Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptyMon Dec 01, 2008 5:07 pm

Ne kete teme do me pelqente te rikujtojme kenget e te pareve tane, aq te bukura, me harmonine e pashtershme te tingujve dhe ngjyrat e fjaleve. Le te provojme te hyjme se bashku ne thesarin e madh te kengeve dhe poezive popullore.


Bilbilenjte trembedhjete


Bilbilenjte trembedhjete
Vane ne litare vete.
Vane Bilbilenjte, vane..
Veziri hapi fermane.

Ngreu Bilbil, te hedh litare!
- Dale, bej, te dredh cigare,
Se nuk jam canak me dhalle,
Po jam Bilbili me palle! -

Lanet pac Xhelal Voshtima,
Vare trembedhjete trima
Trembedhjete Bilbilenjte
Vane ne litare vete.

Vane Bilbilenjte, vane
Veziri hapi fermane...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptyMon Dec 01, 2008 5:08 pm

OOO Eva shume te faleminderit per kete kenge per Birbil Nivicen, trimin e madhe te laberis.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptyMon Dec 01, 2008 5:10 pm

Muji mbas deket

Kur ish’ kane Muji me Halilin
N’bjeshke te nalta trimat kenkan dale
Dhimbte e madhe Mujit ia ka ngjite
Edhe Muji Halilit te i ka thane:
-Dhimbte e madhe, vlla, m’a ka ngjite
Nuk po muj n’kambe me qindrue’
Por qe jete, Halil, due me ndrrue:
E t’ma mbarojsh nji vorr te gjane
Ne vorr mue si t’me shtish
E ne shpi kur t’bajsh me kthye
Se a dekë Muji kuj mos i difto
Se me ndie krajlica se un jam dekë
Aty vendin ty nuk t’a lane. –
Qaty jete Muji paska ndrrue
E ne vorr Halili te e ka shti
E n’shpi djali kenka shkue
Na jane mbushe shtat dit e net
Kan kalue e jane ba shtate vjet
Kush per Mujin gja nuk ka dijte
Por Halili, kur p’e pvetin
Thote: ka dale nder miq me shetite
I a bjerre, tha, pahi ageve te rij
S’ndihet kush ma per trimni
Kan nise shkjet me cue krye
Tha, deri zana po pevete:
Si nuk shkojme Mujin me e gjete;
Qe shtate vjet qi s’e kem pa
Edhe ndore s’i kem dhane
Kishte dale nji baloz prej deti
E te krajli kenka shkue
Edhe krajlit balozi i ka thane:
-Sa kopil Muji kenka kane
Qi n’bjeshke t’nalta qi ka deke
E Halilin e ka porosite
Qi kurrkuj mos me i kallxue
Due me dale vorrin me i a lype.-
N’bjeshke te nalta balozi ka hipe
Paska ndeje tri dit e tri net
I a ka lype vorrin, i a ka gjete
E ka nxjerre nji hu te gjate
T’gjith me rend vorrin tuj ia rrehe:
-Çou, mor turk, n’mejdan me m’dale
Ndo t’a çarti fen e Muhametit
Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit!”
Ka marre Muji per m’u cue
S’p’e lane drrasat n’kambe m’u cue
Por m’ka ndie nji qyqe tuj kendue:
“Amanet qyqes te i ka thane:
Shko e m’i thuej Sokol Halilit
Ka dale nji baloz prej detit
M’a ka lype vorrin, m’a ka gjete
Gjith me hu vorrin tue m’a rrehe
M’thote: Çou turk, n’mejdan me m’dale
Ndo t’i nxjerr eshtnat prej vorrit
Ndo t’a çarti fen e Muhametit”
Fluturim, tha, qyqja kenka que
N’bahce Halilit m’i ka shkue
Ka marre pushken Halili per me e gjue
Atehere qyqja te i ka thane:
“Mo’ti djale, mue per me m’gjue
Se mue Muji me ka cue
Nji fjale t’keqe me t’difute:
Se i ka dale nji baloz prej detit
Edhe vorrin me hu a tue ia rrehe.-
Sa mire Halili qyqen m’a ka ndigjue
Shpejt e shpejt n’shpine gjogut i ka ra
Tim e mjegull gjogun m’a ka ba
E te vorri Mujos m’i ka shkue
Shpate ne qafe balozit m’i ka ra
Kryet ne toke balozit ia ka qite
Edhe Mujos vorrin ia ka zbulue
Kambekryq Mujin m’a ka gjete…!
Mujin zanat e ki’n pa’ çue
Se fort nakël i’n kane ba
Qysh ne vorr kreshniku m’u kalbe
Doren Mujit Halili ia ka dhane
E prej vorrit Mujin m’a ka qite
E m’gjog t’vet Mujin m’a ka hipe
Shndoshe e mire nJutbine me te ka ra
Shum trimni bashke prap qi i kam ba
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptyMon Dec 01, 2008 5:15 pm

Martesa e Halilit

Fort po shndrit njaj diell e pak po nxeh!
C’po e merr fryma rrapin e Jutbines!
Bore e madhe paska ra:
Randojne ahet per me u thye
Kane cetinat vetem kreshtat
Ushtojne lugjet prej orteqesh
Prej orteqesh kah po bijne nder gropa
Kane ra vashat me gja ne lume
Kane gjete lumin ngri akull
Kane nise vashat me lype krojet
Kane gjete krojet tane ngri hej!
Ka dale Muji me kreshnike
A thue ndeshet me ndoj gja malit
Sa shpejt diellin ma zu reja!
Shpejt ma endi njei pelhure t’gjane e t’gjate
E ia ka veshun majat rreth e rrotull
Qe kur jane kap trimat-o te lumi
Kaq perzi i ka fryma e plajm e re
Askurrnji shoshojne trimat s’po e njohin
Ngrine trimat, u sharruen
Por n’breg t’lumit – kulla e Mujit
T’tane per darke Muji i ka ndale
Kqyr cka bani Gjeto Basho Muji
E ka vu nje barre dru t’vogel ne zjarr
Treqind vete prihere m’u nxeh…
Sa shpejt fryma burrave u ka ardhe
Sa shpejt gjaku trimave po u nxehet!
Kane marre llafin e po llafiten
Kane marre gazin e po gazmojne
Kane nise trimat Mujin, po pyesin
-N’vater tande, Muje, kemi qellue
mos na ki rande per nji fjale…
Qysh Halilin s’e martove?…
Jane martue krejt mosha e tij…
Djemt’e tyne n’loje te tane kane dale
A t’u dhimbsen paret per me i dhane?
A t’u dhimben dasmat per me i ba?
Tutna djalin dikush po na e rre
Shpesh e shpesh po bie n’Kotorre t’Reja
Rob te gjalle djalin po e zane
Le konakun, Muje, po ta fikin
Ma zi fisin, Muje, po na koritin…
-Faqebardhe, more shoke,ju qofshi
Se mire hallin po ma ditki, burra!…
Ju t’pavllazen shoke s’keni qellue
Kujt po i dhembe dasmat per vlla t’vet?
Ky edhe s’asht or burra cub flligshish
Mire e njihni se asht daji trimnish-
Atehere djali ka nise me fole
-Kah kam vlla e kah kam moter
vdeksha para n’u martofsha
se gjithe grate e Krahines ku jane
se gjithe vashat e Jutbines ku jane
bash si motra qe po m’duken
dheu m’ka mblue e fat s’i qita vedit
po s’e mora Tanushen e kralit
E une Tanushen vete e kam pa
Gja ma t’mire s’sheh njeri nen kete diell
Vetulla e saj e drejte si fiskaja
Shtegu i ballit si shtegu i malit
Kur merr hana me prendue
Syni i saj si kokrra e qershis
E ka qerpikun si krahu i dallendeyshes
Fytyra e saj si kuqet molla n’dege
Hunda e drejt-o si kalemi i Tushes
Goja evogel si lulja qe shperthen
Dhambet e bardhe si gurezit e lumit
Fill mbas shiut, kur po i shndrit dielli
Qafa e saj si qafa e pellumbit
Shtati i saj porsi shtat cetine
Mishi i dores posi rremi i shemshirit (lloj druri)
Por n’qafe m’paci mor Bjeshket e Nalta
Kurrrkund nji shteg qe nuk me late
Per me dale deri ne Krajli!-

Sa mire nama bjeshket m’i paska gjue!
Sa shpejt deti ka ndigjue!
E e ka cue nji fryme te forte
E e ka cue nje fryme te nxehte
Bijne orteqet neper gropa
Ushtojne malet si prej motit!
Por tri dite e ma s’ka zgjate
A shkri bora e ka ra n’lume
Por tri jave e ma s’ka zgjate
Cka e ka ba lumi ate te bardhe?
T’bardhet e bjeshkeve krejt e ka mbyte n’det
Cpo kendojne bilbilat n’mal
c’po lodrojne femija n’fushe
-Shpejt me dale te t’bani (stan ne bjeshke)
se ka shperthye ahi! –
Atehere djali Mujit i ka thene:
-Qetash gjokun , Muje, ti me ma dhane…
Atehere djali i ka kcye gjokut n’shpine:
-T’mire u pafshim! – Mujit i ka thane
Ka marre rrugen per krali
Dy here djalin kurkush s’e ka pa
Kalojne male e kalojne lugje
Kalojne breshte (pyll me bredha) e kalojne ashte (pyll me ahe)
Kalojne dite e kalojne net…
-C’ka ka hana qe s’po del?
Kane pyet bilbilat e malit
Pritni pak more zogjt e malit
Ju me kndue tjeter pune s’keni
Hana sonte ka ndodhe zane
Ka nji ndore (ne mbrojtje) me percjelle…-
Qatehere djali sa kish ra n’breg t’lumit
Ka lidhe gjokun brenda ne nji imshte (ahishte me drure te rinj)
Imshta ishte tane ahishte
Vete shatorret neper muzg te nates po i lyp
Kur ta mbrrite te cadra e kuqe…
Ka zane vend permbas nji lisi
Rranjet e lisit shpernda ne lume…
Sa urtisht djali qe po e msyn (sulmon)
Ma ka nxjerr thike ma te mprehten
Kamba-doras asht avite…
-Po ket fytyre ku e ka pa
qe po me gjet me te Halilit?-
Ma gjate djali s’ka durue:
-Po je a njeri qe ke bese?
-Te thafshin krahet more djale i ri
se fort thelle qe paske hy!…
Hajde brenda, kopil (djale i shkathet); - po i thote
Se ja vdesim te dy pernjihere
Ja te dy kemi shpetue!-
Atehere djali brenda ka hy
E ka marre vasha per dore
Shpejt e shpejt te nj’ode i prin…
I ka zgjedhe nji pale petka ma te mirat…
Krejt si cike djali po ngjan…
N’breg te detit, permbi shkamb
Dymbedhjete katesh kulla e nalte
Kurrkund shoqen nuk e kishte
Treqind hapash kulla e gjane
Te tana ballet guri te lemue
Anash krejt guri te latue
Latue shkambi prej mermeri
Aty gurrat me flladite
Aty kopshti me u mahite (per te kaluar kohen)
Aty velat me valzue (per te lundruar)
Me valzue per shpine te detit…
Me Halilin brenda kane hy…
Sa fort shpejt kralica gati asht ba!…
Kur ka pa sokol Halilin
A dredhe mbrapsht si dridhet gjarpni…
Edhe deren e ka shkrepe (ka hapur me force)
Fill te krali paska shkue…
-Te kane ardhe cubat e Jutbines
e ty kullat t’i kane zaptue
erzin marre, cikat cnjerezue! -
Krali shpejt qenka shtrengue
t’dy prej krahu krajli i ka kape…
n’burgje t’thella Halilin e ka ndrye
rrugen e madhe Tanushes ia ka dhane
Mire po e ndal Jovani (nje mik) e po e pyet:
-C’asht ky vaj Tanushe lum motra? – i thote-
Se kso britme kure nuk kemi ndi!
-Rob kane zane Halilin e Mujit
e mue rruget tata m’i ka dhane
ma per t’gjalle te shpia mos me kthye!…
Nji fjale Mujit te dera me ia cue
Me i ra mbrapa Halilit sa ma pare
Ndryshe djali n’tburgje t’u ka kalbe! –
E ka gjete nji njeri te beses
Menjihere Mujit naten ia ka nisun
N’nestret nadje djali asht kape te kulla
Nji ka nji punet ia kallzon Mujit
T’madhe burri paska nise me qeshe:
-A t’kam thane taraku (dem, mezat) i Kotorrit
se Kotorret kane me ta hanger kryet?…
Ka dale trimi ne beden te kulles
Me nji kushtrim ka thirre Jutbine e Krahine
-S’kam cka u them more aget e mi
vec me koriti sokol Halili
Me u shtrengue burra si te mundni
Se dita e vdekjes ma e veshtire nuk vjen! –
Kane ba ashtat trimat me ushtue
Kane ba lumin trimat mu turbullue
Kane ba gjoket trimat me fluturue
E t’jane kape te Kotorret e Reja…
Neper rane t’detit Muji i ka shpernda:
-Ver me goje mos guzoje kush me ba…
Se shume njerez qenkan mbledhe n’Kotorre!
Me kushtrim krali i ka thirre –
Midis logut asht nji djale i ri
Hekrat duersh bugagite (prangat) kambesh
Ai asht Halil aga i ri
Mbare Kotorret me ate po qeshin:
-A po e sheh Halil, vdekjen me sy?
Kurre ma ngushte, Halil, a thue ke qen?
Kuvend burrash djali paka shtrue…
-S’asht ngushte njeriu deri n’dite te vdekjes
-Fjalen e mbrame ne pac me e fole
se ty jeta m’at hu t’u ka sose!…
-Pese dekika (minuta) liri me me dhane:
Tjeter t’mire ne t’paret nuk na kane lane
Kurrnji nesh mos me vdeke ne shtrat
Por me shpate m’u pre tuj kendue…-
Edhe duert mire ia shpengojne
Ia kane dhane lahuten ne dore
Kurrkush djaloshin vesh s’e ka marre
Krejt po e kendon kangen ne gjue te pareve
Qaty Muji neper fushe ka dale
E e ka ba nji piskame te madhe
Jane shembe kullat gjer ne themele
U trand deti me hy brenda
Kane gjemue malet si per mot t’lig!
Kurrnji trimat nuk po e lane me ike
Lufte e rrepte aty qe po bahet
Me dhambe trimat duen shoshojne me shkye
Me dhambe gjoket duen shoshojne me e marre
Notojne kurmat thelle ne det
Notojne trupat neper gjak
Hic s’po lodhet Gjeto Basho Mujei
Sa thelle trimi me paska hy!…
Muji djalin e ka shpengue
A turre djali si i terbue
Gjalle me dore kralin e ka zane
Me shpin ne hu ditet i mbaroi
Qatehere burrat kane rroke unat (urat e zjarrit)
Shpejt qyteti ka marr zjarr
Ka marre zjarr krejt ne fund e ne maje
Sa fort Muji m’asht terbue!
Aspak dhimbe trimi s’po ka
As per kulla qe rrenohen
As per t’vdekun qe shkrumbohen!…
Tri here dielli ka prandue
Tri here hana ka ague
Kurrkund zjarri me pushue!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptyMon Dec 01, 2008 5:24 pm

Gjergj Elez Alia

”Trim mbi trima ay Gjergj Elez Alija!
Qe nand’ vjet nand’ varra në shtat m’i ka!
Veç nji motër nat’ e ditë te kryet,
ja lan varrat me ujt e gurrës nandvjeçe,
ja lan varrat me ata lott e syve,
ja terë gjakun me ata flokët e ballit,
shtatin vllaut ja shtërngon m’ruba të nanës,
n’petka t’babës trupin ja hijeshon,
armët e brezit ja rendon mbi krye!
Sa herë trupin motra p’e tërnueke,
Dhimbn e varrëve vallaut krejt e harrueke,
dhimba e motrës dekun n’tokë e lëshueke!“

„Â dalë zani e paska marrun dhenë,
se ’i baloz i zi â dalë prej detit,
Trim i prapët e belagji qi ish’ kanë,
Ja ki’ qitun dheut nji rreng të randë:
”Tim për tim kah një dash të pjekun,
tim për tim kah një vashë me ja djergun,
ditë me ditë kah nji kreshnik me premun,
javë për javë kah një krahinë me djegun!”

”Edhe Gjergjit rendi te i ka ardhë,
me lot faqet trimit m’iu kanë mbushë.
Erzi i shpisë qysh lshohet n’dorë t’balozit?!
Ja ka nisë e motra e po bërtet,
krejt me lot Gjergjin p’e loton:
-Po qysh mordja, o vlla, me na harrue?
Nanë e tatë kah kalben për nan bli,
trupi i vllaut vorrue qe nandë vjet në shpi,
trupi motrës n’dorë t’balozit t’zi?!
Qysh s’u shemka kulla me na xanë,
qysh s’u kthyeka shpija n’nji muranë,
me t’pshtue erzin, mori e zeza nanë!”

Dy copësh zemra djalit iu ka da,
Dy sytë në ballë motrës ja ka lshue,
Dy rigë lot për faqe te i kanë skhkue.
Dy fjalë kullës djali ja ka fjakrue:
-He, ju u nxisha, mori sarajet e mija,
me lymashk u mbloshi n’fund e n’krye,
brevë e gjarpën paçi motër e vëlla,
pikët ndër shtroje kaq shpejt qysh m’i lshuet?!
- Jo, more vlla, lum motra, i ka përgjegjë,
t’ka lodhë jermi e s’po di ç’je kah folë;
se përjashta shi nuk asht tuj ra,
sytë e motrës po t’pikojnë, more vlla!

Qatherë Gjergji dorën ja ka shtërngue,
mirë po e limon me ato duert e shtatit,
mirë po e kqyrë me ata dy sytë e mallit!
Kurr ma themshim djali s’i ka folë:
- Amanet, mori motër, pse po kan?
Zemrën dysh, mori motër, pse ma dan?
Që nandë vjet, qi trupi â tu m’u kalbë,
Gjergji i yt tjetër pushim nuk ka,
veç si gjethi i ahit n’log t’shullanit.
A thue s’pate me ngranë e me pi?
A t’la keq ty vllau për veshë e mbathë?
A mos t’u randue, ndoiherë me fjalë,
motërzezës vallau me iu mërzitë,
huj për burrë ndoshta qi me t’ra?

Sa mirë motra vllaut po m’i përgjegjë,
dorën e vllaut tu balli e paska vndue;
- Amanet ku je, mori njomëzëja e ahit,
po e kaq fort, thue, jermi t’ka ngushtue?
Hisha gjallë në dhe, n’t’u martue motra!
Mjaft kam pasë, o vlla, me ngranë, me pi,
mjaft kam pasë me veshë edhe me mbathë,
kurr ma randë se sot ti folë nu’ m’ke!
Tjetër babë nuk kam, as tjetër nanë,
amanet, more vlla, mos m’pasë randë,
për nji dert qi sot po due me t’kajtë!
Qysh s’u njom ky shtat qe nand’ pranvera?
Si s’u mkamb ky trup me dal’ tu dera?
Si s’u tha kjo motër, thafa-e vera?
Po un’ balozit qysh i shkoj tu dera?

Braf në kamb’ por djali konka çue:
- T’e marrsh gjogjun, motër, të mejdanit,
fill n’gjytet me te, motër, të m’bijsh
e t’më shkojsh tu nallban probatini.
Fal’ me shndet, thuej, Gjergji të ka çue,
me ma math’ me petkoj prej tumakut,
me m’ia u shti thumbat-o prej çelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalë.
S’u gjegj gjogun vllathi me ta mbathë,
Hypi atit, bjeri n’der’jaranit.

E në sheher çika konka ra
Edhe â shkue tu nallban probatini.
- Puna e mbarë të kjoftë, more kumbar!
- Të mbarë paç, ti mori vasha e largë!
- Falëmeshhndet ty Gjergji të ka çue,
me ma mbathun gjogun mirë e mirë,
me ma vndue patkojt-o prej tumakut,
me m’ja shti thumbat prej çelikut,
se n’mejdan balozit due me i dalë!
Mbrapshtë po folë aj nallban probatini:
- Për n’m’i falsh, moj vashë, dy sytë e ballit,
ta kam pshtue vlla-Gjergjin prej mejdanit,
e baj gjokun me fjurue si era!

Se me idhnim çika e kite marrë!
-Ç’je kah thue, bre burrë, goja t’u thaftë!
Jam kanë nisë tu dera e probatinit,
qe nandë vjet, qi gjogu ksajt s’â ra,
m’ fal se ndeshkam derën e magjupit!
Se kta sy nji herë un ua kam falë
tatës e nanës, qi kalben varrësh mbi dhe!

Ka shkue motra tu nallban jarani:
- Fal me shndet, thot, Gjergji të ka çue,
kam orokun e mejdanit,
sa ma mir kët gjok ti me ma mbathë,
Than m’ka për patkoj prej tumakut,
me m’ia shti thumbat-o prej çelikut,
se do t’dal m’u pre me baloz t’detit.

Si për vedi gjogun e ka mbathë
Edhe n’pramje çika â dredh në shpi;
ka gjet vllan tu e pritë nën hije t’blinit.

Ça kish ba ay trimi Gjegj Alija?
“Falëmeshndet” balozit m’i ka çue:
- Me dalë heret n’at fushën e mejdanit!
Çikë për ty, baloz, nu’ m’ka qillue,
desht e vathit për ty nu’ m’janë majë,
sall nji motër, nu’ po muj me lshue,
varrët e shtatit s’â kush qi m’i lidhë!

Sa ka nisun drita me zbardhë majet,
N’fushë të mejdanit trimat konkan dalë.
Keq me fjalë trimat shoshojnë po rrekin:
- P’a prej vorrit, Gjergj, ti konke çue...?
Pse me m’qitë, bre burrë, n’ket fushë t’mejdanit?

Sa mirë trimi i ka përgjegjë balozit:
-Të lumt goja, baloz, mirë po thue!
Qe nandë vjet qi kam marrë rrugën e vorrit,
Pak pa mrrijtë baloz, ti m’ke dredhue.
M’ke lypë motrën para se mejdanin,
m’ke lypë berret para se çobanin
e jam dredhë n’ket log për me t’kallxue,
se ne t’parët nji kanu na kanë lanë:
“Armët me dhanë përpara e mandej gjanë,
kurr balozit motrën mos m’ja dhanë,
për pa u pre n’at fushën e mejdanit!
Por shtërngou, baloz, se t’ka ardhë dita,
se ktu i thonë-o Gjergj Elez Ali!

E i kanë ba dy gjogjat tim me tim
e n’topuz balozi e ka shinue.
N’dy gjujt gjogu Gjergjit te i ka ra,
përmbi kryet topuzi i ka fjurue,
dymbëdhetë pash m’ledinë u ngul topuzi,
dymbëdhetë pashë përpjetë, si re, u çue pjuhni.

Atherë Gjergjit rendi te i ka ardhë.
Sa mirë trimi n’topuz qi ka dredhë,
lik përmjet balozit te i ka ra!
 trandë fusha kur â rrxue balozi!

Meiherë trimi shpatën ma ka nxjerrun,
kryet me neje trupit ja ka damun,
zhag për kambet trupin e ka ngrehun,
me gjithë at m’nji bunar e ka mbytun,
të tanë lumën gjaku e ka tërzue,
për tri vjet krejt vendin e ka qelbun.

Qatherë trimi â nisë me dredhë tu shpija
edhe shokët të gjithë m'i ka bashkue:
- Pa ndigjoni, more shokët e mij!
Falë u kofshin sarajet e mija!
Falë u kofshin tanë paret e mija!
E u koftë falë krejt malli e gjaja e shpisë!
Amanet motra e Gjergj Elez Alisë!
Edhe shtatit trimi i paska dhanun,
motërzezën ngrykas kesh me e marrun,
të dy zemrat priherë por janë ndalun,
vlla e motër dekun paskan ramun!
Kurkuj shpirti ma mirë s'i ka dalun!
Gjamë të madhe shokët qi m'i kanë ba!
Po ja çilin nji vorr bukur të gjanë,
Vlla e motër ngrykas për me i xanë
E ‘i muranë të bukur e kanë mbarue,
vlla e motër kurr mos me u harrue.
E ‘i bli t’bukur, qi m’ja vndojnë tu kryet,
zogu i verës gjithmonë me pushue.

Kur ka nisun mali me u dushkue,
â ndalë qyqja n’muranë t’vorrit të ri,
ka gjetë blinin të tanë degash tha.
Ka flurue përmbi ‘i saraj të zi,
Ka gjetë kulmin të tanë shembë për dhe.
M’nji prezor si m’paska hypë,
ka përbe shtegtarin kah po shkon:

- Amanet, more shtegtari i malit!
N’kofsh tuj kndue ksajt, kajkën me e pushue.
N’kofsh tu kajtë ksajt, gjamën për me e xanë!
Kah kërkova gjithkund bjeshkë e m’bjeshkë,
kah verova gjithkund vrri e n’vrri,
kah mjerova gjithkund shpi e n’shpi,
kërkund s’ndesha m’Gjergj Elez Ali!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptyMon Dec 01, 2008 5:52 pm





KOSTANDINI DHE DHOQINA

(Ndryshe njihet Kostandini dhe Doruntina)

Ditën e pashkës në drekë.
therën-o një ka të sertë.

Vajta, moj, vajta
mora një okë mish.
Zjarrin, moj, zjarrin,
i vura kusisë.

Te shtëpia lart te brinja
krisi kuja, ulërima…
Pa dëgjoni, ç’thotë Marina!

Sterra, moj, oiiii, oiii,
doli gjarpëri stihi;
m’u hodh brenda në kusi.
Më lëshoi helmin e zi…
Helmin e zi ma lëshoi,
nëntë djentë m’ì helmoi.
Nëntë djem e nuse nëntë;
Korba, si s’më ikën mendtë.
Djem e nuse vanë e shkuan.
Të gjith’ me djepe në duar.
Nëntë dyfekë më ikën
Nëntë djepe m’u gremisën…

Nënëzezës nga trishtimi
mendt’ ì vanë te Kostandini…
Si Dhoqinën fill të vetme
e martoi, ku dot s’e gjendte?

Kostandin,
Kostandin, të zëntë nëma;
Bijën pse,
bijën pse hoqe nga mëma?
Ç’më bëre,
ç’më bëre, o more djalë?
Më dhe bes’,
më dhe besë, më dhe fjalë.
Bijën-o,
motrëm do sillje me kalë.
Srerra un’,
sterra malli ç’më ka marrë!

Ditën e Pashkës së Madhe
Midis shoqesh si sorkadhe,
Kapërcyer dy-tre male
na hidhte Dhoqina valle…

Më martoi vëllai larg-o,
Ejani, motrani,
Ejani, motrat e mia!

Jam në hall e në merak-o,
Ejani, motrat e mia!

Nuk më lën’ malet e lartë;
Ejani, motrat e mia!

Nënëmirën ta shoh pak-o;
Ejani, motrat e mia!

As vëllezërit varg e varg-o;
Ejani, motrat e mia!

Fjal’e nënës shkoi te varri…
Kostandini u ngrit ì pari.
Balta e zezë iu bë kalë,
Guri ì murrmë iu bë shalë.
Tek Dhoqina tha dy fjalë:

“Mirëdita, moj Dhoqinë;
Ç’më vjen mirë, që qenke mirë!
E dredh vallen dhe shaminë
Si një flutur në lëndinë.

“Mirëseerdhe, o im vëlla,
Eja pak, vallen ma mba!
Në ke ardhë për të mirë,
Të vishem si gjeraqinë.
Në ke ardhë për të keq,
Të vishem si kallogre.

“Jo, motër, sikundër je!
Bëju një lajm shoqeve!
Na pret nëna në fole!
Ku e lamë e ku na le!

Fjalët e fundit sa dëgjoi,
Vallen Dhoqina ndaloi.
Veshi xhoken-o.

Vëlla-motër përmbi kalë;
Një ì vdekur, një ì gjallë
Marrin rrugën-o.

Zogjtë cirren “cili-viu!
Jo me gaz por prej vetiu;
Çajnë ajrin-o.

“Kostandin, je zverdhur shumë,
more im vëlla!
Këta zogj ç’flasin kështunë,
more im vëlla!

“Oh, Dhoqinë, motra ime,
Zogjtë kanë gjuhën e tyre!

Zogjtë këngë le të thonë.
Se ne kemi gjuhën tonë.

Sikur të kish rënë bisha,
Kali seç u ndal.
Afër mureve te kisha
Kostandini tha:

- Vazhdo rrugën, moj Dhoqinë;
Do shkoj pak në Ajodhimë.
Aty, motër, lash’ shaminë.

Nëpër xëc e nëpër natë
Shkon Dhoqina nëpër fshat.
E stolisur dhe mallplotë
Tak-tak-tak troket në portë.

- Ç’je ti mortje, që troket natën-o?
Tremb një qyqe, që ka mbet’ vetëm-o!
Mos je gjarpri që më hëngri
djemt’ e mi?
Nëntë djem e nëntë nuse
me fëmij’…

- Ç’flet kështu, moj nën’ e mrë,
Unë jam jotja Dhoqinë!

- Me kë erdhe, moj Dhoqinë,
Nëpër natë ç’të solli ty-në?

- Sa erdha me Kostandinë,
Mbajti fjalë vëllai ì mirë!

- Ç’Kostandin moj fjalëdjegur,
Ka tre vjet që më ka vdekur!
Me të tjerët është tretur.
Qyqja, korba unë!
Nata, sterra unë!

- Çfarë flet kështu, moj nënë,
Ç’’është kjo hata e gjëmë!

Nëna e gjorë, nëna e mjerë
Puthi bijën faqeverdhë.
Një në prag e një në derë
Plasën si qelqe me verë…

Nënë e bijë mbyllën synë,
Sosën shpejt në Ajodhimë.
Dhe kërkuan Kostandinë.

Kostandini ish larguar
Si një engjëll krahëshkruar.
Lëshon dritë pashteruar…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptyMon Dec 01, 2008 9:48 pm

Eva, se pari te pergezoje per temen dhe te falenderoje shum per keto postime me shum vlere, gjithashtu dhe ty Ago Muji te falenderoje shum per postimet, vetem vazhdoni. Shpresoje qe dhe antaret tjere te kycen ne kete teme... !!

Respekt BiBiKiMi ( CIA ) ...!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptyTue Dec 02, 2008 5:24 pm

Ka hi Serbi n'at Prizren



Kenge per Luften e Lumes



”Ka hi serbi n´at´Prizren,

po i thot`Lumës: ”Lirom ven!”

Nuk jam mbreti, po jam Luma,

t´mushi gjoksin plot me plumba!”



Kur vikati Islam spahija:

”Bini djem, se shkoi Shipnija!”

“Bini djem-thrret Ramadani

-bini djem se shkoi vatani!”



Gryka e Shejës po rredh gjak,

po i thot Drinit: ”Ndihmom pak

Ndihmom pak, n´dash me m´ndihmue,

kllade t´mdhaja jam tuj çue”.



Krajli i serbit ban: ”Medet,

m´faroi Luma askerin krejt!

ma faroi askerin e ngrat

burrat me pushk`e grat me spatë”.



“Kadal, krajl u mlofsh me morre,

dymdhetmi t`metën pa vorre!”

Djemt´e Lumës hiq s´kan dert,

ka ni luftë bajn´vjet për vjet,

luft´ me krajl e luft´ me mbret...”



(...)



Hasi shpat e gur e kep

vend për vend pushka kërset

shkoj kukuja shpi për shpi

I preu Hasi 3 mijë shkijë...”



(...)



Krejt Opoja u mlu n`zi

Prej Prizrenit ter n´Dri

Tre ditë luftë e tre ditë zi

u vranë shkije përmi tre mijë...” 15
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptyTue Dec 02, 2008 10:18 pm

Vjen nje lume i turbullt

Vjen nje lume i turbullt
Sjell nje trim te mbytur
Me kercunj perfytur.
Zbret e ema anes
Dhe i lutet vales,
Vales e sterkales:
Nxirrma lume djalin,
Djalin dege-malin,
Nena nuk ka tjeter,
Mbetur dege e vjeter...

Po gugasin turtujt,
vjen nje lume i turbullt,
Sjell nje trim te mbytur
Me kercunj perfytur.
Del e motra anes,
I pergjigjet vales:
- As ma nxirr vellane,
Qan shtepia trane..

Vjen nje lume i turbullt,
Turbullt neper muzgujt,
Sjell nje trim te mbytur
Me kercunj perfytur,
Shkon e shoqja anes
dhe i qahet vales:
Nxirrma se cdo nate
Si terkuze e gjate.
Nxirrma se jam vetem
Ne mos nxirr nje tjeter..
Une flas me murin,
Qan dysheku burrin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptySat Dec 27, 2008 12:26 pm

C'ka qe s'mbin bari ne qafe


C'ka qe s'mbin bari ne qafe,
C'ka qe hesht lendine e ngrate!

Ju te liq e ju sakate
Amanet ju leme grate.

Marrim rrugen e kurbetit
Dhe s'e dime c'vjen prej detit!...

Rruga jone, dreq o rruge,
Zgjatet per nje cope buke,

Shkon ne fundin e dynjase
Akujve te Kanadase...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptySat Dec 27, 2008 12:36 pm

As me mbaj per krahu


As me mbaj per krahu,
Se rashe ne shkalle,
Malli me ka marre
Te te puth ne balle.

A s'me mban per krahu
Se do thyej qafen
Dhe do qash per mua
Ne jastek tere naten.

Nuk kam pire aq shume
S'ishte plot filxhani
Po raki e shkrete
Qenkesh raki mani...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. EmptySat Dec 27, 2008 12:41 pm

Kam nje lemsh ne zemer


Kam nje lemsh ne zemer,
S'di kujt t'i ankohem,
T'u ankohem maleve,
Malet me largohen.

T'u ankohem fushave,
Fushat mjegullohen,
T'u ankohem cupave,
Cupat po martohen.

Kam nje lemsh ne zemer,
S'di kujt t'i ankohem...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty
MesazhTitulli: Re: Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.   Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore. Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shpirti i te pareve tane ne kenget popullore.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë.
» T'i njohim krijuesit tanë.
» Festat dhe këngët e motmotit
» Si dhem shpirti.!
» Rrustem GECI “ Këngët e ujit”

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: