Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 74
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

"Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë) Empty
MesazhTitulli: "Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë)   "Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë) EmptyWed Jul 08, 2009 10:59 pm

fla

Në vend të Recensës



“Darka e gabuar” e librit të gabuar të Ismail Kadaresë



nga Filip Z. Boga

Kur kam qenë nxënës i degës mekanike të Politeknikumit “7 nëntori” në Tiranë , në vitin 1966, kam bërë recesion librin “Kasollja “ të Ibanjezit. Sot jam i obliguar dhe i detyruar moralisht të bëj recesion pjesën e këtij libri të botuar në gazetën “Lunxhëria”. Sipas Kadaresë, kur u shpërbë Perandoria Turke, 300 gjykatësit mbretërorë, që punonin lart e poshtë Perandorisë, mbetën pa punë dhe u kthyen në shtëpi. Ishin një kërcënim për qytetin, për lunxhiotët, lebrit dhe dropullitët: “Do t’u kalbim në burg” (Në shkrimin “100 vjetori i çetës së Çerçiz Topullit” në mars të vitit 2008 ( që gazeta e nxori pa emrin e autorit), kam shkruar që në korrik të vitit 1908 u shpall Hyrieti (Kushtetuta) turke, u falën të gjithë të burgosurit edhe ata që kishin vrarë. Çerçizi u shtrua në dreka me zyrtarët turq. Vetëm Lipe Bogain, megjithëse nuk kishte vrarë njeri, e kalbën në bodrumet e kalasë (“Bodrum natë e bodrum ditë, kandilja na kreu sitë,” - thotë kënga).

Unë nuk doja ta përmendja, por e përmendi Kadareja ”kalbjen në burg”. Kaq të pashpirt ishin gjykatësit mbretërorë gjirokastritë dhe jo vetëm, kur u shpërbë Perandoria Osmane, kur u shpall Hyrieti, jo vetëm që nuk e nxorën të pafajshëm sipas ligjit, por e dënuan dy herë me pushkatim, duke shkelur ligjin e Perandorisë. I zoti e jep, tellalli s’e shet.

“Në katundet e Lunxhërisë herë pas herë zhdukeshin vajza ose nuse të reja. I kërkonin gjithkund, te përroi, te gremina, në stanet e barinjve, gjersa kohë më pas, një pëshpërimë e lehtë si shushurimë mëndafshi ngulte këmbë se, ato kishin përfunduar brenda shtëpive të larta të qytetit.

Kur u humbasin dhitë lunxhotëve ashtu i kërkojnë: në pronje, në gremina, në stane. Kadareja vajzat dhe nuset lunxhote i bën “dhi”, por nuk kënaqet me kaq. I bën prostitute, i mbulon me shushurimën e mëndafshit, ngjashëm me dritat rozë të rrugicave të shtëpive publike të Hollandës.

I rashë Lunxhërisë nga cepi në cep. Nuk ka pasur asnjë vajzë ose nuse të humbur. Dinin që, në një shtëpi, në krye të Dhoksatit, dikur ka humbur një djalë i vogël. Ai qante papushin dhe prindërit pë rta trembur, e nxorën natën në errësirë , nga deriçka e përroit. Qau dhe ca dhe pastaj pushoi, Kur hapën derën nuke gjetën. E kërkuan dhe nuk e gjetën… Asnjë gjurmë. Mund ta ketë rrëmbyer ndonjë ujk! Katundet e Lunxhërisë i quan të huaja për shkak të butësisë. Pse nuk përmend emrin e agait gjirokastrit, i cili vuri trimat e tij (katër djem ), që rrahën për vdekje lunxhiotin plak dhe “të butë” Koto Hoxhin? Madje i kishte urdhëruar që t’i shpinin një copë buzë me mustaqe!? Kë do të dhi… agai gjirokastrit, mustaqet e Koto plakut?!

Kotua qëndroi me guxim, trimëri dhe dinjitet përballë sulltanit.

“Tri ditë para se balli i ushtrisë (gjermane) të kapërcente kufirin shtetëror, gjendja në vija të trasha ishte kjo: Katundet e Lunxhërisë nuk do të përziheshin, mesa dukej në këtë lëmsh. Ngaqë problemi i tyre i parë, gjatë çdo pushtimi, kishte qenë marrja me dhunë e nuseve; lajmet se gjermanët në kët pikë “nuk shquheshin” (madje në Shqipëri do të nderonin virtytet e pastra, si ujërat e bjeshkëve të vendasve…). Kjo kishte mjaftuar që zelli ndaj pushtuesve, në mos të binte të zbehej dukshëm”. Lexoje dhe mos e e shtrëmbëro historinë… Kënga e Radio Gjirokastrës thotë:



Në gushtin dyzetë e tre,/ në Stegopul seç u ngre,/ Batalioni “Misto Mame”,/ Komandanti xha Lipe./

Mblodhe djemtë e Lunxhërisë,/ përgjigje thirrjes Partisë…/ Në Cepo, te Manastiri/ Mitrolozin s’e lëshove, /Trim , o Lipe Bogai.

*

Kush s’e njeh Lipe Boganë, /burrë plak dhe bari,/ komandant me partizanë,/ Në këmbë luftonte ai.

“Lunxhëri, Lunxhëri,/ me partizanët në gji,/ ish e lira Shqipëri”.

Kur Gjirokastra rënkonte nën çizmen e pushtuesit, kthente sytë nga Lunxhëria dhe thoshte: “Ja Shqipëria e lirë!”

Në kodrat e Shën Triadhës shfaqej ylberi i lirisë dhe pas tij shpalosej Lunxhëria.

Batalioni “Misto Mame” kishte 386 partizanë, nga këta 25 dëshmorë nga Lunxhëria dhe dy heronj të popullit: Misto Mame dhe Mihal Duri. Këngët e tyre në Radio ”Gjirokastra” fillojnë nga Nasho Zëra i Labovës së Kryqit, Miço Boga nga Stegopuli dhe deri te katër dëshmorët e Këllëzit dhe “Brenda në Tiranë të re, Misto Mame, o lule!”.

Në hartën e botës mbarë,/ Lunxhëria borë e bardhë,/ pa fashista, pa zagarë./ Ky është Lunxhi im fisnik,’ epirot dhe ilirik./ Rrënjët e tua ku venë?/ Në themel: ANTIGONENË.

Në Lunxhëri armiqtë bënë më shumë grabitje dhe djegie se në Gjirokastër.



Gazeta “Lunxhëria” botoi fotografinë e partizanes Melpomeni Zokoçi me shokët partizanë. E kritikoj Shoqatën që nuk kemi bërë një aktivitet për këtë Shotë Galicë saraqinishjote. Bogarajt kishin një radhë me vajza dhe nuse të bukura dhe të dukura. Në operacionin e janarit të vitit 1944 të ushtrisë gjermane nuk i lanë pa zot, siç këshillojnë “fletushkat” e Ismailit. U vranë Fane dhe Gaqe Boga. Në operacionin e Qershorit, Lipe Bogai urdhëroi një partizan për t’i transportuar vajzat e Bogaraj nga Selcka në Marota, në majën e malit të Lunxhërisë. Natën u strehuan në një guvë mbi shkëmb e Dallëndyshes. Kuisi një dhelpër. Partizani kujtoi se qe zbulimi i gjermanëve. I nxori vajzat te buza e shkëmbit. Dhelpra kuisi prapë dhe partizani e kuptoi që ishte dhelpër.

“Eh, moj të mjera,- u tha, - do t’ju kisha hedhur nga shkëmbi!” Lipja e kishte urdhëruar që t’i hidhte nga shkëmbi, të mos binin në dorë të gjermanëve. Me të rreptë tha: “ Kështu si t’i jap kështu të m’i dorëzosh. Do të të kërkoj hesap dhe në botën tjetër”. (Zaho Boga “Liria dhe Buka”). Këtë e tregon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 74
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

"Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë) Empty
MesazhTitulli: Re: "Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë)   "Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë) EmptyWed Jul 08, 2009 10:59 pm

dhe vajza e Bogaraj, Olimbia Mustaqi, në Delvinë, që ishte atje me motrat. Problemi i parë i çdo pushtimi ishte marrja me dhunë e nuseve?

Le të shikojmë kohën e Turqisë: Në fushë të Qestoratit, një vend quhet Taborr, po ashtu dhe në Grykën e Selckës, ku qëndronte ushtria Le ta themi më mirë Xhandarmëria turke, e cila mbante qetësinë dhe na mbronte nga hajdutët. Në librin “Jeta e Shenjtit martir dhe Apostullit të vërtetë”, Shën Kozma Etollosi thotë: “ Le të falënderojmë Perëndinë që na ka dhënë turkun për të na sunduar dhe nuk na ka dhënë popull tjetër! Turkut i paguan asprat (tatimet) dhe të lë të bësh ç’të duash…”.

Lunxhiotët i paguanin tatimet dhe me fermanë të veçantë nga Sulltani mbroheshin.

Gratë e Lunxhërisë lëviznin lirisht nga një fshat në tjetrin të ngarkuara me stoli, dy okë flori. Taborret ishin një orë larg nga fshatrat. Në Gjirokastër plehëronte Bimbashi. “Po ç’u bëre Bimbash djali, eja se na mori malli.”. Jo për gjë tjetër, por për një kafe.

Në vitin 1914 , pas Turqisë erdhi greku i parë, siç thotë populli. Me grekët jemi një fe; asqë bëhet fjalë për rrëmbime. Me muslimanët u sollën keq..

Në vitin 1939 erdhi fashizmi Italian. Zoti Kadare e di mirë si e priti një pjesë e Gjirokastrës Jakomonin.

E gjesdisën nëpër rrugët e qytetit duke e mbajtur në kurriz. Lunxhëria qëndroi akull e ftohtë.

Kadareja ka shkruar edhe për shtëpitë publike të italianëve, që i ka shumë për zemër. Por në librin e gabuar “bën” shtëpi publike edhe shtëpitë gjirokastrite. Ushtarët italianë ishin me kulturë dhe me universitet. Kur u thyen dhe mbetën pa bukë, ne na erdhi keq dhe i strehuam. Edhe në Bogaraj qëndroi një grup prej tyre.

Në dimrin e 1940-41 u thyen italianët dhe erdhi ushtria greke, të cilës i liruam shtëpitë dhe bagëtitë për ushqim, ia dhamë me kope.

Në odain e madh të shtëpisë së Aleks Bashos, babazotit në Qestorat, gjatë dimrit 1940-41 strehoheshin 50-60 ushtarë. Këta ushtarë të nesërmen do të shkonin në frontit e Tepelenës, ku mund të vriteshin. Nga ata mund të prisje çdo gjë, se mund ta kishin ditët e fundit të jetës. Por qëndrimi i tyre është një shembull i shkëlqyer i moralit të pastër, që duhet ta vëmë në dukje dhe të shkruhet në histori. Aleksi kishte një tufë me vajza, më e madhja ishte mëma ime, 17 vjeçe. Shumë ushtarë ishin nga Thiva, flisnin shqip, këndonin dhe hidhinin valle si vallet tona (bodrumçe) e tjera.

Në ballë të valles merrnin vajzën e vogël të Aleksit, 6-7 vjeçe, dhe i thoshnin: “Do të të marrim nuse te djali”. Një moral të tillë kishin edhe partizanët.

E fut dot sot ushtrinë tënde të të banojë në shtëpi? Do të ngurosh.

Lunxhotët i quan të butë. Kënga lunxhote thotë:

“ Atë ditë të mërkurë,

Kostandin Manxhari,

o burrë, Gjirokastër kishte punë…

Dy tre qena t’u vërsulë,

“Ikëni, o të paudhë,

se s’jam turpëruar kurrë!

Kur vuri dorën në kamë,

“Konstandin Manxhari!” thanë.

Lunxhëria nuk është e butë nga mungesa e trimërisë. Trimëria e lunxhiotit shkon bashkë me mençurinë, formon një binom të pandarë. Trimëria e bashkuar me injorancën, me ligësinë, nuk është aspak trimëri, është aventurizëm dhe sadizëm.

Butësia e lunxhiotëve është kultura e tyre e lartë, e kuptuar keq nga Kadareja. Lunxhëria ishte Konstandinopoli i vogël. Lunxhiotët janë stambollitë, qytetarë të Stambollit. Shumica kishin shtëpi dhe prona atje. Si shembull marr familjen time. Nga mëma, babazoti, Aleks, studioi në Stamboll (kishin shtëpi, furrë buke, kullota). Vëllai , Sikua, ishte direktor i tramvajeve të Stambollit. Babai, Kotua, vdiq atje. Dajkua i babait kishte shtëpi dhe furrë buke. Gjyshi i tyre, Mitrua, rreth viteve 1820, kur Porta e Lartë luftonte me Ali Pashën, hodhi në gjyq Sulltanin që i shtetëzoi një çiflik si Lunxhëria. Nga mëma e gjyshit, Gjikajt e Këllëzit, ishin stambollitë. Mëma e stërgjyshit, Sevo, nga Stavrajt e Stegopullit. Gjyshi i saj, Konstandini, ishte ortak në dhjetra tituj pronësie në Stamboll, në shumë rrugë e lagje edhe në liman (bregdet). Studenti, Kadri Hoxha, nga Kolonja e Gjirokastrës thotë se, në arkivat e Stambollit dhe në lagjen Arvanutluk ka shumë shtëpi të braktisura nga lunxhotët.

Kur do të ndërgjegjësohen lunxhotët t’i kërkojnë?

“Lunxhotet vinin si flutura rreth shtëpive të Gjirokastrës, hapeshin portat dhe i përpinin”??? Fluturat mblidhen rrotull dritës, në vendet e errëta mblidhen mizat e madha, të zeza të fekaleve! Lunxhiotët, kur vinin në Gjirokastër, merrnin me vete shishen e ujit. Kadaresë, kur ishte bebe, aneja ja fshinte të ndenjurat me pështymë, sepse uji ishte shumë i pakët.

Duhet të dimë dhe të vëmë në dukje se, Lunxhëria dhe krahinat e tjera, para vitit 1912, administrativisht i përkisnin jo Gjirokastrës, por vilajetit të Janinës. Për shembull nga vitet 1850 dokumenti thoshte: Cico Boga, fshati Saraqinishtë, vilajeti i Janinës. Stërgjyshi im, Sevua, kishte një kalë të shpejtë, që e mbante për të vajtur në Janinë. Vente e vinte brenda ditës dhe atje nuk priste, po dyert i hapeshin menjëherë nga Valiu.

Me ato, që shkruan Kadareja , babai im, Zahua, po të ishte gjallë do t’ia shkulte gërlanin me atë dorën që bënte zap mushkat e egra.

Zahua i njihte me dhëmbë dhe dhëmballë gjirokastritët.

Nami “djathë Gjirokastre”, në një masë të madhe, e ka nga djathi i Bogaraj. E mblidhnim qumështin në një kazan 2,5 kuintalë në kopetë pas malit të Lunxhërisë. Zahua nisej me 4-6 mushkat çdo ditë, që në tre të mëngjesit. Kur dilte dielli ishte në Gjirokastër dhe djathi i lebërve bëhej si “bukë e ardhur”. Myshteri në qytet kishte shtëpitë me portat e mëdha, që thotë Kadareja… Nga gjirokastritët kishte leje futej në qilar, e kripte djathin dhe mbushte vozat. Pinte kafenë dhe bënte muhabet me anetë. Në kthim linte napat e leshta në shtëpi, të cilat gratë i lanin në kandal të kroit me Di, i kopanisnin në dërrasën e madhe të gurtë, shkonte në stan e ndihmonte xhaxhallarët.

Sot mua më duket e pabesueshme një punë e tillë e lodhshme. Në Gjirokastër lunxhotët mund të martonin ndonjë vajzë të çalë. Sigurisht te të krishterët. Por ka dhe përjashtime. Gjyshi im martoi vajzën e motrës, Kalinë, të bijën e atdhtarit Lame Petri, i cili me Nane Petrin mbroi kufijtë e Shqipërisë në Evropë dhe që u helmua nga agallarët e Lushnjës, tek Lolomani, arhondi i krishterë i Gjirokastrës. Ata kishin prona në fushën e Mashkullorës, qafën e Gjashtës në Sarandë, shtëpi sa një kala në Varosh dhe shtëpi në Pazar të Vjetër.

Portat e rënda të Gjirokastrës tek- tuk kanë nga ndonjë një histori të dhimbshme e tragjike. Siç thonë disa gjirokastritë:”Vajzat, që i turpëronin gjirokastritët i hidhnin në pus ose paguanin njeri që t’i zhdukte….” Unë nuk dua që t’i them këto dhe më vjen pak ligsht të përmend një “fakt” të tillë, të por i thonë vetë gjirokastritët! Kadareja Gjirokastrën e quan qytet grarrëmbyes. I pëlqejnë historitë e Trojës. Por edhe në këtë moshë të plakur!? Kë rrëmbenin gjirokastritët. Kadareja thotë lunxhiotet!

Gjirokastrën e nxjerr si qytetin në këtë aspekt pa moral në lidhje me lunxhotet tona.

Rregjimi komunist familjet më të mëdha të Gjirokastrës i vrau dhe i shkatërroi. Babai im psherëtinte, kur më tregonte. Kadareja komunist, maja e shpatës së diktaturës së proletariatit, madje maja e majës së shkrimtarëve, i varros përfundimisht nga ana morale. Këtë nuk e durojnë gjirokastritët. Ka edhe gjirokastritë që e hedhin poshtë librin e tij dhe e kritikojnë me të drejtë apo pa të drejtë. Këtë le t’ia lëmë kohës ta vërtetojë…

Në “Fest - Argjiro 2009” 13.05.2009 në Panairin e Librit, në Festivalin Folklorik po të ishte ekspozuar “Darka e gabuar” do të kisha reaguar para monumentit të Çerçizit.

Ka njerëz që thonë se, roman është, mund të shkruajë çfarë të dojë dhe nuk mban përgjegjësi. Por, në këtë roman, ndryshon puna se përmend emra të cilësuar, krahina, qytetin.

Kadareja ka qenë deputet i Kuvendit Popullor, nuk është njeri dosido. Ka njohuri juridike.

Me këtë roman shkel Kushtetutën e Shqipërisë:

Neni 3. “Dinjitetin e njeriut dhe trashëgiminë (kulturore) kombëtare”.

Shkel edhe nenin 15 “Të drejtat e njeriut”, indirekt duke e diskretituar moralisht Lunxhërinë dhe nenin 18.

Shkel Statutin e shoqatës “Lunxhëria”.

Po t’i futemi dhe Legjislacionit Civil të Republikës së Shqipërisë duhet ta paditim në ligj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 74
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

"Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë) Empty
MesazhTitulli: Re: "Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë)   "Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë) EmptySat Apr 03, 2010 10:35 pm

Dua te uroj te gjithe bashkekombasit pas kesaj recense(DARKA E GABUAR(:
"GEZUAR PASHKET!"
Filip Boga
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë) Empty
MesazhTitulli: Re: "Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë)   "Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Darka e gabuar" e Ismail Kadaresë (recensë)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shtëpia e Ismail Kadaresë, një shtëpi shumë funksionale…
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: