ai i kishte dal zot truallit të të parëve, ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz
e shpatë kundër armiqve të derdhur këtej nga deti e nga toka për të shkelur vendin, për t'a dhunuar e zhveshur. Dhe të gjithë këta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirë përtokë pa frymë. Por në luftrat e shumta me dhunonjës të shumtë trimi ynë kishte marrë nëntë plagë në shtat dhe tani kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Atë e kishin harruar të gjithë dhe e kishin lënë në dorë të fatit. Nuk e kishte harruar vetëm e motra që i rrinte ditë e natë mbi krye. I lante plagët me ujët e gurrës nëntë vjece, ia shpëlante me lotët e syve të saj, i terte gjakun me flokët e ballit; shtatin ia lidhte me shamitë e nënës, ia hijshonte me petka e moçme të tatës; armët e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndjente zemrën ende të ngrohtë, i ngjallej një fill shprese. Ai i duronte si burrë dhembjet e plagëve kur i ndërronte motra shtatin.Vetëm një dhembje nuk e duronte dot Gjergji. Dhembjen për motrën e dashur të varrosur së gjalli pranë tij, në kullën e lartë, që t'i mjekonte plagët, të përkujdeseshe për të. Kjo dhembje e shtrinte Gjergjin si të vdekur, pa frymë. E motra e Gjergjit s'kish patur kurë çaste gëzimi. Ndërsa shoqet e saj gëzonin të ritë e tyre, kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fëmijë, ajo rrinte gjithnjë mbyllur në kullë pranë Gjergjit të sëmurë.
Kështu kaluan të nëntë vjetët. Vitin e nëntë u hap e mori dhenë fjala gjëmëmadhe se kish dalë nga deti një bajloz i zi, trim i fortë e i prapë, më i lig nga gjithë bajlozët e tjerë që kishin shkelur gjer atëherë truallin tonë. Ky bajloz i prapë i kishte hedhur vendit një rreng të rëndë; çdo derë ti jepte një dash të pjekur, çdo vatër ti dërgonte një vashë të njomë Bajlozi vriste ditë për ditë, digjte javë për javë një krahinë. Kishte vrarë aq kreshnikë sa tani askush s' kish zemër t'i dilte përpara e t'i priste hovin, sepse topuzi i tij ishte shumë i rëndë, shpata e tij ishte shumë e mprehtë dhe shigjeta e tij përshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kështu tërë vendi lëndonte nën thundrën e tij.
Gjergj Elez Alia s'dinte gjë; ai dergjej në shtrat si i vdekur e i pakallur në varr. Askush nuk vinte t'i qante brengën e ti kërkonte ndihmë sepse e dinin se s'kishte forcë as të dilte tek pragu i derës. Kur i erdhi rradha shtëpisë së Gjergjit që t'i jepte Bajlozit haraçin, dashin e pjekur dhe motrën, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua dhe nëmi
- O vëlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori
Nëna e tata kalben të vdekur nën blir.
Shtati i vëllait kalbet së gjalli brenda në shtëpi.
Shtati i motrës do të bjerë në duart e balozit të zi ...
Pse vallë nuk shëmbet kjo kullë të na zërë brenda të vdekur ?
Pse s'bëhet gërmadhë kjo shtëpia jonë ?
Vdekja është më e ëmbël moj e zeza nënë se sa jeta pa nder.
Atëherë Gjergji u zgjua, shikoi përreth e s'dinte ç'kishte ndodhur. Kish ndjerë që i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se kulla i ishte rrënuar aq shumë sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu bë copë, shikoi motrën; dy vija lotësh ia përshkuan faqet e tretura. Dhe nga pikëllimi mallkoi kullën;
- Hej, u nxifsh moj kulla ime! Të mbuloftë
fund e krye lemashku. Paç banorë brevën e gjarprit!
Si më lëshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda në shtrat ?
Motra ia fshiu me dorë të dredhur lotët e i tha:
- Jo, more vëlla, nuk bie shi përjashta e nuk pikonçatia e kullës.
Ty të kanë lodhur fort plagët e shtatit dhe shkretia,
prandaj s'di ç'flet; sytë e mi pikojnë lot vëlla !
Atëherë Gjergji i shtrëngoi dorën me atë pëllëmbën e thatë, i lëmoi ëmbël fytyrën, e shikoi me ata sytë e mallit dhe i foli me zjarr, si nuk kish folur kurrë:
- Pse qan moj motër ? Pse ma thyen kaq shumë zemrën ?
Shtati im ka nëntë vjet që po kalbet së gjalli.
Në këta nëntë vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrë pushim e
ka fërfëlluar gjithnjë si ai gjethi i ahut në faqe të shullërit.
Vallë a s'ke pasur të hash e të pish në këta nëtë vjet ?
A s'të ka mbajtur ty vëllai me të veshur e të mbathur ?
A të ka rënduar ndonjëherë me fjalë ?
Apo tu mërzit vëllai dhe të ka lindur dëshira të martohesh e ta braktisësh ?
Atëherë motra, ia mori dorën, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu përgjigj bukur:
- Oh vëlla ! Kaq shumë të paska mërzitur vuajtja që më flet kështu ?
Hyfsha gjallë nën dhè në më shkon mendja për t'u martuar.
të ngrënë e të pirë kam patur mjaft vëlla.
Edhe të veshur e të mbathur kam pasur mjaft,
Kurrë s'më ke rënduar me fjalë si sot.
Unë ty të kam tatë, ty të kam vëlla.
Po sot bacë Gjergji dua të qaj një brengë të madhe.
Si nuk t'u përkëmb vallë shtati në këta nëntë vjet që të dalësh gjer te praku i derës ?
Si nuk u tha motra jote - e thaftë vera !
Po qysh të duroj unë e zeza turpin e ti shkoj bajlozit në derë ?
Kur dëgjoi këto fjalë, bacë Gjergji i harroi të nëtë plagët e shtatit, i harroi të nëtë dhimbjet dhe brofi drejt e më këmbë sikur të mos paskësh lënguar kurrë në shtrat: i hollë, i gjatë, ashtu siç kishte qënë dikur trim mbi trima. I tha së motrës:
- O motër, merr tani gjogun e luftës e zbrit shpejt deri tek nallban vëlami.
I thuaj: " Të dërgon falmeshëndet Gjergji, t'ia mbathësh mirë gjogun me patkonj hekuritë farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalë bajlozit në shesh të burrave ".
Po s'desh të ma mbathë gjogun nallban vëlami,
hipi sërish e shko në derë të nallban dashamirit.
Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti në qytet e shkoi drejt tek nallban vëllami.
- Puna e mbarë o nallban vëllami !
- Mbarë paç, moj vashë e largët !
- O vëllam, të dërgon falëmeshëndet bacë Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun
me patkoj hekuri të farkuar e thumba trungji,
se do t'i dale baljozit në shesh të burrave.
Mirëpo në këta nëntë vjetët, që kur Gjergji ish varrosur së gjalli breda në kullë, nallban vellami e kish harrur fare vëllazërinë e vjetër. Ai nisi t'i flasë së prapthi së motrës së bacë Gjergjit.
- Po të m'i falësh - tha -moj vashë, ata sytë e ballit,
unë do të shpëtoj Gjergjin tënd:
do t'ia mbath mirë gjogun e do t'ia bëj të fluturoje si era.
Motra e Gjergjit ia ktheu me zemërim:
- C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftë goja ?
un pandeva se pata ardhur në derë të vëllamit,
po e shoh se paskam rënë në derë të magjypit.
Këta dy sy unë ia kam falur një hërë e përgjithmonë
nënës e tatës që kalben nën dhè,
ia kam falur Gjergjit tim që kalbet me nëntë plagë mbi dhè !
Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vëllamit që e kish
harruar vëllazërinë dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri.
- O nallban dashamiri - i tha - të dërgon falëmeshëndet
bacë Gjergji, t'ia mbathësh mirë gjogun me patkonj të
farkuar dhe me thumba trungji,
se do të dalë të luftojë me bajlozin e detit.
Nallban dashamiri s'ia bëri fjalën dy po ia mbathi kalin mirë e bukur si për vete.
- I thuaj - tha - falëmeshëndet bacë Gjergjit e daltë faqebardhë në luftë.
- Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha.
Mbrëmanet vajza u kthye në shtëpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nën hijen e blirit
: i veshur e mbathur me armët pranë. Ai kishte mposhtur dhimbjen e shtatit për të ruajtur nderin e shtëpisë së vet e të gjithë vendit për hakmarrje.
C'bëri Gjergj Elez Alia ?
Ia dërgoi falëmeshëndet Bajlozit të detit dhe i tha :
- Unë s'kam vashë për ty o bajloz !
Deshtë e vathës nuk i kam majmur për ty.
Kam vetëm një motër në shtëpi po nuk ta jap dot
se s'ka kush të më lidhë plagët e shtatit.
Pra të pres të dalësh në dyluftim në shesh të burrave.
Kur zuri drita të zbardhë majat ata të dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolën kaluar në fushë të luftës dhe zunë t'a thumbojnë shoqishoqin me fjalë. Bajlozi ish veshur me parzmore të rënda hekuri, kish vënë në kokë përkrenare celiku ish armatosur me
këpucë të rënda dhe shpatë të gjatë dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin të ligur e të tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me të madhe dhe i thirri :
- Nga varri qenkë ngritur o Gjergj!
Pse më ke nxjerë kot bre burrë në fushë të luftës ?
A nuk e di ti se mua më thonë bajloz deti ?
Unë kam shembur nga kali shumë kreshnikë dhe i kam dërguar në botën tjetër.
Ty do të shemb me gishtin e vogël !
Gjergji ia ktheu bukur :
- Mirë po thua o bajloz të lumtë goja !
Vërtetë unë kam nëntë vjet që kam marrë udhën e varrit
se kam nëntë plagë në shtat, po pa arritur ende në varr
ti më ktheve prapë, sepse ti më ke kërkuar motrën
përpara se të më kërkosh dyluftimin,
ke kërkuar berat përpara se të kërkosh barinë,
unë kam ardhur këtu të tregoj se ç'na thotë kanuni i të parëve tanë;
të mos lëshojmë gjënë para se të lëshojmë armët,
të mos i japim kurrë motrat bajlozit para se të vritemi me shpatë në shesh të luftës.
Bëhu gati bajloz se të ka ardhur dita e fundit. Këtu i thonë Gjergj Elez Alia.
I lëshuan kuajt vrap në fushën e luftës tym më tym . Bajlozi i prapë mori në shenjë i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit përkuli të dy gjunjët dhe u ul. Topuzi i rëndë i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbëdhjetë pash thellë nën lëndinë. Pluhuri u ngrit dymbëdhjetë pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qëlloi bajlozin në shteg të ballit. Bajlozi u përkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tërë fusha. Kali mori arratinë . Gjergji nxori menjëherë shpatën e mprehtë dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari në modhë të shalës. Trungun ia hoqi zvarë për këmbe nëpër fushë përmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi në një përrua. Gjaku i bajlzoit të zi rrodhi nëpër përrua, nxiu gjithë lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundërmoi erë kërme...
Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar në shtëpi, mblodhi gjithë shokët e u tha : -pa dëgjoni o shokët e mi, falë ju qofshin kullat e mia, falë ju qofshin gjithë paret e mia, falë ju qoftë gjithë malli dhe gjëja ime, amanet motrën e Gjergj Elez Alisë.
Dhe trimi u hodh të përqafonte motërzezën që e priste me gëzim. Të dyve zemrat u pushuan përnjëherësh. Vëlla e motër ranë përdhe të vdekur. Vdekje më e lehtë dhe më e ëmbël s'ish parë kurrë. Shokët vajtuan me gjëmë të madhe, hapën pastaj një varr të gjerë sa t'i nxërë të dy vëlla e motër të përqafuar. Varrin e rrethuan me një muranë të bukur që të mos harrohej kurrë se sa shumë e kishte dashur vëllai motrën dhe motra të vëllanë, të mos harrohej trimi i madh Gjergj Elez Alia, që mbrojti nderin e vet dhe të shtëpisë dhe që shpëtoi vendin nga dhunat e bajlozit të zi. Mbi krye shokët u mbollën atyre të dyve një bli të bukur, atje pushon ngaherë zogu i verës...
Kur nisi të dushkohet mali qyqja qëndroi mbi muranën e varrit të ri se e gjeti blirin të tharë. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe e gjeti tërë kulmin të shëmbur përdhe. Atëherë zuri vend në një dritare dhe i tha me përbetim shtegtarit që shkonte udhës:
- Dëgjo o shtegtar i malit, në qofsh duke kënduar
kur të afrohsh kësaj ane pushoje këngën tënde,
në qofsh duke qarë kur të afrohesh kësaj ane

shtoje dhe më shumë vajin e gjëmën.
Unë kërkova bjeshkë më bjeshkë,
verova verim më verim,
mjerova shtëpi pas shtëpije
por kërkund nuk e pashë një trim si Gjergj Elez Alia.
Të gjitha shkuan e vanë,
Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq,
kulla e lartë u shemb dhe murana e varrit s'njihet më,
as kulla e dikurshme,
po doli kënga që shkon si një yll drite nëpër shekuj
për të kënduar trimërinë e vëlait dhe dashurinë e motrës,
fismërinë e shpirtit të madh shqiptar
dhe kënga nuk vdes kurrë....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptySat Nov 10, 2007 12:17 am

Rozafa
Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit.
Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj
kështjelle? S'dihet . Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të mocëm të kësaj mënge. Një gjë dihet mirë e qartë ; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire.Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergesten e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir. Më vonë u derdhën këtej romakët pastaj sllavët, normanët, venetikët turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës , janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur. Të huajt erdhën dhe shkuan kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire.Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja c'thotë kjo gojëdhënë.........

I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë . Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë . Pas tri ditësh e tri
netësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit. Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot . Na shkon aty një plak i mirë.
- Puna e mbarë , o tre vëllezër.
- Të mbarë paç o plak i mirë . Po ku e sheh ti të mbarën tonë.
Ditën punojmë , natën prishet . A di të na thuash një fjalë të mirë .
C'të bëjmë që të nbajmë muret në këmbë ?
- Unë di - u thotë plaku - po e kam për mëkat tua them .
- Atë mëkatë hidhe mbi kryet tona , se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë..
Plaku i mirë mendohet e pyet :
- A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të tre vashat tuaja ?
- Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ç'të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë ?
- Në doni ta qëndroni , lidhuni me besa besë : vashave mos u rrëfeni , në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t'u them unë . Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t'ju sjellë bukën , t'a merrni e t'a muroni të gjallë në mur të kështjellës . Atëherë keni për ta parë se muri do t'u zërë vend e do t'u qëndrojë për jetë e mot.
Tha kështu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s'u pa.
Vaj !
Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu , i tha të mos
vinte atje të nesërmen . Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet . Vetëm i vogli e mbajti besën , fjalën : nuk kuvendoi në shtëpi , nuk i tha gjë vashës së vet .
Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë . Cekanët godasin , gurët coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen...
Në shtëpi nëna e djemve s'di gjë . I thotë së madhes:
- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukë e ujë ; duan kungullin me verë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nënë , sot s'mund të shkoj se jam sëmurë.
Kthehet i thotë së mesmes:
- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukë e ujë : duan kungullin me verë.
- Besa nënë , sot s'vete , se do shkoj tek fisi për të bujtur.
- Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël .
- Moj nuse e vogël...
Nusja e vogël brof në këmbë:
- Urdhëro zonja nënë !
- Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.
- Besa nënë unë shkoj , po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmë ne e s'ta lëmë të qajë - , i thonë të kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet,
niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi.
- Puna mbarë , o mjeshtër !
Po c'është kështu? Cekanët ndalen e s'godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.
E shoqja i thotë:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindur në ditë të zezë , moj kunata jonë . Ne e kemi bërë me fjalë të t'murojmë të gjallë në mur të kështjellës.
- Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë do t'ju lë një porosi:
kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë - me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do ti tund djepin e njërin gji do t'ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë !
Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po reth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj...
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimëroi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptySat Nov 10, 2007 12:17 am

Ymer Agë Ulqini
YMER AGË Ulqini ishte djalë në lule të moshës. Të sotmen u martua të nesërmen i erdhi kartë nga mbreti: "Ti Ymer agë Ulqini të nisesh e të shkosh në luftë se po na sulmon armiku ... "Kjo kartë ishte e zezë, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bëntë fjalën dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armët, shkoi u la shëndenë miqve, shokëve, nënës e atit, pastaj vajti e ia tha vashës: Moj vasha ime, mua më dërgon mbreti fjalë të shkoj në luftë e duhet të nisem.
- Merrmë dhe mua me ty Ymer Agë -, i thotë vasha.
- Jo vashë nuk të marr dot, se atje i thonë luftë e lufta është për burrat. Unë dua të më japësh besën se nuk do të martohesh e do më presësh derisa të kthehem.
Më thuaj sa do të më presësh ti mua moj vasha ime ?
- Do të të pres nëntë ditë
- Nëntë ditë janë pak moj vashë, udha ime është e gjatë dhe lufta është e gjatë, se kjo luftë bëhet në dhe të largët. Në më do siç të dua të më presësh nëntë vjet e nëntë ditë. Si të shkojnë të nëntë vjetët e të nëntë ditët e unë të mos kthehem ti vashë martohu e trashëgohu se kështu qënka thënë, atëherë unë s'do të jem gjallë.
Vasha psherëtiu
- Mirë Ymer Agë do të të pres nëtë vjet e nëntë ditë.
Kështu e lidhën fjalën ata të dy. Ai të shkojë në luftë, ajo të presë nëntë vjet e nëntë ditë. Ymer Aga i la shëndenë vashës, i hipi balashit e shkoi me zemër të ngrohtë në luftë. Kali ikte e linte prapa një re pluhuri që ngrihej në udhë. Kalorësi nxitonte të arrinte sa më shpejt në luftë. Trim ishte Ymer Agë Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtë. Që në përpjekjen e parë të tij iu turrën mizëri kalorësish
të veshur me hekur. E qarkuan dhe e qëlluan me shpatë, Ymer Aga luftoi si burrë, shtriu përdhe shumë burra, plagosi shumë të tjerë po në luftë e sipër i vranë balashin. Sa ia vranë balashin Ymer Aga luftoi në këmbë gjersa iu thye shpata. E zunë rob e hodhën në burg brenda në kështjellë. Qarkuan nga të katër anët me gurë mure të lartë dhe e mbajtën derë për nder se kishte qënë trim dhe trimi nderohet kudo. Aty në dhe të huaj në burg shkojnë ditët e bëhen javë, shkojnë javët e bëhen muaj, shkojnë muajt e bëhen vjetë. Një dy, tre, më shumë...
Mirëpo Ymer Agë Ulqini e ka zemrën të ngrohtë sepse vasha i ka dhënë fjalën ta presë në shtëpi nëntë vjet e nëntë ditë. Ai ha bukë, pi verë, qesh, ju jep zemër shokëve i bie ciftelisë. Dëgjon bija e mbretit të huaj e çuditet.
C'është ky njeri - thotë - që s'tutet se është burg brenda në burgun e kështjellës.
- Eshtë Ymer Agë Ulqini - i thonë.
- Të fortë e paska zemrën.
- Të fortë e të ngrohtë se është shqiptar, me fjalën e tij e me këngën e tij i forcon e i ngroh edhe të tjerët, shokët. Po në të vërtetë Ymer Aga e ka zemrën të ngrohtë e syrin zjarr. Pret që mbreti i tij të dërgojë shpërlblesë, ose shkëmbesë që ta lirojë. "Domosdo" - thotë Ymer Aga - "mbreti do të dërgojë të më lirojë se unë kam luftuar kaq vjet për të. Ia kam dëgjuar gjithnjë fjalën, ku më ka dërguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
Po Ymer Aga nuk di se mbretërit i harrojnë njerëzit që u kanë bërë shërbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bëhet vonë se ka e s'ka Ymer Aga në këtë botë. Se Ymer Agën e pret vasha në shtëpi, se Ymer Aga kalbet në burg. Mbreti bën kokrrën e qejfit në sarajet mëdha buzë detit, ha e pi e ndërron gratë, dërgon të tjerë në luftë që të vriten e të bien rob. Hajde, hajde na shkojnë të nëntë vjetët. Afrohet dita e zezë. Pas nëntë ditësh do të martohet vasha e Ymer Agës, siç e kishin lidhur fjalën bashkë. Atëherë Ymer Agës i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha më bukë, nuk pi më verë, nuk i bie ciftelisë . Cuditen gjithë shokët e pyesin çka e pse rri i mekur . Ai nuk përgjigjet , qëndron në heshtje kokëvarur i pikëlluar. E bija e mbretit që s'ia dëgjon më këngën pyet njerëzit:
- C'ka Ymer Aga që s'po i ndihet zëri ?
Ymer Aga i thonë - ka ditë që s'po ha e s'po pi, s'po vë gjumë në sy e s'po i bie ciftelisë.
- Ma thërrisni këtu Ymer Agën!
I vete Ymer Aga së bijës së mbretit.
- C'ke ti Ymer agë ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukë e pse s'pi verë, pse si bie ciftelisë.
Ymer Aga pëshon e ia kthen:
- Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijë e mbretit, as ciftelisë nuk i bie dot. Kam parë një ëndërr të keqe.
- C'ëndër ke parë Ymer Agë?
- Kam parë shtëpinë të nxirë e të shembur, babanë të vdekur e të harruar, nënën gjallë por të verbuar. Edhe kam parë se vasha ime po martohet. Unë veç një natë kam ndenjur martuar me vashën time, të nesërmen më erdhi kartë të nisem për luftë. U nisa, luftova e rashë rob. Ne kemi bërë me besa besë që vasha të më presë nëntë vjet e nëntë ditë. Si të shkojnë nëntë vjetët e nëntë ditët ajo të martohet e trashëgohet. Të nëntë vjetët shkuan, tani po shkojnë dhe të nëntë vitet. Të falem moj bijë e mbretit, a nuk i thua babait të më lëshojë për ca ditë, të shkoj në shtëpi sa të flas me vashën e pastaj të khehem prapë në burg.
- I them Ymer Agë por im atë, mbreti, kërkon nëntë qese aspra që të lëshojë.
- E ku ti gjej unë këto nëntë qese moj bijë e mbretit.
Unë kam nëntë vjet që jam rob i zënë ...
- C'më lë ti peng mua o Ymer Agë që të të lë të shkosh ?
- Të le besën time o bijë e mbretit .
E bija e mbretit e di se Ymer Aga është shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besën. i Thotë:
- Ngrihu Ymer Agë, shalo kalë dorinë e për tri ditë arri në Ulqin.
Shokët e Ymer Agës fillojnë e qajnë:
- Mjerë ne Ymer Agë po shkon e na le vetëm!
Ymer Aga kthehet e u thotë:
- C'keni o shokë që po qani? Në qofsha gjallë do kthehem prapë. Këtu një orë e më parë do presim bashkë si ta kemi të thënë. Të mirëmbetshi.
- Udhë e mbarë Ymer Agë, dalsh faqebardhë!
Shalon ai shpejt kalë dorinë, i hip e merr vrapin drejt për në Ulqin. Kali ikën si shigjetë , lë pas një
vrazhdë pluhuri që ngrihet lart. Mbetën prapa male e fusha, dalin përpara male të tjera, fusha të tjera.
Vrapo dori që të arrijmë të bukurën përpara se të martohet. Ik e ik e ditë e natë me shkumë të kuqe në gojë ... Doriu është i këputur, Ymer Aga është i drobitur. Veshët i buçasin por të dy shkojnë e
shkojnë ... Për tri ditë e tri net shkojnë në vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzë detit
tonë ...
- Ah, Ulqin, Ulqin tërë jetën të kam pasur në zemër. Nëntë vjet të kam parë natë përnatë në ëndërr. Nëntë vjet kam dashur që të puth dheun. Valët thyhen njëra pas tjetrës në breg. Era fryn e fortë. Përsipër fluturojnë pulëbardhat... Ja tek nxin shtëpia e Ymer Agës. Ai shikon si nëpër gjumë. Jam a s'jam këtu, i është tharë gjuha për një pikë ujë. Qëndron në një krua që të lahet e të pijë, aty gjen të ëmën plakë. Ai e njeh ajo se njeh.
- Mirë se të gjej o e mira nënë!
- Mirë se vjen o rob i zënë!
- Ku më di ti se jam rob i zënë?!
- Nga flokët e gjata që të varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zënë?
- Vij nga ajo e zeza Spanjë!
- A mos e ke parë Ymer Agën tim? A mos ke dëgjuar ndonjë fjalë për të? E kam parë sot e tri javë moj e mira nënë. Ymer Aga u vra, vetë e lava, vetë e qava e të shtatëzën ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bën zemrën gur e nuk i rrëfen të vërtetën. i thotë:
- C'jan ata njerëz që nxijnë tej moj e mira nënë? C'janë këta topa që po bien kodrave?
- Janë krushqit e atij qenit Veli Pashës që kanë marrë nusen e po shpien në shtëpi. Topat që bien janë topat e dasmës.
- C'nuse kanë marrë moj e mira nënë?
- Nusen e tim biri , të Ymer Agës ...
Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve përpara.
- Mirë se ju gjej o krushq dasmorë
- Mirë se vjen , o rob i zënë. Nga na vjen ti , o rob i zënë?
- Nga ajo e zeza Spanjë
- A mos e ke parë Ymer Agën apo mos ke dëgjuar ndonjë fjalë për të?
- Kam tri javë që e kam parë. Ymer Aga u vra. Vetë e lava e vetë e qava e të shtazan ia ndava.
Krushqit gëzohen, qeshin; nusja qan nën duvak ...
Ymer Aga hidhet e thotë:
O krush o dasmorë! Ymer Aga më ka lënë një amanet: t'i them nja dy fjalë kësaj vashe.
- Thuj tri e sa të dush, o rob i zënë
Ymer Aga i afrohet koçisë dhe pyet nusen:
- A e njeh Ymer Agën, moj vashë?
- Si ta njoh e mjera unë e mjera nje natë të fjetur, nëntë vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nënë me pat thënë se ka një shenjë në llërën e djathtë, që ia ka kafshuar kali Ymer Aga përvesh llërën e djathtë e i tregon shenjën. Nusja e njeh, gëzohet. I zbret koçisë, hedh mbi krye duvakun e nusërisë e u thotë krushqeve:
- udhë e mbarë, o krush bujarë, se unë po marr burrin e parë! Ky është Ymer Aga im. Burrë e kisha e burrë e kam për jetë e mot!
Ymer Aga e hedh në vithe të doriut edhe shkon drejt në shtëpi. Kthehet pastaj edhe sjell nënën.
Të nesërmen i hip prapë doriut edhe merr udhën e Spanjës. "Ti, dori, të më zbardhesh faqen, se i kam dhënë fjalën bijës së mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persëri prapa. Kali vrapon ditë e natë...


Po ç'na ndodh andej, në atë të zëzë Spanjë? Mbreti se dëgjon e se sheh Ymer Agën. Pyet e i thonë se Ymer Agën e ka lëshuar e bija që të kthehet në vendin e vet. Ai thërret sakaq të bijën e i shfyen:
- ç'u bë Ymer Aga robi ?
- E lëshova unë o im atë, që të takohet me vashën e tij se do t'ia merrte dikush tjetër. Më dha besën: për tri ditë vjen prapë. Sot mbarojnë të tri ditët e do të kthehet. mbreti zemërohet.
- Jo të gënjeu nuk do të kthehet!
Jep urdhër t'i presin kokën së bijës në krye të shkallëve.
Prit o im atë, gjersa të ngryset, se Ymer Aga do të kthehet medeomos. Ai se shkel besën
- Jo, kush shkon nuk vjen prapë. Është si zogu i kuvlisë: posa ia hape, iku...
Do të kthehet se me ka dhënë besën.
- Besa është një fjalë, dhe fjalën e merr era. Atë e shkelin dhe mretërit.
- Mbretërit e shkelin, Ymer Agë shqiptari nuk e shkel, o im atë... Në atë çast dukej tej një kalorës që vjen vrapë, duke lënë mbrapa një fashë pluhuri. Sa të mbyllesh e të hapësh sytë, kalorësi hyn në portë të kështjellës. I zbret kalit të shkumëzuar dhe i falet së bijës së mbretit:
- Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besën. Unë vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapë.
Mbreti e shikon i çuditur nga kryet e shkallëve e thotë
- Ymer Ago shqiptar , ti paske qënë me të vertetë burrë i besës! Të lumtë!
pastaj kthehet e u jep urdhër rojeve:
Ymer Agën ta lironi të shkojë ku të dojë. Burrë qënka e burrë qoftë! Lëshoni dhe të nëntë shokët që ka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyThu Dec 06, 2007 11:34 am

Përrallëza....


Qiri kish pas folë: " Fitili m'u dogj e vjami m'u shkri, Bani hall për dritë se po jitni në terr.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyThu Dec 06, 2007 11:38 am

Qafa e ujkut

E kanë vetë ukun:
- Pse e ke qafen e trash ?
-Se i pleqnoj punët e mija vetë - u përgjegj uku -e nu lejoj ken me mi pleqnue.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyFri Dec 28, 2007 4:14 pm

A hihet në këtë ujë.

Ish kan njani tuj udhtu e po ibjen udha skej një uji ,kish pas me dal matan uji e po e vet nji qoban që qëlloj aty .
A hihet në këtë ujë?
Hihet po i thot qobani .
Uji ish kan kogja i fellë e po e ban udhtarin teposhtë nja njëzet a tridhjet metra e dikur menxi dul .
Po kthehet te qobani e po i thot
Pse bre sum kallxove qe a fell e nuk dilet e gati u myta .
po ti nuk me vete a dilet por a hihet në qit ujë e nuk vetet a dilet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptySat Jan 19, 2008 1:21 am

Kujdesi i Nastradinit
Një zabit turk kalonte për të mbledhur gomarët e fshatit për angari.Me ta nuhatur Nastradini , ikën nga sheshi i fshatit ,ku bënte muhabet dhe shkon e mbyllet në shtëpi.
-Po ti ç'ke kështu ?- i thotë gruaja .
-Ja pra ,po mbledhin gomarët e fshatit për angari.
-Po mirë,ti s'je gomar,ç'ke që fshihesh?
-Ohu sa ta marr vesh pashai se s'jam gomar ,i kam bërë nja dhjetë rrugë të mira unë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyMon Feb 04, 2008 12:51 am

Arta faleminderit dhe uroj edhe më tutje të vazhdosh me ndodhitë e Nastradin Hoxhës.

Ja edhe një nga unë për natradin Hoxhën.

Shih kallabllakun e jo pazarllakun

I bleu Nastradini voett nga dy pare e i shitke nga një pare. Ju tubojshin njerzit kallabllak para ti me ble, se askush nuk i shitke ma lirë se ai, se tjetër kun ishin ka dy pareeeeee.
E pyeti një dost:
- Qysh nastradin, voet i ke ble ka dy pare e po i shet ka një pare ?
- Mos ma kqyr pazarllakun, po kqyrma kallabllakun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyMon Feb 04, 2008 1:36 am

Disa prifta iu leshuen ne shtepi Nasradin Hoxhes, qe t'iu pergjigjet pyetjeve te tyne.
- Urdheroni e pyetni ,tha Nasradini.
Prifterinjt pyeten:
- Si ka hy Muhamedi ne qiell, naten e madhe (te Miraxhit)
Hoxha iu pergjigj:
- Neper te njajtat shkalle qe kane qene vendose edhe per Krishtin tuej kur u ngjit ne qiell!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyMon Feb 04, 2008 1:39 am

CILËN GRUE KISH ME E SHPËTUE HOXHA

Nji farë kohe hoxha kishte dy gra. Nji ditë duelën të dyja bashkë para tij dhe e pyetën:
- Cilën prej nesh e don mâ fort ?
Të dyjave u tha hoxha e deshti me e mbyllë çashtjen, por ato nuk deshtën me e lëshue. Grueja e ré i tha:
- Mendo sikur na të dyja të jemi në nji bark në liqé, barka përmbyset, e ti mundesh me shpëtue vetëm njanën. Cilën prej nesh kishe me shpëtue?
Hoxha iu këthye grues mâ të vjetër e tha:
- Grue, ti më duket se din pak me notue apo jo ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyMon Feb 04, 2008 1:41 am

NASRADINI SHET TURSHI
Hoxha vendosi me u marre me tregti te trushive, prandaj bleu prej nje njeriu qe merret me ate zanat gomarin e tij, krejt inventarin dhe turshin.
Gomari ishte mesue te zotnia I pare qe posamberrijshin ne ndonje shtepi te palli, para se I zoti te bertiste "Turshi. Turshi" e poashtu gomari vepronte edhe tash me hoxhen, keshtuqe zani I hoxhes mbytej prej ati te gomarit.
Nasradinit iu perzit kjo gja e kur gomari e mbyti edhe nje here zanin e hoxhes, si u idhnue e I bertiti:
- Ndal he burr nje here, kush prej nesh po shet turshi, une apo ti?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyMon Feb 04, 2008 1:52 am

Dy vete ne lufte

Njeri pyet shokun tek po luftonin :-
Çfare ere ka gjaku? Shoku i thote :-ule
koken e rri urte se do na vrasin. Ky kembengul :- Ore me thuaj ç'ere ka
gjaku? -Era *uti ka,- i thote ky tjetri. -Mos more! -Ç'pate?- i thote tjetri.
-Pse nuk thua ti qe qenkam plagosur une!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare EmptyTue Feb 05, 2008 4:40 am

NASTRADINI FUTET N'DYSHEKLLËK KUR E VODHËN

Kur ju futen hajnat Nastradinit për të vjedhë, Nastradini u msheh n' dyshekllëk.
Hajnat shikuan gjithkah e s'gjetën asgjë t'hajrit për të vjedhur. Në fund e hapën dyshekllëkun. E gjetën aty Nastradinin t'strukur. I thanë:
-Çfar po bënë këtu ti Nastradin ?
-Asgjë m' erdhi marre që s' keni çka të vidhni e për ate u fsheha të mos më shihni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare   Prozë popullore nga trevat shqiptare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Prozë popullore nga trevat shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» “Dashuria dhe përkushtimi për trevat e origjinës..."
» PROZE- nga autore te ndryshem.
» POEZI E PROZE NGA Jorgo S. TELO
» Këngë popullore
» Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: