|
| Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Musafir Vizitor
| Titulli: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Wed Sep 26, 2007 4:03 am | |
| Po e hapi këtë temë për të shkëmbyer mendime dhe fakte për të kaluarën tonë.... Sa kam pasur mundësi që të lexojë kam hasur nëpër lexime se e gjithë nëntoka në Greqi është nga të parët tanë që nga Pellazgët. Kam hasur në lexim se është zbuluar në territorin e Bosnës Piramida e diellit që zbuluesi jetonë në Amerikë dhe e ka emrin Osmanagiq dhe ka thënë se kjo Piramidë ju takon Ilirëve etj etj ....
Për fillim po sjell këtë material që m'u duk interesant ta lexoni dhe ju të nderuar forumist....
Guri i shupum-monumenti kulturor-historik që ka një vlerë shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore iliro-shqiptare është Guri i shpum, që u përballoi kohës së luftërave pushtuese. Ky monument kulturo-historik shtrihet në anën e majtë të lumit të Kurbalisë, dikur në skajin perendimor të qytetit të vjetër të Preshevës.
Krijimi natyroro-gjeologjik, me shenja të punës së njeriut, mendoj se është shfrytëzuar për ritale nga dardanët para depërtimit romak. Këtë dëshmojnë edhe enët funerale të gjetura në oborrin e faltorës. Pas pushtimit romak, u shëndrrua, në bazilikë, merr formë katërkëndëshe dhe te rrumbullakët (rotonde). Në anën e kundërt të hyrjes kryesore me apsida (apsis-mbështjellës, hajrk) ka qenë vendi i ngritur në trajtë gjysmërrethi për klerikë. Në arkitekturën e kishave gradualisht është formuar stili bizantin i posaçëm, i cili duke u mbështetur në bazilikat e vjetra romake për kryq të kishës, kishte kryqin bizantin.
Gjatë kërkimeve në thellësi prej 30 cm, kemi arritur të gjejmë pjesë të afresakave, që kanë rënë nga muret. Në një copë të afeskës së gjetur gjendet shkronja "R" që mëndoj se është inicial i piktorit që punoi.
Gjendjet në guri janë bërë 20cm, kurse muret janë lyer prej 5 deri 10cm, për të rrafshuar gurin për përgaditjet e afreskave.
Kupola ka sipërfaqe prej 3m katrorë, me lartësi 1.2 metra, nuk ka shenja të afreskave, gjendjet janë të vogla me dimensione prej 20-30cm.
Materiali hulumtues ruhen në muzeun e Shkollës Fillore "15 Nëntori" në Preshevë. Duke mbështetur në burimet materiale dhe në elementet tjera kulturore, mendoj se Grui i shpum ka qenë faltore ilire që i shërbente popullsisë vendase të Qytetit të vjetër të Preshevës, gjatë shekullit të pest p.e.s.
Luftërat mbrojtëse kundër romakëve, Bizantit dhe depërtimi i sllavëve në tokat tona, penguan zhvillimin ekonomik, kulturorë dhe lidhshmërinë iliro-shqiptare në terretorin e Preshevës. Kjo është ruajtur në toponimet e vendbanimeve, si Ili-ncë, Ilincë, Ili-on vend prejt të cilin shihen të gjitha anët, N`ujincë, Zhunicë, Zhunice-vend n`ujë, Maxhere- maxhel; vend ku mbahet mielli, gatuhet buka. Toponimi i malit në fshatin Gare, Bigaherc- biga hec- biga në rrota të karrocës ecën etj. |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Sun Oct 14, 2007 1:03 pm | |
| Shume e bukur tema.
Jam shume i interesuar te di se ku ka mbreteruar mbreteresha ilire Teuta. Dhe cila ka qene kryeqendra e mbreterise se saj. Dhe a keni nje imazh te sajin? | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Sun Oct 14, 2007 1:54 pm | |
| tom sojer: e kam lexuar e nuk e gjeje per moment dote ne liber ku me te vertet ka qen kryeqendra.por te pakten ky shkrim te ndimon.. do te te jem ne hulumtim ne te ardhemen.. Agroni, mbreti i ilirve dhe i biri i Pleuratit, kishte nj fuqi detare dhe toksore shum m t madhe nga ajo q kishin pasur mbretrit e mparshm t Iliris A». Kufijt e shtetit t tij prfshinin nj trev t gjer q nga Narona deri n Aoos me prjashtim t Dyrrahut e t Apolonis.Qytetet e veriut, Lisi, Skodra, Ulqini e Rizoni, me limanet e gjiret e tyre t mbrojtura, strehonin flotn e fuqishme ilire dhe prbnin bazn e shtetit ilir. Trashgimi n fron i takonte t birit, Pinit, q Agroni e kishte me gruan e dyt, Triteutn. Meq ky ishte i mitur, sundimin e mori n dor bashkshortja e tij e par, Teuta. A ishte ky nj veprim i ligjshm apo nj uzurpim nuk dihet me saktsi, por ardhja e saj n fuqi paraqet nj rast t veçant n t drejtn e trashgimis. Mundet q paaftsia e sa i ket ln vendin thjeshtrs; mundet gjithashtu q n vijn mashkullore t mos ket pasur nj tjetr m t afrt me trashgimtarin e ligjshm, por m shum ka t ngjar q thjeshtra energjike nuk donte ta kalonte kt t drejt nj dege tjetr t familjes mbretrore, e cila mund t sillte m von ndrlikime n fatin e pinjollit t Agronit. Sidoqoft ardhja e saj n fuqi nuk u b n rrug t zakonshme dhe vdekja e papritur e Agronit, ka t ngjar t ket krijuar n oborrin ilir nj gjendje t nder. Por çshtja gjeti zgjidhjen e vet. E prkrahur nga prfaqsuesit m t fuqishm t shtress sunduese ilire, « miqt » e mbretit, ajo u vu n krye t shtetit dhe me ta « ushtroi - siç thot Polibi, - drejtimin e punve ». Pra: Do te thote Agroni ishte i biri i pleruatit,ne harte Pleratet kan qen ne Krocia Mal te Zi....Adrianet ,dokleatet ,labeatet etj etj. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Mon Oct 15, 2007 2:06 am | |
| Teuta Princesha Ilire Teuta Teuta ishte princeshë ilire, ajo mëkëmbësoi të shoqin, Agronin, në vitin 231 p.e.s.. Duke qënë gruaja e parë dhe tutore (kujdestare),njerka e Pinit,birit të rritur te Agronit (që e kishte me gruan e dytë),ajo u vu në krye të shtetit ilir e të ushtrisë,duke mbretëruar e komanduar në vitet 230-228 p.e.s. Teuta ishte një personalitet me zë në historinë e Ilirisë,pas Bardhylit e Glaukias, Klitit e Agronit.Janë vetëm tre vjet sundimi,por vepra dhe lavdia e kësaj gruaje ka triumfuar në shekuj.Për kohën që udhëhoqi ajo rivalizoi perandorinë dhe perandorët e mëdhenj romakë. Vërtete Teuta e mori drejtimin e shtetit në një periudhe te lulezuar,por do te duhej edhe mendja dhe dora e saj e sigurt per ta ruajtur dhe per ta cuar me perpara kete zhvillim. Ajo vijoi me planet dhe synimet e Agronit.Perforcoi me tej rendin shteteror,duke i dhene perparesi pushtetit qendror.U dha impuls te ri zhvillimit ekonomiko-kulturor te qyteteve,si baze themelore per nje stabilitet dhe fuqizim ne fushen ushtarake.U be kujdes qe te mos cenoheshin kufijte e meparshem te mbreterise (qe shtriheshin nga Vjosa ne Naron,pervec Durresit,Apollonise dhe Lezhes, qe ende mbaheshin si koloni nga romaket). Vemendjen kryesore ia kushtroi ushtrise dhe, sidomos, flotes se fuqishme detare,jo me te vogel sesa ajo para saj.Dhe per kete Teuta urdheroi: "Prijesit ta quanin si armike gjithe anedetjen".Keshtu,liburnet e flotes ilire benin ligjin ne Adriatik.Nje shtet i qendrueshem dhe me pretendimet e veta te drejta,me nje fuqi detare qe sfidonte deri ne hyrje te Mesdheut,nuk mund te pranohej,qofte edhe ne heshtje,nga shtetet qe e kufizonin Ilirine. Teuta,si nje grua e zgjuar qe nuhaste se c'ngjiste rreth e qark,i parandjente rreziqet.Prandaj,ndermori dhe realizoi nje veprimtari te gjithaneshme politike,ushtarake e diplomatike.Ajo u perpoq per te afruar aleate (sic ishte formimi i marredhenieve me Maqedonine) per te perballuar opoziten e brendshme dhe kercenimet e jashtme.Nderkohe edhe strategjikisht,ajo punoi per te zbutur armiqesite e mbreterve te vecuar dhe,pergjithesisht, per te shuar rivalitetet e grupeve shoqerore te aramatosura brenda mbreterise.Me kete vije dinamike dhe elastike,mbreteresha-stratege e rriti prestigjin,shendoshi pozita ne gadishull e Adriatik dhe pergatiti terrenin e opinionin per hapa dhe aksione te reja. Per te ndaluar marrjen e territoreve te Ilirise dhe tkurrjen e shtetit ilit ne nje hapesire te cunguar,Teuta e shkallezoi fushaten ushtarake.Me shpine te sigurte dhe krahun lindor aleat,ajo u vu ne krye te ekspedites se dyte ushtarake ilire (230 p.e.s.) kunder Lidhjes Epirote ne jug si rreziku me imediat.Ajo frymezoi dhe komandoi me sukses ushtrine e floten.Kryeqyteti epirot,Foinika (Finiqi i sotem),qe dallohej si me i pasuri midis qyteteve te Epirit,ra ne duart e ushtrise ilire.Republika e Epirit u mund politikisht dhe ushtarakisht,sepse nga pikepamja strategjike u izolua dhe u mbajt e shkeputur nga Maqedonia.Epiri,me pas,braktisi aleatet,etolet dhe u lidh me mbreterine e Teutes. Pasi theu frontin kryesor,mbreteresha i shpernguli forcat dhe zmbrapsi mesymjen e ushtrise dardane nga Lindja,aleatit te dyte te Epirit,te cilet llogarisnin me egoizem se mund te mashtronin "gruan-stratege",duke e futur ne gogtije ne dy fronte.Mirepo,Teuta u tregua me e shkathet.Ajo perfundoi armepushimin me epirotet,ku siguroi njeheresh nje aleance me ta kunder ahejve dhe etoleve,duke zbutur rrezikun dardan.Me keto fitore ushtarake te rendesishme dhe disa aleanca ushtarake te njekoheshme,si psh. edhe me Lidhjen Arkanane,ajo e shtriu sundimin ne trojet etnike, duke vendosur nje kufi te drejteperdrejte te shtetit te saj me ate te botes greke. I ktheu vemendjen dhe fuqite ne Perendim,drejt qyteteve bregdetare qe te largonte kercenimin me te madh (pranine romake).Keshtu,ne pranveren e vitit 229 ndertoi anije te tjera dhe i dergoi ne viset e Hellades (Greqise).Pjesa me e madhe u nisen per ne Korkyre,kurse te tjerat qendruan ne limanin e Epidamnit gjoja per furnizim,por ne fakt,per ta marre ate me dredhi. Banoret e besuan,vecse kur pane kapjen e mureve te qytetit vrapuan dhe luftuan derisa i debuan detaret e Teutes.Atehere,kjo priti derisa erdhi ne ndihme flota e Etolise dhe e Akaise,te cilat,se bashku,i dolen perpara flotes ilire.Beteja u zhvillua ne afersi te ishullit Paksos.Ketu detaret ilire u versulen me anijet e tyre te lidhura nga kater dhe u perleshen me armiqte.Kundershtaret,te futur ne mes te sqepave te anijeve te lidhura bashke mezi leviznin,derisa ne saje te shpejtesise ne te lundruar dhe te nje ere te favorshme,u larguan.Pra,grupimi detar grek u shpartallua.Ishulli me rendesi strategjike ne detin Jon (qe mbyllte hyrje-daljet ne Mesdhe-Adriatik e anasjelltas),ra ne zoterimin e Teutes se Ilirise. Ne planin diplomatik e ne fushen ushtarake, Teuta u be shpejt objekt interesimi dhe diskutimi ne shtetet perreth,posacerisht ne Rome,ambicia e se ciles tashme ishte hedhur ne Lindje.A mund ta duronte perandoria e re dhe e madhe mesdhetare rivalitetin e diplomacise se nje gruaje?Kjo do te ishte nje fyerje per superfuqine e asaj kohe.Qe te thyente epersine e flotes ilire,te fuste ne kontroll Adriatikun dhe te dobesonte Mbreterine Ilire,senati romak nisi nje aksion te bashkerenduar politiko-diplomatik,te shoqeruar me provokime ushtarake.Keshtu,kur disa anije romake u sulmuan ne Adriatik nga anije ilire dhe disa tregtare italike u preken nga iliret ne Foinike,Roma nisi dy delegate (Gain e L. Korongain) ne Shkoder, te cilet i kerkuan Teutes te nderpriste sulmet ne det.Si diplomate,ajo premtoi se do te kujdesej qe romaket te mos pesonin ndonje padrejtesi ne detin e perbashket,por nuk mund te ndalonte lundrimin privat te nenshtetasve jashte Ilirise.Delegati me i ri,qe s'i pershtatej kohes,guxoi: "Romaket,o Teute kane nje zakon shume te mire qe padrejtesite private i ndjekin publikisht dhe i ndihmojne atyre qe demtohen padrejtesisht.Dhe do te perpiqemi qe per se shpejti te te detyrojme qe te ndreqesh zakonet mbreterore te ilireve".Teuta u fye dhe u ndez aq shume,sa coi qe ta vrisnin delegatin kercenues.Duke mos qene te mesuar ne ate epoke me pranine e grave si mbreteruese dhe per rolin e strategut (sic ishte rasti me Teutes e Ilirise),ate e portretizojne nje sundimtare krenare nga natyra si grua dhe nga fuqia si shtet,por me dobesi (frike dhe paqendrueshmeri) posa merrte vesh kercenimet romake per lufte.Por,ta,shtojne se po ajo grua,porsa shihte se rreziku ende nuk ishte afruar,i perbuzte dhe dergonte ushtri atje ku donte.Atehere del se kjo mbretereshe-stratege ilire qendronte ne lartesine e strategeve te kohes,te cilet dine te cmojne situata e te shfrytezojne rrethanat.Atehere,Romes i duhej nje shkak.Ky u "gjet" shpejt te "pirateria",e posacerisht te "vrasja" nga Teuta e ambasadorit romak,qe kthehej ne Rome.Teuta perdoi mjaft taktika kundervenie dhe njeheresh toleruese per ta perkedhelur senatin e Romes,qe te menjanonte nje konflikt te armatosur me te.Ajo paralel mori masa te rendesishme per t'i paraprire cdo mundesie,duke angazhuar ushtrine dhe floten per mbrojtjen e vijes bregdetare duke bllokuar bregdetin. Romaket, me rreth 20 mije veta dhe 200 anije,lundruan ne dy drejtime dhe zbarkuan ne tre rajone: ne Korfuz,ne Apoloni dhe ne Durres. Flota ilire u ndesh me kundershtarin epersor,realizoi beteja te vogla dhe u shkaktoi humbje te cilat romaket nuk i prisnin.Por fati i Luftes se Pare iliro-romake (229-228 p.e.s.) nuk u percaktua nga veprimet luftarake,sic ndosh rregullisht,por nga disa shkaqe te prejardhura. Tre qytetet bregdetare ilire te permendura me sundimtare romake ishin thike ne shpine per te.Komandanti i saj ne Korfuz, Dhimiter Fari,i predispozuar per t'i zene frontin Teutes,ua dorezoi vete floten ilire dhe ishullin romakeve.Ushtria romake ndeshi ne rezistence kryesisht ne viset e ardianeve,sodomos ne qytetin Nutria (qytet ilir ne qytetin e Dalmatise),ku pesoi humbje te renda .Kjo ndeshje e pjeshsme nuk mund ta permbyste situaten e pergjithshme luftarake,qe po anonte nga romaket. Teuta e drejtoi shtetin dhe ushtrine ne lufte per afro 6 muaj, por duke qene objektive se ishte dobesuar nga tradhetite e brendshme, e mbetur pa fuqine ushtarako-detare dhe pa perkrahje nga fqinji lindor,u terhoq me forcat e pakta ne qytetin e fortifikuar te Ruzonit. Ne pranveren e vitit 228, mbreteresha ilire dergoi perfaqesuesit e saj ne Rome.Gjate bisedimeve u manovrua me disa leshime,por ne fund nuk iu shmang shtrengates se nenshtrimit me senatin,te nje paqeje me kushte shume te renda.Sipas saj "Mbreteria e Ilirise u detyrua te hiqte dore nga viset jugore,te mos prekte me tre qytetet bregdetare (Lezhen,Durresin,Apolonine),t'i paguante Romes nje tribut vjetor,te njihte sundimtar ne viset veriore Dhimiter Farin dhe mos i lejonte te lundronin ne Adriatikun e poshtem,ne jug te Lezhes,me teper se dy anije te armatosura se bashku".Ne historine e marredhenieve shteterore-ushtarake iliro-romake keto ishin ta parat marreveshje dhe traktate. Por keto kufizime,me permbajtjen e nje bllokade detare,e dobesuan me tej Mbreterine Ilire,sidomos ushtarakisht,si nje fuqi e madhe tokesore dhe detare qe kishte qene.Roma fitoi epersine mbi Adriatik. Iliria u kthye e tera ne province romake.Pas kesaj paqe,ushtrite romake u larguan. Teuta hoqi dore nga pushteti mbreteror dhe ate e mori Dh.Fari. Nga kjo kohe del nga skena politiko-ushtarake.Per sa kohe qe mbreteroi e komandoi,ajo luajti nje rol te rendesishem historik ne bashkimin dhe konsolidimin politiko-shteteror, ne perparimin ekonomiko-kulturor dhe ne fuqishmerine ushtarake te Ilirise. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Mon Oct 22, 2007 12:53 am | |
| Si duket jane gjetur ca shenja te armeve ne Kosove qe e vertetojne se ne luften e Trojes qe eshte bere ishin arme te prodhuara apo qe i kishin bere ne Dardani .... | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Thu Nov 29, 2007 11:18 pm | |
| Kur flasim për gjurmimet arkeologjike të shqiptarëve është mirë ta definojm se greko fanariotët dhe shqiptarët... cilët janë autokton e cilët janë të ardhur në trojet e sotme ku jetojnë ? A është kjo sot e vërtetuar ?
Fillojm me Dodonën. ... e cila është 22 km në jug të Janinës midis maleve Tomaros dhe Manoliassa. Perëndia e parë e cila kishte ardhur ishte Perëndesha Toke. Kulti i Zeusit dhe pema e shenjtë e Lisit u soll në Dodona nga Selloi, degë e fisit të Thesprotëve, në mes të shekullit 19 dhe 14 p.e.s.etj etj ...
Si mund që Dodona në Greqi të jet greko fanariote, kur gjeografikisht ishte jashtë sferës së botës greko fanariote . Është më në veri dhe më në perëndim. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Fri Dec 07, 2007 7:33 am | |
|
Janë gjetur tre skelete, që u përkasin një burri, një gruaje dhe një fëmije, të cilët mendohet se kanë gjetur vdekjen gjatë tërmetit të vitit 1273, janë zbuluar në afërsi të amfiteatrit antik të Durrësit. Zbulimi është kryer gjatë ekspeditës së katërt arkeologjike italo-shqiptare, që ka nisur 10 ditë më parë dhe që synon njohjen e plotë të amfiteatrit 1900-vjeçar. Fillimisht u gjet skeleti i një fëmije 12-13 vjeçar, gjinia e të cilit do të përcaktohet pas analizave antropologjike. Më pas, u zbuluan skeleti i një gruaje me gjatësi rreth 1.70 metër, si dhe ai i një burri, i cili ndodhet në gjendje të përkulur dhe puna për nxjerrjen e plotë vazhdon ende. Të gjithë skeletet ndodhen të shtrirë në brinjë, dhe nuk bëhet fjalë për një varrezë të vogel lagjeje, por për trupa që vdekja i ka gjetur në pozicione të ndryshme paniku, burri dhe gruaja madje kanë drejtime të kundërta largimi dhe megjithëse ndodhen vetëm 2 metra larg njeri tjetrit, në ikje e sipër i kanë kthyer shpinën sho-shoqit, ndërsa skena duket se i përngjet pamjeve të tërmetit të tmerrshëm të Pompeut. Këto janë skeletet e para të zbuluara gjatë katër ekspeditave, që kanë nisur në vitin 2004 dhe që zgjasin 6 javë. Gërmimet janë një bashkëpunim i Universitetit të Parmës me Departamentin e Arkeologjisë në Durrës dhe financohen nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë. Skeletet janë zbuluar në thellësinë prej afro 2 metra dhe i përket shek. XIII. Ato ndodheshin nën dyshemenë e një godinë mesjetare, e cila është zbuluar gjatë ekspeditës së vitit të kaluar. Kjo pjesë e godinës i përket fundit të shek. XIII dhe të zotët e shtëpisë nuk kishin arritur t’i gjenin skeletet para shtrimit të dyshemesë. Durrësi ka pësuar disa tërmete, ndër të cilët më të përmendurit janë ai i vitit 58 para Krishtit; ai i vitit 346 pas Krishtit dhe ai i vitit 529 pas Krishtit. Tërmeti i vitit 1274, të cilit i përkasin edhe skeletet e zbuluara sot pranë afiteatrit, është tërmeti i katërt shkatërrimtar, që ka pësuar qyteti me histori 3 mijëvjecare.
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Sat Apr 12, 2008 3:56 pm | |
| ANTIGONEA NJË QENDËR E PRODHIMIT TË MONEDHAVE
Arkeologët zbulojnë në Antigone monedha bronzi eargjendi dhe sende të përdorimit të përditshëm
Engjëll Serjani, Gazeta „SHQIP“
Në vazhdim të gërmimeve dhe kërkimeve arkeologjike nga një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-greke, që nisi ekspeditën në fillim të javës në qytetin antik të Antigonesë, arkeologët kanë mundur të zbulojnë monedha bronzi e argjendi dhe sende të tjera të përdorimit të përditshëm. Monedhat e gjetura gjatë ekspeditës shqiptaro - grekeqë vërtetojnë se qyteti ka pasur punishte për prerjen e monedhave. Gjatë gërmimeve që kanë nisur të hënën në një kuadrat banesash të vendosura në pjesën qendrore të qytetit 2300-vjeçar të Antigonesë, punëtorët që kryejnë gërmimet dhe arkeologët shqiptarë e grekë, që i ndjekin hap pas hapi punimet në rrënojat e qytetit epirot, të djegur brenda një nate në vitin 168 Para Krishtit, u gjendën 2 monedha bronzi, me mbishkrimin"IPIROTOM" dhe një monedhë me mbishkrimin "APOLLON". Ndërkohë, sipas arkeologes greke, Jorgjia Plaku, në inventarin e gjetjeve, përveç monedhave, përfshihen edhe materiale të tjera të përdorimit të përvitshëm kulturor, ushtarak, ekonomik dhe jetik, si enë balte, amfora, pjata balte, tjegulla që shërbenin përmbulimin e çative, maja heshtash, gjyle guri që janë hedhur me katapulta gjatë rrethimit, fragmente të godinave urbane dhe të mureve rrethuese. Arkeologu shqiptar, Dhimitër Çondi, gjetjeve më të fundit thotë se: "Ndonëse numri i monedhave të zbuluara në Antigone, edhe gjatë ekspeditave të mëparshme të realizuara në Antigone kryesisht nga prof. Dhimosten Budina, arrin në 1000 copë dhe që u përkasin qytetërimeve të ndryshme nga Azia e Vogël, në Greqinë e Lashtë, Apoloni, Kerkyrën e Lashtë e deri në Romën e Lashtë, që dëshmojnë për shkëmbimet dhe lidhjet e fuqishme ekomomike të Antigonesë, 3 monedhat e gjetura në ditën e katërt të ekspeditës sonë kanë rëndësinë e tyre shkencore dhe historike e për këtë do të duhen studime më të plota nga ekspertët e fushë".
arkeologu Paraprakisht, vazhdon arkeologu Dh. Çondi, ne mund të bëjmë përshkrimin e monedhave të gjetura, të cilat, në fakt, janë modele të njohura për ekspertët e arkeologjisë, pasi janë ndeshur edhe në gërmimet e mëparshme. "Njëra prej monedhave të gjetura është prej argjendi dhe i përket qytetit të Apolonisë dhe në njërën anë të monedhës lexohet qartë fjala "APOLLON", ndërsa dy monedhat e tjera janë vendase, pasi në njërën anë të tyre dallohet qartë se i përkasin llojit të monedhave "Artemis me trekëndëshin e Dionisit" dhe tjera "Artemis me majë heshte", ndërsa në anën tjetër lexohet qartë fjala "IPIROTOM", që do të thotë Epir",sqaron Çondi. Sipas arkeologëve, 2 nga 3 monedhat e gjetura janë mjete këmbimi të prodhuara në Antigone dhe kjo vërteton së ky qytet i lashtë nuk ka qenë vetëm një qendër e madhe dhe e rëndësishme e këmbimit, por edhe një qendër e prodhimit dhe e prerjes së monedhave. "Për të provuar faktin se kjo ka qenë një qendër e prerjes së monedhave të bronzit shërben gjetja më parë nga prof. Dh. Budina e lingotës së prerjes së monedhave dhe monedhat e gjetura së fundi janë të të njëjtës përmasë me lingotën e zbuluar më parë", tha Çondi. Ndërkaq, gërmimet e kryera të ekspeditës shqiptaro- greke, nën drejtimin e bashkëdrejtorëve të këtij projekti, prof. Shpresa Gjongecaj e Institutit Arkeologjik të Tiranës dhe dr. Kostas Zahos i Eforia Prehistorike Klasike 12 e Janinës kanë vazhduar edhe në disa pika të tjera të qytetit antik, si në pjesët Lindore dhe Perëndimore të murit rrethues, në zbulimine një katrori të plotë të banesave për t‘u dhënë mundësi vizitorëve që të krijojnë një ide të plotë për planimetrinë e parastudiuar urbane të Antigonesë, ndërkohë topografët e ekspeditës punojnë përpërfundimin e hartës topografike të krejt Parkut Arkeologjik të Antigonesë, kryer me metodën moderne JPE, që realizohet nëpërmjet lidhjeve me 3 satelitëcivilë, që lëvizin në orbitën e Tokës. [/size][/size] [size=9][size=9]Pritet që gjatëperiudhës 1 tetor deri më 30 tetor 2006, kjo ekspeditë të vazhdojë kërkimet arkeologjikenë qytetin antik të Antigonesë, me 20 punëtorë vendas në pjesën qendrore të qytetit antik dhe në disa fragmente të murit rrethues në mjediset e Antigonesë.
Antigonea Çfarë përfaqëson qyteti antik epirot i Antigonesë? Sipas dëshmive dhe shkrimeve të vjetra, Antigone e lashtë ka qenë një qytet që u ndërtua nga Mbreti i Molosëve, Pirro. Njehsimi i vendndodhjes së Antigonesë ka qenë objekt i debateve shkencore për shumë dekada, por nga të gjithë pranohet se zbulimi dhe identifikimii përket arkeologut shqiptar, Dhimosten Budina, i cili gjatë ekspeditave dhe gërmimeve që bëri për vite të tëra (1970 - 1985) arriti dhe zbuloi i pari disa tesera votimi të argjendta me emblemën e antigonianëve.
Historia Qyteti është vendosur mbi dy kodra në vendin e quajtur Jerma, në pjesën jugperëndimore të fshatit Saraqinishtë të luginës së lumit Drino, në distancë 5 kilometra, në vijë të drejtë nga Gjirokastra e sotme. Muret rrethuese të qytetit, me gjatësi afro 4 kilometra, rrethojnë një hapësirë me një sipërfaqe prej 45 hektarë tokë (450 dynym). Qyteti, ngapikëpamja urbanistike, ishte i organizuar në katrorë ndërtimi, në bazë të sistemit urbanistik të hipodomik (bashkëkohor). Kërkimet arkeologjike që organizoi Dhimosten Budina ka zbuluar të paktën 10 objekte private, rrugë të shtruara me pllaka, tubacione të ujërave të zeza e trotuare, si dhe një tunel, i cili përbënte një nga ndërtesat e tregut. Rruga qendrore e qytetit, me gjerësi afro 6 metra, e përshkonte krejt Antigonenë në një gjatësi të paktën një kilometër nga hyrja veriore deri tek ajo jugore. Antigonea ishte qyteti i dytë në madhësi dhe në rëndësi në hapësirat e Kaonisë së lashtë pas Finiqit. Kontrollonte rrugët e famshme të Antigonesë, nga ku kalonte rruga që bashkonte Apoloninë e Vlorën me rrafshnaltën e Janinës dhe Epirit të Jugut. Në saj të vendndodhjes gjeografike me rëndësi të madhe, Antigonea, afërsisht në mesin e luginës së Drinos, njohu një kulm zhvillimitë paparë. Afër Antigonesë legjionet romake të vitit 198 para Krishtit mundën ushtrinë e Mbretit të Maqedonisë, Filipit V. Më vonë, në 167 para Krishtit, Antigonea u shkatërrua me mundësinë më të madhe nga legjionet e Emil Pavlos bashkë me 70 qytete të Epirit, sipas raporteve të gjeografit të lashtë, Strabonit. Zhvillimi i mëtejshëm i qytetit nuk është vërtetuar plotësisht. Një trigone mbretërore, në të cilën qëndron një dysheme me mozaikë, me emblemë greke, dëshmon përpërdorimin e vendit në vitet e periudhës Paleokristiane.
Pse u quajt Antigone nga Pirroja i Epirit? Qyteti u quajt Antigone nga Pirroja në nderim të gruas së tij të parë, Antigoni, vajzë e fisnikëve maqedonas, Vereniqi dhe Filipi. Më vonë, Vereniqi u martua me pasardhësin e Aleksandrit të Madh, Ptolemeon, Mbret i Egjiptit, në oborrin e të cilit Pirro njohu Antigonën. Përveç gruas së tij, Pirro nderoi edhe vjehrrën e tij, Vereniqin. Për nder të mbretëreshës mori emrin Vereniqi një qytet në Epir, i cili ndodhet afër Nikopolisit.
Kur nisën gërmimet e para? Gërmimet e para nga ekspertët arkeologë nisën në Antigone, në prag të Luftës së Parë Botërore, nga arkeologu amator, S. Evangelidhi. Ndërsa gërmimet sistematike dhe shkencore u ndërmorën në Jermë, qyshprej vitit 1966 dhe për disa vite me radhë u nxor në dritë një material arkeologjik mjaft i pasur, i cili ndryshoi rrënjësisht përfytyrimet për këtë vendbanim. Një ndër rezultatet e rëndësishme të gërmimeve është identifikimi i rrënojave të Jermës në qytetin e Antigonesë. Kjo u bë e mundur me zbulimin e një tog teserash të rrumbullakëta prej bronzi me mbishkrimin "ANTITONEAN". Këto objekte, të cilat përmbajnë dokumentin e parë epigrafik, që bën fjalë për qytetine Antigonesë, dhanë mundësi të korrigjohet mendimi i shprehur më parë për këtë çështje. Një interes të veçantë në Antigone paraqesin elementet urbanistike dhe arkitektonike. Për të parën herë në qytetet tona këto elemente janë zbuluar në një masë të tillë që të japin mundësi të formosh, qoftë edhe në vija të përgjithshme, një ide mbi planin urbanistik të një qyteti dhe veçoritë arkitektonike e konstruktive të banesave qytetare.
Antigonea, si monument kulture Antigonea është shpallur monument kulture në vitin1963 me vendimin e rektoratit të Universitetit Shtetëror të Tiranës, mbështetur në ligjin e asaj kohe "Mbi shpalljen e monumenteve të kulturës". Është themeluar në shek. IV para Krishtit. Është qytetiantik me sipërfaqe më të madhe, 45 ha në vendin tonë. Gërmimet arkeologjike më të plota që kanë identifikuar emrin dhe historinë e qytetit janë kryer dhe drejtuar nga arkeologu i njohur, prof. dr. Dhimosten Budina. Në pjesën juglindore të Antigonesë, gjatë këtyre ekspeditave, të udhëhequra prej arkeologut Dhimosten Budina, është zbuluar një objekt kulti i hershëm kristian, që sipas ekspertëve, i përket shek. të 6, në dyshemenë e të cilit është zbuluar një mozaik. Ndër objektet që dëshmojnë për vjetërsinë e Antigonesë është edhe një statujë e vogël bronzi e Poseidonit, që tani gjendet në Muzeun Arkeologjik në Tiranë. Gjurmëte këtij qyteti në planin urbanistik dëshmojnë për një sistem të rregullt dhe të përparuar urbanistik,karakteristikë për qendrat e krijuara rishtas si Antigonea, ashtu dhe për qendrat e themeluara prej kohësh, si Apolonia e Oriku. Kjo dukuri dëshmon për një urbanistikë mjaft të përparuar në kohë, pasi themelimi i tyre përkon me fillimet e urbanistikës së rregullt romake. Ka një numër të madh banesash, një kapelë ku paraqitet Shën Kristofori, një nga ikonografitë më të hershme në klasifikimet botërore.
Çfarë kanë nxjerrë në dritë gërmimet? Gërmimet e kryera deri në fund të viteve ‘80 kanë nxjerrë në dritë pjesë të konsiderueshme të murit rrethues të qytetit, disa kulla mbrojtëse dhe një hyrje me dy kulla. Në brendësi të sipërfaqeve të qytetit janë zbuluar sipërfaqe të mëdha, me banesa dhe objekte publike, ndërmjet të cilave edhe një banesë me gjysmë peristil, si dhe disa dyqane, punishte e kisha.
Zbulimet më të fundit arkeologjike në 2005-ën. Zbulimet më të fundit në Antigone janë bërë nga një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-greke dhe ato përfshijnë një varr monumental të vendosur në pjesën ku mendohet se dikur ka qenë shtrirë nekropoli iqytetit antik epirot të Antigonesë dhe disa objekte brenda tij, si pjesa e përparme të një përkrenareje prej bronzi dhe disa armë. Drejtori i ekspeditës, njëkohësisht drejtor i Muzeut Arkeologjik të Butrintit, prof. dr. Dhimitër Çondi, që drejtonte gërmimet në terren gjatë kësaj ekspedite, thotë se: "Në brendësi të varrit monumental, të tipit të varreve të mbretërve maqedonas, gjatë këtyre gërmimeve është bërë e mundur të gjendet një përkrenare bronzi e madhësisë 20 me 30 cm. Është pjesa e përparme e përkrenares, e cila vendoset përpara fytyrës së luftëtarit". Megjithatë, sipas arkeologëve, shtresa e fundit e varrit nuk është prekur nga gërmimet e trafikantëve të objekteve antike. Kjo do të thotë që aty mund tëgjenden edhe objekte të tjera të rëndësishme, që i përkisnin personit të varrosur atje. Gjatë gërmimevenë brendësi të varrit, arkeologët kanë arritur të zbulojnë edhe fragmente qeramike e bronzi, të cilat do të studiohen dhe dokumentohen në vazhdim nga ekspertët e arkeologjisë. Ndër punimet me rëndësi e vlerë përkthimin e Antigonesë në një vend të vizitueshëm është edhe projekti italian për nivelimit topografik të territorit prej 45 hektarësh, ku, sipas ekspertëve italianë, janë 22 pika trigonometrike, të cilat përherë të parë krijojnë me anë të metodave të fotogramomentrisë një pamje më të plotë të këtij monumenti të lashtë. Vëmendja dhe ekspeditat janë rikthyer në Antigone pas afro 20 vjetësh, ku nuk janë kryer zyrtarisht ekspedita arkeologjike, ndonëse gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar gërmimet klandestine nga gjurmuesit, trafikantët dhe grabitësit e vlerave të antikitetit.
Zbuluesi i Antigonesë, arkeologu Dhimosten Budina,është shpallur "Nderi i Komunës së Antigonesë" në qershor të vitit 2003. Arkeologu i njohur DhimostenBudina është shpallur "Nderi i Komunës së Antigonesë"nga këshilli komunal i kësaj komune në shenjë respekti për përkushtimin e tij shkencor gjatë ekspeditavekërkimore dhe punës studimore për zbulimin, identifikimin dhe publicitetin e qytetit antik tëAntigonesë. Dhimosten Budina ishte një nga ekspertët e Institutit Arkeologjik pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë, që një pjesë të përkushtimit të tij kërkimor-shkencor e ka të lidhur ngushtë me disa ekspedita arkeologjike për kryerjen e gërmimeve në qytetin e Antigonesë, qytetërimi i të cilit i takon shekullit III para erëssë re.
* Marre nga Gazeta "SHQIP"
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Sat Apr 12, 2008 4:10 pm | |
| Antigoneja, thesare te reja joshin arkeologet Hapet per here te pare nje zyre menaxhimi
Ismail Xhaferri
Rizgjohet qyteti antik i Antigones. Ky rizgjim ka nisur me hapjen per here te pare te zyres se menaxhimit te vlerave te medha te ketij qyteti por edhe me fillimin e fazes se dyte te ekspedites se perbashket shqiptaro greke. Faza e pare e ekspedites qe perfundoi vitin e kaluar beri te mundur hartimin e tipografise ne te gjithe siperfaqen prej 45 hektar. Po gjate fazes se pare eshte zbuluar nje varr monumental si dhe nje perkrenare dhe disa arme prej bronxi. Perkrenarja e zbuluar eshte pjese e perparme qe vendoset per mbrojtje nga luftetart. Varri i zbuluar nuk eshte prekur nga germimet e trafikanetve te objekteve antike dhe kjo do te mundsoje edhe gjetjen e objekteve te tjera te luftetarit te varrosur atje. Ne fillimin e faza se dyte qe do te hedhe me shume drite mbi Antigonen ishin te pranishm specialist shqiptar dhe grek. Kosta Zaho drejtor i pales greke tha se ekspedita e perbashket e ketij viti do ti perqendroje punimet ne nje kuadrat te caktuar per te verifikuar vazhdimesine e jetes ne kete kuadrat. Por qellimi i fazes se dyte te ekspedites sipas Zahos nuk jane vetem punimet shkencore por edhe shndrrimi i qytetit antik qender te Kaonise ne nje vend te frekuentuar e vizituar nga turistet e huaj. Nje nder punimet me rendesi e vlere per kthimin e Antigonese ne nje vend te vizitueshm eshte edhe projekti italian per rivelimin topografik te gjithe teritorit ku sipas specialistve italian jane 22 pika trigonometrike te cilat me ane te metodave te fotogramomentrise krijojne nje pamje te plote te ketij monumenti te lashte. Drejtori i pergjithshem i ekspedites dhe njkohsisht drejtor i muzeut arkeologjik te Butrintit profesor doktor Dhimitr Condi thote se gjate ekspedites ne fazen e dyte do te synohet zbulimi i tri elementeve te rendesishem si jane teatri, tempujt dhe nekropoli. Ne fillimin e ekspedites se dyte dhe celjen e zyres se parkut te ketij qytei ka marre pjese eshte drejtori i insitutit arkeologjik Muzafer Korkuti i cili tha se i jemi rikthyer punimeve per zbulime te metejshme ne Antigone. Brenda ketij qyteti fshihen elemet mjaft te rendesishem mbi te cilat do te hidhet drite nga ana jon. Per kete duhet nje pune shkencore 10 vjecare por edhe me durim e pasion duke ecur ne gjurmet e zbuluesit te ketij qyteti Dhimosten Budina. Ngritja e parkut te Antigones me status te vecante eshte miratuar disa vite me pare por tashme ai u be realitet. Ministri aktual i kulturs Bujar Leskaj ka akorduar nje fond prej 10 milion lekesh per nisjen e punes ne kete park. Celja e kesaj zyre do te jap nje kontribut te madh per vlerat e trashgimise kulturore, arkeologjike, historike dhe natyrore te qytetit te lashte. Kjo pasi brenda ketij qyteti ka ende shume objekte me vlere qe qendrojne te fshehura. Germimet intesive te kryera deri ne fund te viteve 80-t kane nxjerre ne drite pjese te konsiderueshme te murit rrethues te qytetit disa kulla mbrojtese dhe nje hyrje me dy kulla. Ne brendesi te tij jane zbuluar siperfaqe dhe banesa me objekte publike si dhe dyqane punishte kisha etj. Per vlerat e saj te medha Antigonea eshte shpallur monument kulture ne vitin 1963 dhe eshte themeluar ne shek. IV para Krishtit.
* Marre nga "Gazeta Shqiptare" Tetor 5, 2006:106 | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Sat Apr 12, 2008 4:11 pm | |
| 10 milion lek per ngritjen e Parkut KombetarAntigonese i kthehet prika e premtuarE. B
Gjirokaster – Drite jeshile per Parkun Kombetar te Antigonese. Nje fond prej 10 milion lekesh te rinj nga ana e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve eshte hapi i pare i hedhur ne drejtim te konsolidimit te ketij parku. Ky fakt eshte bere i njohur nga kryetari i komunes se Antigonese, Ylli Muho, sipas te cilit “investimi prej 10 milion lekesh, akorduar nga ministri Bujar Leskaj eshte i pari i ketij lloji qysh prej miratimit te Antigonese Park Kombetar. Celja e zyres se ketij parku dhe blerja e pajisjeve te saj do te jene punet e para qe do kryhen me kete fond”. Para tre muajsh, me nje vendim po te ministrit Leskaj, Antigonea u perjashtua nga fondi i investimeve per kete vit dhe ky fakt u prit keq nga komuna e Antigones. “Djegia e dyte e Antigones” e cilesoi Muho vendimin e atehershem i cili duket se u riparua disi me vonese. Vendimi i diteve te fundit i MTKRS-s eshte cilsuar “si tregues se kjo ministri per here te pare ka menduar seriozisht per kthimin e qytetit antik te Antigones ne nje qender te vizitueshme dhe per t'a perfshire ate ne harten dhe axhenden turistike te vendit”. Antigonea eshte qyteti qe mbreti i Epirit, Pirro, i beri dhurat si prike bashkshortes se tij te pare, Antigonse, e bija e mbretit te Egjiptit, Ptolemeut. Qyteti i dyte me i madh i Epirit, me nje siperfaqe 47 hektare dhe mur rrethues 4 mije metra, prej shume vitesh mban statusin e nje Parku Kombetar, por asnjehere nuk eshte perfshire ne listen e investimeve.
* Marre nga Gazeta "Shekulli" | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Wed Apr 16, 2008 5:02 pm | |
| Një zbulim i ri në Kalanë e Tiranës
Mansium-i Romak dhe Castrum-i Bizantin në selinë e Pashallëkut të Tiranës
· Pas zbulimit të parë tronditës të 2001-shit, të një kulle katrore me dimensione 12m x 12 m, e cila pasi u dokumentua u rivarros nën shtresën e asfaltit, një tjetër zbulim mbresëlënës është bërë në Kalanë e Tyrhanës (Tyrcanos): një kullë rrethore në këndin veri-lindor të kështjellës, gjë që siguron përfundimisht shkencetarët se kemi të bëjmë me një kështjellë perandorake justiniane.
Shkruan: Artan Shkreli, Tiranë, Prill 2008
“Zot na ruaj prej çifutëve të Selanikut, prej turqve të Egribosit, prej grekëve të Athinës dhe prej shqiptarëve të Tiranës!”, thotë një proverb turk. Askush s’di të thotë as sot e as në qindvjetëshin e nëntëmbëdhjetë - kur regjistrohet ky proverb - se ç’rrethana i ngucën turqit të shpreheshin kësisoj. Ka gjasa që kjo thënie ta ketë zanafillën në periudhën e turbullt të Pashallëqeve, atëhere kur Shqipëria e Mesme në përgjithësi, dhe sidomos Tirana, u përfshinë në vorbulla luftimesh të acaruara, ku vlonte një zjarr i çuditshëm, i cili del se ndizej edhe më fort pas çdo ndërhyrjeje të pushtetit sulltanor.
As Stambolli e as të dërguarit nuk mbërrinin t’i kuptonin grindjet e feudalëve “të vegjël, por idhnakë”, sherre të cilat flakëruan fort kur Ahmet Kurt Pasha i Beratit rrethoi Tiranën në vitin 1780. Të habit fakti që ndër historianë ka lëshuar rrënjë bindja e gabuar se qyteti fushor nuk kishte kështjellë asokohe. Është marrì kjo hamendje, pasi Ibrahim Bargjinolli nuk mund të mbrohej nga ushtria e vuxhudshme e Kurt Pashës duke u mbrojtur pas shtëpive të qerpiçit. Me siguri kështjella e vjetër, ndonëse e mballosur vende-vende e thuajse firomëzënë nga pirgu i shtëpive rreth saj, i motivonte radhët e tiranasve në qëndresat e mbrame që të shtrëngoheshin prapëseprapë në po atë fortifikim. Në fakt, më tepër se kështjellë në kuptimin klasik të fjalës, për shqiptarët ajo përfaqësonte “sarajin”, i cili më së shumti nuk ish gjësend-tjetër veçse pallati i sundimtarit apo guvernatorit, i rrethuar me mure mbrojtëse. Andaj do të ketë lindur edhe ngatërrimi i gjithëhershëm i “kështjelles” së qytetit me “sarajin” apo “pallatin”.
Përsa nuk ta mbush syrin, Kalaja e Tiranës rrok një sipërfaqe më të madhe se ajo e Petrelës, çka se kjo e dyta është përshkruar imtësisht falë vendndodhjes së saj të pambërritshme dhe ngulimit-çelës që zë në rrugë të Qafë-Krrabës - degëzim fort i rrahur i rrugës Egnatia. Për të qenë të saktë duhet të themi se të dhënat për Petralba-n/Petrelën fillojnë të bjerren me vendosen e Pax Turcica-s, kur ushtritë e huaja nuk lëvrijnë më aq shumë nëpër Shqipëri - sakur në periudhën osmane, në Shqipërine e Mesme, zënë e shfaqen si të rëndësishme edhe fortifikimet kodrinore, si Preza, Ishmi apo Ndroqi, e madje edhe ato fushore si Elbasani, Peqini e Tirana.
Ashtu si kalaja e Elbasanit (me profil mirëfilli osman) u ngrit saktësisht mbi rrënojat e Skampinit të lashtë e të braktisur prej shekujsh, edhe ajo e Tiranës duhet të ketë pasur të njëjtën ecuri. Ringritja e saj e ngadaltë, por e vazhdueshme shpesh u ka shpëtuar kronistëve, pasi silueta e saj nuk shfaqej dhe aq si fortesë e mëvetësishme, se si pallat i rrethuar mu në mes të qytetit. Sot një gjë është krejt e qartë, siç arsyeton edhe Hahn-i, Tirana trashëgoi emrin historik të qendrës së banuar, e cila ka qenë kurdoherë po aty përgjate shekujve, duke u luhatur brenda sinorëve të kësaj hapesire që zë dhe sot. Pa i hyrë hamendjeve për etimonin toponimik, në ky i fundit ka zanafillë kadme, etruske, thrake apo ilire (per secilin variant ka argumente pro e kundër), Barleti vëren se emri ka qenë i përdorur gjerësisht në zonë. Pos asaj që e emërton Tiranë ë madhe (Tyranna Major - Tirana e sotme), ai zë ngoje edhe Tiranën e vogël (Tyranna Minor - pranë Krujës), cekasë të cilën Hahn-i e përdor si argumentpro tezës se ky toponim ka prejardhje vendase. Rëndësia e qendrës natyrisht ka qenë më e madhe para sundimit osman, aq sa të shërbente si mbiemër, pasi një shekull e gjysmë para Marin Barletit, në vitin 1372, në dokumente venedike na shfaqen akte noterësh që flasin përdy marinarë “tiranas”: Vilin dhe Leonin (Villino da Tyranna dhe Leo da Tyranna - marinarios).
Castrum Romako-Bizantin
Për kohërat pararomake të Tiranës nuk dalin të dhëna eksplicite, përpos faktit se zona ka pasur një zhvillim të mirë ekonomik. Në lashtësi, vendbanimi Tyrkanos/Tirhan-ës shtrihej pranë vendit të quajtur “Kroji i Shinjinit”, aty ku deri vonë ka qenë Fusha e Aviacionit. Sikundër edhe për qendra të tjera të antikitetit, kjo vendndodhje gjendej pranë lumenjve apo burimeve të ujit, e në rastin konkret në zonën që shtrihej ndërmjet shtratit të lumit të Rigllates (sot, Lumi i Tiranes) dhe përroit të Lanës. Gjurma më e dukshme e këtij vendbanimi është rrënoja e kishës paleokristiane të Shën Gjin/Gjon Pagëzorit - e njohur kryesisht per mozaikun e saj - ndërtuar në kohëra paleokristiane dhe shndërruar në kishëz në kohën kur sundoi Kostandini i Madh. Sot aty ende mund të këqyret një mjedis nëntokësor, por me funksion të papërcaktuar mirë. Stelat madhështore të periudhës romake, të gjetura në zonë e të ekspozuara po aty, dëftojne për praninë e një nekropoli të pasur (ende të pazbuluar), e për rrjedhim dëshmojnë sakaq se ky vend ka qenë vijimisht i rëndësishëm. Në fakt thesaret e gjetura me monedha ilire dhe denarë romakë pranë Pallatit te Brigadave, që datohen në kapercyell të Erës së Vjeter me atë të Re, jane tregues i begatisë së Tiranës, duhet të ketë pasur që në kohët romake një qendër për administratën, qendër kjo e vendosur brenda në një castrum - fortifikim fushor.
Kjo hamendje, nga hipotezë po shnderrohet dora-dorës në pohim shkencor qysh prej vitit 2001, kohë kur u bëne gërmime sporadike të mureve të kalase mesjetare të qytetit. Gjatë restaurimit të njerës prej portave osmane të kalasë u zbuluan struktura shumë të vjetra muresh, me zhvillime planimetrike te ndërlikuara, por edhe një kullë e pazakontë me trashësi muresh 3m dhe me dimensione 12.00 x 12.00 m. Ndonëse atëherë sondazhet vazhduan gjer në thellësinë 2.90 m nën nivelin e asfaltit, nuk u gjet dot fundi i tabanit të themelit, pasi ai ndodhej më në thellësi të tokës së butë argjilore .
Kështu, në verë të vitit 2001, u zbulua se muret e castrum-it zgjatoheshin drejt Akademisë së Shkencave. Zbulimi i gjurmëve të mureve prej guri, të ruajtura për mrekulli nën tokë, ish diçka emocionuese. Ato kalonin para shtatores së Fan Nolit ku ktheheshin me 90º në drejtim të Lanës duke vijuar përpara Parlamentit të sotëm dhe duke u kthyer sërish te SHQUP-i, sipas një aksi paralel me murin ku mbështetet sot Kinema Millennium. Kësisoj shfaqej forma tipike e një castrum-i romak, të orientuar veri-jug dhe lindje-perëndim, sipas parimit cardo et decumanus. Ka gjasë që bazat e këtij castrumi të jenë hedhur gjatë periudhës së Luftes Civile Romake, kur zona u mësy nga legjionet e Qezarit, që mbante të ngujuar në Petra/Shkëmbin e Kavajës ushtrinë e Pompeut. Dihet se Qezari u kujdes t’i mbyllte çdo ndihmë Pompeut nga Maqedonia nëpërmjet rrugës së Qaf-Krrabës dhe mund të hamendet se ai ndërtoi me kast edhe një fortifikim për garnizonin e tij të kontrollit rrugor. E në këtë rast do kishim të bënim me një mansium. Historiani K. Frashëri mendon se për t’i rritur fuqinë mbrojtëse kësaj kështjelle fushore, ajo duhet të ish e qarkuar me ujërat e përroit të pashterrshëm të Lanës, nëpërmjet një kanali të posaçëm – teknikë efikase për kohën, në mbrojtjen e kalave fushore. Një gjë e tillë është zbuluar të jetë bërë edhe me kalanë e Skampinium/Elbansan, e cila ka qenë e rrethuar nga një kanal që furnizohej prej ujërave të përroit të Zaranikës.
Pas kësaj castrum-i duhet ta ketë humbur rëndësinë e tij, pasi Pax Romana vendosi qetësinë shekullore në trevë. Romës nuk i interesonte krijimi i një qyteti të madh në Tyrhan, ngaqë ky funksion përmbushej nga Dyrrahu fqinj; ajo ish e interesuar vetëm të konsolidonte qendrën rurale, që administronte mbarëvajtjen e punëve bujqësore si dhe të mirëmbante mansium-in/stacionin rrugor që kontrollonte degëzimin për Qafë-Krrabe të rrugës Egnatia. Ndaj dhe kjo kështjellë do të përmendej vetëm gjashtë shekuj më pas, ahere kur Roma kishte rënë dhe Bizanti ndodhej nën trysninë e dyndjeve barbare. Vendbanimi, tashmë i tkurrur për shkak të pretimeve gjermane, vijoi që prej shekullit të VI të mbetej rrotull kështjellës gjysmë të rrënuar (e cila ende sot gjendet në zemër të qytetit). Por këtë fortifikim në fakt do ta rindërtonte perandori Justinian, në kuadër të luftës Bizanto-Gote, për të penguar mbërritjen në Durrës të Ostrogoteve të udhëhequr nga Totila, të cilët pritej të kalonin – sikurse ndodhi - nga Qaf-Krraba. Përfundimi i rindërtimit të saj dokumentohet në vitin vit 544 nga kronisti i Justinianit, Prokopi i Qezaresë, në librin e tij të famshëm De Aedificiis; aty në listën e kështjellave të Epirit të Ri ai përmënd edhe Tirhan-ën
Duke qenë e vendosur në një pellg aluvional, pjesa më e lashtë e kështjellës mbetet sot thellë nën tokë dhe prej saj aktualisht mund të admirohet vetëm një pjesë e mureve rrethuese të Kullës së Gjatë. Nën Perandorinë e Bizantit, castrum-i i Tiranës pësoi të njëjtin fat mizor me atë të simotrës së tij, Skampinit. Ajo thuajse u shkatërrua krejt nga barbarët , ndaj bizantinët nuk e përdorën më për qëllime strategjike, por vetem si fortifikim të vogël garnizoni.
Anonimi i Tivarit, saku edhe Barleti, i mëshojnë faktit se Gjergj Kastrioti ndalej e drekonte në Tiranë, teksa udhakonte prej Kruje në Petrelë e anasjelltas, apo dhe kur dilte për gjah në pyjet e pasura të Tyranna Major. Duket se mansium-i i dikurshëm, ndonëse gjysëm i rrënuar, i kish mbijetuar edhe sllaveve edhe frankëve dhe funksiononte ende si strehëz emergjence në periudhën e parë osmane. Këtë na e dëshmon ambasadori vendikas Lorenzo Bernardo, i cili më1591, rrugës për në Stamboll, kaloi nëpër « campagna grande famosa di Scanderbeg, detta Tiranna ». Ky stacion e bënte më të sigurtë kalimin e rrugës në kohët e rremujës së përgjithshme që kaploi këtë zonë gjatë periudhes kataklizmatike kur Arbënia Kristiane ra e ezauruar nën osmanet energjikë.
Konstatimi
Aleksandër Meksi: Të vazhdojnë gërmimet
Në pozicionin e një arkitekti dhe restauratori, Aleksandër Meksi mendon se u duhet dhënë kohë specialistëve të nxjerrin rezultatet e sakta. Pas një vëzhgimi të bërë dje pranë mureve të kalasë së Tiranës, të zbuluara pranë godinës së Akademisë së Shkencave, Meksi thotë se është i nevojshëm akordimi i një fondi që do të mundësojnë arkeologët dhe specialistët e monumenteve ta çojnë punën deri në fund. “Është e nevojshme të gërmohet, në mënyrë që të kemi të qartë se me çfarë kemi të bëjmë. Vetëm atëherë specialistët mund të diskutojnë dhe të dalin në përfundime të sakta për kohën dhe planimetrinë e objektit. Studimet transmetojnë rëndësinë e asaj që zbulohet”, - thotë Meksi. Sipas tij momentalisht të gjitha diskutimet nga ane urbanistëve, për vijueshmërinë e rrugës dhe të specialistëve të monumenteve, janë të pambështetura mirë. Nuk mendon se gërmimet në anën e rrugës mund të nxjerrin në dritë objekte të tjera, sepse sipas tij struktura e kështjellave ka qenë e tillë, që përtej mureve nuk kishte ndërtesa të tjera, por vazhdimi i punës do të krijonte një situatë më të qartë si për specialistët e monumenteve, ashtu edhe për urbanistët, të cilëve do tu duhet të rishikojnë projektin e rrugës. Nuk është për pezullimin e punëve në atë zonë, pasi ajo arterie rrugore që kalon aty është planifikuar shumë herët dhe është e rëndësishme për qytetin, po duhet vepruar në mënyrë të tillë, që qoftë tani, apo edhe më vonë arkeologët të mund të vazhdojnë punën e tyre. “Nuk duhet vepruar si në rastin e kabllove elektrike, të cilat janë betonuar. Kjo do ta varroste përfundimisht atë çka fshihet nën tokë”, - thotë Meksi, specialist në fushën e arkitekturës pas bizantine. Ai e pranon se është e vështirë t’i ruash objekte të tilla, por duhen ndjekur eksperiencat e përdorura në vende të ndryshme të botës që janë gjendur përballë dilemave të zhvillimit dhe të ruajtjes së trashëgimisë. Është i sigurtë se do të gjendet një zgjidhje. | |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Mon Apr 28, 2008 9:40 pm | |
| Hoteli i Shasit Misteret e Shasit - dikur qytet,sot katund Legjenda e Shasit “Na ishte njëherë një qytet I lashtë që kishte qeverisjen e vet,paranë e tij…Ishte shumë I madh, pasi kishte aq kisha sa ditë ka një motmot.Ai kishte shtetas trima e fisnikë, të kamur e luftëtar të zotë, port ë drejtë.Dalloheshin edhe për tregti e gjueti.Ata ndërtuan marrëdhënje të mira me fqinjët dhe lidhen edhe krushqi me ta.Aty ishte zhvilluar dhe shkrimi e këndimi.Dhe kur jeta lulëzonte në këtë qytetm m kur ai ishte shtuar, rinuar, pasi kishin ngjarë shumë dasma e lindje,pasi kishin festuar e e gëzuar gjatë banorët e këtij qyteti, kishte ndodhur gjëma.Kishin trokitur këbanat e kishave për të fundit herë,paea se nga dridhja e fundit rrëzoheshin përtokë.Kurse ulurima e fëmijëve dëgjohej e shurdhët, por e thellë.Nuk dihej se kush e kishte shkaktuar atë, barbarët që vinin nga larg , apo mosqoftë e thënë o Zot, vetë Perëndia. Atëherë, kishte filluar zbatimi I gjëmes, pjesa kryesore e qytetit kishte humbur, disa qindra metra thellëm kurse mbi të kishte dalë një ujë I portokalltë, që dukejse kishte përzierjen e nje ngjyre të kuqe e të gjelbër.” ..Kjo është vetëm një pjesë e legjendes që tregohet për Shasin.Thuhet se në këtë qytet, që është shumë I lashtë, duke pasë shtrirje që nga koha e Ilirisë dhe këndej, me gjithë zbrazesitë gjatë viteve, të ketë pasur 365 kisha.Sipas një varianti, shumica e tyre të kenë rrëshqitur me themele në hapsirat kur shtrihet Liqeni I Shasit.Ky variant ka njëfar baze duke I parë me vëmendje edhe muret e Kalasë së Shasit, kah ana e liqenit, të cilat aty nuk egzistojnë fare.Në anen tjetër, kur shikohet Liqeni I Shasit nga perspektiva e zogut, fjala vjen nga mali I Rumisë, duket si një hasirë e cila papritur ka humbur poshtë, për të lënë anët të cilat janë afërsisht në një nivel, por që kurrë më nuk do të mund të lidhen.Ky variant, për të qenë I besueshëm në nivelin e argumenteve shkencore, ka një rrugë të gjatë për të bërë, ndoshta është edhe I pamundur.Varianti tjetër është mundësia sipas së cilës një numër I kishave të jetë shkatrruar nga faktorë të ndryshëm, kurse ehde elementi I zmadhimit në legjenda nuk është I huaj.Se qyteti I lashtë I Shasit është I mbushur me gojëdhëna edhe për ngjarjet më kulmore të gjuhësisë, letërsisë e kultures shqiptare, është hedhja e ndonjë parashikimi se autori I librit të parë shqip, Gjon Buzuku, mund të ketë jetuar në këtë qytet mesjetar si dhe madje mund ta ketë shtypur “Mesharin” mu në Shas.Por, këto janë vetëm pjesë të legjendave dhe të gojëdhenave. Sot aktualisht Shasi është një katund që ka disa dhjetëra shtëpi dhe Liqenin e Shasit. Nga historia kanë mbijetuar mbetjet e disa kishave dhe muret rrethuese të kalasë së Shasit.Hulumtimet për ShasinJanë të rralla vendbanimet e lashta, sikurse është Shasi, që në veten e tij përmbledh aq shumë të panjohura, aq shumë mistere.Në të njejtën kohë ,ky ish-qytet, I cili sipas studimeve për të, gjatë shekujve ka pasur shumë histori, ishte I privuar që edhe gjatë shekullit të shkuar të mbulohej me vellon e paqartësive,fshehtësive e deri krijimi I enigmas se çfarë po bëhej me hulumtimet arkeologjike në të.Sidomos kanë mbetur të pasqaruara zyrtarisht rezultatet e hulumtimeve arkeologjike gjatë viteve 1985 e 1986,Gërmimet e atëhershme arkeologjike u organizuan nga Qendra Arkeologjike e Beogradit, kurse financoheshin nga Ministria e Kultures e Malit të Zi. Sipa dëshmive të asaj kohe, egzistonte plani fillestar sipas të cilit gërmimet duhej të zgjatnin 10 vjet, por ato ishin ndërprerë vetëm pas 3 muajve pa asnjë shpjegim.Një nga pjesëmarrësit këtyre ekspeditave nga Mali I Zi , historian arti me profesion, jo zyrtarisht pohon se para se të fillonin gërmimet mendohej se mbetjet e kultures së Komanit(kultures Ilire) nuk e kalonin lumen Buna .Mirëpo, gjetjet e para arkeologjike pikërisht në Shas, sipas historianit të artit nga Cetina, se fjala është për kulturen e Ilire.Pas ndërprerjeve të paparalajmëruar të kërkimeve në vitet e përmendura , shumica e gjetjeve u moren ne Beograd.Kurse, kampionët e tjera arkeologjike ruhen në Muzeun e Ulqinit,port ë gjitha janë të pa konservuara.Si rrjedhojë fati I këtyre gjetjevearkeologjike është mjaft I paqartë dhe I pasigurtë ..... Liqeni i Shasit...nga Haxhi Shabani ,gazeta Albanica | |
| | | Lanetja Fillestar/e
Numri i postimeve : 65 Vendi : Ne Hapesire ku nuk me gjen njeri!!!! Profesioni/Hobi : Studentin Registration date : 23/04/2008
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Wed Apr 30, 2008 4:39 pm | |
| Manastiri i Ardenicës, tetë shekujte metamorfozës Nga Ilirjan GJIKA
Vetëm 10 m në veri të qytetit të Fierit, buzë rrugës nacionale që lidh qytetin e Fierit me atë të Lushnjes ngrihet Manastiri i Ardenicës me një pozitë dominuese në kodrat me të njëjtin emër në lartësinë 237 m mbi nivelin e detit. Manastiri mesjetar mban emrin e Marisë Hyjlindisë, ashtu si shumica e kishave të trevës së Myzeqesë, në të cilën ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore. Manastiri, edhe pse në pamje të parë të lë përshtypjen e një objekti kulti të zakonshëm fsheh në brendësi të tij vlera mjaft të mëdha. Sa më shumë të futesh në labirinthet e historisë së tij aq më shumë dalin në dritë vlerat e tij, të cilat do t'i rendisim një e nga një në këtë shkrim. HistoriaMendohet se themelet e këtij manastiri janë hedhur në vitin 1282 me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit, i cili e ngriti këtë tempull pas fitores mbi anzhuinët në Berat. Shtysë për këtë veprim do të jetë bërë ndodhja në atë vend e kapelës së Shën Triadhës, e ngritur aty shekuj më parë. Ekziston hipoteza se kapela mund të jetë ndërtuar në themelet gërmadhë të një tempulli pagan, i cili ka qenë ndërtuar për nder të hyjneshës Artemisa nga ka rrjedhur dhe emri i sotëm Ardenica. Fare pranë këtij tempulli, në rrethinat e të cilit sot ndodhet manastiri, kalonte dega jugore e rrugës antike Egnatia, pikërisht 1 km në perëndim të tij. Për rreth manastirit shikohen, aty-këtu, ndërtime të vjetra, të cilat të krijojnë mendimin se rreth tij ka patur ndoshta një qendër të banuar. Sipas defterit osman të vitit 1431-'32, në nahijen e Myzeqesë, ndodhej fshati Ardenicë me tetë shtëpi, i cili mund të jetë shtrirë për rreth manastirit. Dëshmi tjetër, për rëndësinë e këtij manastiri është dhe fakti që po zë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë, se në altarin e Kishës së manastirti të Ardenicës, është bërë edhe kurorëzimi i martesës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti me Andronika (Donika) Arianititn. Ceremoniali u bë në mesditën e 21 prillit 1451 nga peshkopi i Kaninës Feliks, në prani të princave shqiptarë dhe ambasadorëve të Napolit, Venedikut, Raguzës. Këtë fakt e përmend për herë të parë në vitin 1940, italiani A. Lorenconi. Arkitektura Manastiri është i tipit bizantino-ortodoks. Ai, së bashku me konaket që i janë shtuar më vonë, zë një sipërfaqe prej 2.500 m2. Ky monument përbëhet nga kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konaket, mulliri vajit, furra, stalla, etj.. Në qendër të tij ndodhet kisha "Lindja e Shën Mërisë", e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë të sjellë nga Apollonia dhe gurë shtufi. Kisha është e tipit Bazilikal. Ajo zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me tavan të rrafshët. Mjediset që përbëjnë këtë kishë janë: naosi, narteksi, egzonarteksi dykatësh, ku në fund u bashkangjitet këmbanorja e lartë 24 m. Në anën jugore ndodhet portiku i hapur i ndërtuar me kolona dhe harqe. Naosi përbëhehet nga tre pjesë, të cilat ndahen në dy rreshta kolonash prej druri. Naosi ndahet nga altari me anë të ikonostasit. Dyshemeja e kishës është shtruar me pllaka guri, e cila përfshin edhe ambientet e narteksit dhe egzonarteksit. Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Myzeqe), u bënë në këtë manastir punime rregulluese përfshirë edhe kishën e Shën Mërisë. Kapela e Shën Triadhës shtrihet në pjesën verilindore të manastirit dhe ka përmasa 7.50 x 3.70m. Hyrja e saj është në anën perëndimore dhe është e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë, muri gjysmërrethor i së cilës e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapeles është mbuluar me harkë guri, pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një reliev qeramike. IkonografiaKisha e Shën Mërisë është zbukuruar me afreske të mrekullueshme nga krijimtaria e piktorëve Kostandin dhe Athanas Zografi. Këta piktorë korçarë punuan për zbukurimin e këtij tempulli në vitin 1744. Veprimtaria artistike e ateliesë së piktorëve Zografi është shpalosur në bazilikat e Voskopojës, Vithkuq, në Myzeqe dhe në malin Athos në Greqi, ku shkuan disa herë dhe shfaqën talentin e tyre të fuqishëm, nëpër kishat dhe manastiret e atjeshme. Piktura e Zografëve cilësohet nga specialistët si vazhdim i traditës më të mirë të pikturës kishtare në vendin tonë. Tematika pasqyron ngjarje nga Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re, dogmatika, liturgjia, jeta e shenjtorëve, etj.. Disa nga skenat janë "Festat e Virgjëreshës", skenat nga "Jeta dhe vuajtjet e Krishtit", "Fjetja e Shën Mërisë", "Zbutja e shpirtit të shenjtë tek apostujt", etj.. Në brezin e fundit, ndërmjet figurave të shenjtorëve është pikturuar muzikologu i shquar bizantin nga Durrësi Johan Kukuzeli. Në narteks, në të gjithë faqen lindore paraqitet skena e madhe që titullohet "Gjyqi i Fundit". Krahas afreskeve një vend të rëndësishëm në dekoracionin artistik zë edhe ikonostasi i gdhendur në dru, i polikromuar me ar, i cili mban dy radhë ikonash të mëdha dhe të vogla. Zbukurimi i ikonostasit me ikona është realizuar në vitin 1744, ku kanë ndihmuar edhe esnafët e bakërxhinjve dhe muratorëve vozkopojarë, ç'ka tregon lidhjen e tyre shpirtërore me këtë trevë. Ikonat janë vepër e piktorit më të mirë miniaturist të shekullit të tetëmbëdhjetë, Kostandin Shpataraku. Disa nga ikonat janë: "Lindja e Shën Mërisë", "Krishti në Fron", "Shën Mëria me Krishtin", "Johan pagëzori", "Mbledhja e kryeengjëjve", "Kryqëzimi", etj.. Interesant është fakti se si në ikonën e Shën Gjon Vladimirit, në një nga ndarjet e cilklit të saj është pikturuar princi shqiptar i shekullit të katërmbëdhjetë, Karl Topia, me kurorë mbretërore në kokë dhe skeptër në dorë, që piktori e quan mbret të Shqipërisë. KlerikëtKëtij manastiri nuk i kanë munguar asnjëherë klerikët e përkushtuar. Për t'u përmendur janë shumë prej tyre po ne po prekim vetëm dy. Njëri prej tyre, Igumeni, Nektar Terpo me origjinë nga Voskopja, shkroi në vitin 1731 një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, arumanisht dhe shqip. Është i rëndësishëm fakti se ky tekst përmban shkrimin e parë të shqipes të shkruar në shkollë nga grekët, teksti shqip i shkruar në alfabetin grek është i tillë: "Vigjin dhe mame e Perendis uro pren fajt orete" në fund të tij ndodhet nënshkrimi i autorit, Hieromonah - murgu, Nektarit. Ky murg ka shkruar edhe librin me përmbajtje fetare "Besimi" (Pistis), i cili u botua në Venedik në vitin 1773. I dyti klerik që përmendet në historinë e kishës Ortodokese, është prifti Marko, i cili është ai që gjeti kufomën e shenjtit Kozma të hedhur në lumë nga suvarinjtë turq. Ja ç'thuhet në "Martirdogun" Shën Kozma Etollosit të përshkruar nga Shën Nikodhimi: Pas tri ditësh një prift i pëkushtuar i quajtur Marko që shëbente në manastirin e Ardenicës, pranë fshatit të Kolkondasë hipi në një trung bëri kryqin dhe shkoi të kërkonte. Gjatë ecejakeve të tij me barkë përgjatë lumit Seman ai gjeti trupin e të shenjtit, i cili qëndronte mbi ujë sikur të ishte i gjallë. Pasi e nxori nga lumi ai e veshi kufomën me rrasën e vet dhe e varrosi atë në kishën e Shën Mërisë së Kolkondasit, ku vite më vonë Ali Pashë Tepelena do të ngrejë manastirin e Shën Kozmait, si qendër të rëndësishme të kristianizmit në Myzeqe. Në fund të viteve 60 të shekullit të XX, në këtë manastir kaloi vitet e fundit të jetës edhe krypeshkopi i kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Irene Banushi, një nga figurat më të shquara të klerit ortodoks. Qendër arsimi dhe kultureManastiri i Ardenicës ka qenë mjaft i përmendur për pasurinë e bibliotekës së tij. Deri nga Greqia vinin në Ardenicë murgj dhe priftërinj për të studiuar në këtë bibliotekë. Kjo u pasurua me një fond të madh librash gjatë shekujve XVII - XVIII, sidomos nga ndihmat e shoqërisë voskopojase "Shoqata e Manastirit të Ardenicës", e cila i sillte librat jo vetëm nga Europa Perëndimore, por edhe nga Hungaria e Polonia. Kjo bibliotekë, që ishte një thesar i çmuar kulturor me 32.000 vëllime, u dogj nga zjarri në vitin 1932; ndoshta Zoti vendosi të vepronte kështu?! Qysh prej vitit 1780, në Manastirin e Ardenicës u hap edhe një shkollë e tipit të ulët në gjuhën greke. Qëllimi i saj ishte përgatitja e klerikëve të thjeshtë, për nevojat e kishës ortodokse. Lëndët bazë ishin Bibla, Liturgjia dhe greqishtja. Gjatë rilindjes kombëtare shkolla e Manastirit të Ardenicës do të bëhet një nga vatrat e mësimit të gjuhës shqipe, nga ku do të dalin një brez i tërë shkollash. Në vitin 1817, shkolla e ulët në manastirin e Ardenicës u shndërrua në gjimnaz, i cili ishte pajisur edhe me konvikt, shkak ishin lëndët bazë të kësaj shkolle. Nga bankat e saj dolën edhe priftërinj që u ngritën në karrierë, si për shembull: Peshkopi i Beratit, Josifi. MbishkrimetNë dokumentet historike, manastiri "Lindja e Shën Mërisë" së Ardenicës, përmendet për herë të parë në vitin 1715, ndërsa vetë ky objekt kulti na ofron disa mbishkrime, të cilat janë të gjithë në gjuhën greke. Më i vjetri në kohë, është ai i datës 1 maj 1477. Ky mbishkrim gjindet mbi hyrjen qëndrore të Manastirit. Një mbishkrim tjetër nodhet në brendësi të Naosit mbi portën kryesore të tij dhe na jep datën 1743 - '44 që është edhe periudha e pikturimit të kishës së Shën Mërisë nga vëllezërit piktorë Kostandin dhe Athanas Zografi. Në manastir ndodhen edhe dy pllaka me data të ndryshme që i përkasin shekullit XVII. Njëra pllakë, me datën 1754 ndodhet në pjesën perëndimore të hajatit të kishës, ndërsa tjetra që mbart datën 1770 ndodhet në një nga harqet e furrës. Datimet ndodheshin edhe në kambanat që përdorte manastiri. Vend turistikKodrat e Ardenicës ndodhen në jug të fushës së Myzeqesë së madhe me një pozitë dominuese që shihet nga të gjitha anët me një lartësi 237m mbi nivelin e detit. Kjo pozitë si ballkon, ku nga këmbanorja e tij shihen Kruja, mali i Dajtit, Tomorri, deti Adriatik, laguna e Kravastasë e deri në jug malet e Labërisë, e bëjnë Ardenicën një vend të vizituar nga turizmi shplodhës dhe argëtues, vlerat e të cilit ia shton edhe pylli halor dhe ullishtat që ndodhen në bregoret për rreth manastirit. Gjithashtu vlerat që zotëron ky tempull, për të cilat folëm më sipër, e bëjnë atë një nga qendrat më tërheqëse të turizmit studimor. Në këtë drejtim ndikon dhe fakti që pellgu i Myzeqesë, në sajë të pozitës kyçe dhe të privilegjuar ka patur gjithmonë një nivel të lartë zhvillimi ekonomiko-kulturor. Dëshmi për këtë janë një sërë manastiresh të mesjetës së hershme si forma refleksesh të këtij zhvillimi. I tillë ka qenë dhe mbetet edhe manastiri "Lindja e Shën Mërisë" së Ardenicës. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Mon May 05, 2008 5:50 am | |
| Postimin që e solli Euridika më lartë ishin shumë të mira dhe më nxitën të hulumtojë edhe më shumë për trashëgimin e Shasit.Shasi, qytet i Mesjetës Shkruan: Basri LikaQyteti mesjetar i Shasit shtrihet në malin buzë Liqenit të Shasit. Ndërkaq, muret rrethuese të qytetit dëshmojnë për ndërtimin karakteristik me blloqe të mëdhej të gurit që i takojnë arkitekturës së ndërtimit të kulturës ilire. Këtë e dëshmojnë gjetjet e amforeve antike, të cilat kanë shërbyer për varrimin e të vdekurve, ndërsa në afërsi të lokalitetit ilir Qerret të Zogajve janë gjetur shumë prova materiale që dëshmojnë për lashtësinë e këtyre trevave. Sipas burimeve historike që jep Pavle Mijoviq, qyteti i Shasit, që në shekullin e tetë, është njohur si qytet peshkopal. Të gjitha monumentet kulturore që janë ndërtuar në mesjetë në qytetin e Shasit janë të tipit kristian. Pas ndarjes së kishës së krishterë më 1054 rajonet, që përfshijnë qytetet Shkodër, Drisht, Danja, Shas, Tivar dhe Ulqin, përfundimisht u shkëputën nga ndikimi i Bizantit. Në fund të shekullit X-XI këto treva ishin të organizuara në arqi-peshkvinë e Tivarit, që ishte nën juridiksion të Raguzës (Dubrovnikut). Në shekullin XII Selia e Shenjtë u detyrua që Tivarin ta ngrisë në nivel të arqipeshkvisë së pavarur. Katedralja e Shën Gjonit, sipas të dhënave, është ndërtuar në shekullin XI-XII dhe është e stilit roman, çka dëshmon për ndërtime profane në Shasin e asaj kohe. Historiografia shqiptare Katedralen e Shasit, Kishën e Sirgjit dhe Kishën e Shën Mërisë në Vau të Dejës i njeh si veprat më të rëndësishme të kulturës së hershme mesjetare shqiptare. Kjo kishë është më e hershme se pushtimi i Nemanjës më 1183 i këtyre trevave. Kjo katedrale dhe kishat e tjera të Shasit, që janë ndërtuar në këtë periudhë, janë më të hershme se krijimi i kishës autoqefale serbe. Gjatë kohës së sundimit të Nemanjidëve të gjithë të krishterët katolikë janë shpallur heretik. Edhe Kisha e Shën Mërisë, që është ndërtuar në shekullin XIV, është e tipit françeskan, që i takon katolicizmit.Shasi, sipas shkrimeve të Justinianit më 1533 dhe Bicit më 1610, kishte aq kisha sa ka ditë motmoti. Dihet se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve e Shasi është i periudhës iliro-shqiptare, pra mund të kostatohet se monumentetet kulturore dhe të kultit në qytetin e Shasit i takojnë shqiptarëve autoktonë të këtyre trevave. Është e papranueshme që ndonjë i papërgjegjshëm ta përdhosë të kaluarën tonë të pasur historike, kulturore dhe shpirtërore.
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Mon May 05, 2008 6:05 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Mon May 05, 2008 5:58 am | |
| Shasi - monument kulturor Shkruan Dr. Nail DragaTë rrallë janë ato qytete siç është Shasi, që të kenë pasur një të kaluar të bujshme historike e të mos jenë hulumtuar e studiuar me kompetencë nga individë dhe institucione përkatëse. Pasi deri më tash për këtë vendbanim të lashtë kemi të dhëna fragmentare e me tepër të karakterit informativ, ka ardhur koha që te ndryshoj qasja ndaj një monumenti të tillë kulturo-historik.Për qytetin e Shasit ekzistojnë mjaft legjenda, duke theksuar se këtu më parë ka pasur kisha sa ditë ka motmoti. Por e vërteta është se këtu janë gjetur themelet e tetë kishave; dy sosh janë monumentale edhe pse shumë te shkatërruara. Njëra është, kisha e Shën Gjonit, e ndërtuar në fund te shek.XIII, e cila është e gjatë 22 m dhe e gjërë 7 m. Ajo është katedralë, e ndërtuar në stilin romak, kryesisht është në formë romboide, dhe gjindet brenda murëve të kalasë se qytetit.Tjetra është kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në shek.XIV, më gjërësi 7.10 m ndërsa e gjatë 16.60 m. Është e ndërtuar në stilin gotik (françeskane) dhe është jashtë kalasë, në pjesën verilindore të qytetit të Shasit. Duke marrë prasysh se kjo dallohet për nga stili i ndërtimit në krahasim me katedralën, studiues të ndryshëm janë të mendimit se kjo ka qenë e destinuar enkas për manastir.Shasi vendbanim i hershëm Në aspektin historik, në literarurë është cekur deri vonë se qyteti është themeluar në shek.VI të e.s. Por në saje të hulumtimeve arkelogjike të bëra në vitin 1985, këtu është gjetur material i kohës parahistorike, nga del se kemi të bëjmë më një vendbanim të hershëm në regjionin e Adriatikut.Në saje te burimeve relevante del se zhvillimin më të lartë qyteti i Shasit e ka pasur në Mesjetë, edhe pse gjatë kësaj periudhe ai është okupuar disa herë nga pushtues të ndryshëm. Kështu në vitin 1183 pushtohet nga Stevan Nemanja, pastaj në vitin 1242 nga Mongolët, të cilët e shkatërrojnë, dhe së fundi nga Turqit në vitin 1571, ku nga ajo kohë qyteti shkatërrohet tërësisht, dhe bën pjesë në kategorinë e qytetëve të vdekura. Në kohën e lulëzimit të tij, Shasi ishte qendër e Anës së Malit, ndërsa këtu ka kaluar edhe rruga antike Ulcinium-Svacium-Scodra (Ulqin-Shas-Shkodër). Si shumë qytete tjera mesjetare, si Shkodra, Ulqini, Drishti edhe Shasi ka pasur monedhen e vet (Sovacii civitas). Në aspektin kishtar, Shasi ishte ipeshkvi, ndërsa më pas në saje të rrethanave të kohës e humbi këtë privilegj duke qenë famulli.Për Shasin të dhëna ofrojnë F.Gjustinijani, M.Bici, P.Bogdani, Th.Ipeni, P.Mijoviqi etj., te cilat më tepër janë fragmentare se sa hulumtime, që padyshim ky vendbanim i hershëm e ka merituar.Hulumtimet duhet të vazhdojnë[size=12]Hulumtimet të cilat janë bërë në Shas në tetor dhe nëntor të vitit 1985, ishin hulumtimet e para, ndërsa nga materiali i zbuluar del se janë gjetur rreth 30 monedha nga të cilat një është e artë, tri argjenta, ndërsa të tjerat janë të bronxta dhe te bakrit. Është vërtetuar së nga tre monedha janë farkuar ne Tivar e Kotor, ndërsa nga dy në Shkodër dhe mësiguri në Ulqin.Vlerë të veçantë kanë ata monedha të cilat i përkasin shek.XV, në të cilat është e paraqitur kalaja me forma të renesansës, ne tre kate me kolonada dhe donzhon kullën. Nga materiali i zbuluar me rëndësi janë ata të poçërisë, unaza, byzylyk, enëve, armëve dhe në masë më te vogël të qelqit.Nga koha kur janë bërë këto hulumtime materiali arkeologjik i gjetur qëndron në depo të Muzeut të Ulqinit, dhe deri me tash nuk i është prezentuar opinionit. E udhës do të ishte që materiali i tillë të konservohet, sistematizohet dhe të ekspozohet në mjedisin përkatës, si dhe vendoset në njërën nga kishat e Shasit, qoftë Shën Gjonit, apo të Shën Mërisë. Por për një veprim konkret në këtë drejtim më parë duhet të restaurohen këto objekte dhe të vehën në funksion të kësaj veprimtarie.Andaj duhet përgëzuar këshillin nismëtar për organizimin pikërisht në Shas të manifestimit Pranvera në Anë të Malit, që paraqet një dimension më rëndësi për valorizimin e përgjithshëm të këti vendbanimi me vlera të mëdha historike, arkitektonike e kulturore për popullin tonë. Ne saje të vlerave qe disponon Shasi duhet të mbrohet më ligj dhe te vazhdojnë hulumtimet arkeologjike, ndërsa eksponatet e gjetura në vitin 1985, duhet të konservohen, sistematizohen dhe t’i prezentohen opinionit të gjërë që është obligim i shpejtë i pushtetit vendor të Ulqinit, sepse monumentet janë historia dhe kultura e jonë gjatë shekujve |
| |
| | | Euridika Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1408 Vendi : Kosovë Registration date : 11/11/2007
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Tue Oct 07, 2008 10:41 pm | |
| I nderuar Sofra , n'a ke sjelle materiale shume te vlefshme . Trojet shqiptare ne te gjitha cepet ,mbajne ne gjirin e tyre thesare kulturore ,historike te qmueshme qe deshmojne lashtesine e popullit tone . Ato me qellim nuk jane lejuar te hulumtohen apo ne raste te shumta zbulime te rendesishme tentohet t'iu nderrohet karakteri autokton i tyre . Se Shqiperia kishte nje lulezim ne lashtesi, se Shqiperia i takon popullit me te lasht Evropian do te zbulohet dalengadale por duhet ne te jemi me te vendosur ne kete drejtim . Por Xhorxh Fred Williams ne nje rast ne librin e tij "Shqiptaret" thote : "Turqit me qellim nuk i lene shqiptaret te germojne (ne lemn e arkeologjise) sepse kjo do t'i kujtonte ketij populli lulezimin e mehereshem " qe do te thote do te ngriste vetedijen e kombit se kush ishte ,kush eshte dhe kush duhet te jet! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Wed Oct 08, 2008 12:06 pm | |
| Historia e fshatit Vidishiq, Shalë e Bajgorës, Kosovë
Fshati Vidishiq (Vidushë) shtrihet rreth 15 kilometra në lindje të Mitrovicës. Është ndër fshatrat më të njohura të Shalës së Bajgorës. Ky vendbanim që gjendet në afërsi të Trepçës, është i shpërndarë në lagje: Trepçali (tash fshat më vete), Ramaj, Murtaj, Shala, Jusufi, Balaj, Katunishtë (Fazliu) Abdullahu, Ukaj etj.
Mikrotoponimet më karakteristike
Gradina, Logu, Kroni i Lestericës, Te Muri, Te Vorri i Maxhupit, Livadhet e Mëdha, Klysyra, Te Mullijt, Te Kisha, Ara e kishës, , Kroni i Kishës, Livadhi i Haxhiqit, Livadhi i Shatrit, Bregu i Linit, Qafa e Bajës, Shpati i Sanjës së Ademit, Ara e Sumës, Lugu i Bojlisë etj. Vidishiqi është një vendbanim i vjetër. Për këtë dëshmon lokaliteti i Gradinës, që gjendet në perëndim të fshatit. Në lagjen Katunishtë ka shenja të një vendbanimi të vjetër. Në pjesën verilindore të fshatit, në mal, ka ekzistuar një kishë e vjetër. Ky vend sot quhet Mali i Kishës. Mbi kishë gjendet një krua. Aty afër ka gjurmë të themeleve të ndërtesave të banimit. Në lokalitetin e këtij fshati ekzistojnë edhe varreza të moçme dhe të mëdha. (Dëshmojnë Selim Fazliu, Nezir Trepça, Azem Shala dhe Halit Sadikut)
Pak histori
Fshati Vidishiq si vendbanim është i regjistruar në defterin e Vilajetit Vëllk në vitin 1455, me emrin IVDOSHEFCI, që, si duket, ka të bëjë me këtë me 20 shtëpi e 7 beqarë. (Qblast Brankoviça, f. 95) Në defterin e Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485, është shënuar me emrin Vishneqi, i varur nga Llapi me 18 shtëpi, katër beqarë e dy të veja. Më vonë, në dëfterin kadastral të Sanxhakut të Vushtrrisë në vitin 1566 njihet me emrin Vitishna, nahija e Llapit dhe kishte katër shtëpi e një beqar. Më vonë nuk kemi shënime për këtë fshat. Në Sallnamet e Vilajetit të Kosovës të vitit 1893 (1311 h), të vitit 1896 (1314 h) dhe të vitit 1900 (1318 h) ky fshat haset me emrin Vitoshiq. Pra është regjistruar si vendbanim. Në popull flitet se Vidishiqi (Vidusha) është djegur edhe njëherë në kohën e Serbisë së parë. Në kohën kur kanë hyrë partizanët, në vendin e quajtur Te Reka e Selacit kanë vrarë dhjetë fshatarë të Vidushës, Meslishtës (Melenicës), Rahovës dhe të Bletajës (Selacit). Gjatë viteve ’50, në kohën e aksionit famëkeq për grumbullimin e armëve (1956) UDB-ja ka rrahur e burgosur disa fshatarë. Për shkak të dhunës dhe terrorit serb, mbi dhjetë familje janë shpërngulur në Turqi (Adapazar) e gjetiu. Më herët janë shpërngulur disa familje në Shqipëri, ku janë vendosur në Kavajë e Durrës.
Shënime statistikore
Që nga themelimi, fshati Vidishiq gjithmonë ka qenë i banuar me popullatë shqiptare. Këtë e dëshmojnë edhe regjistrimet që janë bërë gjatë periudhave dhe regjimeve të ndryshme. Kështu, në regjistrimin e vitit 1913 Vidishiqi ka pasur 350 banorë. Në regjistrimin e vitit 1921 ka pasur 53 shtëpi me gjithsej 343 banorë (të gjithë shqiptarë). Pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1948, ky fshat ka pasur 79 shtëpi me 591 banorë, pesë vjet më vonë, pra në vitin 1953 – 81 shtëpi me 599 banorë; në vitin 1961 – 89 shtëpi me 674 banorë (671 shqiptarë, 1 serb e 1 të tjerë); në vitin 1971 – 99 shtëpi me 851 banorë shqiptarë; në vitin 1981 – 120 shtëpi me 1060 banorë (1059 shqiptarë e një mysliman). Te Kryqi i rrugëve, pra në rrugën që shpie për në Bare e Bajgorë, në vendin e quajtur “Muri”, ekzistojnë mbeturinat e një vendbanimi të lashtë antik apo mesjetar. Janë ruajtur muret e kështjellës dhe është më se e nevojshme që të bëhen hulumtime arkeologjike në mënyrë që specialistët ta thonë fjalën e tyre. Para agresionit serb (1998-1999) fshati Vidishiq ka pasur rreth 140 shtëpi me mbi 1100 banorë (të gjithë shqiptarë). Piromanët serbë (forca ushtarake, policore e paramilitare) e kanë djegur fshatin në tërësi. Ata kanë djegur të gjitha objektet ekonomike, ndihmëse, shkollën e fshatit etj. Sipas shënimeve të KMDLNJ janë djegur e shkatërruar 169 objekte. 12 fshatarë të Vidishiqit janë vrarë në luftën e fundit. Ky fshat ka dhënë 5 dëshmorë. Popullata është dëbuar nga fshati qysh në ofensivën e parë dhe gjatë luftës ajo është strehuar kryesisht nëpër male, përkohësisht në Mitrovicë e gjetiu. Pas përfundimit të luftës së tmerrshme në Kosovë shumë banorë të Vidishiqit janë kthyer menjëherë në trojet e djegura. Dëshira e tyre për të lëshuar sërish “rrënjë” në trojet stërgjyshore është e madhe, mirëpo kushtet për jetë janë të vështira. Ndërtimi i rrugës do të hapte perspektiva të reja. Nëse realizohet kjo gjë, edhe banorët e tjerë do t’i kthehen vendlindjes, dashurisë së tyre të parë!...
Marrë nga Libri:
"Vendbanimet e Kosovës: Mitrovica,Zvecani,Leposaviqi dhe Zubin Potoku" i Autorit Dr. Jusuf Osmani, Prishtinë,2003
Më shumë për Vidishiqin Shkrimi në vazhdim është postuar/nisur nga zt. Gani A. Baliu dhe ështe propozuar të lihet i hapur që secili të kontribuoi. Çdo fakt apo shtesë nga secili do të publikohet me emirn e kontributorit. Luteni për kontribut!
1. Historik i shkurtër i themelimit të fshatit
Nuk ka të dhëna të sakta as gojore e as të shkruara se kur u themelua fshati dhe kush ishte i pari i tij. Gjurmët arkeologjike tregojnë se ky fshat ka qenë i banuar që nga antikiteti. Sipas të dhënave gojore thuhet se banorët e këtij fshati janë të një vëllaznie.
2. Pozita, shtrirja gjeografike dhe tipi i vendbanimit
Fshati Vidishiq është në afërsi të të Trepçës, në mes të fshatrave Melenicë, Zabergjë, Selac, Bare e Mazhiq. Është vendbanim kodrinoro – malor i tipit të shpërndarë. Ka pak tokë për mbjellje e shumë kullosa dhe pyje. Nuk i mungojnë burimet e ujit.
3. Lagjet – familjet
Fshati Vidishiq, si vendbanim kodrinoro-malor i tipit të shpërndarë, është i organizuar në disa lagje. Lagja Katunishtë (Mujajt) ku familjet mbajnë mbiemrat Fazliu e Isufi, Baliajt me mbiemrat Baliu e Isufi, Avdullajt me mbiemrat Shala, Myrtajt ma mbiemrin Shala, Mëhalla e poshtme me mbiemrat Rama, Sadiku, Vidishiqi, Shkupolli, Jashari etj. Ahmatajt me mbiemrin Uka, Trepçali me mbiemrin Trepça, Lahajt me mbiemrin Isufi.
4. Familjet e shpërngulura
Familjet e shpërngullura nga fshati janë të shumta dhe kryesisht brenda vendit. Familje të shpërngulura ka edhe në Turqi (familja Rama) dhe në Shqipëri – Fier (familja Baçka). Të shumta janë familjet nga ky fshat që sot jetojnë edhe në Evropën perëndimore të dala kryesisht pas vitit 1990.
5. Mikrotoponimia në fshatin Vidishiq
Sharra Kërrshi i gjarpnit Rrezja e birave Llazi i Alisë Zhigu Kërrshat e ngushtë Ara e Fezës (Dardhishta) Kozorica Mi baltë Fira e Eminit Qafa Bregu i gatë Kroni i Balisë Rrezja e konakut Ara e konakut Ara e vogël Kroni i ftoftë Lama e kaurrit Oda e çukës Çuka Bregu i kashtëve Prapshtia e keqe Kërshi i prapshtisë Bregu i rrezes Rrezja Llazi i Idrizit Arat e Halimit Kërrshi i llazit Orrnicat Bregu i Brahimit Kërrshi i mreht Bokrriat Mrizet Muret Logjet Mali i Çajrit Llugat e kqia Livadhi i therrave Kodra Shamtia Prapshtia Kroni i Kahrimanit Livadhi i Hajdarit Bria Zhigu Sieqa Livadhi i Jovanit Livadhi i madh Ara e Mehmetit Kroni i largët Udha e Azmanit Kungullari Bregu i samarit Logu i katunit Surdupi Vorri i magjupit (livadhi i Dragës) Gradina Kroni i lestericës Te stanet Te kisha Livadhi i shatit Maçkovinat Te balqaku Te lamtë Te kërrshat Te birat Kodrat (Trepçali) Kodra e mushllofcit Lugu i fyellave Dushkaja Firat Te bajraku Bregu i gatë Tuk flejnë lopt verës Te pusat Lugu i palnjes Kroni i Azllanit
6. Gjurmët arkeologjike
Si lokacione potenciale për hulumtime arkeologjike mund të konsiderohen: Gradina, Logjet (ku ndodhen themelet e kishës), te mulliri me zid (gjurmë të shfrytëzimit të metaleve) etj.
7. A është djegur fshati?
Në vitin 1998 (15,16 e 17 shtator) fshati u dogj pjesërisht ndërsa në vitin 1999 tërësisht. Klikoni ketu qe te shihni shkaterrimet e barbareve serbe. Keto foto jan kontribut i zt. Ismail Smakiqi.
8. Numri i shtëpive para agresionit serb të vitit 1998 – 99
Deri në vitin 1998 – 1999 kur fshati u dogj tërësisht, Vidishiqi ka pasur rreth 140 shtëpi kurse tash (2004) ka rreth 50 shtëpi. Në këtë luftë kishte të vrarë të masakruar dhe të zhdukur.
Viktimat e Luftës në Kosovë 1998-1999 (të dhënat janë kontribut i Murat Isufit, Vidishiq,Mitrovice 14 Mars 2007)
Te vrarët si ushtarë-dëshmor:
1.Xhevat Ruhan Jusufi i lindur me 05.08.1953 i vrarë me 03.01.1999 në Smrekonicë 2.Sylejman Adem Shala i lindur me 23.02.1970 i vrarë me 11.04.1999 ne Koshare 3.Adem Hysni Trepça i lindur me 03.03.1965 i vrarë me 02.04.1999 ne Bajgorë 4.Bislim Maliq Trepça i lindur me25.06.1958 i vrar me 04.05.1999 ne Tavnik 5.Agim Hasan Sadiku i lindur me 14.06.1976 i vrar me 02.05.1999 ne Studime
Te plagosur si ushtar te UÇK-së
1. Sherif Lutfi Rama qe tani ësht invalid ushtarak mbi 60% 2. Mehmet Rrahim Shala
Te vraret civil-martir
1.Jonuz Deli Shala i lindur 1918 i vrar me 16.09.1998 ne Vidishiq 2.Brahim Rexhep Shala i lindur me1935 i vrar me 03.04.1999 ne Shipol 3.Imer Hasan Jashari i lindur me 1955 i vrar xx.xx.1999 ne Mitrovicë 4.Behxhet Met Vidishiqi i lindur me 1958 i vrar me 16.05.1999. te Ura e Gjakut 5. Faik Hysen Vidishiqi i lindur me 1969 i vrar me 02.05.1999 ne Studime 6.Abide Shala e lindur ___________ e vrar me 14.04.1999 ne Mitrovicë
Te zhdukurit qe per fatin e tyre ende nuk dihet:
1.Nezir Hasan Sadiku i lindur me 1912 i zhdukur me 10.05.1999 ne Vidishiq 2.Rushi t Hysen Vidishiqi i lindur me 1946 i zhdukur me 08.06.1999 ne Zhabar
Po ashtu ne ofanziven e 15.Shtatorit 1998 gjate ikjes nga forcat serbe banoret e fshatit Vidishiq, te vendi i quajtur te stanet, afer vorrezave te lagjes se poshtme, ishin te plagosur rend dhe leht:
1.Nurije Baliu (tani e ndjer,ka vdekur pas luftes) 2.Hidajete Ali Baliu 3.Shemsi Imer Baliu | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Wed Oct 08, 2008 12:07 pm | |
| Zbulohet Tirana e shek. II-III
Gjurmet e Tiranës se vjetër pak i kanë mbijetuar shekujve. Viti 2002 shenoi një moment te rëndësishëm për historinë e kryeqytetit, zbulimi i një kulle katerkendeshe ne afersi te mureve te kalase ekzistuese, a me mirë kalase se Tiranës, e zbuluar deri me tani. Duhej te germohej për rikonstruksionin e rrugës pranë Kalase se Toptanasve për te mberritur te “prekja” e Tiranës se vjetër. Perpos punetoreve te firmes se ndërtimit, qe merret me rrugën pranë godines se Kuvendit te Shqipërisë, prej dy ditesh gjenden edhe specialiste te monumenteve dhe arkitekte restauratore. Sulejman Dashi, arkitekt/restaurator, është njeri prej atyre qe i ndjek ne çdo hap germimet qe dëshmojnë për qytetin e hershem. Muri rrethues i kalase mund te pikaset lehtë prej te gjithëve atyre qe iu bie udha pranë kalase ekzistuese. Por nuk është vetëm muri rrethues ai qe ka dalë. Arkitekti Dashi tregon se “me murin rrethues te kalase, tani ne këtë anë doli një kulle e rrumbullaket, e cila perkon me cepin e kulles tjetër, atë katerkendeshe te cepit jugor, e cila u gjet ne vitin 2002”.
Duke vijuar, Dashi shpjegon se, “teknika e ndërtimit ishte me gurë te medhenj, si kalaja e dikurshme. Gjurmet arkeologjike na treguan qe mund te jetë një kala romake e shekullit II ose III te eres sone”.
E duke qenë një rast “i rrallë” ky i zbulimit te mureve te kalase mesjetare te Tiranës, mbi te cilat qëndronte vetëm një shtrese e holle dheu, firma e ndërtimit ka nderprere punimet ne anën ku edhe janë zbuluar muret. “Tani po vijojne germimet arkeologjike, shprehet Dashi, për te evidentuar formën e plotë te saj, e cila, siç shihet nga germimet deri tani, ne fillim ka pasur një formë katerkendeshe, dhe duket se me vonë ka marrë tjetër formë. Por, ky është një problem shkencor, i cili do të zgjidhet pas perfundimit te germimeve, kur do të bëhen edhe matjet e duhura”. Ndonëse është folur për ekzistencën e mureve te tilla nga specialistet pas zbulimeve te vit pas viti, kur shihet prej te gjithëve, ngjall tjetër ndjesi. E kur bëhet fjale për kala, pyetja e pare qe bëhet është: Ne çfarë shekulli shkojme?! Dhe këtë e rrefejne teknikat e ndërtimit së pari, e studimet e me pasme percjellin edhe informacion me te detajuar. “Ky mur i zbuluar na kujton zbulimin e meparshem, te vitit 2002 dhe pse ka marrë me tej formën rrethore”. Çka do të thotë se kjo kulle tjetër e kalase se zbuluar, i përket sërish periudhes se antikitetit. Ndërsa kur flet për teknika te ndërtimit, arkitekti Dashi shprehet: “Sa i takon teknikave te ndërtimit, ato janë te qarta, teknika mesjetare me gurë lumi dhe me frengji pushke dhe topi. Vazhdojne guret e lidhur ne qoshet perkatese, një mur katerkendesh, qe te kujton kullen qe kemi zbuluar 6 vite me pare”. Pra, duket se ne këto rrenoja gjendet antikitet dhe mesjete.
Pritet qe germimet te vijojne, dhe ditet ne vijim do të nxjerrin edhe me shumë detaje. Por me gjase, do të kemi se afermi edhe një tjetër faze germimi, pranë godines se Akademise se Shkencave, pasi, sipas të gjitha gjasave, sikunder pohojne specialistet, ne atë drejtim vijojne muret. E për te vijuar, do të duhet, pa dyshim, koordinim dhe dëshirë e mirë, pasi ky zbulim tepër i rëndësishëm na përket te gjithëve. Ndonëse nga qytetaret nuk njihej, për specialistet ky është një rast i gezueshem, por jo i papritur. Pasi Dashi rrëfen se “djurmet e vazhdimit te mureve te kalase janë evidentuar qe ne vitin 2002, qe ne nderhyrjet restauruese te portes se fundit te Kalase se Toptanasve, ajo qe njihet prej te gjithëve deri me tani”.
Me shumë turiste për Tiranen e vjetër
Gjithçka i mbetet ditëve ne vijim, ajo çka momentalisht po mendohet prej specialisteve te monumenteve te kulturës dhe arkeologeve, është zbulimi i atyre mureve te fshehura. Po c’do të ndodhë me pas me këto mure qe janë zbuluar edhe për sytë e qytetareve prej pak ditesh?! Sipas arkitektit Dashi: “Kalaja nuk është vetëm një mur qe duket, por është i gjithë trualli i saj, ndaj edhe kam bindjen qe do të mund te arrijme zgjidhje optimale qe ta shnderrojme këtë pikë ne një atraksion te padiskutueshem turistik. Tanime kemi një kala mesjetare ne qendër te kryeqytetit dhe kjo nuk është pak. “Ajo qe shohim deri tani, tregon Dashi, qe rrenojat e mureve te kalase janë ne nivelin e rrugës, kjo tregon se me uljen e nivelit te rrugës vetëm 1 meter, ne mund ta bëjmë teresisht te ekspozueshme ne këtë lartesi qe kanë këto mure”.
Pakez histori për Kalane e Tiranës (Toptanasve)
Teknika ndërtimi qe na çojnë ne mesjete janë ato te mureve te sapo zbuluara te Kalase se Tiranës. Sulejman Dashi tregon se ne 1614-en, Tirana mori statusin e Kazase, pra si një qytet me bashki dhe gjykate, jo pse deri atëherë nuk ishte qytet, por me pare ajo ishte nahije qe varej nga Sanxhaku i Ohrit, ku ishte guvernator Sulejman Pash Balgjini, i cili i dha statusin e kazase qytetit te tij te lindjes. Duke krijuar një kompleks kulturor pranë pazarit qe ekzistonte, xhamia, hamami, medreseja, një kuzhine për te varfrit. Por xhamia u prish nga fundi i Luftes se Dyte, por, sidoqoftë, ai pati kalane, qe ishte një qendër e Guvernatorit te Tiranës. Dhe i biri i tij, Ahmet Beu, ndertoi brenda kalase kullen e gjatë, e cila është edhe sot, e cila ka dalë ne vitin 1960. Kalaja ruajti këtë pamje qe ka edhe sot, duke u ndertuar shtepi brenda saj, te cilat sot janë monument kulturë.
Sipas Sulejman Dashit: “Ne vitin 2002, doli një kulle katerkendeshe romake, me thellesi 2,80 meter, me dimensione 6 meter permbi dhe afersisht 12 meter nga jashtë. Kjo ishte 9 meter larg murit te kalase, teknika e se cilës ishte me gurë te medhenj, siç ishte edhe kalaja dhe studimet na treguan qe mund te jetë një kala romake e shekullit 2-3 te eres sone”.
Anisa Ymeri Koha Jone | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Wed Oct 08, 2008 12:14 pm | |
| Ekspeditë përnjohëse në rrethin e Beratit, Gusht 2006 Gjatë muajit Gusht 2006, Projekti FoAP në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Monumenteve të rrethit Berat, ndërmori një ekspeditë përnjohëse në monumentet dhe qendrat arkeologjike të këtij rrethi. Qellimi i kësaj ekspedite ishte; vlerësimi i gjendjes fizike të monumenteve dhe qendrave arkeologjike të njohura e të panjohura të rajonit, evidentimi i qendrave të reja, mbledhja e informacionit të ri, vizatimi i planimetrive në rastet kur mungonin dhe ribërja e planimetrive të reja kur gjendja insitu e objektit paraqitej e ndryshuar, marrja e fotove të reja si dhe përcaktimi i kordinatave gjeografike me GPS. Pjesëtarët kryesorë të grupit të punës ishin: anëtarët e projektit FoAP, Ardit Miti dhe Ermelinda Hoxhaj si dhe Sinoida Martallozi, specialiste nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës të rrethit Berat. Gjatë kësaj ekspedite u vëzhguan qendrat dhe monumentet e mëposhtëme arkeologjike: Parangua Fshati Parangua, ndodhet në verilindje të qytetit të Beratit, pranë kodrës së kalasë të këtij qyteti. Pa mbërritur në fshatin Parangua, në një kodër me ullinj, gjatë punimeve për instalimin e një shtylle të tensionit të lartë janë gjetur fragmente qeramike, mbetje arkitektonike si dhe një kapitel në formë kryqi (Fig. 1). Një pjesë e këtyre gjetjeve janë marrë nga banorët e fshatit ndërsa kapiteli ndodhet në arkivin e Drejtorisë Rajonale të Institutit të Monumenteve Berat. Sipas burimeve gojore vendi njihet me toponimin "kisha". Ata, gjithashtu kujtojnë se deri në fillim të shekullit të njëzetë në këtë vend kanë ekzistuar rrënoja të një kishe. Njëri prej banorëve të fshatit, i cili është edhe pronari i tokës, zotit Kozma Manestra, tregon se gjatë punimeve për instalimin e antenës është gjetur një varr, që më pas u shkatërrua plotësisht, ndërsa në lindje të antenës janë gjetur gjurmë të një linje muri. Fig.1. Fragment i një kolone prej guri Gjatë vëzhgimit sipërfaqësor të këtij ambienti, nga ekipi i projektit FoAP u vu re një linjë muri me drejtim veri-jug dhe me gjatësi prej 5 metrash. Në drejtim vertikal me murin e sipërpërmendur u zbuluan gjurmë të një tjetër muri me gjerësi 0, 60 m dhe gjatësi 0, 50 m, (Fig. 2). Ky fragment muri është ndërtuar me gurë të vegjël të punuar dhe me lidhje të fortë llaçi. Linja e plotë e murit nuk mund të ndiqet sepse punimet për ndërtimin e rrugës e kanë shkatërruar një pjesë të madhe të tij. Fig. 2. Ardit Miti dhe Sinoida Martallozi duke pastruar një fragment muri. Fig. 3. Shembull i ripërdorimit të gurëve Të dhënat mbi gjetjet të lënë të mendosh që monumenti i shkatërruar mund të ketë qenë një objekt i kultit kristian. Në shtëpitë e banorëve të zonës u vu re ripërdorimi i materialeve të marra nga shkatërrimi i objektit. (Fig 3). Në shtëpinë e pronarit të tokës ndodhen disa pjesë fragmentesh arkitektonike, të tillë si; një kolonë 0, 30 m e lartë, gurë të punuar si dhe tulla dhe tjegulla me shumicë. Mbjeshovë Kalaja e Mbjeshovës ose e quajtur ndryshe dhe "Kalaja e Xhaxhaj" ndodhet pranë fshatit Mbjeshovë, në skajin verior të malit Shpirag. Kodra mbi të cilën është ndërtuar kalaja, në anën jugore, pothuajse në mënyrë paralele shikon malin e Shpiragut. Kjo pjesë e kodrës si dhe ajo veriore e veriprëndimore kanë mbrojtje të mirë natyrore me faqe të thepisura të cilat përfundojnë në një luginë lumore. Ndërsa në anën perëndimore ka faqe më të buta. Fortifikimi antik i vonë i Mbjeshovës, paraqet një nga monumentet më të ruajtura të rajonit. (Fig 4). Fig. 4. Pamje e fortifikimit të Mbjeshovës Sipërfaqa e rrethuar e "Kalasë së Mbjeshovës" arrin në 1, 5 - 2 ha. Muri rrethues, ruhet në një gjendje të mirë dhe në të gjithë gjatësinë duke ndjekur konturet e majës së kodrës. Në plan, "Kalaja e Mbjeshovës", ka formën e një trapezi të ç’rregullt. Fortifikimi është i dyfishtë i formuar nga një mur i brendshëm përforëcues duke shërbyer në të njëjtën kohë si shkallë dhe si vend vrojtimi për ushtarët. Në anën lindore ndodhen 3 kulla dhe një hyrje. Dy anësoret janë gjysëmrrethore ndërsa ajo e mesit ka formë katrore, (Fig 5 dhe Fig 6). Fig.5; 6. Pamje e e dy prej kullave Kulla tjetër ndodhet në anën perëndimore dhe ka formë katërkëndore por me përmasa më të vogla se kulla katërkëndore e krahut lindor. Në këtë anë pranë kullës, ndodhet një hyrje. Gjithashtu kalaja është e pajisur edhe me tre hyrje të tjera, një në anën veriore dhe dy të tjera në anën jugore. Nga ky vëzhgim një ditor u përftuar një planimetri e re e objektit, u bënë fotografi të reja dhe u përcaktuan kordinatat gjeografike me GPS. Kisha e Shën Mërisë në Sinjë Në fshatin Sinjë të rrethit Berat në një faqe shkëmbore të malit ndodhen dy shpella. Njëra prej shpellave është e madhe, e gjerë dhe e punuar në pjesën e brendëshme. Ndërsa shpella tjetër është më e lartë dhe më e ngushtë. Në shpellën e dytë ndodhet kisha heremite e Shën Mërisë. Kjo kishë me përmasa të vogla, qendron e mbështetur në terrenin shkëmbor të kodrës dhe në faqet e shpellës, (Fig. 7). Pamje e përgjithshme e kishës. Faqja e jashme e kishës është e ndërtuar me gurë gëlqerorë, të vegjël e mesatarë, të punuar dhe të lidhur me llaç. Kati i parë i ndërtesës mbështetet në faqen shkëmbore dhe kryen funksionin e një bazamenti nivelues për ambientet e sipërme të kishës. Gjysma e çatisë është e futur në shpellë kurse pjesa tjetër qendron jashtë shpellës. Kjo e fundit është ndërtuar me tjegulla dhe faqe të brendshme druri. Fig.7. Pamje e përgjithshme e kishës Kisha është e pajisur me një derë të vogël nga perëndimi. Korridori është formuar nga faqja shkëmbore e shpellës dhe faqja e murit. Ky ambient është i ngushtë 0, 30 - 0, 50 m dhe është i pajisur me disa shkallë të gdhendura në shkëmb që të çojnë në ambjentet e kishës, të cilat ndodhen në një nivel më të lartë se hyrja. Në pjesën perëndimore kisha është e pajisur me tre dritare të përmasave mesatare që shërbejnë për ajrim dhe ndriçim. Një dritare e katërt ndodhet në faqen jugore, ku ndodhet edhe ambienti i parë që shërben si pronaos. Ky ambient i ulët është i pajisur me një dritare dhe me tre shkallë që të çojnë në ambientin e dytë, i cili shërben si vend për altarin. Ky është ambienti më i mbyllur, ku si faqe rrethuese përveç pjesës shkëmbore shërben edhe muri. Ambjenti i tretë, ai veriori, është më i vogël, dhe ka shfrytëzuar tërësisht faqet shkëmbore të shpellës. Në faqet e brendëshme të mureve të kishës viihen re mbetje të degraduara të pikturave murale të dikurshme murale (Fig. . Ndër motivet kryesore dekorative të afreskeve janë ato gjeometrike. Në disa pjesë të mureve dallohen mbetje të mbishkrimeve bizantine. Fig. 8. Mbetje të pikturave murale Kisha vazhdon ende të përdoret nga besimtarët e zonës, si për ceremonitë fetare ashtu edhe si vend lutjeje. Gjithashtu kisha dhe ambienti rreth saj shfrytëzohet për festimin e 15 Gushtit, që konsiderohet si festa e Shën Mërisë. Në këtë ditë besimtarët mblidhen dhe festojë së bashku, (festë kjo që festohet në të gjitha kishat e Shën Mërisë). Kisha e Shën e Premtes në Sinjë Rrënojat e kishës së Shën e Premtes ndodhen në fshatin Sinjë. Kjo është një kishë e vogël, njënefëshe (me përmasa afërsisht 10 x 6 m), në formën e një kapele. Apsida nga jashtë ka formë rrethore kurse nga brenda formë trapezi. Monumenti është në gjendje rrënojë, muret ruhen deri në lartësi 0, 30 m -1, 20 m, por edhe ajo pjesë e ruajtur është rindërtuar në mënyrë jo profesionale nga banorët lokalë. Për rindërtimin e mureve janë përdorur gurë lumorë dhe shtuforë të përmasave mesatarë dhe të vegjël (Fig. 9). Gjurmë të fragmenteve arkitektonike dekorative në këtë kishë mungojnë. Fig. 9. Pamje e rënojave të kishës së Shën e Premtes Kjo kishës e vogël mund të përfaqësojë një monument të periudhës së vonë Osmane, megjithatë informacionet historike dhe arkeologjike në këtë rast nuk janë të plota në mënyrë të tillë që të mund të përcaktohej një datim i saktë i objektit në fjalë. Sipas banorëve të zonës, kisha ka qenë në përdorim deri në vitet 1997, kohë në të cilën është shkatërruar dhe ka dalë jashtë funksionimit. Në ditët e sotme përdoret si vend i shenjtë, ku besimtarët vijnë dhe ndezin qirinjë si dhe sjellin objekte për ti bekuar. Kisha është rindërtuar nga pronari i tokës, Petraq Laçka, i cili pohon se e ka ringritur me të njëjtët gurë dhe ka ndjekur formën e mëparshme arkitektonike të objektit. Kisha e Shën e Premtes njihet nga banorët e zonës si "manastir", pavarësisht përmasave të saj të vogla. Gradishta e Balibardhës Kalaja e Balibardhës e quajtur ndryshe dhe Gradishta e Balibardhës, ndodhet midis fshatrave Qereshnik e Balibardhë të rrethit Berat, në majën e një kodre me lartësi 692 m mbi nivelin e detit. Kodra mbi të cilën ndodhet kalaja ka pozitë dominuese mbi fshatin Janicë. Në jugperëndim kalaja shikon luginën e lumit Osum, në perëndim fushën e Myzeqesë, në veri malet e Sulovës, ndërsa në juglindje ndodhet masivi i Tomorrit, (Fig. 10). Fig. 10. Pamje e kodrës së kalasë Gjatë ekspeditës përnjohëse të projektit FoAP në fortifikimin e Gradishtës së Balibardhës, u arrit të ndiqej pjesërisht linja e murit fortifikues të kodrës, kjo për arësye vështirësive që ofronte terreni, kryesisht bimësia e dendur. Kjo arësye e fundit pengonte gjithashtu kontrollin për gjetje sipërfaqësore të territorit të rrethuar të fortifikimit. Linja e ruajtur e murit ndjek konturet e majës së kodrës. Muri është i ndërtuar me blloqe ranor të gatshëm, në formë izodomike me përmasa mbi 1, 30 m x 0, 80 m x 0, 30 m, (Fig. 11). Fig. 11. Mbetje e linjës së murit Gradishta e Balibardhës paraqitej në gjendje jo të mirë për shkak të faktorëve natyrorë, të tillë si rrëzimi i gurëve, vegjetacioni por gjithashtu edhe gërmimet klandestinë të viteve të fundit, gjurmët e të cilave duken në të gjithë sipërfaqen e majës së kodrës. Sipas burimeve gojore të fshatarëve të zonës, por edhe nga vëzhgimi ynë paraprak, kjo kala i është nështruar gërmimeve klandestine në anën lindore të saj si dhe në brendësi të mureve ku u evidentua një gropë e përmasave 3 m x 3 m. Mbolan Kalaja e Mbolanit ndodhet një kodër, në të majtë të rrugës Berat-Sinjë. Linja e mureve rrethuese është shumë e qartë me sy të lirë dhe ndjek konturet e kodrës. Muret e kalasë së Mbolanit rrethojnë një sipërfaqe prej 3 ha. Muri rrethues është i ndërtuar me blloqe gurësh gëlqerorë në ngjyrë gri, të cilat kanë formën e shtresave gëlqerore. Përmasat e tyre variojnë nga 0, 30 m x 0, 30 m në 2,50 m x 0,90 m. Linja e mureve ruhet në një lartësi prej 0, 50 m dhe në disa raste edhe më tepër, (Fig 12). Fig. 12. Linjë e ruajtur muri Në ambientet e brendëshme të kalasë u evidentuan gjurmë të një stere uji, në formë rrethore, si dhe disa ambiente të tjera të papërcaktuara të cilat mbase kanë lidhje me godina banimi. Ambiente të tjera ruhen edhe në anën Lindore, jashtë murit rrethues. Në sipërfaqe ka gjurmë te shumta qeramike, të cilat janë kryesisht tjegulla e parete qeramike. Megjithëse muret e kalasë së Mbolanit ruhen në gjendje relativisht të mirë, vendbanimi shpesh herë i është nënshtruar gërmimeve klandestine dhe marrjes së gurëve për material ndërtimi. Gjatë kësaj ekspedite pavarësisht vështirësive që ofronte bimësia e dendur u arrit të krijohej një planimetri e re e këtij vendbanimit të fortifikuar. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Wed Oct 08, 2008 12:14 pm | |
| vazhdim.... Ura e Velabishtit
Ura e Velabishtit është ndërtuar në mesin e shekullit të 18-të nga Ismail Pashë Velabishti, sundimtar i sanxhaqeve të Vlorës dhe Delvinës deri në vitin 1764. Kjo Urë ndodhet prara qytetit të Beratit dhe lidh këtë qytet me zonat përreth. Monumenti i ndërtuar me gurë gëlqerorë ka një arkitekturë simetrike me tre harqe, dy dritare shkarkuese dhe një kurriz në kyçin e qemerit kryesorë. Në qendër të kompozimit ndodhet qemeri me hapësirë drite 11 m, në formë segmenti rrethor. Në bregun e djathtë ndodhet një qemer më i vogël i tipit shigjetë, ndërsa në bregun e majtë një qemer tjetër çerek rrethor, (Fig 13).
Fig. 13. Pamje e përgjithshme e urës
Fillimisht pjesa kaluese e urës ka qenë e pjerrët. Kjo pjerërrësi është zbutur gjatë kohës duke e mbushur kalldrëmin në të dyja pjesët e brigjeve. Në kohën kur funksioni i saj filloi të rritej, dhe nga një urë karvanesh u shndërrua në urë për kalimin e automjeteve, u zmadhua edhe gjerësia e saj. Në gjendjen e sotme ura e Velabishtit është përshtatur për trafik automjetesh të tonazheve të ndryshme, kalimi i shpeshtë i të cilëve ka shkaktuar prishjen e monumentit. Gjendja fizike e urës nuk është e mirë dhe shpesh përdoret nga banorëve e zonës si vend për grumbullimin e mbeturinave.
Ura e Vokopëlës
Në fshatin e Vokopolës, mbi përroin e Çoragjafit, pranë burimit të "Ujit të Zi”, ndodhet Ura e Vokopolës. Kjo urë mendohet të jetë ndërtuar gjatë kohës së Ali Pashë Tepelenës dhe ka shërbyer si pikë e rëndësishme në lidhjen e luginës së Osumit me luginën e Vjosës. Degëzimi i cili lidhte Beratin me Tepelenën kalonte nëpër këto fshatra; Vokopolë-Çorgjaf-Qafa e Gllavës-Luftinjë-Memaliaj. Ura e Vokopolës është një urë guri me qemer të madh, me segment rrethor dhe me dy dritare shkarkuese. Ura është 43 m e gjerë, ka tre harqe dhe dy kamare, (Fig. 14).
Fig. 14. Pamje e urës së Vokopolës
Kalldrëmi i urës së Vokopolës është realizuar me pllaka gurësh të zinj, të vendosur këlliç ndërsa qemeri është i ndërtuar me dy rreshta gurësh. Ura e Vokopolës është një nga urat më të mëdha, më monumentale dhe më të ruajtura të këtij rajoni. Monumenti është restauruar kohët e fundit dhe është në shërbim të banorëve të zonës përreth.
Kalaja e Plënckës, Vokopolë
Kalaja e Vokopolës ose "Kalaja e Plënckës" e cila njihet në popull si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ndodhet në një kodër në veri-perëndim të fshatit Vokopol të rrethit Berat. Ky fortifikim ndodhet mbi një kodër 765 m mbi nivelin e detit. Gjatë ekspeditës përnjohëse të projektit FoAP në kalanë e Vokopolës, u vu re shkatërrimi pothuajse i plotë i mureve të kalasë aq sa ishte e pamundur të ndiqej ndonjë fragment i linjës së dikurshme të murit rrethues, (Fig. 15).
Fig. 15. Mbetje gurësh nga shkatërrimi i Kalasë
Sipas banorëve lokalë, gurët e kalasë janë marrë dhe shfrytëzuar nga ish – Kooperativa e bujqësore. Rrënojat e mbetura të mureve vazhdojnë ende të shfrytëzohen për ndërtim nga banorët lokalë. Rasti më i dukshëm ishte ndërtimi i staneve që ndodhen pranë vendit të kalasë me gurët e marrë nga shkatërrimi i këtij objekti.
Xhamia Vokopolë
Xhamia e Vokopolës ndodhet në qendër të fshatit me të njëjtin emër. Ky monument në vitet 1967-1968 e ka humbur funksionin e monumentit të kultit duke u kthyer në depo për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Pas viteve 1990 monumenti rifilloi të funksionoj si monument kulti. Arkitektura e sotme e monumentit paraqitet e ndryshuar, kështu dritaret e faqes perëndimore dhe lindore janë bllokuar, ndërsa minareja është shkatërruar (Fig.16).
Fig. 16. Pamje e përgjithshme e Xhamisë
Ambienti i brendëshëm ka pësuar gjithashtu ndryshime, dyshemeja është shkatërruar ndërsa muret janë i lyer me qëlqere të bardhë duke zhdukur çdo gjurmë të afreskeve ose mbishkrimeve të mëparshme. Kupola e xhamisë është e vogël, në formë gjysëm rrethore e ndërtuar me tjegulla. Ka shumë mundësi që këto ndryshime të jenë bërë në fazën e kthimit të monumentit në depo, gjatë periudhës së qeverisjes komuniste. Sot ky monument paraqitet në gjendje jo të mirë dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme restauruese (Fig. 17).
Fig. 17. Ambientet e brendëshme të xhamisë
Kisha në Bilç Në fshatin Bilç, shumë pranë qytetit të Beratit, në faqet e një kodrine ndodhen gjurmët e një qendre arkeologjike. Sipas raporteve të Sami Starovës dhe banorëve të zonës, aty ndodhet një kishë paleokristiane. Kodra ka një pozicion të mirë, duke parë nga qyteti i Beratit dhe rruga nacionale Berat-Përmet. Në njërën faqen të kodrës të njohur më emrin "Dy Lisat" ndodhen gjurmë rrënojash arkeologjike. E gjithë kodra, sikurse dhe kodrat e tjera përeth janë të mbjella me ullinj. Gjurmët e ruajtura të gurëve dhe të tjegullave ndjekin dy linja të drejta muresh. Pjesa tjetër e gurëve janë lëvizur dhe grumbulluar në një vend. Mbi sipërfaqe u vunë re me shumicë fragmente tjegullash, (Fig. 18) Megjithatë është ende e pamundur që të flitet për ekzistencën e një monumenti të tipit kishë.
Fig. 18. Grumbuj gurësh dhe tjegullash
Kisha e Shën Mitrit në Drobonik Fshati Drobonik ndodhet vetëm 5 km në jug të qytetit të Beratit, përgjatë rrugës Berat-Përmet. Në qendër të këtij fshati ndoshet kisha e Shën Mitrit e cila prezanton një kishë me përmasa të mëdha, me tre nefe të ndara me tre kolona të larta me harqe, (Fig. 19).
Fig. 19. Pamje e Kishës
Gjatë periudhës së socializmit, me ndërtimin e fermës bujqësore, ky monument është shndërruar në magazinë të kooperativën bujqësore. Ky transformim ndryshoi strukturën dhe funksionin e kësaj kishe. Hyrja kryesore u shkatërrua, pronaosi u mbyll nga naosi me një mur duke krijuar një ambjent më vete. Gjthashtu u mbyll dhe hyrja në pjesën jugore duke lënë në funksionim vetëm hyrjen veriore. Në faqet e brendshme dhe të jashtme ka ndërhyrje të shumta. Afresket janë zëvendësuar nga shkrime parullash me formula komuniste. Suvaja e pjesës së brendshme duhet të jetë e gjitha ndërtim i ri duke zhdukur në këtë mënyrë ç’do gjurmë të fazave më të hershme të këtij monumenti.
Fig. 20. Pamje gjatë restaurimit
Kisha është duke u restauruar nga Metropolia Ortodokse Autoqefale (Fig. 20). Fatkeqësisht restaurimi i saj nuk po bëhet në bashkëpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës, faktor ky i cili mund të kushtëzojë prishjen e formës origjinale e autentike të tij, ç’farë nënkupton dhe humbjen e rëndësisë historike të këtij monumenti.
Varri Monumental "te lisi" në Breg të fshatit Peshtan Ky varr monumental ndodhet në fshatin Peshtan, rreth 1, 5 km larg tij, në një zonë kodrinore, në vendin e quajtur "Bregu i Lisit".
Fig. 21. Pamje e përgjithshme varrit
Kjo zonë ndodhet në kodrat në rrëzë të malit Tomorr. Varri përbën një ndërtim të nëndheshëm në formë katërkëndëshe, që mbulohet me qemer cilindrik. Hapsira e brendshme e tij ndahet nga një mur në dy ambjente, nga të cilët njëri shërbente si paradhomë e tjetri si dhomë varrimi. Në faqen perëndimore të varrit ndodhet hyrja e bllokuar nga jashtë me një pllakë guri monolite. Të dy hyrjet mbulohen me arkitrarë guri ranor. Muret e varrit janë ndërtuar me gurë ranorë me lidhje llaçi ndërsa për ndërtimin e qemerit janë përdorur gurë çmërçi. Në pjesën e brendëshme muret janë suvatuar me një shtresë llaçi, ku mbizotëron qëlqereja. Pjesa e tavanit është e harkuar dhe ka si dekor një linjë të hollë me tulla (Fig. 22).
Fig. 22. Hapësira e brendëshme e varrit
Mbi sipërfaqe ka gjurmë qeramike megjithëse në arealin përreth nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë qendre tjetër arkeologjike. Objekti nuk ruhet në gjendje të mirë. Thellësia maksimale e ruajtur është 1,10 – 2 m, por rënia e dheut ka shkaktuar mbushje të hapsirës së brendëshme. Brenda në varr ka blloqe gurësh të hedhur, shpesh herë këto blloqe janë me përmasa të mëdha. Plugimi i vazhdueshëm i tokës ka shkaktuar shkatërrimin dhe zhdukjen e çdo të dhëne të mundëshme për monumentin. Sot ruhet vetëm varri monementatl, i izoluar, pa ndonjë lidhje me objekte të tjera arkeologjike. Një rol negativ luan edhe lagështira, e cila shkakton degradimin gradual të monumentit si dhe gërmimet e vazhdueshme klandestine.
Kalaja e Peshtanit Gradishta e Peshtanit ndodhet midis fshatrave Peshtan e Vërtop të rrethit Berat. Në këmbët e kodrës mbi të cilën ndodhet fortifikimi i Gradishtës së Peshtanit kalon lumi i Osumit. Kalaja ndodhet në majën e kodrës duke rrethuar një sipërfaqe prej 2 ha. Gjatë ekspeditës përnjohëse të Neritan Cekës në vitet 1970, në këtë vendbanim janë evidentuar gjurmë muri të cilat ruheshin nga 15 m -1, 10 m lartësi. Sipas banorëve të zonës, muret rrethuese kanë qenë të dukshmë në pjesën e sipërme të kodrës, por edhe gjatë faqeve anësore të saj. Gjatë ekspeditën përnjohëse të projektit FoAP në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të monumenteve të rrethit Berat u vëzhgua edhe Kalaja e Peshtanit, situata e të cilës nuk shfaqej e njëjtë me informacionin e dhënë nga N. Ceka. Shkatërrimet e vazhdueshme që i kishin ndodhur këtij objekti e bënë të pamundur identifikimin e gjurmëve të mureve rrethuese. Shaktërrimi përfshin marrjen e materialeve për rindërtime por nuk përjashtohen edhe gërmimet klandestine. Nga ky monument ruhen disa gjurmë llaçi të shpërndara në të gjithë sipërfaqen e kodrës.
Fig. 23. Fragmente gjetjesh sipërfaqësore
Mbi sipërfaqe u vunë re fragmente të shpeshta qeramike, kishte grumbuj të mëdhenj me fragmente pitosash e amforash, të cilat shpesh herë formonin dhe enë të plota (Fig. 23). Këto fragmente ishin të dukshme në të gjithë sipërfaqen e kodrës, por në numër shumë më të madh dhe më të shpeshta ishin në pjesën e sipërme të kodrës.
Teman Gjatë rrugës nacionale Berat-Përmet, pranë fshatit Tërpan, në lindje të tij ndodhet fshati Teman. Sipas Sami Starovës, në një kodër, në vendin e quajtur "Bregu i Alies", pranë kabinës elektrike gjenden gjurmët e një kalaje antike. Ishte kjo arësyeja që projekti FoAP vëzhgoi këtë qendër. Mbas një bisede me banorët e zonës dhe grumbullimit të informacionit gojor u vizitua vendbanimi. Maja e kodrës, e njohur prej banorëve edhe si "Bregu i Kalasë", i është nënshtruar punimeve të vazhdueshme bujqësore. Në sipërfaqe nuk u vu re asnjë gjurmë muri. Sipas banorëve, para disa vitesh përreth zonës viheshin re fragmente muri, të cilat janë shkatërruar me qellim marrjen e materialit të ndërtimit. Në sipërfaqe u gjetën fragmente të shpeshta qeramike, kryesisht grykë e funde pitosash. Sipas banorit Haki Zakaj, shumë pranë shtëpisë së tij, janë gjetur disa varre me pllaka guri shtufor. Në shtëpinë e tij gjendet një pitos 0, 80 m i lartë, 0, 58 m i gjerë, me gjurmë të mëdha djegieje, pa ndonjë shenjë ose vulë, (Fig. 24).
Fig. 24. Pitos i gjetur në shtëpinë e një banori lokal
Ky pitos është gjetur në vendin ku duhet të ketë ekzistuar dikur "kalaja e Temanit". Vëzhgimi sipërfaqësor i kodrës dhe mungesa e nje linje të dukshme muri nuk tregojnë për eksistncën e dikurshme të një kalaje. Megjithatë gjetjet e shpeshta të qeramikës janë një e dhënë e rëndësishme për ekzistencën e një qendre të banuar në këtë zonë.
Dimal Qyteti Antik i Dimalit ndodhet në fshatin Krotinë në një kodër të vogël përgjatë rrugës që të çon në Allambrer (Fig. 25).
Fig. 25. Kodra e Dimalit
Në anën jugore të kalasë, në horizont shihet kalaja e Mbjeshovës, në perëndim qyteti i Fierit ndërsa në jug-përëndim ndodhet Margëlliçi. Kjo qendër megjithëse është përcaktuar monument kulture i mbrojtur nga shteti nuk ruhet në gjendje të mirë. Rastet e marrjes së gurëve për material ndërtimi edhe pse jo të shpeshta ndikojnë në shkatërrimit gradual të monumentit.
Fig. 26. Shëtitorja Nr. 2. e Dimalit
Të treja shëtitoret e kësaj qendre antike edhe pse ruhen fizikisht janë të mbuluara me vegjetacion të dendur (Fig. 26). Në pjesë të veçanta të monumenteve vihet re rënia e blloqeve të gurëve. Një problem jo pak i rëndë është edhe punimi i vazhdueshëm i Kodrës.
Kisha e Shën Mërisë në Vokopolë Kisha e Shën Mërisë, ndodhet në fshatin Vokopolë të Urës Vajgurore. Ky monument i përket periudhës së vonë osmane. Kisha ka formë drejtëkëndore, me tre nefe dhe me një hajatë. Teknika e ndërtimit është shumë e thjeshtë, me gurë të bardhë e gri të punuar dhe të lidhur me llaç. Është e pajisur me 4 dritare në faqet anësore, veriore, e jugore si dhe me dy dritare në faqen perëndimore. Përveç hyrjes kryesore në anën perëndimore, që të çon në pronaos dhe më pas në naos, ndodhen edhe dy hyrje të tjera anësore, njëra në anën veriore dhe tjetra në atë jugore. Dyshemeja e kishës është e ndërtuar me rasa gurësh gëlqerorë. Apsida është gjysëm rrethore, pjesa e brendshme e saj është e pajisur me një shkallë që e vendos në nivel më të lartë se naosi. Në pjesën e jashtme apsida ka formë 6 këndore. Në qendër të apsidës ndodhet një dritare e vogël drejtëkendore që shërben për dritë dhe ajrim. Pranë apsidës ndodhet diakonikini dhe protezisi të cilat janë të pajisura me kamare dhe me një dritare të vogël në pjesën e sipërme (Fig. 27).
Fig. 27. Kisha e Shën Mërisë
Kjo kishë është një kishë varrezë. Varret më të hershme datojnë në fillim të shekullit të 20-të ku mbizotërojnë ato të para periudhës së luftës së dytë botërore. Monumenti ka vazhduar të funksionojë si një kishë varrezë gjatë periudhës së Komunizmit si dhe pas viteve 1990. Sot për arsye të mungesës së hapësirës nuk vazhdojnë të kryhen varrime.
Ura e Kaurit ose Ura e Frëngut Ura e Kaurit ndodhet në fshatin Poshnjë, 500 m nga rruga automobilistike Urë Vajgurore-Berat. Gjurmët më të hershme të ndërtimit të urës i përkasin periudhës Romake të vonë. Funksioni i saj kryesor ka qenë lidhja e bregdetit me pjesën e brendshme të Shqipërisë. Ura ka shërbyer për kalimin e karvaneve dhe qerreve që vinin nga Apollonia dhe Vlora në drejtim të Beratit. Kjo është ura e parë e ndërtuar në luginën e Osumit. Gjatë ekspeditës përnjohëse të projektit FoAP, u vu re se Ura, e ashtuquajtur "Ura e Frengut" ose "Ura e Kaurit" ruhet në gjendje mesatare. Për shkak të ndryshimit të shtratit të lumit dhe kushteve të reja të jetesës, kjo urë e ka humbur funksionin e saj të dikurshëm (Fig. 28).
Fig. 28. Ura e Frëngut
Sot kjo urë ndodhet në oborrin e një shtëpie private dhe është e rrethuar me gardh telash, duke penguar në këtë mënyrë vizitueshmerinë e monumentit. | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Wed Oct 08, 2008 12:15 pm | |
| Kanina e njerezve te medhenj -------------------------------------------------------------------------------- KANINA E NJEREZVE TE MEDHENJ
Kanina - Treva e njerezve te medhenj, e fiseve te shquara. Nga muret e Kalase, shpaloset historia 3000-vjecare e kesaj qendre te banuar, qe eshte me shume se nje thesar per kombin. Aty ne ate kala, perzihet lashtesia e qytetit, trimeria e Gjergj Arianitit, zgjuarsia dhe shpata e hekurt e Donika Kastriotit, trimeria dhe bukuria e princeshes Rexhina, qe luftoi me turqit dhe u mbulua me dheun e Himares ne Korfuz, ku prehet edhe sot. Nga kjo vater dolen 5 kryeministra, qe drejtuan edhe Perandorine Osmane, qe sot prehen aty, ne sheshin e Teqese. Kanina eshte vendlindja e familjes se Ismail Qemalit, qe ngriti flamurin e shpalli Pavaresine e Shqiperise. Kanina, eshte legjenda e trimerise, e bukurise. Ajo eshte nje trup edhe me Vloren, ku here ka qeverisur Kanina, here Vlora, asnjehere te dyja bashke.
Kalaja dhe veprat e tjera...
Kanina dhe Kalaja, kane nje ditelindje. Ky tempull i hershem rrefen per bemat e kesaj treve, te intelektualeve, qe kane bere epoke ne periudhen qe kane jetuar. Sipas literatures, Kanina permendet per here te pare nga gjeografi Ptolemeu qe ka jetuar ne Greqine e vjeter ne Aleksandri, ku nga qendrat e banuara permendet edhe Kionina.
Kalaja
Kush eshte ngjitur ne kala, ka shijuar bukurine e rralle nga kjo pike vertet strategjike, nga ku sheh si ne pellembe te dores Karaburunin, Sazanin, gjiun dhe vete qytetin e Vlores. Historianet vene theksin tek nje e vertete historike teksa permendin Kalane e Kanines, se kjo kala eshte e lidhur me historine e tere vendit. Kjo histori starton qysh nga luftrat iliro-romake deri ne Luften e Dyte Boterore. Lufta e Vlores e kishte epiqendren ne kete kala, ku ishin garnizonet me te forta te pushtuesve italiane dhe aty u be qendresa me e madhe. Nga vlerat ndertimore, gjurmet arkeologjike flasin qarte se i perket periudhes ilire, se eshte bere rikonstruksioni ne periudhen bizantine te Justinianit. Kanina ndodhet ne listen e rindertimeve te kalave ne kete periudhe. Edhe ne periudhen osmane, provohet te jete bere nje rindertim i saj, pasi duken fragmentet e gurit, aty jane te shkallezuara edhe ndertime te tjera. Kalaja, eshte pika dominante e zones se ulet te Vlores. Interesantja qe eshte vene re nga specialiste te Monumenteve te Kultures dhe arkeologjise, eshte lidhja ne vije te drejte edhe me fortesa te tjera te ndertuara. Nga kjo kala, sheh Kalane e Kropishtit, nga ajo e Kropishtit sheh kalane e Amntias. Ato kane nje strukture ndertimi, nga ku luftetaret e nje shteti apo te nje fisi merreshin vesh sa here shfaqej rreziku. Per Kaninen te flasin faktet, historia e shkruar, gjurmet e hershme, flet edhe kalinjoti me i ri, qe e di historine e fshatit te tyre ne pellembe te dores. Por per te sjelle argumentet historike qe do te shpalosin ne kete dossier, ku flene 30 shekuj, folem me drejtorin e Muzeut te Vlores, Novruz Barjami. Ai e nis biseden me disa zbulime te kohee te fundit, qe eshte nje gurore antike ne preher te malit te Shashices, gurore e njejte me guroren e Grames. Aty duken blloqe te medha te gurit. Forma e tyre ka cuditur edhe studiues te huaj, qe ende nuk kane marre pergjigjen e pyetjes, se si jane transportuar e vendosur ne hyrjen e portes se kalase, por edhe ne hyrjen jugore te popullit.
Ne lagjen "Kapllanaj", ne perrua, jane zbuluar dy kollonata, me permasa shume te medha, qe hedhin drite per nje kishe shume te vjeter, ndoshta nga me te vjetrat ne vendin tone. Prane Kalase shohim gjurme te nje rruge kalldremi, qe daton periudhen romake, shume interesante, qe plotesojne pamjen antike te kesaj qendre banimi. Para dy vjetesh, nje ekspedite qe germoi ne Kanine zbuloi germadhat e nje Manastiri shume te madh, Manastirit te Kolgjerit. Aty faktohet se ne brendesi te tij ka pasur edhe shkolle per prifterinjte. Ne afersi ka edhe disa shpella qe duken qarte edhe sot, qe kane qene te banuara nga njerezit. Keto gjurme, te tjera qe lidhen me qeramiken, formen e tyre, flet qarte per vazhdimesine e jetes edhe ne mesjeten e hershme.
Rexhina, princesha e Kanines...
Kanina, kjo treve me nje bukuri perrallore, kjo fortese e luftrave te te gjitha koheve, qendrese e principatave shqiptare, ka pasur edhe nje princeshe, Rexhinen. Ajo vjen deri ne ditet e sotme permes legjendave, kengeve qe i ka thurur populli, dhe emri i saj eshte skalitur ne nje krua, cezme, mal, rruge... Nga literatura e shfletuar, ciceronet e kalase se Kanines, qe flasin ne shume muze te botes, tregojne se Kanina iu dha fisit te Bashajve si prike, bashke me qytetin e Vlores dhe te Beratit. Kjo familje
e madhe ia dhuroi Rexhines, princeshes se Kanines se Vlores. Jo vetem historianet, por edhe kalinjotet e sotem te tregojne nje histori shume interesante, qe lidhet me qendresen e kesaj princeshe ne vitin 1417, kur u pushtua Vlora dhe Kanina. Kronistet e kohes, turq dhe vendas, flasin per luftime te ashpra, qe ajo nuk mundi t'i perballoje deri ne fund. Por, nuk u dorezua. Rexhina, sebashku me 400 besnike te saj, beri qendresen e fundit ne kalane e Gjon Pocarit dhe vendosi qe te largohet. Ajo urdheroi besniket qe t'i mbushnin kuverten e anijes me dhe nga Himara. Me ate dhe te tokes se saj, ajo la amanetin qe ta mbulonin kur te vdiste. Dhe vertet ashtu u be.
Sikurse shprehet drejtori i muzeut, Novruz Barjami, kohet e fundit, eshte zbuluar varri i saj ne Korfuz. Ai shpreson qe shteti shqiptar do te beje nje varr sikurse e meritonte kjo princeshe e bukur dhe luftetare.
Rexhina, nuk vjen thjesht si legjende ne kete treve. Shekujt e kane perjetesuar ate tek cezma e zonjes mbi Kanine, burimi i Zonjes ne Igumenice, perroi i Rexhines ne Rradhime, shkembi i Zonjes ne Llogara etj. Kjo tregon se sa e respektuar ka qene kjo princeshe hyjneshe. Edhe ne ditet e sotme, degjohet te kendohet kenga kushtuar Rexhines. Ja disa nga vargjet.
Hedhur kryet, shami perzi,
Po shkon Zonja ne Misi
Ku na ke ate mbreteri
Ma mur turku me grabi
Mbet Ulqina ne varferi.
Gjergj Arianiti, vajza e tij Donika, dhendri Skenderbeu.
Gjergj Arianiti, perfaqeson nje nga familjet me te medha shqiptare qe i perket viteve 1200, se bashku me Kastriotet. Arianit-_ishin zoterimet e tyre qe arrinin deri ne Himare. Studiues te huaj e kane vleresuar si nje nga familjet me te medha europiane.
Duke shfletuar historine, gjen nje fakt te cuditshem, koincidencen mes Gjergj Arianitit dhe Skenderbeut. Arianiti kishte te njejtin fat sikurse dhendri i tij i ardhshem, Gjergj Kastrioti. Rrembehet i vogel, shkon ne shkollat turke per jenicere dhe kur rriten, vihen ne krye te kryengritjeve te shqiptareve te jugut. Ne Kanine, Gjergj Arianiti ngriti qendren e tij administrative. Gjergj Arianiti do t'ia jepte pa hezitim vajzen e tij, Doniken, Skenderbeut dhe pritjen e pare do ta bente ne Kanine.
Donika, bija e Kanines, nusja e Skenderbeut.
Martesat mes principatave shqiptare ishin te natyrshme, ishin nje strategji. Donika njihej si vajze e zgjuar, me karakter te hekurt. Marin Barleti e permend ate si nje grua te zgjuar qe i shkonte per shtat trimerise se Skenderbeut dhe s'kish si te ishte ndryshe vajza e Gjergj Arianitit. Ne nje gravure qe vjen deri ne ditet e sotme, vajza e Kanines, Donika, e veshur me kostumin e Kanines, pasqyron edhe nje fisnikeri te shkalles se larte.
Ardhja e Skenderbeut dhender. Prishet tradita e Laberise; ne vend te bishtit i vene koken.
Legjenda ka ardhur deri ne ditet e sotme dhe kalinjotet tregojne se si ka ardhur Skenderbeu per te bujtur ne familjen e Arianiteve ku do te shihte per here te pare Doniken, gruan e tij te ardhshme. Skenderbeu erdhi nepermjet lumit te Vlores i shoqeruar nga nje hordhi shume e madhe me kuaj. Kaluan vaun dhe pine uje ne cezme, duke u vene edhe emrat qe njihen sot; vau dhe cezma e Skenderbeut. Pritja ka qene madheshtore. Legjenda thote se me pare ju dhane ushqimin kuajve qe kishin sjelle dhendrin dhe trimat qe e shoqeronin, per te mberritur tek ceremonia, qe mendohet te jete shtruar tek nje kishe nga me te hershmet, ne afersi te Orikut. Aty u be pritja dhe u vendos kurora e ciftit. Emocionant ka qene casti kur Skenderbeut i eshte vene koka perpara dhe jo bishti, sikurse e kishte zakon Laberia.
- Perse keshtu? - u eshte drejtuar ai te zoteve.
- Sepse nderojme koken, mencurine, trimerine tuaj, i madhi Skenderbe.
Pas kesaj ceremonie, ne Berat u be dasma, per te shkuar me pas ne Kruje, kryeqytetin e vendit dhe per te mbjelle sipas zakonit ullinjte, qe edhe sot i quajne ullinjte e Skenderbeut.
5 kryeministra, djem te Kanines
Eshte nje fakt kuptimplote, qe nuk gjendet ne asnje treve tjeter. Drejtori i muzeut, Novruz Bajrami, fakton se nga Kanina kane dale 5 kryeministra. Ishin nga i njejti fis. Ata kane drejtuar edhe perandorine osmane. Kjo nuk eshte legjende, por nje e vertete. Madje edhe varret i kane ne Teqene e madhe ne fshat, qe konsiderohet edhe si vend i mire. Sidoqe i perket nje periudhe te mevonshme, teqeja, qe daton vitin 1500 dhe qe mendohet te jete ngritur mbi germadhat e nje kishe manastir, eshte edhe vatra ku prehen burrat e medhenj te kombit. Ky objekt kulti ka ngjallur interes dhe eshte trajtuar ne disa botime, sikurse eshte ai per Gjergj Arianitin, i botuar nga Universiteti i Barit, ne librin e Eqerem Bej Vlores per Kaninen, ku citohet shprehimisht se ne dhomen e kesaj teqeje jane varrosur tre kryeministra. Permenden Simon Pasha, Gazi Pasha, te tre me origjine nga Kanina. Edhe ministri i thesarit te Stambollit ne je periudhe kohe te gjate, ka qene nga Kanina.
Po te kemi parasysh argumentin se ata kane qene kryeministra te nje perandorie shume te madhe, perandorise otomane, nje fakt i rralle ky, lehte arrijme ne perfundimin per vlerat intelektuale shume te medha te tyre.
Ishin njerez te medhenj, atdhetare te shquar, qe kane lene amanetet, qe me cdo kusht te varrosen ne vendlindje, ne Kanine. Shqiperia duhet te krenohet me keto figura dhe duhet te beje tratativa me Qeverine turke, per t'i ngritur ne pediestal keto figura te medha, djemte e zote te Kanines. Fatkeqesi eshte cilesuar fakti, qe ne vitin 1975, nuk dihet se per cfare shkaku, eshte demtuar varri i Sinan Pashes, i fundit kryeminister i Perandorise Osmane.
Familja e Vlorajve dhe Ismail Qemali
Familja e Vlorajve ka origjine te vjeter, por edhe me ndikim te madh ne historine e vendit tone. Ajo qe nuk eshte thene deri me sot, por qe faktohet ne studimet e bera, eshte se ky fis eshte vazhdimesi e fisit te Arianitesve. Mjafton te permendim faktin, qe Arianit Mahmuti eshte kaoni i fundit, ndersa Mahmuti eshte i pari i familjes Vlora. Venia e mbiemrit Vlora lidhet nder te tjera edhe me kontributin dhe vlerat qe ka kjo familje pergjate tere koherave. Ismail Qemal Vlora, eshte njeriu me kulture, patriot, qe ngriti Flamurin ne Vlore e shpalli Pavaresine e Shqiperise, eshte kryeministri i pare i Qeverise shqiptare. Populli i Vlores e varrosi kete figure te shquar ne teqe, prane ish-kryeministrave te meparshem, ku ndodhet nje pllake e shkruar ne ate dite te kobshme, jo vetem per Vloren e Kaninen. Me pas, trupi i tij do te vendosej ne lulishten perballe Sheshit te Flamurit, ku u ngrit edhe memoriali.
Nje tjeter personalitet i ketij fisi, eshte edhe Eqerem Bej Vlora, i afert me Ismail Qemalin, packa se kishin kontradikta mes familjeve.
Amaneti i Nermin Vlores dhe ngjashmeria me princeshen Rexhine
Nje amanet jo vetem gojor, por i lene edhe me shkrim i mbeses se Ismail Qemalit, Nermin Vlora, ka cuar ne Kanine nenkryetaren e
Parlamentit, Makbule Ceco, miken e saj, me te cilen ka korrespondence te panderprere. Deshiroj te prehem ne Kanine, ne dheun e te pareve te mi, prane varrit te gjyshit, Ismail Qemalit.
Kaq ka shkruar ne nje mesazh Ambasadorja e Kombit, pervec
Shoqates "Ismail Qemali", te cilin ia ka derguar edhe Makbule Cecos. Kubi Shehu, qe e ka ne pronesi ate vend te shenjte, qe ne fakt i perket jo vetem Kanines, perlotet teksa njihet me amanetin e Nermin Vlores. Ai dhe kalinjotet e tjere e kane takuar aty, pikerisht ne ate vend, kohe me pare, kur erdhi ne Kanine, pa kalane. Aty ka vendosur nje buqete me lule tek pllaka qe percjell faktin historik, varrosjen e Ismail Qemalit nga populli i Vlores dhe i Kanines.
Duke medituar mbi rrjeshtat e ketij mesazhi te pazakonte, duke qendruar mbi ate truall te shenjte, ku prehen njerezit e shquar te Kanines dhe te Shqiperise, arrin ne perfundimin se sa i shtrenjte eshte dhe i mbruajtur me mall dhe deshire per te qene perjetesisht bashke, sa prane njera-tjetres jane princesha Rexhine me Nermin Vloren, packa se i ndajne 500 vjet.
Princesha e Kanines, pasi pesoi disfaten ne lufte, urdheroi 400 trimat qe t-_rrnin dhe nga Himara dhe kur te vdiste, te mbulohej me te. Keshtu ndodhi. Ajo vertet u varros ne Korfuz te Greqise, por shpirti i gruas patriote e luftetare, prehet ne gjirin e tokes se vendit te saj.
Kanina sot
Viziton Kaninen, kalane, dhe perjeton emocionalisht kete pike strategjike me nje bukuri te rralle, prek vlerat qe mbart kjo treve dhe ndihesh keq, qe ky thesar eshte i braktisur.
Drejtori i muzeut, Novruz Bajrami, thote se vetem pak kohe me pare u be i mundur ndricimi i kalase. Qe nga Vlora duket nje gjerdan i arte, qe shpalos nje bukuri te pashoqe, por mungojne investimet. Te lesh ne harrese Kalane e Kanines, eshte njesoj si te ndryshket memorja e Kombit. Ndricimi duhet te rrethoje ate cka ke rregulluar, jo ate qe ke braktisur. Kalinjotet rebelohen disi me kete harrese te shtetit ne te gjitha koherat.
Kalase i kane mbetur vetem fragmenteve te mureve, por ajo duhet ribere. Te ringrihet se paku ashtu sikurse ishte ne vitin 1912, kur Ismail Qemali shpalli Pavaresine. Ishte me mure te plota, ne brendesi te saj kane qene garnizone, banesa. Dikur ishte nje mrekulli. Ne gjirin e kalase se Kanines, qe tashme eshte nje lendine e blerte, mund te besh aktivitete kulturore jo vetem si Vlore, si jugu i vendit, si Shqiperi, por edhe ne shkalle Ballkani, e me gjere. E keshtu, Kanina e lashte sa kjo toke, do te gjallerohej, do te shpaloste vlerat e saj kulturore, atdhetare.
Eshte e pafalshme qe strukturat e shtetit qendrojne indiferente edhe ndaj kerkesave qe ben Muzeu i Vlores, per te perjetesuar ne sheshe e rruge emrat e medhenj te njerezve te famshem te Kanines. Keshtu qendron ne sirtare prej vitesh propozimi per t'i rivene emrin sheshit perpara universitetit "Ismail Qemali" ne Skele, Donika Kastrioti, ashtu sic ka qene ne kohen e regjimit te Zogut. Keshtu edhe per personalitete te shquara te kesaj treve, qe po ju humbet emri, ashtu si ne nje rast edhe varri. Po e perfundojme kete dossier per Kaninen, qe ne fakt, mund ta krahasosh me nje mal gjigant qe megjithese majat i shkojne deri ne re, nuk e sheh kush,
me nje mendim te shprehur nga kalinjoti Petrit Velaj, qe ndryshe
thirret Mandela i Shqiperise. Ai ka bere 35 vjet burg, 20 vjet internim, eshte intelektual me kulture, demokrat i vertete, pa komplekse e ndasi per politiken.
"Kanina, - thote ai, - po ringjallet keto dy vitet e fundit dhe eshte perkujdesja e deputetit te zones, Arben Malaj, qe po zgjon lashtesine e Kalase. Potenca e nje shteti shkruhet tek perkujdesja per vlerat kulturore, atdhetare, qe jane vete memoria e nje kombi. Brezat do te ndeshkojne ata kryeministra e presidente qe kane lene ne harrese Kaninen. Ajo duhet zgjuar, qe emri dhe bemat e saj te mos percillen vetem ne legjenda." | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Wed Oct 08, 2008 12:36 pm | |
| Vlorë: Kërkime arkeologjike pas 50 vjetësh në Amanti
Citim: “Amantia 2008". Keshtu quhet e ekspedita e perbashket arkeologjike shqiptaro-amerikane, qe ka nisur ditet e fundit, ne Parkun Kombetar Arkeologjik te Amantias, 40 km larg qytetit te Vlores.
Behet fjale per nje bashkepunim mes Institutit te Arkeologjise, Universitetit te Sinsinatit ne SHBA dhe Zyres se Parkut Arkeologjik Amantia-Orikum, financuar nga Qendra per Trashegimine Shqiptare dhe e mbeshtetur nga "Packard Humanite Institute". Ky projekt ben te mundur rikthimin e kerkimeve arkeologjike ne qendren e Amantias, pas nje periudhe rreth 50-vjecare, qe nuk eshte vezhguar.
Nga ana e tij, arkeologu amerikan David Hernandez, i cili eshte pjese e grupit te studiuesve ne kete projekt e ka pare si teper te rendesishem per arkeologjine ne Shqiperi. Projekti konsiston ne ndertimin e hartes topografike me mjete dixhitale, duke percaktuar ne ardhmeri vendin ku do te mund te germohet per te zbuluar ato pasuri, qe koha dhe shekujt kane fshehur nen dheun e Amantias.
Survejimi do te pershkoje murin rrethues te qytetit dhe objektet e tjera arkeologjike, qe jane zbuluar perpara viteve '90. Zbulimet arkeologjike ne kete qender te lashte ilire filluan ne vitin 1949, me nje ekspedite arkeologjike te kryesuar nga Hasan Ceka, Skender Anamali dhe Frano Prendi, te cilet rane ne gjurmet e stadiumit te Amantias, veper e ilireve, ndertuar ne shekullin III p.e.s.
Ne 18 vitet e fundit, kjo eshte ekspedita e pare arkeologjike ne kete qyteze antike, 680 metra mbi nivelin e detit dhe qe pasqyron qyteterimin e lashte ne Ilirine e Jugut.
http://www.kohajone.com/html/artikull_29578.html | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. Wed Oct 08, 2008 12:37 pm | |
| Svastika 1900 vjeçare ne Shqiperi
--------------------------------------------------------------------------------
Durrës-Meandri, simboli mitologjik i diellit, i shprehur në formën e kryqit të thyer, svastika, që në shekullin e njëzetë do të përdorej nga nazizmi dhe lidear-i i tij Hitleri , është zbuluar në një mozaik të rrallë nga gërmimet që po kryhen nga specialistë të departamentit të arkeologjisë në Durrës. Sipas shefit të këtij departamenti, Afrim Hoti, i cili po drejton dhe punimet, mozaiku ka një sipërfaqje 7 m², është punuar në bardhë e zi dhe i përket shek. I të e.s, pra me një moshë rreth 1900- vjeçare. Po sipas Hotit, “mozaiku ka në brendësi simbolin e Meandrit ose të diellit në lëvizje”. Ka formën e kryqit të thyer. “Pjesë të këtij simbolli mitologjik janë dhe shenjat e rrufeve. Përreth zonës në të cilën ndodhet mozaiku janë zbuluar dhe afreske floreale që i përkasin të njëjtës periudhë, shek. I të e. s. Mozaiku është në gjendje relativisht të mirë, në një kohë që do të jenë specilaistët e Insitutit të Monumenteve të Kulturës ata që do të vazhdojnë punimet e mëtejshme në këtë mozaik që zbulohet për herë të parë në qytetin e Durrësit”,- shpjegon arkeologu Hoti. Ai shton se punimet do të jenë tepër delikate pasi në fragmente të veçanta të mozaikut ka elementë betoni që duhet të largohen me kujdes për të mos dëmtuar guralecët që ndodhen poshtë tyre. Rreth 70% e mozaikut është në gjendje të mirë. Gurët e zinj nga koha kanë marrë një refleks blu të errët. Mozaiku doli në dritë nga gërmimet që po zhvillohen për hapjen e themeleve të një pallati në lagjen 11 të qytetit të Durrësit ku para disa muajsh u zbuluan rrënojat e një lagjeje antike. Me të hasur shtresën arkeologjike, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Durrës dhe Departamenti i Arkeologjisë kanë ndërprerë punimet dhe pas udhëzimeve të IMK-së një grup arkeologësh po vazhdojnë punën për nxjerrjen në dritë të plotë të këtij zbulimi me shumë vlerë. Ndërkaq, një grup arkeologësh po punon në parcelën arkeologjike të po kësaj lagjeje ku fillimisht janë zbuluar gjurmët e një insule (lagje antike) e cila mendohet se i përket periudhës antike, më saktë të fillimit të kolonisë romake dhe në vazhdim. Këtu gjenden struktura kthinash të teknikës së njohur të ndërtimit romak, të cilat ndeshen dhe në amfiteatrin e Durrësit. Po kështu, në parcelën rreth 600 m² është grumbulluar një lëndë e pasur arkeologjike që po përpunohet imtësisht. Sipas arkeologut Hoti, interesant është fakti se si rrallëherë në këtë lagje antike përplasen disa periudha, duke filluar nga ajo helenistike, romake deri në periudhën bizantine.Pallati shumëkatësh që do të ndërtohej në këtë zonë ka pasur leje nga KRT-ja e bashkisë së Durrësit dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, por me zbulimin e gjetjeve arkeologjike punimet janë ndërprerë deri në zbulimin e plotë të objektit. Mendohet që gërmimet të zgjerohen në një zonë më të gjerë se sa po gërmohet aktualisht, ndërkohë që vetëm IMK është ai që do të vendosë për të lejuar ose jo vazhdimin e ndërtimit. Pikërisht në rrënojat e mureve të insulës janë zbuluar dhe 10 skelete të cilat mendohet se i përkasin shekujve 7-9. Lagjja antike mendohet se është një lagje e vogël që përmbledh një numër të kufizuar banesash me anekse shërbimi. E gjithë insula (lagjja) është e përshkuar nga rrugica. Gërmimet e mëtejshme dhe dokumentimi i tyre do të hedhin dritë në pasuri të tjera arkeologjike që fsheh kjo zonë. Jo shumë larg parcelës së sapozbuluar ndodhet qendra e antike, rotonda e qytetit të Durrësit, njëkohësisht qendra e tij moderne.Mozaiku doli në dritë nga gërmimet që po zhvillohen për hapjen e themeleve të një pallati në lagjen 11 të qytetit të Durrësit ku para disa muajsh u zbuluan rrënojat e një lagjeje antike. Me të hasur shtresën arkeologjike, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Durrës dhe Departamenti i Arkeologjisë kanë ndërprerë punimet dhe pas udhëzimeve të IMK-së një grup arkeologësh po vazhdojnë punën për nxjerrjen në dritë të plotë të këtij zbulimi me shumë vlerë. Ndërkaq, një grup arkeologësh po punon në parcelën arkeologjike të po kësaj lagjeje ku fillimisht janë zbuluar gjurmët e një insule (lagje antike) e cila mendohet se i përket periudhës antike, më saktë të fillimit të kolonisë romake dhe në vazhdim. Këtu gjenden struktura kthinash të teknikës së njohur të ndërtimit romak, të cilat ndeshen dhe në amfiteatrin e Durrësit. Po kështu, në parcelën rreth 600 m² është grumbulluar një lëndë e pasur arkeologjike që po përpunohet imtësisht. Sipas arkeologut Hoti, interesant është fakti se si rrallëherë në këtë lagje antike përplasen disa periudha, duke filluar nga ajo helenistike, romake deri në periudhën bizantine. Pallati shumëkatësh që do të ndërtohej në këtë zonë ka pasur leje nga KRT-ja e bashkisë së Durrësit dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, por me zbulimin e gjetjeve arkeologjike punimet janë ndërprerë deri në zbulimin e plotë të objektit. Mendohet që gërmimet të zgjerohen në një zonë më të gjerë se sa po gërmohet aktualisht, ndërkohë që vetëm IMK është ai që do të vendosë për të lejuar ose jo vazhdimin e ndërtimit. Pikërisht në rrënojat e mureve të insulës janë zbuluar dhe 10 skelete të cilat mendohet se i përkasin shekujve 7-9. Lagjja antike mendohet se është një lagje e vogël që përmbledh një numër të kufizuar banesash me anekse shërbimi. E gjithë insula (lagjja) është e përshkuar nga rrugica. Gërmimet e mëtejshme dhe dokumentimi i tyre do të hedhin dritë në pasuri të tjera arkeologjike që fsheh kjo zonë. Jo shumë larg parcelës së sapozbuluar ndodhet qendra e antike, rotonda e qytetit të Durrësit, njëkohësisht qendra e tij moderne. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. | |
| |
| | | | Mbi gjurmimet arkeologjike të të parëve tanë. | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |