Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LNPSHA “PEGASI’, ndihma teurapike ne vobektesine mendimore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

LNPSHA “PEGASI’,  ndihma teurapike ne vobektesine mendimore Empty
MesazhTitulli: LNPSHA “PEGASI’, ndihma teurapike ne vobektesine mendimore   LNPSHA “PEGASI’,  ndihma teurapike ne vobektesine mendimore EmptySun Mar 25, 2012 9:47 pm

KRIJOHET FUNKSIONUESE NË LNPSHA “PEGASI’ ALBANIA “KATEDRA” E NDIHMËS TEURAPIKE NË VOBEGËSINË MENDIMORE DHE
E PSIKOANALIZËS KRIJUESE
TIRANE , Date 23.03.2012

Presidenca e LNPSHA ”PEGASI” ALBANIA, në kuadrin e Kongresit Ndërkombëtar ndërmerr një nismë të re në drejtim të mendimit, përcjelljes së tij realisht te çdo krijues për të “anketuar” vetveten, për t’u ballafaquar me vlerën e vertetë të krijimit, nivelin e saj, … me lajtmotivin : “Sa afër je, sa larg je, si duhet të vazhdosh e si duhet të “kurohesh” . Kjo është e ndërlidhur mendimin profesional, e jo me atë si e ndjen apo e përdor, e përcjell lëvdatën ireale, të pameritur … si diletant i mendimit kritik.
Duke grupuar krijues të mirëfilltë me shumë përvojë në fushën e letrave, në gamën shumëgjinish: psikologë, sociologë, leksiokologë, etimologë, semantologë, sociolinguistë, studiues , historiologë letrarë, neurologë krijues, juristë ligjorë e tjerë... , duke qenë kështu në staf “Pegasi” në ndihmesë të vobektëve apo “ të sëmurëve “ në mendim, duke dhënë ndihmesë, si një natyrshmëri e ndihmës të njerëzve në nevojë, por, në këtë rast, në aspektin mendimor, për “kurim mendimor”, nëpërmjet një terapie intensive “medikamentesh mjekuese lartësuese mendimore …, që është shumë rezultative dhe arrin kthjellimin e freskim trunor për të përcaktuar qartë “pozicionimin ku je, si je… dhe synimin që ke” … Madje, do të jepen edhe instruktime të nevojshme “teurapike” . Është një TERAPI INTESIVE KURATIVE ….
Ky është një hap progresiv, që hidhet në këtë proces mendimor, pasi, shpesh herë, ka vakësi në kreaturë, duke prodhuar krijimtari prolikse , pa nerv, në dhënien e mendimeve, në tepërime, në mburrje - lëvdime preferancive të pabazuara në talent , në dhënien e titujve fluturimthi, në moskompentencë profesionale për shpërndarje çmimesh, e ndërvarur kjo nga moskulturimi në fushën e studimit dhe njohjes së gjinive…: në quajtjen e disave si poetë apo shkrimtarë të vertetë që nuk kanë lidhje të mirëfilltë me letërsinë, “studiues të mirëfilltë të linjës, kur nuk kanë asnjë kontakt me të…, në quajtjen poetë të atyre, që kanë dëshirë të shkruajnë, por pompohen me seriozitet …, në quajtjen e vetes “artist”, kur nuk je i tillë, por je në hapaparat…, në krijimin e pompozitetit fals, në marramendësinë dhe profilkotësinë se “jam i përmbushur”, apo poet, kur s’ke dalë ende në arenë…; në mos konkurrim të vlerës dhe në ballafaqim konkret me atë që ke dhënë apo jep…
Shumë klube letrare funksionojnë në gjithë territorin e kombit shqiptar? Po sa efikase janë ato, sa përfaqësuese, si e ndërtojnë veprimtarinë, si i realizojne botimet, a kanë vlerë universale, a mundësojnë kontaktin letrar me nivel, a përgjithësojnë, a konkurrojnë realisht… e tjera. Shihet një përsëritje e paprincipë e asaj, që sheh përvitshëm, pa frymëmarrje të re… të njëjtët pa ide ripërsëritin veten thatë dhe kryejnë veprimtari të thata. Këtë e kemi vëzhguar në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri e tjerë…
Në manifestimet e zhvilluara, apo siç i quajnë “ORË LETRARE” , një “atavizëm quajtjeje”, e cila të kujton orët letrare të letërsisë , të cilat ishin të programuara pas përfundimit të studimit të një shkrimtari, ku me një temë të caktuar veprimoheshin gjithë nxënësit me një pjesëmarrje aktive ose pasive, e ndërvarur nga drejtuesi i mësimit të letërsisë, ata, që kanë botuar madje dhe shumë libra, paraqiten thatë, nuk përzgjedhin nga vëllimet e tyre të shumta, një poezi përfaqësuese; madje ndesh edhe në këtë “ që unë nuk konkurroj, por recitoj një krijim , pasi kam fituar çmim vjet, duke marrë pozat e një triumfuesi… Po ç’ndodh ? Edhe poetë reputativë bien në gabime të pafalshme, duke vepruar me inkopentencë dhe përkrahin dhe japin çmime ajrore…

Ai, që e meriton duhet të marrë çmim, por juria duhet të jetë kompentente , e nivelit, duke diskutuar materialin lëndor paraqitës… dhe të bier prehë e mendimit jo profesional, diletant…
Kjo metodë duhet të kurohet urgjentisht … , pasi u jepen çmime të pameritueshmëve, atyre që janë mprapa në kreaturë… , me formatime krijimesh të dala nga moda…
Në Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve, Poetëve dhe Artistëve para do të funksionojë një “katedër e tillë” , e cila nëpërmjet formave, mënyrave , trajtave të larme do të realizojë këtë mision…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
LNPSHA “PEGASI’, ndihma teurapike ne vobektesine mendimore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» LNPSHA "PEGASI" ALBANIA DHE LNPSHA "PEGASI" KOSOVA
» simpozium I LNPSHA 'PEGASI" që u shndërrua në “Kongres”
» PEGASI Nr 33 organ i LNPSHA "PEGASI" ALBANIA
» LNPSHA “Pegasi” Albania
» INFORMIM I LNPSHA "PEGASI" ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: