Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Shtëpia e Ismail Kadaresë, një shtëpi shumë funksionale… Wed Oct 15, 2014 11:43 pm | |
| "PEGASI" INTERNACIONAL ALBANIA
Informim fatlum Dhe për pak kohë Shtëpia e Ismail Kadaresë, një shtëpi shumë funksionale… Pritet të shpaloset vizioni i funksionalitetit te saj Nga Kristaq F. Shabani Ka mbetur vetëm fare pak punë dhe rikontrukturimi i shtëpisë së Ismail Kadaresë është drejt përfundimit …Para njezet viteve shkrimtari i njohur ia dha shtëpinë e tij Bashkisë së qytetit te Gjirokastrës për ta përdorur me efekte pozitive . Natyrisht ekziston nje farë projekti, sesi do të përdoret kjo shtëpi në të mirë të qytetit të Gjirokastrës . Por ende nuk është saktësuar si duhet , pasi për të realizuar një shfrytëzim sa më funksional të saj nevojiten të hidhen në veprim mendjet endritura”… Interesimi për të vizituar shtëpinë e shkrimtaritë është shumë sinjifikativ për turistët, të cilët do të kenë mundësinë , pa dyshesën më të vogël, për të shtuar orët e qëndrimit në qytetin e gurtë… Me shumë interes pritet përfundimi dhe funksionimi i saj . Lidhja Nërkombëtare e Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA gjatë katër Simpoziumeve Ndërkombëtarë “ Muza Poetike Pegasi” dhe nje Kongresit Ndërkombëtar planizoi edhe vizita n ë këtë objekt, i cili sapo kishte filluar rikonstruktimin e tij. Interesi i poetëve , poeteve , shkrimtarëve nga gjithë Bota ishte shumë i madh. Të gjithë dëshironin vetëm sa t a shihnin këtë shtëpi nga “jashtë”dhe interesoheshin për arkitekturën e saj, pasi shumë prej syresh kishin lexuar veprën e Kadaresë , ku ai përshkruante gjithë elementët përbërës… Tashmë ka arritur çasti fatlum për ta vizituar në të gjithë “kurmin “ e saj… Për të vizituar këtë ambient duhet edhe infrastruktura ,e cila po përmirësohet , duke sistemuar kalldrëmin që të çon në këtë shtëpi nga të dy drejtimet.. Gjirokastra do të ketë kështu një shtëpi të një shkrimtari të madh, sikundërse është Kadareja dhe duhet të shfrytëzojë edhe traditat e krijuara për funksionimin e këtyre shtëpive dhe në vendet e huaja të shkrimtarëve të mëdhenj , të cilat i kanë kthyer në shumë të vizitueshme dhe shumë dobiprurëse për vendet ku ndodhen… | |
|