Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

  “ÇAJUPI…ÇAJUPI…ÇAJUPI” me poetin DRITERO AGOLLI

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

 “ÇAJUPI…ÇAJUPI…ÇAJUPI” me poetin DRITERO AGOLLI   Empty
MesazhTitulli: “ÇAJUPI…ÇAJUPI…ÇAJUPI” me poetin DRITERO AGOLLI     “ÇAJUPI…ÇAJUPI…ÇAJUPI” me poetin DRITERO AGOLLI   EmptySun May 20, 2012 12:34 pm

2. “ÇAJUPI…ÇAJUPI…ÇAJUPI”

Sotir Papuli kishte ardhur me rastin e muajit te letërsisë ne qytetin verior të Bajram Currit. Në atë kohë ishte Sekretar i Gazetarëve të Shqipërisë. Sapo ishte ndërtuar hotel “Shkelzeni”, ose siç quheshin të tilla hotele: hotel turizmi. Bashkë me të ishte dhe shkrimtari Dritëro Agolli, që shpesh herë e ngiste me shakatë e tij. Ai i fliste shkurt “Çoti”. Duke u ndodhur së toku me poetin Ndoc Papleka ne i takuam dhe i shoqëruam për sa ditë ndënjën në qytetin verior. Më emocionoi pa masë humori fin i Çotit, mënyra se si shprehej si dhe drejtimet që u jepte ngjyrë bisedave. Ndoci, asokohe ishte kryetar i deges së Lidhjes se Shkrimtarëve të Tropojës, e cila në gjirin e saj kishte shumë poetë të rinj e me mjaft perspektivë si: Besnik Mustafaj, Hamit Aliaj, Skënder Buçpapaj e plot të tjerë. Dritëroi kishte shumë dëshirë të vinte në këto vende të bukura dhe të kontaktonte me lulesat poetike të shpërthyera. Asokohe, unë kisha botuar mjaft poezi, kisha përgatitur vëllime. Megjithatë ne të rinjtë kërkonim që gjithmonë poetë të tillë të kalibrit të Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fatos Arapit etj., të na hidhnin një sy dhe të shprehnin mendimet e tyre. Çoti, duke u njohur me mua, më shtrëngoi fort duart, dhe më tha: “Familjen tënde e njoh mjaft mirë dhe më entuziazmon fakti që je i talentuar. Edhe Dritëroi të njeh mirë…” dhe bëri shenjë nga Dritëroi, i cili, në atë moment, po i hidhte një sy një vjershe të Muço Muhos me subjekt nga hidrocentrali i Fierzës. Dritëroi ndërpreu bisedën dhe e përqëndroi atë në drejtim të Çotit.
- Të kujtohet, Dritëro, ajo historia e Çajupit, që të kam thënë për Profesorin?… Unë të kam njohur mirë ty dhe gjithë shokët e mi me pjellorinë e krahinës sime…
- E ke fjalën për profesor Filipin? - e pyeti Dritëroi.
- Po për atë e kam fjalën… E sheh këtë poetin këtu? Është nga fisi i profesorit, nga Lliari i Zagorisë.
Pasi tha një përkufizim për familjen time, të cilën nuk është e udhës ta paraqesim këtu në këtë kujtim, Dritëro Agolli vazhdoi: “Unë do ta tregoj këtë histori dhe do t'u bind se për Zagorinë di shumë gjëra, jo vetëm për Çajupin e madh, por edhe për të tjerët e mëdhenj”.
- Pa tregoje dhe një herë historinë ta dëgjojë edhe Ndoci me të tjerë, – i tha Çoti.
Pak më tutje nesh ishte shkrimtari Sabri Godo dhe poeti Lazar Siliqi. Shkrimtari Godo qëndronte paksa i mënjanuar, por karakteristika e tij ishte se fliste prerë, pa u zgjatur ndërsa poeti Siliqi u përgjigjej pyetjeve, që i bënin dashamirësit e tij të tavolinës. Në qytetet e vogla lexohej shumë dhe kishte shumë dashuri për shkrimtarët dhe për librin. Tropoja, asokohe, ishte mjaft e dëgjuar për ansamblin “Dardania”, ku vajzat flutura dhe burrat virtuozë valltarë ngrinin peshë zemrat njerëzore. Këtë e ka provuar dhe podiumi i festivalit folklotik të Gjirokastrës.
Dhe Dritëroi filloi të tregojë: “Kur profesor Filipi kishte ardhur me pushime në fshat nga Greqia, i kishin shkuar ta takonin ca miq e shokë të ngushtë të tij, në mos gabohem quheshin njëri Mihal e tjetri Mitro. (E kishte fjalën për dy të tjerët e mëdhenj të Zhejit dhe të Zagorisë, profesorët Mihal Garo, Mitro Stefo). E shoqja e vet Paskalia, apo “Pashka”, siç i thërriste shkurtimisht Profesori bashkëshortes së tij, donte të fliste e të fliste për të treguar ajo ngjarjet në vendin fqinj. (Në Athinë ku banonin edhe emri i rrugës ishte Iliria, i vendosur me propozimin e vetë Profesorit). Duke ditur këtë zakon të shoqes, Profesori e kishte porositur: “Në rast se e kapërcen në të folur, do të të them “Çajup”. Ti, me të marrë këtë sinjal nga ana ime, do të thotë të hesht! Kështu ranë në dakortësi. Filloi biseda. Profesori fliste. Pas pak ndërhyri Paskalia në bisedë. Filipi tha: “Çajupi”. Paskalia heshti. Vijoi biseda. Më vonë ndërhyri prapë e shoqja dhe prapë Profesori dha sinjalin. Heshtje… Bashkëbiseduesit u habitën se dy herë u përdor fjala “Çajup” dhe dy herë “Pashka” heshti. “Ç’do të thoshte kjo?”- pyesnin veten. Nesje, filluan prapë të bashkëbisedonin dhe, pa kaluar shumë kohë, Paskalia ndërhyri. Profesori tha për herë të tretë: “Çajupi” dhe e shoqja heshti. Njëri nga burrat e pyeti: “More zoti Lipe, pse shpesh herë thua “Çajupi”?- “Më është bërë shprehi”. Në atë moment Paskalia filloi të fliste sërisht, por u stopua, kur degjoi: “Çajupin e dua shumë dhe e kujtoj shpesh, më është bërë normë dhe e përsëris pa dashje…,”- dhe qeshi. Vetëm atëherë ata kuptuan se Filologu i madh e përdorte si sinjal për të ndaluar hyrjen në bisedë të Paskalisë…”.
Por, në atë çast, erdhi gjella dhe mezetë e përgatitura nga kuzhinieri i talentuar tropojas Marku, me origjinë nga Lekbibaj, nga e ka dhe origjinën poeti Papleka.
Çoti ju drejtua Dritëroit: “Sa mirë e mbake mend atë që të kam treguar…,”- dhe qeshi. Dritëroi e ngacmoi: “Të më tregosh ti dhe unë të harroj?” Të gjithë ishin magjepsur nga tregimi i shkrimtarit. Pastaj na pyetën se ç’pije do të merrnim. Unë, asokohe, nuk e pija rakinë. Në Bajram Curri përgatitej një raki kumbulle me gradacion të lartë, apo si e motivacionin “Shlivë”.
“Në se do të bëhesh poet i madh, - më tha mua Agolli, - duhet të fillosh rakinë!…”.
Të gjithë poetët e rinj filluan të pinin dhe unë i thashë shkrimtarit se që sot po filloj rakinë.
- Ashtu bravo: talent plus raki baraz super talent,- nxori definacionin nga humori Sotir Papuli, i cili po u futej në zëmër të gjithëve, po më krenar nga të gjithë për të ndjehesha unë, që e kisha nga krahina dhe, siç më tha më vonë, kishim të bënim nga gjyshja ime.
- Unë, - ia ktheva Çotit, - do të pyes gjyshen për të vërtetuar lidhjet.
Qeshën të gjithë. Midis tyre qeshi dhe shkrimtari Godo.
- Sot ju detyruam të recitoni pjesë nga poema juaj “Nënë Shqipëri”- iu drejtua Muço Muho shkrimtarit Agolli.
- Unë, s’doja të recitoja, se nuk recitoj dhe aq mirë. Nuk e mbaj dhe librin tim me vete, por ç’ti bëj Kristaqit…
- Po pse pikërisht recituat vetëm hyrjen e poemës për mushkën xanxare? - ripyeti Muçua
- Si thoni ju? Ma shpjegoni? - kërkoi përgjigje Dritëro Agolli.
Sotir Papuli, duke parë dhe nga mua, iu përgjegj: “Atë pjesë, që nuk ta kanë recituar ty aktorët, për ta kompesuar e recitove vetë…”
Qeshëm me shpirt dhe vazhdonim të uronim njëri - tjetrin dhe të ngrinim dolli si në jug. Madje, Çoti filloi të ngacmonte edhe Ndocin, duke e caktuar dollibash. Ishte një ditë e paharruar e atij muaji të letërsisë mes njerëzve të mëdhenj të letërsisë. Nuk mund të harroj kursesi mprehtësinë dhe humorin fin të Sotir Papulit tonë të paharruar. Ai ishte një shtysë e madhe për ne që të startonim në rrugën e vështirë të letërsisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
“ÇAJUPI…ÇAJUPI…ÇAJUPI” me poetin DRITERO AGOLLI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ka ardhur koha të nderohet Andon Zako Çajupi
» JU NJOHIM ME POETIN DHE PUBLICISTIN SHABAN CAKOLLI
» JU NJOHIM ME POETIN TONË ISMET TAHIRAJ
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: