Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI Empty
MesazhTitulli: SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI   SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI EmptyThu Oct 25, 2007 3:43 pm

Fehmi LLadrovci ishte njëri prej luftëtarëve i cili bashkë me shoqen Xheven ,përbëjnë çiftin që më së miri
emituan Azem dhe Shotë Galicën,të cilët metërë qenjen iu përkushtuan atdheut dhe kombit.Fehmi LLadrovcin herën e parë e kam pa në demostratat studentore të vitit 1981,dhe më pati lënë përshtypjen e një burri që për zemër ka çlirimin e atdheut.Ai kishte marrë ndikim dhe frymëzim të madh në këto demostrata.Më pas regjimi serb e kishte burgosur,torturuar e dënuar gjatë,por asnjëherë nuk ishte luhatur nga rruga e lirisë.Edhe pas vuajtëjes së denimit,përcjellja e tij nga regjimi po i bëhej në qdo hap,dhe po i pamundësonin qëndrimin e tij në Kosovë.AI kalon në mërgatë ku do të njihej e komunikoj ,organizoj
me mërgimtarët patriot dhe atdhetarë të shquar që ideal kishin çlirimin e atdheut nga kolonialistët serb.Fehmiun më për së afërmi e njoha në Gjermani,përmes veprimtarit të shquar që vepronte këtu Sabri Kiçmari(Zefi).Më pas kam pasur disa kontakte me Fehmiun icili më ka lënë përshtypje se mund të jetë ndër
intelektualët më me zë prej Drenice.Mësovashumë gjëra nga ai,edhe pse fliste pak dhe kishte qëndrime të prera,nga ai mësoshe dhe frymëzoheshe shumë.Mësova se shkollën fillore e kishte kryar në vendlindje,të mesmen në Prishtinë,kurse fakultetin teknik në Zagreb.Në një periudhë kohore Fehmi LLadrovci ishte vuar në krye të lëvizjes dhe ne ndiqnim organizimet e tija.Ai nëpër organizime,tubime,protesta,fliste pak,po prerë dhe qartas:Ishte kundër rezistencës paqësore,ishte për marëdhenje diplomatike me ndërkombëtarët,dhe me një rezistencë të armatosur në një luftë kundër pushtuesit,e cila do të qonte në çlirimin e atdheut.Kam mësuar se Fehmi LLadrovci nga përendimi mbante kontakte të përditshme me Komandantin e UÇK,së-z.Adem Jashari.Shumë gjëra kam mësuar nga ai kohën kur po mbanin një grevë të gjatë në emër të Bashkësisë Shqiptare,para lokaleve të Qeverisë së Bukoshit në Gjermani.Unë i vizitoja në cilsinë e gazetarit,për gazetën"EMIGRANTI SHQIPTAR",bisedoja me Fehmiun,dhe disa rrëfime të tij i pata botuar në atë gazetë.Ai kapunuar shumë në organizimin dhe mobilizimin e mërgimtarëve drejt luftës Çlirimtare.Në vitin 1996,ai me Xhevën,la luksin e mërgimit sepse zemra i rrihte fort per Kosovëndhe nuk e linte të qetë,dheiu drejtuaKosovës duke hyrë përmes Shqipërisë.Ne mësuam se u plagos në kufi,dhe ky lajm na lëndoj shumë.Më pas vendoset fillimisht Açarevë;Likofc dhe fshatrat për rreth.Lajmet në mërgim vinin se aty ku kërciste pushka,ishte e pamundur të mos qëllonte Fehmiu me Xhevën.Megjithate une Xhevën nuk ekam njohur,por kam ndëgjuar se rridhte nga një familje me traditë patriotike,që ishte përcaktuar në rrugën e lirisë,pavarësisë dhe bashkimit kombëtar.Lufta eKosovës për ne në mërgim,ishte një dhimbje që na coptonte zemrat,nuk kemi lënë mjet pa lëvizur,për të u njohur qka po ngjet atje.Në mjetet e informimit kam mësuar se pas rënjes së komandantit Legjendar;Adem Jasharit,Fehmi LLadrovci ka organizuar luftën e Drenicës në zonat e bjeshkës së Qyqavicës dhe fshatrave për rreth.Kur mësuam për rënjen e Fehmi dhe Xhevë LLadrovcit,sikur na u shemb toka dhe na zuri përfundi,megjithate edhe sot më duket i gjallë,më duket sikur është mes mërgimtarëve.Dhe ata i krijuan vetes pavdeksinë,veprat e tyre do jetojnë për jetë të jetëve.


P.S;Megjithate të nderuar lexues,kjo qka shkrova unë këtu për Fehmi dhe Xhevë LLadrovcin,nuk është e tëra që kemi shkruar.Ne vetëm përshkruam ate që jemi njohur me te në mërgim.Shumë kush ngaju duhej t ë e kishte njohur më mirë në atdhe,andaj vazhdoni të shkruani njohuritë tuaja për ta.Do të ju jemi mirënjohës dhe do të mësojmë më tepër për këto rreze të lirisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI Empty
MesazhTitulli: Re: SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI   SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI EmptyThu Oct 25, 2007 3:55 pm

Po kush ishin këta burrë e grua, krushq të lirisë së madhe të shqiptarëve? Femi Lladrovci pat lindur në Gllogovcin e Drenicës, në vitin 1950. Të parët e derës së madhe të Lladrovcëve, ishin njohur jo vetëm në Drenicë por në krejt Kosovën për luftrat e paepura ndaj okupatorit serb. Burrat e kësaj kulle do të ishin mbështetj kryesore lëvizjes nacionaliste të udhëhequr nga Shaban Polluzha, e asaj lëvizjeje që ka hyrë në analet e historisë si lëvizja e parë antikomuniste që nuk mund të pajtohej, me parimet ortodokse të internacionalizmit proletar. Femiu i vogël do të rritej përmes legjendave të kaluara si edhe shtypjes sistematike që Beogradi ushtronte ndaj viseve në Kosovë dhe Maqedoni shqiptare. Asi do të merrte mësimet e para në Gllogov ndërsa më pas në Prishtinë.

Në fillim të viteve 70 të shekullit që lam pas, ngase rezultatet në shkollë i pati të shkëlqyera, Femi Lladrovci ndjek studimet në Universitetin Politeknik të Zagrebit. Këtu, ai do të binte në kontakt edhe me studentë të tjerë nga viset e Kosovës, në mëndjet dhe zemrat e të cilëve ishte zgjuar ideja emblematike e pavarësisë së Kosovës, si dhe bashkimi i saj me shtetin amë. Por me këtë realitet nuk mund të pajtohej asesi Beogradi, i cili nuk i kurseu në asnjë rast masat represive në mënyrë të veçantë ndaj inteligjencës shqiptare. ``Këto rrethana dhe faktorë të tjerë kishin si qëllim strategjik që të ushtronin dhunë permanente ndaj shqiptarëve, me qëllim të pastrimit etnik të Kosovës dhe të viseve të tjera. Rredhimisht me metoda të interpretimit arbitrar dhe selektiv të normave të legjislacionit penal, vepra e cila kryhej nga shqiptarët, konsiderohej si vepër penale e rëndë, si vepër e rrezikimit kundërevolucionar të rregullimit shoqëror dhe të sigurisë së vendit, siç emërtohej në nenin 114 të ligjit penal të Jugosllavisë, në Kosovë, në Maqedoni dhe në jug të Serbisë``(``Çështja e Kosoves një problem historik dhe aktual`` Tiranë 1996, faqe 316)

Burgjet e Jugosllavisë janë një faqe tjetër e tmerrit që vinte prej politikave shovene dhe dhunuese të Beogradit. Qindra e mijra studentë apo nxënës të Kosovës, të dënuar në vitet 1980 –1990 do të jetonin një kalvar të pafund vuajtjesh e dramash të mënxyrshme. Femi Lladrovci fillimisht do të dërgohej në burgun famëkeq të Gjilanit e mandej në Stara Gradishka e Gospiq.Ndonëse mbi të u ushtruan dhunë fizike dhe psiqike e pafund, ndonëse nuk u la të takohej për vite me radhë me pjestarët e familjes, Femi Lladrovci askurrë nuk u ligështua. Me trup atleti, me atë zemrën e madhe , me sigurinë në ardhmërinë e Kosovës dhe të krejt viseve shqiptare, burri i Gllogovcit do të duronte dhunën policore serbe, ashtu sikundër mali duron vetëtimat dhe gjëmimet e dimrit. Në fillim të vitit 1993 del nga burgjet famëkeqe jugosllavë dhe shkon në Drenicën e vet të dashur. Por në të vërtet Drenica e tij, sikundër e gjithë Kosova martire, qe shndrruar në një burg të madh. Nuk mund të flisje hapur, nuk lejohej, flamuri kuqezi, nuk lejoheshin këngët shqipe. Liria e munguar e brengosi akoma më shumë Femi Lladrovcin i cili sidoqoftë nuk mund të ndalte përpjekjet e veta për ardhmerinë e Kosovës. Por bie sërish në sy të policisë së fshehtë të Beogradit. Kur këta e thërrasin rreth disa shprehjeve të hapura që pat përdorur në fshat , Femi Lladrovci e kupton se për të ishin hapur të tjera fletë dosjesh e të tjera dyer- burgjesh. Ka qënë kjo arësyeja që me ndihmën e dy - tre miqve të vet , fshihet për pak ditë e më pas arrastiset në Republikën Federale Gjermane.

Këtu nis të punojë në punë nga më të rëndomtat, duke dashur t`i vijë në ndihmë edhe famijles , atje në Gllogovcin e largët, në Drenicën rrethuar prej ujqish serbë. Ai e dinte se familja e tij ( qysh kur vuante dënimin në burg) ishte në qëndër të vemendjes së policisë serbe ndaj përpiqej të zbuste varfërinë sadopak , duke dërguar fshehtas ndonjë të hollë , të kursyer në metropolin gjerman . Sidoqoftë lëvizja kosvare për pavarësi tani ishte rritur dhe në botën e qytetëruar grupet e djemve dhe burrave të Kosovës vepronin plot kurajë jo vetëm duke dashur të nxisnin opinionin ndërkombëtar por edhe duke mbledhur ndihma në mjete monetare dhe materiale për t`i dërguar në Kosovë.

Xhevë Krasniqi ( Lladrovci) pati lindur në vitin 1955 në fshatin Drenovc të Malishevës. Ati i saj si edhe të afërm të tjerë patën luftuar kundër okupatorit serb, për të aderuar më pas në lëvizjen e shquar të organizatës Nacional - Demokratike Shqiptare, e cila frymëzohej prej parimeve të Dekalogut të Ballit Kombëtar. Xheva pati shfaqur qysh herët dashuri e përkushtim për dije, ndaj dhe prindërit bënë çmos që vajza e tyre të shkollohej. Mbas mësimeve të para në vendlindje , Xheva vazhdoi studimet në Prishtinë ku mbaron me rezultate shumë të larta degën gjuhë –letërsi. Pas mbarimit të studimeve të larta ajo dërgohet si mësuese letërsi e ne gjimnazin e Kievës.

Këtu, së bashku me dashurinë për librin shqip, Xheva do t`u mësonte nxënësve të saj dashurinë e shtrenjte për lirinë e trojeve amëtare. Ka qënë kjo arësyeja që policia e fshehtë jugosllave ndjek hap pas hapi veprimtarinë atdhetare të Xhevë Krasniqit dhe në mesin e viteve 80 të shekullit që lamë pas, mësuesja trime Xhevë Krasniqi, pushohet nga puna me motivacionin se `` ka kryer veprimtari të hapura që bien ndesh me kushtetutën e R.S.F të Jugosllavisë.`` Pas këtij akti për Xhevë Kasniqin dhe familjen e saj ishte e kuptueshme që ishin të hapura portat e burgjeve. Ndaj bija e Drenovcit merr rrugët e mërgimit pa iu dridhur aspak qerpiku, duke patur kurdoherë në zemër dhe në mendje dashurinë e vyer të nxenësve të vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI Empty
MesazhTitulli: Re: SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI   SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI EmptyThu Oct 25, 2007 3:58 pm

Sa bukur Kosovare,për këtë të jam mirënjohës,sepse nga shkrimi juaj mësova disa të dhëna që nuk i kam njohur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI Empty
MesazhTitulli: Re: SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI   SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI EmptySat May 03, 2008 10:44 pm

Mixha jem ka vepru dhe punu ne mergim me fehmi lladrivcin dhe e ka pasur mik te ngushte.Nje dite kur e pyeta se a njeh ndokend qe i ngjan pak a shume skenderbeut mu pergjigj:I vetmi njeri qe si nga pamja fizike dhe anet tjera qe e kam njohur dhe i ngjan skenderbeut eshte fehmi lladrofci.Tha lideret krijohen ne nje drejtim,dikush eshte shume i fuqishem,dikush strateg ushtarak i lindur,dikush intelektual i fort e skenderbeu dhe fehmiu i kan pasur kto te triat,qe ndodh shume shume rrall.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI Empty
MesazhTitulli: Re: SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI   SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI EmptySun May 04, 2008 5:05 am

SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI Fehmiladrofci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI Empty
MesazhTitulli: Re: SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI   SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fehmi dhe Xheva Lladrovci
» RA DUKE I KENDUAR NUSES SE LIRISE
» Qeveria e Kosovës nuk çan kokën për kufijtë e Kosovës
» MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA
» DËSHMORËT - QË MORËN PJESË NË UÇK

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: