Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Familja muslimane në epoken e globalizimit Sat Nov 05, 2011 11:49 am | |
|
Botime të reja: FAMILJA MUSLIMANE NË EPOKEN E GLOBALIZIMIT
Këto ditë doli në dritë libri me titull: Familja muslimane në epokën e globalizimit Autore: Dr. Fatima Omer Nesif Titulli në origjinal: الأسرة المسلمة في عصر العولمة Titulli në shqip: Familja muslimane në epokën e globalizimit Përktheu: Rezarta Salihaj Numri i faqeve: 104 Botues: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë, 2011 Shtypi: Shtypshkronja “Milenium i Ri” Përkufizimi dhe pak historik mbi globalizimin
Globalizimi është një çështje mjaft e rëndësishme të cilës i është kushtuar vëmendje e vecantë. Është një term që haset shpesh qoftë në biseda të ndryshme e media, me pak fjalë në të tëra sferat e jetës, por që në fakt paraqet vështirësi kur na duhet të japim shpjegim të qartë e të saktë për kuptimin e tij. Më poshtë paraqiten një sërë përkufizimesh nga mendimtarët perëndimor për globalizimin. Sipas tyre, Globalizimi është : “Intensifikimi i marrëdhënieve sociale mbarëbotërore, përmes të cilave vende të largëta mbajnë lidhje me njëra tjetrën, në mënyrë të tillë që ngjarjet në një vend karakterizohen nga të njëjtat procese sikurse edhe në një vend tjetër shumë kilometra larg, dhe anasjelltas...“ (Anthony Giddens) “Intensifikim sasior dhe cilësor i transaksioneve ndërkufitare gjatë procesit të njëkohshëm të zgjerimit të tyre lokal”. (Ulrich Menzel) “Është shndërruar tashmë në një fjalë të rëndësishme, e cila prej disa kohësh po përdoret në mënyrë inflacionare në debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga njëra anë si “kërcënim”, nga ana tjetër si “shans” (Johannes Varwick)
Ky libër është i përbërë prej katër kapitujsh:
Në kapitullin e parë do gjeni përkufizime rreth Mesazhit Botëror dhe Globalizmit në përgjithësi. Në kapitullin e dytë do të njiheni me disa të vërteta rreth familjes në këndvështrimin e globalizimit dhe ndikimin e tij negativ në familje, si dhe mesazhin botëror dhe teorinë e tij për familjen. Në kapitullin e tretë dhe të katërt do të njiheni me respektimin e ndryshimeve fiziologjike dhe shpirtërore midis burrit dhe gruas në dispozitat e mesazhit botëror. Gjithashtu, në këtë libër do të gjeni zgjidhjet praktike, urgjente për mbrojtjen e familjes dhe shoqërisë. Çka e ka shtyrë autoren të shkruaj këtë libër? Ajo që e ka shtyrë autoren e këtij libri, Dr. Fatima Omar Nasif, që ta shkruajë këtë libër është fakti se ajo është mahnitur nga njohuritë dhe dispozitat e hollësishme të Fesë Islame, që janë thesare të vërteta, tek të cilat nuk ka arritur ende gruaja muslimane dhe që nuk njihen nga shumica e grave në botë. Sot, bota ku jetojmë, me 7 miliardë banorë, shëmbëllen me një fshat të vogël për shkak të zhvillimit të mjeteve të komunikimit, mjeteve të informacionit dhe mbizotërimit të tyre. Kurse, Globalizimi, “sistemi i ri botëror” përfshin çdo fushë të jetës, atë njerëzore, ekonomike, shoqërore e kulturore. Ai ka mbizotëruar përafërsisht mbi të gjitha shoqëritë dhe ka hyrë me sisteme e ligje të reja në çdo vend e qytet, madje në çdo shtëpi. Ai është përpjekur seriozisht të godasë pikat e forta të shoqërive e t’u imponojë sisteme e ligje që sjellin si rrjedhojë një sistem familjar dhe shoqëror të njësuar. Me problemet e globalizimit po ndeshet aktualisht edhe shoqëria shqiptare. Sfidat me të cilat ballafaqohet familja shqiptare sot janë të shumta. Kur’ani dhe Suneti i kanë dhënë një rëndësi të lartë dhe kujdes të jashtëzakonshëm familjes, ligjeve dhe çështjeve të tyre. Me të vërtetë rregullat e familjes në legjislacionin islam kanë ardhur të detajuara. Ato fillojnë që në hapat e para të ndërtimit të familjes dhe përfundojnë me dispozitat rreth divorcit, së bashku me pasojat legale. Legjislacioni Islam ka vendosur rregulla të veçanta në frytin e kësaj martese (fëmijët): fëmija ka të drejta të plota në çdo periudhë kohe të zhvillimit të tij; i jepet atij përkujdesje, mbrojtje, dashuri dhe siguri. Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimi Islam, me qendër në Tiranë, me botimin e këtij libri e pasuroi Bibliotekën Muslimane Shqiptare dhe tani me leximin e këtij libri secila familje myslimane shqiptare e ndien veten më krenare...! Mexhid Yvejsi, Gjakovë
| |
|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Familja muslimane në epoken e globalizimit Wed Nov 09, 2011 1:07 pm | |
| kjo far Fatimja mir paska ber, per ket liber por pa me vones,mbasi e mbyten GADAFIN .
Mu Libia ben pjes ne shtetet te cilat luajn rrol ne qeshtjen globale, ta kish kuptu aj lopa ket problem ma heret dot shpetonte me siguri,pak me vones kjo liber po mir se e lexojn kta tjert, e mushen mend ndoshta!? | |
|
rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Familja muslimane në epoken e globalizimit Sun Nov 20, 2011 10:59 pm | |
| Nuk duhet marre mesime nga te huajt se si ta interpretojme fene .koha eshte ajo qe na tregon se si te sillemi . | |
|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Familja muslimane në epoken e globalizimit Sun Nov 20, 2011 11:03 pm | |
| po po ka dhe qe te mesojn se si te sillesh,pa marr parasysh se si ti don dhe mendon. | |
|
rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: Familja muslimane në epoken e globalizimit Sun Nov 20, 2011 11:05 pm | |
| o Xheme aje mire si po kaloni ne gurbet
| |
|
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Familja muslimane në epoken e globalizimit Sun Nov 20, 2011 11:09 pm | |
| flm mir po ti si je, thuju stafit ta qelin temen per preshendetje,mos te dalim jasht temes se na denojn. | |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Familja muslimane në epoken e globalizimit | |
| |
|