Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nga fjalimet ndër ma të famshmet në histori

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Nga fjalimet ndër ma të famshmet në histori Empty
MesazhTitulli: Nga fjalimet ndër ma të famshmet në histori   Nga fjalimet ndër ma të famshmet në histori EmptyMon Sep 29, 2008 8:19 am

Nga Apologjia e Sokratit te Regani, kush janë 10 fjalimet më të famshme në histori
Fjalimet
e famshme nuk kane pse të jenë të gjatë për të qenë të mëdhenj Fjalimet
e famshme nuk kanë pse të jenë të gjatë për të qenë të rëndësishëm.
Këto fjalime të mëdha. Këto fjalime të famshme nuk kanë zgjatur me orë
të tëra, por ama kanë lënë gjurmë të paharrueshme në histori, kanë
shërbyer për të shembur sisteme, për të thyer dogma e për të zhvilluar
marrëdhënie njerëzore. Një prej fjalimeve më të famshme në histori, ai
i Wnston Churchill, ka qenë një fjalim i shkurtër dhe një ndër fjalimet
më frymëzuese në histori.

Në fjalimin e tij të parë si
kryeministër i Britanisë, Wnston Churchill e lidhi rezultatin e luftës
ndaj nazistëve me mbijetesën e Britanisë. Në një prej betejave
historike ai mbajti një fjalim, po aq historik. "Ju më pyesni se cilat
janë politikat tona? Unë mund t'ju them: Është për të bërë luftë nga
deti, toka dhe ajri, me gjithë forcën dhe fuqinë që Zoti mund të në
japë; të bëjmë luftë kundër një tiranie monstruoze, e cila s'e ka
kapërcyer kurrë errësirën, një katalog i vajtueshëm i krimit njerëzor.
Kjo është politika jonë", tha Winston në fjalimin e tij. Po aq
mbresëlënës është dhe fjalimi i famshëm i inaugurimit të John Kennedy.
Në një fjalim të shkurtër, të cilin ai kaloi dy muaj për t'i dhënë
formë, Kennedy 43-vjeçar, presidenti më i ri i zgjedhur dhe i pari
katolik, theksoi rëndësinë e shërbimit kombëtar. Ndër vite, ky është
konsideruar një si prej fjalimeve më frymëzuese, të cilin janë munduar
të përtojnë shumë folës të njohur e të shquar. Rreshtat e tij të
famshëm, "Të dashur patriotë amerikanë: mos pyesni se çfarë vendi juaj
mund të bëjë për ju, pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj",
kanë mbetur në histori.

Shprehjet më të famshme dhe me ndikim në historinë e njerëzimit

"Unë mendoj se ky është koleksioni më i jashtëzakonshëm i talentit, i
dijes njerëzore, i cili është mbledhur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë,
me përjashtimin e mundshëm të rastit kur Thomas Jefferson darkoi
vetëm", John F. Kennedy në një darkë me 49 fitues të çmimit Nobel, më
29 prill 1962.


"Taksa, e cila do të paguhet për qëllimin
e arsimimit nuk është më shumë se një e njëmijta e asaj që do t'u
paguhej mbretërve, priftërinjve dhe fisnikëve, të cilët do të
ngriheshin ndërmjet nesh, nëse ne e lëmë popullin në injorancë", Thomas
Jefferson


"Ne debatojmë për faktin se një komb që
përpiqet ta taksojë veten drejt prosperitetit është si një njeri që
qëndron i ulur mbi një kovë dhe përpiqet të ngrihet nga doreza e saj",
Winston Churchill


"Tendenca e taksimit ka për qëllim të
krijojë një klasë personash, të cilët nuk punojnë, të marrë nga ato që
punojnë prodhimin e asaj pune dhe t'ua japë atyre që s'punojnë",
William Cobbett

"Është taksa e të ardhurave sërish, amerikanë:
koha për të mbledhur ato fatura, nxirrini ato formularë taksash,
mprihni lapsat dhe nguljani vetes drejt e në aortë", - Dave Barry


"Zgjedhjet duhet të mbahen më 16 prill, ditën pasi ne të paguajmë
taksën e të ardhurave. Kjo është një prej atyre pak gjëra që mund t'i
pengojë disi politikanët që të shpenzojnë aq shumë sa e kanë zakon",
Thomas Sowell


"Janë thënë shumë gjëra për politikën; disa
prej tyre janë thjesht mikluese, ndërsa pjesa më e madhe janë të
vërteta", Eric Idle


"Një politikan profesional është një
njeri i çnderuar profesionalisht. Për të kapur një post sa më të lartë,
atij i duhet të bëjë aq shumë kompromise dhe të pësojë aq shumë
poshtërime, saqë në fund nuk ka ndonjë ndryshim të madh me një
prostitutë", H.L. Mencken


"Në Gjermani, sipas ligjit
ndalohet çdo gjë përveç atyre që lejohen. Në Francë, sipas ligjit
lejohet çdo gjë përveç atyre që janë të ndaluara. Në Bashkimin
Sovjetik, çdo gjë është e ndaluar, përfshi këtu dhe ato që lejohen. E
në Itali, sipas ligjit lejohet çdo gjë, sidomos ato që janë të
ndaluara", Newton Minow



"Politika përbëhet nga dy
fjalë, 'poli', e cila është fjalë greke dhe do të thotë 'shumë' dhe
'tik', një lloj insekti gjakpirës", Gore Vidal


"Kur isha
thjesht një djalosh më thanë se çdokush mund të bëhej president. Tani
që jam rritur, po filloj ta besoj", Clarence Darrow


"Çdo burrë për qenë do të turpërohej nga qeveria që drejton vendin e tij", H.L.Mencken

"Është e rrezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria është gabim", Volteri


"Në kapitalizëm, njeriu shfrytëzon njeriun. Në komunizëm është thjesht e kundërta", John Kenneth Galbraith

"Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, pas gjithë të tjerave", Winston Churchill

"Nëse do t'i drejtoheshim Uashington, kur kishim për të mbjellë e për
të korrur, shumë shpejt do kishim nevojë për bukë", Thomas Jefferson


"Çfarë është qeveria? Shumë thjesht, është një agjenci shtrëngimi.
Sigurisht që ka dhe agjenci të tjera force, siç është mafia. Për të
qenë më i saktë, qeveria është agjencia e forcës, e cila ka më shumë
flamuj në zyrat e saj", Harry Browne

"Nëse doni një fotografi të së ardhmes, imagjinoni një çizme që stampon fytyrën njerëzore përgjithmonë", George Orwell

"Sa më i korruptuar të jetë shteti, aq më shumë ligje ka", Cornelius Tacitus

"Një princ i mençur kërkon mjete, me anë të të
cilëve subjektet e tij do të kenë gjithmonë dhe
në çdo rrethanë nevojën për drejtimin e tij,
e më pas ato do t'i jenë besnikë atij",
Machiavelli



Sokrati, Apologjia

I përballur me akuza për "korruptim të rinisë" Sokrati mbajti këtë
fjalim - siç na paraqitet nga Platoni - përpara jurisë së Athinës.
Apologjia rezultoi e pasuksesshme; ai u dënua nga kolegët e tij dhe si
pasojë kreu vetëvrasje. Por kjo pjesë retorike thekson perceptimin që
ka vënë në lëvizje filozofinë që atëherë: që njohuria njerëzore është
mjerisht e limituar.

Rreshtat më të mirë:
"Ora e vdekjes
ka mbërritur dhe ne do marrim secili rrugën tonë - unë atë të vdekjes e
ju të jetës. Se cila është më e mirë, vetëm Zoti e di".


Patrick Henry

"Më jepni lirinë ose më jepni vdekjen", 1775
Në vitin 1775, teksa kolonistët u mblodhën në Konventën e Virxhinias
dhe debatuan nëse do t'i mobilizonin forcat kundër britanikëve, Henry
mbajti një fjalim pasionant, në mbrojtje të rezolutës.

Rreshtat më të mirë:
"A është jeta kaq e shtrenjtë, e paqja aq e ëmbël sa të merret me
çmimin e zinxhirëve dhe skllavërisë. Larg qoftë o Zot. Unë e di se
çfarë rrjedhe mund të ndjekin të tjerët, Për sa më përket mua, më jepni
lirinë ose më jepni vdekjen!"

Frederick Douglass

"Hipokrizia e skllavërisë amerikane", 1853
I lindur skllav në Merilend, Douglas u arratis në vitin 1838 dhe fitoi
një njohje të gjerë për autobiografinë e vitit 1845. I ftuar të fliste
me rastin e festimeve të katër korrikut, në qytetin e tij të adoptuar,
Rocester, ai shfrytëzoi mundësinë për të lëshuar zemëratën e tij
kundrejt padrejtësisë së skllavërisë.

Rreshtat më të mirë:
"Nëse i kthehemi deklaratave në të shkuarën, apo profesioneve të së
tashmes, mënyra e formimit të kombit duket njësoj e shëmtuar dhe
revoltuese. Amerika është false ndaj të shkuarës, false ndaj të
tashmes".

Abraham Lincoln

"Getisburg", 1863

vendndodhjen e një prej betejave më kryesore të Luftës Civile, Lincoln
mbajti një fjalim të përmbledhur - rreth tre minuta në kohë dhe rreth
265 fjalë i gjatë - i cili ishte i paharrueshëm. Teksa ndihmonte për
t'i kushtuar një varr ushtarëve të rënë të Getisburgut, ai bëri një
thirrje që vendi t'i nderonte ato duke nderuar the parimet - liri,
barazi - të vlefshme për të dhënë jetën për to.

Rreshtat më të mirë:
"Para katër fitoreve dhe shtatë viteve, baballarët tanë sollën në këtë
kontinent një komb të ri, të të konceptuar në liri dhe të dedikuar ndaj
idesë se gjithë njerëzit janë të barabartë".

Susan B. Anthony

"E drejta e femrave për të votuar", 1873
Susan B. Anthony u dënua me 100 dollarë gjobë se kishte votuar në
mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 1872. E
inatosur nga kjo padrejtësi ajo ndërmori një turne, në mbrojtje të së
drejtës të femrave për të votuar, gjatë të cilit ajo mbajti këtë
fjalim. Amendamenti i 19-të i dha të drejtën e votës grave në vitin
1920. Anthony s'e pagoi kurrë gjobën.

Rreshtat më të mirë:
"Ishim ne njerëzit; jo ne, qytetarët meshkuj të bardhë, apo ne,
qytetarët meshkujt; por ne, të gjithë njerëzit, të cilët formuam
Bashkimin. Dhe ne e formuam atë për të siguruar, jo vetëm gjysmën tonë
dhe gjysmën e brezave të ardhshëm, por gjithë njerëzit, gra dhe burra".

Winston Churchill

"Gjak, punë, lot dhe djersë", 1940

Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i Britanisë, Winston
Churchill e lidhi rezultatin e luftës ndaj nazistëve me mbijetesën e
Britanisë. Në një prej betejave historike ai mbajti një fjalim, po aq
historik.

Rreshtat më të mirë:
"Ju më pyesni se cilat janë
politikat tona? Unë mund t'ju them: Është për të bërë luftë nga deti,
toka dhe ajri, me gjithë forcën dhe fuqinë që Zoti mund të në japë; të
bëjmë luftë kundër një tiranie monstruoze, e cila s'e ka kapërcyer
kurrë errësirën, një katalog i vajtueshëm i krimit njerëzor. Kjo është
politika jonë."

John F. Kennedy

Fjalimi i inaugurimit, 1961
Në një fjalim të shkurtër, të cilin ai kaloi dy muaj për t'i dhënë
formë, Kennedy 43-vjeçar, presidenti më i ri i zgjedhur dhe i pari
katolik, theksoi rëndësinë e shërbimit kombëtar. Ndër vite, ky është
konsideruar një si prej fjalimeve më frymëzuese, të cilin janë munduar
të përtojnë shumë folës të njohur e të shquar.

Rreshtat më të mirë:
"Të dashur patriotë amerikanë: mos pyesni se çfarë vendi juaj mund të
bëjë për ju, pyesni se çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj."

Martin Luther King, Jr.

Unë kam një ëndërr, 1963
Nga shkallët e memorialit "Lincoln" gjatë muajit mars, në Uashington,
novelisti i paqes theksoi vizionin e tij për harmoninë mes racave në
Amerikë, në një oratori historike. Vitin në vijim, në moshën 35-vjeçare
ai u bë njeriu më i ri që fitoi nj çmim Nobel për Paqe.

Rreshtat më të mirë:
"Ne kemi ardhur në këtë vend të shenjtë për t'i kujtuar Amerikës ngutin
e egër të së tanishmes. Nuk ka kohë për t'u përfshirë në luksin e
qetësisë, apo për të marrë ilaçin qetësues për t'i lënë gjërat të ecin
gradualisht. Tani është koha për të bërë reale premtimet e
demokracisë".

Lyndon B. Johnson

Premtimi amerikan, 1965
Në prag të dhunës së shëmtuar ndaj marshuesve të të drejtave civile në
Selma, Alabama, në vitin 1965, Johnson adaptoi teorinë "Ne do të
mbijetojmë", në këtë thirrje që vendi t'i jepte fund diskriminimit
racial. Duke ushtruar gjithë forcën e presidencës pas lëvizjes, për
herë të parë Johnson ndihmoi në përftimin e Aktit të Drejtës për të
Votuar.

Rreshtat më të mirë:
"Nuk ka më çështje morale.
Është e gabuar, krejtësisht e gabuar, t'i mohojmë dikujt prej
patriotëve tanë amerikanë të drejtën për të votuar në këtë vend".

Ronald Reagan

Berlin, 1987
Kur Reagan i bëri thirrjen e tij të famshme sfiduese Mikhail Gorbachev,
nga Berlini, fjalimi mori kritika nga më të ndryshme. Madje, dhe
anëtarët e grupit të presidentit ishin të vakët ndaj tij. Por, në vitin
1989 muri i Berlinit u shkatërrua dhe ai fjalim sot kujtohet sipas
gazetës gjermane "Bild", si fjalimi që "ndryshoi botën".

Rreshtat më të mirë:
"Zoti Gorbachev, shembeni këtë mur!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nga fjalimet ndër ma të famshmet në histori
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fjalimet që ndryshuan botën““
» KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË
» Pabarazija puntore ndèr gjinore?
» Shkaku i varferise nder shekuj dhe rezistenca Shqiptare
» "FUSHËBARDHA NDËR VITE" NGA QAMIL MUHO, LAZE NORA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: