Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LNPSHA |PEGASI" ALBANIA Poezi nga Engjell Shametaj, Fier

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA |PEGASI" ALBANIA Poezi nga Engjell Shametaj, Fier  Empty
MesazhTitulli: LNPSHA |PEGASI" ALBANIA Poezi nga Engjell Shametaj, Fier    LNPSHA |PEGASI" ALBANIA Poezi nga Engjell Shametaj, Fier  EmptyFri Nov 04, 2011 10:37 am

Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" NË FIER
RRUGËTIM PROFIL "PEGASI INTERNACIONAL"

... VEPRIMTARI E MADHE LETRARE NË LOKALIN "ELIRA" NE QYTETIN E FIERIT



Një panoramikë surprizuese e rrugëtimit ..., gjetje evidente nga Kristaq F. Shabani

1. "Elira"' pegasiane, dhuratë e Ëngjëllit për krijuesit...

Rrugëtimi Profil "PEGASI" INTERNACIONAL është në vitin e dytë të rrugëtimit të tij, dhe finishon në prill të vitit 2012... Dhe sot ndalet në qytetin e Fierit.. Një synim i organizatorëve: Trajtesë e timbrit të kapakut të florizuar kreative të trevës labe... Një përzgjedhje sot për një lirik të prejardhur nga Tepelena, por gjallësuar në natyrën fierake... Ëngjëll Shametaj... Një përzgjedhje e bukur kjo e sotmja... për të evidentuar autorin e librit "VULLKAN I PASHUAR" , një titull intrigues, i cili, ashtu si rrugëtimi ynë profil i pashuar, që tregon buronjën e lindësisë dhe vijueshmërisë poetike dhe lirike... Poeti Ëngjëll ka në proces botimi vepra të tjera të këtij sfondi, tët cilat priten të dalin së shpejti nga botimi dhe t'u paraqiten lexuesve .

Më surprizoi ky lokal me një emër po intrigues "Elira", i ndërtuar me djersë e mund të djalit të emigruar Kastriotit, që aktualisht ndodhet në Suedi dhe që ka dëshirim dhe krijon si babai, i cili me këtë "vepër dinjizitoziale" ka punësuar gjithë familjen e tij. Por ajo që më bëri përshtypje ishte se ky lokal çdo të enjte me një grupim të quajtur tip shandofian "GRUPI I TË ENJTES" mbledh në gjirin e tij poetë, intelektualë të fushave të ndryshme, të cilët kremtonin me një program të pasur veprimtari, takime poetike, fjalë artistike dhe të gjinive të tjera të Artit , Letërsisë si dhe trajtesa kulturore. Një gjetje me të vërtetë e bukur, e gjallë, frymëzues edhe pasuruese e jetës , duke i dhënë sa tharm, ndjesi , nerv jetës aktive...

Më entuziazmoi propozimi i Ëngjëllit , i cili deklamativisht gjatë fjalës së tij nderuese, fjalës së ndjenëjs dhe të shpirtit për vlerësimin dhe nderimin e bërë në fokusimin eradhës të Profilit, vuri në dispozicion të LNPSHA "PEGASI° ALBANIA, Dega Fier këtë lokal, katin e dytë të tij,një ambient i moderuar.. Dhe këtë që bëri ai nuk e bëjnë Bashkitë e qyteteve potenciale për të krijuar nëj mjedis pë krijuesit e gjuhës shqipe...
Dhe Zëvendës Presidentja e Lidhjes së Krijuesve "PEGASI° ALBANIA poetja dhe gazetarja e TV "APOLLON" u entuziazmua së toku me ne për këtë dhurim interesant shpirti.. Të njëjtën gjë ndjenë edhe fabulisti Kastriot Hadëri, anëtar i Prsidencës së Lidhjes së Krijuesve "PEGASI" i ardhur posaçërisht në këtë eveniment nga Tirana , ku jeton, apo gjithë poetët e pranishëm nga Tepelena me kryetarin e Degës së Lidhjes së Krijuesve "PEGASI", fabulistin dhe publicistin Islam Kalemi e shumë të tjerë të ardhur po ngaTepelena, Skrapari. Emocionuese edhe studiuesja fierake Naumka Lëngo, Zëvëndëskryetare e Unionit të Shkrimtarëve të Fierit, e cila përshëndeti në emër të Unionit këtë event... Demir Korita, publicisti i njohur fierak me origjina nga Skrapari fiksoi të gjitha momentet e kësaj veprimtarie, folësit dhe elementët programorë.... Madje, gjatë drekës së puëns, ceremoniale u trajtuan probleme të mprehta, që kanë të bëjmë me letërsisë e mirëflltë...

2.Elementë aktivë dhe emocionues të Rrugëtimit

Fëmija që kërkonte t'i jepte ndihmë BILBILIT të përsulmuar dramatikisht nga GJARPRI...

Një skenëzim interesant që mbahet mend ...
Një shenjëzim kohor nga një kundrim inteligjent fëmije. e cila sakrifikon dhe shënjëzohet me një gjysmëhënë...në ballin e tij të njomë për t'u shfaqur në gjithë jetësinë kohore të njeriut ..
Fëmija, i cili kërkronte të shpëtonte bilbilin nga gjarpëri në një duel arene kundershtish gladoriale; dy personazhe kundërshtare në luftë a jetë njeri me tjetrin, një personifikim i guximshëm dhe i ndodhur para syve të një fëmije i hipur mbi bimëN e blirit, por çuditërisht i rrëzuar mbi një shkëmb... i shokuar nga mbrojtja e biblilit dhe ashpërsia e gjarpërit.

Protagonistim...

Tek e kundron Ëngjëllin, ndien një dëshirë për ta eksploruar dinamikisht, për t'i çelur e hyrë në labirinthet e tij njerëzore, në lirikën e tij të kultivuar mbi shtratëzime folklorike të pasurisë kreative të trevës së Labërisë... Nuk tundohesh në këtë eksplorim, por vijon rrugëtimin në labiinthin, të cilin ke dëshirë ta njohësh... Ndien s ene Fier ke ardhur i plotë...
Një procedim i thjeshtë, por që mbahet mend, një simbolikë e bukur, e cila deperton shpirtit... Në pamje të parë lirika e tij të duket e zhveshur nga figurimi, sikur është pa tharm e nerv, por mënyra si e përsjell me shpirtin e tij të delirtë, si e brumton në magjen e gatimit poetik të ndryshon kursin dhe rrit përmastivisht mendimin... Një procedim shpirti, një tematikë e larme, e cila hapësiron në hapësirë njerëzore shpirti e natyrore, detore, diellore e hënore e pse jo yllësore.. Ai u këndon lirikisht ëngjëjve, duke e pozicionuar vetveten në vendin e përsjellësit lirik, të qëmtuesit të cilësisë, virtytit...
Përdorimi i krahasimit me elementë jetsorë e natyrorë prezentë e bën lirikën e tij të marrë një stinim dëshiror...

Poeti lirik i vendlindjes dhe shpirtërores ngazëlluese

Nuredin Qato kritik, përfaqësues i "Grupit të së Enjtes" duke bërë një zbërthim analitik për veprimtarinë letrare të Ëngjëll Shametaj , midis të tjerave u shpreh:
"Për një mësues letërsie është shumë komode që të jesh midis krijuesve letrarë, në nderim dhe respekt të miqve të ardhur nga Gjirokastra, Tirana, Tepelena e tjerë dhe me detyrimin shpirtëror që kam ndaj poetit Ëngjëll Shametaj, më lejoni të shtoj dhe unë dy "fjalë" në këtë veprimtari Rrugëtim Profil kaq të bukur dhe mbresëlënës.
Duke lexuar poezitë e çdo poet, unë do ta quaja si një skaner, i cili i zbulon gjithë bukuritë, dashuritë, dhimbjet e tia shpirtërore që ka për jetën.
Vendlindja dhe fëminia... Sa shumë zënë vend këto dy fjalë për zemrat dhe penat e poetëve!... Ja si shprehet Ëngjëlli:

"Ajo,
fëmijëria e fshatit,
plot me mall
e me brenga,
me kujtime
që nuk shuhen,
s'i nxë fleta,
s'i shkruan pena....

Për vendlindjen e tij Ëngjëlli shkruan dhe ne në këtë kohë ndjejmë përmbrenda dashurinë që kemi të gjithë për vendlindjen, por kjo është evidentuese:
Një grusht kujtimesh
mbledhur në Labëri...
Oh, ç'fshihen në ato male,
ai që jeton e di!..
Për poetin
janë thesare:
"Sa të dua,
moj Labëri!"

Për vendlindjen e nënës dhe të babait ai shkruan:

Unë, fëmijë,
shtrirë në lëpushka,
kokëmbështetur
te prehri i nëëns,
vështroja lart
botën e zjarrtë,
si rrokeshin
retë me hënën...

E gjumi lehtë
më kaplonte
nën ledhatimin e hënës,
me këngën
e thëllëzës
në gjirin e ngrohtë
të nënës...

Dhe shpirti poetik pyet:
"Ç'po ndodh kështu
me mua,
ç'dashuri
kanë këta gurë?!
Vendlindja e babait
dhe e nënës
vullkan,
q ë s'shuhet
kurrë!...

Poeti, paks ai vonuar në botime, Ëngjëll Shametaj, ka një tematikë të larmishme krijimesh,
që sot s'mundemi t'i përfaqësojmë me ndonjë poezi të tij për efekt kohe. Doja të thoshja se ai rrok tema të bukura , të gjalla, duke u kënduar poetëve si Dritëroit, të cilin e ka shembëlltyrë; të befason me historinë e biblilit.
Sa bukur dhe plot domethënie shprehet ai për përjetësinë e poetëve dhe shkrimtarëve:
" Në shtëpinë time
të përjetshme,
s'dua beton
e mermerë,
një gur shkëmb
nga vendi im,
bashkë me të
dhe një bli të blertë..

E, sa herë
të vijë prilli,
gushëkuqi
të më vijë pranë,
t'ia marrë këngës
me ligje
të më shuajë
të shkretin mall......

Apo:

Bashkë
të bredhim maleve,
ku kalova
fëmijërinë
në Labëri,
në Lopsin timm,
të kem prehje
qetësinë...

Të qëndroj
mbi kurorë,
të jetoj përmbi re,
të bëj sehir
Labërinë,
Vlorën,
gjer në Myzeqe...

Ëngëlli flet me tone të bukura lirike dhe e ka një idhull të tij lirik si gjithë të tjerët..., ndaj poezia e tij me botën e madhe shpirtërore, që ka, do te eci...

LIRIKU I NISHANIT "GJYSMËHËNË"

POEZI NGA ËNGJËLL SHAMETAJ, FIER

KËSHILLIM

Liria e individit
duhet të kuptohet mirë
Ta dojë njeriu njerinë
të mos bëhet egërsirë...

Magjia poetike

Oh, ç'është poezia...
Ai që vuan e di,
E fortë si dashuria,
s'ke prehje, s'ke qetësi.

Në dasëm dhe në gëzime
është një flutur përmbi kokë,
Në vuajtje dhe hidhëime,
është si lule buzë gremine.

Ikën e pas të ndjek,
rri e fshehur, si një hije,
Por kur nis e shpërthen,
të fal çaste lumturie...


* * *

Dashuria
është
si det,
e madhe
si oqean,
lind bashkë
me njeriun
e rritet
si uragan.


Perëndim

Iku koha jonë,
perëndoi
dhe ne bashkë me të
perënduam,
foleja plot zogj
u boshatis,
e zogjtë
hapën krahët
fluturuan.

Mbi male,
mbi dete,
aq larg në kontinete,
në jetë tjetër
e ne
si shkembenj
na la,...
I presim
të kthehen
në folenë e vjetër.

Nuk ka dhimbje
më të madhe
se dita, kur lë shtëpinë,
e nënës plakë,
te porta
përlotur
ta shikon synë..

Ikën
dhe s'e kthen kokën,
nuk i thua
as lamtumirë,
ky është ligji i mërgësës:
të kesh fat të mirë...


Poetit të rinisë time[/size]

Dritëroit
Megjithëse bëra ca shkolë,
s'kam penel, as penë
të shkruaja për Dritëronë,
ta gdhendj në mermer.

Kam mall, kur e shikoj
në mitingje, në tribunë,
Poetin e rinisë time,...
ishte burrë e ngeli burrë.

Nuk është si ca të tjerë
për para dhe karrierë,
hodhën poshtë një jetë të tërë,
vlera nesër atyre do t'u bier...


[size=24]Ta dish ti , moj lulja ime

Ta dish ti, moj lulja ime,
ç'je ti për mua:
Gonxhe e bardhë si dëbora,
që çel mbi ujë në Virua.

Ta dish ti, moj lulja ime,
ç'je për poetin:
Je si vala për mbi valë,
në tallaz të detit.

Ta dish, ti moj lulja ime,
ç'je për bletën:
Nektari i trëndelinës
në ditë të pranverës.

Ta dish, ti moj lulja ime.
ç'je për prindin:
Syri i kalër i Bistricës
në grykë të burimit.

Ta dish ti, moj lulja ime,
ç'je për gjyshen:
Ti je mjalt i dalë nga mjalti,
një zog dallëndyshe.

Ta dish, ti moj lulja ime,
ç'je ti për mërgimin:
Ti je shpresa, ti je drita
në buzë të agimit.


Përkufizimi im për dashurinë e Natyrës...

Sa njeriu hap sytë
nis dashuria për jetën,
me ca lot e të qara,
çel derëm për botën tjetër.
Lind dashuria për nënën
nga tundja, dhënia e gjirit,
Kujdesi, e përkëdhelimi
si aromë e trëndafilit...

Aty formohet njeriu,
nis ta dojë, ta kuptojë jetën ...
E që lulja të lulëzohet,
merr ushqim nga Lulja e vjetër.
Dashuria pë rnatyrën,
është dashuria për jetën,
Dhuratë për njerinë,
prehje për botën tjetër.



Anjez ishte virtyti...

Anjeza

Dikensin tim të dashur
e kam këtu,
në zemër,
Davidin e tij
të vuajtur
e bashkoJ
me një Ëngjëll.
Oh, se ç'ka qenë
Anjeza,
Anjeza ishte bukuria,
Anjeza ishte virtyti
si Dea,
si vetë Perëndia.
Oh, sa dua
Anjeza të mos shuhet
e të mos vdesë kurrë!
Po munda,
sa të jem gjallë,
do ta përtërij dhe unë.

Si zogu i bilbilit

Përmbi trëndafilin,
lozje , vallëzoje,
si zogu i bilbilit
mbi lule të blirit...
përmbi karaflin
futur ato faqe,
porsi kanarina
mbi një manushaqe...


NISHANI IM

Kur qëndroj para pasqyrës
e i kreh të rrallët flokë,
nishani si gjysmë hëne,
dhuratë nga i bukuri zog...
i vogël isha,
fëmijë me ato
këmbët njomzake,
si ketër i ngjitesha blirit,
soditja zogjtë e bilbilit.
Futur thellë në to dega,
atë muaj të bukur prilli,
dehur me aromë lulesh,
zëri i ëmbël i bilbilit.
E një ditë, porsi flutur,
qëndrova në degë të blirit,
sa i afrohem folesë,
gjarpëri po hante bilbilin.

Si një dardhë
që rrëzon guri
e tretet tej
në lëndinë,
përsillen
degë më degë,
përfundoj poshtë
në greminë.
Kryembështetur
te shkëmbi
dorën shtrënguar
në ballë,
gjaku më rridhte
çurg faqeve,
gushës më mpiksej,
si shall...
Nënë e shkretë
erdhi më ngriti,
me futën ballin
ma lidhi,
më shtriu
përmbi trëndelinë,...
Unë pyesja:
"Nënë, ku është bilbili?"


FJALA FYRESE E VEPRIMTARISE
NGA SELFO ALLKAI nderuari, zoti Kristaq F. Shabani, President i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi" Albania!
I nderuar z. Islam Kalemi, Kryetar i Degës së Krijuesve "PEGASI" Tepelenë!
E nderuara zonja Naumka Lëngo, ZevKryetare e Unionit të shkrimtarëve Fier!
Të nderuar përfaqësues të shoqatave të Shoqërisë Civile, të afërm, të ftuar miq e shokë, të z. Ëngjëll Shametaj!
Sot në këtë takim miqësor të LNPSHA °PEGASI" ALBANIA, bazuar në propozimin e Kryesisë së Lidhjes së Krijuesve "Pegasi°", Dega Tepelenë i jep Ëngjëll Shametaj titullin "Anëtar Nderi i Degës s ë lidhjes së Krijuesve "PEGASI" Tepelenë.
Nderimi që i bëhet poetit Ëngjëll Shametaj, në kuadrin e muajit të Letërsisë dhe 65 vjetorit të ditëlindjes së tij, është shprehje e respektit dhe e dashurisë, që tregojnë organizmat shoqërore të vendlindjes, Tepelenës sonë të dashur.
Ëngjëll Shametaj, biri i Labërsë dhe i Lopsit, është trashëgimtar i denjë i një familjeje me ndjenja të thella patriotike, e cila, brez pas brezi, ka dhënë kontribut të veçantë në shërbim në të popullit dhe Atdheut. Ëngjëlli është lindur në fshatin Dorëz të Tepelenës më 3 tetor 1946 dhe, që prej vitit 1957, banon në qytetin e Fierit. Është arsimuar me diplomë teknik i mesëm mekanik dhe më pas ka kryer gjimnazin "Janaq Kilica" Fier. Mandej ka kryer edhe arsimin e lartë.
Në rini, fillimisht, Ëngjëlli ka punuar tornitor dhe, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, ka ushtruar dhe profesionin e bukur të shoferit , profesion ky, i cili i ka dhënë mundësinë të njoh trësisht Atdheun tonë të bukur dhe ta vërejë me syrin e tij vëzhgues dhe poetik . "Profesioni i shoferit, - shprehet Ëngjëlli, - më ka krijuar mundësinë të përshkroj të gjitha rrugët e Atdheut dhe të njoh bukurië natyrore të vendit tim , të cilt kanë qene ushqim shpirtëror për mua dhe muzën time poetike".
Kudo në jetë, në shoqëri dhe në familje, Ëngjëlli ka qenë shembullor, është karakterizuar nga mirësjellja, dashuria dhe respekti për njerëzit dhe si një primd dhe edukator i mirë me fëmijët e tij të mrekullueshëm. Si veprimtar shoqëror ka kontribuar me organizmat e masave; ka qenë i zgjedhur Kryetar i këshillit në lagje dhe për korrektesën në zbatimin e detyrave gëzon dhe respektin e tyre. Aktualisht Ëngjëlli është kryetar i organizats së veteranëve në lagjen "1 Maj", me shoqatën Atdhetare - kulturore "LABËRIA" dhe atë "LOPSI" kryen me përkushtim e seriozitet të plotë detyrën e sekretarit të tyre, duke u treguar i palodhur.
Në fushën e letrave Ëngjell Shametaj ka shpirt poeti. Zërat brenda vetes i ka hedhur në letër. Libin e parë me poezi, të cilin e ka botuar titullohet "VULLKAN I PASHUAR", ku në të shpreh me pasion dashurinë e pafund për vendlindjen e tij të dashur, jo vetëm për fshatin e tij të lindjes, por edhe për trevën e Lopsit dhe të Labërisë, ku Ëngjëlli shkruan vargjet:
" Ajo krahina e Lopsit,
aorta ime në zemër,
aty kam njerëzit e babës,
aty kam njerëzit e nënës...".
Në vargjet poetike të tij shikojnë nostalgjinë e fëmijërisë me poezi të arrira.Shkruan me respekt e dashuri për njerëzit e zemrës, të rrethit familjar e më gjerë. Tregon dobësi për Nënën e tij të dashur, për motrën me gjethe dafine në duar dhe, sidomos për niupërit dhe mbesat e tij, të cilët i do më shumëse jetën e tj.
Nga Ëngjëlli presim angazime më të madh në rrugën e krijmtarisë në të ardhmen. Ka në proces botimin e librit të tij të dytë me poezi dhe vijon të shkruajë, përveç poezive dhe në prozë poetike e ese.
Në këtë përshëndetje falendermi ndaj miqve të ardhur, unë kam kënaqësinë të bashkohem njëzëri me të gjithë të pranishmit në këtë eveniment të rëndësishëm, duke e uruar nga zemra: "T a gëzosh titullin "ANETAR NDERI i LIDHJES SË KRIJUESVE °PEGASI" DEGA TEPLENE, i dashur miku im, Ëngjëll Shametaj.
Nderim dhe respekt të gjithë të pranishmëve.

Fier , 27.10.2011

*
Titullin e nderit të akorduar iu dha Engjëllit ceremonialisht nga fabulisti dhe poeti Kastriot Hadëri, i cili para dorëzimit dh e pas fjalës së rastit të fabulistit Islam Kalemi, theksoi meritat e Ëngjëll Shametaj edhe ne fushën poetike e shoqërinë civile, duke evidentuar meritat e tij në këtro fusha ..

Ëngjëll Shameti zbrazi nektar shpirti për këtë nder që i bëhej , duke bërë një ekspoze të shkurtër të veprimtarisë së tij poetike.
Fjalë të ngrohta shpirti dhe përgëzuese thanë Përgjegjeësi i Grupit të së Enjtes z. Miti Nito, Demir Korita, kryetari i Shoqatë Atdhetare Kulturore "Lopsi" Dega Fier, vajza e Ëngjëllit, mbesa Gejsa dhe shoqja e saj, Vladimiri,poetja Majlinda Rama, poeti Isuf Çela, Ferit Lila, Sulo Gërbi, të cilët kishin thurur dhe vargje të bukura për Ëngjëllin dhe që u deklamuan nga vetë autorët pjesëmarrës.
Përshendetjen dhe poezinë e Sulo Gërbit e deklamoi ublicisti Selfo Allka , i cili ishte dhe moderatori i kësaj veprmtarie interesante... Një emocion të thellë krijoi në mjedis përshndetja edjalit të Ëngjëllit , Kastriotit nga Suedia, dhe ky krijues, i cili edh ene bisede me ne na premtoi se Dega e Pegasit Fier do t'i shtrije deget edhe ne Suedi... Nje premtim i bukur...
Një mikëpritje e madhe, e ngrohtë dhe e përzemërt...


Mbyllësi e kapakut të florinjtë ... për t'u riçelur

Pas përfundimit të këtij eventi Presidenti i LNPSHA "PGASI" ALBANIA i shoqëruar nga Zëvendës Presidentja e Lidhjes ë Krijuesve "Pegasi" Albania, poetja Majlinda Rama dhe anëtari i Presidencës së Lidhjes së Krijuesve "Pegasi", fabulisti dhe poeti Kastriot Hadëri, poeti Ëngjëll Shametaj, publicisti Demir Korita organizuan një takim me disa krijues poetencialë të qytetit të Fierit , të Degës së Krijuesve "PEGASI" ALBANIA dhe hodhën piketa organizuese dhe veprimuese për të ardhmen për një veprimtari më të zhdërvjelltë në qytetin e Fierit...
Presidenti i Lidhjes dhe poetët e tjerë kaluan disa orë të kendshme në një lokal të karakterit poetik të qytetit të Fierit...
U larguam nga qyteti i Fierit ë rnë selinë e Pegasit në Gjirokastër në orët e vona të përcjellë me ngrohtësi e dashuri të madhe poetike, duke rritur më tej besimin në të ardhmen dhe mirëfillësinë e letërsisë. Emisarët e kësaj letërsie, që përkushtohen me vullnet dhe pasion, po bëjnë shumë për letërsinë, gjuhën, kombin dhe të ardhmen e tij, atë që nuk e bëjnë dhe ata që paguhen nga shtetet tonan...
* * *
Në ora 24.00 prekim qytetin magji të Gjirokastrës. Telefonat më shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit. Më pyesin nga Tirana, Prishtina, Greqia....poetët dhe poetet e Lidhjes për Fierin... Këto pyetje e di që do të vijonë nesër në faqet e faceookut nga miqtë e mi të shumtë poetë e shkrimtarë nga shumë vende të botës që ndjekin zhvillimet tona letrare... Pyesin dhe duan të dinë mbërritjen tonë. Informacion jepet anë e kënd e pse jo dhe e botës .. Interesim i madh. Njohje të bukura... Fragmente jete që shtojnë jetën... Një përkushtim masiv... Një ditë pune veprimtarie e filluar ne ora 05.00 të mëngjesit dhe e përfunduar ne ora24.00, 19 orë intesive dhe çuditërisht letërsia të rinon ....dhe të bën më energjik..
Ju faleminderit miq, dh ju miq të rinj të Fierit, ju faleminderit për këtë përkushtim model, që duhet ta evidentojë historia...
Ne e fiksojmë çdo veprimtari... dhe ditari ynë përmbushet .
RRUGËTIMI PROFIL "PEGASI INTERNACIONAL VIJON...

Fier 27.10.20011
Gjirokastër 02.11.2011
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
LNPSHA |PEGASI" ALBANIA Poezi nga Engjell Shametaj, Fier
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LNPSHA "PEGASI" ALBANIA DHE LNPSHA "PEGASI" KOSOVA
» LNPSHA PEGASI ALBANIA, PEGASI KOSOVA , BIALL MALIQI
» PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» LNPSHA “Pegasi” Albania
» INFORMIM I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: