Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: UNË JAM MUSLIMANE Tue Oct 26, 2010 11:37 pm | |
| Mexhid YVEJSI, Gjakovë
UNË JAM MUSLIMANE
Zonja Lauren Booth e pranoj Islamin
Sipas gazetës «Dailymail » të Londrës, shkruar nga David Wilkes, me 25 Tetor 2010, njoftohet opinioni anglez e botërorë se zonja Lauren Booth e pranoj Islamin. Zonja Lauren Booth është kunata e Tony Blair-it. Tony (Anthony Charles Lynton) Blair, lindur me 6 Maj 1953, i cili ishte kryeministër i Anglisë prej dates 2 Maj 1997 deri më 27 Qershor 2007, që ishte me prejardhje protestante, por me 23 Qershor 2007 i shkroi Papës Benediktit të XVI-të se dëshiron të bëhet katolik... dhe kështu u bë, por siç tha : « Kjo është një çështje private. » Pas tre vjetësh, të kësaj çështje private të Tony Blair-t, kunata e tij, zonja Lauren Booth, e bëri publike se u bë muslimane, pra e pranoj fenë Islame.
Kush është zonja Lauren Booth ?
Zonja Lauren Booth lindi me 22 Korrik 1967 në Islington të Londrës. Është gazetare, spikere, veprimtare. Ka shkruar për gazetat e njohura si New Statesman, Mail on Sunday, Sunday Times dhe Daily Mail. Ka qenë gazetare, paneliste për BBC One, por edhe kolumniste për televizionet si Sky News, BBC One dhe BBC News 24… Sot ajo punon për kanalin Press TV, një kanal në gjuhën angleze, themeluar nga Republika Islamike e Iranit. Zonja Lauren Booth është motra e Cherie Blair-it, gruaja e Tony Blair-it, ish-kryeministrit të Anglisë, është vajza e gjashtë e aktorit Tony Booth. Është bashkëshortja e aktorit Craig Darby, me të cilin ka dy fëmijë, të cilët quhen Alexandra dhe Holly.
Përse e pranova fenë Islame?
Zonja Laurent Booth e pranoj fenë Islame në gjysmën e muajit shtator 2010, pasi e vizitoj Iranin, siç e ka quajtur ajo një “ përvojë të shenjt”. Ajo vendosi të bëhet muslimane pasi kishte vizituar Xhaminë madhështore të Fatime el-Ma’sumeh ( motra e Imam Ali ibn Musa Rizait), ndërtuar nga Shah Abbasi në shek.XVII-të në qytetin e shenjt Kum. Zonja Laurent Both deklaron: “ Ishte e martë në mbrëmje dhe unë u pata ulur dhe po ndjeja këtë dozë të morfinës shpirtërore, plotësisht vetëm gëzim dhe hare…’’ Edhe para zgjimit të botës së saj shpirtërore në Xhaminë e Fatime el-Ma’sumeh në Kum të Iranit , ajo ka pasur ‘simpati’ për Islamin dhe ka kaluar një kohë të konsiderueshme duke punuar si veprimtare e gazetare në Palestinë, thotë ajo duke shtuar se shpreson që me pranimin e fesë Islame mund ta ndihmoj Tony Blair-in të ndryshoj pandehen e tij për Islamin… Sot, zonja L.Both, si besimtare muslimane, sa herë del nga shtëpia, në Londër, del e mbuluar, falë pesë vaktet e namazit me përkushtim, nuk pi alkool, nuk përdorë mishin e derrit, siç bënte para së të pranonte fenë Islame, lexon Kur’an dhe viziton xhamitë lokale… Ky lajm i gëzuar nuk është rast i vetmuar në Europën e “civilizuar”…Lavdi Allahut të madhëruar!
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| |
|
xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: UNË JAM MUSLIMANE Wed Oct 27, 2010 11:14 am | |
| PO kjo argumenton se islamin po e perfaqesojne dite e me shume intelektual dhe udheheqes te njohur boteror si fe me te mire ne bote duke lexuar kuranin. kan pare se fete tjera jane fe te kota sepse Allahu eshte nje dhe jo figurat e objektet tjera te kota fetare. me 2009 1500 gjerman jan konvertue ne fene muslimane ky ka qen numri me i madhe deri me tash pasi qe per qdo vite ne gjermani 300 deri 400 veta behen musliman. shum eminent boteror po ballafaqojne fejen muslimane. | |
|