Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PROBLEMORE PEGASIANE PER GJUHËN LETRARE SHQIPE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

PROBLEMORE PEGASIANE PER GJUHËN LETRARE SHQIPE Empty
MesazhTitulli: PROBLEMORE PEGASIANE PER GJUHËN LETRARE SHQIPE   PROBLEMORE PEGASIANE PER GJUHËN LETRARE SHQIPE EmptyThu Oct 24, 2013 12:20 am

PROBLEMORE PEGASIANE PER GJUHËN LETRARE SHQIPE

*Habitja ime e dytë, në ditën së sotme


Kam të drejtë të lëshoj 36 buzëqeshje zanoro-bashkëtingëllore, njëra pas tjetrës, për të sfiduar “mentalitetin”….…. Gjuha ime, juaja, gjuha e Kombit, nuk ka nevojë për “transfuzion “gjaku”. Lëngu i saj limfatik siguron vegjetatim gjithëkaherësh…

Nga Kristaq F. Shabani

Gjuha shqipe është shumë e pasur… Është e varfër për të varfërit, për ata , ato , të cilët, të cilat kanë njohuri të pakta për të, ose duke ditur një gjuhë tjetër, dalin në përfundime antilogjike për gjuhën shqipe !

Ndesha diku një mori frazash të tilla të perifrazuara “rreptë”, të cilat të ndërlidhura shprehin një shqetësim “autorial” dhe kërkojnë ndihmesë nga gjuha angleze në procesin e sotëm global…
“Gjuha shqipe është e varfër me sinonime. Ajo ka nevojë që një veprim apo ndjenjë ta shprehë në disa variante. Shikoni gjuhën angleze sa sinonime ka për një fjalë. E dyta, në epokën e globalizmit, gjuha shqipe nuk mund të mbijetojë e bunkerizuar në fjalët e veta, por duhet të huazojë nga gjuha më e madhe me rrënjë të përbashkëta indoeuropiane siç është sot gjuha angleze. Ky transfuzion gjuhësor do të ndihmojë që gjuha shqipe të pastrohet nga turqizmat dhe arkaizmat e tjera”.

A mund të kemi të njëjtin mendim me këtë përmbajtje?
A duhet të pranojmë se gjuha shqipe është e varfër në sinonime?
1. Kemi mendimin tjetër të kundërt me atë, i cili është shprehur më lart, në mëyrë kategorike. Gjuha shqipe është shumë e pasur… Është e varfër për të varfërit, për ata , ato , të cilët kanë njohuri të pakta për të, ose duke ditur një gjuhë tjetër, dalin në përfundime antilogjike për gjuhën shqipe ! E meta thelbësore është e studiuesve të gjuhës , të cilët janë nemitur dhe nuk merren me studimin e gjithë pasurisë krijuese, me fjalëformimet e reja, me prurjet e reja në lëmin gjuhës dhe pasurimin e fjalësit shqip…
2. Fjalë të veçanta nga fondi i gjuhëve të huaja kanë patur privilegjin të hyjnë në gjuhën shqipe, në fjalësin shqip, ndoshta dhe autoritare dhe janë harmonizuare kombinuar… Kjo nuk do të thotë që të sjellim të tjera, sikundërse shprehet në frazat e mëlartme… Këtu nuk flitet për fjalësin politik apo teknologjik, informativ, e tjerë, por për fjalorin gjuhësor të shqipes. Them që gjuha shqipe është shumë e ndritshme dhe të lë hapësirë mbi rrënjën e saj të ndërtosh fjalë të reja apo sikundër quhen “neologjizma”; gjithashtu me shumë aftësi të lejon të ndërtosh fjalë-kompozita në trajta marramendëse dhe marrarendëse… Është kjo një hapësirë e lënë e krijuar, e cila nuk mund të bëhet nga kushdo e cilido i aftë…
3. Përvoja e letrave shqipe kërkon një studim të mirëorganizuar dhe duhet fituar koha e humbur në këtë drejtim të pasurimit të fondit fjalor, pasi , nëse do të futesh në korpusin gjigant të krijimtarisë së mirëfilltë letrare, madje dhe të folurës së traditës do të ndeshësh “perla” fjalëformuese dhe prezencë mjaltore… Krijuesit e të gjitha gjinive kanë punuar për këtë… Po sstudiuesit? Kanë mbetur si akrepa të palëvizur…
4. Kjo situatë kritike duhet të “çmontohet”, të fillojë studimi dhe fjalësi shqip të pasurohet më veprimtarinë e krijuar nga krijuesit…
Përfundesë:
Kam të drejtë të lëshoj 36 buzëqeshje zanoro-bashkëtingëllore njëra pas tjetrës për të sfiduar “mentalitetin”….…. Gjuha ime, juaja, gjuha e Kombit, nuk ka nevojë për “transfuzion “gjaku”. Lëngu i saj limfatik siguron vegjetatim gjithëkaherësh…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
PROBLEMORE PEGASIANE PER GJUHËN LETRARE SHQIPE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» POEZIA E PARË NË GJUHËN SHQIPE NË GJAKOVË
» Festaniada e titujve pegasianë
» MASË E NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE NË VEPRIMTARITË PEGASIANE
» LËVIZJA PEGASIANE " PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE"
» Figurat letrare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: