Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: GRUAJA BELGE MUSLIMANE QË NDIHMOI 1000 PERSONA... Tue Jul 15, 2014 11:46 am | |
| Gruaja belge myslimane që ndihmoi 1000 persona të pranojnë Islamin
Ndikuar nga miqtë e saj muslimanë dhe duke hulumtuar, studiuar fenë, Veronique Cools e ka pranuar Islamin në një moshë shumë të re. Një belge e re myslimane që pranoi Islamin ka ndihmuar 1000 persona të tjerë që të pranojnë Islamin pasi e shndërrojë shtëpinë e saj në Qendrën Islamike për muslimanët belgë që kërkojnë për të mësuar më shumë për fenë e tyre. Ndikuar nga miqtë e saj muslimanë dhe duke hulumtuar, studiuar fenë, Veronique Cools e ka pranuar Islamin në një moshë shumë të re. Më vonë, ajo vendosi për ta kthyer shtëpinë e saj në një Qendër Islame për muslimanët belgë që kërkojnë për të mësuar më shumë për fenë e tyre. Qendra e re punon për të ndihmuar belgët për të kapërcyer paragjykimet që kanë për fenë Islam. "Paragjykimet rrjedhin kur nuk keni njohuri të duhur, të vërtetë, për Islamin, tha ajo, ndërsa ishte duke përgatitur pako ushqimore për iftar, për besimtarët myslimanët që kanë agjëruar, raporton World Bulletin. "Si mysliman ne duhet të njohim veten, të paraqesim veten para shoqërisë shumë më mirë." Pas tetë viteve të angazhimit, të informimit, Qendra Islame tani ka më shumë se 1.000 anëtarë, shumica prej tyre janë femra belge. Ajo, qendra, është, gjithashtu, e hapur për të gjithë muslimanët në Belgjikë që janë të interesuar për të mësuar më shumë për fenë e tyre. Vlerësohet se në Belgjikë, e cila ka një popullsi prej 10 milion banorë, ka 450.000 muslimanë belgë, rreth gjysma e tyre janë me prejardhje marokene, ndërsa 120,000 janë me prejardhje turke. Më shumë se 20 për qind e popullsisë së Brukselit është me origjinë muslimane nga Maroku, Turqia, Pakistani, Bangladeshi dhe vende të tjera afrikane. Në kryeqytet, në Bruksell janë 77 xhami dhe mbi 300 xhami janë në gjithë Belgjikën.
Burimi: OnIslam & News Agencies Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë
| |
|