Mexhid Yvejsi Anëtar
Numri i postimeve : 429 Age : 74 Vendi : Gjakovë, Kosovë Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Jeta e re - Një revistë letrare mbarëkombëtare Sun Jan 29, 2012 11:24 am | |
|
Botime të reja: JETA E RE –
NJË REVISTË LETRARE MBARËKOMËBTARE
“Jeta e Re” është revistë letrare e cili doli në dritë për herë të parë në vitin 1949, në Prishtinë, nën kujdesin dhe udhëheqjen e Esad Mekulit. Esad Mekuli ishte drejtues i saj nga viti 1949-1972. Numri i parë i revistës “Jeta e Re”, 1949, kishte 88 faqe. Nga viti 1972, pas Esad Mekulit, “Jeta e Re” është drejtuar nga kryredaktorë të ndryshëm, ku vlen të përmendim figura si; Rrahman Dedaj në vitin 1973, Rexhep Qosja, 1974, Hasan Mekuli 976 – 1981, Ali Jasiqi 1982 – 2000, Sali Bashota 2001 – 2003. I gjithë ky zhvillim ka kaluar nëpër peripecitë e tij dhe vështirësi të ndryshme, sidomos pas viteve 90-të ku u ndjenë më tepër dhe kjo çoi në zvogëlimin e numrave për vit, ku botoheshin vetëm 2 numra. Me gjithe pengesat Jeta e Re vazhdoi të dilte deri në 2003-in dhe me një shkëputje tre vjeçare në 60-vjetorin e saj arrijnë të nxjerrin dhe një numër, për t’u ndërprerë më pas deri në 2010-ën kur kryeredaktor i saj zgjidhet Ag Apolloni.! Gjatë historisë së saj revista letrare “Jeta e Re” përveç kryeredaktorëve që e kanë udhehequr atë, që ishin figura të rëndësishme të letrave shqipe, në përgatitjen e saj kanë dhënë kontribut edhe emra të shquar të letrave shqipe, të cilët kanë punuar si redaktorë të saj, siç janë; Vehap Shita, Anton Pashku, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Din Mehmeti, Ali Podrimja, Mensur Raifi, Mehmet Kraja etj. Numri i ri revistës “Jeta e Re” për vitin 2011, Nr. 1 ka këtë përmbajtje: Proza e huaj përfaqësohet me këta emra si: Thomas Mann, James Joyce, Franz Kafka, Isaac Bashevis Singer, përkthyer nga; Avni Alija, Davjola Ndoja, Elvana Zaimi dhe Ervin Lani. Ndërsa nga proza shqipe nga emra si; Sabahudin Haxhialiqi, Musa Ramadani, Beqë Cufaj, Primo Shllaku dhe Andrea Hila. Në seksionin e poezisë, poezia e huaj përfaqësohet me këta poetë: Thomas Stearns Eliot, Cesare Pavese, Vladimir Holan, Roman Kissiov, Mirash Martinoviç, përkthyer nga; Ag Apolloni, Manjola Brahaj, Trina Gojani, Mexhid Mehmeti dhe Smajl Smaka. Kurse emra të poezisë shqipe, ku nuk mungojnë emra të rinj, për këtë numër janë; Musa Ramadani, Bedri Hysa, Ymer Gashi, Milaim Berisha, Gani Xhafolli, Kujtim Morina, Shani Pnishi, Bekri Murselaj, Selvije Rexhepi, Bujar Vërbovci, Besnik Jaha dhe Alban Nuredini. Drama përfaqësohet prej; Eugene O’ Neill përkthyer prej Ben Apolloni dhe një tragjedi e Ekrem Kryeziut. Në “Jetën e Re” Nr. 1 për 2011-ën gjejmë edhe intervistën e Oroson Ëelles-it të përkthyer prej Lavdie Lulajt, dhe intervistën e Musa Ramadanit. Ndërkohë në pjesën e kritikës dhe esesë në gjuhë të huaj janë emra si; Ernesto Sabato, John Barth, Jean Starobinski, Kazuhiko Yamamoto, përkthyer prej; Flurans Ilias, Gëzim Aliut dhe Arlind Hysës. Ndërsa në pjesën e kritikës dhe esesë në shqip gjejmë emrat; Martin Camaj, Ag Apolloni, Sokol Zekaj, Gazmend Bërlajolli, Prend Buzhala, Halil Matoshi, Naile Demiri dhe Nexhmije Kastarati. Revista letrare “Jeta e Re” Nr. 1, 2011, ka 465 faqe, me një numër të madh shkrimtarësh, poetësh, dramaturgësh, studiuesish e përkthyesish të shquar, shqiptarë dhe të huaj që do t’i ofrojnë lexuesit shumë kënaqësi estetike dhe informacion rreth problematikave dhe zhvillimeve gjuhësore e prirjeve letrare bashkëkohore.
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
| |
|