|
| Prozë popullore nga trevat shqiptare | |
|
+5Ago Muji Ani Arta besa-bese Sofra 9 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Fri Feb 22, 2008 2:06 pm | |
| Kur qeshet ditunija? (Kishnarekë ,Drenicë) Dijen e kishin pas vetë; -A kesh najher n'ymër tan? -Po ,_kish thanë dija-unë keshi tri herë n'ymer tem kur i madhi nuk ja di te voglit ,kur i forti nuk ja di të ligut edhe kur plaku nuk ja din të riut. | |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Anekdota domethenese! Sat Mar 08, 2008 10:49 pm | |
| Pak te qeshim, pak te qajme!
1.Kohët e fundit qarkullon në popull flitet për një dialog ndërmjet dy drejtorëve të shkollave fillore, njëri anglez tjetri shqiptar. I thotë anglezi shqiptarit: unë jam drejtor i një shkolle tipike angleze. Shkolla ime ka 1000 nxënës, 800 prej tyre rregullisht kërkojnë ndihmën e psikologut për t’i zgjidhur frustracionet me të cilat ballafaqohen adoleshentët anglezë. Shqiptari ia kthen: çudi, unë jam drejtor i një shkolle që ka 2000 nxënës dhe asnjëri prej tyre nuk kërkon ndihmën e psikologut. Drejtori anglez mbetet i stepur nga habia dhe me shikim kërkon shpjegim shtesë nga përkthyesi. Ai, pa humbur kohë thotë: në shkollat tona nuk kemi psikologë, kështu që të gjithë janë shëndoshë e mirë.
(anonim)
2. Gruaja njehere tradhton burrin duke flejtur me nje te huaj ne shtrat. Kurr e sheh burri kete, i irrituar fillon ta rreh te huajin qe ka flejtur me gruan e tij. Gruaja duke e ndalur i thote:"A je i marre, je duke rrahur baben e femijeve tuaj".
Sami Frasheri vazhdim te mbare... | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Wed Mar 12, 2008 11:41 am | |
| Cub për ty ,cub për mue Ish kan dalë njani me shitë peshkve nëpër katunde. E muer ni katundar ni thes kallamoq e shkoi te peshkvexhija me e ndrrue me peshkve. E muer peshkvexhija me mat kallamoqin . Ky katundari po e kqyr kah po e mat .po e sheh kanarin cub '[bishtin të këputur].I tha, -Mos ma mat kallamoqin me kët kanar. =Pse more burrë? -Se e paska bishtin cub. -More burrë ,me qeta po e mas kallamoqin e me qeta po e mas edhe peshkven . -Hiç smuj me kanar cub ,-nguli kambë katundari. -Cub për ty e cub për mue. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Thu Mar 13, 2008 12:17 pm | |
| Kanga për tre buçukë elb Ni i obrijas ish kan shku te Dervishi e i kish pas than; -O Dervish ,a po ma qet ni kong për pun trimnije? -Po ta qes ,-i thot Dervishi -po çka po m jep? -Po ti jap tre buçukë elb. Dervishi fillon me ja këndue kangën ,po shumë shkrt ja qiti . Obrijasi kur e niu kangën ,i tha ; -Dervish ,ma ki lon shkurt. -Valla ,hatri i qatyne tre buçukve elb ,se prej gryke stkish dalë kurrë konga se ,se kurrkun se kie trimninë. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Thu Mar 13, 2008 1:20 pm | |
| Kujdesi i Nastradinit Një zabit turk kalonte për të mbledhur gomarët e fshatit për angari.Me ta nuhatur Nastradini ,ikën nga sheshi i fshatit ,ku bënte muhabet dhe shkon drejt në shtëpi. -Po ti ç'ke kështu ?-po i thot gruaja. -Ja po i mbledhin gomarët e fshatitpër angari. -Po mirë ,ti s'je gomar,ç'ke qe fshihesh? -Ohu sa ta merr vesh pashai se nuk jam gomar,i kam bërë nja dhjetë rrugë të mira unë! | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Mon Mar 17, 2008 11:34 am | |
| Sa e more kashtën Dervish? Shkon Dervish Gogjuli n'bajic me bujt te ni mik iveti .Bohet nji pshtjellim atë nat- luftojnë cubat me xhandar. Kur ikin cubat.çohen xhanarët e bastisin nëpër shtëpija . E gjejnë Dervishin te miku.E pyesin ; -Pej kahi je ti? -Pej Makërmali. Xhanarët po kujtojnë se ky a najfar dallavergjijee ky i shkreti ish kon shku musafir .Marrin xhanarët e e rrehin ,ja japin 25 huj .Dervishi edhe zaif u bo për dyshek .Merr ai miku e po e shtron kerrin plot kashtë e e qet Dervishin n'ker rme e çu n'shpi të vet se s'ish i zoti me ec n'kom të veta . Tuj shku udhës nëpër katune po e vesin hallki ; -O Dervish ! -Hoja ! -O ku e bleve kta kashtë,more? --O n'Bajic. -Ka sa e more,allahile? -Ka 'izet e pes huj kerrin ! | |
| | | Ago Muji Ushtarak
Numri i postimeve : 2974 Registration date : 07/03/2008
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Tue Mar 18, 2008 4:56 pm | |
| A ka ma t'fort se un? Na ishte nje her ne nje vend nje njeri i cili kishte veten ne qef dhe ia mbante vetit per trimri te madhe.Nje dit merr pushken dhe nise me lyp ma t'fort e ma trim se ai dikund.Takohet ne nje njeri e ai e pyt se nga po shkon.Po shkoj me lyp a ka ma t'fort se un.Per tia bere rrafsh udhetari i thote ska valla.Keshtu takohet ne disa njerz dhe ia leshojn udhen.Kur nje dit i afrohet hijes se nje Ahu,afer nje rrjedhe uji,dhe sheh nje burr aty.Kah je nis bre udhtar i thot ai.Jom nis me lyp a ka ma t'fort e ma trim se un-ia kthen ky.A gjete bre-e pyet burri.Jo i thot ai.Pse qka ke ba ti qi koke kaq trim.Po qe pershembull-i thot "trimi",largohu ti 100 hapa qite mollen mbi kry e un ta rroki mollen pa te demtu ty.Largohet burri 100 hapa e ven mollen mbi kry.Ky mbush pushken matet dhe e godet mollen.Ateher burri i thot,pa veje ti tash mollen ne kry e largov 100 hapa,se edhe une di qisi trimnije e ta rroki mollen mbi kry.Ateher udhetari i thot burrit-eiiii e ku po e di un a din ti me gju a jo.Burri ia kthen-Pse un ku e dita?
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Wed Mar 19, 2008 6:41 am | |
| Marrë nga libri "Djepi i lashtë" - tregime, botuar nga Shtëpia botuese "Naim Frashëri", Tiranë, 1981
Ajri Begu - ÇIFTELIA
Ende kam parasysh varrimin e të birit, jo se s'janë bërë mirë tre muaj, jo edhe për gjithë xhematë që kishte ardhur atë ditë (kishin ardhur nga ta merr e s'ta merr mendja, por për qëndrimin e tij burrëror, se nuk u ligështua asnjë çast, por mbante koken lart dhe sikur thoshte:
- Ju paça, vëllezër! Qofshi me jetë të gjatë! Si shihni, unë jam vetëm, ju kam ju dhe fëmijët tuaj janë edhe të mitë!
Në vend që të qante vetë për të birin, me këtë qëndrim na shtyu të qajmë ne për të. - Sadakë, mos i paça! Mos dhashtë zoti të më vdesë mua djali i vetëm, se...- fshin lotët njëri prej qytetarëve.- nuk e di a mund të qëndroj në këmbë.
- Vërtet, qenka i fortë! Unë jam nga një anë tjetër dhe deri sot nuk e kam njohur. Baba më dërgoi, se ai ishte pa qejf.
Hallall të qoftë gjithë ajo rrugë! - thotë një tjetër.
Atë ditë, një gjilpërë s'kishte ku të hidhje në varressa. Të gjithë e njihnin, të gjithë donin ta nderonin, ta lehtësonin, bile edhe ata që vetëm kishin dëgjuar për të, katundarë e qytetarë dhe sa e sa krahinave të tjera.
Pastaj u tërhoq në shtëpi. Rrallë dilte në qytet. Nuk ishte më me shokë si përpara. Ndiente që nuk ishte ai ipari, gazmori, prandaj nuk donte t'ua prishte ahengjet me dhimbën që kishte. Edhe ata nuk donin ta shqetësonin, prandaj nuk e thërrisnin në ndeja, por i shkonin në shtëpi, pinin nga një kafe dhe dilnin shpejt. S'mund të rrinin më gjatë, u vinte keq, rëndë. Ai kënaqej kur shhte si gjallonin të tjerët, kënaqej me gëzimet e tyre, por... vetë nuk ishte më i atyre gëzimeve...
Dita po afrohet.
Sa më tepër afrohet kjo ditë, aq më tepër hyn frika tek unë. Vërtet çdo gjë shkon mirë, të gjitha i nënshtrohen madhështisë së kësaj dite. Qytetarët, me harenë dhe sakrifilcat e tyre, janë gati që këtë ditë ta bëjnë edhe më madhështore, por unë... dyshoj. Nuk besoj të kemi sukses. Njerëz kemi, mjaft bile. Ky vend gjithnjë ka pasur njerëz për këtë të keqe, par, pa të, nuk di sa do të kemi sukses. Ai është kryesori, duhet t'i japë ngjyrën ritmin programit tonë. Nëse nuk vjen kot do t'i zhgënjejmë qytetarët. Të gjithë janë mësuar me çiftelinë e tij, e cila ua ka mësuar vrimat nga hyn në damarët e gjakut, prej nga zgjohet gjithë ajo fuqi e fshehur e asaj mase të qetë, zgjohet një këngë e harruar moti, këngë e tyre, ndërsa e huaja mbytet dhe s'di ta gjejë rrugën e saj nga nyjat e shtrënguara, por, sa herë dëgjohet çiftelia, nyjat zgjidhen, kënga gjëmon, turma këndon bashkë me të. Dhe ajo ka ditur gjithnjë të bjerë, ta këndojë këtë këngë edhe kur ka ditur të bëhej e huaj, e largët, e harruar... Ai gjithnjë i ka rënë asaj. Këtë rrugë e ka gjetur, Kënga është më e fortë se gjithçk u ka thënë qytetarëve që, në fillim, nuk e kanë besuar, por shpejt janë bindur, kur kanë dëgjuar tingujt e telave, tingujt e tyre, tingujt e gjakut. Dhe unë, sa kam friikë që programi s'do të ketë sukses,aq më vjen keq për çiftelinë e tij, për atë që i dha udhë kësaj kënge, që sot do të këndohet pa i ndalur nyjat. Ai s'do të gjendet para qytetarëve, çiitelia s'do të dëgjohet.
S'e di, vallahi, s'ma merr mendja të dalë gjë pa atë!
Të them të drejtën, ma as që më shkohet, kë të shoh, cullishtet?
Ashtu s'ibën! Kjo është dita jonë, kush do të shkojë, nëse jo ne?
Këto biseda bëheshin përditë në qytet. Edhe ata e dinin këtë, prandaj unë me shokë gjithnjë e më vështirë e kisha të bëja diçka të bukur, të mirë, që t'ia humbisnim gjurmën mungesës së tij.
Qyteti filIoi të merrte pamje feste. Dyqanxhinjtë filluan t'i zbukuronin dyqanet, flamujt, u varën në të katër anët. Era filloi t'i valëviste ngadalë,si të donte t'i ajroste në atë ditë vjeshte, se era myk kishte filluar t'u vinte, ngaqë shumë kohë kishin mbetur në fund të çekmexheve të vjetra, mbuluar me rraqe të papërdorshme.
«Hë, ç't'u kujtua, tani ?!» «Unë nuk mundem! S'dua të qeshin dynjaja me mua. Ja, që tani i shah shikimet e tyre të rrepta, më duket si më thonë: Ja, edhe ky na ,u bë t'i bjerë çiftelisë? Ik teqe, mër mistrec! Nuk mundem, jo. Nëmni cilindo instrument, çiftelinë - jo!"
"Duhet të kuptosh, s'kemi si t'ia bëjmë ndryshe. Duhet të dalësh. s'ka këtu ndonjë që t'i bjerë më mirë se ti. Nu ke di vëlla, pse e nënçmon veten, edhe unë marr pak erë prej kësaj qafireje".
"Edhe ti kot lodhesh të ma bësh ejfin, kur nuk shkon, s'shkon!" "S'mundem ndryshe", - them unë "Pse jo? Të shkojmë t'i themi. Ai e di më mirë se ne si e presim. Ty edhe ta çon fjalën, si thua?" "Ai, bre vëlla, s'pret të lutur. Ta kishte mirë punën, do të vinte pa i thënë askush. herët, është, pgaë e re. varri bar nuk ka lëshuar mirë, kurse unë t'i them ta marrë çiftelinë në dorë! Si i thonë kësaj pune? Jo, s'ma mban fytyra!"
Asnjeri nuk e di ç'të thotë. Të gjithë kanë mbetur të menduar. Në këtë gjendje unë nuk di ç'të them më. Kështu ndodh çdo ditë. Gjithnjë njësoj. Sa fillojnë provat, ai që i bie çiftelisë ndalet, duke mos qenë i kënaqur me vten (ose edhe për tjetër send, që unë shumë mirë e kuptoj dhe pastaj, duke parë se për shkak të tij ndalet puna, vazhdon përsëri. Edhe sot si përpara. Ja, ai çohet, merr çiftelinë dhe provat nisin prej fillimit, por zbrazëtira diktohet menjëherë. Ftohtësi në fytyrat e të gjithëve. Edhe këngëtarët këndojnë pa gjak. Ata që,kur këndojnë, zëri u dëgjohet pas shtatë malesh, tani nuk di nëse e dëgjojnë veten. Ata, si të ishin në mendjen time, ndalen. Të gjithë, si me urdhër, këngëtarit i mbetet kënga në fyt, ai që i bie çiftelisë e hedh qtë përtokë dhe s'është i qetë, bën sikur do të fshihet diku. Të tjerët mbeten të shtangur. "Mos de, se s'ka kuptim më kështu!"- i them atij duke menduar se përsëri iu kujtua e vjetra, kur përskaj meje, me hapa të lehtë, kalon ngadalë, ai, pa shikuar as majtas, as djathtas. Ecën drejt bin¨èes dhe ndalet atje pranë shokëve të vet. "Befasoheni?" - pyet ai. Askush nuk përgjigjet, befasia u shihet në sy. "çiftelinë!" - thotë pastaj duke shtrirë dorën. "Ja!" . ia ofron çiftelisti i ri. "Kësaj bjeri ti, është e jotja, mua më jepni një tjetër!" - thotë ai, duke shikuar përpara me mall. I japin një çifteli. "T'ia fillojmë!" - thotë dhe ia nisi i pari. Të tjerët mbeten të habitur. S'e dini këtë këngë? Këtë e dëgjova nga jashtë!» Telat e çiftelisë përsëri dridhen. Të tjerët i shkojnë pas. Kënga gjallërohet, zëri i këngëtarëve dëgjohet pas nëntë malesh, të gjithëve u qeshin fytyrat, kurse çiftelia e çiftelistit të ri dëgjoihet si asnjë ditë përpara. «Burra, ta bëjmë një sefte!»-u tha atyre dhe ia nisi këngës së vjetër, asaj që gjithnjë i binte me dëshirë. Rëndoi kokën në bishtin e çiftelisë dhe lotët filluan t'i lagnin faqet, por këngën nuk e ndalte.
Neve të rrëqethurat na përshkonin trupin. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Wed Mar 19, 2008 4:20 pm | |
| A S'PO KI NGE, A S'PO KI BASKIJA? Ish kon shku njani musafir tu ni mik .Aty e gjet edhe nji plak.I zoti i shtëpisë po u ban muhabet sa po munet .Po bajn llaf.Musafiri po flet sa po munet e nuk po i mat fjalët hiq .Po flet mar e mrapsht.I zoti i shpis s'po munet me ja prish se e kish musafir n'konake po çuditet qysh po shuket plaku e nuk po e therr me fjalë.Dikur i foli plakut ; -Plak ,-tha -shka po ban me qat shpi qi e ke nis? Lanën e ki bo gati edhe e ke afru .Pse s'po ja qet kulmin ?A s'po ki nge a s'po ki baskija ? -Valla po kam baskija boll,- ja kthej plaku -po kom prit edhe do kohë e tash po e shoh që i ka ardh vakti. E t'ja nisi plaku me e vu në lojë musafirin po ky prap nuk marrke vesh se duhet me i lan ren ndokujt me fol . | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Thu Apr 24, 2008 4:33 pm | |
| Andrra e Nastradinit Njëherë Nastradini i kërkoi bukë gruas.Ajo i solli një copë të madhe dhe ia vuri përpara. -Grua,-i tha Nastradini,- ma jep edhe pak djathë.Djathi është një ushqim i mire,ai të hapë oreksin ,të shton gjakun dhe të përmirson shikimin. -O zot!-iu përgjegj gruaja,-djathi mbaroi nuk ka mbetur më asnjë copë. -Më mirë që s'ka mbetur,-tha Nastradini .-Djathi të prish dhëmbët,të shkakton dhembje të forta në stomak, të shurdhon . -Si kështu?- e ndërpreu gruaja .-Ti njëherë thua ashtu e njëherë kështu,kë të besojmë? -Në qoftë se do të kishte djathë ,beso të parën ,deri sa nuk ka beso të dytën . | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Thu Apr 24, 2008 4:37 pm | |
| Shtëpi më shtëpi Një nga miqët e Nastradinit po i thotë hoxhës; -Gruaja e jote gjezdis shtëpi më shtëpi. Nastradini i thotë; -Ca më mirë se kështu do t'i vijë radha të vijë edhe në shtëpinë time. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Thu Apr 24, 2008 4:46 pm | |
| Kalendari Siq thonë Nastradini gjithë kohën e kalonte me lexime librash.Njëherë gruaja i tha atij; -Këte natë unë nuk mbylla sy deri në mëngjes.Do t'i lutem Allahut që të më shëndrroj në libër. -Pse ?-pyeti Nastradini . -Të themë të drejtën,-u përgjigj gruaja -unë i kam zili këta librat dhe dua që të bëhem libër qëti mos t'i heqësh sytë nga unë. -Kur të lutesh,-bëri shaka Nastradini,-porosite Allahun që të kthej në kalendar. -Përse ?-pyeti gruaja. -Sepse ,-shpjegoi Nastradini,-kalendari vlen vetëm për një vit dhe pastaj atë e zavendësojnë me të ri. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Thu Apr 24, 2008 4:50 pm | |
| Zbuloje para kujt të duash Gruaja e Nastradinit ishte shumë e shëmtuar.Një ditë ajo i tha Nastradinit; -Siq e di, ne gratë mbulojmë fytyrën. Më thuaj para kujt ta zbuloj e kujt jo ? -Zbuloje para kujt të duash!- i tha Nastradini ,-por vetëm para meje mbaje të mbuluar. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Sat Apr 26, 2008 3:20 am | |
| Arta të përgëzojë për punën e palodhshme të cilën je duke e bërë në këtë temë.
Ami, ami qato nanë grosh
Ish kan ra Nastradini n'gjumë. Tuj fjetë po she andërr qi po ja fal dikush nanë grosh. Ky i bajke rixhe:" banmi dhjetë". Ai nuk i dhake mi nanë. Ky apet:" More banmi dhjetë". Ai nanë e s'i dhake ma shum. Tuj i ba rixhe Nastradini, i duel gjumi. Kur i duel gjumi, e pa, i msheli sytë e tha: " Ami ami qata nanë grosh". | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Tue Apr 29, 2008 6:21 pm | |
| TRE LLOK TRIMASH [Rezinë,Gjakovë] Ish kanë një bisedë n'ni odë t'burrave edhe muerën llaf punën e trimave.I danë tre llojesh ;trim i egër, trim i meçëm e trim i urtë . Njani pyeti e tha; -Shka ban trimi i egër? -Trimi i egër vetë t'nguc e me e nguc nuk duron. -Po trimi i meçëm ? -Trimi i meçëm me nguc nuk nguc ,po me e nguc nuk duron. -Të dy qiti përjashta ,se s,po vykan gja .Po shka ban trimi i urtë? -Trimi i urtë me t'nguc nuk t'nguc edhe me ngucë, duron bukur shumë. -Qeky ,-tha -tuk a taman trim. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Mon May 05, 2008 11:54 pm | |
| Kallamoqi s'ka sabër [Hërticë ,Gallap] Një hoxhë ,me njëfarë tubimi ,kish pas thanë se veç me sabër u bahet ballë të tana punëve. Njani po i thotë; -Veq nji punë hoxhë efendi nuk ka sabër. -Cila? -Kallamoqi ,kur t'bahet m'u prashitë,s'ka sabër. | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Tue May 06, 2008 12:07 am | |
| Lutu në të kthjellët e jo kur të vrahet Ish kanë tuj ra shi e tuj murmurue ni katunar qi ish kanë me Dervishin ,kur veton e murmuron ,nisi me ra shahadet; -La ila ilallah !Pshtona o zot prej kësaj vetime e murmurime ! Dervishi e pa që ai katunari po lutet prej tutës ,e i tha; -A'kan dasht m'u lutë për s'kthjellti e jo kur të vrahet . | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Tue May 06, 2008 1:12 am | |
| E dveten njanin : - Sa djelm i kie ? - I kam dy, veç e kam njanin sakat. - Pse e ki sakat ? - Se e pin duhanin. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Tue May 06, 2008 1:14 am | |
| - A ta kana rakinë ? - Stakfurullah ! - Pa pare a qillue. - Eh, ishalla s'a gjynah ! | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Tue May 06, 2008 1:15 am | |
| E pveten njanin për Ramazan: - Si i ki puntët ? - Si për Bajram. | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Mon May 12, 2008 11:07 pm | |
| Njani e kish pas; gruen e keqe(e vet ish kane pak i lanun)dhe shoket e keshillojne me e leshue(divorcu).Mas nji kohe ktij; ju mbushe mendja me i ndegju shoket po paraprakisht dojke me u siguru dhe i pyet kta(shok;t): -masi ta leshoj gruen cka marr; ne vend t; saj;? shok;t ju pergjigjen: -grue-cka ki me marre tjeter!? A dini cka,ju thot ky: -grue per grue po e mbaje qete qe e kam! Me kane qe marr naj send tjeter hajde de...!!! | |
| | | Nezir Myrta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 660 Age : 112 Vendi : usa Registration date : 23/03/2008
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Mon May 12, 2008 11:32 pm | |
| Njoni kahmoti i gjet nji palë brek dhe i veshi nën tirqë (se moti burrat kanë veshë veç tirqë, pa nënveshje) dhe kur i erdhi nevoja, zdeshi tirqit dhe harroi t'i zdeshë edhe brekët edhe pasi kreu nevojen, shikoi poshtë, nuk sheh kurgjo edhe shkoi në shpi i kallxoi të shoqes: - Sot jam bo profet! - i tha ai, sepse kreva nevojen e nuk pashë asgjo n'tokë! E shoqja i tha: - Zdeshi tirqit!? Kur i zdeshi tirqit ajo e pa mbrapa dhe i tha: - O Njeri, ti nuk tek je bo profet, po tek je bo ibret! | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Wed May 14, 2008 12:33 am | |
| E ki flliqë vetë shpinë tane {Meshinë ,Gollak] N'këtë malsinë tonë shumkush e ka lshue shpinë ,e ka lanë shkret e ka shkue n'shehër.E shpija batall po bahet loja e thmive e p'e flliqin e shka s'po bajnë n'ta. -Kush ma ka flliqë shpinë ?-veti njani qi e kish pa lanë shpinë e vet shkret. -Tuk se ja ke kthye shpinën shpisë tane ,e ke flliqë vet - i tha ni plak i katunit | |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Wed May 14, 2008 12:42 am | |
| Si fiket njeriu ? [Leçinë,Drenicë} Ish kanë ni katunar tu Ramadan Shabani edhe i thotë ; -Ramadan aga ,gjithë njerzit vinë e t'vesin për t'mirë.Unë due me t'vetë për t'keq. -Ani - iu përgjegj Ramadan Shabani ,-unë edhe ato i di ,çka do me vetë? -Deshta me t'vetë qysh fiket njeri ma s'shpejti? -Po - tha -tri sene e fikin njeriun ma s'shpejti; nguc e mos duro ,rri e mos puno edhe kërko e mos fito.Me qeto të trija fikën e ke n'derë 'i sahat e ma parë. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare Sat Feb 21, 2009 7:17 pm | |
| Histori: «Maqedonia dhe Aleksandri i Madh»
Arritja e fiseve të Europës para se të lindnin detet dhe si erdhën grekët e parë në barka. Pse Leka i Madh ka lindur në Emadhia dhe udhëtimi i tij në Maqedoni. Pasi ju dhashë trajtimin që historianët e lashtësisë i jepnin Maqedonisë po sjell në vëmendjen tuaj faktin se si e njohin shqiptarët historinë e tyre. Si është transmetuar kjo histori nga brezi në brez nëpërmjet këngëve, gojëdhënave dhe miteve. Më poshtë po sjell bisedën që shkrimtarja amerikane Rose Lain ka bërë me disa malësorë shqiptarë. Kjo bisedë është përfshirë në librin e saj "Majat e Shalës" (Nga Linda). [Miqtë e ardhur nga Amerika po bisedonin në një dhomë malësie dhe i zoti i shtëpisë po ju tregonte për legjendën e burrit të Malit të Sharrit. Pasi dëgjoi legjendën mikja amerikane ndërhyn] "Në zhgënjim e sipër, unë fola tepër herët, duke harruar se Rexha ishte përkthyes i shkëlqyer. "Por kjo nuk është shqiptare; kjo është greke", thashë unë. "Tash më kujtohet se e kam lexuar para shumë vjetësh". "Po, edhe unë", shtoi Aleksa dhe fjalët e saj u puqën me ato të Rexhës, që po i thoshte fjalët e mia duke i kthyer në shqip. "Po", tha plaku me ironi. "Është këngë greke – është greke aq sa është grek edhe Leka i Madh". Unë e kisha falenderuar plakun me një fyerje, ngaqë edhe vetë gegët e mbajnë në zemrat e tyre kujtimin se grekët e mbajnë Janinën të pushtuar dhe kujtimi i fshatrave të djegura dhe i shqiptarëve të therur në Epir, nuk ka më shumë se gjashtë vjetë që ka ndodhur. Në një çast shkujdesjeje, unë kisha ngjallur ca nga ato kujtime që djegin në netët e pagjumë. E quaja veten të marrë, sa dëgjoja zërin tim se si përpiqej të varoste atë gabim të pandreqshëm me fjalë të ngutshme. "Ç'është Leka i Madh?" Francesa dhe Aleksa ishin dhënë pas një çante me artikuj mitologjikë dhe Rexha u përgjigj: "Nuk e di si e quani ju në anglisht, mis Lejn. Leka i Madh ka qenë mbreti ynë para shumë e shumë vjetësh, i cili doli nga malet dhe pushtoi të gjitha qytetet e botës. Ai ishte i biri i mbretit tonë të njëzetë dhe ishte luftëtar i madh. Ma merr mendja se ju me siguri do ta keni njohur me ndonjë emër në anglisht. Ne e quajmë Leka i Madh. Sepse kemi pasur dhe mbretër të tjerë me emrin Lekë". "Leka i Madh", klithi Francesa, me të dëgjuar këtë emër. "Alexander the Great! (Aleksandri i Madh). Ç'thonë për të?" Djaloshi në këmishën ushtarake amerikane nuk ia kishte vënë veshin rrëfimit për orën, por dëgjoi menjëherë fjalët e Francesës dhe i keqkuptoi. "Aleksandri grek?", përsëriti a. "Aleksandri nuk ka qenë grek; ka qenë shqiptar": "Do të thuash se nënën e kishte shqiptare", tha Francesa. Djaloshi foli me qortim. "Do të thuash se babën jo? Kur ke dëgjuar ti të jetë martuar një mbret shqiptar me një grua të huaj? Shqiptarët martohen me shqiptarë. Kur Filipi i Dytë u martua, ai u martua me një grua prej popullit të vet, siç ka qenë gjithmonë zakoni. A guxojnë grekët të thonë se Filipi ka qenë grek? Po të ishte grek, asnjë i parë i shqiptarëve nuk do t'i jepte bijën për grua. Edhe atëherë ne malësorët i kemi urryer grekët". "Mirëpo, Filipi i Maqedonisë - ka qenë maqedonas", - mezi fola unë. "A nuk ka qenë maqedonas? Dhe, maqedonasit nuk kanë qenë shqiptarë, apo jo": "Pyete plakun se ç'di për Lekën e madh Rexhë", tha Francesa. Por, plaku duke thithur qelibarin me gojën e tij të padhëmbë, ende nuk ishte shkoqur nga kënga e burrit të Malit të Sharrit. "Gjërat që jua tregova i kanë ndodhur një shqiptari të bajrakut të Malit të Sharrit", tha ai. "Këtë këngë e kanë kënduar malësorët që nga ditët kur ka ndodhur e deri te ditët e babait tim. Grekët kanë qenë njerëz të vegjël, kureshtarë, që loznin me letër dhe me shkrola që kur ia behën në brigjet tona me barka, shumë moti - qindra e qindra vjet para se të vinin romakët. Ne u dhamë strehë, i lamë të vinin në brigjet tona, i lamë të vinin nga dete të ftohta, të vendoseshin në tokat tona dhe ata janë mysafirë që vjedhin mikpritësin. Ata kanë vrarë popullin tonë; ata na e kanë marrë Janinën. Le të na i lenë këngët dhe mbretërit tanë të qetë. "Grek!", tha ai duke mërmëritur. "Së shpejti do të na e kërkojnë edhe malin e Shoshit!" Aq m'u ngjall kureshtja, saqë gishtërinjtë më dridheshin dhe shkronjat më shtrembëroheshin në fletore. Fletorja e pikuar me ngjyrë dhe e përlyer nga shiu, më nxjerr sot përpara si një kristal para një gejzeri figurën e atij burri në muzgun e ngrohtë të shtëpisë së Sadri Llukës. Rrëketë e shiut mbi çati, aromën e kafesë dhe të tymit të duhanit, fëshfërimën e butë të opingave që çapitnin nëpër korridorin e gjatë të njerëzve që rrëfeheshin më gjunjë para atë Marjanit. "Grekët kanë ardhur në brigjet tuaja?, thumbisa unë plakun. "Por, në libra shkruan se ata kanë ardhur prej tokave të ujitura nga Danubi, nga lumi që rrjedh nëpër Beligrad në Detin e Zi. Shkruan se ata kanë ardhur nëpër Ballkan për të ndërtuar qytetet e tyre të mëdha dhe të bukura në brigjet e Egjeut. Dhe, kund nuk shkruan për shqiptarët. Prej nga kanë ardhur shqiptarët?" Këto fjalë shkaktuan një ndjenjë sensacioni. Sy të shkruar e të kaltër u ngulitën mbi mua në habi. Një meso burrë, që kishte ardhur nga dhoma e rrëfimit dhe kishte varur pushkën bashkë me të tjerat pranë oxhakut dhe po mbështillte një cigare u ndal me cigaren gjysmë të mbushur dhe ma nguliti shikimin. "Nuk shkruan se prej nga kanë ardhur shqiptarët?", pyeti ai me një zë mosbesues. "Po, me siguri e tërë bota e di se prej nga kanë ardhur shqiptarët". E sigurova se shkruante vetëm se grekët, kur erdhën, gjetën këtu ca fise të egra, origjina e të cilave nuk dihej. Por, mendohej se këto fise ishin popuj të vjetër të Europës, që ishin zhdukur kur arritën popujt e sotshëm. Unë u ndala për të mos iu bërë të njohur migrimet e arianëve nga India, që ishin shuar, thashë unë, kur qytetërimet e sotshme lindën në botë. Dhe, i pari i këtyre qytetërimeve ishte ai grek. I porsaardhuri mbaroi cigaren mendueshëm, e vuri në kamish, e ndezi me një gacë dhe përmbylli fjalët e tij me një proverb shqiptar. "Është shumë e vërtetë", tha ai, "se vetëm luga e di se ç'ka ka vegshi"! "Dhe, kur e kam fjalën te greku", tha një kryepar tjetër, "të mos harrojmë ç'kanë thënë të parët: Lisi i tha sëpatës, "pse më pret, kur s'të kam bërë gjë". Dhe, sëpata ia priti, "ti vetë më ke dhënë bishtin". Plakut i kishte kaluar hidhërimi. Ai tani na shihte me keqardhje, si dikë që e kishin fyer nga padija. "Nëse zonjat amerikane duan të dinë se ç'na kanë thënë të parët tanë, që e kanë mësuar nga etërit e tyre dhe ata nga gjyshërit, do të flas", tha ai. Këto të gjitha janë shumë të moçme dhe asnjë nuk shkruhet në libër, ndaj janë të vërteta. Unë jam plak dhe kam parë se kur burrat zbresin në qytet për të mësuar se ç'ka në libra, ata kthehen me përbuzje për urtësinë e etërve të tyre dhe, duke harruar çdo gjë, flasin marrëzira, fjalët që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por gjërat që një njeri i di, ngaqë i ka parë vetë, gjërat për të cilat ai mendon kur gjendet në udhë dhe kur rri ulur pranë zjarrit, ato gjëra janë të shëndosha. Pastaj, kur njeriu është i vetmuar, ai u gjen fjalë atyre gjërave e fjalët bëhen këngë dhe kënga mbetet ashtu siç është, në kujtesën e atyre që dëgjojnë. Si kënga e burrit të Malit të Sharrit. Ndaj, këto gjëra në këngët tona janë të sakta, se unë di shumë këngë për shumë gjëra, por nuk ka këngë që thotë se kënga tjetër është rrenë. "Tashti gjithmonë thuhet në këngët tona se shqiptarët kanë ardhur shumë kohë më parë nga lindja, nga një vend i dendur përtej maleve të lindjes. Atëherë Deti i Zi nuk ka pasur ujë. Njerëzit kaluan male e fusha në shumë fise. Ishte vend me shumë kafshë, të shijshme për t'i ngrënë pas therjes. Këta popuj, atëbotë nuk janë quajtur shqiptarë, por secili fis kishte emrin e vet, emrin e të parit të vet. Këta popuj, që ishin stërgjyshërit tanë, zunë tërë vendin nga lumi në veri, që kalon sot nëpër Beligrad, e deri te fushat në jug që sot janë det. "Nuk e di se sa kohë jetuan atje para se fushat të bëheshin det. Ra një shi që ishte si shiu që po bie sot, dhe erdhi një ujë që doli nga toka. Kështu u bënë dete, në lindje, perëndim dhe jug, dhe shumë fise, shumë fise të mëdha, u mbytën në to. Këtë ma ka treguar gjyshi dhe ai më ka thënë se gjyshi i tij i kishte treguar se kishte qenë një këngë me emrat e të gjitha fiseve të humbura, një këngë vajtim për ato fise, që i kishte ngrënë deti. Por gjyshi i gjyshit nuk e kishte dëgjuar atë këngë. Këngë të reja dalin çdo ditë, kurse të vjetrat harrohen dhe ne kemi vuajtur shumë që kur këto fise të harruara kanë pushuar së jetuari. "Por, një gjë duhet ta kuptoni. Grekët erdhën pasi erdhën detet. Ata erdhën në barka nga përtej deti dhe ata ishin njerëz të çuditshëm, që kurrë nuk i kishim parë, që flisnin një gjuhë të huaj. Barkat e tyre arritën në jug dhe etërit tanë nuk kishin parë ndonjëherë barka. Kështu erdhën grekët. Ata vinin e vinin dhe u ndalën e bënë qytete. Etërit e shqiptarëve qëndronin në male dhe i vështronin, zbrisnin e u jepnin dhurata. Ne nuk i vramë, dhe mund ta bënim këtë, ngaqë ishin të paktë dhe të dobët, dhe atëherë nuk kishte Fuqi të Madhe. "Grekët gjithmonë kanë qenë popull i butë. Pos një fisi të tyre emri i të cilit nuk më kujtohet. Nuk kishte fis me luftëtarë të zotë. Por shumica e grekëve ishin njerëz të rrafshit. Që nga e para, ata kishin dëshirë të uleshin e të mendonin, të flisnin dhe të shkruanin dhe t'ia lexonin njëri-tjetrit atë që kishin shkruar. Kjo ishte kënaqësia e tyre. "Për këtë arsye, të gjithë malësorët që ua donte qejfi të kënaqeshin si ata, zbrisnin në qytetet e tyre dhe mësonin nga grekët si të shkruanin dhe pasi të kishin mësuar, qëndronin atje, shkruanin e lexonin atë që kishin shkruar dhe kështu u kalonin ditët dhe për ta nuk këndoheshin këngë. Por grekët nuk dilnin në male. Kur, më në fund, malësorët vajtën në Greqi te mbreti i tyre, atëherë nuk pati më Greqi. Dhe, sot e kësaj dite nuk do të kishte pasur Greqi, po të mos ishin të Pesë Krajlat që ua dhanë dorën në Ballkan". Plaku nuk foli pa ndërprerje. Kishte pëshpëritje dhe ndihmë nga dëgjuesit e tjerë dhe aty - këtu ndonjë pyetje nga ne. Dhe ne na u desh ta kthenim te Leka i Madh, ngaqë politika e kohës së tij ishte më e freskët në kokën e tij dhe më ngacmuese për ndjenjat. "Leka i Madh nuk ka qenë njeri i mençur si i ati, por ai ka qenë kryepar dhe luftëtar e prijës i luftëtarëve të mëdhenj", tha ai. "Para të atit, ka pasur njëzet e një mbretër, që ishin mbretër të të gjitha fiseve prej Detit të Zi e deri në Adriatik, në veri të fiseve të grekëve. Fisi ishte bërë nga Karana, që ishte kryepar i huaj nga brigjet lindore të Detit të Zi. Ai kapërceu detin, bëri një mbretëri të bashkuar dhe kryeqyteti i saj ishte qyteti i Emadhisë. Pas tij, erdhën këta mbretër: Cenua, Trimi, Perdika, Argua, Filipi, Ajeropi, dhe Ajeropi ishte mbreti i parë, familja e të cilit ishte nga gjaku i pastër i të parëve tanë, që erdhën të parët nga lindja. Pas tij erdhën këta mbretër: Alqeti, i biri i Ajeropit; Arminti, i biri i Alqetit, që ishte aleat i Dariut, mbretit të Persisë. Pastaj, Leka, i biri i Amintit; Perdika i Dytë, i biri i djalit të Perdikës, Arqelloja, i biri i Lekës; Oresti, i biri i Perdikës së Dytë; Arqeloja i Dytë, i biri i Arqellos; Arminti i Dytë, i biri i Arqellos së Dytë; Pafsania që ishte i huaj; Arminti i Tretë, i biri i Armintit të Dytë; Leka i dytë, i biri i Armintit të Tretë; Ptolemeun, që ishte i huaj; Perdika i Tretë i shtëpisë së Perdikës; Arminti i Katërt, i biri i Lekës së Dytë; Filipi i Dytë i biri i Lekës së Dytë dhe Leka i Madh, i biri i Filipit të Dytë. Pas Lekës së Madh erdhi Filipi i Tretë…" Por këtu ndërpritet gjenealogjia, ngaqë ne donim të dëgjonim më shumë për Lekën e Madh dhe nuk iu kthyem më rrëfimit për trashëgimtarët e tij. "Leka i Madh ka qenë i lindur në Emadhi në Mat", foli plaku, i ndërprerë nga tri klithma të vogla galdimi. "Aleksandri i Madh i lindur në Shqipëri!", bërtitëm ne. "Po, shkruan se ai ka lindur në Maqedoni!" "Ka pasur atë kohë dy kryeqytete të mbretërisë së bashkuar", tha plaku. "Ka qenë Pela, mes Selanikut dhe Manastirit dhe Emadhia, kryeqyteti i vjetër, që shtrihej në luginën që tani quhej Mati. Në Pela dhe Emadhia, Filipi i Dytë kishte shtëpi të mëdha dhe rrinte herë në Pela, herë në Emadhia. Filipi i Dytë kishte hall me të shoqen, sepse asaj i pëlqente Emadhia dhe nuk vente me të në Pela. Ajo, ç'është e vërteta, shkonte, por nuk i pëlqente. Dhe, belaja kishte plasur për shkak të një gruaje greke të Pelas. Nuk më kujtohet kënga, por ma merr mendja se ky ishte një trillim dhe marrëzi, ngaqë Filipi i Dytë ka qenë burrë i mirë dhe mbret i urtë. Por, e vërteta është se, para se të lindte Leka i Madh, e ëma iku nga Pela dhe u kthye në qytetin e Emadhisë dhe Leka i Madh u lind në Emadhia, ku jetoi derisa la djepin. Ai i hipi kalit për herë të parë kur vajti në Pela, kurse Filipi i Dytë doli nga Pela për ta pritur dhe ndodhi që pikërisht nga kali Leka i Madh e pa për herë të parë të atin. "Dhe, thuhet se, kur Leka i Madh vajti me kalë nga Emadhia, me të ëmën dhe me shumë krerë të malësorëve, ata kaluan nëpër fushën e Bulqizës, ku ka plot burime me ujëra të çuditshme dhe se kur po kalonin nëpër pyll, atë botë kishte një pyll të madh në Bulqizë, ku sot gjenden arat me grurë. Ata u ndalën të pushonin pranë njërit prej këtyre burimeve, në një vend ku shkëmbinjtë janë të vendosur rend e rend. Atje ata dëgjuan një zë këndimi në një gjuhë të huaj, por fundin e këngës e kuptonin dhe fundi i këngës thoshte, "Rroftë Leka, i biri i Filipit të Dytë, Leka i Madh, mbret i botërave!"1 "Filipi i Dytë ishte shumë krenar me të birin dhe krenaria e bëri të bënte gabimin më të madh që mund të bëjë një mbret i mirë dhe i urtë. Ai tha se do ta bënte Lekën e Madh mbret të botës dhe kjo ishte gjë e mirë, por ai mendonte se të ishte mbret i botës ai, duhej të ishte më i ditur se ai vetë. Ndërsa të gjithë pleqtë, që e dinë ç'është bota, e dinë se të jesh i fortë dhe i paepur, do të thotë të jesh i fuqishëm dhe të jesh i mësuar, do të thotë të jesh në ëndrra dhe i pavendosur. Në krenarinë dhe verbërinë e tij, Filipi i Dytë dërgoi në Greqi që të merrnin një shqiptar që kishte mësuar veset e grekëve dhe atij njeriu ai ia besoi të birin që t'i mësonte librat". "Vërtet, ç'është shumë, është shumë!", tha Aleksa "Aristoteli shqiptar?" "Po", vazhdoi plaku, duke hequr qelibarin nga buzët dhe duke u përgjigjur i qetë me të dëgjuar këtë emër, "ai quhej Aristotel dhe vinte nga një familje e fisit të Ajeropit, i ati i të cilit kishte vajtur në një fshat në Maqedoni dhe atje u bë tregtar. Pasi që ishte i pasur, ai dërgoi të birin, që i pëlqente më shumë mendimi se veprimi, që të mësonte mënyrat greke të të menduarit. Dhe, ishte ky njeri që u soll nga Filipi i Dytë për t'ia mësuar të birin, ndonëse kishte shumë krerë të malësorëve që do të mund ta mësonin atë se si të bëhet burrë dhe prijës i burrave. "Ishte si ishte Leka i Madh u bë mbret i botës. A shkruan kështu në libra? Po? A shkruan gjithashtu se ai u bë mbret i botës nga krerët e malësorëve që e donin të atin e tij dhe se Leka i Madh nuk qe burrë as prijës i burrave? A shkruan se kur malësorët u kthyen në vendet e tyre pasi shoqëruan Lekën e Madh deri në fund të botës, kënduan një këngë që thoshte se ishte gjë e mirë që sytë e Filipit të Dytë ishin mbyllur përjetë, që të mos mund të derdhnin lot turpi për të birin? A shkruan se ky dënim iu bë shqiptarëve nga një njeri që kishte zbritur në qytete për të mësuar nga grekët si të urrente popullin e vet?"
vazhdon.... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Prozë popullore nga trevat shqiptare | |
| |
| | | | Prozë popullore nga trevat shqiptare | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |