Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: 28 SHTATOR 2012 "DITET E PLEJADES" PEGASI NE FIER Wed Oct 03, 2012 8:49 pm | |
| Nga Ditari i shkrimtarit
PEGASI BEN SHOW NE FIER
(Refleksione) Nga Kristaq F. Shabani
Pegasi tregon se di të emocionojë, të flakandojë, të tregojë se po ecën në rrugën e mirëfillësisë dhe të shkëmbimi universal të vlerave, të kontributit për t'i pasqyruar këto vlera, duke fituar një simpati te veçantë ... NJË PARAQITJE KREJT NDRYSHE, NJË TRAJTË DHE NJË FORMË E RE PEGASIT ... RISITË PEGASIANE AKTROJNË ..
ODEONI “SHATËRVANI” I SHNDËRRUAR NË NJË ODEON LETRAR QË TË KUJTON SHFAQJET E KLUBEVE POETIKE NË EVROPË DHE NË RUSI NJË PËRVOJË E RE E PARAQITJES... Ishte një auditor, ku poetet tërhoqën vemendje maksimale...
NE ODEONIN "SHATËRVANI", i cili nga ne u quajt “Odeon letrar”, një numër rekord pjesëmarrësish në këtë veprimtari përmastive të organizuar kualitativisht nga LNPSHA "PEGASI” ALBANIA, në bashkëpunim me BASHKINË E QYTETIT TË FIERIT... Një ekspoze e librit "Pegasi Internacional”, ku mbizotëronte libri universal, jo vetëm i poetëve dhe e poeteve, shkrimtarëve dhe studiuesve të Pegasit, brenda dhe jashtë vendit, por edhe të autorëve Pegasiane nga shumë vende të botës ... Një kombinim harmonik midis letërsisë, interpretimit, këngës..., ku këngëtarë të përzgjedhur nga Fieri kënduan në mënyrë mrekullore ...Por surprizë e madhe ishte kombinimi harmonik dhe interpretimi nga poeti DHIMITER MITI i nje kënge te bukur lirike permetare, e cila impresionoi, dhe të një krijimi të tij për Naimin. Po kështu intepretimet e poetëve ishin të atij niveli, saqë dukej sikur ishte bërë përgatitje paraprake... Jo, zotërinj dhe zonja, të nderuar, njerëz të artit dhe letërsisë... Ishte bërë një përzgjedhje nga librat poetike të kryepoezive, të skicave ... Prezenca e NënçKryetarit të Bashkisë, skulptorit dhe poetit HAXHI KALLUCI Ë.P.S, dhe i ZëvendësPresidentes së Lidhjes së Krijuesve “ Pegasi”. MAJLINDA RAMA, ishte një zbukurim i prezencës në këtë manifestim, të cilët me përkushtim dhe në mënyrë profesionale e serioze morën pjesë gjallësisht dy ditë në këtë veprimtari, ndërkohë që Majlinda ishte dhe nje nga nisiatoret e kësaj veprimtarie . Programi i menduar, mjaft mirë , paraqitja e tij dinjitoze dhe kualitetivisht nga poetja, përkthyesja Aleksandra Shabani ... Një fjalë hyrëse nga Presidenti i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, e cila, në mënyrë të sintetizuar, përmblidhte kontributin fierak total në plane historike dhe letrare. Kjo fjalë hyrëse u ndoq me shumë vëmendje nga pjesëmarrësit e shumtë... Interpretimi dinjitoz i studiueses Migena Arllati nga Gjakova i shpalosjes së Surprizës, për shkrimtarin Ismail Kadare; interpretimet nga poezitë e Poetëve maja të Kombit: Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Migjeni, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Fan Noli, Dritëro Agolli e tjerë, sollën impresione te shikuesit e shumtë. Po kështu sfilimi i librit UNIVERSAL... një veçanti novacion... Është për t’u përmendur për këtë veprimtari organizimi me tre fokusime : Fokusimi i parë: romancieri modern JAKOV XOXA, kumti i Prof. Assoc. Dr . Begzad Baliu “ Jakov Xoxa dhe Kosova”; Fokusimi i dytë: shkrimtari , studiuesi Nasho Jorgaqi , për të cilin u mbajtën dy kumte sentencë nga poetja ANJEZA SAKAJ , kryetare e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA për Vlorën, “Nasho Jorgaqi një figurë shumëdimensionale në letërsinë shqipe” dhe një kumtesë nga RAIMONDA MALECKA publiciste TIRANË me objekt:” Nasho Jorgaqi, prurësi më serioz i Fan S. Nolit “ Këto kumte dhe të tjerat që u referuan në këtë odeon të bukur, u ndoqën me shumë kuriozitet nga pjesëmarrësit e shumtë.... Madje, këtu prezent ishte dhe vëllai i Prof. Nasho Jorgaqit, z. Frederik Jorgaqi.aktualisht Drejtor i kulturës dhe i Artit të Fierit . Nga ky kontekst ky ky odeon shpesh herë u kthye në një odeon akademik. Vlen të evidentohet këtu edhe fjala përshëndetëse e z. Haxhi Kalluci. * Një nga bukuritë më të mëdha të kësaj veprimtarie ishte “interpretimi poetik” i veçantë dhe me tone niveli i poeteve dhe poetëve pjesëmarrës si : Enrieta SinaË.P.s, Kristaq F. Shabani I.W.A, AOM, W.PS , Lumnije Thaçi Halili, Vasil Dede, Shefqet Dinaj ,Haxhi Kalluci W.P.S , Osmon Bojaxhi, Dhimitër Miti Ë.P.S , Aleksandra Shabani U.P.L.I, W.P.S , Migena Arllati, Rajmonda Malecka, Rina Behari, Trëndelina Buja, Anjeza Sakaj, Vasil Zëra, Gentiola Sulko, Bujar Rama W.P.S , Migena Shameti, Elefteria Kallojeri W.P.S , Majlinda Rama W.P.S Engjëll Shametaj e tjerë , te cilët me poezitë e tyre kushtuar “Ditët e Plejadës” sollën freskinë poetike, dinamizmin poetik, nivelin cilësor të prezantimit të vetvetes, poezinë e sotme bashkëkohore..., koincizitetin e tjerë ... Mbresa te jashtëzakonshme la te pjesëmarrësit edhe poezia “ Plasaritje” e Kristaq F. Shabanit (nga vëllimi poetik “Pulsi i dhimbjes”) “Tirr, moj Merimangë tirr”, shkëputur nga vëllimi poetik “Në gjumë i zura poeët” i autorit Haxhi Kalluci ... apo “një kafe me Naimin” i Dhimtër Mitit ...e tjerë; skica poetike për Shqipërinë , impresion dinamik i krijueses së re Trëndelina Buja nga Kosova. Shoqërimi i interpretimit me melodi muzikore, si dhe krijimi i panoramës së bukur me shkrim “uji” të shatërvanit, duartrokitjet e herëpasherëshme, vallëzimet përreth skenës së ngritur; ndjekja me interes e veprimtarisë nga stacionet televizive të qytetit te Fierit... ishin mbresive . Duhet theksuar se në këtë veprimtari foli për përvojën botuese të Shtëpisë Botuese “ URA” KOSOVË, poeti Xhemë Karadaku, i cili është njëkohësisht dhe drejtues i saj ... si dhe interpretoi dy poezi të tij.
Po kështu në këtë veprimtari u paraqitën dhe libra të rinj sikundër: “Korsia e hapur” 2, “Syri i fjalës “ i poetes Enrieta Sina “ Virtyti i thyer” (në katër gjuhë) i Kristaq F. Shabanit , “Dua të vdes Shqip” i Hasan Qyqallës si dhe u lexuan disa sentenca nga përshëndetjet e simotrave te Pegasit nga SHBA, ITALI, BRAZIL, GREQI e tjera si dhe poezi te autorëve prestigjioze nga vende të ndryshme të Botës, anëtarë të LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, të cilët përshëndetën eventin në kuadrin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë veprimtarisë u dhanë dhe mendime të vlefshme për kumtet e mbajtura dhe për veprimtarinë. Në fund të këtij eventi u këndua kënga “ I BUKUR JE, ATDHE”.
Pas përfundimit të eventit te odeonit “Shatërvani”, ku ishin vendosur dhe dy skulptura të skulptorit Haxhi Kalluci, i cili kishte skulpturuar figura të ndritshme të historiografisë fierake , midis tyre dhe Liri Geron.... na u afruan shumë fierakë, të cilët uronin ne dhe Pegasin për këtë veprimtari mbresëlënëse. Midis të tjerëve një zonjë na u afrua, duke na thënë: ‘Shumë bukur... Ju na detyruar me profesionalizmit tuaj t’ju ndiqnim me mjaft interes, pasi ju kishit një formë dhe një trajtim tjetër paraqitjeje... dhe të tërhiqnit si magnet...Ndaj deri në fund asnjë nuk lëvizi nga mjedisi, i cili u shndërrua në një mjedis sa shlodhës, aq dhe absordues ”. E falenderuam zonjën dhe shumë të tjerë të tillë, të cilët na thoshnin: “Ju lumtë! Keni ditur të përcillni vlera dhe të tregoni se jemi një Komb!” Duhet përmendur se në këtë event ishte dhe poeti Maku Pone. Po kështu nderoi me praninë e saj shkrimtarja Naunka Lengo, Nënkryetare e Unionit të Shkrimtarëve të Fierit .
Te “Dafina”
Nga odeoni “Shatërvani” të mjedisi i bukur “Dafina”, ku me shumë inteligjencë ishte plotformuar një mjedis sa i këndshëm , aq dhe spektakolar. E “fshehta” shplosej me gjithe bukurinë e saj ... Ne fillimisht u vendosëm në mjediset e jashtme të lokalit “Dafina”, ku s’pushonin së reshturi impresionet për pjeën e veprimtarisë së përfunduar . Me ne ishin dhe poeti Demir Korita , Nuredin Qato, Ëngjëll Shametaj, Vladimir Lulaj e tjerë, të cilët janë pjesëtarë të grupit “Grupi i të Enjtes”, të cilët mblidhen çdo të enjte në lokalin “EDLIRA” të Ëngjëll Shametaj. Me ne për të vijuar pjesën tjetër të veprimtarisë ishin dhe NçKryetari i bashkisë së Fierit, zoti Kalluci,Drejtori i Kulturës , zoti Frederik Jorgaqi e të tjerë . * * Në këtë darkim festiv interpretues të lokalit “Dafina” u vijua me Fokusimin e Tretë të programit, i cili parashikonte prezantime, kreatura të poetëve, këngë, vallëzime dhe shpalose analitike nga libri universal . U krijua një mjedis, sa i këndshëm aq dhe elegant, sa interpretues aq dhe dinamik, sa shlodhës aq dhe impresionant... Poetët dhe shkrimtarët pjesëmarrës treguan nivelin e tyre dhe pasionin për letërsinë , folklorin , duke kënduar edhe këngë shumë të bukura ... Madje përsëri këtu poeti Dhimitër Miti nga Përmeti, një emër i njohur ne letërsisë përmetare dhe më gjerë, jo vetëm që recitoi poezitë e tij , por edhe këndoi shumë bukur disa këngë përmetare. Këtë “linjë” të bukur e ndoqi dhe poeti gjirokastrit, bardi popullor, këngëtari i mirënjohur lunxhot Vasil Zëra ... Një manifestim i simbolit, metaforës dhe aliteracionit ...
T ë vritet Bukuria ? Kortezh i vargjeve të mia (“I vij rrotull Pomonës”) * Një udhëtim i bukur natën për te vendi i akomodimit
Udhtojmë në qytetin e Fierit , i cili ka ndryshuar totalisht duke u kthyer në një qytet me “prerje” moderne, ku nisma krijuese individuale investuese ka projektuar dhe ndërtuar vepra të stilit të sotëm ..., duke paraqitur një fytyrë tjetër. Është një bum i vërtetë ndërtimesh , të cilat ta kënaqin syrin me arkitekturën e tyre , me hapësirën , me bukurinë e tyre reflektuese... Ndalemi te një kompleks i arkitekturuar me shije të veçantë dhe me objeksion : progresin dhe zhvillimin e jetës ..., nëpërmjet edhe zhvilllimit infrastrukturor për turizmin... Ne mjedisin e bukur të këtij kompleksi u pi një kafe “poetike” . Ndërkohë poetët flisnin me entuziazëm për ditën e parë, për mënyrën e organizimit, për aktivizmin e gjithsecilit , për paraqitjen, trajtat dhe gjetjet origjinale befasuese, shprehnin ndjesi dhe flisnin me tone shumë optimiste për të nesërmen... Kjo , pa dyshesë ishte një analizë , apo një bisedë konkluziv epër ditën e parë... E veçanta e ësaj dite ishte dhe intervista e dhënë në TV “APOLON” gazetarit ddhe poetit Bujar Rama , në lidhje me LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, pak historik, konceptet e organogramës, shtrirja gjeografike, kontributi dhe reputacioni, organizimet e veprimtarive përmastive: Simpoziume, deri në një kongres letërsie, objektet e tyre, kreatura deri në botimin e kolanës ‘korsi e hapur” 1, 2 e vijim , Pegasiada 1, 2 e në vijim gazetës “Pegasi”, revistës “Pegasi, Bukuria dhe Shëndeti në fokus” e tjerë, shkëmbimet universale të vlerave, ballafaqimi, nxitja e talenteve të rinj, veprimtaria me ta, ndihmesa dhe kualifikimi , kurse trajnimi per rritje kualitative , marrja pjesë në konkurse ndërkombëtare , panair libri e tjerë . Gjithashtu në këtë intervistë u bë dhe një ekspoze e kreaturës individulae, njohjes, titullimeve, u dhanë mendime për letërsinë e mirëfilltë he u bë një ekspoze për letërsinë e nivelit, intelektuale, me koncepte novator etë bashkëkohësisë e tjerë si dhe me përpjekjet për të luftuar dhe konceptet e tabu , ndërkaq të shfaqura në media .
Përfundimi i intervistës me vargjet :
Njerëz të kontinentit të rrudhur, harrojeni Janusin lezet, gjysmë të rreckosur, gjysmë Mbret... (“I vij rrotull Pomonës”) justifikonte një epilogim të kësaj intervistë ...
Fier , 28 shtator 2012
| |
|