|
| 28 nentor 2013 Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: 28 nentor 2013 Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim Mon Nov 25, 2013 9:46 pm | |
| KRISTAQ F. SHABANI
Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim
E LASHTA MË E LASHTË “Soliste e parë, e lashta ime !” ditiramb
(Interpretuar nga ditët e javës)
*E HËNË
Historia e lashtë të çelë dritaret, të përshfaqë natyrshëm madhështinë …
Mos ia zini frymën, të frymojë frymësisht, sikundër keni vepruar, deri më tani djallëzisht... Leni rrezet të depertojnë vrulltas, Ylberet të derdhin magjishëm, të gjitha ngjyrat…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: 28 nentor 2013 Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim Mon Nov 25, 2013 9:47 pm | |
| E MARTË
Homerikët u kënduan hyjnive, Heronjve të ardhur nga kreshnikëritë, Arushave qiellore, Yjnive të stisur këndshëm, kryefjalorë mitologjikë...
A mund të besohet sot, pse ajo skenën e errët, çmontonte sytë?… Errësuar keqas përherë ilirët…
Në ballë ravijizim, prerje e helmët...
Para se të shkruhej, një gjuhë e vjetër, një popull pellazgjik dritonte…
I ardhur nga larg në kohë, si racë e fuqishme parahistorike: Pellazgë-ilirët e lashtë…
Erdhën, kur bota agoi… Kur dita spostoi të hidhurën natë, nisi të kalëronte në një stinë të artë…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: 28 nentor 2013 Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim Mon Nov 25, 2013 9:47 pm | |
| E MËRKURË
Eksploratorët dridhen, përdridhen, në maturinë e ndjeshme, në mohimin total të lashtësisë shqipe, në siptoma të fuqishme: zverdhje...
Si mundën të huazojnë të tjerët Eposin tonë të shqueshëm, duke e kthyer në krijesë "apendisit" të tyre?…
Ah, kjo gjuhë amtare, me tingujt dalë prej shpirtit, gjuhë e Aleksandrit të madh tronditës, e Pirros së Epirit vetëtitës… i lë gojëhapur në 12/12 ndjekësit e thyerjes së iksit, me qumështin rritës të gjirit!
Kjo tragjedi stisur dhelpërisht, e shpërfytyruar në ireale të tymtë, a mund të ndalojë shumtësisht, e quajtur e meritës?
Të përçdunohet qytetërimi evropian i zanafillës, mbetur në hije të dyshimtë? Çallmëtarët bllokuan dinakërisht shekujve të errësirës gërmimet, për të firuar e fshirë lavdinë e dikurshme mit, të krijimit, ardhjes… në një mbytje ta pacipë!...
Hapeni kapakun e florinjtë, të thesarit “Histori pellazge”; në vlerën llogaritëse do të mbeteni, si presje, habitur.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: 28 nentor 2013 Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim Mon Nov 25, 2013 9:48 pm | |
| E ENJTE
Muret ciklopike të Panteonit të lashtë, ndërtuar e ngritur shumë më parë, ekzistencës homerike, flasin pellazgjisht, shndrijnë qytetërimin në fjalën herodotike…
Ej, Perëndi, të botës mitike, kush u nunëzoi si perëndi?! Flisni me fjalor perëndish të guximshme…. me simbole të shpirtë,
Etimologjia çel kanatat e ilirishtes së lashtë… në pika horizonti të përflakur..., ku Dielli ndriçon të Parin...
Në hapësirë rrugëton Erebusi, ky bir i Hapësirës, përflet për zanën, vranësinë e reve inatçore… tullatumbas në terr frikës!
Eh, i miri im, poet i stërlashtësisë!…
Eh, Zot, zë rrufe!…
E kemi thënë fjalën me nam të thirrjes së “djallit” ;
Mësuesi afër ditës, Menduesi i së mirës qumështore …
Gjakderdhësi, a është bir i tokës ? Po çuditen
me të zbriturin (Akil) nga qielli, pret udhëtarin idhnak të kthehet, të druajturin e frikës… A mund të fanitni zbehtësinë e dobët?
E PREMTE
Pse m’i morët këngët, baladat, eposet? I bëtë pronë tuajat me dashje të marrë?
M’i torturuat ndjenjat e mia agimore, poshtëruat krijimin e intelektit shpërthyes, mbytët Diellin e dalë për herë të parë në Majë; Hënën sakatuat rëndë në pesë prerje, shtrirësisht në reanimacion qielli, Dritën ia grabitët Yllit, në pusinë e kurthit! …
Ah, Këngët e mia, trimërore dhe heroike, thurur vetëm për të mitë,… aspak për tuajt, i shndërruat pa droje, si tuajat, të figuruara me simbole te vjedhura, Këngët e mia, të brishta dalë nga shpirti im i bukur, gurgulluar, ua ndërruat krijuesin …, sa hap e mbyll syrin…
Në shekuj ekzistence, shkelur e drejta ime, me veprimet grabitqare, të copëtimit futur në to lëvizjet dinake të dhelprës, …për të më errësuar lulëzimin …
Por lulëzimi im, shpejt a vonë, do të “mëkëmbet”… Po bien sinjalet e rikëmbjes Do të bier, si kallaj falsiteti… Kaq shekujsh përlyer me drama, gjak e tragjedi të panumërta mbajtur në iso shtetesh, krijuar pas shumë kohësh, prej lindjes sime....
Thënie kjo e Perëndive tona të mira… falëse sjellshëm të mëkateve!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: 28 nentor 2013 Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim Mon Nov 25, 2013 9:49 pm | |
| E SHTUNË
Por Lashtësia ime, s’ka për t’ju falur Juve, përpjekur shekujve të më merrni botën shpirtërore; të më mbyllni dyer e dritare, duke më nxjerrë në rrugë të madhe, duke më copëtuar egërsisht me dhëmbë ujqërish; duke më “falur” vetëm dhimbjen, vetminë, zhgënjimin…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: 28 nentor 2013 Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim Mon Nov 25, 2013 9:49 pm | |
| E DIEL
Hapur Thesari i historisë pellazge… E vërteta, s’ka për t’ju trembur?! … Në arkivin e kohës e keni kyçur… Tashmë, do të jetë e çlirët: Ta njihni vetëm, një herë e mirë, veten… e kallajtë…
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: 28 nentor 2013 Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim Mon Nov 25, 2013 9:49 pm | |
| ROZAFAT E MIA dhe BABA TOMORRËT E MI
Ç‘rrëzëllitje e ka përflakur Globin nga ky rrëfim shqip… me zë të lartë! Në partiturën e parë melodike të botës: “Soliste e parë, e lashta ime !”
Kristaq F. Shabani "Shekulli i lotuar " 2013 | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: 28 nentor 2013 Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim | |
| |
| | | | 28 nentor 2013 Ditiramb dysimbolsh për Kombin tim | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |