|
| "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:48 am | |
| Vitet 1943
Në 10 korrik 1943 u formua në Labinot, Shtabi i Ushtrisë Nacional Çlirimatre shqiptare. Në 2 gusht 1943 u organizua në Mukje konferenca e Mukjes. Në këtë konferencë kishte në pjesmarrje komunistë e nacionalistë. Në këtë konferencë pati mendime që të punohej së bashku e veprohej në bashkëpunim por nuk u pranua dhe u anullua nga Enver Hoxha. Më 16 shtator 1943 u formua batalioni me komandant Karafil Bellon dhe komisar Boço Muhon.,zv/komandant Brahim Miho. Ky batalion e zhvilloi aktivitetin e tij kundër gjermanëve që në Cepo deri në qendër, deri në xhade. Në atë kohë Karafilit iu vranë në luftë 3 ushtarë, Sejdo Velo dhe dy të tjerë. Meqë këtij iu vranë 3 partizanë e hoqi batalionin dhe e pruri në Qafë të Priftave, Fushëbardhë. Komanda e shtabit të zonës e thiri dhe e urdhëroi që të shkonte përsëri ku ishte me batalionin. Ai kundërshtoi këtë urdhër dhë nuk shkoi. Si pasojë e kundërshtimit u bë ndryshimi në batalion u hoq Karafili dhe në vend të tij çuan Miho Xhanin. Ndërsa Karafilin e çuan në Delvinë, krahinë e Vergoit. Në këtë periudhë u përplasën burrat e Fushëbardhës. Nga ata gjysmat kaluan me komunistët dhe pjesa tjetër me nacionalistët. Aktivitetin e tyre e shtrinë që në fshatrat e Vlorës deri në Delvinë. Senica ishte qendër e nacionalistëve dhe Fushëbardha qendër e komunistëve. Në atë kohë Karafili mori urdhër të sulmonte Senicën, qendër e nacionalistëve. E zbatoi urdhërin e sulmoi por nuk e mori dot. Në këtë sulm ose betejë luftarake Karafili u vra. Me vrasjen e Karafilit u prish batalioni dhe të gjithë fushëbardhasit që ishin në këtë batalion ikën dhe shkuan nga Vratonisnja në fushëbardhë.Këta ishin : Brahim Miho, Boço Muho, Fido Veliu, Avni Tefa, Maksut Muho, Laze Muho, Mevlut Veliu, Kudret Veliu, Asllan Nora, Lesko Nora, Bazhul Nora, Tahir Xhuvani, Alem Shehu, Zjadin Çarçani, Aliko Shalari, Sami Tefa, Xhezo Proda, Bastri Bello, Shefqet Golemi, Nimet Veliu, Haris Shalari, Gusho Muho, Amzo Muho, Siri Çarçani etj.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:48 am | |
| Disa nga burrat që ishin me banim të përhershëm në Fushëbardhë dhe që më parë ishin në batalionin e Karafilit me vrasjen e tij shkuan me ballin në Senicë ndërsa të tjerët u futën në brigadën e 6-të. Të tjerët shkuan me ballin të cilët qenë Xhevdet Baho, Mithat Baho, Fejzo Kapo, Shefqet Baho, Avni Bello, Cirok Cama etj. Pas kësaj lufte u sulmua sërish Senica nga forcat e grupit të parë të Kurveleshit. Lufta vazhdoi një natë dhe një ditë dhe u vranë tre partizanë, Sami Golemi, Hasan Çerepi nga Zhulati dhe Sefer Meta nga Golemi. U plagos Brahim Mihua dhe Kajtas Onjea nga Fushë bardha. Komandës së Senicës i erdhi në ndihmë, batalioni “Çamëria”, Haki Rrushiti dhe e goditi, batalionin partizan. Sulmi vazhdoi me ndjekje deri në gurë të Bashe. Komandanti i batalioni Manxhar Shalari sulmoi me forcat e ballit partizanët nga Senica në Kaparjel. Në Kaparjel u përpoqën me çetat e Shefqet Peçit ku u vra edhe komandanti i ballit së bashku me tre të tjerë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:48 am | |
| Ata qenë Manxhar Shalari, Pronjo Kullai nga Vergoi dhe Haki Baba po nga Vergoi si edhe Çarçan Zhupa nga Kopaçeza. Mbas vrasjes së tyre me në krye Manxharin forcat e ballit u thyen dhe kërcyen në Zhulat duke vazhduar luftimet një natë e një ditë. Në këto përpjekje u vra ballisti Nuhe Kondi nga Fushëbardha. Lufta vazhdonte edhe në Kolonjë ku u vra Guri Dobro nga forcat partizane. Forcat luftarake vazhduan luftën ajo e partizanëve në Fushëbardhë dhe e ballit në Senicë. Në vend të Manxhar Shalarit u vendos Jaho Pula ndërsa me partizanët Jaho Gjoliku. U shtuan forcat partizane, Brigada e 6-të e sulmoi përsëri për të 3 herë Senicën, bazën e ballistëve dhe e çoi deri në Rusan, delvinë. Pra në këto përleshje arriti që luftoi vëllai me vëllanë p.sh Fejzo Kapo kundër Imer Kapos, Sami Golemi kundër Teki Golemit, Resul Bedua kundër Dino Resulit etj. Në luftën e fundit u vra ballisti Nesim Uzeiri. Në luftë me gjermanët afërsisht muaji prill viti 1944 brigada e 6-të arriti me luftime deri në Borsh dhe u vranë 2 partizanë Tahir Xhuvani dhe Alem Shehu të dy nga Fushëbardha. Mbas vrasjes së tyre kjo kompani ra në kontradikta me n/komandantin e brigadës së 6-të Jaho Gjolikun nga Kuçi, mbasi u zunë me njeri-tjetrin ata të Fushëbardhës ikën shkuan në fshat. Komanda punoi me ta, i bindi dhe shkuan përsëri në kompani ndërsa tre veta nga ky efektiv Fido Veliu, Llano Golemi e Rrapo Kongoci u hodhën me ballin. Në Delvinë ishin këta persona që u kthyen : Resul Bedo, Kudret Veliu, Maksut Muho, Mevlut Veliu etj. Në muajin prill maj 1944 vazhdoi lufta midis partizanëve dhe ballistëve por pjesa më e madhe e banorëve të fshatit Fushëbardhë shkuan punonin me qe e me krahë tok për të siguruar bukën e gojës. Balli zuri vend në Delvinë ndërsa në vergo, senicë e lart zunë partizanët. Kryesorët e ballit që ishin në Senicë burra të Fushëbardhës, Novruz Bello, Nesim Yzeiri dhe Medi Shalari, ikën e vanë në Delvinë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:49 am | |
| Operacioni i qershorit 1944
Filloi lufta kundër gjermanit në të gjithë vendin. Në këtë betejë u vra nga fshati ynë Kulbi Gjeçi i cili ishte partizan ndërsa nga pala e ballit u vra Hasan Isai edhe ky nga fshati Fushëbardhë. Në këto luftra me gjermanin po nga fshati ynë u vra Yzo Proda i cili u vra në Gurë të Boshe. Në 24 maj 1944 u bë Kongresi i Përmetit ku mori disa vendime të rëndësishme për forcimin e pushtetit popullor dhe rindërtimin e Shqipërisë. Morën pjesë nga fshati ynë Adil Çarçani. Në gusht 1944 u zhvillua lufta në Delvinë midis partizanëve, gjermanëve e ballistëve. Këtu u vra nacionalisti Sekjo Muho. Në shtator 1944 u zhvillua lufta që nga Delvina deri në Gjirokastër. Lufta e partizanëve pati epërsi në këto përleshje filloi çlirimi i Shqipërisë pjesërisht. Në fillim të shtatorit 1944 dolën partizanët e fundit Sinan Kuci, Sako Veliu, Muço Lagji, Atip Veliu, Bejer Veliu, Zano Kuci, Mehmet Lagji etj Folëm se në 8 nëntor 1941 u formua partia komuniste shqiptare. Komunistë të viteve 1941-1942 ishin Adil Haki Çarçani, Dilaver Habil Poçi. Të viteve 1943 ishin Karafil V. Bello, Neshat Kondi, Nimet V. Veliu, Haris E.Shalari, Elmaz R. Zervoi, Islam Poço, Emro Kondi të viteve 1944 Cirok M. Cama, Resul A. Bedo, Mevlut M. Veliu, Fejzo Kapo, Dino Meçani. Organizata e Rinisë Antifashiste që kryente edhe detyrën e njësitit gueril u krijua në 8 nëntor 1942 më këta persona Nimet M. Veli sekretar me pseudonimin Roli, Fatime D.Kërpaçi zv/sekretare me pseudonimin Turtulli, si dhe anëtarë Xhezo D. Proda, Alem Z. Shehu, Bilush L. Shkurti i cili u fut në 15 maj, Lufto V. Bello etj. I gjithë njësiti i rinisë nga viti 1943 deri në fillim të vitit 1944 doli partizan dhe u regjistrua në formacione të ndryshme partizane. Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar u krijua në 10 nëntor 1942 menjëherë pas Konferencës së Pezës. Përbëhej nga këta këshilltarë Nishat Çarçani, Kasëm Golemi, Dino Meçani. Zylfo Proda dhe Shuquri Këndezi. Disa nga bazat e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare ku janë strehuar ilegalët e luftës Bezene Shalari, Hano Xhumani, Lesko Nora, Gjuze Resuli, Kali Kërpaçi, Kasëm Golemi, Sume Kërpaçi, Neshat Kondi, Doko Nora, Zeqo Cama, Aishe Golemi, Afize Golemi, Behni Kapo, Berate Veliu, Nishat Çarçani, Bedri Shehu, Bide Mato, Dudi Basha, Ziflo Proda, Xhiko Basho, Zenejbi Proda, Mine Kondi, Fatime Kërpaçi, Feko Nora, Fari Golemi, Furo Muho, Feruze Muho, Haxho Kërpaçi, Nervo Veliu, Hade Xhumani etj Gra anëtare të organizatës së gruas antifashiste 1942-1944: Iblo Çarçani, Mira Bello, Merushe Nora, Naze Çarçani, Hade Xhumani, Rabije Maçi, Shero Kondi, Xheko Xhuvani, Shaho Muho, Majnure Meçe, Manare Cama, Merushe Xhumani, Shero Çarçani,Shaniko Poçi,Xhemile Proda,Xhiko Basho, Hazbihe Proda, Feko Nora, Goleme Kondi. Gra e vajza nga të fshatit Fushëbardhë që dolën partizane në 1943-9 maj 1945 : Latife V. Nora, Dife G. Maçi, Kano H. Çarçani, Nevro H. Çarçani, Rabie H. Caca, Trendelina M. Memushi, Kaze A. Kazo, Shega Onjea, Republika A. Çarçani. Nga pushtuesit e huaj dhe nga ballistët në Fushebardhë u dogjën 103 shtëpi banimi. Më 7 mars 1943 në Kardhiq u formua batjalioni partizan “Asim Zeneli”. Nga Fushëbardha në këtë battalion ishin këta persona. Siri Çarçani, Alem Z. Shehu, Bashul O. Nora, Bexhet B. Shalari, Cirok O. Cama, Elmaz I. Zervoi, Emro C. Kondi, Hariz L. Shalari, Islam H. Poçi, Kutbi Ç. Gjeçi, Latife V. Nora, Lulo I. Nora, Muho H. Duka, Mevlut M. Veliu, Nishat Kondi, Beqir Z. Kondi, Nimet M. Veliu, Qazo J. Baho, Sami S. Golemi, Tahir Sh. Xhuvani, Xhezo D. Proda , Ziadin Sh . Carcani , Fidai A. Veliu i cili në muajin maj kaloi me ballin. Më 13 prill 1943 në Cepo afër Plesatit u krijua batalioni partizan territorial i krahinës së Kardhiqit me komandant batalioni Karafil Bellon nga Fushëbardha. Në këtë batalion nga Fushëbardha ishin shokë e shoqe :Ali Proda , Axhem Muho, Avni Bello, Asllan Nora, Bastri Bello , Boro Zani, Birçe Basho, Brahim Miho, Boço Muho, Hodo Basho,Çobo Miho, Çaush Kondi, Idriz Stefani, Jonuz Çarçani, Kasëm Golemi, Karafil Bello, Kanan Muho, Kajtaz Onjea, Kudret Veliu, Laze Cara, Lesko Nora, Merko Zani, Mehmet Kondi, Maliq Cama, Musa Muho, Manxhar Muho, Mitat Baho, Musto Zani, Namik Veliu, Nishat Çarçani, Nimet Veliu, Qek Cama, Rushit Golemi, Razi Veliu, Çete Nora, Dino Meçani, Destan Nora, Ferik Shalari, Ferjat Zani, Ferdi Veliu, Gusho Muho, Gjolek Shalari, Hazis Çarçani, Haris Nora, Harrem Gjeçi, Hair Shalari, Hasko Kazo, Hajrulla Çarçani, Habip Xhuvani, Ramis Cama, Tafil Lagji,Sedat Veliu, Sadedin Bineri, Sejdo Shkurti,Sadik Cama, Serjan Muho,Sulçe Kondi, Sami Golemi, Sali Basho, Skëndo Xhuvani, Shuko Xhuvani, Shuquri Këndeci, Veli Nora, Veis Onjea, Zano Shehu,Zubo Proda,Zenel Bello, Zeko Basho, Xhevdet Baho, Xhelo Çarçani, zv/komandant batalioni Xhipe Kozaku. 14 djem partizanë nga ky battalion u larguan dhe kaluan në formacione partizane më të mëdha. Batalioni territorial e shtriu aktivitetin e tij në tërë rajonin e Kardhiqit dhe në Delvinë. Në 30 mars 1944 grupi i parë dhe brigada e 6-të çliruan Rrëzomën e Delvinën. Në 4-5 prill 1944 grupi dhe brigada e 6-të Sulmuese luftuan me prapavijën në malin e Bardhë përballë Shën Vasisë kundër forcave gjermane e balliste. Atje u vra Jaho Gjoliku nga Kuçi në qafën e Vorgoriut. Ai ishte kuadër i grupi të parë dhe në operacioni e qershorit 1944 përsëri grupi i parë përkrah brigadës së 6-të u gjend përballë Shën Vasisë dhe Nivic bubarit duke luftuar forcat armike. Këto forca partizane u tërhoqën në malin e Borshit, Tatzatit dhe Kurveleshit. Në 18-19 korrik 1944 grupi sulmoi forcat armike në Gjirokastër. Aio ishte së bashku me brigadën e 8-të sulmuese. Në dhjetëditëshin e parë të gushtit 1944 grupi i parë u inkuadrua në formacione partizane më të mëdha që u krijuan në gusht 1944. Në 20 maj 1944 në Sukth të Përmetit u krijua brigada e 12 sulmuese pjesmarrës nga Fushëbardha ishin këta persona: Aqif Bello, Avni J. Bello, Boço H. Muho,Baxhul B. Nora, Rauf Sh. Basho, Guxho N. Muho, Musto M. Zani, Lufto V. Bello, Rabihe L. Caca, Maksut S. Muho, Mehmet T. Lagji, Sako D. Meçani, Sako T. Mullai, Shefqet H. Golemi, Laze M. Muho, Ramo N. Nora, Sorush R. Bineri, Shefqet Sh. Deçka, Shega B. Onjea, Nuri Çarçani, Amzo K. Muho, Cirok O. Cama, Ramiz O. Cama, Dife Ç. Maçi, Mato L. Mato, Fejzo L. Kapo, Hodo Ç. Basho.Në 17 gusht 1944 në Sheper të Zagorisë Poliçan u krijua Brigada e 14-të pjesmarrës nga Fushëbardha ishin Bilush Ç. Shkurti, Bajër N. Veliu, Sedat M. Veliu, Muço N. Lagji, Keze A. Basho, Zano L. Kuci, Sinan L. Kuci. Brigada e 7 sulmuese u krijua në 17 mars 1944. Pjesmarrës në këtë brigadë nga fushëbardha ishin Adil H. Çarçani zv/komandant brigade, Rami M. Çarçani. Ndërsa më 25 prill 1944 në Zagorie u formua brigade e 8 sulmuese nga fushëbardha ishin Dilaver H. Poçi kuadër brigade, Republika A. Çarçani, Kano N. Çarçani, Heqerem H. Çarçani. Në 20 gusht u formua brigade e 16 sulmuese në Shepref, Skrapar. Pjesmarrës nga Fushëbardha ishin Lumen Sh. Proda, Petrit I. Mullai. Në 30 gusht 1944 u formua brigada e 19 sulmuese në Theollogo të Sarandës. Morën pjesë nga Fushëbardha shokët Zenel H. Poçi, Faslli Q. Bello, Brahim H. Miho, Fieno B. Bineri, ndërsa në 21 gusht 1944 u formua brigade në Zallher nga Fushëbardha në të cilin ishin këta shok Enver H. Çarçani dhe Hajrulla Çarçani. Në 14.2.1944 u krijua grupi i parë Vlorë-Gjirokastër, pjesmarrës nga Fushëbardha ishin këta shokë : Brahim Miho, Sami Golemi, Këze Kazo. Fushëbardha i dha luftës Antifashiste Nacional Çlirimatre 14 dëshmorë djem dhe vajza që sot janë krenaria e familjeve, e fshatit dhe kombit | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:49 am | |
| Periudha e mbas çlirimit
Mbas çlirimit të vendit nga pushtuesit e huaj pjesmarrës nga Fushëbardha në asgjësimin e bandave të diversanëtve kanë qenë: Baxhul Nora vrarë në Burrel, Mevlut Veliu në jug dhe veri, Guxho Muho, Dino Meçani plagosur në Piks,Destan Nora vrarë në Piks, Isuf Mullai kreu aktivitet në dobi të Shqipërisë në Greqi,Franc, Belgjikë, New York, SH.B.A etj. Ai ka punauar në agjentur kundër Ahmet Zogut. Në provokacionin e 2 gushtit 1949 nga ushtria greke.Me këtë provokacion u përballën nga Fushëbardha këta shokë Islam Poçi,Resul Bedo, Maksut Muho dhe Mehmet Çarçani. Ushtria shqiptare partizane në të gjitha luftërat, betejat e mëdha luftarake patën rezultat ose dolën fitimtarë se luftuan me përkushtim për të mbrojtur integritetin shqiptar, trojet e veta. Ata trimfuan mbi armiqtë se patën organizim, patën një disiplinë të fortë e të pathyeshme. Ata patën me njeri-tjetrin dashuri e kompaktësi dhe i zbatuan me rigorozitet urdhëresat e komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Nacional Çlirimtare. Ata e kujtojnë me respekt njeri-tjetrin, hallet, kohët e luftërat që kanë kaluar duke luftuar për Shqipërinë, për atdheun. Pas çlirimit ata që mbetën gjallë u larguan nëpër vende, në fshatra e qytete për të jetuar, pra u larguan nga njeri-tjetrin. Jasi shkruan një veteran invalid për shokët e tij, shok lufte, të dy luftëtarë nga më të parët, në pamundësi për tu takuar se nuk i linte mosha. Ishte Islam Poçi i shkruan Mitat Kondit:
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:50 am | |
| Mitat po të qaj me huqe Se nuk di a jam më tutje Ndaj do të të qaj me fjalë Se nuk di a do jem gjallë. Vate o mik jeta vate Shkuan vite dhe u plake Gojën mjaltë për shokë e pate Për armikun presa shpate. Thash do të të qaj të gjallë Le të thonë se jam i marë Se ke qenë trim me pallë Të kam njohë e të kam parë Po të këndoj këtë këngë Se ke qenë gur i rëndë Nëpër luftra gjurmë ke lënë Para teje hasmi pëndë Aq sati kur ishe gjallë S’kishe shok në ato anë Kur flasim për trimëri Ajo u rrit bashkë me ty Nuk harroj kur ishe djalë Ngjeshur pushke dhe gjerdanë Mal më mal e shteg më shteg Hasmit i dilje në shteg Tani po e mbyll me kaq mbase më vonë të shkruaj prapë
Një urim ta jap si shok Pleqëri kurrë mos kalofshi Vazhdo punën si një herë Vraje përtacin e mjerë Se një herë na vjen kjo jetë Ndaj puno si e di vetë Mos merr tespihet në dorë Se s’të flas o mal me borë Tani një urim të lehtë Të rrosh sa të duash vetë Vafsh 100 e ca vjet Po nga hera me lezet Veç një vrejtje po të jap Mos më le vetëm mor sheprok Ike larg e larg mor burrë Malli më ka marrë shumë Jemi pleq, s’vijmë dot Kemi qenë dhe jemi shok Se të dua siç më do Ndaj në ëndërr shpesh të shoh.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:50 am | |
| Kapitulli VI
Fiset që kanë banuar e jetuar në Fushëbardhë para e mbas LANÇ dhe në vitet e tranzicionit janë fisi Muhaj, Norra, Çarçanaj, Xhuvanaj, Shalaraj, Bahaj, Kazaj, Veliaj, Resulaj, Kërpaçaj, Maçaj, Lagjaj, Deçkaj, Sabriaj, Uzeiraj, Kapaj, Memushaj, Mataj, Shehaj, Gjeçaj,Golem, Zaine, Bellaj, Këndezaj, Camaj, Bineraj, Kushaj, Memaj, Cacaj, Prodaj, Kucaj, Mullaraj, Dobraj, Zervoraj, Onjeraj, Mihaj, Konaj, Bashaj, Saliagaraj.Gjithsej janë 39 fise. Aktualisht nuk janë banorë të fshatit këto fise të cilët janë larguar Dukaj, Kolaj, Shkurtaj, Bahaj, Gjonaj, Sabriaj, Uzeiraj, Isaraj, Këndezaj, Kongocaj, Alidhimaj, Sullaj, gjithsej 11 fise. Fiset që kanë ardhur nga jashtë janë Muhaj, Musaraj, Macaj, Çarçani të katër këta fise kanë ardhur nga Vlora ndërsa fisi Shalaraj nga Dukagjini, Gjeçajt nga Zhulati, Golemi ardhur nga Golemi, Bellajt ardhur nga Lushnja, Kërpaçajt nga Zhulati, Onjrajt nga Vlora.
Gjendja e arsimit dhe kulturës në fshat
Ashtu si në të gjithë vendin edhe në fshatin tonë pothuajse 50% e banorëve ishin analfabetë. Duke pikasur këtë problematikë u morën masa paraprake. Në vitin 1936 u hap shkolla e re shqip brenda në fshat. Në fillim u zhvillua mësim në shtëpinë e Xhelo Bahos dhe në shtëpinë e Piran Çaçit pastaj filloi shkolla e re që u ndërtua nga këta ustallarë Braho Dobi, Ferhat Kërri, Llambi Gozhelli, Riza Rama dhe Ramadan Graçi.Në grup të muratorëve ata kishin edhe një djalë 16-17 vjeçar i cili tek pinte ujë kaloi një aivellë dhe vdiq. Ai ishte korçar. Kurset kundër analfebitizmit u zhvilluan në këto vende Mero Maçi e zhvillonte në hon,nëpër kasolle e haure të lagjes, Çaush Kondi e Qamil Muho në bregun e Shalare, Qamili dhe Çaushi në bregun e Konde, Nekip Lagji në bregun e Lagje,ndërsa Mehmet Proda në bregun e Mullare.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:50 am | |
| Përberja dhe shtrirja e strukturës së fshatit
Xhadeja përtej në Onjeaj nga fundi hingës deri tek qendra sot nuk ka qenë dhe ajo xhadja te qendra deri pas bregut të xhamisë. Lumi që është sot përmbi fshat ka qenë i disiplinuar me dhipaqe dhe dhipllopaqe dhe ka qenë rruga kryesore që zbresin njerëzit nga rrugicat e lagjeve në atë kryesoren p.sh Mihajt sokaku që dilnin në lumë të Trim Onjea,te hasefi që del në lumë, i Zervore që delte në lumë, ai te përroi, i Dobre, i Kuçe që dilte nga Onjerajt te Petrit Mullai në lumë, i Prode që dilte te serveti në lumë, i Xhuvane dhe Cace që dilte në lumë, i Binerve që dilte në lumë, i Meme që dilte në lumë para Musait, i Came drejt në lumë, I Belle drejt në lumë, i Këndeze drejt në lumë, i Alidhime që dilte nga Zubo Memush e Dervish Golemi sot drejt në lumë, I Goleme që dilte nga Zilfo Golemi Rushit e Kasëmi drejt në lumë, i Yzeire dhe Kape del drejt e në lumë, i Sabrie në lumë, i qyshesnë lumë ose zhermë sot, i Tefe, Velie, Nore në zhermë, i Shalarë të Haqua e në zhermë, i Kaze te Bashkim Nora sot e në zhermë, lagjia Çarçanaj sokaku e në lumë, lagjia Muhaj, Xhumanaj, Macajdukaj etj drejt e në lumë, sokaku te Azem Onjea që dilte në lumë te Rraman Mullai flitej sokaku Idriz Sulli, Fushëbardhë, sokaku tek Kasëm Golemi quhej sokaku i Aleksandër Gjoni që dilte në lumë, sokaku tekë Qamil Muhua quhej sokaku I Idriz Alidhimës, sokaku që del në lumë ai te Veliajt e Tefajt quhej sokaku Nikaçajt Fshati kufizohet me këto maja kodrash: maja e Haracës, Shënmërisë, Mesaresë, Gjinazit. Shpellat të cilat gjatë luftërave tona shërbyen edhe për strehim Shpella e Zhulit,ku u strehua Papa Zhuli, ajo e Goroqipit, e Honit, shpella e Lopëve me hyrje dalje, e Vele, Rramanit, Skrapullaq,Tërthore, etj. Burimet ujore të cilat përdoren nga fshati për pirje dhe vaditje: Burimi i Ferëzës që ishte ndën urë në qendër të fshatit. Në këtë burim mirrte ujë i tërë fshati me bucela e me teneqe., Ai burim gjatë pranverës dhe verës për të mos u ndotur vendosej disa muaj roje Shemo Çarçani, burimi i Belle, kroi i sabrie, Konde lart, Kërpaçe. Burimet larg fshatit kroi i Kalit, Bidergjoni,Gjiveli në hon, kronjet e Skërficës, burimi i Norre Piks,burimi Taroninës, në pellgj piks etj. Nga thatësirat e mëdha ka rastisur që fshati ka shkuar e ka marrë ujë për të pirë në Çullunarë, se burimet e lartpërmendura shteruan. Lagjia e Çarçane, ajo e Muho dhe Prode kanë qenë zona moçalishte, zherma ndahej me gardh se nuk kishte lumë, gardhin e bënin lagjet tej e përketej. Ai pak lumë që ka qenë ose përrua mund të thahej. Ka patur shtratin te rrapi i Yzeire, te shtëpia e Akten Veliut të rrapi i madh në qendër dhe derdhej tek bahçja e Mun Çarçanit. Rrapi i madh ka mbirë nga një shul gardhi. Në vitet e para pas çlirimit ishte gjendja e mjerushme nga pikëpamja ekonomike dhe sociale, pothuaj në të gjitha fushat e jetës punohej e nuk sigurohej dot buka e gojës. E vetmja rrugë ishte ajo e punimit të tokës. Kishte për detyrë të ruaje ç’zinte puna e kaut me parmend dhe tjetra që s’punohej me qe, të hapje me kazmë tokë të re gjithashtu duhej të thurrje me gardh se potë prishej nuk mbante njeri përgjegjësi. Ishte vendosur që periferia e Shurit të mbillej vresht por u pezullua nga vetë fshati se duhej të thurej çdo vitë. Toka në ato vite mbillej kryesisht me këto kultura bujqësore: grurë, thekër, ebë, tërshërë, urof dhe misër. Fshati kishte ligje që të mbaje 50 krerë bagëti. Mbi 50 krerë do të shkoje në kullotë verore dhe dimërore, po të kishe 100 krerë do ti nxirje nga vatha jote do të zije nome në periferi të mushas së fshatit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:50 am | |
| Zakonet që ka patur fshati ynë për fejesa dhe martesa
Fejesat bëheshin pa e parë njeri-tjetrin vajza dhe djali. Ato bëheshin vetëm me vendimin e formës së prerë të prindërve. Më tepër në atë kohë shikohej gjendja ekonomike e të dy palëve . Kur martoheshin, të diel në darkë nusja nusëronte brenda në dhomë e shoqëruar kryesisht nga gra.Dhëndrri hyn nga jashtë dhe vinte te nusja veprime këto për ta patur gruan gjithmonë nën komandë dhe burri të ishte superior ndaj gruas.Kur dilte dhëndrri jasht kërcisnin tre revole. Fejesat bëheshin gjithmonë me kërkesën e krahut të djalit dhe jo të vajzës, pra nuk shikoheshin e nuk flisnin çifti me njeri- tjetrin, derisa martoheshin, por nëpërmjet prindërve shkëmbenin simbolet ( shenjat ), vath ose orë dhe prisnin ditën për martesë. Edhe atëherë bëheshin dasma për fejesa e martesa, por me fukarallëk . Pirja e burrave kalonte në ekstremet me sharje, ofendime, deri në plagosje, në rrahje. Për gra nuk ka patur pije. Sot nuk ka më hoxhë për të futur dhener brenda me kuranë e duvara të asaj kohe. Kënga ka buruar nga populli, i ka rrënjët tek gazi i njeriut. Sot ka evoluar jeta. E shkuara me të sotmen nuk krahasohet kurrë. Këtë përçmim të kaluarës ja jep vetë jeta, zhvillimi ekonomik (social ,ia jep niveli i popullit) sot shikohen vajza dhe djali dhe mbi bazën e dashurisë, fejohen me njeri-tjetrin bëjnë fejesë e martesë me një organizim të përsosur, dasmat kalojnë në një atmosfere nga më festive dhe me nivel të paparë. Kur gjendja kalon ashtu patjetër nga buza e goja dhe zemra e të gëzuarit ka buruar edhe kënga : p.sh kur bën fejesë nuseve :
Moj shumë ç’të qenë vënë babai s’ të kishte zënë të la sa të gjeti vend të dha në derë të rëndë do tretesh qiri në këmbë kafe miqe duke dhënë
Kur merret nusja Jemi nisurë që prëmë o krushku inë duke pjetur njerëzinë o krushku inë krushku ku e ka shtëpinë o krushku inë te porta me llamarinë o krushku inë ( sot me trëndafilë ) Ose Nusja jon hane – hane as e vogël as e madhe sa një kokërr portokalle
Mu qepe vazjë mu qepe Me the mermë me vete Ku të të shpie lanete Se unë s’kam shtëpi për vete
Më ka gjetur belaja Më ka humbur duvaja Më gjet fakir fukaraja Fukaraja s’deshi gjë Të flë një natë me të Të keqen nuk ka asgjë
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:51 am | |
| Fatkeqësitë ose vdekjet
Kur ndodhte fatkeqësi ose vdekje e sidomos mosha të reja kërciste ulërima nga grate. Për atë kohë ka qenë e nevojshme se njerëzit të afërm e të largët pasqyronin keqardhjen për atë që ndërron jetë, por ulërima ka qenë dhe si mjet lajmërimi mbasi në atë kohë nuk ka patur mjete njoftimi se njerëzit ishin të shpërndarë në Piks, Hon, Kakodhiq, Gërvec etj. Konkretisht në Fushëbardhë njoftohej hoxha , i cili dilte në xhami dhe bënte salanë për të marrë vesh publiku Kur ndodhte fatkeqësia (vdekje burri ) në moshë të re nusja dilte që ditën e tretë dhe shkonte tek babai me leshë të prerë .Tani njoftimet për cdo të mirë ose të keqe bëhen nëpërmjet telefonit ose telegrame .
Pas çlirimit, prej vitit 1946
Për të pasur një qetësi e garanci më të qëndrueshme ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Fushëbardhë u bë çarmatimi i popullatës. Përgjegjës për këtë ishte një oficer sigurimi , i cili quhej Karkanaqe dhe polici Xhezo Kroi nga Kardhiqi .Çarmatimi u bë me dhunë, me rrahje, me tortura ( ishte koha e Koci Xoxes ) .Në këtë situate krerët e fshatit e sidomos personave që u dëgjohej fjala si Zenel Bello, Ago Shalari, Fatime Kërpaçi, Dino Meçani , Musa Muho dhe Ali Proda, qëndruan indiferent dhe nuk e ndihmuan fshatin që të mos përdorej dhuna për çarmatimin
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:51 am | |
| Periudhe e Reformës Agrare 1946
Si në të gjithë vendin edhe në Fushëbardhë u bë reforma agrare,më tepër kjo u bë në Fushëvërri se atje ishte toka bujqësore dhe në blegtori. Nga reforma në fshatin tonë u prekën këto familje: Kasem Golemi, Medi Uzeiri, Hysni Bello dhe disa nga fisi Kongoce , Hazis Çarcani, Lutfi Çarcani. Kasem Golemit iu mor dhe gjysma e blektorisë .Kanë përfituar nga reforma këto familje :Nuhe Nora , Novruz Zervoi, Hesat Zervoi, Lame Muxhai, Meleq Baho, Salihe Kondi, Shuqo Kazo, Amet Basho. Pas kësaj reforme filloi të ndryshojë gjendja ekonomike e fshatit, punohej e shfrytëzohej toka, u shtua blektoria, pra populli filloi dhe i doli për zot pronës së tij për të siguruar të ardhurat imediate të jetës. Në vitin 1947 u formua koperativa bujqësore blektorale. Ajo u formua me inisiativën e Ali Prodit, Dino Meçanit, Fatime Kërpaçit, Babuden Prodës, Osman Veliut, me kryetar Ali Prodën. Në këtë kooperativë u futën të parët këto familje: Musa Muho, Ali Proda, Babudem Proda, Shemshi Proda, Sherif Proda, Shyquri Veliu, Fatime Kërpaçi, Dino Meçani, Osman Veliu, Zenel Bello, Namik Veliu. Kjo kooperativë nuk pati qëndrueshmëri pasi në atë kolektiv hynë kontradikta dheu shpërbënë. Ndërsa në 15 prill 1956 në Fushëbardhë u bë kooperativa bujqësore dhe blektorale me kryetar Fejzo Kapan dhe antarë Sabedin Bineri, Doko Nora, Neki Golemi, Asllan Nora, dhe Shefqet Golemi. Në kooperativë për herë të parë u futën 50 familje dhe çdo ditë shtoheshin rradhët e saj.Në komisionin e vlerësimt të blektorisë ishin këta persona : Asllan Nora, Rushit Golemi, Sabedin Bineri, Shefqet Golemi dhe Razi Veliu.
Zhvillimi ekomomik dhe social dhe ecuria në të gjitha fushat e jetës pas formimit të kooperativave bujqësore.
Menjeherë pas kësaj periudhe ashtu si kudo e bile më mirë mori pamje tjetër nga pikëpamja e zhvillimit dhe mirëqënies të jetës.
Në arsim Nga ajo prapambetje e madhe që e zuri fshatin vitet e çlirimit u kaluan me eleminimin e analfabetizmit, në ndërtimin e shkollës me dy kate, në të cilin vazhduan studimet me qindra nxënës për arsimin e mesëm të profilit bujqësor u pajis shkolla me kuadro përkatës të aftë plotësisht dhe me mjetet e nevojshme. Më vonë kur ishte ekipi gjeollogjik u hap edhe teknikumi gjeollogjik I minierave. Asaj iu vendos emri shkolla bujqësore 12 vjeçare “Karafil Bello”, Fushëbardhë. Nga fshati ynë deri më sot kanë mbaruar shkollën përkatësisht në profile të ndryshme si më poshtë : në arsimin e mesëm mbi 300 djem e vajza, në arsimin e lartë mbi 35 djem e vajza të profileve të ndryshëm, gjatë viteve të LANÇl dolën 35 oficerë dhe gjatë viteve pas çlirimit mbi 50 oficerë. Kjo armatë djem dhe vajza që kanë mbaruar shkollat sot aktualisht mbi 60% e tyre ndodhen dhe punojnë në emigrim jashtë Shqipërisë, larguar për nevoja familjare ekonomike. Duke u mbështetur edhe në vendimet e Partisë së Punës dhe qeverisë në atë kohë që ta bëjmë edhe fshatin si qyteti ashtu si kudo në Shqipëri edhe në fshatin tonë mori përmasa të mëdha zhvillimi ekonomik në bujqësi dhe blektori, u hapën 35 ha tokë bujqësore, u sistemuan mbi 10 Ha, u mbollën mbi 40 ha me vresht, u mbollën mbi 15 ha me pemishte u sigurua plotësisht buka në vend për gjithë banorët e fshatit. Fushëbardha punonte edhe tokën që kishte në Fushvëri e cila kapte shifrën prej 250 ha. Banorët e Fushëbardhës pothuaj se 60% e tyre gjatë stinës së pranverës dhe verës banonin në fshat ndërsa në vjeshtë dhe në dimër banonin në Fushëvëri.U bë kanali vaditës për vreshtin nga Piriu në grop të Zhulit me gjatësi 3-4km dhe me kapacitet rezervuari 3 500-4 000 m3. U shtua blektoria dele 3 500 krerë, dhi 2 500 krerë, lopë mbi 60 krerë, qe 20 krerë. Për tu zhvilluar kjo degë e ekonomikut u morën masa të rëndësishme në pastrimin e kullotave që u bënë me mijëra ha, për shërbime zooveterinare, u ndërtuan stacione ndërzimi, u ndërtuan stalla moderne, u ndërtuan lera moderne etj masa favorizuese për shërbime të këtij sektori të rëndësishëm të kooperatives. U ndërtua burimi në Shpë, ai në qafë, ai i Taroninës,Vithinës të Skërficës etj
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:52 am | |
| Në infrastrukture
Si kudo edhe në infrastrukturën rrugore ishtë parapambetje e madhe udhëtonin njerëzit në këmbë 4-5 orë me rradhë Fushëbardhë-Gjirokastër dhe anasjelltas. Por edhe kjo gjendje u përmirësua me tu bërë rruga automobilistike problemi mori rrugëzgjidhje të plotë, arrijti gjer aty sa në fshatin tonë vinin dhe vejin çdo ditë dy autobuzë, megjithëse rruga përsëri e vështirë por në zonën tonë kanë punuar me përkushtim këta shoferë Skënder Veliu, Kadri Onjea, Hizmet Çarçani, Manxhar Basho, Baro Veliu dhe Shpëtim Caca e Ëngjëll Bineri. Të tëra këta djem të Fushëbardhës dhe që kanë plotësuar nevojat dhe hallet e fshatit dhe tërë komunitetit të zonës Kardhiq. Skëneri vazhdontë çdo ditë rrugën Fushëbardhë-Gjirokastër-Ballsh dhe anasjelltas. Ai jovetëm s’kishte lënë njeri rrugëve por ka ndihmuar në maksimum studentët që vazhdonin studimet e larta në Tiranë dhe qytete të tjera të Republikës së Shqipërisë. Rruga automobilistike u bë gjatë vitit 1948. Në hapjen e rrugës Taroninë-Fushëbardhë morën pjesë dhe punuan gjithë burrat dhe gratë e fshatit e sidomos rinia, gjithë brezi i ri. Pa u bërë rruga automobilistike të gjithë banorët e fshatit Fushëbardhë që venin e vinin në Gjirokastër kalonin nga fundi i fshatit, guri gjatë Çullunar dhe dilnin në Taroninë rrugë ajo me shumë vështirësi si për ditën dhe më keq për natën. Elektrifikimi i fshatit tonë në sajë të ekipit gjeollogjik që u bë në vitin 1956, u bë kjo se u vendos një elektromotor me kapacitet të madh, u ndërtua depua e ujësjellësit në fund të kodrës së Camë me kapacitet 40 m3, u sistemua galeria nga ku buron uji në lemeth dhe u shtrua linja në të tërë fshatin për furnizimin me ujë, më vonë aty nga vitit 1985-1986 u bë linja tjetër e ujësjellësit nga Piriu në depon egzistuese mbi Camaj. Për të plotësuar sa më mirë nevojat dhe shërbimet për banorët e fshatit me investime nga shteti i ndërtuan dhe funksionuan rregullisht këto objekte, rrobaqpsi, hekurpunues, samarapunues, këpucar, elektriçist, mulli bluarje për drithra buke, klub për pije alkolike, dyqan ushqimor, dyqan robash për veshmbathje, u hap central për linjë telefonike, u ndërtua kabina në Mesare për sinjal televiziv, lapidari për dëshmorët e luftës etj.
Shërbimi shëndetsor
Të gjithë janë dëshmimtarë të së kaluarës dhe aq më tepër të moshuarit se shërbimi shëndetsor në fshatin tonë ishte i mjerueshëm, më e keqja se institucionet e këtij shërbimi ishin larg dhe nuk mundeshe që në raste urgjence të çoje të sëmurë. Më vonë u dergua dhe ka punuar një kohë të gjatë si infermjer Batin Veliu që në Fushëbardhë deri në Zhulat, Kolonjë, Kaparjel si dhe Kardhiq e Prongji. Që para çlirimit dhe deri nga viti 1950 nuk kishte kuadro për lindjen e grave. Në këtë drejtim një rol të rëndësishëm ka luajtur Mecovite Veliu dhe Velide Muho. Që të dyja këto humane kanë shpëtuar nga vdekja me dhjetra e qindra gra për lindje fëmije. Më vonë ashtu si për të gjitha fushat e jetës ndryshoi krejtësisht situata e shërbimit ndaj popullit, u ndërtua ambulancë,shtëpi lindje, kopshti, çerdhe edhe me kuzhinë për ngrënie ushqim, u sigurua personel që nga mjeku, infermjeri deri tek mamia. Kështu më vonë nuk e lypte nevoja për njerëzit të shkonin në Gjirokastër për çështje elementare veçse për raste të rënda, me urgjencë, ndërhyrje kirurgjikale etj. Në këtë sektor ka punuar një kohë të gjatë me vullnet e devotshmëri në shërbim të ruajtjes së shëndeti të popullit të Fushëbardhës, Zhulatit deri në Kaparjel, Batin Veliu, Bedo Resuli e Mersin e Vezhdi Peçi. Pra kushtet u përmirësuan, rruga automobilistike u bë Taroninë-Fushëbardhë, linjë urbani u vendos, kështu që nuk shkonin më njerëzit nga Çullonarët me këmbë, vend i vështirë ai sa që e përdorinin fshtarët me panik e frikë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:52 am | |
| Në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit
Nga viti në vit duke u ndryshuar niveli arsimor i banorëve patjetër ndryshoi dhe u zhvillua jeta artistike në fshat. Pra ndryshoi mënyra e të jetuarit në shoqëri, në fëmijën prej fillores deri në shkollë të lartë, u gjallërua brezi i ri, u ndërtua shtëpia e kulturës në qendër të fshatit me kuadro dhe pagesë nga shteti, institucion që luajti një rol të rëndësishëm në edukimin dhe gjallërimin e jetës artistike të fshatit. U krijuan grupe të këngëve dhe valleve popullore dhe që në këto grupe morën pjesë përkatësisht këta shokë dhe shoqe, Gurje Resuli, Laze Nora Abedin Golemi, Salite Proda, Flatum Proda, Lime Lazo,Sopot Onjea, Lumto Xhuvani, Diftir Nora, Fatime Çarçani, Aleme Onjea, Budo Kërpaçi, si Mail Cama, MesinGolemi,Zenepe Golemi,Dite Golemi,Aze Golemi,Njote Muho,Hurma Muho,Qëndrime Onjea,Mjafte Deçka, Pranvera Cama, Maksi Onjea Hajrulla Veliu, si dhe grupi I fatosave Medan Nora, Nuredin Nora,Musine Nora, Teuta Kapo, grupet e estradës Laze Nora, Mehmet Kërpaçi, Xhelo Çarçani, Miri Mullai, Mazar Mullai, Flatun Proda,në grupet e sportit Qamil Muho, Budo Kërpaçi, Abedin Golemi, Flatun Proda, Ismail cama, Zhuli Tefa, Sule Zervoi, Mersin Golemi, Laze Nora,Faik Kërpaçi,Sherif Bineri,Resmi Shehu,Dhurim Zani, Halil Bello, Mirash Shehu, Xhevahir Shehu, Maksi Veliu, Pëllumb Veliu,Luli Kërpaçi, Agron Kërpaçi, Konof Shalari, Habil Bello etj. Me këto grupe e sidomos me të sportit kemi zhvilluar aktivitete jovetëm në fshat vazhdimisht por edhe në krahinë si në Zhulat, Golem, në Urë të Kardhiqit deri në Fushëvëri. Ky aktivitet drejtohej nga Laze Nora punonjës i vatrës së kulturës me vegël muzikore fizarmonikë dhe i vendosur nga kryesia e kooperativës, ndërsa Qamil Muho me rininë dhe sportin, etj. Grupet folklorike të fshatit tonë kanë përdorur e përdorin dhe sot e në vazhdim kostumet karakteristike taban i vjetër konkretisht. Fustanellë, Kapelë, këmish me mënga të gjera, brez, brekushe, kalleo, xhamadan dhe këpucë me hundë, tëgjitha këto të bardha. Grupet e fshatit tonë kanë zhvilluar aktivitete jo vetëm brënda fshatit por edhe në zona të tjera si në Prongji, Mashkullorë, Fushë Vërri rtj. Nga efektivi i grupeve folklorike të Fushë Bardhë, për aftësi të interpretimit të këngëve popullore kanë dalë edhe jasht shtetit siç është Parim Nora shkuar | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:52 am | |
| shkuarNë aksionet lokale dhe kombëtare
Nga fshati ynë Fushëbardha pati një pjesmarrje të gjerë në aksionet lokale dhe kombëtare. Në këto aksione shkuan jovetëm të rinj e të reja por edhe burrat e moshuar ku punuan me devotshmëri për ndërtimin e veprave që ndërtoheshin në Shqipëri, në aksione përkatësisht shkuan këta persona Në ulzë, Qamil Muho komandant, Budo Kërpaçi,Hano Miho,Cibe Memo,Lahe Memo,Mulaiz Zervoi, Dodol Muho,Njote Muho,Shane Kondi,Leze Kondi,Kadri Shalari,Silvana Shalari, Tasim Lagji, Razo Lagji, Keçe Golemi, Hanko Xhuvani, Selami Kondi, Iblo Basho, Selime Basho, Goxho Basho, Same Shalari, në Peqin, Elbasan Axhem Meçe, komandant,Habip Xhuvani, Habip Muho, Koçi Xhuvani, Nekip Lagji etj, në kombinatin e tekstileve Asqeri Veliu, Çimet Mullai, Kajtaz Onjea,Rushit Golemi, Harif Kuci, Zano Kuci, Mahmut Tefa. etj Në fillim kur u formua kooperativa e Fushëbardhës ishte kooperativë më vete me destinacion bujqësi, blektori më tepër dhe frutikulturë dhe aktivitete ndihmëse. Më vonë u bashkua me Zhulatin rreth vitit 1960-1961. Në vitin 1970-1971 u bashkua me Kardhiqin, Prongjinë dhe me Mashkullorën. Qëndrum kooperativë e bashkuar deri në vititn 1988 pastaj u shkëput Fushëbardha e Zhulati dhe mbeti kooperativë më vete me destinacion bazë, blektorinë dhe aktivitete ndihmëse, me kryetar Banush Nora. Toka që Fushëbardha pati në Fush Vëri u punua deri në vitin 1982 ndërsa kur u bashkuam me Mashkullorën mbeti dhe shfrytëzohej nga banorët e Rrëzomës, kryesisht Fushëveria. Banesat që Fush Bardha ka patur në Fush Vërri pranë tokave: Blloku Lame Muxhai, Meleq Baho, Çufe Xhuvani, Hete Kondi, Mejdan Mullai, Biri Xhuvani, Shaqo Xhuvani, Qazim Xhuvani, Braho Kondi, Qatp Kondi, Çaush Kondi, Beqir Kondi, Demir Xhuvani. Blloku Qamil Muho, Asllan Muho, Tajar Muho, Xhevdet Gleçi, Muharrem Gleçi, Lator Çarçani, Hzi Çarçani. Blloku Zano Shehu, Husni Bello, Zurdi Bello, Lielek Golemi, Razi Veliu, Qerim Proda, Xiflo Proda, Hisen Bello, Muhamet Kongoçi, Arshi Resuli, Sefer Kongoçi, Mejdi Uzeiri, Xiflo Muho, Imer Mullai, Asllan Nora. Blloku Prodaj Ali Proda, Baudin Proda, Sherif Proda, Shemshi Proda. Blloku Bregu Vekë Delo Veliu, Shuquri Veliu, Namik Veliu, Beshir Veliu, Miftar Veliu. Blloku Kazaj Bahaj Qazo Baho, Malo Baho, Xhelo Baho, Sejdo Shkurti, Adem Kazo, Hasko Kazo, Bajo Kazo, Boro Zani, Lesko Nora. Blloku ora e madhe Kasëm Golemi, Qamil Muho, Daut Golemi, Xiflo Golemi, Sadik Memushi, Mura Sabriu, Sadush Kuci, Sami Tefa, Murat Shalari, Serjani Shalari, Amet Shalari, Shuquri Këndesi, Nekip Lagji, Braho Këndesi, Laze Lagji, Tafil Lagji, Qek Cama, Sadik Cama, Ramis Cama, Shefqet Deçka, Maliq Cama, Muço Cama, Merko Zani, Bejo Zani, Shefi Shalari, Lerik Shalari, Hajo Shalari, Sule Zervoi, Bastri Bello, Idriz Alidhima, Hadër Gjoça, Congo Ziai, Idriz Stefani.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:53 am | |
| Prishja e sistemit viti 1990-1991,
Kapitulli VII
Në prishjen e kooperativës nuk u ndoqën dhe nuk u zbatuan rregullat dhe udhëzimet e rekomanduara nga organet qëndrore por pati shumë çrregullime dhe shpërdorime sidomos në shpërndarjen e pasurive sidomos në gjënë e gjallë blektori dhe atë financiare. Përgjegjësi patën për atë gjendje që u krijua organet e pushtetit, titullarët aktualë të atyre organeve që qëndruan sehirxhinj ose vepruan të pandërgjegjshëm. Ajo tregoi se ata ja i shin ortak me keqbërësit ose ishin frikacak për të thënë e zbatuar të vërtetën atë që ishte në interes të popullit. Si kudo në Shqipëri edhe në Fushëbardhë filluan lëvizjet, debatet kontradiktat. Në këto lëvizje shumica e Fushëbardhës doli në mbrojtje të sistemit dhe mbrojtjes të figurës së Enverit. Në atë periudhë u formua Partia Demokratike me 15-20 anëtarë. Në krye të kësaj organizate qëndronte Qamil Muho kryetar, Ardian Kapo, Veli Nora, Pandi Golemi, Fatmir Miho,Dritan Nora, Dragush Muho, Ramo Kusho,Mehmet Kërpaçi,Hosho Onjea,Perlat Golemi, Shkëlqim Meçani, Qani Shalari, Fator Çarçani, Ardian Golemi, Stilian Zervoi, Afrim Mullai, Arsen Memushiushtarakë. Në zgjedhjet që u bënë paraprakisht fitoi PS-ja, PD-ja mori 30 vota. Në pushtetin lokal që u formua pluralist u zgjodhën këshilltarë kryetarë Bedo Resuli nga e majta dhe sekretar Qamil Muho nga e djathta Muson u zgjodh kryetar Edmond Kuci nga e majta. Pra Fushëbardha pothuaj se në 90% ishte në mbështetje të komunizmit për figurën e Enver Hoxhës ndërsa nuk qenë dhe që dolën hapur kundër komunizmit këta persona Qamil Muho, Hodo Zervoi dhe Kujdes Shalari. Në bazë të udhëzimeve të formumeve qëndrore organizata e partisë në Fushëbardhë e ndryshoi emrin nga Partia e Punës në Parti Socialiste dhe kryetar për Fushëbardhën në të majten u zgjodh Krenar Veliu. Kryetarë të partive në kohën e tranzicionit PS: K. Veliu, Servet Onjea. PD: Hasho Onjea, Qamil Muho, Berti Mullai
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:53 am | |
| Vitet 1996-1997
Ishin vite të vështira dhe me pasoja të mëdha. Trazirat e asaj periudhe si kudo në Shqipëri edhe në fshatin tonë pati lëvizje e veprime të padrejta, të papërgjegjshme. Hapja e depove ushtarake dhe armatosja e popullit bëri atë që jo vetëm u vranë dhe u plagosën me qindra djem dhe vajza në Shqipëri por në mbarë kombin u rrezikua për një luftë civile. Ishte përgjegjësia e qeverisë, e shtetit që e lëshoi vendin dhe u shkatërruan depot e armatimit dhe gjithë repartet e ushtarake.Ishte ajo situatë që si në tërë vendin edhe në Fushëbardhë si ndikim i asaj gjendje të krijuar u veshën me rroba të zeza me dhjetra e qindra gra e burra për fëmijtë dhe njerëzit e afërm të tyre. Gjatë këtyre viteve të tranzicionit edhe në Fushëbardhë humbën jetën dhe u shkëputën përgjithmonë nga familjet e tyre, nga fshati, nga shoqëria e tyre, këta djem dhe vajza, këto lule rinie që do të mbeten në kujtimin e të paharruarve, jo vetëm nga të afërmit dhe familjet por edhe nga banorët e fshatit Berti B. Stefani, Blerim Sh. Caca, Hasemi G. Kusho, Shkëlqim Z. Memushi, Genci A. Onjea, Aishe M. Memushi, Eduart Osman Proda, Sali Xh. Shehu, Ilirjan Zylfo Lagji, Hektor Faik Kërpaçi, Lili Qamil Veliu, Roland L. Cama, Alban B. Dobrodhe Zerdeli Mullai Tregon koha që ka shkuar Zemra njerëz të lënduar Se ky popull ka vuar Luft pas lufte ka pësuar Por e drejta ka treguar Në çdo kohë ka fituar Shumë nëna e baballarë Kanë ulëritur e qarë Kush për vajzë e kush për djalë Mbytur syt me lot në ballë Rrugët plot me lapidarë Ca u mbytën ca u vranë Dëgjoni ligjet unë e mjera Veshur motrat me të zeza Dëgjoni ligjet u qan zemra Nuk u shkon në mendje kënga Edhe jeta po vazhdon Prindi fëmijën se harron Që nga vitet1991 e deri në vitin 2008 domethënë periudha e tranzicionit në fshatin tonë janë bërë këto ndërtime të cilat i shërbejnë dhe që janë të domosdoshme për banorët. U ndërtua ura në qendër të fshatit dhe ajo te mulliri, u ndërtua dhe u vendos sinjali AMC dhe Vodafon në Mesar, u shtrua me beton qendra e fshatit dhe rruga deri te ura që kalon lumin në qendër të fshatit, u ndërtua linja e brendshme e ujësjellësit dhe u ndërtua edhe një depo në Goroqip te shpella, u ndëruan linjat kryesore të rrjetit elektrik etj. Në kohën e kolektivizimit erdhën në fshat edhe familjet që banonin në Piks, në Hon, në Gërveçetj kështu që fshati arriti 150-170 banesa me 400-500 banorë. Ndërsa më vonë e sidomos në kohën e tranzicionit e në vazhdim pati lëvizje e largime të shumta nga fshati, u larguan njerëzit për nevoja ekonomike e familjare, kryesiht për të arsimuar e punësuar fëmijtë, por sot aktualisht në fshat kanë mbetur rreth 80 familje nga këto 50% e tyre me të moshuar. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:54 am | |
| Kapitulli i VIII-të
Në 24 gusht 2002 u organizua festa e krijimit të fshatit Fushëbardhë, takim brezash Fushëbardha sipas të thënave nga të moshuarit eshtë krijuar në shekullin e 12-të, në 24 muajin gusht. Mbi këtë bazë u organizua dhe u festua 880 vjetori i krijimit të fshatit. Festa u organizua dhe kaloi me nje atmosferë të paparë, me një pjesmarrje të shkëlqyer. Në këtë festë morën pjesë të rinj e të reja, djem dhe vajza, pleq dhe plaka, veteranë lufte etj. Dukesh që në vallzim e në lëvizje takimesh me njeri-tjetrin, se u shkëlqente fytyra nga që kishin mall për njeri-tjetrin, për fshatin, për bashkëfshatarët. Zinxhirët e valleve dukeshin si valë deti kur kërcënin me orkestër djem dhe vajza, bijtë dhe bijat e këtij fshati me fytyra të qeshura. U shoqërua me duartrokitje të fuqishme përshëndetja që u bë nga kryetari i komisionit z. Laze Nora për mirëseardhjen. Në atë fest edhe shprehjet e ëmbla që të rrojë populli i këtij fshati, të rrojë rinia, të duam e të ruajmë fshatin, të mos ta lëmë atë të braktiset etj. Mbasi mbaroi mitingu grupet artistike të vetë fshatit të veshur me kostume karakteristike labe dhanë një program të pasur me këngë e valle popullore, me anën e të cilave shprehnin dashurinë për fshatin, për trevat ku janë lindur e rritur me qindra e mijëra djem dhe vajza të Fushëbardhës. Në këto grupe morën pjesë të rinj e të reja Hoxho Onjea,Miri Miho, Sefer Muho, Astrit Muho, Belul Onjea, Imer Mullai, Abedin Nora, Bele Lazo, Nada Onjea, Halil Nora, Hetem Tefa, Perlat Golemi, Berti Mullai. Me interes të madh u prit dhe u duartrokit dhënia e rapsodisë nga këngëtari i njohur Halil Bello lindur në Fushëbardhë dhe me banin në qytetin e Vlorës. Ai pasqyroi në atë poezi trevat dhe vlerat e fshatit i rrethuar me male, kodra e burime uji që buron nëpër këto vende të mrekullueshme klimaterike. Ai shpreh pjesërisht edhe vendet nga kanë ardhur të parët në lashtësi që u krijua fshati në këtë vend të pastër e të bukur i ndërtuar prej natyre.Përmbajtje e poezisë ose këngës
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:54 am | |
| Sikur u bëra djalë
U bërë një ditë djalë Dhe mora gravën përpjetë Kur dola sipër në majë Thashë se dola në xhenet.
Në majë të Shënmërisë E humbet mendjen njeriu Ah moj kohë e djalërisë Që na ike si veriu
Hodha sytë prej Kaçullati Zë e llafosem me vete Duke zbritur sipër fshati Më bukur nuk ka ku vete Varem prej kroit të kalit Pi ujë te burimi Belle Ulem zhërmës pranë zallit Bëj sehir nga hunde e vele.
Nga çairi i Jasharit Deri të vreshti i Kasëme Lart nga rrëzë Nikaçarit Dëgjoj këmborët e dhëne
Kujtoj e ç’nuk kujtoj Me rradhë çobanët e dhëne Si në filma i kaloj Një nga një përpara syve
Dhe kujtoj bekçinjtë e fshatit Në zarar or një s’të lijë Mos o zot Mehmet Kërpaçi Të bjerja në dorë të tijë …
S’harroj as bracjar xhinjtë Mbi të gjitha kujtoj xinerin Grykës së Zhurit me dhi Të di me Çerçiz Binerin
Zanatçinj të mirë kish fshati Ustallarë të mbaruar Sa i kish zili Zhulati Se u qanin ato duar … ! Ja për vegëla në fshat Shkonin nga Bejko Onjea Hajde, hajde velerat Ti bën xhedite të reja
Për shtëpira me oxhak Kërkonim Idriz Stefanin Eh ç’i qante me merak Dyshemetë dhe tavanin
Tek shoh gërxhe, lisë, harca Që nga Piksi në Qafëdardhë Më kujtohet Laze Caca Kur mblidh mjaltin me litarë
Taronin, Skërfic e Lugje Ku e fshinim djersën me mëngë Shkon e vjen Jonuzi I Kuçe Me një trast mbushur me këngë
Kam parë burra për parmendë Dhe çobanë dimër e verë Ama birbila për këngë Si Norrajt s’kam parë të tjerë Nga Stravoi te Piriu Malet rreth e rreth kurorë Shkon e vjen Xhaxha Nekiu Me dhen të bardha si borë
Qanin me ligje e derte Gjyshet tona në fushëbardhë Velidea e Shamete S’kishte shoqe në të qarë
Pashë botën anë e mbanë Ku kam qenë, ku s’ka shkuar Një të ngjajshme me Fushëbardhën Nuk kam parë e s’kam dëgjuar
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:54 am | |
| Sa e lashtë je moj Fushëbardhë
Vitet nuk i tregon dhia Briri i saj i tregon Nëse nuk flet historia Flet tabani i fshatit tonë
Shini lart shpellën e Zhulit Sa e lashtë ndofta se dimë Gramati me shkronja guri Flet e flet për lashtësinë.
Çuk e bukur sipër grykës I bën karshillëk Stavroit Janë trojet e Gjin-nikës Që kish stane afër kroit
Shih Gjomazhi hijerëndë Me Nikaçinë përballë Burra për shpat e kuvendë Me Gjonlekën qenë të parë
Ja dhe kroi i Bidergjonit E dëgjoni ka të ngjarë Doemos nga fisi i gjonit Që kish arat në Qafëdardhë Kish tre Gjina në Fushëbardhë Një Gjinar-një Gjinënika Dhe glikeci trim i marë Që bën ligjin nga Skërfica
Është i lashtë papa Gjon Pali Që e ka seli në Romë Veçse jo sa është Gjonmashi Dhe Gjoni në Bidergjon
Pra na dalin disa Gjona Roma një e s’ka më tjetër Fushëbardha me tre Gjona Natyrisht del më e vjetër
Ndoshta Zhuli ngrijti fshatin Dhe pastaj iku nga Shuri Vallë ngriti edhe Zhulatin Që emrin e vet i vuri
Dhe muret në qafë të Bardhë Janë dëshmi se ka qenë fshat Njera këmbë në Fushëbardhë Këmba tjetër në Zhulat
Që kur shkelin vendin tënë Romak e sllavër barbarë neve në fshat kemi qenë Dhe kur s’quhej Fushëbardhë
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:54 am | |
| Malli për fshatin tim të lindjes
Shokë malli më ka marë Të vetë në Fushë të Bardhë Të dal me shokët në zhermë Të bëhemi pendë-pendë. Të marrim udhën nën gravë Të ngjitemi në Qafëdardhë Të varem poshtë nga honi Të bëj siç e do zakoni T’ia shtrojëm të Bidergjoni Të hidhem për nga Piriu Ku të tund e shkund veriu Të ngjitem për nga Stavroi Me drejtim për nga pilloi Të varem poshtë në grykë Tek dy kronjerët në Skërficë Atje të prehem një çikë Për nën zë të mar një këngë Se kënga më mba në këmbë. Kish tre Gjina në Fushëbardhë Një Gjinar-një Gjinënika Dhe glikeci trim i marë Që bën ligjin nga Skërfica
Është i lashtë papa Gjon Pali Që e ka seli në Romë Veçse jo sa është Gjonmashi Dhe Gjoni në Bidergjon
Pra na dalin disa Gjona Roma një e s’ka më tjetër Fushëbardha me tre Gjona Natyrisht del më e vjetër
Ndoshta Zhuli ngrijti fshatin Dhe pastaj iku nga Shuri Vallë ngriti edhe Zhulatin Që emrin e vet i vuri
Dhe muret në qafë të Bardhë Janë dëshmi se ka qenë fshat Njera këmbë në Fushëbardhë Këmba tjetër në Zhulat
Që kur shkelin vendin tënë Romak e sllavër barbarë neve në fshat kemi qenë Dhe kur s’quhej Fushëbardhë . Kish tre Gjina në Fushëbardhë Një Gjinar-një Gjinënika Dhe glikeci trim i marë Që bën ligjin nga Skërfica
Është i lashtë papa Gjon Pali Që e ka seli në Romë Veçse jo sa është Gjonmashi Dhe Gjoni në Bidergjon
Pra na dalin disa Gjona Roma një e s’ka më tjetër Fushëbardha me tre Gjona Natyrisht del më e vjetër
Ndoshta Zhuli ngrijti fshatin Dhe pastaj iku nga Shuri Vallë ngriti edhe Zhulatin Që emrin e vet i vuri
Dhe muret në qafë të Bardhë Janë dëshmi se ka qenë fshat Njera këmbë në Fushëbardhë Këmba tjetër në Zhulat
Që kur shkelin vendin tënë Romak e sllavër barbarë neve në fshat kemi qenë Dhe kur s’quhej Fushëbardhë
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:55 am | |
| Malli për fshatin tim të lindjes
Shokë malli më ka marë Të vetë në Fushë të Bardhë Të dal me shokët në zhermë Të bëhemi pendë-pendë. Të marrim udhën nën gravë Të ngjitemi në Qafëdardhë Të varem poshtë nga honi Të bëj siç e do zakoni T’ia shtrojëm të Bidergjoni Të hidhem për nga Piriu Ku të tund e shkund veriu Të ngjitem për nga Stavroi Me drejtim për nga pilloi Të varem poshtë në grykë Tek dy kronjerët në Skërficë Atje të prehem një çikë Për nën zë të mar një këngë Se kënga më mba në këmbë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:55 am | |
| Lirikë baritore
Labëresh mori çapkëne Laston je malit azgëne O ylli që del pas hëne Ç’thua me çoban e dhëne
Çoban me krrab dëllënje Lojta menç për çudinë tënde S’ta them dot nga frikë qëne Më dëgjojnë e bëjnë rrëngje
Vajzë moj vetull kurrorë Shtatë hedhura lastonjë Lule që rritesh mbi borë Qentë e mi moj ti të njohnë
Çobanëk mos fol me serbes Aman lidhi qentë e zez Se dal herët në mëngjes Dhe qëne s’u zihet besë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:55 am | |
| Bën siç di e bën si do
Vajzë me nishan në gushë Vajzë vetulla mbërthyer Lëmë në vetull të të puth Te cepi që merr të thyer
Jo në vetull, jo tani Se më dridhet do bjerë shi Kur qerpiku më lëviz Një me një dhe shiu nis
Vajzë faqekuqia prush Shtatëhedhura lastonjë Lermë të të puth në gushë Po ç’të duan le të thonë
Jo këtu astriti i malit Se na sheh një fshat I tërë Kur të dalim lart nga mali Me të parë e me të bërë
Në mos sot nesër a dejë Vajzë do të puth në faqe Ja këtu apo më tejë Sikur mbledhim manushaqe
Nëma buzën ta puth pak Puthëm dhe ti në më do Në s’ke kohë të vish prapë Bën si di e bën si do … !
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:55 am | |
| Në Golem më tej se në përleshje me ushtrinë greke në qafë të Skërficës u vranë nga fushëbardha 7 burra. Këta u vranë ose dhanë jetën për të mbrojtur atdheun, kombin shqiptar. Eksperienca ka treguar se burrat dhe gratë e Fushëbardhës, të zonës dhe gjithë shqiptarët në çdo kohë e me këdo që kanë luftuar kanë fituar se ata kanë qenë të vendosur dhe trima të rrallë. Skërfica është vendi ku në çdo kohë ata që kanë dashur të pushtojnë shqipërinë kanë thyer kokën, janë futur direkt në grykë të defekut. Në 22-25 qershor 1914 Skërfica, Vraholli dhe Kameniku e trullat ishin mbushur me luftëtarë nga Fushëbardha e Zhulati, nga fshatrat e Rrëzomës dhe zona e Kardhiqit. Lufta fronatale zgjati 4 ditë e net. Kjo qafë me histori luftarake të rrallë u bë varri i pushtuesve grekë, luftëtarët vendas edhe gurët i kthyen në armë. Luftëtarët vendas, Fushëbardhë, Zhulat dhe tërë krahina organizuan rezistencën e dytë në malet e Golemit së bashku me burrat e Kardhiqit të udhëhequr nga Sulo Beqiri, burrë golemas. Gratë e zonës së Kardhiqit dhanë kontributin e tyre në frontin e luftës duke furnizuar frontin me ujë , ushqime dhe municione luftarake. Tërhoqën të plagosurit dhe punuan me pasion për të mjekuar ata në vende të caktuara dhe shtëpi banimi. Pra Skërfica e ndërtuar nga natyra si postobllok ka qenë dhe mbetet vendi me histori të rrallë ku kanë thyer kokën të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm që kanë lakmuar për të zaptuar Shqipërinë. Ajo është ndërtuar në atë pozicion që po të ngresh kokën lart të bie kapelja nga koka, është ndërtua në atë pozicion që kalohet vetëm nga jugu në veri dhe anasjelltas ndërsa nga lindja në perëndim vend i pakalueshëm as me këmbë e jo me kafshë e automjete.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA Mon Jan 14, 2013 4:57 am | |
| Pak shpjegime për Skërficën
Të shumtë janë njerëzit që e dinë se ku bie kjo qafë midis dy maleve pillua dhe gramatiko. Atë e dinë më tepër të moshuarit që e kanë jetuar. Të shumta janë edhe ushtrit e huaja që kanë kaluar në atë vend që nga Turqia, Greku, Italjani dhe Gjermani. Skërfica ka histori të lashtë që nga shekulli XI dhe deri në luftën A.F.N Çlirimtare. Vend i përshtatshëm që kryengritsit e popullit shqiptar aqë me tepër zona e labërisë dhe rrëzoma rajoni Delvinës u ka bërë ballë me sukses çdo situate të krijuar. Shumica e kryengritjeve ishin nga kurveleshi deri nga malet e Shkodrës ato vazhduan edhe në vitet 1830-1878. Ato kryengritje udhëhiqeshin nga Zenel Gjoleka kuçjot dhe Çelo Picari më tepër pjesa jugore
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA | |
| |
| | | | "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |