Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Fehmi dhe Xheva Lladrovci

Shko poshtë 
+5
rolling
Arizona
Beton
Orfe@
MARY
9 posters
AutoriMesazh
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyTue Jul 15, 2008 12:02 pm

Fehmi Lladrovci- Edhe më i merituari i ka borxh atdheut –Kosovës, më shumë sesa atdheu atij- Shkruan Fadil Bajraktari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyTue Jul 15, 2008 12:05 pm

Fehmi Lladrovci, i lindur dhe i rritur në Shkabaj (ish –Gllanasellë) e Drenicës, në një familje bujare me traditë atdhetare, së bashku me shoqen e jetës dhe përjetësisë, Xheva Lladrovcin, po ashtu edhe kjo e edukuar me ide kombëtare nga babai Abdyli, hynë në Historinë Re Kombëtare, duke materializuar me gjakun e tyre idenë e çlirimit kombëtar si dy bashkëshortë, dy bashkëluftëtarë, dy bashkëdëshmorë që me virtytet e tyre jetësore krahasohen me çiftin po ashtu bashkëluftëtarë -dëshmorë, Azem dhe Shotë Galica.

Duke e njohur dhe kuptuar realitetin e jetës që bënte gjysma e kombit shqiptar nën barbarinë e pushtuesve sllavë, Fehmiu qysh herët i kishte përcaktuar vetes rrugën jetësore, të cilën rrugë do ta vazhdojë deri në çastin e heroizimit të tij, pa pyetur asnjë herë për çmimin që duhet dhënë LIRISË. Ai me një rast thotë: “Edhe më i merituari i ka borxh atdheut –Kosovës, më shumë sesa atdheu atij.”

Fehmiu qysh herët burgoset nga armiku, sepse në punën dhe veprimtarinë e tij dhe shokëve të tij, që bënin me vetëdije planifikuese dhe përkushtim të palodhshëm për çlirim dhe bashkim kombëtar, armiku shihte rrezikun e shpërndarjes së idesë çlirimtare që do të shënonte fundin e pushtimit, dhe ky armik ndaj tyre nuk kursente asnjë metodë ndëshkuese të barbarisë, duke e dënuar me burgim të rëndë edhe Fehmiun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyTue Jul 15, 2008 12:06 pm

Ngjarjet që pasuan pas viteve të nëntëdhjeta, Fehmiun e gjetën në mesin e atdhetarëve që i ishin përkushtuar me seriozitetin më të madh çështjes së çlirimit. Ai çdo herë mendonte se në Kosovë duhej të ndërronte strategjia e veprimit dhe në këtë plan rezistencën e armatosur e vlerësonte si rrugën e vetme për çlirimin e Kosovës. Fehmiu ishte njohës i mirë i rrethanave ndërkombëtare, i kishte të qarta interesat e shteteve fqinje dhe të fuqive të mëdha në raport me Kosovën, dhe për këtë qëllim diplomacinë e shihte të pandashme nga rezistenca e armatosur. Fillimin e luftës në Slloveni dhe Koroaci, ai e shihte si një mundësi për përgatitjen dhe fillimin e luftës edhe të shqiptarët. Për këtë qëllim, me angazhimin e tij, në Kroaci qe formuar edhe një grup i shqiptarëve të armatosur prej rreth 500 ushtarë, të cilët pasi do t’i përgatiste mirë, do t’i kthente në Kosovë për të filluar rezistencën e armatosur.

Pas përfundimit të luftës në Kroaci, Fehmiu për një kohë të gjatë do të qëndrojë në Gjermani, duke mos i ndërprerë lidhjet për asnjë moment me Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe luftëtarë të tjerë. Gjatë kohës sa kishte qëndruar në perëndim Fehmiu u mor me organizimin dhe vetëdijësimin e mërgatës sonë për t’u përgatitur dhe për të filluar luftën çlirimtare.

Pas datës 5 mars, Fehmi Lladrovci vjen nga perëndimi me një grup shokësh në Kosovë për të luftuar në zonat e luftës. Ardhja e tyre ishte një ndihmesë e madhe për luftëtarët e UÇK-së që kishin filluar luftën çlirimtare, sepse Fehmiu, Xheva, Bekimi, e të tjerë, sollën përvojën që kishin fituar gjatë luftës kundër të njëjtit pushtues në Kroaci,përvojë e cila ishte e domosdoshme për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyTue Jul 15, 2008 12:09 pm

Vendosmëria e Fehmiut për të luftuar dëshmohet që në ditët e para të ardhjes së tij dhe i tillë do të mbetet deri në momentin e rënies, duke marrë pjesë në të gjitha betejat çlirimatre. Në një intervistë dhënë BBC-së, ai do t’i tregojë opinionit botëror se populli shqiptar ishte i vendosur në rrugën e pavarësisë dhe në rrugën e mundimshme për të mposhtur pushtuesin ky popull do të fitojë.Kështu mesazhet e Fehmiut u bënë frymëzim udhërrëfimi për luftëtarët e lirisë, të cilët do t’i shtojnë radhët e UÇK-së.

Fehmiu gëzonte një autoritet të madh si në mesin e çlirimtarëve, po ashtu edhe te popullata, andaj jo rastësisht u ngarkua me detyrën e organizimit, përgatitjes dhe shtrirjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatrat që shtriheshin pranë maleve të Qyqavicës, ku për një kohë të shkurtër Brigada 114 e UÇK-së arrin të bëhet shembull i organizimit ushtarak të ushtrisë sonë, në të cilën brigadë do të mbretërojë morali i lartë çlirimtar deri në përfundim të luftës.

Në mëngjesin e 22 shtator të vitit 1998, njësitë paramilitare dhe militare të armikut gjakatar, të shoqëruara nga një makineri e tmerrshme dhe tejet vrastare ua mësynë pozicioneve të luftëtarëve që i komandonin Fehmi dhe Xheva Lladrovci. Siç tregojnë bashkëluftëtarët, kapedani i bjeshkëve të Qyqavicës asnjëherë më parë nuk ishte dukur më krenar dhe më i buzëqeshur. Ai së bashku me Xhevën vizitonte luftëtarët në pozicionet, u jepte këshilla për ta përballuar dhe mposhtur rrethimin e bishës pushtuese. Armiku kishte provuar disa herë më parë forcën dhe guximin e luftëtarëve të Shkabës, dhe kësaj here do të sulmojë nga një hapësirë e gjerë, nga Drenasi, Skënderaji, Vojteshi dhe Vushtrria. Sulmi ishte tmerrësisht i egër, i stilit barbar, por mbrojtja ishte e zjarrtë në të gjitha pozicionet e çlirimtarëve, sepse në ballë të frontit si çdoherë qëndronte komandant Shkaba që në zemrën e luftëtarëve ishte lartësuar në madhësinë e Qyqavicës dhe se ata e dinin se pa rënien e komandantit nuk ka shteg depërtues të armikut në Qyqavicë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyTue Jul 15, 2008 12:09 pm

Edhe në ditën e fundit, në kodrën e Qëndresës ku ishin të pozicionuar Fehmiu dhe Xheva, ata të dy ishin vazhdim dhe plotësim i njëri-tjetrit: kur pushonte Fehmiu së gjuajturi, snajperi zjarrmonte nga duart e Xhevës; kur heroizohet Shkaba, komandon Xheva; kur përjetësohet Kapedani, urdhëron Xheva. “Të gjithë luftëtarët të tërhiqen”,- urdhëri i Shkabës është i prerë. Gjaku i rridhte, por ajo nuk i jepej përjetësisë. Xhevës në atë çast i kujtohen rrëfimet e të atit kur rrëfente për trimëritë e Azem dhe Shotë Galicës, të cilët luftuan në të njëjtat male kundër të të njëjtit barbar. Gati ishte e njëjta skenë edhe atëherë: pas Azemit, komandon Shota; shënjestron armikun në lule të ballit dhe me një qëndrim prej komandanti urdhëron: “Xheva Lladrovci ende nuk është koha për të vdekur, zemra kërkon hakmarrje”, vazhdon luftën derisa takon Shkabën në përjetësi.

Rënia e Fehmiut dhe Xhevës kuptohet vetëm si një vazhdimësi e flijimeve heroike për çlirimin e tokave tona të filluara nga Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe mbarë familja Jashari.

Komandantët Fehmi dhe Xheva Lladrovci luftuan për liri si të gjithë dëshmorët, por nuk arritën ta shijojnë lirinë. Ata na e lanë neve amanet që ta duam atdheun, ta mbrojmë pa kursyer asgjë nga vetja jonë, as edhe jetën. Andaj, ngritja e bustit është shembulli më i mirë i nderimit të veprës dhe figurës madhore të gjeneral Fehmi Lladrovci, pasi që për çdo shqiptar është obligim moral dhe kombëtar që ndaj dëshmorëve dhe familjeve të tyre të ushqejmë një respekt dhe dashuri përkushtuese, sepse aty i ka rrënjët LIRIA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyTue Jul 15, 2008 12:40 pm

MARY shkruajti:
Fehmi Lladrovci- Edhe më i merituari i ka borxh atdheut –Kosovës, më shumë sesa atdheu atij- Shkruan Fadil Bajraktari

Fehmi dhe Xheva Lladrovci 49127310
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyTue Jul 15, 2008 12:42 pm

LEGHENDARËT E KOSOVËS PO IA KTHEJNË DINJITETIN POPULLIT SHQIPTAR

Fehmi dhe Xheva Lladrovci 000feh10
(Me familjen e Xhevë Krasniqit në momentin e rënies së Xhevës, Fehmiut dhe Fatimes)

Ndodhesha me shokë në Shqipërinë tonë. Lajmin për rënien e Fehmiut, Xhevës, Fatimes e të tjerëve e dëgjuam përmes shokëve të luftës. Atë lajm duhej t'ia përcillnim edhe Familjes së Xhevës, e cila ndodhej në Tiranë.

Kryefamiljarit, Abdylit, si dhe djemve e vajzës së tij, duhej t'u tregonim për këtë rast të rëndë.
Për ta thënë atë që nuk mund ta thonim dosido, unë bëra një rezyme të luftës së popullit të Kosovës, UÇK-ës dhe luftëtarëve trima:
" Kohëve të fundit, kapedanët e rinjë, luftëtarë dhe luftëtare, të radhitur në UÇK, së bashku me masat e gjera të popullit të Kosovës, bënë kthesë të madhe historike, duke sfiduar ushtrinë dhe policinë fashiste serbe, kriminelët sllavë dhe bashkëpunëtorët e tyre..."

Abdyli dëgjon dhe pohon me kokë, ndersa djemtë dhe Shqipja, sikur të ishin në një orë të Historisë, janë përqendruar për të kuptuar epilogun. Unë vazhdoj, derisa të arrij një parapërgaditje të anëtarëve të familjes së Xhevës, për të thënë atë lajm që nuk doja ta them dot:

Ndër këta bij dhe bija të popullit, me armë në dorë, u shquan edhe dy shokë jete, veprimtarie e lufte, Fehmiu dhe Xheva.
Në këtë moment të gjithë anëtarët e familjes së Xhevës shndërrohen në sy e veshë për të dëgjuar diç më shumë. Shokët që i kisha me vete, të gjithë, kishin ngulur sytë në fotografinë e Fehmiut të veshur me uniformën e UÇK-ës dhe te emblema që ishte në anën e djathtë të Xhevës.
Historia e hidhur dhe e lavdishme e Kosovës, po përsëritet - shtova. Fehmiu dhe Xheva, si dhe një luftëtare e re e quajtur Fatime Hetemi, hynë në Histori...
Të gjithë, si të urdheruar nga këta kapedanë të rënë, u ngritëm në këmbë. Në atë moment të vështirë, nuk kam mundur të them më shumë, por vetëm:
LAVDI - këtyre trimave e trimereshave tuaja e tona që ranë për lirinë e Atdheut.
Në përqafimet e forta, nga Abdyli degjoheshin fjalët e mëdha:
"Si, edhe Xheva, edhe fehmiu...qenkan të tillë... edhe ata hynë në historinë e lavdishme të popullit tonë...Djemtë e tij, disa të posa dalë nga burgjet fashiste sllave, disa nga betejat, me plagë në shpirt dhe trup, përqafohen vëllazerishtë, për ti dhënë forcë njëri - tjetrit - që të qëndrojnë të pathyeshum ndaj ngjarjeve e lajmeve të tilla, që trondisin edhe njerëzit më të përgatitur për qëndresë dhe ngadhnjim moral...Deria të gjithë, mendueshëm " shkojnë" në Kosovë, për t'i "takuar" këta të rënë, për të kthesat familjare dhe kolegjiale, paskan thënë: Pas heroizmit të Jasharajve, të rënët e ditëve të fundit dëshmuan trimëri të rrallë. Ata bënë një luftë të pabarabartë kundër Serbisë dhe aleatëve të saj. Ata nuk kanë vdekur. Ata jetojnë me ne. Anëtarët e familjes së Xhevës, për të na dhanë guxim të duhur, shprehën fjalë respekti pandaras, si për Xhevën ashtu edhe për Fehmiun, si shtylla të forta të familjes, si shembullorë në jetën plot ngjarje të Krasniqëve dhe Llavdrovcve.

vazhdonie rrugën e tyre, thonë njerzit. Ne jemi të pandarë nga shokët dhe shoqet e aradhave të UÇK-ës.
Në ndarje vonë, në meditime gjatë udhëtimit, më duket se Historia legjendare po përsëritet: Trashegimtarët e Fehmiut dhe Xhevës, sikur të Azemit dhe Shotës, janë luftëtarët dhe Luftetaret trima të Kosovës sonë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyWed Jul 16, 2008 11:37 am

Fehmi Lladrofci është njëri prej luftëtarëve që bashkë me të shoqen,
Xhevë Krasniqi-Lladrovci, përbëjnë çiftin që më se miri e emituan Azem
dhe Shotë Galicën. Ky epitet më mirë iu shkon këtyre dy dëshmorëve, të
cilët me tërë qenien e tyre iu përkushtuan atdheut dhe kombit. Fehmiu,
që rrjedh nga një familje me traditë patriotike, që herët u përcaktua
për rrugën e lirisë, pavarësisë dhe bashkimit kombëtar. Shtypja dhe
robëria e popullit të tij u bënë frymëzim, kurse veprat e patriotëve
tanë të mëdhenj udhërrëfim për rrugën që do ta ndjekë më pastaj.


Fehmi dhe Xheva Lladrovci I75096810_37876_3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Arizona
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 6
Registration date : 14/07/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyWed Jul 23, 2008 5:34 am

…ishim në një tubim në lagjën e Hajdarajve. Prisnim që të vinin edhe nga Shtabi i UÇK-së disa ushtarë të cilët kështu do të kontaktonin me popullin e Abrisë më për së afërmi dhe do të na ndihmonin në zgjedhjen e një konflikti të vogël që ishte shënuar aty rreth ndarjës së ndihmave humanitare. Lagja ishte mbledhur dhe kishim filluar bisedën spontanisht, derisa prisnim ushtarët.Pas pak një trokitje e fortë në derë dhe një trim shtathedhur dhe me qëndrim të ashpër prej luftëtari futet brenda.Ishte ftyrë e panjohur për të gjithë ne.Pas tij do të futet Musë Jashari, të cilin tashmë e njihte Abria, por pamja madhështore dhe e ashpër e luftëtarit të panjohur, sikur bëri përshtypje tek të gjithë pjesëmarrësit. Natyrisht edhe unë u gjenda në të njejtat pozita.Mbledhja kishte filluar dhe shumë shpejt trimi do të inkuadrohet në bisedë , fjalën e të cilit e prisnim me kurreshtje. Fjalët e tij të ëmbëla dhe të buta, sikur binin ndesh me qëndrimin e tij të ashpër e burrëror. Ishte i shkurtër në bisedë, por shumë konstruktiv dhe i vendosur…Luftëtarët dualën, duke kërkuar falje se i prisnin detyra të reja, ndërsa ne ngelëm duke pyetur njëri tjetrin kush mund të ishte ai kreshnik…Pas disa ditësh do të mësojmë se ishte Fehmi Lladrovci, që bashkë me gruan, Xhevën , kishin ardhur nga Kroacia, duke iu bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…E Xheva ishte gruaja e parë në uniformën ushtarake, që ato ditë lëvizte nëpër Abri…
(Nga libri i Fadil Demakut: Abria e stinës së armëve")
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Botohet libri kushtuar atdhetarëve Fehmi e Xheva Lladrovcit   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyWed Jul 23, 2008 2:46 pm

Në gusht botohet libri i shkrimtarit Bedri
Islami, kushtuar atdhetarëve Fehmi
dhe Xheva Lladrovcit
Të nderuar bashkëkombas,
në gjysmën e dytë të muajit gusht 2008 do të
botohet libri (Monografi letrare) i shkrimtarit Bedri
Islami për jetën dhe veprmitarinë e atdhetarëve të
shquar Fehmi dhe Xheva Lladrovci.
Fehmi e Xheva Lladrovci
Libri është bazuar mbi njohjet nga afër të dy
personaliteteve, nga më të shquarit, të përpjekjeve
vigane për sendërtimin e Lirisë dhe shtetit të
Kosovës, rrugën që kanë bërë, përpjekjet dhe
sakrificat.
Libri është ndërtuar mbi bazën e intervistave të
shumta, bisedave, materialeve, dëshmive që i janë
dhënë autorit etj.
Megjithatë autori i librit, për të dhënë sa më
shumë pamje reale të jetës së herojve, ju fton të
gjithëve për ta ndihmuar me fotografi të ndryshme
që mund të keni me herojtë, të cilat mund të jenë të
pabotuara, ose edhe me kujtimet vetjake.
Çdo ndihmesë është e mirëseardhur.
Fotografitë ose kujtimet tuaja mund të dërgohen
në adresën e autorit:
B.islami@gmx.de
Përzemërsisht nga:
- Autori i librit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyWed Jul 23, 2008 10:02 pm

Falamenderoim Autoren e temes per kete informim ,deshira eshte sa me shpejt te keme kete liber ne duar te mija po qe dikush nga ju rastishte e shifni me lajmrohni ku do te mundem me gjete librin me blej .

Falemenderit edhe njeher per kete informate te sjellur ne Forum .

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyThu Jul 24, 2008 1:24 am

bashkova keta dy tema
vazhdim te mbare ne teme ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyThu Jul 24, 2008 6:00 am

fehmi dhe gjeve laddrvci= azem dhe shote galica moderne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyMon Aug 11, 2008 8:08 pm

XHEVA DHE FEMIJU i treguan kombit se si duhet luftuar ju treguane grave shqiptare dhe burave shqiptare qe mos te mshefen ne preherin e tine por te luftojne per nje te ardhme te brezave qe vine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ariani
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 43
Vendi : Prishtine
Registration date : 01/08/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyWed Aug 13, 2008 4:07 pm

Fehmi Lladrovci është një dëshmor i kombit, i cili duhet të kujtohet me pietet çdoherë. Fehmiu dhe Xheva ishin futur në luftën çlirimtare në Kosovë me një vetëdije të lartë kombëtare, politike dhe morale, për çka dëshmon flijimi dhe rënia e tyre heroike në fushën e nderit kundër Serbisë fashiste çetnike të kryekriminelit Milosheviq. Fehmiu dhe Xheva edhe pse kishin mundësi të tërhiqen nga pozicionet ku ranë heroikisht, nuk u zbrapsën për asnjë çast, duke dëshmuar vendosmërinë dhe atdhedashurinë e madhe ndaj atdheut, ndaj Kosovës kreshnike dhe martire. Do theksuar se Fehmi Lladrovci ka qenë bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar i Bacë Adem Demaçit, këtij simboli dhe legjende të gjallë të shqiptarisë. Ia vlen të përmend këtu vetëm një detaj nga një vizitë që ia bëri ekipi i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së, në krye me Bacë Adem Demaçin, zonës ku luftonte Fehmi Lladrovci. Në momentin kur Baca Adem kishte shkuar në zonën tashmë të lirë ku vepronte Fehmiu, dhe në momentin kur Fehmi Lladrovci e kuptoi se baca Adem ishte ai i cili po e vizitonte Fehen, në shenjë falënderimi dhe në shenjë respekti të madh që kishte për Bacën Adem, Fehmi Lladrovci e mori ngryk Bacën Adem dhe më pastaj e kishte dërguar për disa metra përpara duarsh, duke dëshmuar kështu një respekt të madh që kishte për Bacën Adem dhe një përkushtim dhe vendosmëri për të luftuar për çlirimin definitiv të Kosovës dhe bërjen e saj shtet të plotë e sovran, ngase ashtu ishte inspiruar nga vepra e madhe e Bacës Adem, por edhe nga koha e bashkëvuajtjes së burgut për të njëjtin qëllim - ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një SHQIPËRI. Pra, Baca Adem Demaçi e kishte Fehmi Lladrovcin bashkëluftëtar dhe bashkëveprimtar të sinqertë, të devotshëm dhe të vendosur, gjëqë e tregoi edhe me rënien e tij heroike më 22 shtator të vitit 1998, për të mos vdekur kurrë, sepse jeta dhe vepra e tij do të jenë inspirim gjithmonë për luftëtarët e vërtetë dhe për shqiptarët e vërtetë deri në çlirimin dhe ribashkimin e të gjiotha trojeve shqiptare në një SHQIPËRI. Përshëndetje atdhetare për të gjithë shqiptarët e vërtetë! Lavdi dëshmorëve të kombit, në krye me kryekomandantin legjendar Adem Jashari! Lavdi dëshmorit Fehmi Lladrovci! Rroftë legjenda e gjallë e shqiptarisë Adem Demaçi! Rroftë SHQIPËRIA E RIBASHKUAR!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 48
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyTue Aug 19, 2008 11:27 pm

Lavdi per gjithe veprat e Fehmi dhe Xheva Ladrovci i tregoi popullit tone se si duhet te luftuar armikun .

LAVDI !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci EmptyWed Aug 20, 2008 12:45 pm

Edhe unë si bashkëkombas i deshmorëve të atdheut Fehmi e Xhevë Lladrovci ndjehem krenar me jeten dhe vepren e tyre kushtuar lirisë së popullit dhe atdheut.
Aq më tepër ndjehem krenar edhe për faktin se qysh si fëmi kisha fatin të jem nxënës i babait të Xhevës, mësuesit tim shumë të dashur e të rrespektuar z. Avdyl Krasniqi pranë shk. fill. "Zejnel Hajdini" në Ujmirë.
Qysh në kohen e rëniës së deshmorëve, unë në mënyrë fare modeste shkrova pak vargje për këta deshmorë të atdhut prandaj dëshiroj që mbase edhe të përsëritura t'i vendos pranë kësaj teme.

DRITAT QE NUK FIKEN

Ai m’kujton Azemin,
Ajo më kujton Shoten,
vepra e të cilëve
pat mahnitur boten.

Dinin çka kerkonin,
për te edhe punuan,
dinin të luftonin
për Atdhe u flijuen.

Vepra tyre e ndritur
kushtuar Atdheut
rrënjtë i ka të thella –
nga kohë e Skënderbeut.

Fehmiu edhe Xheva
Yjë të Lirisë do të mbesin,
në zemrat e këtij poulli
ata kurr s’do të vdesin.

Si deshmorë t’atdheut,
të Kosovës nënë
në historinë e lavdishme
përherë do t’jetojnë.

Porositë e Tyre
në vend do t’i qojmë,
mësimin edhe punen
kurr nuk do t’i lëshojmë.

Populli po edhe koa
tash nga ne kerkojnë
Kosoven tonë të dashur
shpejt ta lulëzojmë.

Pra, mos të humbim kohen
të shtrenjtë si flori,
populli le ta ndjej
se jeton në liri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty
MesazhTitulli: Re: Fehmi dhe Xheva Lladrovci   Fehmi dhe Xheva Lladrovci Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fehmi dhe Xheva Lladrovci
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SIMBOLET E LIRISË SË KOSOVËS-FEHMI DHE XHEVË LLADROVCI
» Thaqi emèron Fehmi Mujoten ministèr i Mbrojtjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: