Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Mbreti i Bahrejnit dhuron troje për ndërtimin e një Katedral Wed Sep 03, 2014 10:24 pm | |
| Mbreti i Bahrejnit dhuron troje për ndërtimin e një Katedraleje
Sipas Radio Vatikanit, Mbreti i Bahrejnit dhuron troje për ndërtimin e një Katedralej. Do të quhet “Zoja e Arabisë” katedralja, që do të ndërtohet në Bahrein, në troje të dhuruara personalisht nga Mbreti. Mëkëmbësi apostolik i Arabisë veriore, imzot Camillo Ballin, shpreh kënaqësinë e tij të thellë për këtë dhuratë. Prelati kombonian bën thirrje edhe për mbrojtjen e të gjitha pakicave fetare. E intervistuam: Përgjigje: - Trojet për ndërtimin e Kishës u dhuruan nga Madhëria e Tij, Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa; është një terren prej gati 9 mijë metrash katrore. Mbreti është tejet i kënaqur e më kërkon vazhdimisht lajme për ndërtimin e Kishës. E kur i thashë se do të titullohet “Zoja e Arabisë”, mbeti jashtëzakonisht i kënaqur. Katedralja e Zojës së Arabisë do të jetë binjake me bazilikën e Zojës së Fatimës e të Lurdës. Pyetje: - Në ç’pikë janë punimet? Kanë filluar? Do të quhet “Zoja e Arabisë” katedralja, që do të ndërtohet në Bahrein, në troje të dhuruara personalisht nga Mbreti. Mëkëmbësi apostolik i Arabisë veriore, imzot Camillo Ballin, shpreh kënaqësinë e tij të thellë për këtë dhuratë. Prelati kombonian bën thirrje edhe për mbrojtjen e të gjitha pakicave fetare. E intervistuam: Përgjigje: - Trojet për ndërtimin e Kishës u dhuruan nga Madhëria e Tij, Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa; është një terren prej gati 9 mijë metrash katrore. Mbreti është tejet i kënaqur e më kërkon vazhdimisht lajme për ndërtimin e Kishës. E kur i thashë se do të titullohet “Zoja e Arabisë”, mbeti jashtëzakonisht i kënaqur. Katedralja e Zojës së Arabisë do të jetë binjake me bazilikën e Zojës së Fatimës e të Lurdës.
Pyetje: - Në ç’pikë janë punimet? Kanë filluar? Përgjigje: - Jo, punimet nuk kanë nisur akoma. Tani për tani përfunduam vetëm tenderin për të zgjedhur projektin: fitoi një arkitekt italian, me një projekt krejt të thjeshtë, në formën e çadrës, që përdornin hebrenjtë e dalë nga Egjipti, gjatë ravgimit në shkretëtirë. Kur hebrenjtë donin të takoheshin me Zotin në shkretëtirë, shkonin në këtë çadër. Është, pra, një kishë në formë tetëkëndëshi, sepse numri tetë është numër i përjetësisë, prej këndej, kur ne shkojmë në Kishë e takohemi me Hyjin, marrim pjesë në jetën e amshuar, për të cilën jemi të thirrur. Kisha do të zërë 2.300 vetë: më të majtë është kapela e të Shenjtnueshmit Sakrament; më të djathtë, kapela kushtuar Zojës së Arabisë; vjen pastaj, e treta, kapela për rrëfyestoret e, së fundi, kapela e katërt, e pajisur me ashensorë, në mënyrë që njerëzia të hyjë në kishë drejtpëdrejtë nga parkingu i nëndheshëm. Pyetje: - Do të ketë edhe këmbanare, të dukshme nga larg? Përgjigje: - Po, por më duket e arsyeshme të mos ekspozojmë kryqe ose simbole të tjera fetare. E jo sepse është e ndaluar, ose sepse me kishën, mendoj të ndërtoj edhe gjashtëdhjetë dhoma për ushtrimet shpirtërore të meshtarëve, laikëve dhe shërbyesve të jashtëzakonshëm të Eukaristisë. Kemi nevojë për një vend, ku mund të mblidhemi, që të jetë në qendër të të gjitha viseve të vikariatit. Prandaj zgjodhëm Bahreinin. Veç tjerash, Mbreti më dha edhe nënshtetësinë e Bahreinit; kam, pra pasaportën e Bahreinit, e kjo më krijon mundësinë t’i vizitoj lirisht vendet, që më janë besuar (përveç Bahreinit, vikariati apostolik i Arabisë veriore përfshin edhe Kuvaitin, Katarin e Arabinë Saudite). Pyetje: - Këto ditë mbreti i Bahreinit i dërgoi një mesazh ngushëllimi Papës Françesku për humbjen e familjarëve të tij. Edhe kjo më duket shenjë e rëndësishme… Përgjigje: - Po, e jo vetëm kjo. Duhet kujtuar edhe se takimi i mbretit me Papën (në Vatikan, më 19 majin e kaluar) ishte shumë pozitiv. Jam i bindur se Mbreti mbeti tejet i kënaqur: pas vizitës, deshi të më takonte e më falënderoi që kisha punuar për ta mundësuar audiencën me Papën. Pyetje: - Imzot Ballin, si mund të ndihmohet për ndërtimin e kishës së Zojës së Arabisë? Mund të bëhet ndonjë mbledhje fondesh, sipas ndjeteve e dëshirave? Përgjigje: - Po, mund të kontribuohet në të gjitha mënyrat e mundshme. Për shembull, unë propozova që të gjitha gratë me emrin Mari, të japin 10 euro për ndërtimin e shtëpisë së Marisë. Por mund të jepet ndihmesë edhe përmes dërgimit të një lëmoshe në adresë të Kolegjit Ndërkombëtar Daniele Comboni, duke saktësuar se ndihmesa është për Zojën e Arabisë. Pyetje: - Të krishterët në Lindjen e Mesme po jetojnë në një situatë vërtet dramatike. A ndjehet kjo situatë edhe në Vikariatin apostolik të Arabisë veriore? Përgjigje: - Mbreti i Bahreinit u tregua i gatshëm të ndihmojë dyqind familje të krishtera të Mosulit; i gatshëm edhe për t’i strehuar këtu, në Bahrein. Kjo tregon bujarinë e tij ndaj të krishterëve. Tani për tani kjo situatë kaq dramatike, nuk ka arritur strehuar këtu, në Bahrein. Kjo tregon bujarinë e tij ndaj të krishterëve. Tani për tani kjo situatë kaq dramatike, nuk ka arritur ende tek ne. Myslimanët janë kundër Isis, Shtetit Islamik të Irakut e Sirisë. Të gjithë myslimanët janë kundra, posaçërisht, të moderuarit. Edhe fundamentalistët nuk janë shprehur pozitivisht, nuk kam parë në gazeta deklarata në mbrojtje të Isis, as në Bahrein, as në Kuvait e as gjetiu. Besoj se në bazë të këtij qëndrimi është një arsye politike, që i bën shumë të vëmendshme të gjitha vendet e tjera arabe. Më qartë: ç’dëshiron ky shtet islamik? Ç’synim ka? Synimi i tij është vërtet Islami, apo ka një element politik në zanafillë. E kush e mbështet? Kjo prirje për t’u rikthyer tek kalifati, është imagjinatë e pastër, fantazi e pastër, sepse nuk është cekur kurrë nga asnjë vend arab. Pyetje: - Dëshironi të bëni ndonjë thirrje për tolerancë fetare edhe në mbrojtje të pakicave, e jo vetëm atyre të krishtera? Përgjigje: - Të gjitha pakicat duhen mbështetur, sepse çdo njeri është krijesë e Zotit, i krishterë ose jo. Edhe myslimanët kanë pakica. E çdo pakicë ka të drejtë të plotë të ekzistojë, të jetojë, thjesht sepse është njeri. Prandaj nuk duhet të pësojë persekutime, nuk duhet të pushkatohet, të grabitet, t’i nënshtrohet me përdhunë fesë, që dëshirojnë përdhunuesit. Pse? Sepse çdo njeri duhet të jetë i lirë të zgjedhë fenë që dëshiron, të jetojë sipas frymës së respektit për njeriun, sipas të drejtave të njeriut në gjirin e shoqërisë. Çdo njeri u krijua nga Hyji, e prej këndej, si krijesë e Hyjit, ka të drejtë ta jetojë jetën e vet, njerëzore e fetare, ashtu si i dëshiron zemra!
Burimi: Radio Vatikani
========================= | |
|