Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"

Shko poshtë 
+3
besa-bese
shaban cakolli
Adem Berisha
7 posters
AutoriMesazh
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptySat Oct 27, 2007 9:18 pm

ATDHEUT TIM

Mbijetove furtuna e stuhi,
ngadhnjeve nder shekuj,
të dua në zor e në liri –
ti ishe dhe mbete, tempull mbi tempuj.

Të dua, të dua mbi të gjitha,
të dua më shumë se veten,
të dua se je djepi im –
në Ty gjej veç të vërteten.

Qielli mbi Ty është më ndryshe
nga ai në mergim,
dielli tek Ti ngrohë më ëmbel
o i dashuri, Atdheu i im.

Fusha, ara e livadhe
pershkojnë Atdheun tim,
i dua e s’mund t’iu ndahem
sot e gjerë në amshim.

Malet plot me drunjë,
kullosa e shkëmbinjë
shtrihen si kurora
gjerë në pakufi.

Lumenjtë e liqejtë
me ujë të këthjelltë si loti,
për ne dhe vetëm për ne
i ka falur Zoti.

ka gjithëfarë minierash,
energji e gjithëçka tjetër
që vështirë mund të numrohen
dhe vehen në leter.

Djem e vasha të bukura ka,
petrita e skyftera,
si luleve të trëndafilit
këndëshëm iu vie era.

Ka shumë njerëz të ditur,
shkrimtarë e shkencëtarë,
ka edhe nobelista,
priftërinjë e hoxhallarë.

Për këto e shumë të tjera
shkrova e këndova
e kur e kerkoi koha –
dola dhe luftova.

Jo pse e desha luften
me plot mizori,
po pse u sulmova
mu nga fçinjtë e mi.

Jo pse e dua luften
të pushtoj të tjerë,
po për të mbrojtur t’imen
që e kisha, e do ta kem përherë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptySat Oct 27, 2007 9:22 pm

Përgëzime baca Adem,na ke munguar në këtë faqe,mos u ndal,vazhdo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: I pathyeshëm e krenar   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyMon Oct 29, 2007 1:35 pm

ISHA, JAM DHE DO TË JEM

Jam një bli i madh
dhe kam rrënjë të thella,
luleve të mia të freskëta
largë iu ndihet era.

I ruaj me fanatizëm
gjithë lulet e mia,
se edhe unë do ec’ përpara
si e gjithë njerëzia.

S’erdha nga Karpatet,jo as nga Rusia!-
po u lnda në këto troje
o pika nga gjithësia.

Jam i lashtë sa bota,
rritem n’Arbëri,
kam shumë të mira tjera
të gjithë më kanë lakmi.

Por, kam do degë të prera
me sopatë të topitur,
m’i kanë prerë barbarët
përherë të uritur.

Mua më sakatosen
e veten e turpëruan,
por ne do të shkojmë përpara
dhe prapë do të jemë të bashkuem.

Gjithëçka pashë e perjetova,
tmerr e krime mbijetova,
vendit shpinen kurr s’ia këtheva
dhe as emërin nuk e ndërrova.

Ruajta gjuhen time,
traditë e kulturë,
nder sfida të kohërave
s’u perkula kurrë.

S’zhdukem kurr nga trolli,
t’a dini or barbarë,
shumëherë jam kalitur
dhe farkuar në zjarr.

E po, deshet ju a s’deshet
o të mjerët mëkatarë,
unë mbeta ai që isha
dhe gjithë do të jem shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyMon Oct 29, 2007 5:32 pm

Per ty vella Adem Berisha

Poezite tuaja i lexoj
i nderuar vella Adem,
me pershkojne lotet
dhimbja ka nje vend.

I shkruan vuajtjes
i shruan pikellimit,
I shkruan krenarise
I shkruan deshprimit.

Xhaxhai yne ka dhimbjen
Zhaxhai yne ka merzine
Si té mundemi valle...
Ate ta ndajme ne me ty.

Kur i shkruani Atdheut
vargje me vleré plot
me bene te jam krenar
Ju mi lagroni keta loté.

Jeni yll, jeni pishtar
jeni ballelarté e krenar
krenari n'forumin toné
shendet,
gezime,
jete,
suksese,
ishe e mbetesh
i respektuar gjithmoné.

Poezite Tuaja ne te gjitha forumet i kam lexuar, kam lexuar dhe jam knaqe, ato shpesh i lexoj edhe nga 2-3-4 here ne zé para femijeve sepse ato e kane ne brendine e vet vleren artistike, realizmin qe keni shprehur dhe perplot vlera te cmueshme, uroj qe te jeni shendosh e mire ju dhe ata qe u rrethojne dhe te ardhmen te pasuroni kete forum me vargje perplot vlere atdhedashese, largojeni pikellimin edhe pse jeta ka me shume te kqia se te mira, jemi deshmitare te saj edhe ne, prandaj mundeni dhimbjen duke i shkruar krenarise.

pershendetje nga une dhe familja ime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Ata që kanë vlera në, njohin dhe çmojnë vlerat e të tjerëve   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyWed Oct 31, 2007 2:11 pm

Përshendetje vëllazërore e shpirtërore për besa-besë,

çka të them? më keni lënë pa fjalë me këtë që keni shkruar për mua. Poezinë të cilen më keni kushtuar "Për ty vëlla Adem Berisha", e konsideroj si dhuraten më të çmueshme që mund të vij vetëm nga miqtë e vërtetë të shpirtit dhe zemrës. Ate do ta mbaj bashkë me shkrimet e mia dhe edhe pas meje ajo do të jetojë pranë fëmijëve dhe të dashurve të mi.
Ajo që thoni se poezitë që unë kam shkruar kanë vlera të çmueshme dhe se i lexoni edhe para fëmijëve tuaj me nga disa herë, mua tej mase më entuziazmon dhe jep kurajo qe të vëj në funkcion tërë potencialin tim modest fizik e mendor qe të vazhdoj edhe më tej me shkrime të tilla, e mundësisht edhe më të mira, duke shpresuar se pozitivisht do të ndikoj tek fëmijtë dhe të rinjtë qe të brumosen me ndjenja sa më të fuqishme kombtare. Nëse sadopak do të kem sukses në këtë drejtim, kjo do të jetë kënaqësia dhe suksesi i im më i madh i mundëshëm i jetës.
Por me këtë rast unë dua që me plot të drejtë të konstatoj se vepra ime është vetëm një guralec i vockël në kalanë e krijimtarisë së krijuesëve tanë të mirëfilltë e me vlera grandioze të cilët ua shkojnë edhe shumë krijuesëve të mëdhenj në rang bote.
Megjithate, edhe unë me atë "kaçikun e strincës" do të përpiqem të bëj diçka sadopak të dobishme për të gjithë neve.
Sami Frashëri në mesin e shumë fjalëve të urta thot edhe këtë :
"Njeriu i cili gjatë jetës së tij nuk bën asgjë për të miren e njerëzimit, është si të jetë, si të mos jetë fare".
Secili njeri ka mundësi të bëjë diçka të tillë, së paku të lindë, rritë, edukojë dhe formojë pasardhës të mirë. Unë jam i sigurtë se ju pikërisht këtë edhe po e bëni duke punuar me fëmijët tuaj në këtë drejtim. Uroj dhe lutem që ata të jenë jetëgjatë, fatlumë dhe të bëhen yje siç prindërit dhe gjithë ne dashamirët dëshirojmë.
Nga zemra ju përshendetë Juve dhe familjen tuaj të nderuar i juaji xhaxhi Adem Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Vetëm për at-mëmdhe e vlenë të vdiset   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyWed Oct 31, 2007 2:29 pm

DASMA E LIRISË

Eu sa leu dielli o mbi at koder
u hap lajmi-o n’Shkup e n’Shkoder
nga Evropa e n’Amerikë,
nga Azia në Afrikë,
prej andej n’Australi
se n’Kosovë ka një risi
i madh e i vogel o janë bë një
eu kanë nisë luften o për Liri.

Eu n’Dukagjin t’Binak Alisë,
u lidh Besa e shqiptarisë,
me iakëthyepushken Serbisë,
për t’a mbrojtë pragun e sh’pisë
si luaj djemtë e Lirisë
të betuar n’besë të Zotit
si ç'vepruan të parët e motit
si në kohen e Kastriotit
eu i ranë n’ballë armikut t’sotit

Eu n’at Prekaz të Ahmet Delisë,
në ABC-në e trimërisë,
në Piramiden e burrërisë,
u nis dasma e Lirisë
nen flamurin e Pavarësisë
iu ndërruan rrjedhat e historisë
iu këthye nderi shqiptarisë
grusht i madh iu dha Sërbisë
eu iu thyen planet o të Rusisë.

Eu n’Shalë të Bajgorës së Boletinit
në vendlindjen e Isa trimit,
trimit të Vlorës e gjithë Shqipërisë
i madh e i vogel o janë que n’këmbë
ndal Sërbisë o na i kanë thënë
Nish, Prokuple na i ke marrë
ke marrë Vranjen me Kurshumli
Ulqin, Plavë edhe Guci
ke cungue at Iliri
na i ke veshë trojet me të zi
eu të vraftë zoti me gjithë Rusi.

Eu n’at Grykë të Llapit të Bec Sinanit,
digës së gjallë të këtij vatanit,
Shaqir Grishës e trimav’ t’motit
që u flijuen për ditë të sotit –
si luaj djemtë e malësisë
dalin n’skenë Yjtë e Lirisë
si në krahët tjerë të shqiptarisë
kundër të keqës e padrejtësisë,
kundër presë e barbarisë,
kundër dhunës e mizorisë
të ushtruar gjithë prej Sërbisë
eu qysh prej shekujsh të historisë.

Eu n’ballë t’furtunës – o prinë Zahiri,
Edmond Hoxha dhe Hakifi
sypatrembur si zana të malit
përgjatë Llapit e tërë Gollakut,
Nerodimës e Karadakut,
Kaçanikut të Idriz Seferit
pa iu nda kurr fushës së nderit,
si stërnipa të Skënderit,
si stërnipa të Kastriotit,
pa iu tremb pushkës as topit
e bëjnë luften për liri të pop’llit
eu jo për poste as të liga të sodit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptySat Nov 03, 2007 5:13 pm

o baca adem ndoshta fjalet jan te pakte edhe nuk mjaftojn per te shpreh kenaqesin qe ndjej kur i lexoj keto poezi te bukura ,edhe pse dhembja te ka pushtu shpirtin por lapisi yt nuk ndalon se shkruari edhe nuk e besoj qe do ndaloj ndonjeher veprat tua do jetojn shekuj te ter o baca jon te pergezoj shum edhe gjdo te mir te deshiroj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptySat Nov 03, 2007 11:43 pm

Veçanërisht të rrespektuarit rrebelja, besa-besë, Shaban Cakolli, por edhe shumë e shumë tjerë të dashurit/rat e mi,-
po si të shpreh unë kënaqësinë time që kam rastin, anipse indirekt, të njihem e të bashkëpunoj me miq e dashamirë të mëdhenj siç jeni JU.
Si të shpreh falenderimin tim për komentet dhe vlerësimet tuaja lidhur me disa shkrime, po edhe modeste, që bëj unë kohë pas kohe. Unë nuk bëj asgjë të veçantë veçse shpreh, me aq sa mundem, ndjenjat e mia dhe ato i vëj në letër. Për atdheun gjithësesi kemi borxhe të mëdha e unë për këtë bëj fare pak. Po ju citoj një fjalë të një patrioti shumë të madh e luftetari për Shqipërinë etnike dhe bashkimin kombëtar i cili u pushkatua sipas aktakuzës së prokurorit e antishqiptarit të përbetuar Ali Shukrija në verë të vitit 1947, UKË SADIKUT, birit të Sadik Ramë Gjurgjevikut, komandantit të përgjithëshëm të lëvizjës kombtare të vitit 1919, i cili thonte :
"Kot po e ha buken e popullit nëpër male" edhepse sigurisht që nuk ishte ashtu. (Mr.Asllan Krasniqi: Klina me rrethinë në valët e historisë.
Edhe një herë JU falenderoj nga zemra dhe prap po JU them mos është pak tepër gjithë kjo që thoni për mua. Unë jam i vockël dhe kam forcen e një strince kështuqë nuk mund të bëj më tepër se të vëj një guralec në kalanë e atdhedashurisë por edhe të krijimtarisë së krijuesëve tonë të mëdhenj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptySat Nov 03, 2007 11:50 pm

Vella Adem Berisha,

Cdo here qe verej se jeni kuqeni ne forum,me padurim pres ndonje rresht nga ju, prandaj kerkesen time dhe tonen ne pergjithsi bejeni si rregull, ju letem shpirterisht qe se paku nga cdo vizite e juaja qe na e beni ta pasuroni forumin me nga nje poezi se paku.

Prezenca juaj na jep vullnetin, deshiren, udhezimin dhe na nxite qe te jemi edhe me aktive.


Viziten tuaj te radhes qe do ta beni, kemi nje befasi per ju!

Nga zemra ju pershendes ne emrin tim dhe stafit te forumit
Bashkimi Kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptySat Nov 03, 2007 11:58 pm

Të kemi flamurtarë baca Adem,kur ty të kemi këtu ne ndjehemi më mirë,më të frymëzuar,më energjik.Na duhesh këtu direkt në këtë rubrikë.Ti je njeri i madh,i vlerësuar nga ne,është mirë që
ti vetës tënde ithua i vogël,sepse ashtu thonë burrat e mëdhenj.
Këtu me ne po bashkëpunon direkt,sapër njohëjen indirekte ke pak të drejtë,por shpejt do të njihemi direkt,do të pimë kafe bashkë,sekush do paguaj e bëjmë me short.Shëndet të mirë bacë,mos lësho penden nga dora,shkruaj,shkruaj,shkruaj
Të përqafoj ngrohët edhe pse nga larg.

Të dua shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyWed Jun 15, 2011 12:05 pm

Une jam antare e re ne kete forum por besomni kam fituar nje pershtypje qe kam bere mire qe jam regjistruar.Sipas meje ja vlen te jesh pjes e ketij forumi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyWed Jun 15, 2011 12:06 pm

Se di


Kur pikat e shiut do flasin,
kur dielli do qesh me ne,
kur hena s'do na shoqeroj naten,
nje ndryshim ju veni re?!!..

Dhe ju do mundoheni
ta prekni ajrin me dore,
duke harruar se nuk preket dot...
Do te lundroni me fantazmat e jetes
dhe do kaloni kohen kot...

Por bota nuk eshte sic duket,
por eshte sic ti e ndjen!!..
Te gjitha te kqijat le te zhduken
nje e keqe prap do t'gjen.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Mirëse erdhe anëtarja e re mujota   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyWed Jun 15, 2011 3:24 pm

Përshëndetje e nderuara anëtare e re mujota dhe mirëse erdhe në forumin Bashkimi kombëtar e pikërisht në temën "Nga KRENARIA DHE PIKËLLIMI". Jam i sigurt se këtu do të gjejsh vetën dhe hapësirën e duhur të komunikimit e bashkëpunimit të mirëfilltë me stafin e forumit dhe gjithë anëtarët e tij si dhe të prezantimit të krijimve tuaja të cilat, siç vërej unë nga poezia më lartë "Se di", do të jenë premtuese dhe me vlera të çmuara letrare-artistike. Ndonëse mua aspak nuk më pengon të postoni në këtë temë, shpresoj dhe besoj të keni një vëllim të konsiderueshëm krijimesh si dhe do të krijoni në vazhdimësi, ndaj do të ishte mirë të hapni një temë të re ku do të postonit rregullisht shkrimet tuaja. Urime dhe suksese pafund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyWed Jun 15, 2011 3:56 pm

Faleminderit,por me fal nese kam bere ndonje gabim,vertet nuk i di mire si shkojn gjerat ketu,ngase ky eshte vetem fillimi im dhe ndoshta me kuptoni.Por shpresoj qe do ja kaloj mire ketu ne mesin tuaj!?..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyWed Jun 15, 2011 11:07 pm

Te uroj nje mirseardhje ne forumin BK. Mujota
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyWed Jun 15, 2011 11:35 pm

Mujot a je i Mulllapolcit apo tjeter kahit pershendetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyThu Jun 16, 2011 9:38 am

E Mollopolcit jam,pershendetje edhe nga ana ime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyThu Jun 16, 2011 3:45 pm

Sa mir dot thot qenke mes jezerci,pom duket mpaske daj!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyThu Jun 16, 2011 4:19 pm

Hahahah ndoshta nuk i dihet.Jezercin e kam afer, ama se di!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyThu Jun 16, 2011 6:21 pm

Jo duhet me dit ku i ke dajt,mose qenke i ri ne mosh,ti ndoshta jo, veqse Babi yt-mixhallaret duhet pa tjeter te i ken dajt -nipa te jezercit, pyti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
mujota
V.I.P
V.I.P
mujota


Female
Numri i postimeve : 219
Age : 29
Vendi : Mollopolc
Registration date : 13/06/2011

Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" EmptyThu Jun 16, 2011 7:15 pm

hej une dajt i kam tjeter vend e para edhe e di.E dyta s'jam djale po vajze nashta babi jem ka najsen ne jezerc po iden nuk e kam
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty
MesazhTitulli: Re: Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"   Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI" Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nga "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "KRENARIA DHE PIKËLLIMI"
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: