Vitrina e librave RECENSION Nga Ramadan Musliu, prof NË BOTËN E NDJENJAVE SUBLIME Lirisht mund të thuhet se në shpirtin e çdo njeriu fle talenti latent i poetit dhe se në rrethanat
e caktuara objektive apo edhe subjektive, domethënë gjendjës së
subjektit, mund të veprojë një agjens apo një stimuls i jashtem për ta
zgjuar ate latenten kreative të artit, që pas kësaj të shpërthejnë
impulset e brendshme, të aktivizohet imagjinata dhe aq më parë
kërshëria për ta zotëruar një botë matanë pervojës senzorale. Ajo
shqisa e fshehur e krijuesit e nxitë subjektin nga idealiteti, nga
persosmëria, nga prirja për zotërimin e mjeteve shprehëse, nga
perfeksionimi i teknikave. Ka shumë poetë me talent që nuk
e kanë “dhuntinë e kerkimit” per të hulumtuar teknika, për ta persosur
metedologjine e shfaqjes poetike aq sa krijimi i tyre mbetet në nivelin
e një “bruto poezie”, poezi që ka emocion, që ka ide, që është aktive
imagjinativisht dhe emocionalisht, e që operon me mjete klasike. Ky tip
i poezisë nuk mëton lartësitë, nuk imponon klishetë, mirëpo është një
këngëtim i veçuar, këngëtim për hirë të prirjes së poetit që të mendojë
përmes
vargjeve dhe figurave poetike, që mendimin poetik dhe emocionin e
ngjizur me plot trazime ta shfaqë me një ritem specifik, me një tingull
që e ka ngjyren e shpirtit të poetit. Këta
poetë nuk i kushtojnë ndonjë rëndësi të veçantë asaj se si do t’i
pranojë mjedisi letrar, por më shumë brengosen për nivelin e
sinqeritetit, për nivelin e vizionit personal të
shprehur përmes vargjeve. Prandaj këto poezi shquhen për një përjetim
të sinqertë, për shprehjen e drejtëpërdrejtë, pothuajse kolokviale,
sikurse edhe për përafrimet që i kanë me modelet orale poetike.
Pikërisht
të gjitha këto tipare i ndeshim tek permbledhja poetike “Krenaria dhe
pikëllimi” të Adem Berishës, krijimet poetike te të cilit përmbajnë
edhe agjensin që e ka nxitur krijuesin potencial të jetë aktiv në
gjenerimin e gjendjeve poetike,
kurse imagjinaten e tij qe të merret me përpunimin artistik të motiveve
nga trivialiteti i përditshmërisë, sikurse edhe paradigmat poetike
formale që janë përafrime me modelet e poezisë orale.
Së
pari, cili është aiagjensi që ka ardhur nga realiteti i përditshëm dhe
ka trazuar shpirtin poetik, i cili ka filluar të derdhë magmen poetike?
Agjensi që e ka nxitur të derdhë vrushkujt poetik në vargje
është momenti historik, çasti fatlum i historisë që po e sendërton
ëndrren e tij personale dhe ëndrren e shqiptarëve si kolektivitet,
ardhjen e lirisë dhe arrtitjen e pavarësisë, si një ideal jo vetëm
politik, por edhe etik i poetit por edhe veshtrimi kritik i
disa vetive njerëzore dhe fenomeneve e dukurive të papelqyeshme
shoqërore duke mos lënë anash edhe krenarinë që ndien me të mirat e
atdheut të tij dhe vlerat tjera pozitive nder të cilat rradhitë edhe
fëmijt si engjuj.
Po
qe se ndalemi tek referencialiteti dhe kuptimet që burojnë nga kjo
kategori poezishë, do të shohim atë mrekullinë e imperativit kategorik
kantian, madheshtinë e ndjenjave të brendshme dhe njejtësimin e tyre me
ligjet kozmike, njejtësim që kësaj poezie i jep një hapësirë të gjerë kuptimi.
“Kur zoti bëri boten
me plot mrekulli,
i fali kësaj të veçanten
që quhej Iliri.
I fali tokë e det
dhe shumë begati,
i fali edhe një kalá
që sot e quajnë Shqipëri.”
(. . .)(“Kur zoti bëri boten”)
Poeti
në ekstazë nuk gjen kohë për të zgjedhë metafora, për të zgjedhë figura
e trope që do rrezatojnë referenca të largëta apo të afërta, nuanca
ngjyrash dhe ndjeshmëri të stërholluar, por gjenë shprehjen e
drejtëpërdretjtë që do ta konkretizojë idenë dhe
idealin e tij të gjakuar. Po qe se do të bëhej fjalë për diçka ireale,
diçka që parandjehet në vizionin autorial, atëherë kuptimi dhe ideja do
të fshiheshin në figura, në mjegullen emocionale, në lojën e
imagjinatës, në zikzaket gjuhësore dhe tingëllimin e bukur. Autori
qëllimisht insiston në një “bruto poezi”, poezi që shqipton ngazëllimin
e brendshem për idealin e prekshëm:
“Fëmijtë e vendit tim
janë fytyrëqeshur e të dlirë,
në gjithë rruzullin tokësor
nuk ka fëmijë më të mirë.
Janë plot shend e verë
me faqet kuq si molla,
janë të shenjtë si engjuj
bukuri nga ta merr shkolla.
Bukuri ka edhe rruga
kur këta e pershkojnë,
këta s'dijnë të urrejnë
por vetëm të dashurojnë.”
( “FËMIJËT E VENDIT TIM” )
Duke
gjakuar një shprehje të drejtpërdrejtë autori sikur na thotë se për
synim ka të komunikojë me lexuesin, të dialogojë me te, të ndertojë një vizion kongruent me lexuesit,
sepse i njejti ideal, e njejta përepjekje duhet të ketë edhe gjuhen e
njejtë. I dhënë pas këtij lloji të komunikativitetit të shprehjës
poetike, gjithnjë duke i qendruar besnik modelit të poezisë orale,
autori sikur i përafrohet poezisë korrensponduese me atë për gjeneratat
më të vogla, por duke mos harruar se
poezia e tij e gjendjeve ekstatike është një lloj kënge, një lloj tingulli që buron nga zemra.
Nuk është e habitshme pse poezia
“Dasma e lirisë” mund të konsiderohet
se
është thjeshtë një këngë epiko-lirike, një këngë që për nga thekset e
saj himnike, por edhe me nuancime të herë pas hershme melankolike,
sikur na e kujton poezinë e Pashko Vasës “O moj Shqipni”
“Eu sa leu dielli o mbi at kodër
u hap lajmi-o n’Shkup e n’Shkodër
nga Evropa e n’Amerikë,
nga Azia në Afrikë,
prej andej n’Australi
se n’Kosovë ka një risi
i madh e i vogel o janë bë një
eu kanë nisë luften o për Liri.
Eu n’Dukagjin t’Binak Alisë,
u lidh Besa e shqiptarisë,
me ia këthye pushken Serbisë,
për t’a mbrojtë pragun e sh’pisë
si luaj djemtë e Lirisë
të betuar n’besë të Zotit
si në kohen e Kastriotit
si ç’vepruan të parët e motit”
(. . .Dasma e lirisë )
Modelet
orale të selitura brenda vargjeve të këtij autori me shumë përgjasime
me idetë rilindase sikur na kujtojnë një vazhdimësi, një përpjekje që
trashëgëmia jonë dhe ideali jonë të ketë rrënjë historike dhe si i
tillë të na obligojë për një pikëpamje etike që duhet të jetë
orinetuese në jetën e mëtejme në pushtimin e hapësirave të lirisë
konkrete.
Duke kaluar nga shkalla e idealitetit dhe realizimit të idealit, do të thosha edhe politik, autori zbret në
tokë, zbret në realitet. Mirëpo, në një mal dëshprimi gjithnjë del
diçka që i jep kuptim vazhdimsisë së jetës dhe autori vazhdimisht e
mban gjallë atë zjarrin promethean, vleren e sakrificës, të cilen herë
e gjen tek dëshmorët, tek heroinat duke zënë në gojë Shotë Galicen,
Xhevë Lladrofcin etj, herë tek mantelbardhat, herë tek gjeneratat e
reja që duhet ta marrin mbi vete barren e historisë.
Mirëpo
në këtë cikël, krahas glorifikimit të veprave të vyera, siç është
sakrifiimi i femrës shqiptare gjatë historisë dhe në aktualitet, poeti
ndesh edhe gjërat e shemtuara, të cilave përpiqet t’ua heqë masken,
t’ua çjerrë lustren shkëlqyese të gënjeshtrës: