Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT

Shko poshtë 
+7
Euridika
Vuthjani
besa-bese
Leka i Madh
Anna
petritkola
Sofra
11 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyFri Sep 07, 2007 7:18 pm

Populli Çam u vra, dhunua, shpërngul, u plaqkit, nga greo-fanariotët
Ç'duhet bërë shqiptarët për ndërkombtarizimin e çështjes çame nën shtetin e greko-fanariotëve.
Jepne mendimin tuaj ju lutem.


Edituar për herë të fundit nga në Fri Feb 01, 2008 12:02 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyFri Sep 07, 2007 9:33 pm

E para duhet te njofesh problemin.

Dhe problemi eshte se projekti Cam eshte projekt Europian... edhe Greqia eshte nje projekt kriminal europian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Anna
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
avatar


Numri i postimeve : 2694
Vendi : Zurich
Registration date : 26/08/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySun Sep 09, 2007 6:29 am

Camet ne greqi nuk duhet te heshtin duhet te ngriten dhe levizjet e clirimt came duhet te jen me aktive qe grekut te ja drithin athinen nji here qe bota te mesoj dhe te shikoj me dret se sa ka gjykue deri tash femija pa qajt nena se merr e ktu duhet e qare me denes per ta marr dikush ket ceshtje ne dore .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySun Sep 09, 2007 5:31 pm

Nje faktorizim i çeshtjes çame. Si arrihet deri te ky faktorizim? Pikerisht duke u marrur me çeshtjen e Çamerise duke levizur nga pozicioni i qyqit dhe pasivit ne aktiv dhe vigjilent. Vigjlienca dhe aktiviteti shton faktorizimin. Bashke behen nje force objektive, qe doemos çeshtjen çame e nxjerr nga sirtaret e pluhrosur te kancelarive evropiane dhe e ben çeshtje urgjente. E Fuqite e Medha merrem me qeshtje vetem kur ato (qeshtjet) behen urgjente. Mirepo, problematizimi i jashtem eshte veq nje ane e medaljes: puna kryesore na pret neve shqiptareve, ne duhet te merremi me Çamerine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyWed Sep 12, 2007 4:14 am

Pikerisht nje nga arsyhet qe po na i lidhin kemebet dhe duart me Kosoven eshte sepse duan ta zhdukin nje here e mire ceshtjen Came... ndaj statusi i Kosove duhet sa me shpejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyMon Sep 24, 2007 1:01 am

Ja dhe nji fragmen të shkurtër për Qamët

https://www.youtube.com/watch?v=naSl88KGrJU

https://www.youtube.com/watch?v=OQrKUurRHBw

https://www.youtube.com/watch?v=WaOBGrpopLs
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyFri Sep 28, 2007 5:27 pm

RRETH TRAJTIMIT DHE MASAKRAVE NË MINORITETIN SHQIPTAR ÇAM NË GREQI

Ne Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë në Shqipëri, me besim në parimet demokratike dhe humanitare të U.N.O.-s, n’emër të emigrantëve Çamë në Shqipëri, parashtrojmë para Komisionit hetimor të drejtat tona të humbura, shtypjet, persekutimet dhe masakrat që kryen fashistat Grekë për të shfarosur Minoritetin Shqiptar në Greqi. Në vazhdim të protestave dhe kërkesave tona drejtuar Aleatëve të Mëdhenj dhe Kombeve të Bashkuara, ne kërkojmë drejtësi për sa parashtrojmë:

Klika shoviniste dhe reaksionare greke prej 32 vjetëve me rradhe duke shkelur brutalisht çdo parim njerëzor dhe duke mos përfillur as pak traktet Ndërkombëtare kanë përdorur kundër minoritetit Shqiptar në Greqi një politikë çfarosjeje. Qysh me pushtimin grek në Çamëri më 23 shkurt 1913, banda e Deli Janaqit e shtytur dhe e përkrahur nga autoritetet e vëndit masakroi pa më të voglën arsye 72 burra të krahinës Paramithisë në pruan e Selamit. Këto masakra qenë fillimi i çfarosjes së minoritetit Shqiptar dhe zbulojnë orientimin që mori politika greke kundrejt popullatës sonë.

Ndjekjet, persekutimet, burgimet, internimet, torturat, plaçkitjet dhe grabitjet në pretekstin e çarmatimit gjatë vjetëve 1914-1921, veprimtaria terroriste e komitaxhinjve, provakacioni më 1921 i Gjeneral Bairas, të gjitha këto e tregojnë realitetin e mjerrimeve në të cilat u vu popullata e jonë në kohën e pushtimit grek. Koska, Lopsi, Varfanji, Karbunari, Kardhiqi, Paramithia, Margëllëçi, Arpica, Grykohori, etj, janë një pjesë e fshatrave që kanë paguar më shtrejtë këtë terror. Më 1922-1923, qeveritarët e Greqisë vendosën të zbatonin shpërnguljen e elementit mosleman të Çamërisë (duke i gjykuar si turq) në shkëmbim me grekërit e Azisë së vogël (duke i gjykuar sipas fesë). Ky akt i turpshëm i qeveritarëve te Athinës u has në rezistencën tonë dhe në ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve, e cila duke njohur kombesine Shqiptare të popullatës sonë hodhi poshtë vendimin e qeverisë Grek.

Por megjithë ndërhyrjen e Lidhjes së Kombeve dhe të angazhimeve solemne të marra nga qeveria Greke në Lozanë më 16 janar 1923, prapë njerëzit e Athinës vazhduan politikën e tyre të çfarrosjes. Ata përdorën çdo mjet për të vështirësuar qëndrimin në Çamëri të elementit Shqiptar, çpronsuan qindra familje në 6000 ha tokë pa më të voglin shpërblim si në Dushk, Gumenicë, Kardhiq, Karbunar, etj. Qeveria e Athinës vendosi emigrantët e Azisë së Vogël në Çamëri me qëllim që ta popullojë me grekër dhe të krijojë mundësin e emigrimit të popullatës autoktone Shqiptare. Familje të tëra detyroheshin të braktisin vatanin për në Turqi, Shqipëri, Amerikë e gjetkë dhe fshatra si Petrovci, Shëndëllinja u braktisën krejt nga banorët Shqipëtarë. Në këto rrethana ne nuk gëzuam asnji të drejtë nacionale dhe na pengoheshin akoma edhe Gjuha amtare; në vend të zhvillimit të kulturës kombetare dhe të përparimit, përkrahet fanatizmi dhe injoranca, në vënd të shkollave hapeshin dhe ndihmoheshin klubet fetare në gjuhën arabe, nderkohe qe 95 % të popullatës sonë qëndrojnë akoma analfabet. Krahina e Çamërisë, një vend i pasur dhe i begatshëm, kishte mbetur mbrapa pa zhvillim ekonomik, pa komunikacion dhe në duart e fajdexhinjëve, akaparatorve si Koqoni, Pitulejt, Kufalla, Zhulla, Ringa, etj., që varfëruan dhe skllavërruan gjithë vendin.

Në luftën kundër fashizmit dhe tamam në përfundim të saj forcat reaksionare Monarko-Fashiste të Llakës së Sulit të krijuara nga reaksioni dhe në shërbim te pushtuesit, nën Komandën e Gjeneral Napoleon Zervës, sulmuan dhe masakruan pabesisht banorët Shqiptarë moslemanë të Çamërisë. Në këtë kohë kur trupat e ELAS-it dhe tonat ishin në luftime kundër Gjermanëve, komanda e EOEA në kompromis me Gjermanët operonte për të fituar pozita për luftën vllavrasëse; dhe kur forcat tonat besnike të frymës dhe të vendimeve të marrëveshjes së Kasertës (Sarafis-Zerva) Gusht 1924, zbatonin urdhërat e Komandës së përbashkët në ndjekje të Gjermanëve, Gjeneral Napoleon Zerva, komandant i forcave të rezistencës ne Epir (ELAS - EOEA), urdhëronte njikohësisht operacionet dhe masakrat në kurriz të popullatës të pafajshme të Çamërisë.

Masakrat në Çamëri janë një shkelje flagrante e parimeve njerëzore dhe nje mospërfillje e turpëshme e parimeve dhe e karakterit të luftës antifashiste. Masakrat në Çamëri u kryen në saje të bashkpunimit dhe marrëveshjeve me Gjermanët, të cilët në tërheqje u lanë vendin forcave Zerviste. Ja një fakt konkret i bashkëpunimit ndërmjet forcave Zerviste dhe të atyre Gjermane: Komandanti Zervist Theodhor Vito, i forcave të krahinës së Filatit, nje ditë para hyrjes së forcave Zerviste në Filat dhe pikërisht më 22 shtator 1944 në katundin Fanaromen, 3 km larg Filiatit, u takua me Komandantin e forcave Gjermane në tërheqje. Mbas këtij takimi shohim që ende pa u larguar mirë forcat Gjermane nga Filati, forcat e Theodhor Vitos hynë në Filat. Kështu një bashkpunim i tillë u siguroj forcave Zerviste krahët duke u dhënë mundësi për të filluar terrorin dhe masakrat në një stil të gjërë në të gjitha krahinat e Çamërisë. Forcat e divizionit X te EOEA nën komandën e Kolonel Vasil Kamarës dhe pikërisht ato të regjimentit XIV të këtij Divizjoni të udhëhequr nga Kranja, me ndihmësa Lefter Strugarit, avokat Stavropullosit, Ballumit, Zotos, kriminelët me damkë Pantazejt, etj., më 27 Qershor 1944 hynë në qytetin e Paramithisë. Në kundërshtim me premtimet e dhëna dhe marrëveshjes së bërë midis Myftiut Hasan Abdullaj nga një anë dhe Shapera me Dhespotin e Paramithisë nga ana tjetër si agjenta të Zervës, filluan masakrat më të poshtra. Burra, gra dhe fëmijë të pa mbrojtur qenë objektivi i Monarko-Fashistëve Grekë. Numri i të masakruarve në Qytetin e Paramithis dhe rrethe arrinë në 600 veta. Më 28 korik 1944 forcat e regjimentit 40 nën Komandën e Agores hynë në Parg ku masakruan 52 burra, gra dhe fëmijë.

Forcat e EOEA nën komandën e Theodhor Vitos, Ilia Kaços, Hristo Mavrudhit, Hristo Kaços, Hari Dhiamantit ,etj., mbasi rrethuan qytetin e Filiatit më 23 Shtator 1944, ditën e Shtunë në mëngjes, hynë në qytet. Po në këtë ditë hynë edhe në Spatar, plaçkitën dhe grabitën të gjitha familjet dhe gjithë ç’ka gjetën. Në mbrëmjen e natës 23 duke u gdhirë 24 Shtator 1944, hynë dhe forcat e komanduara nga Kranjaj, Strugari e të tjerë; me arritjen e këtyre forcave filluan menjëherë masakrat. 47 burra, gra dhe fëmijë u masakruan në Filat dhe 157 numërohen të masakruarit të vrarët dhe të humburit në Spatar, ku një pjesë e mirë e tyre ishin grumbulluar nga katundet të tjera. Të gjitha gratë e reja dhe vajzat u keqpërdorën dhe u çnderuan prej kriminelëve të Zervës. Pak ditë më vonë monarko-fashistat grumbulluan të gjithë burrat që kishin mbetur dhe me vendimin e Gjyqit fallco, Koqinja Kryetar, Stavropullos Prokuror dhe katër anëtarë, 47 shqiptarë të pafajshëm u masakruan. Në Granicë të Filiatit janë mbuluar kufomat e 46 vetave dhe të therrura me thika dhe 45 të tjerë në fushë të Filatit tek ara e Xhelo Metos.

Familje të tëra janë zhdukur me prindër, fëmijë dhe foshnjë në djep. Gratë dhe vajzat u çnderuan. Me qindra deklarata të atyre që shpëtuan përshkruajnë vrasjet dhe vuajtjet e pasosura nga ata del qarte kriminaliteti dhe qëllimi i veprimeve të monarkofashistëve në Çamëri. Ja disa shembuj: Sanije Bollati në Paramithi është djegur me benzinë mbasi iu prenë sisët dhe iu nxerrën sytë. Ymer Muratin e vranë dhe e bënë copa-copa në Paramithi. Në shtëpinë e Sulo Tarit ishin grumbulluar më se 40 gra dhe Çili Popova nga Popova i veshur ushtarak me një grup ushtarësh hyri brenda, muarrën gratë dhe vajzat më të bukura dhe filluan t’i çnderonin në një dhomë tjetër. Ulurima e vajzave e të grave arrrinin kulmin. Kjo poshtërsi vazhdoi gjithë natën. Seri Fejzo, Fizret Sulo Tare, etj. ishin objekt i këtyre poshtërsive. Hilmi Beqirin nga Filati mbasi e plagosën para familjes së tij, e lanë dhe ikën. Familja për ta siguruar e strehon tek dentisti Mavrudhiu, ai e mban për disa orë, por më vonë lajmëron ta marrin dhe e çojnë tek Stavro Muhaxhiri, kurse vetë largohet për tek Shuaip Metja ku ishin mbledhur shumë familje. Andartët informohen, e marin, më parë i nxjerrin dhëmbët e floririt me darë dhe mbasandej e vranë.

Malo Muhon plak 80 vjeçar i sëmurë prej katër vjetësh vritet me sopatë para së shoqes. Trutë i kërcyen në prehër të së shoqes e cila pasi ia mblodhi e mbuloi me jorgan dhe iku. Në Spatar Abdul Nurçe merret e çohet në Filat zbathur, zvarriset nëpër rrugë të qytetit dhe më në fund vritet para shtëpisë së Nidh Tafeqit. Familja e Lile Rustemit nga Shulashi e përbërë prej 16 vetash në shumicë fëmijë, zhduken krejtësisht pa shpëtuar as edhe një. Xhelal Minit nga Paramithija ia prenë kokën me bajoneta mbi trupin e Myfti Hasan Abdullaut. Sali Muhdinit, Abedin Bakos, Muhamet Pronjes dhe Malo Sejdiut iu prenë gishtrat, hundët, gjuhën dhe këmbët dhe kur këta ulurinin nga dhëmbjet e mëdha, andartët Zervist këndonin këngët e komandantit të tyre dhe gëzoheshin kur shikonin këto tmerre. Më në fund i vranë në çengelat e kasapëve.

Eshtref Himi qytetar nga Paramithija deklaron sa vijon për masakrat në Paramithi: Të martë më 27 Qeshor 1944 n’ora 7 të mëngjesit hyjnë në Paramithi monarko-fashistat grekë të komanduar nga Kolonel Kamara, Major Krasnja, Kapiten avokat Kristo Stavropulli, Kapiten avokat Lefter Strugari, N/Toger Nikolla Çenos, etj. Porsa hyjnë në qytet u dha urdhëri që kërkush të mos lëvizte nga vendi sepse nderi, liria dhe pasuria nuk do të prekeshin n’asnjë mënyrë. Në mbas dreke filluan menjëherë arrestimet ndër gra, burra dhe çiliminj, kurse nga ana tjetër fillon vjedhja. Të gjithë burrat deri të nesërmen u vranë. Pasi më mbajtën 4 ditë në burg më lanë të lirë për të varrosur të vrarët. Në vendin e quajtur Kisha e Aj Jorgjit munda të njoh 5 nga personat e vrarë, të tjerët ishin bërë të panjohur për shkak të torturave të pësuara. Të pesë viktimat e njohura prej meje janë: Met Qere, Sami, Asim, Mahmut Kupi, Adem Beqiri e Haki Mile. Pas dy ditësh më shpien pas “Galatajt” në afërsi të shtëpisë së Dhimitër Nikollës, ku ishin vrarë 8 veta. Nuk munda t’i njoh pasi ishin bërë copa-copa. Ngado shiheshin kufoma njerëzish. E quajtuna Sanije Bollati, pasi pësoi tortura të frikshme e dogjën të gjallë me benzinë. Kjo tragjedi pati vënd të mërkurën dhe të premtën në mëngjes, trupi i saj u transportua i mbuluar në një batanije nga e ëma e saj e dy bashkëqytetarët të cilët e vendosën në një qilar me urdhër të monarko-fashistave që s’linin asnjë ta shikonin. Atje kjo grua e mjerë vdiq pas pesë ditësh dhe kufoma e sajë ishte plot me krymba. Gjithçka deklaroj i kam parë me syte e mij. Në fillim u msheha për pesë ditë rresht në një tavan kur monarko-fashistat më arrestuan dhe më prezantuan para major Kranjajt i cili pas pytjeve të shkurtëra urdhëroi burgimin tim. Në burg gjeta 380 persona ndër të cilët gra dhe fëmijë. 120 nga këta vdiqën urije. 4 persona dhe unë qëndruam 15 ditë në burg dhe m’andej na përrcuallën për në Prevezë prej kah shkuam në Janinë ku qëndruam 40 ditë. Atje pësuam tortura të papërshkruara. Pastaj me ardhjen në këtë qytet të trupave t’EAM-it ne u liruam.

Vazhdon...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyFri Sep 28, 2007 5:28 pm

Dërvish Sulo nga katundi Spatar i Filiatit i përshkruan në këtë mënyrë në Spatar: Në mëngjezin e një të Shtune të Shtatorit 1944 gjithë popullata u grumbullua përpara xhamisë së fshatit Spatar. Ushtarët filluan grabitjet dhe çnderimet ndër gra, vajza e deri në plaka. Paçe Çulani 50 vjeçare uçnderua, u grabit, iu prenë flokët mandej veshët dhe më në fund u vra në bahçen e saj n’afërsi të grurit të Miços. Në shtëpinë t’onë ishte vendosur familja e Sako Banushit nga Skopjona prej tetë vetash, gra, burra dhe fëmijë. Pasi u çnderuan gratë të cilave iu shpuan gjirët me thika, të gjithë u masakruan. Në shtëpi të Damin Muhametit u vranë 5 gra dhe 3 fëmijë. Në shtëpi të Fetin Muhametit u torturua dhe mandej u çnderua Hane Isufi së bashku me një grua tjetër. Në shtëpinë e Dul Sherifit iu pre koka plakut 80 vjeçar Sulejman Dhrimicës dhe së shoqes së tijë. Në shtëpine e Mete Brahos u dogjën të gjallë 20 persona, gra, fëmijë dhe burra. Kije Nurqi 76 vjeçare u therr me thikë. Në vreshtin e Zulës dhe në kopshtin e Avdyl Nurçes pashë 30 persona të masakruar. Në shtëpinë e Haxhi Latifit u çnderuan vajzat e Haxhi Culanit kurse në banesën e Mejdi Metës u çnderua Hava Ajshe dhe Nazo Arapi mandej kjo e fundit u masakrua.

Viktimat dhe humbjet simbas statistikave të deritanishme gjatë masakrave të 1944 dhe 1945 në kurriz të Shqiptareve në Greqi arrin numrin 2877, të ndarë si vijon: Filati dhe rrethi 1286, Gumenica dhe rrethi 192, Paramithi dhe rrethi 673 dhe Mërgëlliçi dhe Parga 620. Ky qe fati i gjithë atyre që nuk mundën të largohen nga Çamërija me përjashtim të disa pak grave që janë sot dëshmitare të gjalla të kësaj masakre ngjethëse në Paramithi në Prag, Spatar dhe Filat. Përmes gojës së tyre del qartë dhe lakuriq kriminaliteti i akteve barbare t’organizuara nga reaksioni monarko-fashist grek në Çamëri. Kjo kasaphëne që u frymëzua prej ndjenjave më të ulta të urrejtjes shovene dhe fetare përfundoi me shpërnguljen me forcë të afro 28000 Çamëve që erdhën dhe u strehuan në Shqipëri me kondidat më të vajtueshme.

68 katunde me 5800 shtëpi u grabitën, u shkatërruan dhe u dogjën. Nga llogaritja e dëmeve rezulton të kenë mbetur në Çamëri dhe grabitur nga forcat monarko-fashiste të Zervës 17000 kokë bagëti të holla, 1200 të trasha, 21000 kv bereqet dhe 80000 kv vaj, gjithashtu dhe produkti i vjetit 1944-45 që arrin në 11000000 kg bereqet dhe 3000000 kgvaj. Gjatë emigracionit 110000 kokë bagëti e hollë dhe 2400 bagëti e trashë ngordhën dhe humbën.

Nga gjithë kjo del e qartë katastrofa e madhe ekonomike që pësoj popullata jonë duke mbetur nëpër rrugët e emigracionit vetëm me rrobat e trupit. Çamëria në luftën e madhe antifashiste dha materialisht dhe moralisht. Popullata e Çamërisë u hodh pa rezerva në një luftë totale kundër pushtuesit dhe formoi batalionin IV të regjimentit XV-të të ELAS-it .Nga popullsia e vogël e Çamërisë dolën më tepër se 500 luftëtarë që luftuan vendosmërisht kundër pushtuesve nazifashistë dhe tradhëtarëve zervistë. Gjaku i dëshmorëve Muharrem Myrtezai, Ibrahim Hallumi, Hysen Vejseli, etj., që u derdh së bashku me atë të partizanëve grekë në Qafat e Qeramicës, dëshmojnë konkretisht këtë fakt. Në përfundim të luftës dhe në çlirimin e vendit nga pushtuesi trupat e komanduara nga Gjenerali Napoleon Zervos operonin në krahinat dhe fshatrat tona jo si çlirimtarë, por si xhelate dhe armiq të betuar të elementit Shqiptar në Çamëri.

Në marrëveshjen e Casertas (Zarafi-Zervas) Gusht 1944, trupat e rezistencës viheshin në fronte të përbashkëta kundër ushtrise naziste, nën një komandë të përbashkët dhe në zona të caktuara operative. Kjo marrëveshje u shkel në Çamëri. Trupat Zerviste ranë në kompromis me Gjermanët dhe duke qëlluar forcat tona penguan veprimtarinë e Batalionit IV-të Regj. XV-të në zonën e caktuar të Filatit. Operacionet dhe masakrat në krahinën e Filatit lidhen direkt me këtë situatë dha janë në kundërshtim të hapët me besimin dhe frymën e bashkëpunimit të vendosura në Caserta. Akoma dhe fshati i fundit i Çamërisë, Koska, një nga baza e organizimit të forcave të rezistencës së Frontit Nacional Çlirimtar në Çamëri, u shkatërrua dhe u doq si përfundim i aktit për shkatërrimin e Çamërisë. Një komision i Këshillit Antifashist Çam u dërgua më 30-X-1944 n’Athinë pranë qeverisë greke të z. Papandreu me një votim proteste kundër masakrave në Çamëri duke kërkuar njëkohësisht frenimin e tyre. Qeveria e Papandreut nuk deshi të mirrte asnjë masë dhe angazhim për sa iu parashtrua.

Mbas operacioneve të Dhjetorit 1944, me çlirimin e Çamërisë nga pushtuesi zervist, një pjesë e popullatës sonë u riatdhesua përsëri dhe u vendos në krahinën e Filatit. Më 12 Mars 19445 forcat qeveritare të garnizonit të Korfuzit duke e shkelur marrëveshjen e Varkizës ne Shkurt 1945 organizuan dhe kryen pabesisht masakrat e shëmtuara të Vanrës (Filatit), të cilat nxorrën në shesh edhe një herë lakuriq qëndrimin dhe politikën e autoriteteve përgjegjës të qeverisë greke në lidhje me çfarosjen e popullatës Shqiptare të Çamërisë. Në mbështetje të kësaj situate të konstatuar, Misioni UNRRA-s në Shqipëri pati aprovimin nga qendra e Washingtonit për akordinim në favor të emigrantëve 1450000 dollarë si ndihmë e menjehershme ndaj gjëndjes sonë të vështirë. Edhe në këto kondita emigrantët Çamër vazhduan të kontribuojnë gjithnjë më tepër për Frontin. Në konferencën e Shalësit (Konispol) mbajtur në fund të Shtatorit 1944 zëri i Çamëve n’emigrim u ngrit më i fortë për bashkëpunim kundër pushtuesit dhe padrejtësive të monarkofashistëve Grekë. Më 23 Shtator 1945 në Kongresin e Vlorës delegatët Çamër që përfaqësonin të gjitha grupet e emigrantëve Çam në Shqipëri u shprehën kundër masakrave të monarko-fashistëve grekë të kryera mbi ta dhe kërkuan me anë memorandumesh drejtuar Konferencës së Londrës shqyrtimin e problemit të tyre dhe dënimin e shkaktarëve të gjakderdhjes së kotë në Çamëri dhe të vuajtjeve të pakufi. Kongresi përfundoi me një rrezolutë ku përmblidhen të gjithë punimet e tij.

Gjatë emigracionit për shumë herë ne i jemi drejtuar botës për të drejtat t’ona të mohuara dhe kemi kërkuar riatdhesimin. Më 30 Tetor 1944 Këshilli Antifashist Çam i dërgonte një votim proteste Qeverisë së Bashkimit Kombëtar Grek, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive Aleate, Komitetit Qendror t’EAM-it ku flitet për barbarizmat e fashistëve Grek në Çamëri. Më 9 Maj 1945 Këshilli Antifashist Çam iu dërgon Misioneve Ushtarake Aleate kopjen e telegramit drejtuar Kryetarit të Konferencës San Franciskos mbi të drejtat e Çamëve në bazë të kartës s’Atlantikut. Më 27 Qeshor 1945 telegrame proteste kundra masakrave në Çamëri jane drejtuar nga Këshilli Antifashist Çam Qeverisë Demokratike të Shqipërisë, Misioneve Aleate Ushtarake Sovjetike, Angleze, Amerikane, Franceze, Çekosllovake, Legatës Jugosllave, Shqiptarëve t’Amerikës, Italisë dhe Bullgarisë. Promemorja drejtuar z. Hutxhinson deputet Laburist i Britanisesë Madhe ë 26-XI-1945. Telegram drejtuar Drejtorise së Përgjithshme të UNRRA-s nga Komiteti Antifashist Çam (25-9-1945) ku kërkohen ndihma. Memorandum drejtuar kryesis së Konferencës së Ministrave të Jashtëm Aleat në Londër nga Delegatet e Kongresit Çam me 3-4-9-1945. Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuar në Londër prej Komitetit Antifashist Çam më 11 Janar 1946 ku rivlersohen masakrat dhe kërkohen të drejtat. Memorandum drejtuar Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New-York

nga Komiteti Antifashist Çam më 25 Tetor 1946, etj.

Ne jemi viktimë e rregjimit monarkist që sot sundon në Greqi. Së bashku me popullin vëlla grek ne vuajmë pasojat e terrorit të zi të shpërthyer prej tyre në gjith Greqinë. Pë dy vjet e gjysmë ne po vërvitemi Shqipëris në mizerje larg Atdheut ndërsa vendet tona të pasura shfrytzohen pa të drejte nga agjentët e Monarko-Fashistave në Çamëri. Vuajtjet tona gjatë emigracionit kanë qenë dhe janë pa kufi. Me mijra kanë vdekur nga kjo situatë e krijuar. Megjithatë protestat e bëra dhe të drejta që na përkasin ne vazhdojmë të qëndrojmë akoma n’emigracion ndërsa Qeverija Greke merr masa dhe vendos në Çamërinë t’onë pa asnjë të drejtë banorë të huaj për të penguar kthimin tonë. N’emër të popullatës sonë ne protestojmë edhe një herë për të gjithë këto ne i parashtrojmë Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit t’UNO-s tragjedin e luajtur në Çamëri dhe heqim vërejtjen për një akt barbar të kryer me qëllim çfarosje të popullatës sonë. Ne theksojmë nevojën e përfundimit të shpejt të problemit Çam dhe kemi bindje se do të gjejnë zgjidhje kërkesat tona që janë:

1. Marrja e masave i imediate për pengimin e vendosjes së elementeve të hua në vatrat tona.
2. Riatdhesimi i të gjithë çamëve.
3. Kthimin e pasurise, shpërblimin e dëmeve tona shkaktuar në pasuri të lujtëshme dhe të palujtëshme.
4. Ndihmë për rindërtimin e vatrave dhe vendosjen tonë.
5. Sigurimin dhe garancin që rrjedhin prej traktateve dhe mandateve ndërkombëtare, si sigurimi i të
drejtave civile, politike, kulturale dhe sigurimi personal.
6. Gjykimi dhe dënimi i të gjith përgjegjësave të krimeve të kryera.

Duke ju shprehur konsideracjone tona më të shquara,
Komiteti Antifashist i Emigrantëve Çamë
Taho Sejho, Kasem Demi, Rexhep Çami, Tahir Demi, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Hilmi Seiti.
T i r a n ë 1947
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyFri Oct 05, 2007 5:45 pm

Tragjedia Çame do të thotë : gjenocid,spastrim etnik,lufte fetare,shkelje e të drejtave njerëzore


Çështja çame lindi si problem i mbrehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve,Shqipërisë dhe Greqisë,qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 1913,ku Çamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë,duke i kënaqur me aneksimin e tyre,shtetet fqinje.

Çështja çame lindi si problem i mbrehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve,Shqipërisë dhe Greqisë,qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 1913,ku Çamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë,duke i kënaqur me aneksimin e tyre,shtetet fqinje. Që nga viti 1913 Çamëria konsiderohet nga ne,tokë e pushtuar me dhunë nga Greqia. Çështja Çame është një tragjedi kombëtare jo vetëm në njerëz por edhe në territore. Marrja e Krahinës së Çamërisë kësaj barriere për Greqinë i hapi dyert pretendimeve absurde të shovinizmit grek për të marrë hapësira të tjera shqiptare.

Tragjedia Çame një padrejtësi që kërkon zgjidhje

Në skajin më Jugor të Shqipërisë së sotme fillon krahina shqiptare e Çamërisë ose siç quhet sot nga administrata greke Thesproti. Ajo përbën pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut të banuara prej shqiptarëve që nga antikiteti (nga kohërat Pellazgo-Ilire) e deri më sot. Një popull e një vazhdimësi territori etnik.
Këtë e dëshmojnë autorët e lashtësisë greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Këtë e vërteton prezenca e gjallë,faktori njeri,shqiptar ne gjuhë,kulturë dhe tradita. Popullsia e Çamërisë ka qenë homogjene shqiptare 99% në qytetet, 100% në fshatra. Historikisht përkatësia fetare e krahinës së Çamërisë,ka kaluar në një proces të gjatë ndryshimesh të diktuara nga rrethana të caktuara historike. Nga paganizmi,në lashtësi,në katolicizëm në shekujt e parë pas erës së re deri në shekullin trembëdhjetë-katërmbëdhjetë. Prezencën e besimit katolik në Çamëri e dëshmojnë emrat e shqiptarëve në ato kohë,sidomos e princave të saj si Pjeter Losha,Gjin Bue Shpata,etj,(prania në masë e emrave Gjin,Gjon,Mark,Lek,Pal etj..).Në këto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine në krahinën e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinë kaloi në ortodoksizëm. Deri në fillim të shekullit 18,popullsia e kësaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kësaj periudhe fillon procesi i islamizmit në mes të shqiptarëve. Si rezultat i këtij procesi sipas të dhënave statistikore të administratës turke,50% e popullsisë shqiptare u kthyen në besimin islam dhe 50% ruajtën besimin ortodoks. Rreth këtyre shifrave në dëm të etnisë shqiptare është spekuluar deri më sot.
Regjistrimi i vitit 1910 i administratës së Turqve të rinj dëshmon se në këtë krahinë jetojnë 83.898 shqiptarë mysliman dhe ortodoks. Ndërsa Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 shënon se në Çamëri banojnë vetëm 26.000 shqiptarë duke mos përmendur shqiptarët ortodoksë të cilët qeveria greke i konsideron si grekë. Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) që u bë në 1944-1945 në krahinën e Çamërisë u dëbuan me dhunë 30.000 shqiptarë mysliman të cilët gjetën strehë në Republikën e Shqipërisë ku jetojnë edhe sot. Kjo popullatë sot kap shifrën mbi 150,000 vet,shifrën e cila shpjegohet me natalitetin e lartë të kësaj popullate mbas gjenocidit. Ndërkohë që në Çamëri-Thesproti (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarëve të besimit ortodoks kap shifrën 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon të vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese që ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezencës së etnive në territorin grek. Dëshmi e pakontestueshme për prezencën e shqiptarëve ortodoks sot në Çamëri (Greqi)është edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore që kanë me ta Çamët mysliman,sa do të përpiqen e ta mohojnë këtë prezencë qarqet greke.
Me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 kjo Krahinë ju shkëput trungut amë dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtitë e veta historike,popullata autoktone e Çamërisë,ju nënshtrua fatit tragjik të saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nën Greqi. Fati i minoritetit shqiptar të Çamërisë përbën një tragjedi kombëtare shqiptare jo vetëm në territore,por edhe në njerëz. Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar në Çamëri Mbas aneksimit të Çamërisë më 1913 deri më sot popullsia e saj gjatë tërë viteve nën shtetin Grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon. Qarqet zyrtare greke mbështetur në Konceptin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e saj,kanë ndjekur një politikë shoviniste të drejtuar në dy drejtime. 1. Ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks,politikën e asimilimit,duke i privuar nga çdo e drejtë etnie,kulture,apo gjuhësore,duke i konsideruar grek,pra ngatërronin me qëllim fenë dhe kombësinë,veprim që e bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grek. 2. Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politikën e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninë. Në shumë raste me qëllim i kanë konsideruar turko-çam dhe jo shqiptaro-çame.
Kjo tragjedi e projektuar afro një shekulli më parë,nga Greqia ju arrit qëllimit në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945 kur banda kriminale të Gjeneralit famëkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik të shqiptarëve mysliman të Çamërisë.
Gjenocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshëm i shqiptarëve në Çamëri
Për të realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjëherë nuk e respektuan popullatën shqiptare të Çamërisë duke u treguar mosmirënjohëse ndaj ndihmesës së vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinë kanë dhënë historikisht në shekuj për popullin grek.

1. Fill mbas aneksimit ajo ka nënshtruar me dhunë popullatën e pafajshme shqiptare,duke vrarë me pabesi 72 burra nga paria e kësaj krahine më 1913 në vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat),të cilët kishin shkuar për bisedime me palën greke,si dhe dhjetëra e dhjetëra njerëzve të tjerë të pafajshëm. Për të ndalur persekutimet e qeverisë greke kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë,më 8 qershor 1913,patriotët çam kanë protestuar pranë qarqeve Evropiane.
2. Ajo që tmerroi çamët si veprim vdekjeprurës për Çamërinë ishin përpjekjet satanike të qeverisë greke më 1923-1924 për t?u përfshirë edhe çamët myslimanë midis Turqve myslimanë që banonin në Greqi,të cilët sipas marrëveshjes së Lozanes,Janar 1923,midis Turqisë dhe Greqisë,do të shkëmbeheshin me Grekët e Anadollit. Qeveria greke duke e shkelur në mënyrë flagrante këtë marrëveshje nuk ju përmbajt deklaratës të përfaqësuesit të saj në Lozan Kalamanos,më 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend ti fuste në shkëmbim ?myslimanët me origjinë shqiptare?,për të cilët ai vetë kishte propozuar se ?banojnë me një krahinë të përcaktuat fare e qartë ? Epirin?dhe se?ndërsa janë bashkë fetarë me Turqit,nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre?. Komisioni greko-turk ( në mars 1924),vendosi që kundrejt popullsisë shqiptare të Çamërisë,një realitet etnik dhe historik që njihej edhe nga pala greke,të mos zbatoheshin kurrfarë procedurash apo formalitetesh në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke. Në kundërshtim me realitetin historik dhe marrëveshjeve të arritura,qarqet zyrtare greke e detyruan me forcë këmbimin (si skllevërit zezak në mesjetë) të çamëve që arrijnë disa dhjetëra mijëra vetë,duke realizuar në atë kohë një pjesë të planit të harruar për një spastrim etnik të ?minoritetit?etnik autokton në trojet e veta.

3. Me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Joani Metaksanit më 1936,gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u rëndua më shumë. Kjo qeveri zbatoi një politik diskriminimi të paparë. Vazhdoi kolonizimi me grekë me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë. Ndërrimi i emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emrat grek. Aplikoi një gjenocid të vërtetë,arrestime,internime,konfiskime të pasurisë.Ky program thellohej hap pas hapi duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme.

4. Gjendja në Çamëri u bë më e turbullt dhe më e rëndë sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste,Qeveria Greke bëri mobilizimin e përgjithshëm të popullatës për luftë. Shqiptarët e Çamërisë si nënshtrues të këtij shteti i kërkuan qeverisë së atëhershme greke që t?i mobilizonte edhe ata nën armë për ta luftuar armikun e përbashkët. E ?prekur? thellë nga ky gjest liridashës i çamëve,qeveria greke i falënderoi ata dhe i mobilizoi,por në vend të armëve u dhanë kazma e lopata duke i çuar në prapavijë për të bërë punime të dorës së dytë. Qeveria Greke me këtë veprim mosbesimi të demonstruar hapur e fyen rëndë gatishmërinë e çamëve dhe i distancoi prej saj me qëllim të paramenduar,për të akuzuar më vonë çamët myslimanë si bashkëpunëtorë me pushtuesin.

5. Me pushtimin e Greqisë nga Italia autoritetet greke nga frika dhe për çka kishin bërë ndaj popullatës të pambrojtur çame,urdhëruan internimin me forcë të meshkujve nga 14 vjeç e lartë në kampet e përqendrimit në ishujt e detit Egje,Hio,Medilin,Korinthe,etj. Gjatë rrugës për në internim qarqet zyrtare greke përpunuan psikozën se ata ishin robër lufte që u kishin vrarë djemtë popullit grek,duke nxitur urrejtjen dhe njëkohësisht për të maskuar të vërtetën,si të pafajshëm të marrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe jo nga fronti i luftës.
Gjatë internimit në kampe të tipit Mathuazen,çamët u keqtrajtuan deri në një zhdukje fizike gradualet të tyre. Ndërkohë në Krahinën e Çamërisë kishin mbetur gra,pleq e fëmijë të pambrojtur duke u bërë pre e vrasjeve,grabitjeve,përdhunimeve nga bandat kriminale greke. Kur u kthyen nga internimi çamët me shpirtin e tyre të durueshëm për të mos acaruar e thelluar mynxyrën që po ju kanosej nuk ndërmorën asnjë veprim të hakmarrjes por filluan vetëmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugën e pajtimit. Këtë e dëshmojnë vetë historianët grekë serioz e të ndershëm,dhe qytetarët e tjerë të kësaj krahine. Gjenocidi i pashembullt dhe zhbimë i shqiptarëve etnik (mysliman) nga vendbanimet e tyre historike Më 27 qershor të vitit 1944 në krahinën e Çamërisë,ndaj popullatës shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit që çoj në spastrim etnik të kësaj popullate martire. Bandat kriminale të shovinizmit grek derdhen mbi këtë krahinë mizorit më të pashembullta të njerëzimit. Barbarizmat që ndodhën në kurrizin e kësaj popullate të pafajshme kalojnë çdo cak njerëzor.
Vrasje,përdhunime,groposje për së gjalli. Prerje të organeve të ndryshme trupore,hundë,vesh,etj. Gra me gjinjtë të prera e të masakruara,fëmijë të djegur në furrë,gra shtatzëna me barkë të çarë. Në qytetin e Paramithisë ditën e martë të 27 Qershorit 1944 që është dita e?Shën Bartolomeut?për gjithë Çamërinë brenda 24 orëve u vranë mbi 600 burra,gra e fëmijë. Në Filat gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranë 1286 persona. Në Gumenicë u vranë 192. Në Margelliq e Pargë 626 persona,etj. Ka me qindra të tjerë të paidentifikuar e të zhdukur pa lënë gjurmë. Janë grabitur të gjitha llojet e orendive shtëpiake në masë ( fshatrat e Çamërisë kanë qenë të përmendura për pajisjet e shtëpive)etj. U shkatërruan 68 fshatra; U dogjën dhe u rrënuan 5800 shtëpi; U shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasurit,prona të këtyre kulteve (mbi 80 xhami).
Kjo është pasqyra e barbarizmave shoviniste greke.
Pasqyrë Masakrash Grabitjesh dhe Dhunimesh Të Kryera nga Shovinistët Greke tek popullsia Shqiptare e Çamërisë Gjatë Viteve
1944-1945
GRA
Të moshuar dhe të rinë 2900,Gra 214,Fëmijë 96 ,nën 3 vjeçe 32, të dhunuara 745 të grabitura e të rinj76 ,


Edituar për herë të fundit nga në Fri Oct 05, 2007 5:49 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyFri Oct 05, 2007 5:46 pm

GRABITJE PASURIE
Vaj ulliri Drithëra kafshë pune Bagëti
00/kg Kv 00/kg të imta të trasha
84752 67434 4453 46 435 5 137

Terrori ishte i përmasave të tilla deri sa detyrohej popullsia shqiptare myslimane të braktisë për shkak të dhunës,trojet e të parëve të tyre mijëvjeçare duke gjetur strehë në Republikën e Shqipërisë mbas marsit të vitit 1945. Mbi përmasat e kësaj tragjedie dhe qëllimin e saj e dëshmojnë qartë në mënyrë të pakundërshtueshme edhe misionet anglo-amerikane që vepronin në këtë kohë në Greqi dhe në Shqipëri. Përpjekjet për të ndërkombëtarizuar çështjen Çame Mbas dëbimit të dhunshëm,emigrantët çamë që rezultonin me nënshtetësi greke e nën kombësi shqiptare,u organizuan në Shqipëri menjëherë gjatë vitit 1945 dhe nën drejtimin e Komitetit Antifashist Çam sensibilizuan organizmat e ndryshme ndërkombëtare si dhe shtetin amë lidhur me tragjedinë e tyre dhe kërkesat e tyre të ligjshme. Qeveria e re shqiptare,e pas luftës iu drejtua konferencës së Paqes në Paris dhe Konferencës së Ministrave të Jashtëm të Fuqive Aleate jo vetëm duke përkrahur gjendjen rrëqethëse të çamëve,por edhe duke kërkuar riatdhesimin e ripronësimin e tyre. Kjo ishte e drejta e tyre e ligjshme që mbrohej edhe nga vendimet e atëhershme ndërkombëtare për të drejtat e pakicave kombëtare.

Tabloja e mjerimit të çamëve dhe kërkesat e tyre u parashtruan edhe në Konferencën e Parisit (1946) prej Ministrit të Jashtëm Shqiptar. Megjithatë,përpjekjet më të mëdha për ta ndërkombëtarizuar problemin dhe për ta tërhequr përkrahjen e fuqive Aleate i bëri Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar Çam,si përfaqësuesi më i drejtpërdrejtë i popullatës çame. Janë të shumta Memorandumet dhe telegramet e protestës,që u ka dërguar Fuqive Aleate dhe forumeve përkatëse si Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Londër e New-York,Kryesisë së Ministrave të Jashtëm Aleate në Londër e Moskë,Konferencës së San Franciskos,Qeverisë së Anglisë,Amerikës,Bashkimit Sovjetik,Dhomës së Deputetëve në Uashington,Londër e Moskë,Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut ,etj. Këto mbeten kërkesa dhe protesta pa përkrahje e pa përgjigje. Përgjigje dhe përkrahje nuk i dhanë as përfaqësuesit e misionit angleze,amerikane,ruse dhe jugosllave që morën pjesë në Kongresin e Dytë Çam që u mbajt në Vlorë (Shqipëri më 1945) dhe që e panë me sy Katastrofën e kësaj popullate. Në vitin 1946-1947 Komisioni Ndërkombëtar Hetimor i OKB-së gjatë verifikimit të kësaj tragjedie në të dyja anët e kufirit shtetëror konkludoi me fakte dhe dëshmi të gjalla mbi përmasat dhe realitetin e masakrave dhe të kësaj tragjedie të dhimbshme.
Mbas kësaj,vetë Forumi Ndërkombëtar i UNRRA-së duke e kategorizuar popullatën çame të dëbuar si emigrante,dhe një ndihme ekonomike mbi 1.2 milion dollarë USA dhe ndihma të tjera materiale për mijëra refugjatë të pa bukë dhe të pastrehë çam. Ndërkohë që çamët shpresonin për një zgjidhje të drejtave legjitime,përpjekjet e tyre u pasuan me një heshtje të pa tolerueshme. Kjo periudhë ( 1947-1990)është një nga aktet më të rënda të kësaj tragjedie. Një heshtje e tillë me shkaqe dhe pasoja të thella ende është enigmë. Qëndrimi zyrtar grek mbas dëbimit të myslimanëve nga Çamëria
1. Ndaluan me dhunë çdo përpjekje për ta ruajtur identitetin e origjinës së popullatës shqiptare të besimit ortodoks të cilët banojnë sot e kësaj dite në Çamëri (Thesproti).Ndalohej përdorimi i gjuhës amtare shqipe të flitet në mjediset urbane dhe një sërë masash të tjerat asimiluese me qëllim që të humbasin vetëdijen e origjinës së tyre kombëtare. Si rezultat i kësaj politike asimiluese shtypëse e diskriminimi ,popullsia shqiptare e besimit ortodoks nuk guxon sot të vetë deklarohet në Çamëri.
2. Mbas vitit 1945 filloi edhe aksioni për ndryshimin e strukturave demografike të Çamërisë,kolonizimi me grek,arumun,rom,etj. i vendbanimeve të çamëve të përndjekur. Qëllimi që krahina e Çamërisë të ndryshoj fizionominë,por edhe për faktin tjetër se qarqet zyrtare greke nuk kishin besim që kjo krahinë të mbetej nën duart e çamëve ortodoks.
3. Pronat dhe pasuritë e çamëve të dëbuar pjesën më të madhe të tyre qeveria greke ua ka dhënë në përdorim këtyre kolonëve por pa të drejtë tapie.
4. Qeveria e sotme greke ndjek një politikë diskriminimi ndaj çamëve në Shqipëri duke i penguar për ti parë vatrat e tyre . Ajo i frikohet të vërtetës ,ringjalljes tradicionale të vëllamërisë,midis çamëve ortodoks dhe myslimanë. 5. Ndryshoi përfundimisht toponomastikën shqipe me grekë në vendbanimet e shqiptarëve në Çamëri. Demokratizimi në Shqipëri dhe trajtimi i problemit Si rezultat i pluralizmit në Shqipëri,në janar 1991 u krijua Shoqëria Politike Atdhetare ?Çamëria?si vazhduese e përpjekjeve dhe aspiratave të popullatës martire të Çamërisë. Problemi i Çamërisë është në programin e shumicës së partive politike në Shqipëri të cilat po bëjnë përpjekje për zgjidhjen e këtij problemi në përputhje me frymën e standardet e dokumenteve ndërkombëtare të OKB-së,KSBE-së,e Këshillit të Evropës mbi të drejtat e njeriut.
Qeveria greke dhe personalitetet e larta të saj deri tani kanë mbajtur një qëndrim mohues. Sipas qëndrimit zyrtar grek,çamët myslimanë nuk do të lejohen të kthehen në Greqi,?sepse kanë bashkëpunuar me okupatorët italo-gjermanë në Luftën e Dytë Botërore dhe si të tillë ata janë kriminel Lufte dhe janë dënuar sipas ligjeve greke?.(K.Micotaqis,Tiranë,maj 1992). Kjo është një ?hipotezë? sa e pa vërtetë aq edhe e falsifikuar. Të konsiderohesh çamët ?kriminel?në një kohë kur ata kanë derdhur gjakun,bashkë me grekët,për çlirimin e përbashkët,është krim i inskenuar politiko-diplomatik. Çamët nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët të çfarëdolloj qofshin por janë viktima të tyre. Në qoftë se në Çamëri ka pasur disa dhjetëra ?Kolaboracionalistë? (fenomen që është vërtetuar për të gjitha shtetet që janë pushtuar nga nazifashizmi,gjatë Luftës së Dytë Botërore)në Greqi si të tillë kanë qenë 30.000 veta me gjeneral Ralisin në Krye. Askush ata sot nuk i akuzon në Greqi,përkundrazi janë rehabilituar me amnistinë e përgjithshme që ka bërë ky shtet. Është fakt historik se çamët janë rreshtuar ndër të parët në rezistencën greke kundër pushtuesit të përbashkët (në radhët e ELAS-it dhe EAM-it). Ekzistojnë dokumente e dëshmi të pakundërshtueshme mbi të vërtetën e tragjedisë çame. Ekzistojnë dokumente të RAJH-ut gjerman që dëshmojnë se Napolon Zerva një nga përgjegjësit kryesore të gjenocidit ndaj çamëve ka qenë bashkëpunëtor i Gestapos Gjermane. Nuk mund të fajësohet një popullatë prej 30.000 vetë sepse ,sipas gjyqeve speciale politike të inskenuara e në mungesë të çamëve të dëbuar se janë dënuar sipas ligjeve greke 1930 vetë.
Ky qëndrim zyrtar grek nuk është aspak në nderin e Qeverisë ?Demokratike? Greke,e cila ka firmosur të gjitha konventat ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe nuk e akuzojnë sot si fajtore për këto tragjedi,por nuk është aspak humane që të bëhesh bashkëfajtor me autorët e një tragjedie nga më të rëndat e pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë duke përdorur akuza falëse e të fshehësh qëllimin e vërtetë. Kjo tragjedi për sa kohë do të qëndroj pezull ajo edhe më shumë do të rëndoj ndërgjegjen e popullit grek. Problem që pret zgjidhje. Popullsia shqiptare e martirizuar e Çamërisë sot në Evropën e dimensionit humane kërkon përpara të gjitha forumeve ndërkombëtare. Përpara të gjitha qarqeve shtetërore,politike-diplomatike Evropiane. ShBA-së e më gjerë, i drejtohet Qeverisë dhe Popullit Grek për përkrahje dhe zgjidhjen e drejtë të kërkesave të saja legjitime e njerëzore: 1. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Demokratike si anëtare e Komunitetit Evropian,anëtare e 12-shes Evropiane,si shtet që ka firmosur të gjitha Aktet Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe respektimin e pakicave kombëtare,të njohin të drejtat tona të mohuara. 2. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Greke të pranojnë realitetin historik të ?Çështjes Çame?. 3. Të njihen të drejtat juridike e civile të çamëve të dëbuar më 1944-1945 nga vatrat e tyre autoktone,të drejtën mbi pasuritë dhe pronat e ligjshme të tyre. 4. Kërkojmë që Shteti dhe Qeveria Greke të lejoj dhe mundësoje Qarkullimin e lirë të kësaj popullate për të parë vatrat e të parëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySat Nov 10, 2007 2:49 am


Më 02.03.1914, ministri i Greqisë J. K. Zografos bëri luftë për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Ai u bë edhe kryeministër i të ashtuquajturit ”Vorio - Epir” me qendër në Gjirokastër. Por kjo ”zonë e Autonomisë së Vorio - Epirit” nuk e pati jetën e gjatë se iu kundërvunë forcat e qeverisë së Vlorës. Rezistenca e popullit të kësaj zone të udhëhequra nga luftëtarët Muharrem Rushiti, Alush Taka, etj. (78) i shpartalluan forcat greke.

Në vitet e mëvonshme 1923 - 1924 u ndoq politika e gjenocidit, dëbimit të popullsisë shqiptare me anë të kombinimit të detyrueshëm me popullsinë greke. Po ashtu u organizuan çeta të cilat bënin terror të paparë, u bënë shpronësimet arbitrare, u vunë sanksionet në ekonomi e bashkë me to inkurajuan e nxitën edhe përçarjen fetare midis shqiptarëve. Para këtyre veprimeve çnjerëzore që përbëjnë krime të rënda qëndrojnë deklaratat demagogjike të Greqisë për gjoja kujdesin dhe interesimin që ajo tregon për pakicat kombëtare që jetojnë në territorin e saj.

Per shembull në Traktatin e Konstantinopojës 1881, pasi mori provincën e Thesalisë dhe një pjesë të Epirit, u zotua se do të mbrojë pakicat kombëtare. Artikulli i tretë i traktatit thotë: ”Jeta, pasuria, nderi, feja dhe veprimtaria e këtyre zonave të dhëna Greqisë dhe që do të mbeten nën administratën greke duhet të respektohen me kujdes. Ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta politike dhe qytetare si dhe shtetasit grekë”.
Në përfundim të Luftës së Parë Botërore Greqia nënshkruan në Servë më 10.08.1920 Traktatin për mbrojtjen e të drejtave të gjuhës e të fesë të minoriteteve. Pas dështimit të fushatës ushtarake greke në Azinë e Vogël, Greqia u detyrua të nënshkruaj më 30.01.1923 në Lozanë një Konventë për shkëmbimin e detyrueshëm të shtetasve turq me origjinë greke që jetojnë në Azinë e Vogël me shtetasit grekë të kombësisë turke që jetojnë në Thrakinë lindore.

Për të mbikqyrur shkëmbimin sipas konventës u caktua një komision të përbërë nga katër anëtarë turq, katër anëtarë grekë dhe tre anëtar të zgjedhur nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve midis shtetasve që nuk kishin marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore. Këta u emruan më 17 shtator 1923: një danez, një spanjoll dhe një suedez. Ndërkaq qeveria greke vazhdoi fushatën e saj të shpifjeve kundër Shqipërisë edhe pse kishte deklaruar se nuk do të përfshinte shqiptarët e Çamërisë në shkëmbimin e popullsisë turke. Sigurime të tilla ishin dhënë edhe nga përfaqësuesi i Greqisë në Tiranë. Por për pabesinë dhe mungesë korrektsie grekërit përmenden që nga kohërat e vjetra. Leka i Madh për këto veprime i përmend disa herë. Kështu dhe pasardhësit e tyre nuk e mbajnë fjalën, ndryshe firmosin e garantojnë dhe ndryshe veprojnë. Kështu që mijëra çamë u dëbuan nga vatra e tyre dhe u dërguan me forcë në Turqi duke i paraqitur si pjestarë të kombësisë turke.

Shumë herë shqiptarët e Çamërisë gjatë kësaj periudhe i janë drejtuar Lidhjes së Kombeve me protesta dhe telegrame ku kane kërkuar prej saj mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelura nga qeveria greke. Në këtë kohë qeveria shqiptare e F. S. Nolit ndërhyn pranë Këshillit të Lidhjes së Kombeve me një letër më 11 Gusht 1924 ku i shkruan ndër të tjerash: ”...Është deklaruar gjithashtu se çdo anëtar i Lidhjes së Kombeve ka të drejtë duke u nisur nga ndjenja e dashurisë të tërheqë vëmendjen e asamblesë ose këshillit mbi çdo rrethanë që cenon marrëdhënjet ndërkombëtare dhe që si pasojë rrezikon të turbullojë paqen ose mirëkuptimin midis kombeve...”.
Qeveria shqiptare i kërkonte Këshillit të Lidhjes së Kombeve që qeveria greke të përmbushë me besnikëri zotimin që kishte marrë në Konferencën e Lozanës që mos t’i trajtonte shqiptarët si turq. Si rezultat i telegrameve dhe protestave të vazhdueshme që i vinin Këshillit të Lidhjes së Kombeve nga krerët çamë dhe qeveria shqiptare, në muajin dhjetor 1925 Këshilli ftoi anëtarët asnjanës të Komisionit të mbikqyrte shkëmbimin e popullsisë greke dhe turke që të bëheshin garant përpara Lidhjes së Kombeve për mbrojtjen e pakicave kombëtare shqiptare. Më 15.03.1926, Këshilli i Lidhjes së Kombeve pohoi çështjet e ngritura nga delegati shqiptar më 04.12.1925.

Përfaqësuesit grek në Këshillin e Lidhjes së Kombeve iu tërhiqet vërejtja dhe pranoi për suprimimin e nënkomisionit të Epirit dhe ndaloi dërgimin e 800 personave të popullsisë çame nga fshatrat Gardhiç dhe Dhragomi që ishin përgaditur për t’u shpërngulur me forcë. Kjo ishte një fitore e pjesëshme për ndalimin e mëtejshëm të shpërnguljes së popullatës çame. Por nuk arriti asgjë për riatdhesimin e afro 33000 shqiptarëve çamë që u shpërngulën me forcë për në Anadoll. Kalojnë dy vite e gjysëm nga koha kur qeveria shqiptare duke parë se deklarata e qeverisë greke nuk po zbatohej, përsëriti kërkesën e saj më 09.05.1928. Kjo kërkesë u shqyrtua në sesionin e 50 të Këshillit të Lidhjes së Kombeve më 05.06.1928. Në këtë sesion delegati shqiptar u përqëndrua në këto kërkesa:

1- Qeveria greke nuk ka bërë asnjë deklaratë punimi publike, kështu që departamentet e ndryshme nuk dijnë që shqiptarët janë të shkëmbyeshëm dhe në këtë mënyrë kundër tyre vazhdojnë të merren masa shtrënguese.
2- Kthimi i pasurive të marra popullsisë çame në favor të refugjatëve grekë të ardhur nga Azia e Vogël.
3- Pjesëmarrja e popullsisë came në zgjedhje si edhe qytetarët grekë. Sipas numrit popullsisë çame i takonin dy përfaqësues ndërkohë që nuk kishte asnjë.
4- Ndalimi i shpronësimit në kundërshtim me ligjet, që i bënte fshatarët shqiptarë pa tokë dhe pa kullotë.
5- Ngritjen e shkollave në gjuhën shqipe.
6- Lirimin nga disa taksa të tepërta, etj.”

Le të shikojmë dhe të krahasojmë arsimin në të dy anët e kufirit jugor se si i kanë zbatuar aktet ndërkombëtare. Këshilli i Lidhjes së Kombeve i mbledhur më 08 Gusht 1928, pasi diskutoi për problemin e pasurisë së shqiptarëve në Greqi dhe arsimin e tyre, vendosi që problemi të zgjidhet me bisedime dypalëshe, sipas akteve ndërkombëtare. Në këtë kohë, sipasdëshmive të komisionit hetimor, minoriteti grek në Shqipëri kishte shkollat me mësuesit e vet, me mësimdhënie në gjuhën amtare.

Në të njëjtën kohë në Greqi ku pakica kombëtare shqiptare, dy herë më të mëdha se pakica greke në Shqipëri, nuk kishte as edhe një shkollë të vetme në gjuhën shqipe. Fan Noli në cilësinë e tij si kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve deklaroi para asamblesë më 1924:
”Çamëria, tërësisht shqiptare e aneksueme Greqisë më 1913 nuk ka të drejtë të ketë një shkollë të vetme, në një kohë që minoriteti i vogël grek në Shqipëri ka shumë shkolla greke...”.
Edhe vet Venizellosi në vitin 1924 përpara Lidhjes së Kombeve deklaron se në zonën e Epirit që përmblidhte edhe Çamërinë nuk kishte asnjë shkollë për pakicat kombëtare shqiptare. Ky përfaqësues i Greqisë, megjithëse dha premtime përpara Asamblesë, asnjë ndryshim nuk e bëri.

Në vitin 1933 doli Kushtetuta e Re e shtetit Shqiptar që ndalonte funksionimin e shkollave private në Shqipëri. Kështu u ndryshua Neni 5 - të i deklaratës shqiptare të 2 tetorit 1912.

Si pasojë e zbatimit të këtyre dispozitave u mbyllën 48 shkolla private të llojeve të ndryshme si dhe 19 shkolla të huaja private. Këto shkolla ndaheshin: ”21 Shkolla Laike, 14 Shkolla Moslemane, 7 Shkolla Katolike, 6 Shkolla Ortodokse”. Për mbylljen e 6 shkollave private ortodokse qarqet shoviniste greke të tërbuara se u prekën të drejtat e pakicës greke bënë ankesë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve.
Delegati shqiptar në seancën e 14 - të, më 18 janar 1935, deklaroi: ”Shtetasit shqiptar që u përkasin pakicave të racës, fesë apo të gjuhës, do të gëzojnë të njëjtin trajtim si dhe të njëjtat garanci në të drejtë dhe në fakt si edhe shtetasit e tërë shqiptarë. Arsimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë i rezervohet shtetit. Arsimi fillor do të jetë i detyrueshëm dhe do të jepet falas,...”.

Pas shume debatesh në përfundim Dhoma Parlamentare e Drejtorisë Ndërkombëtare vendosi për ndalimin e shkollave private në Shqipëri më 15 prill 1935.Vlen të theksohet se qarqet shoviniste greke bënë një zhurmë të madhe për mbylljen e 6 shkollave ortodokse dhe heqjen e dy mësuesve. Në këshillin e Lidhjes së Kombeve u paraqitën statistikat e kohës të cilat tregojnë se:
“...popullsisë shqiptare i takonte të shkojë në shkollë 4.8%, ndërsa për pakicën greke në Shqipëri, në atë kohë shkonin në 9.9%, kurse pakica kombëtare shqiptare në Greqi nuk kishte asnjë shkollë. Gjersa në Greqi në vitin 1930 vetëm 75% të fëmijëve ndiqnin shkollën, në minoritetin grek në Shqipëri, me financat e shtetit shqiptar, e ndiqnin 79.3%.

Më 1938 prefekti grek në Çamëri Andonaqas e ndaloi zyrtarisht përdorimin e gjuhës shqipe në Çamëri. Të gjitha këto plane shfarosëse përgaditën tragjedinë e madhe, tragjedinë më të madhe për çamët në vitet 1944 - ‘45, ku shovinistët grekë vranë me mijëra çamë dhe shpërngulën me dhunë popullsinë shqiptare të besimit mysliman nga trojet e veta autoktone.
Duke u munduar që të lihen mbrapa (në harresë) tragjeditë e trojeve dhe popullsisë çame, “Omonia” vazhdon komedinë e vet përpara me pretendime të reja; siç duket zbaton thënien e ministrit grek Samaras në “Neo Thesprotia” se: “...minoriteti në Shqipëri është shtylla jonë ku ne do të mbështetemi atje për të ardhmen”.
Më qartë s’ka se si thuhet. Nëse grekët marrin argument faktin se në Shqipëri ka pasur koloni helene, atëherë bukur e thote një thënje Abdyl Frashëri: ”...se grekërit duhet të kërkojnë edhe Italinë Jugore, Azinë e Vogël, Rumaninë dhe Marsejën e Francës!!!”.

Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë, siç thoshte Jani Vreto: ”Do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë, që ranë për lirinë e grekërve dhe që kanë kontribuar jo më pakë se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke.
Greqia e sotme nuk mund të quhet shtet demokratik. Ajo është antidemokratike,e mund ta quajmë me plot meritë një shtet mesjetar. Shteti grek jo vetëm që nuk i njeh të drejtat e çamëve, por as nuk i lejon të vizitojnë trojet e tyre ku i kan varret e të parëve. Nuk ka asnjë ligj në botë që të përvetësojë me dhunë tokën, shtëpinë dhe pasurin e tjetrit. Grekërit me dekada i shfrytëzojnë pasurit e çamëve!

Po djemve dhe vajzave shqiptare, që të detyruar për bukën e gojës shkojnë me koka të ulura për të punuar,pse u ndërrohen emrat, kombësia dhe u varin kryq të zinjë ortodoks që qafë?! Pse i keqtrajtojnë si skllevër?
Vlen t’iu bëhet kjo pyetje edhe përfaqësuesve të Evropës, SHBA, Japonisë, etj. të cilët morën pjese në ceremoninë e 2500 vjetorit të demokracisë greke më 04 tetor 1991, përse nuk pyetët: Vallë a ka sot e kësaj dite demokraci Greqia?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySat Nov 10, 2007 3:03 am

Greqia shfrytëzon pasuritë e shqiptarëve

Shkruan: Isuf BAJRAMI



”Në qoftëse ata vazhdojnë të ngrehin pretendimet e njohura dhe të vjetra territoriale ndaj Epirit, atëherë do të dridhen varret e etërve, vëllezërve shqiptarë që ranë për lirinë e grekërve dhe që kanë dhënë ndihmesë jo më pak se grekërit në themelimin e Mbretërisë greke.” Jani Vreto
Një nga çështjet për të cilat nuk është folur e nuk po flitet është: Sa e ka dëmtuar coptimi i 1913-ës edhe pjesën që ka mbetur gjoja e lirë brenda kufijve të shtetit ekzistues shqiptar? A është me të vërtetë e lirë kjo pjesë e kombit ? Nuk është fjala se duhet vetëm për t’i ditur këto gjëra, por për ta realizuar një lëvizje sa më të gjallë kombëtare. Duhet të buçasin të gjitha mjetet e informimit, duhet të botohen studime dhe libra, për t’i pohuar shkencërisht të vërtetat që na janë mohuar e po na mohohen aq padrejtësisht. Problemi kryesor më i ngutshmi është që duhet ta dime dhe t’i tregojmë me hollësi vetes dhe botës se sa e si janë tejdëmtuar Shqipëria dhe shqiptarët nga ndarjet dhe vendosjet e kufijve të dhunshëm mes neve. Zhgënjimi i madh ndaj fqinjëve, për tërë atë gjak që derdhën shqiptarët në altarin e lirisë së tyre, të bën të rikujtosh gjithnjë fjalët e Bajronit për Shqipërinë: ”S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”.
ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT GreqiashfrtezonpasuritshqiptareKu janë trojet autoktone të shqiptarëve? Cilat janë trojet e vërteta shqiptare? Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografise kane spjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashëri thoshte se: ”Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70000 km2. Studjuesi francez L. Uelavitch thote se: ”Madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75000 km2”. Studjuesi tjetër shqiptar T. Selenica na jep një ”sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2”. Ndërsa kufijt e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan Prof. A.Gashi, janë:

Kufiri perëndimor
Nga kjo anë Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron në pikën Skepi i Zi. Gjatësia e buzës në këtë anë është 651 km.

Kufiri veri – perëndimor
Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.

Kufiri veri – lindor
Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecën nga lindja deri tek katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri tek kuota 1548 e pastaj kthen përsëri në lindje të Karakollit të Osman Pashës nën kuotat 1619 - 1931. Kjo vijë e kufirit përmbledhë qytetin e Kurshumlisë, Prokuples, Leskocit dhe të Vrajes së bashku me rajonet dhe katundet e tyre.

Kufiri lindor
Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron në qoshin ku bashkohen dy lumenjtë Venetika e Vistrica me një gjatësi prej 342 km. Kjo vijë lindore fut përbrenda krejt viset e humbura mbas luftës Ballkanike (1912), të cilat përbëhen prej këtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovë, Prizren, Kaçanik, Vranie, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Preshevë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Krushevë, Përlep, Resnie, Manastir, Follorinë, Kostur, Naselicë e Grebenë.

Kufiri jug – lindor
Kjo vijë fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricë me Venetikon e mbaron në grykën e lumit Artë me një gjatësi gati 180 km.

Kufiri jugor
Përmbledh brigjet detare të gjirit të Artës. Këto brigje janë shume të përthyeme e kanë një gjatësi prej mëse 93 km dhe duke filluar nga goja e lumit Artë mbërrijnë tek qyteti i Prevezës.
Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug - perëndim të siujdhesës Ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon, nga jugu në veri ndërmjet pikave Skepi i Zi në lindje të Vrajës gjatësi lindore nga Ferro. Me luftërat Ballkanike dhe Konferencën e Londres më 1913 plotësuan ëndërrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë.

Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110000 km2. Në periudhën e pamvarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u ”fali” këtyre shteteve rreth 5000 km2 të tokës shqiptare. Pas luftës se vitit 1876 - 1877 me Rusinë, Turqia dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave shqiptare.

Në fund të shekullit XIX dheu i Shqipërisë etnike do të
tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milion banorë, ndërsa Konferenca e Paqës që u mbajt në Versaje më 1919 - 1920 do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milion banorë. Përkundër këtyre pohimeve kjo Konferencë lejoi vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913) duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2. Ndërsa sipas Vjetarit Shteteror Statistikor të Shqipërisë sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar është 28748 km2.

Sipas dokumenteve historike të botuara qysh herët Ilirinë e Jugut grekërit e quanin Epir, që dmth ”stere”, ”tokë e tharë”, pra tokë ashtu siç e shihnin si detarë nga deti a nga ishujt. Skënderbeu thoshte: ”Nëse kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotas” ndërkohë që Barleti e quante Skenderbeun ”Princ i epirotëve”. Ndërsa Pirroja quhej ”Shqiponja”.
”Në Epir gjatë lashtësisë banonin vetëm popujt jogrekë, shkruante Tumman, që flisnin gjuhën maqedone ose ç’ka është njësoj gjuhën ilire”. Aristoteli te vepra e tij ”Politika” (30) i kushton vëmendje të veçante Kushtetutës së Epirit, si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki (32) i lashtë duke përmendur Ambrakinë (33) thotë: ”...prej këtej nis Helada”. Aristoteli shkruan për ishullin Diomeda në detin Adriatik se: ”...kur vinë këtu helenët...” dhe më poshtë: ”...kur vinë barbarët që rrojnë aty afër...”. Të gjithë autorët e hershëm grekë gjuhën e Epirit e quajnë pellazgjike, jo greke. Në asnjë dokument a historian s’përmenden përkthyes në bisedime mes popujsh ”barbarë”. Pasi ata merreshin vesh pothuaj në të njëjtën gjuhë të tyre johelene. Rrënjët e fjalëve të vjetra të Epirit s’njiheshin nga grekërit, sepse qenë të kohës së pellazgëve më të lashtë me të cilët grekërit trazuan gjuhë e kulturë.

Në këtë rrjedhë historike studjuesi suedez Martin P. N. Nilson thotë se: ”Epiri nga çdo prirje del jogrek”. Perandori bizantin i shekullit X Luani i Mençur thotë se: ”Banorët e Epirit janë shqiptarë”. Studjuesi Lyber shkruan se: ”Ishulli i Korfuzit në zanafillë banohej nga ilirët”. Kronisti bizantin i shekullit XIV Mihal Dukasnantari i Shtëpisë Perandorake tregon paanshëm se: ”sunduesi i Janinës Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur ”shqiptar-vrasës”, Janinën e pastronte nga shqiptarët në një mënyrë të tillë sa që dhëndrrit të vet shqiptar Gjin Bue Shpatës, i cili e rrethoi kërcënueshëm, i dërgonte me cinizëm si dhuratë shporta me sy të nxjerrë të shqiptarëve”!
Megjithate, osmanët, të kujdesshëm në regjistrime. Janinën kur e pushtuan më 1431 e quajtën tokë shqiptare. Kështu ata shkruan Delvinë, Grebenë, etj. e jo Dhelvinon, Grevena, etj., pavarësisht se kishte ndodhur që në shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit në administratën e oborrit mbretëror kishte marrë me rrogë një athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si një gjuhë të dytë.
Dijetari Spencer bën një gjykim përgjithësues:”Mund të ndryshojnë emrat e një sërë rajonesh e t’i përfshijnë ato në provinca të tjera, por hartën natyrore të Shqipërisë s’ka dorë njeriu ta fshijë ndërkohë që banorët krishterë a myslimanë shquhen nga të njëjtat tipare, zakone, doke dhe prej të njëjtës gjuhë”.
Dr. Holland gjatësinë e Shqipërisë e përcakton 250 milje; Lik e jep 30 milje në skajin jugor dhe 100 milje në pjesët e tjera, ndërsa kufijtë në bregdet i jep gjer në Prevezë dhe Sulin e quan rajonin e skajshëm të Shqipërisë. Ai plotëson më saktë duke thënë se: ”Shqipëria nis me një rrip toke të ngushtë nga malet e Sulit në Vai të gjirit të Artës, duke u zgjeruar me një gjerësi që është vështirë të përcaktohet”; dhe vazhdon më tej: ”Gjiri i Artës mund të quhet dalje kryesore për pjesën jugore të Shqipërisë”.


Dijetari Erkhart Janinën e quan: ”Kryeqytet i fiseve çame”. Hjuz duke e përcaktuar Janinën në Shqipëri shton se kësaj të fundit ”mund t’i shtohet Arta e Lura”. Më tej Konicën e përshkruan si: ”...një prej maleve më të mira të qytetit Shqiptar ... ka 5000 banorë me dy të tretat myslymanë, 600 shtëpi Shqiptare, 200 greke”.
Epirit i shënojnë 617 mijë vetë, nga ku rreth 120 mijë grekë dhe 33 mijë vllehë dhe të tjerët i vë shqiptarë; pra, vetëm një e pesta grekë. Statistikat e Sanxhakut të Gjirokastrës në mesin e shekullit XIX shënojnë 148759 banorë; nga këta 68915 myslymanë, 60872 krishterë, 18972 grekë, asnjë vlleh. Çamëria kishte 212 fshatra të krishterë dhe 80 myslimanë. Statistikat më pas shënojnë se më 1913 në Çamëri 96% flasin shqip, ndërsa më 1940 bie në 80%.

Pukëvili i njohur si filohelen shkruan: ”Habitem shumë dhe nuk mund të kuptoj si ka ndodhur që në Çamëri dëgjohet vetëm gjuha shqipe, sikur shqiptarët të jenë këtu vendës e jo grekërit”. Napoleoni e quajti pashallëkun e Janinës: ”...një shtet i qëndrueshëm me popullsi e zakone të të gjithë shqiptarëve”.
Për këtë hapësirë shqiptare i apelohet Papës së Romës për të ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipëria ”për një pjesë të vendit ... nga Gjiri i Artës në portin e Vlorës, përfshi Manastirin në kufi të Maqedonisë e Mecovën në shpatet e Pindit”. Në botimet e Pukëvilit lexojmë: ”...me numrin e tyre të madh, me guximin, zellin e veprimtarinë e tyre, shqiptarët do ia ndërronin një ditë faqen Greqisë”.

Studjuesja e shquar rumune me origjinë shqiptare Dora D’Istria (60), thotë për shqiptarët në Greqi: ”Vetmohimi e flija e tyre qenë ndihma më e madhe në kryengritjen greke për çlirim. Mbi shkëmbinjtë e mbi zellin e Pargës gjenden ende tepricat e një populli që dha jetën e vet për Pavarësinë e Greqisë. Atje ndodhen edhe gjurmët e gjakut të martirëve”.
Bashkëkohësi i Ali Pashës, rusi i pranishëm E. Golubinski, thotë për të: ”Atdheu i tij qyteti i Artës, nuk gjendet në Perandorinë e Konstandinopojës...por në një principatë të lire shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit më 24.03.1449”.
Këto thënie pohojnë atë që Ali Pashe Tepelena i tha lirshëm Bessierit francez: ”Unë e quaj shtëpinë time Butrintin, Pargën, Prevezën dhe Vonicën”. Çamëri quhet qarku i Shqipërisë që përfshinë krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës, Margëlliqit, Gumenicës, etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Çamëria përbën një krahinë jo të veçantë të Shqipërisë”. Po kështu thuhet edhe më vonë: ”Çamëria është pjesa më jugore e Shqipërisë dhe jep të dhëna për numrin e popullsisë në myslimanë e ortodoksë”.
Historiani grek Sathos shkruan se: ”...në Mesjetë Thesprotia përmendet si krahinë e banuar kryesisht prej shqiptarëve”.

Ç’ndodhi me tërë këta shqiptarë në Epirin e tyre?! ”Tretja” nga çkombëtarizimi prej Patriarkanës dhe megalidesë motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis (67), shprehur me letër Ministrit grek të Punëve të Jashtme më 18.02.1877, ku thuhet:”...shqiptarët pa gjuhë të lëvruar, pa arsim të zhvilluar, pa fe të përcaktuar, nuk do t’i ruajnë dot për një kohë të gjatë kombësinë e tyre, po do të asimilohen gradualisht prej grekërve të Epirit”.
“O gar thanatos sou zoi mou!”, thonë grekërit, që në gjuhën shqipe dmth: “Vdekja jote, rrita ime!”. Fatkeqësi dhe fyerje për shqiptarët dhe Shqipërinë, për sakrificat që bëri për fqinjët e jugut. Më vonë ndodhi ajo që e thoshte Noli i madh: “Ata që u çliruan me gjakun e mundimet tona janë armiqtë më të këqinjtë tanë”.

Pas revolucionit francez , filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoishtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829, të Parisit 1856, të Berlinit 1878, që janë quajtur traktate “Minoritare”.
Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Siç u tha edhe më lart Pukëvili shkruan: “Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia”.
Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria.

Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e më pas Koferenca e Firencës (74) që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro - grek nga Protokolli Firencës, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut. Por personalitetet politike reaksionare greke me E. Venizellosin, i njohur si antishqiptar i tërbuar, penguan tërheqjen e forcave greke dhe manipuluan organizatën ”Autonomiste të Vorio - Epirit”, e cila me një terror të egër vërsulej kundër shqiptarëve që kërkonin bashkimin e atdheut të tyre.


Paramendoni, eshte nje majmun moderator i emisionit "zona e lirë" ne Vizion plus, i shtyn shqiptaret te kendojë Greqisht!!!, i lumtë!!! se edhe fytyren e ka te majmunit!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySun Nov 11, 2007 12:57 am

Problemi Cam eshte problemi me serioz qe i preokupon shqiptaret per mendimin tim... Ne kete vend te shenjte per shqiptaret, e qe sot eshte vend Helen nuk egzistojne as te drejtat minimale te minoriteteve te nje shteti. Bota i sheh te gjitha keto, por heshtin.Deri kur do te heshtin? Ndoshta deri ne momentin kur Shqiperia, te vetedisohet dhe te ndreh zerin per kete pjese shqiptare, per kete popull te shtypur qe gjindet tani nen Greqi... Kjo pjese eshte pjesa me e bukur e Shqiperise Etnike, kushdo qe e ka pare eshte mahnitur nga bukurite qe ka ky vend...
Populli i asaj ane eshte i shtypur rrenjesisht, nuk ka asnje te drejte juridike, kur nuk ka shkolle shqip, nuk ka te drejte te flasin shqip, gradualisht populli Cam nese nuk intervenohet sa me shpejt ne kete ceshtje shume shpejt ky popull do te asimilohet krejtesisht... Pershendetje ky eshte mendimi im...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyMon Nov 12, 2007 1:49 pm

Brenga e Qamerise

Ah,e mbaj mend une Qamerine
se isha shtate vjeē
kur neper flake me nxori nana
me ngriti kalixerk
cecin ma vrane greket shovene
perpara neve ra
mbytur ne gjak, e lame vetem
te shtrire per hata
e vrane helenet e pabese
se ky nuk ishte bindur
te gjalle se deshen te jetonte
ne vendin ku kish lindur
ne po marshojme
plumbat na ndjekin
po shkojme nga veriu
ishin ca shtrengata
kur nuk pushonte shiu
ec,me thosh nana
dhe une perpara vrapoja si sokol
-dhe pak-tha gjyshi-n'ato kodra
arijme ne Konispol
po edhe atje na gjejne greket
do bejne sehir bota
matane jane vellezerit tane
me pushke dhe me topa
gjyshi po fliste,une ktheva koken
pashe lufte dhe potere
shtepine e dashur q'e mbuloi flaka
e pashe dhe nje here
me lote ne sy i thashe
tregome o gjysh aman
a do ta shoh me qAMERINE
dhe detin JONIAN?
shpresen ta kemi me tha gjyshi
do shkojme ne QAMERI
do vine o bir kohe te reja
do linde diell i ri
dhe per ate gjak qe shkon lume
ne QAMERINE martire
permbi helenet e pabese
do shnderise shpata ILIRE
ne do te fitojme kur te ngrihet
ne kembe ēdo shqiptar
dhe kur me ne te jene bashkuar
kreshniku kosovar
ē'mer QAMERIA, fush e male
dhe bregu, fusha e Zonjes
asnje pellembe ne sdo leme
nen kthetrat e ulkonjes
ja me te djathte po shkon ēeta
te mbroje ate krah
te mos na dale greku tek ura
mbi lumin Kalama
hasmi po vjen si re e zeze
mbi ēame kerkon te bjere
greku me topa e mortaja
dhe ata me malihere
rrepte po lufton kjo QAMERI
eshte gjaku i shqiptareve
ajo s'njeh lufte pozicioni
po vec me palle
po vine shqiponjat nga Kurilla
nga Dulga e nga Bozhuri
nga Kladhi i madh e nga Malshinji
nga Roka, kaza Lluri
ja kush po vjen nga Qafa e Botes
Duro Balua atdhetar
seē po i prin perpara ēetes
me flamurin shqipetar
-po pse me flamurin e shpalosur
shqiponja jone eshte e nxire?
-se bijte e saj i ka shfarosur
armiku i peshtire
ndaj ajo shume eshte egersuar
nga zemra i kullon gjak
ky gjak fushen ka mbuluar
na therret te marrim hak...


Edituar për herë të fundit nga në Thu Jan 03, 2008 7:20 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyFri Dec 28, 2007 5:56 pm

Pershendetje ,

Eshte shume deshperues fakti se sa pak behet per Çamerinë!



Vuthjani shkruan:
.."...Bota i sheh te gjitha keto, por heshtin.Deri kur do te heshtin? Ndoshta deri ne momentin kur Shqiperia, te vetedisohet dhe te ndreh zerin per kete pjese shqiptare, per kete popull te shtypur .."
.."Populli i asaj ane eshte i shtypur rrenjesisht, nuk ka asnje te drejte juridike, kur nuk ka shkolle shqip, nuk ka te drejte te flasin shqip, gradualisht populli Cam nese nuk intervenohet sa me shpejt ne kete ceshtje shume shpejt ky popull do te asimilohet krejtesisht... "

Dhe une plotesisht pajtohem saqe nuk po dij qka te shtoj me shume ..
Vertete pyes se pse kaq pak behet per qeshtjen Çame dhe pse kaq pak degjohet zeri I çamëve????
Perfundimisht mendoj se ne si popull duhet te bejme me shume .. diku ne nje teme te ketij forum pash nje dokumentar per qeshtjen Çame qe kishte sjell Sofra.. dhe perveq qe me rrenqethën historite e dhimbshme te tyre-çamëve ,çka me beri pershtypje ishte ajo se njeri nder mysafiret qe bisedonin per kete qeshtje ne nje rast tha se “ vete europarlamentarja Doris Pak Ishte shprehur e cuditur se si ka mundesi qe per gjithe keto vite nuk ka asnje dokument zyrtar nga shteti shqiptar per te ngritur zerin per kete qeshtje”

Perfundimisht, ,per te mos u zgjatur me shume me autokritika , Shqiperia –si shtet Amë , duhet te ndermarr dicka serioze ne ate drejtim . Vete çamet kudo qe jane duhet te ngriten dhe te kerkojne kthimin ne trojet e tyre si dhe kthimin e nenshtetesise qe iu morr ..dhe po ashtu pastaj te kerkojne perkrahjen edhe te vellezerve ,gje qe besoj se nuk do te mungoj ashtu si edhe ne rastin e Kosoves ..
Mendoj qe ne shqiptaret edhe pse ne 5 shtete te ndare ,duhet te krijojme nje aleance dhe te ndjekim nje politike te perbashket ne drejtim te arritjes se baskimit ..duhet te veprojme ne kordinim sikur te ishim NJË . Pas zgjidhjes se statutit te Kosoves mendoj qe Çameria do te duhej te ishte nje prej temave te dites tek Shqiptaret sepse ata s’jan as me shume e as me pak shqiptar dhe ai truall eshte po aq Shqiperi sa edhe Tirana, Prishtina ,Tetova , Tuzi …

Bota ishte ajo qe n’a ndau , ajo kurr s’do te ndermarr dicka nese ne vete nuk e veprojme dicka .Nje proteste gjithekombetare ndoshta do t ishte nje nisme e mire??!!!


Me nderime Euridika
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyFri Feb 01, 2008 12:29 pm


A mjafton vetëm përmes peticioneve apo duhet edhe demostruar anekënd për ta bërë të njohur çështjen Çame...


63 vjetori i masakrës së Çamërisë

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT 27qershor

Posted by Blendi at 5:47 PM 0 comments


Wrong answer

Husband and wife are sitting quietly in bed reading when the wife looks
over at him and asks the question:

WIFE: "What would you do if I died? Would you get married again?

HUSBAND: "Definitely not!"

WIFE: "Why not? Don't you like being married?"

HUSBAND: "Of course I do."

WIFE: "Then why wouldn't you remarry?"

HUSBAND: "Okay, okay, I'd get married again."

WIFE: "You would?" (with a hurt look)

HUSBAND: (makes audible groan)

WIFE: "Would you live in our house?"

HUSBAND: "Sure, it's a great house."

WIFE: "Would you sleep with her in our bed?"

HUSBAND: "Where else would we sleep?"

WIFE: "Would you let her drive my car?"

HUSBAND: "Probably, it is almost new."

WIFE: "Would you replace my pictures with hers?"

HUSBAND: "That would seem like the proper thing to do."

WIFE: "Would you give her my jewelry?"

HUSBAND: "No, I'm sure she'd want her own."

WIFE: "Would you take her golfing with you?

HUSBAND: "Yes, those are always good times."

WIFE: "Would she use my clubs?

HUSBAND: "No, she's left-handed."

WIFE: -- silence --

HUSBAND: "shit."

Posted by Blendi at 9:47 AM 9 comments ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Icon18_edit_allbkg

6/22/07

Sign the petition against institutionalized voilence in the EU

Të nderuar miq, marr rastin t'ju falenderoj për të gjitha këshillat tuaja të vyera pa të cilat ky peticion drejtuar institucioneve të larta Europiane nuk do të ishte i mundur. Ideja që lindi spontanisht për së paku "një ngritje zëri" gjeti mbështetje në shumë prej jush, duke na e shtuar në këtë mënyre besimin se po bëjmë gjënë e duhur. Peticioni modest që kemi pregatitur për të dënuar dhunën sistematike të autoriteteve greke mbi bashkëkombasit është fryt i ideve të shumë prej jush. Edhe një herë faleminiderit.

Është e qartë që teksti i një faqeje të vetme nuk mund të përmbledhë të gjitha padrejtësitë që Shqipëria dhe shqiptarët kanë vuajtur në vite prandaj paraprakisht kërkoj ndjesë që disa nga ato shqetësime që debatuam (si Çështja Çame dhe Ligji i Luftës) nuk janë pjesë e tekstit të këtij peticioni, por kjo për arsye praktike. Ju siguroj se këto çështje na janë shumë të rëndësishme.

Penari ka përgatitur këtë faqe me një shërbim ku ju mund të firmosni peticionin nga kompjuteri juaj.


F I R M O S - P E T I C I O N I N


Teksti i plote i peticionit, ne shqip dhe anglisht ndodhet pas ketyre paragrafeve.


Për të firmosur duhet të mbushni një formë të thjeshtë. Pasi të kemi grumbulluar firmat tuaja miku ynë, gazetari Ervin Baku ka marrë përsipër që peticionin ta dorëzojë në zyrat kompetente në Bruksel. Ju inkurajoj t'i informoni për këtë peticion edhe miqtë tuaj. Vendoseni linkun e peticionit ne blogun tuaj dhe dergojini nje email miqve.

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Peticioni




Me respekt,

ekipi peshkupauje.com

***

PETICION

Drejtuar:
Z. Jose Manuel Barroso, President i Komisionit Europian
Z. Terry Davis, Sekretar i përgjithshëm i Këshillit Europian
Z. Ollz Rehn, Komisioneri Europian për zgjerimin

Drejtuar edhe:
Komisionit Europian për parandalimin e torturës dhe trajtimit dhe dënimit të panjerëzishëm dhe degradues (CPT)

Të nderuar zyrtarë të Bashkimit Europian,
Javën që shkoi, media greke shfaqi videon e dy adoleshentëve në një stacion policie në Athinë, që keqtrajtoheshin fizikisht dhe verbalisht nga oficerë të Policisë greke. Adoleshentët (të dy emigrantë, njëri shqiptar) u detyruan të godasin njëri tjetrin dhunshën, nën presionin dhe urdhërat e oficerit. Kjo video e pështirë nuk është veçse një shembull i freskët dhe grafik i diskriminimit sistematik që qytetarë shqiptarë dhe emigrantë të tjerë vuajnë në Greqi, një vend antar i Bashkimit Europian.

Shumë emigrantë të tjerë shqiptarë, përfshi Gentian Çeleniku (mosha 20), Bledar Qoshku (mosha 23), Ramiz Saliaj (mosha 21), Vullnet Bytyçi (mosha 18) and Luan Bërdëllima (mosha 20) janë vrarë dhe/ose torturuar nga autoritet greke këto vitet e fundit. Ne mendojmë se ka ardhur koha që institucionet europiane të ngrejnë shqetësime lidhur me këta akte çnjerëzorë dhe poshtërues që kryhen nga autoritetet greke mbi individë pa mbrojtje.

Ne besojmë se këto lloj praktikash janë të papranueshme nga një shtet antar i BE-së, që si i tillë, ka dhënë fjalën se do t'i përmbahet Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Fjala hapëse e Traktatit që themelon një Kushtetutë për Europën shprehet qartë mbi "vlerat universale të mosdhunimit dhe pamohimit të të drejtave njerëzore, që janë liri, demokraci , barazi dhe sundimi i ligjit" janë vlerat thelbësore të Bashkimit. E megjithatë, këto vlera në Greqi dhunohen vazhdimisht.

Për rrjedhojë të natyrës çnjerëzore të këtyre praktikave dhe si rezultat i shqetësimit të gjerë që këto imazhe kanë shkaktuar në komunitetin tonë, ne ju kërkojmë të merrni në konsideratë këto kërkesa:

1. Të denoncohet publikisht videoja e përmendur më lart dhe të dërgohet një ankesë zyrtare në drejtim të qeverisë greke, duke dënuar diskriminimin dhe abuzmin e institucioneve greke mbi shqiptarët dhe emigrantë të tjerë.

2. Të përdorni Konventën Europiane për Parandalimin e torturës dhe trajtimit apo dënimit çnjerëzor dhe poshtërues, për të hapur një hetim mbi keqtrajtimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi gjatë dy dekadave të fundit.

3. Të punoni sëbashku me qeverinë greke për të siguruar se axhenda e tyre e politikave përfshin një përpjekje reale për të ulur dhe eventualisht eleminuar dhunën e institucionalizuar ndaj të huajve në Greqi.

Firmosur,
_____

Teksti Anglisht

PETITION

To:
Mr. Jose Manuel Barroso, President of the European Commission
Mr. Terry Davis, Secretary General of the Council of Europe
Mr. Thomas Hammarberg, Commissioner for Human Rights
Mr. Olli Rehn, European Commissioner for Enlargement
Attention:
European Committee for the Prevention of Torture and inhuman or Degrading Treatment or Punishment (CPT)

Honorable EU officials,
Last week, Greek media broadcast a video of two teenagers in an Athens police station being physically and verbally abused by Greek police officers. The teenagers (both immigrants, one of them Albanian) were forced to slap each other violently under the urges and orders of the officer. This abominable video is but a recent and graphic example of the systematic discrimination Albanian citizens and other immigrants suffer in Greece, a member nation of the EU.

Many other Albanian immigrants, including Gentian Çeleniku (age 20), Bledar Qoshku (age 23), Ramiz Saliaj (age 21), Vullnet Bytyçi (age 18) and Luan Bërdëllima (age 20) have been killed and/or tortured by Greek authorities in the last few years. We think it is time that European institutions raised concerns against these degrading and inhuman acts performed by Greek authorities upon defenseless individuals.

We believe these practices to be unacceptable for a member state of the EU, that as such, has pledged to abide by the European Convention of Human Rights. The Preamble of the Treaty establishing a Constitution for Europe clearly declares “the universal values of the inviolable and inalienable rights of the human person, freedom, democracy, equality and the rule of law” as core values of the Union. Yet, these values are continuously violated in Greece.

Due to the appalling inhumanity of these practices and as a result of the wide concern these images have provoked in our community, we ask of you to consider the following:

1. Publicly denounce the aforementioned video and file an official complaint with the Greek government, thus condemning the discrimination and abuse of Albanians and other immigrants by Greek institutions

2. Engage the European Convention for the Prevention of Torture and Inhuman or Degrading Treatment or Punishment to lead an inquiry into the mistreatment of Albanian immigrants in Greece over the past two decades

3. Work with the Greek government in order to ensure that their public policy agenda include a genuine effort to curb and eventually eliminate institutionalized violence against foreigners in Greece

Signed,

Posted by Blendi at 5:43 PM 1 comments
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptyThu Feb 07, 2008 2:05 am

Nuk eshte gje e keqe peticionet e ndryshme , mirepo une mendoj qe duhet nje organizim publik , qe do te bente te njohur qeshtjen Çame edhe ne opinion .
Eshte paksa e veshtire ,pasi qe çamet kan mbete shume pak ne ate pjese dhe kjo qeshtje ka mbete shume kohe e heshtur andaj ndoshta edhe per vete ata duket dicka e paarritshme te organizhen ,andaj fillimisht mendoj qe duhet shteti shqiptar te kerkoj te repsketohen te drejtat e popullit shqiptar atje , te iu kthehet prona ,..etj etj e ne anen tjeter kjo do te perkrahej edhe nga populli shqiptar ne te gjitha vendet .Ne kete menyre ndoshta do te ishte edhe nje ndihmes edhe per vete çamet qe te ngrihen dhe te kerkojne ate qe iu takon ..gjithsesi duhet te kete edhe organizime me konkrete

vazhdim te mbare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySat Feb 23, 2008 9:06 pm

Me Camerin, tani per tani do ishte mire te ndjeket nje politike bilaterale mes Shqiperise dhe Greqise: "aq sa te kene te drejta camet ne Greqi, aq do kene te drejte greket ne Shqiperi."

Duke mbetur perseri te greket, une mendoj se kemi nje problem me te madh se ai i Camerise. Duhet njehere ta largojme Kalin e Trojes qe ndodhet brenda Shqiperise, me pas te shohim per Camerine. Ky Kal, ka hyre tani shpejt, por mund te mbaron pune shpejt ashtu sic e beri 
para 2000 e sa vite me pare.


cheers


 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySun Feb 24, 2008 1:47 am

Me Camerin, tani per tani do ishte mire te ndjeket nje politike
bilaterale mes Shqiperise dhe Greqise: "aq sa te kene te drejta camet
ne Greqi, aq do kene te drejte greket ne Shqiperi."

Ani.!

Pse jo,do te ishte mire edhe ne serbi te jet multietnicitet edhe atje ka shqiptar,po edhe ne Ilirida do te ishte mire multietnicitet kure e dime shume mire se me shume se 45% ne Ilirida jane popullesia shqiptar pse veq ne kosove e bene kete.!!!!!!

Shpresoi ne te ardhemen te behet mire qe te jetoin te gjithe bashk por shpresat jane shume te vogla ..kshuqe gjithmon me e mira te mires eshte bashkimikombetar per shqiptaret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySun Feb 24, 2008 2:02 am

Sofra te uroj per temen e qelluar. Sepse amaneti i stergjysherve tane, dhe i brezave te tanishem eshte clirimi i Camerise loce.

Sofra, meqense une spo mund te gjej shifra te njesojta, do te doja te merrja nje pergjigje nga ju ose nga ndonjeri forumist i cili ka dijeni per kete ceshtje.

Me intereson te dij sa eshte numri i sakte i popullsise shqiptare ne Cameri, sa eshte numri i shqiptareve dhe i grekeve kolone tani ne Cameri?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySun Feb 24, 2008 2:33 am

Çështja Çame dhe gjendja e tyre

Tani qe Kosova është realisht e çliruar, mjaft Shqiptare ndjejnë që është koha të kthejnë vemendjen e tyre te çështja tjetër e madhe kombëtare të drejtave te prones te popullit Çam.Çamët janë Shqiptare etnike,dhe ne numer me shumë mysliman, popullsia e krahines veri-lindore te Greqise e njohur te te gjithë Shqiptarët si çamëria-një zonë e Epirit e shtrire ndermjet Butrintit dhe grykes se lumit Acheron, dhe nga lindja te malet e Pindit. Emri ÇAMERIA vjen nga emri ilir i lashtë për lumin Thyamis, i cili perfeshinte territorin e fisit ilir te lashtë te Thesproteve.

Çamëria ishte pjesë e Perandorise Romake përpara se te pushtohej nga Bizanti. Mbas pushtimit Otoman ne shek.15 pjesa me e madhe e popullsise shqiptare te Camerise Veriore-nga Konispoli deri te Gliqi u shnderrua ne myslimane, ndërsa ata qe jetonin ne jug te Gliqit e deri poshtë ne gjirin e Prevezes ngelen Ortodokse Kristiane. Ne 1913 Konferenca e Ambasadoreve i caktoi Greqise krahinen e Camerise,për pasoje sot vetëm 7 fshatra çame, me qendër qytetin e Konispolit janë ne Shqipëri. Ndermjet 1921 dhe 1926,qeveria Greke nisi përpjekjet për te debuar Myslimanet Shqiptare nga Çamëria me qëllim qe te caktonte te tokat e tyre Greke qe kishin emigruar nga Azia e Vogel gjatë Revolucionit te Kemal Ataturkut.

Ne përpjekje, me 1944, për te vendosur një kufi etnikisht te pastër te krahines, qeveria Greke nderrmori një fushate ne Cameri, dhe si rezultat 35.000 Came u larguan për te shpetuar për ne Shqipëri dhe te tjerë ne Turqi. Autoritetet Greke pastaj aprovuan një ligj për shpronezimin e pronave te Cameve,duke cituar bashkepunimin e komunitetit Cam me forcat gjermane pushtuese si arsyen kryesore te këtij vendimi. Ligji është akoma ne fuqi ne Greqi. Cilado është e vërteta e kësaj deklarate, e cila u mbeshtete ne masë nga disa oficere te Lidhjes Britanike qe mbeshtesnin levizjen e Rezistences Greke, levizja me force e gjithë popullsise la një ndjenjë padrejtesie ndermjet Shqiptareve ne përgjithësi,e cila kontribuoi ne vazhdimin e lidhjeve te varfra bilaterale midis Shqipërisë dhe Greqise.

Çështja Çame ngeli e fjetur asnjë nga qeveritë shqiptare te pasluftes duke rrezikuar ta beje atë një çështje kyçe ne lidhjet me fqinjin e saj jugor. Sot,kjo çështje shikohet-siç ishte Kosova-,si një nga padrejtesite me te mëdha te vuajtuara nga populli shqiptar qe duhet te korrigjohet.Pas shembjes se Komunizmit,çamët ne Shqipëri themeluan "Shoqaten çamëria" e kushtuar kthimit te tokave të tyre te shpronesuara ne Greqi. Ministri i Jashtëm i asaj kohe, Karolios Papulias,tha ne veren e vitit 1991 se një komision bilateral duhet te zgjidhe këto kerkesa. megjithatë,shanset e formimit te tilla janë shumë te dobeta derisa nën ligjin e tanishëm grek nuk ka mjete ligjore për kundershtimin e rekuizimit (ose shpronezimit) te tokave nga shteti Grek.In the mean time, çështja u çua nga qeveria e Tiranës te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtesise (International Court of Justice),si përpjekje për te siguruar kompesim financiar për pasurite e humbura te Cameve. Qe nga ajo ditë është bërë pak progres, qe prej mbarimit te konfliktit te Kosovës, mbështetja për çamët është rritur më me shumë zera. Shoqata çamëria përpiqet me sukses te mbeshtese çështjen Came,dhe gjithmonë po punon mbi procedurat legale për te paditur qeverine Greke te Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut, çamët pengohen dhe janë te zemeruar nga refuzimi i qeverisë greke për te diskutuar kerkesat e tyre. Çeshtja qame nuk eshte kapitull i mbyllur ashtu si pretendojne uzurpuesit por duhet me shume perkushtim per kete pjese gati se te harruar dhe mos te lihet menjane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySun Feb 24, 2008 2:38 am

ÇËSHTJA ÇAME
Cameria,e pare gjeografikisht

Cameria eshte gjeografikisht e lokalizuar ne veri-perendim te Greqise. Ky rajon i mrekullueshem ka nje trashegimi te pasur te Shqiperise dhe vetem ne vitin 1912 eshte aneksuar ne menyre te pandershme dhe te pajustifikueshme nga Greqia. Kjo ishte si rezultat i vendimit te Fuqive te Medha per t'i dhene Camerise, Greqise, ne te njejten menyre sesi ato i dhane Kosoven dhe territore te tjera shqiptare Serbise, Maqedonise dhe Malit te Zi.

Fjala Cam eshte nje evolim "t'chiam" qe eshte vete emri i nje lumi te vjeter qe kalonte permes Camerise. (Fjala T'chamis haset ne shume harta te vjetra romake dhe helenike, duke na treguar se emri Chameria eshte me i vjeter se Epiri dhe eshte perdorur vetem nga shqiptaret). Ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se cdo gje rreth Camerise tingellon shqiptare. Ajo ka me shume se kuptim topologjik, ndersa Camet kane nje etnitet, tradite dhe zakone te mirefillta shqiptare.

Nje pjese e madhe e popullsise came eshte e lokalizuar ne bregdet dhe shkon pergjate Gjirit te Prevezes. Nje numer tjeter i madh i qyteteve dhe fshatrave te tyre jane te lokalizuara ne te dy anet e "kalamait".

Qindra dhe mijera shqiptare nga krahina e Camerise jane perzene me force nga forcat greke ne vitin 1944 dhe tashme jane rezidente bashke me pasardhesit e tyre ne Shqiperi. Gati 850.000 prej tyre jane perzene ne drejtim te Turqise, ne periudhen mes viteve 1913-44.

Gjate veres se vitit 1944, forcat nazi-fashiste qe jane drejtuar nga Zerva kane goditur mjaft fshatra dhe qytete dhe si rezultat i kesaj gati 9000 shqiptare jane vrare barbarisht. Numri zyrtar i tyre ne Shqiperi eshte ne mes 150.000 dhe 300.000 banore.

Popullsia e Camerise ishte rreth 93 perqind shqiptare, ndersa pjesa tjeter perbehej nga grupe te tilla si greke, vllehe dhe rome. Ne shekullin e 19-te, 80 perqind e popullsise shqiptare ishin te besimit musliman. Procesi i konvertimit te tyre ka filluar ne shekullin e 18-te. Ndersa 20% ishin kristiane ortodokse. Gjithsesi, agimi i frikshem i Luftes se pare boterore e gjeti komunitetin shqiptar te perbere nga 50 % te besimit musliman dhe 50% te besimit ortodoks. Pas luftes nje pjese e popullsise muslimane eshte perzene nga forcat speciale greke duke lene ortodoksit dhe gati 13 % muslimane, qe tashme ishin konvertuar ne ortodokse per te mbijetuar.
............
Genocidi dhe masakrimi i cameve nga greket


Nderrimi i emrave te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise se jugut nga fashistet greke para dhe pas perfundimit te Luftes se Dyte Boterore. Perpjekjet per spastrimin e shqiptareve dhe masat e renda te aplikuara kunder tyre.

Ceshtja came dhe pergjithesisht ceshtja e minoritetit shqiptar ne Greqi, lindi me vendimin e Konferences se Londres me 1913, e cila e shkeputi kete treve shqiptare dhe ia aneksoi ate Greqise. Qe nga kjo kohe fillon nje presion i vazhdueshem, nje politike sistematike e shtetit grek dhe e forcave te ndryshme ultranacionaliste per shkombetarizimin e kesaj treve. Per kete qellim u perdoren te gjitha menyrat, si tatimet e renda, grabitja e tokes, perjashtimi i popullsise nga pjesemarrja ne administraten shteterore, ndalimi i dhunshem i arsimit ne gjuhen amtare, madje edhe ne shkollat fillore, vrasjet, burgimet, denimi me dhune deri ne masakrat e pergjakshme.

Me 1913 u krye masakra ne perroin e Selamit (Paramithi) e 72 krereve te Camerise dhe e qindra te tjereve nga kapiteni famekeq Deli Janaqi. Ne perfundim te Luftes se Pare Boterore, me 1918, u perpilua plani i grabitjes se tokave te popullsise came. Ligji i te ashtuquajtures Reforme Agrare, i aplikuar vetem ne Cameri, u rrembeu shqiptareve te cilet u degdisen ne Anadoll, me mijera hektare toke buke, siperfaqe te medha me vreshta, qindra mije rrenje ullinj, te cilat u bene prona te elementeve greke. Keto masa u pasuan nga organizimi i cetave terroriste ne territorin e Camerise, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsise shqiptare ne injorancen me te thelle, inkurajimi i kryqezatave fetare.

Perpjekjet e dhunshme te vitit 1923 per ta shperngulur me force popullsine came ne Turqi, shenojne nje kulm te papare ne politiken e eger shoviniste greke. Bilanci qe shume tragjik per popullsine shqiptare.

Greqia qe nder shtetet e para ne Ballkan ne te cilat triumfoi fashizmi. Ne gusht te vitit 1936, Jorgos Metaksai vendosi diktaturen fashiste. Viktima e pare ishte popullsia came. Fashistet e ores se pare, tregtari Stavro Koconi dhe oficeri i xhandarmerise Zambeta filluan goditjet sistematike ne Filat, Pituljete, Gumenice per zhdukjen e popullsise came. U shkua deri atje sa populli i Paramithise u ndalua me violence te fliste ne gjuhen shqipe. Qeveria greke beri cmos qe te percante popullsine shqiptare came, duke u perpjekur te kunderveje te krishteret ndaj muslimaneve. Kjo politike shteterore nuk kaloi pa lene gjurme, pasi popullsia e kesaj zone ne shumicen derrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit qe qarqet intelektuale te dominonin situaten. Popullsise came iu ngarkuan taksa te renda, te cilat nuk kishin vetem natyre fiskale, por synonin ta detyronin ate te emigronte ne Shqiperi ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptare te fshatrave Spatari, Galbaqi, Picari, Varfanj, Arpika me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me greke, me qellim ndryshimi te raporteve te popullsise.

Para se te hynte ne Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi nje fushate te re masakrash dhe krimesh nga me monstruozet kunder popullsise shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu nje akt ndofta pa precedent ne historine boterore. Te gjithe meshkujt nga 16-70 vjec, mbi 5000 burra, u burgosen dhe u derguan ne ishujt e larget te Egjeut. Ky veprim u krye ne baze te vendimit te marre me pare ne Gumecine nga nje mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janines, Spiridoni, ku merrnin pjese edhe zv/Prefekti i Gumenices Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqise dhe perfaqesues te grekeve te Camerise. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 te tjere vdiqen me vone gjate internimit nga torturat dhe uria. "Ne kete menyre-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi ne kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsine came.

Rekrutet came, si shtetas greke te mobilizuar ne vitet 1939 dhe 1940, qe ne ate kohe ndodheshin ne sherbim ushtarak, me urdher te Korparmates se Janines, u vune te thyejne gure dhe te ndreqin rruge ne formen e punes se detyrueshme. Ne takimin qe pati Komandanti i Divizionit VIII te Epirit, gjenerali Kacimitro, me 2000 djem came, u kerkonte mendime per rrezikun qe i kanosej vendit nga Italia fashiste. Camerit u treguan te gatshem per te luftuar armikun e perbashket. Por per cudi, ne vend te armeve u dhane kazma dhe lopata per te vepruar ne prapavija per ndertim rrugesh. Ishte nje qendrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj cameve dhe njeherazi dhe nje fyerje e poshterim per ta, duke i trajtuar jo si bashkeluftetare, por si rober lufte. Nga ana tjeter, Italia gjate pergatitjeve te luftes me Greqine nuk mund te mos merrte ne konsiderate per interesat e saj gjendjen diskriminuese te shqiptareve te Camerise. Ciano, minister i Jashtem i Italise, ne gusht te vitit 1940, do t'i vinte ne dukje ambasadorit grek ne Rome se "Greqia ishte e vendosur me te gjitha mjetet qe disponon te vazhdoje nje program politik, ka diskriminuar ne menyre teper te rende shqiptaret ne favor te grekeve. Dhe kete e ka bere ne te gjitha fushat e veprimtarise, qe nga ajo e lirise personale e ne ate ekonomike, deri ne ate te mesimit te gjuhes... i kane larguar shqiptaret ne rajone larg qendrave te medha, duke i mbajtur ne kushte primitive".

Shperthimi i Luftes Italo-Greke me 1940 thelloi tensionin politik ne Cameri. Megjithe perpjekjet e pushtuesit per ta terhequr minoritetin shqiptar ne anen e tij dhe pavaresisht se popullsia came gjate regjimit fashist te Metaksait kishte vuajtur shume, ajo pergjithesisht mbajti nje qendrim neutral ndaj paleve ne konflikt. "Edhe kur italianet pushtuan Gumenicen-shkruan Jani Sharra-rralle ndonje cam u bashkua me ta".

Gjithkush mund te shtroje pyetjen: pse u mbajt ky qendrim i ashper ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo nje mase vetembrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetem nga frika e nje hakmarrjeje te mundshme te shqiptareve per krimet qe ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Te dhenat provojne se asnjera prej ketyre arsyeve nuk perbente shkakun e ketij veprimi kriminal. Synimi ka qene akoma me i larget dhe njekohesisht me antishqiptar. Edhe ne situatat e veshtira dhe te komplikuara, kur Greqise po i trokiste lufta ne dere, autoritetet greke me gjakftohtesi u perpoqen te perfitonin c'te mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar nje moment i pershtatshem ne marredheniet nderkombetare per spastrimin etnik perfundimtar te Camerise. Kete e provon edhe fakti se pas shperthimit te luftes, pasi u be e qarte se kapitullimi i Greqise perballe ushtrive italiane ishte i afert, autoritetet lokale greke te Camerise pergatiten listat dhe po perpiqeshin te siguronin mjetet e nevojshme te mbartjes per te gjitha grate dhe femijet qe kishin mbetur ne Cameri me qellim qe kur te hynin ushtrite e huaja ketu, te mos gjenin kembe shqiptari.

Pas thyerjes se ushtrive italiane dhe terheqjes se tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverise se re greke mbi popullsine shqiptare te Camerise. Te burgosurit dhe te internuarit came u liruan vetem pas pushtimit te Greqise nga ushtrite gjermane ne nje gjendje te rende shendetesore dhe shpirterore.

Pas pushtimit te Greqise nga gjermanet, pritej qe camet e kthyer nga internimi te hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke, qe kishin qene shkaktare te vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngriten mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhen rrugen e bashkepunimit dhe te bashkejeteses per te perballuar bashkerisht gjendjen e rende qe u krijua nga pushtuesit e rinj gjermane. Per kete qellim u organizuan dy mbledhje te gjera ne Koske dhe ne Spatar. Njerez me ndikim ne krahine si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Cafuli, Jasin Sadiku dhe shume te tjere punuan me perkushtim per te krijuar atmosferen e mirekuptimit midis dy komuniteteve, greke dhe shqiptare. Madje fshataret e Varfanjit, Salices etj., derguan perfaqesuesit e tyre ne fshatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar qe te ktheheshin se asgje e keqe nuk do t'i gjente.

Ne zonen e Gumenices dhe te Filatit ishte bere rregull qe asnje grup i rezistences greke nuk dilte ne zonat e lira pa qene i shoqeruar nga nje shqiptar cam. Pikerisht per kete veprimtari e sakrifice, jo pak came dolen para gjykatave te pushtuesit dhe u burgosen. Duke pasur parasysh kete realitet te mirekuptimit dhe te bashkepunimit midis dy komuniteteve (greke dhe came shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptaret came te ishin kriminele, do te zhdukeshin te gjithe fshatrat e krishtere te Thesprotise rreth fshatrave shqiptaro-came".

Per qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshem mirekuptimi dhe bashkeveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Per te nxitur percarjen e tyre, ata nxiten vrasjen e cameve me influence si Tefik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptareve te tjere nga ceta e Kocnikolles, punet moren nje drejtim te rrezikshem. Te revoltuar nga keto akte, nje grup camesh u drejtuan per te djegur Rahulin, por u doli perpara popullsia e Karbunarit, nje fshat i madh i perbere prej shqiptaresh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpetoi nga nje katastrofe e sigurte, "me pas bandat e Zerves theren edhe grate dhe femijet e atyre qe shpetuan Rahulin", domethene banoret e Karbunarit. Ne keto rrethana, disa krere te Camerise u perpoqen te formonin nje batalion per mbrojtjen e saj. U formua nje batalion i cili kishte vetem gjysmen e efektivit te nje batalioni te zakonshem, afro 300 veta. Per arsye se gjermanet nuk donin te prishin marredheniet me qeverine kuislinge te Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politike te shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi te bashkepunonte me gjermanet, nuk u fut ne kete batalion dhe nuk i perdori armet kunder popullsise greke, por perkundrazi u rezistoi ne menyre demonstrative perpjekjeve te gjermaneve per ta hedhur kunder elementit grek. Qellimi i armatosjes se popullsise came ishte thjesht nje mase vetembrojtese, pasi ata kishin vuajtur shume nga shovinizmi grek. Por ajo qe i shqetesoi me shume atehere forcat shoviniste greke ishte ngritja e keshillave shqiptare ne te gjithe Camerine. Ne mars te vitit 1943 u formua ceta e pare mikste, e cila bashkepunonte me EAM-in. Tashme, edhe biografet e Zerves, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojne kontributin dhe pjesemarrjen e cameve myslimane ne radhet e rezistences antifashiste greke, ne formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpermendur thekson se camet nxorren mbi 1000 luftetare. Popullsia came filloi te organizohej ne luften kunder fashizmit ne dimrin e viteve 1942-1943, madje qe ne veren e vitit 1942 u krijua ne Filat grupi ilegal i rezistences antifashiste i perbere nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shume te tjere. Ata punuan ne rreze te kufirit te Shkalles se Zorjanit e me thelle per organizimin e rezistences, per krijimin e bazave te luftes, per popullarizimin e ideve te Kartes se Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe te drejten e vetevendosjes pas fitores mbi fashizmin. Ne shkut te vitit 1943 u krijua ceta "Cameria" dhe pak me vone batalioni "Cameria", i cili zhvilloi ne shtator 1943 betejen e famshme te Konsipolit kunder gjermaneve, qe zgjati 55 dite. Ajo beteje u shqua per pjesemarrjen e gjere te popullsise se Camerise, te Delvines dhe te minoritetit pa dallim kombesie e shtresash shoqerore. Ne mars te ketij viti u krijua formacioni i pare mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimeri kunder gjermaneve dhe zervisteve ne Mallun, ne Revani, ne Theojefira, ne Pleshavice, ne malin Kacidhjar e gjetke. Ne pranvere te vitit 1944 ne Qeramice u formua Batalioni IV "Ali Demi" me me shume se 500 djem came. Ky batalion hyri ne perberje te Regjimentit XV te Ushtrise Nacionalclirimtare Greke (EAM). Gjate luftimeve te tij ne rrugen Janine-Gumenice, Koske, Smarte e Lopes si dhe ne Mallun rane trimerisht deshmoret Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shume came moren pjese ne Brigaden VI, VII, IX dhe XI te ushtrise greke. Edhe misioni britanik qe kreu hetime ne Cameri nuk e mohonte pjesemarrjen e cameve ne radhet e EAM-it.

Edhe gjermanet u perpoqen ta hedhin minoritetin shqiptar ne lufte kunder EAM-it dhe Frontit Nacionalclirimtar Shqiptar. Keto perpjekje regresive shoqeroheshin me nje propagande me ngjyra te theksuara nacionaliste.

Ne kuadrin e bashkepunimit te popullit shqiptar dhe atij grek, u bene perpjekje per te vendosur ura lidhjeje ne linjen e atyre forcave qe udhehiqeshin nga Partite Komuniste. Ne bisedimet midis perfaqesuesve te te dy paleve ishte vendosur qe ne tetor te vitit 1943, te harmonizohej puna ne minoritet. Per kete qellim ishte pranuar qe te vinin ne minoritetin grek ne Shqiperi anetare te Partise Komuniste Greke "qe te bejne pune ne minoritete duke ene ne lidhje gjithmone me ne". Po keshtu do te procedohej edhe ne Cameri.

...vazhdon... (MARRE NGA geocities.com/albewebsite )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySun Feb 24, 2008 2:40 am

...vazhdimi...

ÇËSHTJA ÇAME

....Minoriteti grek ne Shqiperi u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek per te depertuar ne te, me qellime te hapura antishqiptare. Te derguarit e EAM-it ne minoritet, si Aleks Janari, me propaganden e tyre shfrytezuan marreveshjen qe permendem me siper, per te ngjallur ndjenjat nacionaliste te minoritetit, "per t'i bere masat e minoritetit t'i drejtojne syte nga Greqia". Ne nje miting qe ishte bere ne Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojme te jemi nje Greqi qofte komunikste, qofte djalliste, por vetem Greqi te jemi". Sipas te njejtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me te holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin derguar per tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 sterline per tre anetare te familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin force ne minoritetin shqiptar ne Greqi, domethene ne Camerine e pertejme, duke ndikuar ne coroditjen e popullsise came ndaj situates ne luftes dhe te mbeshtetjes se saj. Megjithate, Kryesia e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar te Shqiperise, duke pasur bindje ne vijen e bashkepunimit midis dy popujve, dergoi nje delegacion ne Konferencen Panepirotike te EAM-it sipas fteses se bere nga Komiteti Panepirotik Nacionalclirimtar i Greqise me 14 qershor 1944. Duhet shenuar se ky bashkepunim inspirohej nga qellime fisnike te bashkejetses midis fqinjeve me devizen: lufte e ashper dhe e paprere armikut nazist dhhe gjithe reaksionit ne sherbim te tij.

------------
6 gusht 2003:
Takim madhështor në Michigan me parrullën"Të njohim historinë e vërtetë të
Shqipërisë - Çështja Çame -- Çështje e ditës "

Nga Nju Jork(SHBA) BEQIR SINA

Shqiptarizma nuk njeh kufij

Sipas zotit Bollati, në Zyrat e z. Gjok Martini , Kryetar i Komitetit Organizues, dhe Kryetar i Albanian- American National Council, u mahnitëm nga materialet e grumbulluara si foto ,libra , shkrime gazetash e materiale të tjera referuese për Çamërinë Martire. Aty u njohëm edhe me z.Gjeto Ivezaj, Kryetar i Shoqatës "Malësia"si edhe me anëtarë të tjerë të Komitetit organizues. Njoftime të veçanta ishin bërë edhe, në Gazetat Amerikane, si në gazetën: Detroit News e tjer. Për këtë takim të rëndësishëm, në një sallë të madhe të ndërtesës Troy Community Center, në Michigan, të zbukuruar me flamujt shqiptarë e të SHBA, janë ekspozuar shumë materiale e foto mbi Çamërinë. Nën tingujt e melodive shqiptare të ekzekutuara nga Grupi Muzikor "Adriatiku", ishin grumbulluar shumë shqiptarë nga të dy anët e Malësisë së Madhe, nga Plava e Gucia, nga Kosova, nga Tropoja e Shkodra, nga Gjirokastra e nga Dibra, nga Saranda, Paramithia, Filati, Arpica, Picari , Filati e Mazreku. Me një fjalë nga gjithë Shqipëria e Vërtetë nga Tivari në Preveze. Në një parullë ishte shkruar me gërma të mëdha "Të njohim historinë e vërtetë të Shqipërisë - Çështja Çame -- Çështje e
ditës".
...
Nuk është vetëm kthimi i mbi 200.000 vëllezërve tanë që banojnë si
refugjatë në Shqipëri prej afro 60 vjetësh.............!
...
Bollati thotë se : "Masakrat dhe shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në Çamëri, nuk është e rastësishme. Ay genocid i egër antinjërezor është vazhdim i politikës bizantine, të Megalides, për të ashtuquajtur "vorioepir" që me aqë bujë e trumbetojnë sot shovinistat grekë, si edhe ndonjë grek i pa-amerikanizuar, si N.Gaxojani(Nikola Gejxh). Sot, në mes të Tiranës, në prani të qeveritarëve të Tiranës, uzurpatori i Kishës Ortodokse Shqiptare Janullatos, predikon në gjuhën greke, kur 133 vjete me parë, më 1870, dhespoti i Çamërisë detyrohet të përkthejë në gjuhën shqipe, pjesë të dhjatës, sepse besimtarët ortodokse, çamë, nuk kuptonin asnjë fjalë greqisht!!?!

Mos pranmi i asnjë emri shqip si Skënder, Arben, Gjok ose Ndre, për emigrantët shqiptarë në greqi, është një aresye e "vërtetë" për pretendimin absurd të vorioepirit, për shifra abstrakte që paraqet z. Gaxojanis(Gejxh) dhe ndonjë i ashtuquajtur eurodeputet grek, në Parlamentin Europian. Shqiptarët nga
Çamëria, që sot ndodhen në USA, krenohen me origjinën e tyre dhe duke ndjerë dorën e ngrohtë të mbështetjes nga vëllezërit e tjere shqiptarë do t'i shumë fishojnë përpjekjet që të organizohen denjesisht, për t'a bërë sa më të njohur të
drejtën e tyre të pamohueshme në forumet ndërkombëtare, e veçanërisht nga administrata Amerikane, ka përfunduar zoti Bollati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySun Feb 24, 2008 5:03 am

luboteni shkruajti:
Sofra te uroj per temen e qelluar. Sepse amaneti i stergjysherve tane, dhe i brezave te tanishem eshte clirimi i Camerise loce.

Sofra, meqense une spo mund te gjej shifra te njesojta, do te doja te merrja nje pergjigje nga ju ose nga ndonjeri forumist i cili ka dijeni per kete ceshtje.

Me intereson te dij sa eshte numri i sakte i popullsise shqiptare ne Cameri, sa eshte numri i shqiptareve dhe i grekeve kolone tani ne Cameri?

Luboteni momentalisht nuk e di sa Çamë jetojnë nën shtetin fanarioto-grek por sipas dokumenteve deri në vitin 1912 në Çamëri jetonin 90 mijë banorë, 50 mijë mysliman dhe 45 mijë të krishter, nga ata 90 mijë banorë,18 mijë ishin që flisnin gjuhën greko-fanariote kurse 72 mijë flisnin gjuhën shqipe.
Në vitin 1913 në ato treva fillon spastrimi etnik i çamëve mysliman nga greko-fanariotët të ndihmuar nga fuqitë e mëdha si franca, Anglia dhe Rusia.
greko-fanariotët kishin hartuar planin famkeq të Megalo-idesë plan për shfarosjen e Kombit Shqipëtar.

Viti 1912/13 është viti ku shtetet fqinjë së bashku me fuqitë e mëdha të asaj kohe ia ndanë Shqipërisë më shumë se gjysmën e trojeve të saja...Sot është ardhur koha për çamërin dhe Çamët që të kuptojë bota për padrejtësit të cilat po i bëhen.
Në Koovë e Shqipëri e kudo ku jetojnë shqiptarët duhet të shkruajm që jo vetëm të mësojnë shqiptarët për Çamët ose t'i dijnë këto gjëra, por që të ngritet zëri për t'i mbrojtur të drejtat që u takojnë Çamëve të cilët jetojnë në trojet e tyre autoktone dhe që fanarioto-grekët ju shtypin të drejtat e tyre para syve të SHBA-së, botës, para Evropës e cila po bashkohet dhe në gjirin e saj mban këtë shtet "Demokratik". Shtrohet pyetja tani se sa është ky Shtet Demokratik !?

Ne vazhdojm të heshtm dhe jo vetëm se heshtim, por minoritarëve grek në Shqipëri politikanët e shitur lejojnë që Shteti Shqiptaqr të jetë nën ndikimin e fanariotëve grek, spiunazha e greko-fanariotët është futur deri në zëmrën e Shqipëris në Tiranë, lejojm të ndërtojnë Katedrale, lejojnë Janullatosin të na largojë rinin nga atdhetarizmi, dhe ta përhap hegjemonizmin e tyre mesjetar për Jugun e Shqipërisë, lejojm të ngritet Univerziteti greko-fanariot, kurse shqiptarëve në greqi asgjë!!!?
Shteti greko-fanariot jo vetëm që nuk është Shtet demokratik por aty sundojnë ligjet mesjetare për arsye se atje jo vetëm që u ndalohen shkollat shqipe por edhe gjuha shqipe dhe më e keqja që në asnjë vend të botës çamëve nuk u lejohen që t'i vizitojnë as trojet e tyre as varret e gjyshërve e stërgjyshërve të tyre, asnjë ligj i botës nuk ekziston që ky farë shteti ua përvetson me dhunë tokën, pasurin, shtëpinë nga këto toka banorët greko-fanariot i shfrytzojnë tokat e çamëve kurse djemt nga Shqipërija shkojnë në atë Shtet kokëulur për bukën e gojës duke i detyruar me dhunë ta ndrrojnë edhe fenë, kombësinë edhe emrin nga Shiptar në greko-fanarioto dhe në fund ia varin një kryq të zi greko-fanarioto-ortodoks.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT EmptySat Mar 08, 2008 3:48 pm

sofra tani ketu ne nje gazete ditore te vjeteruar gjheta informacion mbi popullsine shqiptare te Camerise ne ditet tona. Sipas nje raporti analizues te Ministrise se Jashtme turke numri i cmave rrenjes ne cameri eshte diku 100.000 cka do te thote se duke pasur parasysh te dhenat prezente se cameria ka dic me shume se 200 mije banore, atehere del si rrjedhim logjik se camet edhe perkunder kolonizimeve te vazhdueshme kane prapeseprape nje siperi numerike krahasuar me kolonet grek
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty
MesazhTitulli: Re: ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT   ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ÇËSHTJEN ÇAME E SHTYPIN GREKO-FANARIOTËT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» ÇËSHTJA SHQIPTARE DHE KONFERENCAT NDËRKOMËTARE
» Cenimi i integritetit të Kosovës hap çështjen e Luginës së P
» SI E NDIHMUAN EMIGRANTËT SHQIPTAR NËGREQI ÇËSHTJEN E KOSOVES

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: