Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Udhëheqësit muslimanë të Detroitit... Wed Aug 27, 2014 9:01 am | |
| Udhëheqësit myslimanë të Detroitit, shi’itë dhe sunnitë e denoncojnë ISIS-in si "kriminelë të çmendur '
Udhëheqësit myslimanë u mblodhën të hënën tek shkallët e Bashkësisë së Dearbornit, ku dënuan me forcë ISIS-in, duke thënë se grupi militant në Irak dhe Siri nuk paraqet Islamin apo Muslimanët. Anëtarët ISIS-it janë "kriminelë të çmendur” të cilët kanë abuzuar fenë tonë," tha Imam Muhammed Ilahi i Shtëpisë Islamike të Urtësisë në Dearborn Heights. "Ju jeni një bandë e gangsterëve ... ju nuk jeni islamik." Organizuar nga imamët me Këshillin e Komunitetit Musliman të Michigan-it, folësit duke përfshirë udhëheqësit Shi’a dhe udhëheqësit Sunni të etnive të ndryshme dhe racave, të gjithë të bashkuar, duke thënë se ISIS nuk flet për Islamin. "Prerja e kokës e James Foley ... është një shkelje e qartë e Kur'anit dhe e mësimeve të Profetit Muhammed," tha Imam Mustafa Elturk, që së bashku me Imam Muhammed Ilahin e Këshillit të Komunitetit Musliman të Michigan-it, thanë se "ISIS-i nuk përfaqëson Islamin as muslimanët." Ngjarja e së hënës ishte tubim tretë anti-ISIS në Dearborn këtë verë që u organizua nga muslimanët lokalë. Dy tubime të organizuara nga udhëheqësit shiitë u mbajtën në Dearborn në qershor, ku u dënua ISIS. Në të dy mitingjet morën pjesë me qindra muslimanë. Rreth 50 vetë morën pjesë në protestën e së hënës, që përfshinte vërejtjet e bëra nga imamët lokal, Osama Siblani, botues i gazetës Arab-American News në Dearborn, Dawud Walid, drejtor i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islame në Michigan dhe Steve Spreitzer, kryetar për Diversitete në Michigan. "Ata janë armiq të njerëzimit," tha Siblani për ISIS-in. Siblani dhe Ilahi kërkuan nga Shteteve e Bashkuara të Amerikës për të ndaluar mbështetjen e grupeve të opozitës siriane si ISIS. SHBA ka thënë se mbështet grupet e moderuara të opozitë në Siri, jo grupet ekstremiste si ISIS. Ilahi kritikoi, gjithashtu,veprimet e Izraelit në Gaza. "ISIS është një grup terrorist," tha Imam Ali Aliu, udhëheqësi fetar i Komunitetit Mysliman në Periferinë Perëndimore, i xhamisë së Kantonit. "Ata nuk flasin në emër të Islamit, në emër të muslimanëve, në emër të njerëzimit." Një Imam në Dearborn, Ahmed Xhibril, është bërë një udhëheqës fetar shumë i popullarizuar në internet për luftëtarët ISIS-it nga Perëndimi, sipas një analisti britanik. Por udhëheqësit fetar myslimanë në mitingun e së hënës ishin të bashkuar të gjithë kundër ISIS-it. "Ata kanë një program të keq, më i keqi që prej Gjermanisë naziste," tha Ahmad Nasser nga Livonia dhe për ISIS tha, "Ata janë të neveritshëm." Imam Ali Lela i Trojës tha për ISIS-in: "Ky nuk është Islami që ne e praktikojmë.”
Burimi: Freep Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë ================================================
| |
|